Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Albade.com


 
PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

 

 Fatos Arapi

Shko poshtė 
AutoriMesazh
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 39
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Fatos Arapi Empty
MesazhTitulli: Fatos Arapi   Fatos Arapi Icon_minitime16/2/2010, 17:52

TI DO TĖ MĖ DASHUROSH PATJETĖR

Ky qiell i prillit pa ty ėshtė i vjetėr.
shkon njė trishtim e ja ku vjen njė tjetėr.
Nė mallin tėnd ky karafil i egėr,-
Ti do tė mė dashurosh patjetėr!

Nė sytė e tu diej tė vegjėl
e ndezėn natėn dhe ditėne ndezėn.
Mirė sot,po si durohet pa ty nesėr?-
Ti do t'mė dashurosh patjetėr.

Kapėrcej ty e kapėrceva veten,
dhe pėrtej vetes kapėrcev jetėn,
dhe pėrtej jetės kapėrceva vdekjen,-
I hapa krahėt tė pushtoj ty vetėm:

Ti do t'mė dashurosh patjetėr!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 39
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Fatos Arapi Empty
MesazhTitulli: Re: Fatos Arapi   Fatos Arapi Icon_minitime16/2/2010, 17:53

Jeta


Jeta eshte stacion ndarjesh e takimesh.
Jemi perhere udhetare
dhe nder duar,bagazh te pandare,
nje valixhe te vogel
perpjekjesh,sulmesh,kujtimesh.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 39
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Fatos Arapi Empty
MesazhTitulli: Re: Fatos Arapi   Fatos Arapi Icon_minitime16/2/2010, 17:53

Po trokas ne zemren tende

Motiv arberesh



Po trokas ne zemren tende
hapma deren,zonja ime!
Kaloj pragun e hyj brenda...
Dua qe te kem mbi krye
hapesiren ere yjesh;
te shikoj rrekete qiellore
se si lozin gjithe driteza
burimit te syrit tend.
Dhe si luftetar i varfer
qe te mbeshtet kryet mbi gure,
gjer te nise lufta prape,-
dua koken ta mbeshtes
mu ne gjoksin tend prej dielli...


...dhe te marr,moj,nje sy gjume.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 39
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Fatos Arapi Empty
MesazhTitulli: Re: Fatos Arapi   Fatos Arapi Icon_minitime16/2/2010, 17:53

Lamtumire


Lamtumire.
Marr me vete
djegie perendimesh neper muzgje te qeta,
silueta qiparisash neper sfonde te murme
ullinjsh.
Dhe blloqet e hijeve te Cikes,
qe perkunden netve
mbi kostelacione yjesh Jonit perposht.
Lamtumire.
Kudo qe shkoj
jam nje copez peizazhi nga vendi im.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 39
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Fatos Arapi Empty
MesazhTitulli: Re: Fatos Arapi   Fatos Arapi Icon_minitime16/2/2010, 17:53

Ata qe dashurojne akoma

Ata qe s'kane buke,
kur te kujtojne buken,
ty dhe mua le te kujtojne.
Ata qe s'kane zjarr,
kur te kujtojne zjarrin,
ty dhe mua le te kujtojne.
Te pagjumet e botes,
me syrin hapur si nata,
ne mesnaten e tyre
ty dhe mua le te kujtojne.
Ata qe kane vdekur
dhe dashurojne akoma,
ty dhe mua le te kujtojne.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 39
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Fatos Arapi Empty
MesazhTitulli: Re: Fatos Arapi   Fatos Arapi Icon_minitime16/2/2010, 17:53

Ne Tirane ka vetem tirane

Ne Tirane ka vetem tirane,
Ne Tirane te vrasin te gjithe
nje shetitje me vehten te vret.
Mos e ndill kujtimin ne Tirane,
eshte tmerresisht i pameshirshem.-Te vret.
Mos guxo ta shohesh ne sy lirine ne Tirane,-
dielli i syrit shuhet, shkermoqet e zhbehet.
Ti i barabarte me lirine?-Mos e beso!
Liria te vret.
Hipokrite shpresa sy-picigjate e Tiranes
ti i vdekur-e ajo me gojen e saj te jep frym,
te ngjall qe serrisht ty te vrase-te vret.
Eshte tjeter,tjeter trishtimi i tetorit ne Tirane,
vjen duke ikur-te vret.
Si krye-engjelli,Sovrani i zymte,ferrin e tij-
e dua Tiranen se te vret.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 39
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Fatos Arapi Empty
MesazhTitulli: Re: Fatos Arapi   Fatos Arapi Icon_minitime16/2/2010, 17:54

Arlinda, yllka jonė e dashur, mbushi 7 vjec. Atė natė kishim njė festė tė bukur nė kopshtin e shtėpisė sonė pėr tė festuar ditėlindjen e saj. U mblodh familja jonė e madhe shqiptare, 12 veta, ndėrsa pėrvec Ullmarit pjesa suedeze e familjes nuk ishte e pranishme sepse jetojnė larg nesh. (Ndoshta ju kuptoni se Ullmari, suedezi, babi i Arlindės, ėshtė dhėndėr shqiptar).

Nė kėtė festė tė mrekullueshme u kėnduan edhe disa kėngė, dhe midis tyre "Kėnga e globit" nga Fatos Arapi, e njohur edhe me emrin "Dhuratė pėr ditėlindjen".

Ishte pikėrisht me vend, sepse Arlinda kishte marrė si dhuratė nga babi dhe mami njė glob tė vogėl. Bėnim njė ndėrrim tė vogėl tė tekstit tė Fatosit - nė vend tė fjalėve "shokėt e klasės ta kanė sjell" futėm fjalėt "babi dhe mami ta kanė sjell". Cdokush mund tė ndėrrojė tekstin pak pėr ti pėrshtatur situatės aktuale....

Kjo kėngė mė duket shumė e pėrshtatshme nė lidhje me ditėlindjet e fėmijėve. Ėshtė njė kėngė e bukur, plot emocione, me njė frymė tė shėndoshė. Unė e rekomandoj juve pėr raste tė tilla.
DHURATĖ PĖR DITĖLINDJEN

Nė pėrvjetor tė ditėlindjes tėnde
ke plot dhurata mbi tavolinė
e midis tyre njė glob tė vogėl
Shokėt e klasės ta kanė sjell
E midis tyre njė gjob tė vogėl
Shokėt ta kanė sjell

Leht' e leht' pėrqark globi rrotullohet
Fluturojnė mbi tė gjithė kontinentet
Ja, Atdheu i yn', ja pėrmes kaltėrsish
Shqipėria ime, ja ku ėshtė

Fushės qiellore nėpėr kristale
Fluturon globi e mban mbi shpinė
Rrugė edhe pemė, zogj e limane
Zjarre qytetesh qė natėn ndrijn'
Shpezė edhe njerėz, er' e tufane
Globi i mban mbi shpinė.

Leht' e leht' pėrqark globi rrotullohet
Popujt anemban gjithė sot po zgjohen
Zemrat ndezur kudo, zjarret sot pėr liri
Rrugėve qiellore globi con
Zemrat ndezur kudo, zjarret so pėr liri
Rrugėve qiellore globi con

Teksti: Fatos Arapi
Muzika: Nikolla Zoraqi
U botua nė vitet '70

Shpresoj se tė interesuarit mund tė gjejnė notat e kėngės. Besoj se kjo ėshtė njė prej kėngėve nga ajo kohė qė vlen tė kėndohet edhe sot....

Dhe Arlinda u kėnaq me globin qė mori. Ajo thotė, kur e pyesin, se ajo ka qenė dy herė nė Shqipėri. Vėrtet, nė Kosovė ka qenė, por instinkti i saj prej patriote tė vogėl shqiptare, e bėn ta quajė Kosovėn "Shqipėri"............. Dhe mirė e ka.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 39
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Fatos Arapi Empty
MesazhTitulli: Duke shkelur nėpėr guaca tė detit   Fatos Arapi Icon_minitime16/2/2010, 17:54

Duke shkelur nėpėr guaca tė detit
ndjeva ditėn e sotme, tė celė
nėpėr trupin tim, si njė gjethe dafine...

Fėshfėrinte e gjelbėr.... e gjelbėr.

Dhe mendova:
nesėr,
kėto gurėza do t'i shoh ndryshe,
kėto brigje tė kohės sė bardhė;
nesėr,
fjoll' e dridhshme, inkandeshente
e orbitave, qė sapo feksėn
nėpėr qiej tė virgjėr tė njerėzve,
do tė lidhė ditėt e mia,
porsi sot... edhe pakėz mė ndryshe;
nesėr,
dashurinė qė drejt meje po vjen,
do ta puthė nė buzė, nė ballė;
nėpėr zėra tė flokėve tė saj
gishtėrinjtė do pėrshkoj, do t'i them:
hyrė tek unė, pa frikė se njė ditė
mund tė vdesėn (si tė tjerat?) edhe ti.
Dhe e vdekur atje, dashuri,
pėrjetėsisht do tė mbetesh e gjallė;
nesėr,
ndryshe pyetjen e jetės: "Cili je?"
do dėgjoj edhe ndryshe pastaj
zėrin tim: Unė jam...
Duke shkelur nėpėr guaca tė detit
ndjeva ditėn e sotme, tė celė
nėpėr trupin tim, si njė gjethe dafine.


E shkruar dhe e botuar nga Fatosi nė epokėn e egėr tė Realizmit Socialist, shumė, shumė larg shabllonave politike, me sensualizmin e theksuar qė ka. Kjo poezi mė ka ndjekur nėpėr vitet si njė pėrshėndetje nga deti Jon, kėtu nė kėtė vend tė ftohtė Suedi, ku dita asnjėherė nuk celet si njė gjethe dafine....
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 39
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Fatos Arapi Empty
MesazhTitulli: Re: Fatos Arapi   Fatos Arapi Icon_minitime16/2/2010, 17:55

E Paėndėrrta Ime

Mė duhet njė gjysėm ėndrre,
E paėndėrrta ime.

Vė kokėn nė gjoksin tėnd
E tani pėrplasem
Te kokė e njė tjetri.

Mė duhet njė gjysėm ėndrre.

Shigjetat e orės sė dorės
Tutje i shtyjnė kalimtarėt,
nė ditė tė rrėpirta tiranase.
Shpirtra jo shpirtra qė shkojnė...
Bri meje dikush flet me vete.
pa e kuptuar besoj nė rrėfimin e tij.

Dikush, prej zhgėnjirni tė egėr,
mbėrthen kryqe tė reja.
I hedh njė gjysėm leku
Dhe blej kryqin tim.

Tani qė ta ngre
Mė duhet njė gjysėm ėndrre,
E paėndėrrta ime.



Nuk Mbyllen Dot


S'kam fuqi mė as tė trishtohem
Jemi anije pa spirancė
Mes erėrave tė egra tė kundėrta.
Peshqit Ilafazanė shurdhojnė qiellin
Mė jepni ju njė copė ironie,
Se nuk e gjej dot nė veten time,-
Njė copėz ironie
Sa gjysmėz e krahut tė zogut,-
Tė mbrohem nga shirat e verdhė
Tė predikimeve tė apostujve tė lajthitur.
Tė gjithė na kanė faj dhe askush:
Deshėm tė krijohemi nė asgjėsimin tonė
Tani gjithė dritaret e shpirtit
Janė hapur, bymyer e kalbur
Nga shirat e lotėve,-
Dhe s'mbyllen mė dot.

Mund tė hyjė kush tė dojė.



Si s'tė Desha pak mė Shumė


Unė e desha pėrtej vdekjes,
Ashtu dashurova unė
Edhe prap s'ia fal dot vetes:
S'i s'e desha pak mė shumė...

Pak mė shumė ku shpirti thyhet,
T'i them ndarjes: - Prit, ca pak...
Tė gėnjejmė mallin qė s'shuhet,
Kujtimin tė gėnjejmė pak.

Pėrtej vdekjes, pėrtej botėve,
Atje ku nis "ca pak" tjetėr,-
Asaj qė mė rri mes Zotave:

"Si s'tė desha pak mė tepėr...".



Gloria Victis (Lavdi Humbėsve)


Sepse jemi ne humbėsit e mėdhenj.
Artin e shkėlqyer tė humbjes
Ne e kemi ngritur nė fat.
Sepse ne, vetėm ne, dimė tė gabojmė.
Ne gabojmė nė miqėsi, dhe humbasim.
Ne gabojmė nė dashuri, dhe humbasim.
Ne gabojmė nė shpresat tona, dhe humbasim
Zaret e bardhė tė fateve tona
Ne i hedhim para - dhe vazhdojmė
T'i hedhim ato edhe mbasi ta kemi kaluar Rubikonin.
Tė gjithė na kanė faj dhe askush.
Tė tjerėt vetėm fitojnė,
Ndėrsa ne jemi populli humbės

I humbjeve tė mėdha. Zemra jonė
Eshtė njė mollė e artė dhimbjeje.
Nuk duam tė njohim pushtetin e errėt tė smirės,
Dhe gabojmė, nuk e njohim
Lakminė akrep tė pushtetit, dhe gabojmė.
Sepse ne-vetėm ne! Dimė tė gabojmė.
Kėmbėt tona tė zbathura janė ato gjethe vjeshte
Qė bien dhe ecin nė rrugė; shpirti ynė
Eshtė prej lėnde tė brymtė trishtimi,
Tė gjithė mund ta vrasin.
Tė tjerėt jo, ata janė fitonjės tė pėrjetshėm,
Ata s'humbasin kurrė, sepse
Kurrė nuk gabojnė.

Ndėrsa ne gabojmė - ashtu siē dimė vetėm ne!
Artin e shkėlqyer tė humbjes
Ne e kemi ngritur nė fat.
Dhe i kemi kthyer krahėt lavdisė fitonjėse.
Ne njohim vetėm lavdinė e popullit
Tė humbjeve tė mėdha. Sepse ne
- po vetėm ne!-
Jemi tė vėrtetė.



Akreonti Rrjedh po Karont nuk Ka


Si tė kthehem prapa kur udhėn s'e di?
Prej pikėllimi lumi buēitės i natės
E unė rrah brigjet e errėta kėtu.

Akeronti rrjedh po karont nuk ka.

Tregomė njė va ku te kaloj.
Ti i njeh guvat dhe vorbullat e frikshme.
Tregomė njė va, vėllai im,
Ku tė kaloj Akerontin
Dhe tė arrij.
Akeront rrjedh po karont nuk ka.



Ditė Tiranase


Ti mbyll derėn pas e nisesh
Nė mesin e rrugės takon ditėn
Qė tė pyet e hutuar: - Nga tė shkoj?
Shpresėn e ushqejnė me shpresė, -
Pastaj shpresės i vrasin shpresėn.
Vetėm pasqyrat ndryshojnė,
Teknologjia pėrsosėse e tyre, -
Fytyrat janė po ato.
Jo, ti, - hija jote shkrin nė gotėn me ujė
Diellin dhe kokrrėn e aspirinės, -
Ke dhimbje tė forta koke.
E di: zembereku i zemrės sime
Eshtė pluhurosur , - kur do tė vijė Ajo,
Me frymėn e saj t'i fryjė,
Tė ndjej ecjen tingėlluese tė kohės.
Nė qiellin e Tiranės, njė unazė e zjarrtė
Fluturon nga syri nė sy -
Kėrkon gishtin e nuses.
Kėrciti gonxhe e zambakut tek ēelej,
Dhe marsi eci para meje.
Tė paktėn, o zot, akoma jemi njerėz
Respektojmė dallėndyshet dhe vdekjen.



Alarme tė Pėrgjakura (kėnga e parė)


Mbi rrogozin prej kashte,
Ku netėve fle,
Shtrova
Dashurinė time...
Po prap, brinjėt t'i vret toka, plisi,
E prap i fortė ėshtė te koka
Trungu prej lisi.

Hej, vend!
Plot diell e pa dritė!
Pagan dhe fron pėr perėnditė!
Jetojmė nėr male tė lartė,
Ku qlellln me dorė mund tė zėmė
Dhe prapė:
Nė ē'humnera kemi rėnė!

Hej, vend!
Qė ngjyrat e Jonit,
Erėrat e portokallit me lule
Mbyll
Nė njė vorbė fasule.
Dhe ndihesh
I pasur nė varfėrinė tėnde
I lirė nė robėrinė tėnde...

Hej, vend,
Qė prej dhimbjes po mė bėn tė ēmendem.



Ēast Buzė Jonit


Dhe vargjet erdhėn me ritme tė kaltra
Nėr degė tė tyre figurat e gjelbra
Ēelin - si gjethet nėpėr portokalle.
Nėn degėza vargjesh fėshfėrijnė figurat,
Si mbrėmjes Jonit fletėsat e ullinjve.
E mbusha gojėn me erėra tė Jonit,
Ndjej nėpėr dhėmbė kokrizat e jodit,
Shoh se si thyhen mirazhet mes valėsh,
Se si thėrmohen pėrflakjet mes gurėsh...
Dhe jam i tėri
grimca dritaresh e ngjyrash.



Atdheu


Atdheu ėshtė dhimbje, ėshtė dhimbje.
Njė prill i pikėlluar nė shpirt.
Atdheu ėshtė kryqi, ėshtė kryqi.
E mban - dhe tė mban ty - nė shpirt.

Atdheu ėshtė toka e premtuar.
Ti shkel si njė zot dhe s'e ke ndėn kėmbė
Atdheu s'ka fjalė, ka sy tė trishtuar
Vdes dashuria nė dashuri qė tė ēmend.

Atdheu ėshtė buka e urritur,
tė ikėn nga duart e dot nuk e ngop
ėndėrr dhe ankth dhe shpresė e sfilitur
me sytė n'errėsirė vetveten kėrkon.

Atdheu ėshtė varr i hapur, ėshtė varr.
Njė jetė drejt tij shkon me besė qė bind.
Nė njė pikė loti mbyt lotin fatvrarė
Nė njė pikė loti lirinė e lind.

Atdheu yt i vogli, i vogli,
Ai hyjnori i pavdekshmi - loti.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 39
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Fatos Arapi Empty
MesazhTitulli: Re: Fatos Arapi   Fatos Arapi Icon_minitime16/2/2010, 17:55

Leila - falemnderit pėr kėto poezi tė bukura nga krijimtaria e viteve tė fundit tė Fatos Arapit.
Fatos Arapi nė vitet '70 ishte poeti im i preferuar, dhe ai ka vendin numėr njė nė Antollogjinė "Shqiponjat dhe malet" qė botova nė vitin 1979 - tė gjitha poezitė nė pėrkthimin tim. Nė vitet e fundit kam pėrkthyer shumė pak - pėr 12 vite nė radhė angazhimi im shqiptar ėshtė bėrė profesion - jo me dėshirėn time por me ardhjen e mbi 40 000 refugjatėsh shqiptar nė Suedi. Barra e pėrkthimeve ėshtė e rėndė - ana tjetėr e monedhės ėshtė fakti se kjo ėshtė baza e ekonomisė sime (jo pensioni i pleqėrisė...)
Ndėr poezitė e pėrkthyera, mė e dashura pėr lexuesit suedezė ėshtė "Deti". Nuk kam qenė asnjėherė nė Vlorė, por Fatosin fėmijė e njoh pėrmes poezisė.

Njė gjė tjetėr ndodhi para disa vitesh. Mora njė lajmėrim tė papritur. Redaksia e "Librit suedez tė kremtimeve" paskish zgjedhur "Njė grusht dhe mbi varr" si njė prej poezive pėr popullin suedez, pėr tė recituar me rastin e varrimit tė njė babi. Mua Ullmarit kur mora atė lajm mė rrodhėn lotėt: Fatosi nė njė libėr qė e zėvendėson Biblėn pėr jo-fetarėt suedezė... Nė mbrėmje e mora nė telefon: "Fatos- ti je bėrė i pavdekshėm nė Suedi!" Jeta ime ka qenė aq e mbushur me tė papritura sa asgjė nuk mund tė mė habit mė...

Dhe tani poezia deri tani mė e dashur pėr suedezėt nga krijimtaria e Fatos Arapit:

Deti

I vogėl, me pantallona tė shkurtėra,
me kėmbė tė zbathura e njė kėmishė humaje,
qė e qepte vetė gjyshja....
Ashtu darkė pėr darkė dilja nė breg.
Ndėr gishtėrinj tė kėmbės sė ftohtė mė rridhte rėra.
Unė prisja me orė tė tėra,
gjersa pėrnjėherėsh, tutje nėpėr fushat e gjera tė natės
ngriheshin kope tė cuditshme, tė panumėrta
kuajsh tė bardhė.

Nėpėr hapėsirat e pafundme suleshin aradhė-aradhė.
Turfullonin,
Binin me kėmbė tė thyera,
rrokulliseshin duke gulcuar nėpėr tė zezat humnera
mbi ta fluturonin tė tjerė.
Jelėt e akėruara dallgė-dallgė fushėn e qiellit fshinin.
Hingėllimet e frikshme para tyre bridhnin.
Ata vinin, afroheshin drejt meje.

Gjoksėt e mėdhenj tė bardhė
lėshonin pėrpjetė; kėmbėt e para rrihnin nė erė...
Sytė u flakėronin.
Njė cast.... dhe nėn thundrat e tyre do tė mė coptonin.
Kur ja, me poterė,
si njė gjėmim i madhėrishėm pėrplaseshin
te kėmbėt e mia. Nga flegrat gjigante
miliarda grimcėza tė kristalta shfrynin
pėr tė fundit herė.

Tė tjerė
hingėllinin nėpėr fushėn e gjerė tė natės
Me gėzim e frikė, orė tė tėra unė shihja
kuajt e bardhė
tė suleshin nėpėr furtunė.
Thyenin kėmbėt, rrokulliseshin,
qė tė vinin sa mė parė te unė, shkelnin, fluturonin
njeri mbi tjetrin.
Dhe tani, kudo qė jam,
ashtu fantastik e i madhėrishėm, mė ndjek pas deti....

-----------------
Natyralizmi lirik pėrmes njė temperamenti poetik - me njė lidhje tė fortė me fėmijėrinė - na mahnit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 39
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Fatos Arapi Empty
MesazhTitulli: Re: Fatos Arapi   Fatos Arapi Icon_minitime16/2/2010, 17:55

Ti do vish

Ti do vish, e dashur, si s’do vish?
Kur e di se une ty te pres
duke ndjer’ frymemarrjen e vet mbremjes
duke ndjer’ frymemarrjen e vet pritjes
duke ndjer’ frymemarrjen e vetmise
Ti do vish, e dashur, si s’do vish?
Kur e di qe une po te mundnja,
rreth vetvetes rruzullin do vertitnja
si nje portokall’ ne doren time-
te rrjedhe koha shpejt
…………e ti te vish…

(1962)


Mos eja ne enderr

Mos eja ne enderr, e paenderrta ime

Nuk je Safua me zemer te brishte.-
Ngopur me vdekjen e dashurise
gjer ne gryke, jam!
Edhe ne gjumin e vdekjes
trembem nga britma ime
per ty.

Mos eja ne enderr, e paenderrta ime.
Mos e bej shakane e mbremshme.

Si ta duroj diten,
qe me sheh me sy endrre?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 39
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Fatos Arapi Empty
MesazhTitulli: Re: Fatos Arapi   Fatos Arapi Icon_minitime16/2/2010, 17:55

Eshte nje loje

N

Eshte nje loje e madhe, e dashur
lodrojne fjalet, ritmet, rimat;
perqafohen figurat, vijne rreth dritave
si fluturave prej rrezeve te diellit
..........u perzhiten krahet
ato prape gicilohen me dritat
Loje e hapesirave
qe mbyllen te gjitha ne buzet e tua
kur ti vet qenke ne buze te jetes
……….firome e mermerimes se tyre
Eshte nje loje e vertete, e dhemshura ime
loje e mjergullave, qe treten neper agime
per te rilindur mbremjeve ne gjire te fushes
………..se detit
e legjendave, qe jetojne midis mjergullave
qe braktisin vet legjendat
e te nesermen perseri dalin prej tyre
si zogjt e pellumbave – prej levozhges se bute
loje e endrrave, qe shartohen neper trungun
……….e endrrave
e dallendysheve qe sapo ngriten folene
………. brenda syve te tu
loja jote dhe imja;
loje e vdekjes dhe e perjetesise
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 39
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Fatos Arapi Empty
MesazhTitulli: Te varri i lirise.   Fatos Arapi Icon_minitime16/2/2010, 17:56

Fryn ere me shi, motra ime
U shuan qirinjte e varreve prane
Ere me shi...
Qiririn tend te ndezur
Mbroj me grushtet e mia
Takohemi vetem ne kete dite
U beme lot qiriri motra ime
Dridhemi si kjo flakez e drojtur...
Ti me flet; aty poshte ka njerez
Eshte nje plak ketu prane.
Kerkon thiken te qeroje mollen
E do, nuk e gjen, ky poet, miku im
Ka lene gjurmen e vargut pa shkruar
“Nje kafe pa ty ne Tirane’’
I ka humbur unaza nje nuseje
E kerkon me frike nuserie
Erresire aty poshte...
Terri njeh vetem gjuhen e drites
Me qiririn tend nder duar
Kaloj varr me varr dhe ndez
Qirinjte e shuar
Pak drite prej shpirtit
Nje femije aty prane
Kerkon lodren qe i ka humbur
Motra ime.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 39
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Fatos Arapi Empty
MesazhTitulli: Re: Fatos Arapi   Fatos Arapi Icon_minitime16/2/2010, 17:56

COPRIFUOCO

Hapat e patrullės godasin nė trupin e metaltė tė natės.
Gjer nė tokė kėrrusen e rrasen shtėpitė pėrdhese.
Mendmet lėvrijnė nė kokat e njerėzve
dhe thėrrrmohet pastai pėshpėrima nga buzėt e varura
rreth vatrės.
Kjo ore vjen e ngarkuar rne zjarre dhe hekur.
Si njė xhandar i egėr qėndron para dyerve tė shtėpisė.
Pyet veten: "Pėrse tė hapura"
dhe si pėrgjigje tund kokėn, helmetėn.
dhe si kėrcėnirn i metaltė patrullon errėsirėn.
dyert rnbeten tė hapura:
rnund tė hyjė ndėr to liria ilegale e Shqipėrisė.



ELEGJI PĖR BABANĖ

Ti nuk je mė.
As do tė na shohėsh,
as do tė shohim,baba, mė kurrė.
Ti nuk je mė..
Emrin tėnd e mori ky gur,
Vdekja - si vdekje ,
gjithmonė e dhimbshme,
gjithmonė e verdhė...
Me njė kordhele
tufa kujtimesh nė zemėr na lidh.
Tufa kujtimesh
edhe elegjish.
Jam i trishtuar dhe mė mori malli.
Dhe mbi trishtime e mall duke ecur,
ngjita rrugėn e ngushtė tė fshatit.
Shtyva derėn e varrezės sė vogėl
dhe t'erdha te varri...
C'fjalė tė pathėna do tė mė fiasėsh?
C'fjalė tė reja dėshiron tė dėgjosh?
Prej kėtij varri
tani, baba, c'do tė mė japėsh?
Atė ditė tė thatė janari:
pėrpara teje Halil Alija
e mercenari.
Prapa shtėpia nė zjarr e flakė

Duart e tua nė pranga,
plak i ngartė?
Erdha tė marr
cfarė perket prei kėtij varri.
Kujtime tė dhimbshme.
Vuajtje krenare.
Ti mos mė thuaj:
"Biro... ianė tė trishtuara".
Baba i gjorė!
Unė, pa ato,
do t'isha nė jetė edhe mė i trishtuar.
Dhe kur tė vdes
s'dua asgjė
vec njė varr tė thieshtė.
Atje nė bregdet,
ku nėpėr net
bisedojnė yjet me qiparisat.
Dhe fjalė tė kaltra
flet e shprėndan
deti matanė.
Fjalėt qė i njohim,
qė i kuptojme,
unė
me babanė...


VDEKJA E GJYSHES

Ja, edhe gjyshja nė arkėz,
kukull e vogėl nė kartėz,
Eshtė... dhe prapė s'ėshtė e tėra,
sikur nuk ėshtė si pėrhera.
Gjithė karfica, gjilpera
kapur satenet nė kokė,
lidhur kėpuckat pėrposh,
shami e lule nė gjoks.
Mbyllur kapakėt e syve
c'ndjej u shua brenda tyre?).
E sheh... dhe tė duket heshtja
pe gjasme e pe gjasme vdekja.
Gjyshja e vogėl, e bukur,
e pastėr...
Nė arkėz kukull.

Gjithė karfica, gjilpėra,
qepur vite tė tėra,
lidhur kujtime e malle,
dhembje, qė duken si pėrrallė.
E sheh... dhe tė duket heshtja
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 39
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Fatos Arapi Empty
MesazhTitulli: Re: Fatos Arapi   Fatos Arapi Icon_minitime16/2/2010, 17:56

Mbi supin e kohes sime

Mbi supin e kohes sime
kryet mbeshteta.
S'dremita. Nuk fjeta.
Mbi supin e kohes sime,
si mbi supin e Asaj, -
rashe ne mendime.


Edhe sonte...

Edhe sonte ne kurrizin e rruzullit
do te gjejme nje cope vend
ku te ulet dashuria jone.
Edhe sonte, ne ēeturine e qiellit
do te kerkojme yllin,
qe i panevojshem, mbi koke na ndriēon.
Dhe diēka te gezueshme,
per t'i thene njeri-tjetrit, do te gjejme edhe sonte...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 39
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Fatos Arapi Empty
MesazhTitulli: Re: Fatos Arapi   Fatos Arapi Icon_minitime16/2/2010, 17:57

Fatos Arapi laureati i sivjetėm i Mbrėmjeve Strugane tė Poezisė

Fatos Arapi Attachment

• Poeti shqiptar Fatos Arapi ėshtė fituesi i sivjetėm i "Kurorės sė Artė" tė Mbrėmjeve Strugane tė Poezisė, deklaroi sot drejtori i manifestimit mė tė madh poetik nė Maqedoni, Danilo Kocevski.

Fatos Arapi ėshtė njė nga poetėt e mėdhenj tė poezisė bashkėkohore shqiptare dhe ka publikuar mbi njėzet libra poetike.
"Ai paraqet figurė botėrore nė sferėn e krijimit poetik, poet elit shqiptar dhe njė nga poetėt e lartė tė gjallė tė ditėve tė sotme", tha Kocevski.
Siē u tha nė solemnitet nė ASHAM me rastin e shpalljes sė laureatit tė MSP-sė, kjo mirėnjohje e lartė i ndahet si njė autori, poeti, i cili nė angazhimet e tij krijuese ndaj njerėzimit dhe kulturave nė botė kontribuoi pėr pėrhapjen e respektit dhe i cili tėrė jetėn ia ka kushtuar poezisė.
Nė solemnitet ėshtė lexuar mesazhi i Arapit, i cili nuk ka mundur tė jetė i pranishėm personalisht nė shpallje.
"Me kėtė ēmim ndjehem i qetė dhe i lumtur dhe e ndaj kėtė me ju, me tė gjithė miqtė e mi. Do tė doja qė festivali tė bėhet simbol i rrezatimit. Ju falemnderit nga zemra pėr lumturinė qė ma dhatė dhe ky manifestim poetik le tė hyjė nė ditarin e ndriēimit", thuhet nė mesazhin e tij.
Fatos Arapi ka lindur nė vitin 1929 nė Shqipėri. Ka studiuar ekonominė nė Sofje, ndėrsa njė kohė ka punuar si gazetar dhe lektor i literaturės bashkėkohore shqiptare. Librin e tij tė parė "Shtigjet poetike" e ka publikuar nė vitin 1962. Ai ėshtė autor i shumė zhanreve letrare, teksteve dramatike, romaneve, librave-pėrralla dhe tė disa antologjive poetike.
Sa i pėrket pėrgatitjeve pėr MSP-sė, sipas Koceskit, ato zhvillohen shkėlqyeshėm dhe deri tani janė paralajmėruar pjesėmarrės nga 15 vende dhe mbi njėzet nga vendet e huaja. Janė caktuar temat pėr simpozium, i cili do tė jetė "Gjuha, poezia dhe identiteti", ndėrsa do ta udhėheqė profesori Venko Andnovski.(INA)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Fatos Arapi Empty
MesazhTitulli: Re: Fatos Arapi   Fatos Arapi Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Fatos Arapi
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Fatos Arapi 1929
» Lindita Arapi
» Fatos Kongoli

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: