Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Albade.com


 
PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

 

 Agim Dedej

Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Agim Dedej  Empty
MesazhTitulli: Agim Dedej    Agim Dedej  Icon_minitime21/9/2010, 02:00

Marrė nga librat me poezi 'Mall i Artė' dhe 'Krojet e Dashurisė' tė shkrimtarit Agim Dedej.


'Mall i Artė'

- YLBER -

Shatervani hedh uje per ylberin
Eshte ndezur me ngjyrime te purpurta
Ne gjysme harqe virgjerie,
Ndiqet nga shikime
Ndaj te panjohurave te jetes,
Shfaqet e zhduket kudo
Pa u kapur me duar qe dhunojne
Thesaret e rruzullit ku jetoj.

Tani

Te gjitha zemrat nderlidhur
Nga perrallimi i nje ure
Me shtate ngjyra.




- NDJESHMERI -

Ti po vjen qe prej se largu

Shpupurisja e flokut tend
Zgjon tastieren
Ne pejsazhin mbremsor.

Prej se largu
Ti po vjen

Duke valevitur
Arin e enderrt te krelave
Ne shenje kodesh te fshehte.

Cili qiell te dhuroi mbi supe
Tingujt e mbremjes se praruar
Ne kalerim te dashurise.

Prej se largu ti po vjen.




- SHI PRANVEROR -

Vetetimat ne qiell
Goditin si perteka ulliri.

Shkundin vrullshem nga rete
Pika floriri.




- TINGUJ HARRAKATE -

Tradheti, hidhesia jote
Si e gjarperit
Ēakordon liren e shpirtit
Ne tinguj harrakat.

Besa mbytet dhimshem,
Shkumezon ne gulēe mjerisht.

Bese e tradheti
Rrokullisen thelle e me thelle
Ne rreshkiten e mashtrimit
Ku njerzit thyejne qafen
Me babezitjen e tyre te nepset.






'Krojet e Dashurisė'


- DASHURI VAJZE -

Hene e yje flake u ndezen
Me rrathe ari ujerat veshen
Pike e nates ne qetesi
Qante vasha ne vetmi


Ujrat veshur me unaza
Pse per vajzen nuk na paska?

U tret vasha si qiriri
Dashuria djalit te ri
I ferfellonte thelle ne gji.




- PENDESE -

Me grushta
Te kaluaren te ndeshkoj
Hapin me te
Se hodha dot

Nje puthje te ardhmes
Ti dhuroj
Me dashuri ta dashuroj.



Jam autor i 4 vėllimeve me poezi dhe 1 vėllimi me tregime.
Mirėpres cdo koment!


Faleminderit,
Agim Dedej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Agim Dedej  Empty
MesazhTitulli: Re: Agim Dedej    Agim Dedej  Icon_minitime21/9/2010, 02:02

- Nėse tė gjej -


Nese te gjej si dallendyshja pranveren
clirohu nga ftohti te pergatis folezen.
Cicerimave te mia porten tua hapesh
se po ika kthehesh vjeshte e lagesht'

Kurore e lidhur
trendafili foshnjerak
per dashurit i bekuar

Vello bardhes me miresi
ia afron dhendri i gezuar.

Porsi ngjyre trendafili faqe skuq
buza buzen me dashuri po e puth.

--------------------------------------------------------------------------------

Nėnė e Bijė


Si engjell me flatra
pellumbeshe bardha.

Hidhet e gezon ne folezen e vjeter
Malli i nenes mermerine me erdhi.

Gezojne per njera tjetren mbushen me hare,
dita qe vjen prap vashen rremben.




Vuajtje


Nema doren,
te tregoj
makinerit qe bluajne
kocka perzier me gjak e djerse.

Brume kristaline ndergjegja jone
qe rrjedh mbi emlema
te cilat e kane emrin
para per te pangopurit.




Fjalė Amshimi

Fjala jote zjarr i nxehte
flake e ngrohte.

Eshte dhe tym qe nxine bloze
prape kthehet behet zjarr
ne oxhak te fatit
boten shndrit ane mbane.

Kurrkund fuqine sia ndal
eshte busull,fanar.




Virtyt

Deshire,deshire...

Ah,jete,me ligjet
e kohes se vjeter
kufijt e moshes
ve me ritme

s mund ti shkel
i ushqej me renkime.

--------------------------------------------------------------------------------

Pėr Shqipėrinė kush mund

Trazira mendimesh
mbi koke re te murrme
ndjenja perzier
ne situata mjegulluese.

Qendroj larg skenash
i venitur i mpakur
mbeta i mbushur
me deshira perflakur.

Ndjej te rilind
te mar jeten me hov
me momente te trishta
jeta po me shkon.

Shpresoj cdo dite
boshlleqet te mbushen
per shqiperineo burra
a ka kush mundet.





Etje pėr vlera

Jam i etur s di ku shkoj
burim vlerash po kerkoj.

Ulem pak e ne gjunje rri
permbi gjurme historie pi.

Shije te idhet po shijoj
kish vjelle jeta ne cdokohe.

Porsi gjurme e kohes se shkuar
jeta ime e idhnuar.





Identitet

Si fanarin, marinari
si ne busullen shtegtari
ne gojet tona foshnja gjen

gjuhen tende memedhe.





Ēast

Hene
Rrethi i valles tende
ne mes yjesh
revansh i percaktuar.

Sonte bifkimi yt
me deh turbullt.

Per disa caste
ylli i mbremjes te ben stoli,

domethenie e nje ekzistence ngacmuese
qe me trazon ne thellesi.

--------------------------------------------------------------------------------

Ditė Shkurtra

Bore prilli
i ftohte dimri
lulja
frutin me se lidhi.

Sa gezoi ngrohtesin
dite shkurtra ne gjykim.





Mall

Floket e arte te vashave
porsi stoli vjeshtore.

O bukuri plot freski
mall me zgjove.

Ne fshehtesite e vetmise
c me djeg prush i dashurise.





Ēast Magjik

Kur lindin vetetimthi vetetimat
qiellit
per te jetuar vetem nje grimim

Nuk e di ne lindin ne qiell.

Apo syri yt qiellor mikja ime
i dhuron qiellit
vetetimat,lindur vetetimthi.

E keshtu jetuar
vdekur
po keshtu

duke nderlidhur fortesisht
qiellin ,token,jeten njerezore
ne vezullime nyjesh shkelqimtare

per te rrefyer ndoshta
se edhe ne nje cast
dendesohet kuptimi i te qenurit

Lindur
Jetuar
vdekur natyrisht
si nje dritesim marramendes.

Vetetimash.





Braktisje


Pas kraheve ndeshkime
perball syve vegime
ne mes perpelitet
koha jetime.

Rend ne duar te hyjnishme.

--------------------------------------------------------------------------------

Dimrit pranveror

Celi gjethi dimri u tremb
pranvera thirri dallendyshet
te gjenin folete.





Flirt

Si hena shpatit te malit
del vajza ne ballkon
me zerin cicerime
dashurine mekon

Bzan djaloshi
ne ate park te bukur
ne pergjim
therret dashurine
ne shteg te stolisur miresisht

Djali dhe vajza
henen kurore dashurie
vene mbi krye.




Syri i kaltėr


Ne mes te nates
cu keput ylli
permbi floke ty te ra
syri i kalter sec lotoi
ne enderr kur djalin pa.

--------------------------------------------------------------------------------

Moshė E Thyer

Vetullat jane thinjur tek ti
je zhveshur nga lekurat e freskis
Njomeshtia u fsheh ne thellesi
ne shpirtin tend njeri.



Tė gjitha poezitė e mėsipėrme janė marrė nga librat 'Mall i Artė' dhe 'Krojet e Dashurisė'

Me Respekt,
AGIM DEDEJ

__________________

Mesazhe filiobiblike te botuara me 2008 ne librin me tregime NE UDHEKRYQ TE MOSHES.


...

Shkaqet per vuajtjet e ndonje brezi te ndonje populli,gjenden tek menyra jetike qe ne
fillesat e kesaj jete,qe na ve ne sprove ne vartesi te percaktimit hyjnor,ku bagzhi
intelektual i cdo populli i jep atij mireqenie e privilegje.


...

A'e mund epshi moralin ,apo morali epshin

Pergjigje per keto pyetje mund te gjesh ne realitet per ti dhene te drejte qofte njeres
qofte tjetres.Mendoj se e verteta eshte se nese njeriu s'do te kishte ndergjegje te
orientuar nga ligje te sakta per mentalitetin e jetes se tij,s'do te kishte norma per
respektimin e distancave njerezore te cfardolloj rrethi.Praktika jetesore e rretheve
njerezore erdhi si rrjedhoje e zbatimit te ligjeve te sakta ,te zbritura nga nje fuqi
hyjnore ne menyra te ndryshme,sepse njeriu eshte krijese me deshira por edhe me
arsye.


Perse ekzistojne luftrat ne jete dhe qellimet e tyre

Sepse ato jane rrjedhoje e gjendjeve te ndryshme te krijuara nga nje fuqihyjnore per
qellime te caktuara ,te cilat percaktuan dhe percaktojne rrjedhoja jetike me te
humbur dhe te fituar,per te cilet per vijushmerine e tyre vendos kjo fuqi hyjnore ,sado
te fuqishem ishin dhe jane ato.


----------------------------------------------

Poezi nga libri poetik dhibje permes urrejtjes dhe dashuris autori Agim Dedej



TRANFEROJ


Ndjenjen time si dallendyshe
pranvera e gezon.

Nuk kam krah te rend pas saj,
gjuaj fjale qe embeltojne ,
ndjenja ime te pranveroje.



Shtatzani gruaje


Nuri yt eshte drite,
miresisht ushqen shpirt,
jetes per ti dhene driten e amshimit.

Kudo qe te shoim ty
ndjenjat skane ngjyre,
arsyet na turbullojne
si mekatare te vuajtjes tende.



Miqesisht


Gjumi i nates tu ka shperndare,
lule jete e lulezuar,
asmendon se je e fresket
zemer burri me gezuar.

Mos mendo se ben mekat,
askurrkush nuk ta kerkoj
dashuria seshte gjithshka,
miqesia te trishton.

Ndaj dhe ti mos ki frik
nuk te prek e nuk te fishk
me uje jete te ujis.



Gjume i prishur


Stig me arome nostalgjie
mosha ime e rinise.

Fytyra pasqyren joshte
si blete ne hoje
mjaltin kullonte.

Kosherja dashuri
gjumin me prish.



Porosi


Dallendyshes iu keput fluturimi
ne gjurin tim,
para te gjatit shtegtim.

Nje porosi me la,folene tia ruaj.
Jehonat e cicerimit
mos te humbisnin dimrit.


-------------------------------------------

Stine mysafire


Pista tere pluhur,
pika kristali shiu
pufka pufka e pushtuan.

Freskia e stines mysafire
shtoi dashuri tek njerezit.

Pista e rrebeshi
hidheshin si cicerima zogjsh.



Dashuria ime


Ah moj jete
me dhe nje dashuri
mendjen me stolis.
Here hyne thelle ne erresire,
si meteor perplaset me britme.



Gjykim


Flladi pranveror
perkedhel lekuren,
perhap kudo drite,
nuanca ylberi .

Engjejt i marrin ne duar
duke gjuajtur,per te vleresuar
me yje dhe shigjeta ylberesh.



Te njohesh vetveten


Vendi im,liria ime eshte e madhe ,
sa zeri yt eshte i lire ne bote.
Autoriteti im,sa i yti ne institucione.
Nderi dhe turpi,sa yjet dhe kometat tuaja.
I larte dhe i madh sa emri te njihet
i humbur dhe i thare,kur vlerat ste rriten.



Urrejtje dhe dashuri


U trembem femrave
sepse deshiren time
plas prbrenda,
ndersa e tyre
me loz nga mendja.


------------------------------------------------

ARSYETIM


A'e dini qe Zoti
i thote te pareve te nje populli
ne pavetedije te tyre
ta mohojne ate
per qellime te caktuara.
Pasi deshire e tij permbushet,
Zoti fuqiplote vlereson
ato njerez qe mbajten driten e tij ne zemer
si njerez qe se pranuan te keqen,
nxine njerezit e erresires
si dashakeqes.

Duke filluar tek ata te paret.


-------------------------------------------

VENDIT TIM


Vendi i jetes sime
do te mbledh
drite diturie te ndricosh.
Freskine e miresive
te qetesohesh.
Yjet me drite
te bejne stoli
qetesine ,zhurmen,heshtjen
te behesh i gjalle,
Jeta jote jeten time te ma fale,


-------------------------------------------------

PJES NGA TREGIMI MEKATE FATALE TE LIBRIT ME TITULL NE UDHEKRYQ TE MOSHES




Ata ishin brez mes dy koheve krejtesisht te ndryshme nga njera tjetra,e kaluara kishte
qene e mbyllur ne liri dhe hapsira kulturash,ndersa e tashmja e pakuptueshme kur
rendnin pas saj si te zgjidhur prej zinxhireve per te realizuar endrra nen nje etje te
babzitur qe bente te kalonin kufijt e formimit te tyre ,duke u veshur vetes pavlefshmeri
njerezore ,gjate kapercimit qe benin ,prej njeres rruge ne tjetren ,qe per ta kishte
domethenie te kenaqshme kur realizonin deshira.Kete qyteterim te gjymtuar e benin
njerez qe cudisnin boten me sjelljet e tyre te padenja ne shoqerite demokratike qe
kishte hapur dyert e meshires kudo qe ata shkonin,por qe me sjelljet e tyre se
justifikonin miresine e meshiren e tyre sepse ishin te etur per cdo shkelqim jetik
qe prezantohej para syve e mendjes se tyre.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Agim Dedej  Empty
MesazhTitulli: Re: Agim Dedej    Agim Dedej  Icon_minitime21/9/2010, 02:02

PJES NGA TREGIMI KARAKTER



Jeta ishte e gjate deri ne vdekje dhe sukseset e momentit s'kishin vlere perderi sa
koritja egzistonte sa te merje frymen e fundit te kesaj jete, kishte thene nje plak i
mencur,prandaj cdo moment i kesaj jete kerkonte sakrifica per te realizuar deshira
te cilat duhet te mvareshin nen rregulla te ndershme karshi vetes dhe te tjereve
per te vetmen arsye ate te qenit njeri i vertete i kesaj bote ,qe padyshim te shtronte
para mendjes dhe ndergjegjes sprova qe cdo kush duhet ti kalonte pozitivisht me
arsye te shendosha njerezore,pamvaresisht se mund te sakrifikoje dicka qe mund te
dhibte ,por jo me shume se ndergjegjen e vrare ,nese beje te kunderten.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Agim Dedej  Empty
MesazhTitulli: Re: Agim Dedej    Agim Dedej  Icon_minitime21/9/2010, 02:03

AGIM DEDEJ i dokumentuar ne identitet me emrin HEKURAN DEDEJ ka lindur ne janar te

vitit 1967 ne fshatin GOSE E MADHE te qytetit te KAVAJES ka mbaruar tetevjecaren ne
ate fshat dhe shkollen e mesme si teknik ndertimi ne qytetin e DURRESIT.
Ka filluar te hedhe vargjet e tija poetike ne leter ne vitin 1996.Botimi i pare doli ne
drite ne vitin 2001 dhe pati sukses pasi disa nga poezite e atij libri u recituan
ne nje program te televizionit shqiptar dhe te radio tiranes nga artistja e madhe
MARGARITA XHEPA e cila beri qe poezite te lene mresa tek artedashesit.
Ne nje parathenien e nje libri te AGIM DEDEJT shkrimtari YLLI XHAFERRI ka thene
AGIM DEDEJ ne miresine e intuites nuk rrok gjemen por kengen,nuk shkaterron por
nderton,nuk fyen por fisnikron,nuk vjton fatin e mbrapsht te ketij fundshekulli tragjik
por rikrijon profilin e bukur te ardhmeris.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Agim Dedej  Empty
MesazhTitulli: Re: Agim Dedej    Agim Dedej  Icon_minitime21/9/2010, 02:03

MESAZH

Tre parabolat te cilat nuk jane emertuar si te tilla me emertim etikues ne postimin e tyre
ne kete faqe letrare, dhe qe jane emertuar si mesazhe filozofike ne librin me tregime
NE UDHKRYQ TE MOSHES ne vitin 2008 trajtohen si parabola me emertim etikues ne
gjuhe letrare.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
Sponsored content





Agim Dedej  Empty
MesazhTitulli: Re: Agim Dedej    Agim Dedej  Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Agim Dedej
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Abdylmalih Hoxha
» Agim Faja
» Agim Shehu
» Agim Spahiu
» Poezi nga Agim Pepa

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: