Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Albade.com


 
PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

 

 Fation Pajo

Shko poshtė 
AutoriMesazh
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 39
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Fation Pajo Empty
MesazhTitulli: Fation Pajo   Fation Pajo Icon_minitime16/2/2010, 17:38

Fation Pajo,ka lindur nė Tiranė dhe sot jeton nė Chicago, SHBA.

CIKĖL POETIK

QYTETIT TIM



Mall
--------

Kumtirėn e shpirtit sot po zgjoj
E di
Nuk e kam tė lehtė
Nėn hijen e natės
Pėr ty nėnė…pėr ty
Vetėm pėr ty
Llavėn e pėrfjetur tė vargjeve ngas
pas kaq kohe
tė gatuaj si duhet
tė kthjelltat mendime
Qė mallin e mbledhur shuk
Syvet
Sonte tė paktėn tė mund ta shoj.


Qytetit tim
-----------------

Thėllimė e dėborės nė mbrėmje
Ėndrat mė shpleks keqas nė harbim
Pėr ēudi sonte s’qenkam nė gjėndje
Ndjenjat trazohen nė pėrvėlimė.

Sė largu ndjej njė kėngė tė vjetėr
Ėshtė kėnga e qytetit tim
Tek unė ajo ngjizet patjetėr
Si kjo dėborė qė s’ka pushim.

Para meje dėbora vallėzon
Tė ftohin ēuditėrisht s’e ndjej
Sė brendėshmi kėnga bėlbėzon
Me Tė zėrin ngeshur pėrzjej.

Jashtė ndodhem kėtė mbrėmje i vetėm
Dėborė,acar e fryn veri
Pak ēaste me Ty dua tė mbetem
Brengat tė zbraz kėtė terr tė zi.

Sonte vėrtetė harroj ku ndodhem
Po jetoj pak ēaste shpėrthimi
Me zė tė ulėt kėndoj e s’lodhem
Pėr Ty shtjell valė pėrmallimi.

Ndonėse larg,shumė larg po jetoj
Sytė mbushur i kam plot trishtim
Kėtu as luks e as gjė s’shijoj
Zėrin ngre:-“Ku je,VENDI IM !”


Vetėm pėr Ty
--------------------

Falmė qoftė njė vėshtrim e dashur
Falmė vetėm njė,ashtu si dikur
E unė…
Pa pyetur ē’kohėra jetojmė
Pas do tė le gjithshka
Veē tė ta rizgjoj ėndrėn e mpakur.


Vegim
-----------

Ndjeva njė rrėnqethje
marr frymė
dihas
ju ishit atje,
njė rojtar i bindur,
vigjilent,
fshehur
pas imazhit tim.

Magjia jote ndjell
troshitje,
tė flas :
-Mė thuaj kush je ?
Ti buzėqesh hidhur,
Ringrihesh,
heshtur
mban tonin premtim.


Nė kėtė jetė
--------------------

Vijmė nė kėtė jetė
Me qarje e lotė gėzimi
Pastaj ikim tė lodhur
Rrethuar nga lotė hidhėrimi.


Njė ditė mė kot prisja
------------------------------

Njė ditė mė kot prisja
Tė mbillja nė arė
Fare tė re poezie
Me plorin mendim
Ktheva dheun e vargjeve
E shkriftova me merak
Mė pas e plehėrova
Hapa dhe vijat e metrikės
Por dikush shtegun mė zuri
Farėn tė mos vadisja.

Brenda atij dheu tė murrmė
Fara e re m’u dogj
Nė vija
Mė mbeti
I vetmi dėshmitar
Ėndėrimi,kthyer nė gjurmė.


E gdhiva njė natė…
---------------------------

E gdhiva njė natė…
Me lirikat e Lasgushit tė madh
Padashur ato mė sollėn ndėrmend
Kohėn ēapkėne tė rinisė
Tė rinisė sė herėshme
Megjithėse mes muresh tė lartė
Tė pranguar nė shpirt
Nėn zė bilbilash
Zgjuar mbanin dashurinė
Mes dimrash tė thatė.

E gdhiva njė natė…
Me lirikat e Lasgushit tė madh
Pas kaq vitesh fjetur
Nė fund tė rafteve
Mė malluan
E njėherėsh
Mė rinuan zemrėn
Por vetėm pėr njė ēast
Tashmė jam ndryshe
Jo mė djalė i prapė.

E gdhiva njė natė…
Me lirikat e Lasgushit tė madh
Ėndra ėndrės i foli
Si bregun rreh njė valė.



Chicago,2007




p.s. Krijimet u dėrguan nė adresė tė faqes sonė, nga autori.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 39
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Fation Pajo Empty
MesazhTitulli: Re: Fation Pajo   Fation Pajo Icon_minitime16/2/2010, 17:38

Mos mė thoni…
-------------------------------------


Dikur…

Dikur…
Fjala “Heshtje”
Mė dukej ves i huaj
S’e pėrtypja dot
Sot…me tė endem pa u ndarė
E duroj gjer nė dhimbje
Stinėt ndėr sy shpesh mė dyzohen
Dhe vuaj…

Janar,2008



S’kam kohė…

S’kam kohė…
Tė endem me orėt e tua ditė
Mė duhet tė jetoj.

S’kam kohė…
Tė pres ngrohjen e shpirtit nga Dielli
Mė duhet tė punoj.

S’kam kohė…
T’i flas mėngjesit tė kthjellėt
Pa i kėnduar yllit tim.

S’kam kohė…
Tė shoh plakjen e fjalėve
Pa i thėnė tė gjitha.


S’kam kohė…
Tė pres,tė pres
Mė duhet tė shkoj.

Janar,2008



Atė mėngjes nė ikje

Atė mėngjes nė iklje
Nė vend tė Lamtumirės
Breshėri lotėsh ranė
nga sytė e Tu
Nė shpirtin tim
Megjithėse mallkova vitet
Dhe pritja m’u lodh
Ato kurrė s’u thanė…

Janar,2008



Mos mė thoni…

Mos mė thoni…
Ku shkoj
Ku pėrcjell ditėt
Ku trokas
Ku gdhihem.

Jam mes jush
Nga lindja e ditės
nė lindjen tjetėr
Brenda dhimbjes suaj
pėrfshihem.

Janar,2008



Psherėtimė…

Kur numuroj
vitet e dashurisė
ndjej lehtėsim
pėrtėrihem.

Kur mendoj
vitet e pleqėrisė
ndjej thėmbim
mpihem.

Janar,2008



S’mė mjafton njė verė

S’mė mjafton njė verė
Tė mė shkrijė
Ngricėn “Ndarje” nė shpirt
Pa tė tė parė Ty
Zogthi im i verandės
Qoftė dhe njė herė.

Janar,2008



Pėr dashurinė…

Nė blerje e shitje
Nė lindje e funeralė
na duhet tė presim
harrohemi nė to

Pėr dashurinė…
Eh…jashtė fjalorit
Mbeti gjithnjė
Fjala –Pritje.

Janar,2008



Do ti gjej disa fjalė…
(poetit D.Luzaj)

Do ti gjej disa fjalė
Nė Galaktikėn e shkronjave
Dhuratė vetėm pėr Ty
Njė jetė dimėruar
Zjarret e shpirtit yllėsi
Njė jetė hidhėruar
Ėndrat…lotėt…
Kasafortash kyēur
Pa dėshirė
Dritė-hije ndėr sy.

Pėr Ty mik i heshtjes
Endur me qyrkun e vjeter
I huaj brazdash vendlindje
Me vargjet dallgė ndėr valė
Shpateve tė ēveshur
Stinėve pa u ngrohur kurrė
Nė Galaktikėn e shkronjave
Do ti gjej disa fjalė.

Do ti gjej disa fjalė
pėr Ty miku im
Bir i gjeneratės “Dhimbje”
Qė zgjimet
Ndryshe i pėrshėndet
Pa mjegull…pa shfrim.

Janar,2008



Pranė Jush vij

Lodhja s’mė tremb
Udhės gjer tė mbrij
Me njė grusht yje
e njė shportė tė thjeshtė thjeshtė
poezishė
pranė Jush vij.

Nė sofrėn e gjerė ua shtroj
Tė pėrzgjidhni prej tyre
Pak Dashuri…pak mirėsi
Pak Dhimbje…pak nostalgji
Pak Mall pėr ato troje
Metaforė njerėzore
Prej mikut…poet
Mbledhur rrembave tė shpirtit
Nėse vėrtet s’u ngjizin
Hidhini pa aspak droje.

Pranė Jush vij
Siē vjen mbrėmjes
Njė bashkėfshatar
Nė sofrėn e shtruar
I ēveshur nga zjarrmet
Natėn ta gdhij.

Janar,2008



Pėr Ty poet…

Sonte s’jam i vetėm
Dimrin e egėr ndėr sy shtrydh
Pėr Ty poet…
Mė muzėn tėnde nė gojė
Endem bulevardit i qetė
Drurėve tė ngarkuar me Borė
E trotuarėve qė flenė
U afroj pak shpresė…pak jetė.

Janar,2008



Meditim

Nė detén e dashurisė
U krodhėm tė dehur
E gdhimė mes puthjesh
Herė unė mbi dallgė
Herė Ti mbi valė
Hėna na i numuroi…
Dhe s’di kush na nxorri prej andej
Ėndra a ylli qė shkoi.

Janar,2008


Etyd

Flladi i mėngjesit
Pėrgjumjen e mendimet
M’i shkundi njė ēast nga sytė
Janarin e ngrictė
Supesh ma hodhi
Kostum tė dytė.

Janar,2008


Jo tek unė…

Mos mė lodhni sonte
Ju hije tė natės
me buzėt lyer diskotekash
me lakuriqėsi trupi rrugėsh
Trokitni tjetėrkund
Jo tek unė…

I dehur jam
pas njė zjarri nė vatėr
pas cicėrima zogjsh nė agim
Gjithshka tjetėr mė prangos
Ndaj s’u qasem
Pazareve…tymnajave
Tė thinjem dua
nė timen ngastėr.

Mos mė lodhni sonte
Ju hije tė natės
S’mi verbon sytė ligėsia
As mbidoza me emrin “Liberta”
Trokitni tjetėrkund
Jo tek unė…



p.s. Krijimet u derguan ne adrese te Forumit Shqiptar nga autori.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 39
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Fation Pajo Empty
MesazhTitulli: Re: Fation Pajo   Fation Pajo Icon_minitime16/2/2010, 17:39

Mes dhimbjesh shtyhem…
-----------------------------

(elegji)

…
Nė prag kam kohė qė gdhihem
Pres tė mė vish biri im
Mes dhimbjesh shtyhem…

E lodhur jam
nga ėndrat
e mbrapshta
lotėt m’u thanė
po tretem
sė gjalli
-Ku je bir,
ku gdhihesh?
-pyes e ngrata
Brenda nė shpirt
Malli pėr Ty
gur stėrralli.

Me forcė e dhimbje
stivėn e viteve
ngre
Mėngjeseve i kripoj
me lotė
e lutje
mbrėmjeve ngushėlloj
zemėrplasurėn
qė s’fle
pragut mpirė
shall pritja
s’bėj tutje.

…
Muret po plasin,pemėt u thanė
Pret nėna birin,pret
Liqenet e zemrės lotė mė s’kanė…

Shpesh dėgjoj njė zė
diku larg
dhe zbrazem
nėpėr mjegull
dal mbi fshat
tek Bliri
nė mė ndjen eja
tė tė shoh
tė cmallem
Eja bir…po tė pres
m’u tha zemra
dhe syri.

Si mė le vetėm
kaq kohė
njė qyqe
Netėve nėn qirinj
ėndėrzezat
tjerr e tjerrr
Mė lodhi pritja
thinjur
gėrmyqe
Thėngjij zhgėnjimi
nė mjerim
nxjerr.

Shpirti s’mė del
dhe njė herė
pa tė parė
pa tė dėgjuar
nė ardhje
hapat e zėnė
pragun do puth
me buzėn
e tharė
Vetėm Ti tė kuptosh
sa vuajtje mban
njė nėnė !

…
Nė prag kam kohė qė gdhihem
zemėrlodhur pres tė tė shoh
mes dhimbjesh shtyhem...


Fation Pajo, 05/09/08




Kafenesė

----------------

Njė ditė do tė vij tek Ti
Me flokėt shpleksur nga nata
Ē’le pas veē kjo zemėr e di
Mėngjesi vetėm s’u dashka.

Pėr sytė e mi tė lodhur
Ē’stinė ėshtė s’ka rėndėsi
Mjaft tė ngroh shpirtin e ftohur
Ditėn tė pres me mirėsi.

Ngutem pas teje pa merak
Njė jetė tė dashuruar
Ēapkėn i ri,i heshtur plak
Dehjet veē me Ty kam shuar.

Kur njė ditė krejt papritur
S’vij as nė tė perėnduar
Njė qiri mbaje ndezur
Vėrtetė tej do kem shkuar.

Maj, 2008
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 39
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Fation Pajo Empty
MesazhTitulli: Re: Fation Pajo   Fation Pajo Icon_minitime16/2/2010, 17:39

Ēast pabesie
---------------------

Sa herė ju mė kalonit pranė
tingujt mė ngrinin nėpėr kitarė
syri Yt vezullim i pa anė
"Tė desha,tė desha,si i marrė!"

Gjer natėn vonė nė park qėndroja
T'mė shfaqeshe si dikur pėrballė
Njė buzėqeshje hėnore kėrkoja
"Tė desha,tė desha,po Ti vallė?"

Gjysmėterri afrohet drejt meje
Kitarės i sjell pak melankoli
Heshtja mė ndjek pas si njė kotele
-Natėn e gdhij nga njė pabesi !

Edhe pse po zbardhem e kam fėmijė
Nė rremba mė fle marrėzi e parė
Stinėt pėrcjell "akujt" t'mė shkrijnė
"Tė desha,tė desha,si i marrė!"

Tek tė shoh sonte tejmase ngjyer
Thuajse nė tjetėr njeri shndėruar
Vehten qortoj pėr vitet gėrryer
Ēast tė tillė mė s'kam pėr t'kujtuar.



Do tė mund...!
--------------------
Do tė mund...!
tė zbuloj dot atė oaz
qė fsheh vėshtrimi Yt
Nėse jo...
mė duhet tė kthehem
nėpėr muzg
Dhimbjen diku tė zbraz
e tė humb...



Ditėt
----------
Ditėt i dua tė shkojnė qetėsisht
Pa oshėtima dhimbjesh,
pa funeralė
Pa krisma tė nxehta,
pa lotė
I dua tė paqta e tė kthjellta
Si Valbone e Uji i Ftohtė
Tė rendin i dua
-Vėrtetėsisht.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 39
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Fation Pajo Empty
MesazhTitulli: Re: Fation Pajo   Fation Pajo Icon_minitime16/2/2010, 17:40

Shkeputur nga vellimi poetik (ne pergatitje per botim) "Nete te thyera"

Trazim

S’e di pse gjumi sonte s’mė merr
ėshtė natė e ēmendur
qė s’mė lė tė qetė
Janė ėndrrat
qė fort mė trazojnė
a mungesa jote e dashur
As vetė s’e di
ēmendurisht orėt kush m’i tjerr...


Mos m’u zemėro e dashur

E dashur, mos m’u zemėro
pse tė tradhėtova mbrėmė
Nė krahėt e saj mė priste
mikja ime e vjetėr,
bukuroshja
POEZIA
E bukur sa dhe Ti
Tė ndahem prej saj tash
Tė lutem, jo, mos ma kėrko.

Nėn drithma nate i pėrflakur
pranė zjarrit tė shpirtit
me miken gdhihem
ndaj, mos m’u zemėro e dashur.


Baret e natės

Muzikė...fashitje
Lakuriqėsi e shtirur
Pije qė s’i mund
Fytyra tė lodhura
Muskuj tė mpiksur
E pėrsėri
Joshje e ankthe
Tundime tė pafund.

Baret e natės
Sinonim i amėshimit
Tė huaja...pa jetė
Pa dritare tė zgjimit.


Ngasje

Urė e vjetėr rrėnkon
ndėr kėmbėt e thinjur
Pėrroi s’ka gjumė
valėz ė tij e lemon...


Njė natė…

Njė natė...
Si dallėndyshet pas shtegtimit
U mblodhėm si miq
Zgjuam tė ėmblat kujtime
Befas...
Dikush njė “hijenė” tė harruar
Na e mburri pėr dreq
Nė sytė tanė mbrėmja u nxi
...u ndamė si armiq...


Xhelozisė

Rrebele nė shpirt
Nė fjalė gjithashtu
Ndaj larg teje shkoj
Pse s’rroj dot kėshtu.


Kujtimet

Udhėtoj sot drejt vendlindjes
Dallgėt e kohės
............. Keopse malli
Pranė tė vij ndryshe
flokė gri...
Buzėdridhur syvet njė lot
S’mė ndahet
Kujtimet... sekuenca filmike
brenda meje
............tė kthjellta gjithsesi.


Befasi

Nėse Ti s’mi ndjen
Si duhet valėt e shpirtit
Netėve qė s’shihemi
Mos mė lėrė...
Tė paktėn sonte
Jo, tė tė humb
I malluar gjer nė thinjė
Rrebel do tė bėhem
Cipėn e pėrfjetur tė kujtesės
Nė ata sy tė lodhur
Nuk dua ta tremb
Jo...as ta shkund...


Ndryshe s’bėhem dot...

Mes shoqėrisė i rrethuar
mundohem tė jem i matur
kur flas
Tė tjerė s’imitoj.

Ndaj atyre qė kanė shkuar
Pėrulem me respekt
njė ēast
I pėrshėndes e shkoj.

Ndryshe s’bėhem dot...
I tillė jam unė
Njė shtegtar i rrugės sė gjatė
Qė s’derdh kollaj lot.


Brengat...

Plagė nė shpirt qė s’mė thahen
janė brengat...
Me kodin e tyre mė brejnė
dimrave njė nga njė
rrugės pa u ndjerė
Nė sytė e mi
piratė mbetėn lotėt
dhe ėndrra ende pa tjerrė.


Atė ditė qė do shkoja...

Atė ditė qė do shkoja...
Larg, shumė larg
Me vehte mora
Njė sapun aromatik
Njė llullė tim-atė kujtuar
Pėrqafimin e nėnės nė prag
Dhe dy pikėza lotė...
Kostumin e dhėndėrisė
Pėrgjumur nė varėse
Jo, s’e mora dot...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 39
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Fation Pajo Empty
MesazhTitulli: Re: Fation Pajo   Fation Pajo Icon_minitime16/2/2010, 17:40

Ky tregim eshte shkeputur nga vellimi me tregime "Shpagimi"


VAJZA ME KITARĖ


Nuk kisha shumė kohė nė kėtė qytet tė vogėl. Vija tek tė afėrmit e mi. Dy ditėt e para i kalova shpejt. Nuk i ndjeva si ikėn. Ditėn e tretė u ngrita herėt. Nuk mė rrihej brenda. Dolėm bashkė me tim-vėlla, Admirin, mė i madhi i vėllezėrve. Ai punonte nė uzinėn e pėrpunimit tė naftės. Ua kisha premtuar atij dhe Lindės, kunatės, qė lejen ta kaloja pranė tyre, dhe ashtu bėra. Lashė Tiranėn dhe erdha nė kėtė qytezė ku tė kundėrmonte ajri i rrėndė i tij. Gati sa nuk u bllokovaorėt e para,por me kalimin e kohės sikur u ambjentova me tė. Po ecja i vetėm nė sheshin kryesor. Me Admirin u ndava nė kryqėzimin e rrugėve, kėshtu po shėtisja pa ndonjė ide. Pėrgjatė bulevardit kryesor nė tė dy krahėt ishin ndėrtuar disa klube luksoze tė xhamtė. Nė njėrėn prej tyre hyra tė pi njė ēaj,ose ndonjė freskuese.U ula nė njė nga tavolinat boshe tė verandės buzė trotuarit dhe porosita. Orėt e para tė kėtij mėngjesi Maji tė bėnin pėr vehte me flladin e lehtė qė tė pėrshkonte pjesėt e lakuriqta tė trupit. Nėpėr trotuare kalimtarėt encin tė shpenguar. Nxora paketėn e tek po ndizja njė cigare syri mė vete nė njė ballkon tė pallatit pėrballė, ku njė vajzė me flokė tė argjendtė e tė prera shkurt diēka po kryente. Lėvizjet e saj mė bėnė shumė pėrshtypje. U mbėshteta mirė dhe nisa ta vėshtroj pėr njė kohė tė gjatė. Nuk e di , por m’u duk se edhe ajo po vėshtronte nė drejtimin tim. Nga tiparet e fytyrės krijova pėshtypjen se do tė ish njė vajzė tek tė njėzetat , qė mund tė ketė mbaruar gjimnazin e qėndronte e kyēur. Ishte shumė simpatike dhe sepse kėtė mėngjes mė ngjasonte me ata trandafila qė pėrskuqin ballkonin e saj.

Pasi pagova, dola dhe vazhdova xhiron pa ndonjė ide nė drejtim tė sheshit. Njerėzit grumbuj-grumbuj nė tė dy trotuaret lexonin me kureshtje gazetat e posa ardhura nė qytet. Lexonin e komentonin me zė tė lartė sa u tėrhiqnin vėmendjen kalimtarėve qė ecnin nė shesh. Kėta tipa gjithmonė mė mėrzitnin. Ata mė duken sikur s’kanė punė tė tjera. E ndėrkohė qė ata diskutojnė pėr ngjarjet e ndodhura njė ditė mė parė, mua s’mė hiqet nga sytė ajo vajzė e ballkonit. Enkas hidhja vėshtrimin andej e ajo po nė atė vend. Nė kthesėn e fundit qė larg dalloj se vajza po luante diēka me kitarė. Mė tėrhoqi pa masė veprimi i saj. “Kjo bukuroshe nė kėtė qytezė t’i bjerė kaq mirė kitarės ?!” mė erdhi ndėrmend dhe i lodhur mora rrugėn drejt shtėpisė. Ora po shkonte dhjetė kur hyra brenda. Linda po merrej me gatimin e drekės. Kish gati njė vit qė kish dalė nė asistencė dhe tėrė ditėn e kalonte me fėmijėt. Genci shkonte pasdite nė klasėn e dytė fillore,ndėrsa Erėn katėr vjeēare e shpinte nė kopėsht. Iu afrova Gencit,i cili ish ulur nė tavolinė e po bėnte mėsimet. E doja tej mase nipin pasi ngjante shumė nga ne. Por edhe pse ishte i pari nip i familjes. Ishte shumė i lėvizshėm. Nė Tiranė thuajse i kalonte gjithė pushimet,ndaj dhe pėrkėdhelej kur i vinim nė shtėpi. Pasi mbaroi mėsimet m’u lut tė dilnim. Nuk ia prisha.U ula nė divan dhe derisa Linda e bėri gati,po ndiqja njė film tė njohur tė Hollivudit.

-Xhaxhi,shkojmė?-mė afrohet nipi dhe instiktivisht fiku televizorin. Hodhi ēantėn nė krah e pasi puthi tė ėmėn hapi derėn. Dolėm por gjatė gjithė rrugės s’i pushonte goja. Fliste si tė ish njė i rritur. Iu afruam njė kioske nė fillim tė sheshit.

-Genci,ē’do tė tė blejė xhaxhi? – e pyeta.

-Patatina!-foli ai dhe zgjati dorėn e mori njė nga ato tė ekspozuarat nė vitrinė. M’u qetėsuan veshėt. Genci si tė ish vėnė nė garė fuste nga dy-tre patatina njėherėsh nė gojė,kėshtuqė s’kish kohė pėr tė folur.Nė fund tė bulevardit hodha pėrsėri sytė nė ballkonin e katit tė dytė,e ēuditėrisht vajza vazhdonte tė qėndronte aty duke vazhduar tė luante diēka me kitarėn e saj.Ndala hapat.Diku lart nė hapėsirėn qiellore njė re e hirtė kish zėnė pėr disa ēaste diellin. Akordet e kitarės ,aq tė njohur, mė bėnė tė mos luaj nga vendi. Njė marramendje e lehtė mė lėvriu nėpėr trup.U bėra njėzetepesė vjeē,por si kjo vajzė s’mė kish rastisur tė takoja apo edhe tė shihja nė vende tė tilla larg Tiranės. Me erdhi njė dėshirė t’i afrohesha e t’i flisja,por sepse ngurova. Ishte vėshtrimi i saj qė po mė sfilitte nė kėtė prag mesdite.Do tė vazhdoja tė qėndroja edhe mė pėrballė kėsaj bukurie,por s’mė la im-nip. Ai mė tėrhoqi pėr krahu.

-Xhaxhi,mė vajti ora pėr nė shkollė.Do tė ikim apo tė mbetem pa mėsim sot?!-tha dhe u nis. E ndoqa pas,por isha i sigurtė se po mė shoqėronin sytė e saj. Njė kėrshėri e paimagjinueshme po mė shtynte drejt kėsaj vajze tė panjohur. Kur morėm kthesėn nė fund tė unazės e ndesha sėrish. Kėtė herė ajo u shfaq e mbėshtetur mbi diēka tė drunjtė. Megjithėse qėndronte nė mes tė vazove ajo dukej tepėr joshėse. Fytyra e saj e lėmuar dhe e shkėlqimtė me ata sy tė kthjellėt,tė kujtonin sikur para meje nuk ish njė vajzė e zakonėshme,por njė top-modele pas sfilimit. Nė cep tė syve i qėndronin tė pranguara dy pikėza loti tė qelqta. Vėshtrimi i saj i thellė mė emocionoi sė tepėrmi. Ndoshta po ngutesha. E dija mirė qė nė vende tė vogla bie nė sy shpejt. Me kujdes i afrohem nipit dhe pa shkėmbyer asnjė fjalė nxitojmė pėr nė shkollė. Pas hapave kėtė herė,edhe pse disi larg, dėgjova tė tjera akorde. Ato ishin ējerrėse,tė vrazhdė pėr duar tė tilla delikate,ishin ndoshta si njė shuplakė ndaj ikjes sime. Ktheva menjėherė kokėn pas. Ē’tė shihja,vajza nė dėnesje e sipėr fshikullonte telat e pafajshėm tė asaj kitare magjike. “Me mua t’a ketė vallė ?!”-mendova. Nuk u ndjeva,vazhdova pėrsėri rrugėn.

Kjo ditė e tretė shkoi duke mė zgjuar thellė nė shpirt njė ėndėr tė re,ėndėr qė do tė mė mbante rob tė saj gjithė natėn. Arturit vendosa tė mos i them gjė. Kjo natė m’u duk sa tre netė bashkė. Edhe ato pak orė qė fjeta,bėra njė gjumė tė ligė e me lloj-lloj ėndrash. Rrezet e para tė mėngjezit mbi sistemin e kodrava tė stėrmėdha mė zgjuan. Koha ishte e bukur. Nga dritarja e kuzhinės dukej uzina si nė zgjimin nga njė pėrgjumje e thellė. Oxhakėt e ndritshėm rrezatonin e njėkohėsisht nisėn tė vjellin nė ajrin e freskėt gazin e ndohtur qė vinte deri nė dhomėn gjysmė tė hapur. U ngrita e pasi rregullova divanin bėra tualetin gati pa zhurmė dhe ndeza televizorin. Nuk vonoi dhe erdhi edhe Admiri. Linda na bėri kafetė dhe shkoi tė ēojė vajzėn nė kopėsht. Dolėm edhe ne. Si zakonisht tek rrethi i policit u ndamė. Mezi prisja tė vinte kjo ditė qė tė mundja tė shihja sėrish atė vajzė.

Mora njė gazetė sportive dhe iu drejtova vendit tim tė preferuar nė lokal. Porosita njė frape dhe fillova tė shfletoj faqet e saj. Pas disa minutave doli edhe vajza nė ballkon. Vėshtrimin kėtė mėngjes e kish tė largėt. Nė ata sy, edhe pse ndodhesha gati njėqind merta larg saj, nuk dallova asnjė gjė tė re, pėrkundrazi ata ishin tė thellė e dukeshin si tė lodhur.

Mbetėm njė hop nė heshtje.Heshtje e zakonėshme qė lind mes njerėzish qė takohen pėr tė parėn herė.Vetėm se nė kėtė rast dy tė njohur, si tė thuash sejcili mė vehte. Kur dola nė trotuar,pa bėrė as disa hapa, nga pas dėgjoj tė mė flasin nė emėr. Kthehem menjėherė pas. Ishte Fredi,shoku im i fakultetit. U ēela menjėherė nė fytyrė. Pas pėrshėndetjes sė rastit vazhduam tė shėtisim. Megjithėse kishim kohė pa u parė,sa herė i afroheshim pallatit tė vajzės e harroja shokun,i hidhja njė vėshtrim ballkonit e nė buzėqeshje e sipėr vazhdoja bisedėn ku e kishim lėnė. Vajza herė pas here zgjatej tė na shihte e kur haste vėshtrimin tim,ulte kokėn si e trembur. Edhe pasdite po tė njėjtat veprime. E kisha lėnė me Fredin pėr t’u takuar nė lokal dhe deri sa tė vinte ora vazhdova itenerarin e zakonshėm. Ndonėse u vonua pak nė kohė, Fredi erdhi dhe si pėr t’u shfajėsuar mė futi krahun dhe hymė nė lokal.

-Fredi,qėndrojmė mė mirė jashtė. Ėshtė vapė kėtu brenda-i thashė mė shumė pėr tė qėndruar nė vendin tim tė preferuar. U ēuam dhe shkuam atje. Kishim shumė kujtime sė bashku. Folėm gjatė pėr kohėn tonė studentore.

Kur mbrėmja po pushtonte tėrė qytezėn,pėrtej ballkonit tashmė tė boshatisur dalloj njė dritė tė zbehtė e pas perdeve tė pėrhimta siluetėn e vajzės. Isha i bindur qė ajo mė kish parė,ndaj dhe nuk shkulej nga dhoma e saj. Vonė kur nė magnetofon u dėgjua sigla e mbarimit tė lajmeve kryesore,u ēuam e dolėm nė rrugė. Pasi u ndamė ai mori djathtas pėr nė uzinė,ndėrsa unė vazhdova drejt qendrės.

Nėn neonet e veēuara,por tė ndezura nxitoj pėr nė shtėpi. Ish e kotė tė qėndroja mė gjatė nė kėtė vend tė panjohur e tė vogėl,aq mė keq dhe i vetėm. Nė shtėpi gjej vetėm Gencin duke ndjekur njė program pėr fėmijė. Ai vdiste pėr serialin e njohur “Tommy&Xhery”.

-Ku janė kėta?-e pyes pėr tė tjerėt.

Djali pa u shkėputur nga sekuencat e ekranit mė pėrgjigjet:

-Kanė dalė…vanė pėr njė vizitė tek teta Sena!...Tani duhet tė vijnė.

Shkova nė dhomė,u ndėrrova shpejt e shpejt dhe u ula pranė Gencit nė divan. Nisa tė lexoj njė libėr me tregime tė autorėve tė rinj. As vetė s’e kuptova si mė kish zėnė gjumi me gjithė atė zė qė kish televizori.

Kur erdhi im-vėlla me gjithė kunatėn,megjithėse lėviznin me kujdes mė zgjuan. Ndenjėm deri pas mesnatės duke biseduar. Kujtuam gjithshka mbanim mend nga fėminia e rinia. Gjatė gjithė kohės qė bisedonim,Genci qėndronte i mbėshtetur pranė meje.Dikur e kish zėnė gjumi.Linda e mori ngadalė dhe e shpuri nė shtratin e tij. Pas pak edhe ne e prishėm.Nuk po mė zinte gjumi. Ndeza sėrish televizorin dhe nėn sekuencat e njė filmi tė vjetėr mendja po mė shkonte pėrsėri tek ajo vajzė,tė cilės s’po arija t’i mėsoja tė paktėn emrin. Vonė nė orėt e para tė mėngjesit,me televizorin tė ndezur ,mė kish kėputur gjumi. Po gdhihej e shtunė. E shtuna e parė nė njė qytet tė vogėl.

Flladi i mėngjesit depėrtoi nga dritarja gjysmė e hapur e mė rrahu fytyrėn. Era e lehtė fėshfėrinte mes gjetheve tė plepave qė kishin shtrirė krahėt deri pranė dritareve tė pallateve. Disa prej tyre,tė lodhura shkėputeshin dhimbshėm e valėviteshin mbi asfalt. Kur u ēova tė gjithė ishin nė lėvizje. Hapa dritaren e dhomės dhe hyra nė kuzhinė.

- Xhaxhi Gimi,do mė ēosh edhe mua njė herė nė cirk?-ishte Era e vogėl qė mė shpupuriste flokėt. Mezi u ngrita. Ndjehesha i tėri i kėputur por s’mundja t’ia prishja. Nga ky siklet mė shpėtoi Linda. Ajo do ta shpinte tek njė shoqe pėr njė provė fustani. Mėngjesi ishte gati. Pėr tė mos ia prishur kunatės futa me shpejtėsi diēka nė gojė dhe si u vesha,nga dera u pėrshėndeta me ta e dola. Ora kish pak qė kish kaluar nga e zakonėshmja pėr kafenė nė lokal. S’mė mbante vendi gjer tė mbrija. Shtova shpejtėsinė dhe sakaq u gjenda nė vendin e caktuar. Para meje shtrihej njė pejsazh i bukur vjeshte. Nė ballkon kish dalė mė pėrpara vajza bjondine. Kur mė vuri re buzėqeshi lehtė dhe filloi t’i bjerė kitarės. I kisha parandjerė me kohė tingujt gjigandė tė Mozartit. Ata vinin gjer tek unė tė freskėt si ky agim,e tė ėmbėl si fytyra e saj. Diēka e pakuptimtė po mė shpinte drejt saj. Pagova dhe dola. Nė sytė e asaj vajze ndjeva tė shpalosej njė pranverė qė rrallė e kisha hasur. Nė ata gishtėrinj dalloj si marrin frymėzim telat e hollė tė kitarės. Kapėrceva trotuarin dhe iu afrova edhe mė pranė. Vendosa ta sfidoj mentalitetin mbytės qė ekzistonte. Vajza ,tė cilės nuk ia dija as emrin,u mbėshtet pėrsėri nė diēka tė drunjtė e u pėrkul mbi parmak karshi meje. Hapat e mi isha i sigurtė qė po ia trazonin shpirtin dhe ata sy tė mjegullt. Nuk mundesha tė qėndroja mė i heshtur para saj. Sė brendėshmi ndjeva njė zagushi qė thuajse po mė pushtonte tė tėrin.

-Si tė quajnė?-e pyes mė nė fund.

-Berta,shkurt…Mė quajnė Alberta!-bėlbėzoi ajo dhe njė purpur iu pėshtoll rreth fytyrės.

-Ku e ke mėsuar kaq mirė kitarėn?-s’mu durua.

-Vetė…kam gati dhjetė vjetė qė i bie.

-Besoj vetėm nė ballkon?!-e provokoj.

-Jooo…kėtu i bie vetėm kur ėshtė ditė e mirė…

U dėgjuan disa hapa. Dikush po vinte pas meje.Vajza e trembur u ul menjėherė dhe nisii tė luaj njė pjesė tė njohur,(Apasionatėn e famėshme).U ktheva dhe pa marrė as pėrshėndetjen e saj shkova drejt postės sė qytezės.E kisha lėnė tė flisja me prindėrit rreth asaj ore.

“Berta!” ē’emėr i bukur vajze. Imagjinata e prindėrve tė saj nuk kish shkuar dėm. Deri nė mbrėmje u enda sė koti sa nė njė trotuar nė tjetrin. Ajo pėrsėri rob i ballkonit tė saj. E pėrshėndes sė largu. Ajo pėrsėri ngrihet dhe mbėshtetet diku pranė parmakut. Njė dėshirė e ēmendur mė bėri ti afrohem pėrsėri. Kėtė herė nė thellėsi tė retinės sė syrit tė saj qė larg i dallova dy yje tė shndritshėm dhe ekzaltues. Teksa frohesha drejt saj me vehte si njė i marrė pėrsėrisja tė njėjtin refren:”A do tė mundem vallė ta prek kėtė fytyrė prej engjėlli!...A do tė kem atė fat tė puth kėta sy aq joshės e kėto buzė tė trėndafiltė,aq tė epshėm…?!” Ajo pėrsėri,si edhe mė parė,pėrkulet mbi parmak.. Nėn bluzėn e hollė dalloj mjaft qartė si i rreh ai gjoks i bardhė i formuar e delikat,i zgjuar ndoshta nga ndonjė pėrgjumje e gjatė.

-Mirėmbrėma!-i them.Ajo ,si tė zgjohet nga njė ėndėr pėshpėrit.

-Mirėmbrėma!

-Nuk zbret dot poshtė…Apo s’tė lenė prindėrit tė dalėsh?!-e pyes..

-…-ajo hezitoi tė mė kthejė njė pėrgjigje.

-Atėherė zbrit,ē’pret mė…U bėnė kaq ditė qė vetėm tė shoh…Zbrit tė tė dėgjoj zėrin e ėmbėl,tė t’i ndjej mė pranė ata tinguj melankolikė qė po mė robėrojnė tė tėrin ! -ngulmova nė timen. As vetė nuk po e kuptoja si mė erdhi gjithė ai frymėzim. Ajo ,nė vend qė tė mė kthente njė pėrgjigje,ngriti lart patericat e drunjta, tundi kokėn nė shenjė mohimi dhe bėlbėzoi nėpėr dhėmbė diēka qė s’arrita ta kap.

-Nuk mundem…?!-m’u kthye shpejt e nė ēast iu mbushėn sytė me lotė. Pas pak u shemb nė dyshemenė e ballkonit zhurmėshėm e gati pa ndjenja. S’u besova syve.”Si ka mundėsi qė kjo krijesė mahnitėse qė shoh tė jetė uloke?!” I thirra nė emėr,por vetėm heshtje. Prita disa ēaste pėr ndonjė reagim tė saj,por mė kot. Vendosa tė kthehem prapa. Ajo nė dėnesje e sipėr merr forca dhe me rrebeshė lotėsh nė sy fillon ti bjerė sėrish kitarės. E sėrish tepėr e prekėshme. Nė veshėt e mi tingėllonin si kėmbana fjalėt e saj:”Nuk mundem…Nuk mundem…?!”. U shtanga. S’e prisja njė gjė tė tillė kėtė mbrėmje . Tingujt pushuan. Papritur u shua drita nė ballkonin e saj. Heshtjen e kėsaj mbrėmjeje e thyen ngashėrimat e zėshme tė saj. Ato vinin deri tek unė si shigjeta tė helmėta. Befas pas kėmbėve dėgjoj njė zhurmė. Ishte njė shuk letre e hedhur nga ajo. E hap dhe me shpejtėsi nisa ta lexoj:



“I pari njeri qė i kushtoi pak vėmendje njė vajze si unė,ishe Ti. Tė lutem falmė. Ndoshta tė zhgėnjeva…Unė kėshtu jam… Shpirti im jetoi disa ditė vegimi falė teje…Nuk mundem! Falmė edhe njė herė…! Sytė e Tu dhe kitarėn time tė dashur tėrė jetėn s’kam pėr t’i ndarė…Tė lutem njėmijė herė ,falmė…!
Berta! “


Kjo letėr me shkrim tė nxituar e me pikėza tė ngrohta loti mė drithėruan zemrėn.Vajza vazhdonte tė qėndronte nė vendin e saj e njėherazi tė jetonte me ėndrėn qė sapo kish kaluar. Sytė e saj filluan tė puliten si ditėn e parė tė njohjes.

“Berta,s’do tė tė harroj dot. Lamtumirė!”- Kėrkova ta pėrshėndes, por ajo tashmė kish hyrė brenda. Qėndrova disa ēaste me vėshtrimin drejt ballkonit tė saj dhe kthehem. S’u besoja ende syve nga kjo histori e vogėl nė kėtė qytezė tė largėt. I vetmi shpėtim nga ky zhgėnjim qė pėsova ishte tė largohesha sa mė parė nga ky vend. Kėshtu veprova. Nėn feksien e neoneve tė mbrėmjes nxitova pėr nė shtėpi pa e kthyer mė kokėn pas.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 39
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Fation Pajo Empty
MesazhTitulli: Re: Fation Pajo   Fation Pajo Icon_minitime16/2/2010, 17:40

Cikli poetik "S’i ndaj dot…"

Larg dhe pranė

Fjala s’mė ka vend
Pa ngrohur mė parė shpirtin
pragut tėnd…

Prill,2009


Njė natė me emrin tim…

Njė natė me emrin tim
Ti ndoshta s’do keshė gjumė…
Si njė ėndėr pasmesnate
Vitesh nėn rrudha tretur
Mbretėri e tradhėtisė
Do tė mjegullojė gėrmat nė retinė
Nga buzėt mė kotė do shtrydhėsh
Gjithė nga dje ē’ka mbetur…

Mars,2009


Kredo

Gjithė natėn kalėrova i vetėm
nė hipodromin poezi
Mbi pistėn e butė tė fletėve
Mė ndiqnin pas hije e fjalėve
Muza, ėndrat
Njė kėngėz malli gjithsesi…

Qershor,2009


S’i ndaj dot…


Dikur…
ndėrroja stinėt
e thosha shpesh nėn zė
Dashuria ėshtė gjithshka

Mė vonė…
marrėzi e dashurisė
mė pėrkėdheli shpirtin
Si shkonte koha s’e kuptoja

Ndėrsa sot…
Dhe pse nis tė thinjėzohem
Ajo shtrat mirėsie kthehet
Stinėt brenda saj mban.

Prill, 2009


Librat e mi

Librat e mi
Sa ditė e netė tė pagjuma
i kemi marrė hua kėsaj jete
e megjithatė ju dua…

Librat e mi
Do plakeni me dhimbje njė ditė
Nėpėr rafte ndoshta do harroheni
Pas ikjes sime…

Prill, 2009



Emigranti…

Ėshtė njė gjethe vjeshte
ku er’ e mbrėmjes e flak…
Nė shtrate tė ftohta
mes tė panjohurash e makthesh
i tjetėrsuar endet
si njė maratonomak.

Janar, 2009


Jam kėtu…kėtu jam

Jam kėtu…kėtu jam
Ende s’kam perėnduar…
Disa flokė tė bardhė
Me dėborėn shall supeve
Ecjen mė kanė rėnduar.

Jam kėtu…kėtu jam
Sytė m’i rreh njė puhizė
Si njė shpend kur vjen nga larg
Netėve s’kam qetėsi
Shkėmbinjtė e zemrės thėrmoj
Pak nga pak pranė teje prag.

Jam kėtu…kėtu jam
ende s’kam perėnduar…
me Ty jetoj ditė e natė
e njė herė nė tė harrofsha
mos mė lerė t’mė gėlltitė
kjo tokė e huaj…e thatė…

Jam kėtu…kėtu jam
njė mikron nė Dhe tė huaj
dua tė zgjohem nga njė ėndėr
pas njė fjale tė mbahem
mbrėmjes nė shtrat t’i hyj
e t’i them sa shumė vuaj.

Jam kėtu…kėtu jam
ende s’kam perėnduar…

Shkurt, 2009


Vendlindje…

Vendlindje…
Pranė teje vij
Shtegtar i mbrėmjes sė vonė
Me vehte tjetėr s’kam
Veē njė tufėz me vargje malli
Dhe shpirtin qė vitesh mė vlon.

Maj, 2009


Nė udhėtim…

Para nisjes pėr udhė tė gjatė
Gjumi nga sytė mė largohet
Nė shpirt njė ėndėr mė ngacmon
Nė kthim…
S’e kam mė atė shkėlqim
Pagjumėsia mė rrėndohet
E liga vetmi mė pushton.

Qershor, 2009


Brenda meje…

Brenda meje…
Me tė njėjtin rritėm gjallojnė
E thjeshta,e bukura,
......................ndershmėria
Gjithshka njerėzore.
Jashtė mbeten korrozioni mashtrim
Thika pas shpine,lajka,

Hipokrizia
Dirigjime nė terr dimėrak
Pa nota frymore.

Qershor, 2009


Si t’i them…

Ikjes nėpėr vapė i rrezistoj
I rrezistoj ndoshta dhe kthimit
Imazhit tė pritjes ē’ti bėj
Si t’i them ndryshe mendimit…

Qershor, 2009
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Fation Pajo Empty
MesazhTitulli: Re: Fation Pajo   Fation Pajo Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Fation Pajo
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Bora Pajo

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: