Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Albade.com


 
PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

 

 Gavril Dara (I riu)

Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Gavril Dara (I riu) Empty
MesazhTitulli: Gavril Dara (I riu)   Gavril Dara (I riu) Icon_minitime15/9/2010, 14:07

Hyrje

Zanafillėn e vet lėvizja letrare arbėreshe e pati nė ngulimet e Siēilisė, me studjues e letrarė tė ndryshėm, si: Matrėnga nė shekullin e XVI, Brankati, Filja, Keta, Gavril Dara(plaku) dhe Andrea Plaku nė shekullin e XVIII. Nė kohėn kur kjo lėvizje fitoi karakter tė ri kombėtar u pėrfaqėsua nga Gavril Dara(i riu), qė vijoi traditėn e nisur nga i ati dhe i gjyshi. Lindi nė Palac Adriano mė 6 janar 1827. Mėsimet e para i mori nė seminarin arbėresh tė Palermos. Po nė kėtė qytet ai kreu studimet e larta pėr drejtėsi. Udhėn e krijimtarisė e nisi herėt, nė moshėn 13-15 vjeēare. Nė fillim shkroi vjersha qė mė tepėr ishin intime. Shkėndia qė i dha zjarr talentit tė tij, ishin idetė liridashėse, ideali i bashkimit tė Italisė dhe dėshira pėr ndryshime demokratike. Kėto ide janė derdhur nė vėllimin "Disa poezi", shkruar nė italisht, qė doli nė dritė nė vitin mė tė zjarrtė tė revolucionit mė 1848. Vėllimi ėshtė si njė ditar i lėvizjes revolucionare tė asaj kohe. Nė tė spikat njė brendi ideore e pasur dhe disa tipare tė individualitetit krijues tė Darės, si fryma luftarake optimizmi dhe begatia e figuracionit. Vlerėn artistike tė vėllimite dėmtojnė karakteri abstrakt dhe retorizmi.
Nė shkurt 1858 Dara u bė themelues dhe drejtues i njė gazete qė ishte si njė manifest kryengritės, "Palingenesi" (Pėrtėritja e jetės). Nė artikujt qė botoi aty ai tregoi aftėsi prej prozatori, kritiku, esteti dhe historiani. Nė ēastet mė tė rėndėsishme tė luftės pėr ēlirimin e Italisė ai, si edhe arbėreshėt e tjerė, mori pjesė aktive nė lėvizjen revolucionare italiane kundėr zgjedhės austriake dhe sundimit tė Burbonėve. Madje ishte njė nga udhėheqėsit krahinor tė asaj lėvizjeje, si anėtar i komunitetit revolucionar tė Xhirxhentit dhe sekretar i pėrgjithshėm i qeverisė revolucionare tė Garibaldit, mė 1860.
Nė tė njėjtėn kohė ai s'i ndahet krijimtarisė letrare. Mė 1864 shkruan njė poemė tė gjatė italisht, po me subjekt shqiptar "Ana Maria". Poema ėshtė shkruar nė vargje njėmbėdhjetėrrokėsh, ėshtė e gjatė (1.300 vargje) dhe e ndarė nė dy pjesė. Ka dy protagonistė: Bozdar Stresin, nipin e Skėnderbeut, tė cilit i kushtohet pjesa e parėdhe Ana Maria Kominiatėn, mbesėn e Donikės, gruas sė Skėnderbeut, sė cilės i kushtohet pjesa e dytė, mė e gjatė. Dara mishėron nė kėto dy personazhe idealin e burrit dhe tė gruas shqiptare. Poema tingėllon si njė himn pėr atdheun e tė parėve. Kėto personazhe i patėm gjetur edhe te De Rada, po ai i paraqet si heronj romantikė qė kryejnė njė faj tragjik dhe shkojnė pėr kėtė drejt fundit tragjik, kuse Dara i ri thekson aspektin heroik tė karakterit tė tyre.
Nė poemė spikatin pėr vlerėn e tyre estetike pjesėt lirike. Nė vitet 1871-74 Darėn e gjejmė nė Romė ku drejton gazetėn politike "La Reforma"(Reforma), qė shpreh ide pėrparimtare tė sė majtės .
Mė vonė, ndoshta i shtyrė nga pakėnaqėsia e pėrgjithshme e arbėreshėve pėr rezultatet e arritura pėr bashkimin e Italisė, Gavrili la gazetarinė dhe politikėn.
Pikėrisht nė kėto vite Dara shkruan italisht vjershėn epistul "Tė zezat tona", ku jepet njė tabllo rrėngjethese e gjendjes sė vendit, e shtypjes dhe e mjerimit tė dyfishuar qė rėndonte mbi popullin. Ai e pikturon kėtė tablo me epitete epitete dhe metafora nga mė tė vrazhdat, nga mė tė ashprat, qė tė kujtojnė penėn e Dantes nė pėrshkrimin e skenave tė Ferrit. Vjersha demaskon me realizėm tė mprehtė shtetin e ri borgjez, me mjerimin, taksat, gėnjeshtrėn dhe korrupsionin. Patosi mohues ėshtė tepėr i fuqishėm, ndihet revolta e poetit demokrat. Tema politike trajtohet sėrish nė poemėn "Djalli dhe Muza". Vitet e fundit tė jetės sė Dara i Ri i kaloi nė Xhirxhenti, ku punoi si avokat dhe u mor me arkeologji e me studime filozofike. Aty vdiq nė nėntor tė vitit 1885 nė mjerim duke lėnė gjashtė fėmijė ende tė mitur.
Ai e kishte ndjekur hap pas hapi lėvizjen tonė kombėtare, duke marrė anėn e Lidhjes Shqiptare tė Prizerenit dhe duke kuptuar me mprehtėsi rrezikun e synimeve tė shovinistėve fqinjė si dhe tė imperialistėve austriakė dhe italianė ndaj Shqipėrisė. Ai ishte pėr njė bashkėpunim tė ballkanasve, kundėr zgjedhės osmane.


Pas Jeronim De Radės, Gavril Dara i Riu mbetet poeti mė i shquar arbėresh. Vepra e vetme nė shqip qė na ka arritur prej tij, "Kėnga e sprasme e Balės" ėshtė njė ndėr kryeveprat e letėrsisė sonė.
Duke ndjekur hap pas hapi lėvizjen tonė kombėtare, Dara e mbėshteti atė fuqmisht. Ashtu si De Rada, edhe Dara temėn e poemės sė vet e mori nga e kaluara e lavdishme e popullit tonė , e ngriti nė art kėtė epokė, duke e bėrė shprehėse tė ideve patriotike, pėr t'i shėrbyer sa mė mirė tokės mėmė dhe vėllezėrve tė tij tė pėrtejdetit.
Dara ėshtė mjeshtėr i madh i artit tė fjalės. Vepra e tij shquhet pėr pasuri mjetesh artistike, pėr gjuhė tė gjallė e tė bukur e mbi, tė gjitha, pėr mbėshtetjen e gjerė e tė gjithanshme nė folklorin arbėresh.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Gavril Dara (I riu) Empty
MesazhTitulli: Re: Gavril Dara (I riu)   Gavril Dara (I riu) Icon_minitime15/9/2010, 14:07

Hyrje

Dara qe njė njeri i gjithanshėm. Ai dha ndihmesa nė fusha tė ndryshme si: drejtėsi, filozofi, arkeologji, gjuhėsi, histori, kritikė, po kryesisht shkėlqeu si poet. Nė letėrsinė tonė ai ka hyrė me "Kėngėn e spasme tė Balės", tė cilėn me modesti e paraqet si tė popullit, po qė, pėr nga fryma aktuale, uniteti i brendshėm e tiparet e stilit, si dhe romantika qė e pėrshkron duket qė ėshtė fryt i talentit tė Darės. Vepra shoqėrohet nga njė parathėnie e njė pasthėnie, ku autori, shpreh synimet e veta patriotike, duke hedhur zėrin e kushtrimit pėr shqiptarėt. Poema doli nė dritė mė 1906 si libėr mė vete, pasi ishte botuar pjesė-pjesė nė shtypin arbėresh. Aty trajtohen probleme aktuale tė kohės, duke iu drejtuar sė kaluarės historike, kohės sė Skėnderbeut. Fryma aktuale ėshtė edhe mė e ndjeshme sesa nė veprat e De Radės.
Vepra ka nė bazė dy ide qėndrore: njėra ngjan me idenė e shprehur nga De rada te "Kėngėt e Milosaos" se nuk mund tė ketė lumturi vetjake kur vuan atdheu, dhe ideja tjetėr ėshtė se atdheu mund tė ēlirohet vetėm me luftė tė armatosur. Ideja e parė shtjellohet nėpėrmjet linjės sė dashurisė. Sė dytės i kushtohet njė linjė e veēantė me tablo tė gjalla nga betejat e shqiptarėve me osmanėt. Ide tė tjera qė rrezaton ideja qendrore, janė ideja e domosdoshmėrisė sė njė udhėheqjeje tė fortė dhe ideja e bashkimit tė shqiptarėve, ideja e vitalitetit tė kombit, e virtyteve tė larta qė e dallojnė atė, ideja e luftės pėr ta ruajtur tė pastėr, duke e mbrojtur nga rreziku i asimilimit prej kombeve tė tjera.
Kėtė tematikė dhe problematikė, kėto ide i patėm ndeshur edhe te De Rada. Elementi i ri qė sjell nė kėtė drejtim Dara ėshtė forcimi i frymės aktuale, e cila jepet nė mėnyrė shumė mė tė drejtpėrdrejtė sesa te De Rada nė pjesėt lirike, kryesisht rritja e frymės luftarake e karakterit aktiv militues. Ndonėse pasqyron nė poemėn e vet edhe tragjizmin e luftės sė pabarabartė tė shqiptarėve me njė fuqi tė madhe ushtarake si Turqia, pėrmes pėrshkrimit tė tablove rrėnqethėse tė betejave dhe fati tragjik tė herojve kryesorė, poeti e vė theksin te qėndresa e madhėrishme e atdheut, te fitorja. Heroikja kėtu jepet nėpėrmjet tablove tė betejave tė cilat kanė edhe bazė objektive historike , si beteja e Beratit, dhe ajo e Valkalit. Dhe mbirja simbolike e pemėve nė fund tė veprės mund tė kuptohet si pohim i njė vitaliteti tė pashtershėm, vitalitetit tė njė populli nė luftė tė pėrhershme me ata qė duan ta shuajnė. Dara shpreh dhe tragjedinė e arbėreshėve tė mėrguar jashtė atdheut duke i dhėnė letėrsisė sonė pėrmes figurės sė plakut Balė njė tip tė ri, tipin e arbėreshit tė mėrguar nė dhč tė huaj. Idetė e veta patriotike autori i ka mishėruar te personazhet kryesore, Niku dhe Pali, te personazhet e Balės dhe tė Darės si dhe te Skėnderbeu, i cili, megjithėse personazh episodik, luan njė rol tė veēantė nė poemė. Niku dhe pali janė heronj tė frymėzuar nga folklori, qė kanė marrė veēoritė e heronjve romatikė atdhetarė. Qė tė dy janė trima dhe patriotė. Kėshtu, Niku i thotė Darės me vendosmėri:

Sa shpalosur nė er' mbi kodrat
Tė valoj' flamur i Arbrit
Gjersa n'vesht e mi tė mbrijė
Hingėllima e kuajve t'huaj,
t'i o pris i moēėm luftrash
k'tu t'vendosur do mė gjesh.

Pa asnjė ngurrim (dhe kėtu paraqitet mė i vendosur nė krahasim me Milosaon e De Radės) ai flijon lumturinė e vet familjare pėr hir tė atdheut. Kurse nė prag tė vdekjes, gėzimi pėr fitoren ia shuan dhėmbjen pėr rininė qė po i kėputet nė lulėzim e sipėr. Trimėria dhe patriotizmi i Palit shkėlqejnė nė betejėn e Valkalit, ku ai futet thellė nė prapavijat e armikut dhe bie vetėm pasi ka arritur tė zmbrapsė turqit. Ato shkėlqejnė veēanėrisht nė amanetin kuptimplotė qė ai i lė Darės duke kėrkuar qė armėt e tij tė varen nė njė pemė dhe tė vazhdojnė t'u kallin tmerrin osmanėve.
Tė dy heronjtė kanė veēori qė i dallojnė. Niku del mė i plotė si personazh. Ai ėshtė i ndjeshėm dhe ėndėrrimtar, poet dhe kėngėtar i talentuar, fizikisht i pashėm, i aftė pėr njė dashuri tė madhe e tė thellė, siē e shohim nė marėdhėnie me Marėn, krenar dhe gjaknxehtė. Po aq krenar dhe gjaknxehtė ėshtė edhe Pali, tek i cili deri diku shfaqet sedra klasore e feudalit. Kjo ndjenjė e fundit gjen shprehje nė qėndrimin e tij pėrbuzės ndaj Nikut, tė cilin e fyen rėndė, duke e quajtur "zot i dy zallishteve", "ushtarth ballukedredhur". Kėto dy personazhe i plotėson Bala qė nuk ėshtė vetėm zėdhėnės i autorit, po ka edhe njė jetė tė vetėn. Nė luftė ai ėshtė i pamėshirshėm me armiqtė, po pas betejės ėshtė plot ndjenja tė buta njerėzore. Qėllimi patriotik i poetit shprehet edhe te figura e luftėtarit Darė, i cili e qorton Nik Petėn, qė kėrkon tė martohet me njė tė huaj.
Ideali atdhetar i Darės spikat veēanėrisht tek figura e Skėnderbeut. Heroi pėrshkruhet kryesisht si prijės ushtarak, strateg e luftėtar, prandaj vendoset nė skena tė tilla qė i bėjnė tė dalin nė dritė mė qartė kėto anė tė figurės sė tij; nė kėshillin e luftės dhe nė betejė. Gjithashtu, ai zbulohet nė marrėdhėnie me tė tjerėt, duke theksuar ndikimin e fjlaėve dhe veprimeve tė tij mbi kėta tė fundit. Skėnderbeu i Darės del njeri mė tepėr i veprimit sesa i fjalės, vigjilent e largpamės (porosia qė i jep Balės pėr tė kontrolluar rojet, qėndrimi i tij ndaj plakur Harun, tė cilin nuk e lė tė ikė menjėherė, duke dyshuar pėr ndonjė pabesi nga ana e tij, po ia dorėzon Pal Golemit qė ta ruajė, fjalėt qė i thotė Nikut kur e lejon tė shkojė pėr tė ēliruar Marėn); qė di tė falė edhe gabime kur e kėrkon e mira e atdheut (skena me Moisiun). Nė luftė me armiqtė ai ėshtė i rreptė dhe i tmerrshėm, kurse nė marrėdhėniet me ushtarėt i dashur dhe i kujdesshėm. Dara nėnvizon autoritetin e e madh tė Skėnderbeut pėrmes njė skene kuptimplotė (qė ka analogji me njė skenė tė ngjashme te "Skėnderbeu i pafat" i De Radės, po, megjithatė ėshtė origjinale): mjafton njė vėshtrim i tij qė t'i bėjė tė ndahen tė turpėruar Nikun e Palin, kur po nisnin dyluftimin pėr shkak tė Marės; nėnvizon dashurinė e ushtarėve pėr heroin, dashuri e cila ėshtė aq e madhe, sa i bėn qė edhe mendimet e fundit para vdekjes t'ia drejtojnė atij. Megjithėse Dara nuk thellohet nė botėn shpirtėrore tė heroit, Skėnderbeu i tij ėshtė i gjallė si karakter dhe, ndoshta, mė i afėrt me realitetin historik sesa paraqitet nė veprat e rilindėsve tė tjerė. Te Mara megjithėse e paraqet si tė huaj. Dara ka mishėruar disa nga cilėsitė e gruas shqiptare. Ajo ėshtė e bukur, e urtė, e menēur, e zjarrtė dhe e qėndrueshme nė dashurinė e saj. Ajo shquhet pėr trimėri tė rrallė, ēka shfaqet nė kohėn kur, e dorėzuar te Ballbani nga i ati i pabesė, mbrohet nga turqit me thikė nė dorė. Poeti jep edhe njė portret kolektiv tė grave shqiptare, tė cilat "tisi i nderit i mbėshtjell…/kanė si dasėm luftrat/andej syresh lindin trima."
Personazhet negative janė vizituar me vija tė lehta, po shprehėse. Kauri Balės ėshtė njeriu qė, pėr tė kėnaqur lakmitė, shkel edhe mbi dashurinė prindėrore; ai ėshtė njeri i pabesė qė tė vret pas shpine.
Dara i jep personazhet kryesisht pėrmes veprimit dhe herė pas here pėrmes zbulimit tė portretit tė tyre fizik, siē ėshtė rasti i Nikut ose i Marės. Ndikimi i poezisė popullore, e cila ėshtė burim i pashtershėm pėr autorėt arbėreshė, nė kėtė vepėr ėshtė shumė i madh. Dara merr nga poezia popullore heronjtė kryesorė, Nik Petėn dhe Pal Golemin, mjaft veēori tė figurės sė Skėnderbeut dhe asaj tė Ballabanit, ndėrthur nė veprėn e vet shumė motive nga poezia popullore arbėreshe, si ndarja e dy tė dashurėve, qė tė kujton legjendėn e Kostandinit tė vogėl; motivi i rrėmbilit tė vajzės nga "qeni turk"; motivi i shkėmbimit tė unazės midis bashkėshortėve, kur burri niset pėr luftė ose vritet; motivi i vjehrrės qė e qorton nusen pėr parandjenjat e saj tė kėqija; motivi i amanetit tė trimit qė e shoqja tė martohet; motivi i vdekjes sė pėrnjėherėshme tė njerėzve shumė tė afėrt; motivi i mbirjes sė njė peme mbi varr. Po tėrė kėtyre motiveve ai u jep njė formė origjinale, duke i lidhur ngushtė me idetė e veprės dhe duke plotėsuar e forcuar ato tipare qė u jep folklori heronjve tė vet. Pra, nė thelb, Dara mori thjeshtėsinė dhe frymėn e thellė patriotike tė poezisė popullore arbėreshe. Nė formė ai merr vargun karakteristik trokaik pa rimė larminė ritmike, figuracionin e gjallė, stilin, muzikalitetin e rallė qė tė tėrheq dhe, nganjėherė, vargje tė tėra.

Dara ėshtė njė poet piktor nė veprėn e tė cilit shkrihen muzikaliteti me ngjyrat e gjalla. Ai shquhet si nė pėrshkrimin e tablove tė ashpra tė betejave, ashtu edhe nė vizatimin e skenave lirike. Mjeshtėrisė sė poetit i shėrben figuracioni i pasur dhe konkret.
Dara dallohet nė pėrdorimin e antitezave, krahasimeve, metaforave, epiteteve, E fuqishme ėshtė antiteza e kėngės sė dytė midis trimave tė Skėnderbeut, qė gėzojnė pranė zjarrit, dhe Moisi Golemit, qė rri mėnjanė, "Te hija e lisit tė helmit". Me njė antitezė tronditėse flitet pėr trimat e rėnė nė sheshin e betejės.
Krahasimet e poetit dallohen nga forca pėrshkruese dhe nga njomėsia e ndjenjave, kurse epitetet-kompozita janė konēize. Me njė epitet tė vetėm, ai shpreh njė karakter tė tėrė. Kėshtu, p.sh., Moisiu ėshtė "ballėfshehur", Vrana Konti "zemėr e krah lisi" etj. Si tė gjithė romantikėt, Dara ka njė ndjenjė tė thellė pėr natyrėn, tė cilėn e pėrdor si element tė gjallė, qė shoqėron veprimin dhe ndalet nė anėt e saj mė tė tė ashpra e mė tė rrepta, qė pėrputhen me madhėshtinė tragjike tė epokės sė pėrshkruar. Ndikimi i poezisė antike dhe i poemave kalorsiake, nga njė anė e kanė disiplinuar vrullin e poetit romantik, dhe, nga ana tjetėr, kanė sjellė nė vepėr edhe disa shenja tė veēanta nė ndėrtimin e saj dhe nė figuracion. Nė kėtė poemė, nė krahasim me veprat e mėparshme tė letėrsisė arbėreshe, janė rritur fryma luftarake dhe ajo aktuale nė pasqyrimin e epokės sė Skėnderbeut, ngjyra historike, epizmi dhe uniteti i veprimit. Ky unitet ėshtė i dukshėm edhe pse vetė poeti, pėr ta paraqitur veprėn si popullore, mistifikim i zakonshėm ky romantik, pėrpiqet qė tė krijojė me disa shėnime iluzionin e copėtimit.
Nė krahasim me De Radėn, Dara ėshtė mė i ekuilibruar, ndonėse di tė shprehė tallazet e pasioneve, sepse ka njė pėrfytyrim mė real pėr botėn dhe jetėn.
"Kėnga e sprasme e Balės", nė tė cilėn poeti derdh tėrė diturinė e frymėzimin e vet, mbetet njė nga veprat mė tė mira tė letėrsisė shqiptare

Pas Jeronim De Radės, Gavril Dara i Riu mbetet poeti mė i shquar arbėresh. Vepra e vetme nė shqip qė na ka arritur prej tij, "Kėnga e sprasme e Balės" ėshtė njė ndėr kryeveprat e letėrsisė sonė.
Duke ndjekur hap pas hapi lėvizjen tonė kombėtare, Dara e mbėshteti atė fuqmisht. Ashtu si De Rada, edhe Dara temėn e poemės sė vet e mori nga e kaluara e lavdishme e popullit tonė , e ngriti nė art kėtė epokė, duke e bėrė shprehėse tė ideve patriotike, pėr t'i shėrbyer sa mė mirė tokės mėmė dhe vėllezėrve tė tij tė pėrtejdetit.
Dara ėshtė mjeshtėr i madh i artit tė fjalės. Vepra e tij shquhet pėr pasuri mjetesh artistike, pėr gjuhė tė gjallė e tė bukur e mbi, tė gjitha, pėr mbėshtetjen e gjerė e tė gjithanshme nė folklorin arbėresh.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Gavril Dara (I riu) Empty
MesazhTitulli: Re: Gavril Dara (I riu)   Gavril Dara (I riu) Icon_minitime15/9/2010, 14:07

KENGA E SPRASME E BALES




BALA

Mori bije, bije e Lales,
Moj e bukur, e trishtuar,
Pse m`kujton motin e shkuar?
Ja, ku mjegulla erret
Rrokulliset mal me mal!
Sa lind dielli malit t`Gropes,
Tundet,qesh i thelli shpat.
Porsi ti, e bardhe, e kthjellet
Cipeza e qiellit shtrihet
Me nje rreth-o te pasosur,
E rimet si nineza jote.
Nga zjarret e pranveres
Sec ndriqojne gjith`kodrinat
Edhe tymi ngjyre hiri
Me ret`vete e perzihet,
Ngjare kenges se trishtuar,
Qe sjell era per se largu.
Ja, dhe vashezat pa brez,
Zen` te gjitha dor`me dore,
Te therresin ty nder vallet.
Pa kujdes kemba e djemve
Hidhet rende nder kangjellat,
Se e kan`zemren te ti.
O ti , lulja e holle e maleve,
O ti , e para e vajzerise,
Ec atje ku ne hare
Derdhet ari i moshes s`re
Edhe zemren gezo
N`endrren e embel te mengjesit!
Lerja plakut , lerja Bales
T`errtet lisa, zhurm`n e lumit,
Qe, rrembyer malit t`eger,
Thellon shtratin me perrenjte,
Si mendimi im i shkrete,
Qe me bren e me pervlon
Me te motcmet kujtime.
Dyzet here krahu i dimrit
Ra mbi Honin e mbi Brinjen
E i mbuloi e i zbardhelloi
E aq her` bleruan arat
E ugareve te Fushes,
Qe kur mblodhi dheu i huaj
T`ikurit e te pafatet;
Dhe gezimi q`atehere
Me nuk shkrepi keso nate,
Qe trut` krejt m`i erresoi.
Para sysh me fluturojne
Vite, trima e pun` te shkuara,
Sikur era nderron rete,
I shperndan e i zvarris
E i perze me fryme e gji.
Moti shkon pa u kuptuar
Per te shkretin bari,
Por mbi balle te ushtarit
Bien si plumba keto dite,
Sepse me duar te ftohta
Brenda mu ne varr e shtine.
E keto dite pushimi
Te helmuara si vdekja
Jan` per Balen, mori vajze ;
Pse ky krah, tashti i dobet,
Shum `here ushten e vertiti
Nder ushtare e bemat tona
Shume her` te bukrat vajza
Na i levduan e i kenduan.
Tashti qe eci ne shkretetire
Edhe mbeta gjalle e shkrete,
Vrulli i rinis` me le
Te harruar ne nje skaj.
Por vec ti (si rreze qielli
Lehte e lehte dimrit t`eger
Shkon e gjen t`mjerin bari
Zbjerre tek humbja e Llazit
Dhe gezon me afsh e drite)
Dhembje ndjen per t`keqen time,
Vjen me mua n`erresire.
Dhe ja, para sysh me dalin
Gjith` bujaret e fuqishem,
Te helmuar e te vrenjtur,
si m`u duken per se largu
Cukat e maleve t`dashur
Kur iu fala qe nga deti
T`fundit here e me si pashe.
Ju , o bij te motit t`madh,
Hapet nje te ndritur udhe
Ne te vjetevet thellesi.
Zulma juaj ndricoi si djell
Permbi boten e permbysur;
Ajo eshtrat jua shkelqen
Ashtu si dielli mbulon,
Edhe pasi perendon,
Valet e trazuara
Me zjarr edhe me shkendija.
Por ushtaret s`duan helme,
S`duan qare… por , po deshe,
Emri Yt ketu m`kujton
Nje perralleze plot lote.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Gavril Dara (I riu) Empty
MesazhTitulli: Re: Gavril Dara (I riu)   Gavril Dara (I riu) Icon_minitime15/9/2010, 14:08

Vazhdimi nga „Kenga e sprasme e Bales“



II

Perralleza


Derdhi nata gjithe mjegullat
Mbi te zezat fusha t`luftes;
Fryu era e shprishi uret
Atje tek po flinin trimat.
Trupat e tyre te beshem
Permbi truall shtriheshin,
Endrrat venin ne ushtri.
Here e here roje t`nates
Kemberende canin hijen…
…………………………
…………………………
…………………………
Atje ku shtrin lisi i Mbretit
T`gjatat dege permbi majen
E kodrines s`Balshit-o,
Lart u ndez nje zjarr i madh
Per darken e bujarevet
Dhe u perzie rreth e rrotull
Gazi e hareja e gotavet.
Flaka e bardhe,shprishur eres,
Rrihte ballin e ushtarevet
Mbledhur rreth zotit te luftes,
Duke u dridhur mbi parzmoret
Si shkreptima mbi tallazet.
Skenderbeu po gezonte
Me ata trima vellezer
Se ne zemer-o i fliste
Fuqia e rritur syresh
Mbi krah`t e se zezes zhkabe.
Prane tij,prapa shkembit,
Mbi mburojen mbeshtetej
e mocmja fuqi e Dares.
Fara e tij si dege lisi
Mbledhur degjonte mesimet
E vjetvet,qe kishin shkuar.
Flok`t e bardhe,shprisur eres,
Dukeshin si bor`, shperndare
Maje Gur-Madhit te zhveshur.
Por te hija e lisit t`helmit,
Vec te gjith`ve, ballefshehur,
Rrinte i madhi i Golemevet
Me syte ngulur perdhe;
Gjiri leshator i hidhej
Si kusia kur valon.
Nga te erretat qepalla
Helmi i zemres i derdhej,
Pse ne zemer kujtimi
I dites se marrezise
Mu si gur ne det i ra.
Si ne enderr po kujtonte
Levdatat plot embelsi,
Qe katundet i drejtonin,
Kur “Dragoi i Dibres” mbrrinte,
Duke e quajtur “ i pari i luftes,
Nderi i ushtres,malli i vajzave
Edhe trimi i kengeve…”
E tashti te turpruar
E mbulon nata e shkrete!
Mbreti i urte e kuptoi,
Vrer`n e hidhur te bujarit
E me dhembshuri i foli
Si puhia e mesdites.
“O ti, Zot“ i Perroi-Shtogut,
Ushtar` i vjeter i Llazit,
I Darenjevet i pari,
Krahu yt dukej si zjarr,
qe shpatin e percellon;
Perball` teje gjithe armiqte
Qen` si mjegull , qe kalon.
N`ato mote shume ushtri
Dhe shum` luftera u pane
Qe kjo kohe nuk i sheh…
Por ah!Vrulli i tyre u shua,
Fitoi qeni e perdhe rane
Flamur,kordha e trimeri.
Nata e helmi te mbulofte,
Dite vrasje, dite dhune!
Gjithe te shtunat le te vijne,
E shtun`e Shales mos ardht`kurre!
Edhe moti te perzente,
Dite e zeze, e piseruar!
Por cfar` qe?...Nje ze kumboi
Mbi ato male si gjemim,
Qe, duke shpetuar resh,
Ere ngre e dredhuri :
E te urtet na u ngritne,
Turpin lane ata me gjak,
Zulma e mire prape u ngrit.
Thuaju t`rinjvet, o i ditshem,
Se faj`i te mirevet
Lahet nga bemat e ndershme;
Porsi guri i pacmuar,
Te larte ishin, te larte jane,
Kthyer ne udh`n e drites s`tyre
E prandaj mbi gjysherit ngrihen,
Porsi bora e Sharit tone
Mbi te uletat kodrina.
Mbreti heshti, i turbulluar
N`t` erret humbi, lene shprese,
Mendja te vdekja i shkoi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Gavril Dara (I riu) Empty
MesazhTitulli: Re: Gavril Dara (I riu)   Gavril Dara (I riu) Icon_minitime15/9/2010, 14:08

vazhdimi


III

Kenga e Henezes


Me notine e puhizes
Nje zeth erdhi aso nate,
I helmuar, i pakuptuar
Si psher`tima e vajzes se re,
Kur i fryn malli i pare
Gjine e njom` e ajo s`e di.
I bekuar ti me qofsh,
Zot i kengeve te bukura,
I larti vllastar i Petes!
Zerin tend s`e ka njeri…
Kur do Niku, derdhen lote,
Kur te doje,ndizet vrulli.
Pa u ndier, te magjepsur
Vam`tek kenga na terhoqi.
Ulur ish ai mbi gur,
Mbi gurin e perroit-o.
Dhe nje rreze henetare,
Qe ndriqonte permes resh,
I peshtillte t`verdhet floke
Me kurorezen e qiellit.
Dukej enderrza e mire,
Kur nga lulja n`lule shkon
E shket lehtas mbi tallazet
Dhe me eren bashk`kendon;
Pastaj shkon e fluturon
Si nje yll,shpejt kalon.
Kenga e Nikut shkonte larg,
Larg-o tek e bukura,
E trishtuar, per te qare;
„ Ec, o Henez, vrapo
Ne t`pafundmen kaltersi!
Ketu s`esht` liqen` i argjendte
Dhe as deti si pasqyre,
Ku t`i shihesh e stolisesh,
Kur i dashuri i ndezur
Te qafon ne shtat`n e thelle;
Ketu sheh shkembenje e lisa,
Koha shkon e ai te pret
Udha jote eshte e gjate;
Ec , vrapo , o bij` e bardhe!
Pse qendron?C`droje ke?
Mos vall` rete e zeza sterre
Te nderliksen neper kembe
E ti trembesh mos, e shuar
Rrymes s`krahevet te ftohte,
Mbetet nata si nje e ve?
Zemra jote e`dro,si imja,
Drite e hijshme e pa hare
Brymen e syvet e derdh,
E strukur me ndonje hije?
Dhe n`ato shtepi te ndritshme
Arrika kjo zi e shkrete?
Ti po qesh?...Henez, kthehu,
Me degjo nga qerrja jote!
Kur i lumi sy te bjere
Permbi krojet e mermerta
Dhe te t`mberrije era e lulevet,
Mos me ik, o zonje e nates,
Po m`ia derdh te buten drite!
Atje para do te shohesh
Bijen kryelart` t`Kaurit,
Zog`n e Lales gershetprishur
Me gji t`bardhe si tallazi
Dhe me sy te vrare helmit.
I largohet gazit, diellit,
Naten vetem lart ne shpat
Qan me sy e bisedon.
E si soset drita jote
Atje tej-o larg ne det,
Te percjell me psheretimat
E pastaj ne shtrat te mbyll.
Diten vetem filli bredh
Neper kullat mbetur shkrete,
Pa longare dhe pa fyell.
Qe menat`zene e kercejne
Qente e saj hundefryre,
Veshengritur… Porse hesht
Gropa e Dhelpres, se ne gjah
Me e bukura nuk shihet
Duke ndjekur pas kaprojte.
Drenjte vene edhe bredhin
Neper t`kopshteve driza,
Lulet vyshken pa kujdes.
Asaj mendja i shkon larg,
Pse atje asnje gjahtar
Nuk i hyn fare ne sy.
Jashte shpellavet te motit
Nxorri kryet dit` e premtuar,
Pra ne zbrazesi u zhduk;
E peshtjelle eres s`luftravet
Ora e pritur po menon!
Ec, o Henez, vrapo,
Dhe me rrezet e qafo,
Se mos nateza te soset.“
Ai heshti, Dara i foli
Me nje fjalez shum `te urte:
„ Era kallezit perkul
Edhe korresit perkedhel;
E ti , i biri i Lisanes,
Gezon natezen me kenge.
Ty t`zien zemra dhe t`fryhet
Si bule uji te kulluar;
Ti per kordhe ne ushtri
Dhe per kenge je i shquar!
Po pergjigjmu ,djale i petes,
Malli yt s`ka ren`ne pleh?
Hijeshite e vajzes s`huaj
A nuk jane helm, qe mbyt?
Kauret na u permbysen
Me gjith`kullat e te parevet
Dhe i mbuloi nje gjume i gjate
Ne nje nate pa mbarim.
Gjaku i tyre u turbullua
Si perroi larg nga kroi,
Si re e zeze pa shkreptime.
Ajo vajze leu mes lulesh
Dhe mes lajkash eshte rritur.
Qe te qelburit i benin.
Fara jote si te shkoje,
Si te shkoje e te shkelqeje
Ne ate gjak-o te trazuar?
Cipa e nderit i mbeshtjell
Grate tona me nder rritur;
S`kerkojn` fushezat me lule
As flladin e holl` s `e duan,
Por vec dimrit i gezohen,
Tmerri i pyjeve u pelqen
Edhe deti qe gjemon;
Per ato jan`dasem luftrat,
Prandaj syresh lindin trima.
Dushku i Petes, ketu kthehu
E nga rrenja e dheut tend
Mblidh burbuqe e trendafila;
Gjetke s`gjen ende te mire.
Pse te zu ty zekthi i huaj?
Ndersa bota erresohet,
Harro kezen…ja, t`vret syte
Zbardhellimi i shpatavet!“
Iu gjegj Niku buzeqeshur
E i tha: „ Ne lufte shpesh
Vajtur kam e shume here
Thembrat t`ikurve u kam shkelur;
Dita gjithe djerse e nderit
Perher` me shkelqeu mbi ushte,
Vec levdimeve u jam ruajtur;
Te ky gji kumbon nje ze,
Nje ze i fort`, vec une e ndjej.
Do me shkoje?Dhe, kur ngrire
Prehet kordha, faj do quhen
Te kethjelltat mendime?
Po ta them : Un`dua nje vajze,
Dua nje vajz` te mir`, te ndershme,
Qe esht` flake e nuk me shuan;
Ja, degjo si me ka ndezur.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Gavril Dara (I riu) Empty
MesazhTitulli: Re: Gavril Dara (I riu)   Gavril Dara (I riu) Icon_minitime15/9/2010, 14:09

Vazhdimi nga "Kenga e Sprasme e Bales"


IV


Vajza e Lales


Mblodhi krahet` e pushoi
Mbi te mundurit shqiponja;
Varur murit ishin kordhat
Dhe mburojat era i tundte.
Un`djalosh ende i panjohur,
I merzitur ndane vatres,
Fjal`t e trimave degjoja.
Nje menate,nder te tjera
Vura udhen per nen kembe
Per te gjetur zulme e varr.
Nje menate nder te tjera,
Diellin pash` te gjashten dite,
Qe nga deti po u falesh
Malevet te Lales-o,
Duke u skuqur majat-o.
Udha futej neper gryka,
Neper brinja,neper gerxhe
Dhe un`shkoja duke shkelur
Gjeth`t e fishkura se ftohti.
I tronditur nje kapruall
Ngrinte kryet mbi fierishte
Dhe kercente shkemb me shkemb.
Atehere qe nga prapa,
Me cenoi nje tringellime,
Tringellime hekuri.
Une u ktheva t`i vervitesha,
O ta pritja…Aty u duk
Bisht`i k@rkallit te Arbrit
E te njoha, o Pal Golemi,
Golemi i vogelthi,
Gojefryre,gjoksceliku.
Dhe ky trim vinte per nder,
E me mua u poq,
Shkuam bashke me me guxim.
Si arritem permbi cukat,
U hap udha neper lisat,
Atje tek perrenjte ujisin
Ato luleza te huaja.
Atje ulur pam`burbuqen,
Burbuqen e Lales-o
Me vajzat e saj te gjitha.
Si na pa u qas e u skuq
E na tha: „Pse t`armatosur
Vini ju te Luleja?
Zbardhellim` i atyre kordhave
Me mir`se sa midis vajzash
Do shkelqente balle armikut…
Ketu nuk gjeni gezim,
Vetem jemi ne,se burrat
Vane tek qeni mizor
Na shkel eshtrat e prindervet…
Po kjo tryeze s`eshte shtruar
Per te huajt e per miqte?
Ejani, hyni!Mire se vjen
Kush na vjen-o ne shtepi!“
Iu pergjegja: „AS nder lule
As mes vajzash, zonje e bukur,
S`bardhellon kordha e Arbrit;
Edhe gjetke do shkelqeje…
As ketu per te ngren`s`jemi.
Sapo dita te agoje,
Nga vete plaget ne perleshje
Do na njohin lalejotet,
Do na njohe qeneria”.
U err nata.Syte e mi
Seq u ngulen mbi ate vajze,
Gjiri im u ngrit si vale
E trazuar n`breg te detit.
T`nesermen drita e pare
Ne na gjet-o ne ushtri;
Te pabeset na i shtrine
Perball`diellit mburojat,
Njeqind bisha e pashallare.
Iu versulen si dy dema,
Do i shkelem, do na iken,
Zulma jone u ngrit lart,
Ne dy t`huajt neper vallet,
Nder kangjellat qem`kenduar.
Une i ndjeva psheretimat
Une deshirat ia kuptova
Permbi faqet e nder syte.
Iu pergjegj dashuris`sime
Vajza e Lales, me buzqeshi,
Si gezon ylli i veres
Qiell e re me drit`n e bardhe…
M`u hap zemra e m`u ngroh gjaku.
Guna e nates mbuloi
Shtepit`e darken e Kaurit;
Ran`borite edhe fyejt,
Gazi e gotat u perzien
Zoti i vrenjtur kishte prane
Syte e kaltert te se bijes;
E mbi faqezat si shtalpe
Dukej zemra e saj e bute,
me nje hije dhe hare,
Qe gjith`trupin ma mbuloi.
Por Kauri, ndonse qeshte,
Ish si re me shkrepetime,
Qe vret njerzit pa gjemim.
I shpetoi mendimi i keq
Si nje thike e dale myllit;
N`ball t`tryezes u ul Frika.
Une u ngrita dhe i thashe:
“ Emri yt mjegullat hapte,
I tmerrshem mbi fushat qofte,
Dhe mbi bretkosat e lucavet
Lart si qifti fluturofte!
Ty te rriten dele e lope,
Zot i shpatevet te zes…
Oh, mos ardhte kurr`nje kohe,
Qe t`perpij` kullat e Lales
Thesar, pirgje, fare e emer,
ashtu si terheq perroi
Xunkthe e barishte rrezes,
Kur t`zbardhet ai balle,
Asnje birth-o faqemolle
Ardhur te te perpije,
S`do te lajkatoj`mbi gjunj,
E keputur do t`bjere ushta
Pa nje dor`, qe ta rrembeje.
As flamuri yt ne lufte
Dhe as varri s`do te njihet!
Perse nuk te mbiu nje lis?
Ne hijen e deges sate
Vec burbuqeza t`u lind
Te rris`trima e jo peme…
Ajo digjet e vetmuar
Si kandili ne nje shpelle
E t`kthjellon e te gezon
Si levdatat nje ushtar,
Qe midis flamujvet vdes.
Por te thahet mos e ler
E te zhduket si nje yll,
Qe asnje gjurme s`le ne qiell!...
Ti brazdat e kordhes sime
M`i pe mire e gjaku i Petes
Eshte`si ari i kulluar…“
Pali i nxehur thirri: c`eshte, Peta,
Ajo kordhez dhe levdimet
Para meje, i mjeri djale?
Gjetk`levdoje gjakun tend,
Jo tek une qe i pari
Ate kordheze ta ngjesha!
Prind`t e mi me mbreter venin;
E ti,zot i dy zallishteve
A nuk strukesh ne nje shpelle?
Te marrt`djalli…Konez e Lales
Me gjith`lulet me perket;
Po e deshe, ty kjo kordhe
Mall e krye do t`i qethe!`
Pa mbaruar, un`kerceva,
Hoqa kordhen…Por Kauri
Na qortoi me t`madhe grahme
E na mbajti: „Posht ne truall
Vrull e kordha, te verbuar!
Ndryshe, mes gezimit bie
Bubullima e gjaku derdhur
Do t`me laj` tryeze e darke…
Te medha perpjekja e shpresa
Jan`! Por ju me doni kecen
Driten e vetme te plakut,
Qe mbreter e perandore
S`e veshtruan, jo , pa droje?
O ju, trima fisi t`shquar,
Lermeni qe te zgjedh njerin
Kesaj nate keshillplote,
Une i sprasmi i fares sone
Ate e pafsha te gjelberuar
Mes dy krojezish te rinj
E me lule tufa-tufa!
Dhe tashti gjumi ju shplodhte.
Neser,pra,do t`duket kujt
Do t`i perkase nderi i Lales`.
Kur po fliste, ai u vrenjt,
Syte iu mbyten gjith`ne gjak;
Gazi u sos e drita u shua.
„C`do te jete?...Pse me mjaltin
Ish perziere dhe farmaku?
“C`qe ai hidhrim e vrer?
Por mendoj?...A nuk kam turp?
Ardhte pisa,do pushoj!“
Me zu gjumi si n`shtepi
Me nje enderrez te bardhe,
Qe ma solli zulma e malli,
Ishte mbase mesi i nates,
Kur nder qerpiket e rende
Nje drit`befas me goditi
Si nje yllth nepermes resh.
Floket shpleksur permbi zverk,
Me nje shqep te holl`pshtjelle
Si ajo mjegulla e holle,
Qe vertitet permbi bore,
Plot ndricim e hijeshi,
Porsi Mireza e henes,
Qe ve rrezet per kurore,
Ja, keshtu m`u duk e bukura!
I magjepsur, ne gjunj ngritur,
E vereja, ajo me foli :
„Eja, ngrehu, bir i gjumit,
Guximtar por i pamend!
A s`e sheh ate kufome,
Qe i shtrin krahet nga rete
E ulurin ne zbrazesire,
Prej Kaurit te kerkon?
Kordhen me kot e rremben,
Se keta ushtar`makute
Me do shkluheza t`padukshme
Te luftojne ne te fshehte.
Dhe pa nder do te te vrasin,
Kur zotit te zemeruar
Ne te kuqt t`i ngjyhet shpirti…
Shoku yt liruar eshte…
Eja, hesht!...Nga dhembshuria
Fajin tend un`re s`ta vura.
Shkoi perpara dhe cdo dere
Me nje fjaleze i hapej.
Se te gjith` rojet e nates
Ktheheshin, porsa e shihnin…
…………………………..
Dolem jasht`yjt m`u zbuluan.
Floket era m`i pershkoi,
Un`si miq i pershendeta.
Faqekuqe si nje nuse
Hen`za larg-o perendoi
E ne ninezen e vajzes
Me nje rreze sec shkelqeu.
Fjala i mbytej mu ne gryke
E perpir`brenda ne gji.
Vecse hoq nje psheretime,
Nje psheretime e nje renkim:
„Edhe ti, o rruaza e nates,
ne kete ore te shkrete
me le vetem ne mjerim?
Perenduar drita jote,
Erret qielli , nxihet bota,
Si vjen zia pas harese.
Por ti kthehesh prap`nder sheshet,
Edhe drita jote e dhemshur
Keta lot`do t`i ndris prape.
Udhetari i pandijshem
Si erdh, iken e me s`kthehet
Pa menduar se ku shkon,
Se c`u shua, c`u plagos
Dhe gjak kish ne ate pleh,
Qe me kembe e ka shkelur!
Ec pa droje, o i huaj,
Gjersa nata te mbulon,
Shko dhe rrofsh shume e i lumtur,
I levduar qofsh ne bote,
I shkelqyer qofsh ne gjak…!
Ne te ardhte ndonjehere
Ndonje dite te helmuar,
Kete or`mos e harrofsh
Edhe Maren e kujtofsh!
Kur i gezuar ne shtepi
Dhe me shoqezen ne gji,
Duke par`kete kandil
Posht te deti me te shuar,
Per te then`me vete ke :
-„Ashtu Hena perendoi
Dhe tek lulja nata u sos,
Kur nje vajze me shpetoi…
Ish e vetme , e pikelluar.
E m`u fal mbytur ne lote;
Tashti mbase eshte kalbur
Si nje pemeze me krimba!“
K`shtu do thuash duke qare
Kryezezen, qe u dogj
Si nje ure nen hi…
Tha e u zdrodh.Une iu gjegja:
Ndonese me zemer te thyer,
Me degjo, e bardha vajze!
Per sa mote te jem gjalle,
Ti gjithmon`do m`jesh urate;
Dielli boten zbukuron
E ti jeten me gezon,
Se te dua per ne zi,
Se te dua per hare.
Dhe kur dora edhe vrulli
Te me paken ne koh`droje,
Nga gezimi i drites sate
Fryme e jet` do te me buroje!
Ti do ta rritesh nderin tim,
Nderin tim e nderin tend
Permbi vdekjen dhe mbi kohen!
Por mba mend: Mos e ndryshuar
Zemra jote fluturon
Afer shtreterve mizore
Nder mbreter e perandore.
Ti besnik ti qendrosh
Beses sime te panjolle.
Pa shkuar i treti vit,
I magjepsur drites sime,
Ati yt do na bekoje;
Po s`u ktheva t`tretin vit,
T`tretin vit, te taksurin,
Dheu, vajz` do me ket` ngrene!
Si m`degjoi u frymezimit,
Shtriu dor`n e nata e mblodhi.
Keq i zhytur nder dy helme,
Zulma m`mundi, shpejt u ktheva
Tek ish Jankua i ndritur,
Krahehekur dhe i tmerrshem.
Emr` i tij ishte gjemim,
Gjemim malesh permbi qente;
Ai me njohu dhe i pelqeu
Zbardhellimi i kesaj kordhe,
Kur ne Nish e Tullovaz
Dhe te fushat e Vazait
Prisja krere si gjembace.
Tashti zerit te atdheut
Iu pergjegja e k`tu luftoj.
Sa shpalosur ne er` mbi kodrat
Te valoj flamuri i Arbrit,
Gjersa n`vesht` e mi te mbrrije
Hingellima e kuajve te huaj,
Ti, o pris i mocem luftrash,
K`tu t`vendosur do me gjesh;
Se, ta them, kjo flaka ime
Lart u ndez e lart u ngrit,
E panjohur nga t`paturpet.
Por, kur kengeza e kthjellet
Sheshe e male do gezoje
Dhe ushtari duke u prehur
Pun`t e shkuara do kujtoje,
Un`do kthehem tek me pret…
“Me kot prźt per jeten time,
(Thirri Pali e naten grisi)
Ushtar vallesh e kangjellash,
Mburracak e endacak!
K`tu s`te len as fjal`za e embel,
As dhe floket e lemuar,
Vetem kordha t`vlen ketu
Qe t`mos vritesh nga kjo dore
Ti, ushtarth ballukedredhur!“
Hoqen kordhat dhe kercyen
E u perleshen menjehere
E bene hekurat cope
Dhe celiku u be shkendija;
Dhe, ja, vdekja nder vellezer
Mbi dy maja seq renkonte…
Por c`far ngjau?Kush i prapsi,
T`dehur vrerit, t`ndezur gjakut?
Pse ato vet`lla t`egersuara
Shpejt u ulen gjithe turp?
Mbreti u duk e i vrejti
Dhe, pa fol`, ku desh, i pru.
Ata ecnin si qen t`rrahur,
Perzen`shkopit te bariut
Bishat hequr perdhe zvarre!
Tjeret vane aty-ketu.
Nata u qet e shuajti uret.
………………………….
………………………….
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Gavril Dara (I riu) Empty
MesazhTitulli: Re: Gavril Dara (I riu)   Gavril Dara (I riu) Icon_minitime15/9/2010, 14:10

Vazhdimi


PJESA E DYTE


I

PLAKU


Hoqi mjegulla me nxit
Stoline pre eres grisur.
Zeri i shpellavet renkonte
Larg prej shpatavet te Bores.
Ate mbremje pa nje yll,
Si desh mbreti, une veja
Vetem, heshtur, me hap t`gjate
Duke zgjuar rojet e nates.
Ata ndjene e koder m` koder
Zoga e zeshket fershelleu.
O qete andej u ktheva
Drejt Vajkalit te shkretuar,
Ku shkembenj te rrokullisur
Udh`n armiqvet u gatitnin,
Po te vinin n`befasi.
Atje mbi maje u mbeshteta;
Posht kembevet perroi
Ne hon derdhej me furi
E permbi kryet nderliksur
Kisha re me dredhuri,
………………………..
Pastaj qielli u kthjellua,
Porse ulet-o renkonte
Era e vidhave e perroi
Mendt` e mia ne erresire
Ishin zbjerr` si rreze hene,
Kur nga avulli e lagur
Vete e ne hije shuhet.
Une veten e qortoja,
Se po m`shkonin dite e mote
Pa u vene re ne bote
Dhe ne lufte pa u shquar.
Kenga e vajzavet harron
Djaln` e mbetur duarkryq,
Vallja kthehet dhe e qesh…
Puna e nates vec i mbetet
Qe te zihet pra me hijet,
I panjohur dhe pa nder!
Keshtu me vete mendoja,
Kur nje krisme me permendi…
- Do jete era n`to dushqe
A lugati endacak ?
Por ketu s`qaset… as ujku,
Qe i nginjur diku struket,
As dhe dreri frikacak,
Qe kercen i shqetesuar…
Ketu n` t`erret mos jan` futur
Pararojet e armiqvet,
Qe diten gjithnje kan`frike?
Jo,jo kurr`per ushten time
N`t`erret Arbri s`do te bjere,
Se dhe copetuar,shtypur,
Me drit`boten do ta mbuloje!
……………………………
Kapa ushten edhe zbrita
Udhes s`shtrember gjer ne grope
Dhe te krekeza e krrusur,
Ndala, prita e vura vesh;
Vura vesh dhe nje te ecur
Ndjeva e pashe nje si hije
Fort te frikshme dhe te madhe,
sa dhe udha nuk e nxinte.
Kishte kryet gjer te rete,
Kishte lumin-o nder kembe
E gjith` grykat erresoi
Ne te zi si re mbi shkemb.
Un` s`u tremba, u turbullova,
Gjaku gjithe m`u trazua,
Edhe nata m`u rendua…
Mundur turpit, un` kerceva
Dhe drejt udhes sec qellova.
Guri i qelluar kerciti,
Nxori xixa e qielli feksi,
Kur ne truall i zvarrisur
Sec m`u trua nje plakarush:
„ O ushtar i eger i nates,
Qe vervitesh i papare
Mbi udhtarin e vetmuar,
Mbaje kordhen edhe fale
Kete robin tend te mocem!
Moti i rende me perkuli
Kurriz,shpatulla e krahe,
M`u hap varri n`veten time
E pa nder ti do t` me vrisje…
Si armik as t`mos me kesh,
Se ne trut` e mi esht` mbyllur
Fjala e thelle e mbreterise;
Se do here kral e mbret
Qasur jan` Harunit t`mjere
Si luani i shpatevet t`mi
Pas i shkon dinakes dhelper.
Nate e thelle eshte` koha e shkuar,
Ku pershkon vec pleqeria;
Vetem plaku nga nje here
Nxjerr qe andej nje drit` te holle,
Qe mbi ret` e pakuptueshme
Te se nesermes e kthen.
Atje larg, atje perposh
Nje e madhe zhurme u ndie,
Iken bishat shpejt nga tmerri
E, cliruar bubullimes,
Fryu era gjere e gjate.
Por ti mua shpjem` te mbreti.
Se ka veshe erresira
E me mire fjala truhet
Brenda nje nje tend` te mbyllur
Se ne fushen genjeshtare.“
Keshtu foli e shpejt u ngrit
Si njeri, q`e di se c`sjell
E drejt udhen me deftoi.
Ca i zbutur ga dyshimi,
Ca i prekur dhembshurie,
Ca i habitur nga ato fjale,
Para mbretit une u ndodha.
Rrinte mbledhur bujaria
Ne nje tend` te larte, te gjere;
Ku po matej mencuria,
Punet, rreziku e droja e luftes.
Ishte Gropa e Strezi i vreret
E me ta bujari i Sulit.
Shpata trim e i njohur kenges
Se asaj vajzes mbretereshe,
Qe perdhune ia rrembyen
E ai dhunen lau me gjak.
Mbi kordh`Manezi mbeshtetej,
Burre punesh e jo fjalesh.
Mbi lekuren e nje ariu
Rrinte Lleshi flokeziu
Me Muzakun krahe tij
E me trim`n e Angjelines.
Kuqi,Berrezi e Perlati,
Zoti i madh i Zendes s`Madhe,
Me ta ne kemb`bisedonin.
Dhe Arianit keshillmiri
Afer mbretit permbi fron
Fjal` me mend nga goja nxirrte,
Drite e mbare ne erresire.
Hahet vrerit : po ta v`resh,
I ngjan shkembit t`bumbullisur
Lindur n`shpres` te mbreterise,
N`shpres` te verber u verbua
E u hodh ne udh` te shtrember.
Po arriti dita e keqe,
Qe e pleksi me te huajin
Dhe lavdi e nder ia hoq.
Por kush eshte ai zot i madh
Ballelarte, qe me shpatulla
Ngrihet siper bujarise
Si maj`shkembi permbi kodra?
Nen leshnikn` e tij te kuq
I shkelqen parzmorja e arte…
Eshte trimi Vrana-Kont,
Vranai zemer e krah lisi.
Me nje fjal` te tij ia nisin
Njeqind fise kenges s`luftes,
Njeqind flamuj shpalos era,
Njemij`kordha dalin myllit.
C`po i lemonte lesht` langoit
Mireshpia pa kujdes,
Se ne syt` i gjelbronin
Kodrat e Janines s`tij.
Rine, liqeni t`shtrihet para
Shesh i kalter e i kthjellet;
Edhe valeza e rrahur,
Qe te shprishet neper kembe,
S`eshte e bardh`sa gjiri yt,
Qe ngre t`linjten e qendisur,
Qe i ngjan se holles mjegull
Nder dy kodrina me bore.
Gjirit t`frytur psheretimash
Te shpetojne, o Rin`, renkimet;
Era i merr e ia sjell zotit,
Zotit tend qe i kupton;
E syte e njomur me lote
Fsheh me dore, kot i fsheh!
Por c`po them e c`kujtoj?
Trimat e Arbrit te gjithe
Keshill` benin aso nate,
Kur nder ta i huaji u fut.
Ne fillim ai me habi
Rreth verejti ata burra
E i magjepsur uli syte;
Pastaj ,duart kryq ne gji,
U pergjunj nder kemb` te mbretit,
„Mbret i trimavet, i tha,
Tek shkon ti, atje shkon tmerri,
Ku ti vete, behen pluhur
Hordhite e armikut tend.
…………………………
Flokt` n`u ngriten porsi driza
E, i ndezur fjales s`rende,
Mire u vesha e u mbatha,
Pra u nisa udhes s`helmit.
Shume qava, shum` durova,
Gjersa nje ditez e zeze
Mbi Mokreun sec me gjet…“
- E po c`gjete?( i tha mbreti
Buzagaz e plot shperfillje)
Folna pak e folna drejt!
A e pe tradhtar`n e poshter?
Ballabani ku kullot,
Kryekusari nder kusare?
Sa jan`gjithe?C`qellim kane?
Ruaju s`rremes, t`mos kujtoj
Se ke ardhur te me rresh!-
Duke u dridhur si purteka,
Pak pa folur si qendroi,
Plaku i zverdhur iu pergjegj:
Pertej malevet nje fushe
E ngusht` shtrihet, lumi e ndan,
An`t e thella ura i lidh :
Afer ures nje kodrine
Nder murriza e gjineshtra,
Kulpra, ferra e kulumri
Tremij` shkluheza sec fsheh.
Prapa kodres, ne nje fushe
Jan` livadhet gjith` mbuluar,
Kuajt jane si milingona;
Cdo murgjar ka nje kalores.
Keshtu i veshur un` pa droje
Gjith` ushtrin` sa desha e pashe,
Cdo grup rri tashti ne pritje;
Vera e fshatravet te djegur
Deh luftare e pashallare…
…………………………..
…………………………….
Gra te njoma, jo ushtare,
Pash` me shum` longar` se shpata.
Shpata e shenjte e Erthogrulit
Ngjeshet keq e keq shkelqen;
Edhe kur ngjyhet ne gjak,
Gjak te tredhurish ky eshte
Ose sklleverish te trembur,
Qe te zon` kan` zemruar.
Mbi qilimat e Musolit
Shtrire praptas m`u deftue;
Nje zinxhirth-o gjithe i arte
C`i nderliksej mu ne qafe;
Fustanella e mendafshte
Dhe e holl` mbi gju i binte
Si nje vashe per martese.
N`tende ai kishte cdo gje,
Qe nje grua do te donte:
Vello t`gjata, keza e breza
Edhe fusta te qendisura,
Asnje shpate, asnje ushte!
Ne sy gjithnje e veshtronin
Sherbetorkat-o cerkeze
Nese kenga e kenaqte,
Ane vallja i pelqente
A freskim ne vap`kerkonte
Pem` te shtrydhura me bore…“
Ketu prape e qortoi Mbreti:
-Folna pak e folna drejt!
Thuaj c`pe, para se u nise.
„Nente dit` para se u nisa,
Nje mengjes ia hipi kalit
E me te dymij`kalores!...
-Fol`, ku vajti e nga shkoi?-
„Njeri i mbyllur esht` si varri,
Se cfar` ben, nuk e kallzon,
Porse nje natez me pare
Erdh e shkruara e Dovletit
Dhe me enderren e nates
C`me ish fshehur, m`u kallzua.
Permes malesh te Morese
Esht` i pasur Kauri i Lales,
Ballabani shkoi e tha:
“M`jep hardhine, te bardhen-o,
Qe ne kopshtin tend te mbiu,
Pac pra kryet edhe pronen“
“Kur do kthehet?Ne ushtri
Do ta sjell vajzen?Pa pergjigju!”
“Lart nga ledhet e Beratit
U ndje thirrma e Seb-Aliut;
Erdh balozi i zotit t`madh
Shtepi e rruge gjith`pastrohen,
Hidhe lule dhe kurora…“
Plaku heshti e u percuall.
Mbreti kthyer Pal Golemit:
„Te qoft` truar ty .- i tha-
Mos te t`iki , mos te flase,
Mos te shoh asnjeri!
Shko!Edhe me nder ta ruash!“
Pali dolli me pahir,
Pse ne zemer sec e shpoi
Emri i Lales dhe i Kaurit,
Ndersa Niku, trimi i Petes,
E la pragun, tek po rrinte
E mes trimavet u fut:
„Mua, mua Zot` i larte,
Me perket ai qen pa bese,
Se nder livadhet e Petes
Qe ndyresi e neme e dem;
Nem` pra, leje qe ta shkel
Per te zhdukur kalbesiren,
Qe na biu ne Arberi…“
-Kalbesire-qeshi mbreti-
Kalbesir` mbi qenerine!
Arberia e kthjellt` si dielli
Qelbesiren e perze!
Per ty , trim e bir i trimit,
Fol`, vec ai qen pa bese
Zjarrin e zemres ta ndezi?
Tjeter gje s`e pervelon?
Por u befte si do ti!
Mblidhi trimat,shko fito
Edhe vashen e liro!
Por kujto k`to porosi:
Ata thyer si ti kesh,
Ruaju , trim, guximit tend,
Se mos me gjakun e te nxehur
E ne lufte i verbuar
Bie papritur ne kurth!
Ndiqe armikun e there
Gjer atje ku shtrihet fusha,
Por, sa te arrish te kodra,
Ku i rrezikshem vau hapet,
Ktheu prapa e thirr shoket,
Se atje trimi i ngjan te ligut
Dhe i shkon kot trimeria.
Niku taksi nje premtim,
Qe u zhduk ne fat`n e keq.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Gavril Dara (I riu) Empty
MesazhTitulli: Re: Gavril Dara (I riu)   Gavril Dara (I riu) Icon_minitime15/9/2010, 14:10

Vazhdimi

PJESA E TRETE


I

Humbja e Kusarit


Lehte e lehte dhe te heshtur,
Ndersa dita s`kishte feksur
Neper gryka e neper shpate,
Neper gerxhe dhe gremina
Bridhte Niku me gjith` shoke.
Udhetarit, qe i takoi
Naten, i shkrete e i vetem,
Hije te mallkuara i dukeshin,
Jetes dhe varresh perzene;
………………………….
E si lindjes zbardhelloi
Vet`lla e dites plot me re,
Ata zbriten posht` nga cukat,
Shkembe me shkemb duke kercyer;
E te humbja e Kusarit,
Ku me e eger, me e grryer
Ngushton udhen mbi perruan,
Prapa drizash, prapa lisash,
Pa u ndjere sec u struken.
Ashtu ujqt e uritur,
Kur prej delesh ndiejne ere,
Hundengritur, tutje-t`hu
Ven, qendrojne e mbajne vesh;
Pra me bark duke u zvarrisur,
Sy e gryk` te zgurdulluar,
Presin shqerrat n`befasi.
Niku i vetem mbi nje shkemb
Si nje qift-o sqepcelik
Rri i patundur e pa fryme
E mengjesi qe i fryn
Qe nga pas qafes i ftohte,
Permbi supe i shperndan
Tufe-tuf` te artet floke;
Edhe dielli , qe i derdh
Rrezet e i ben kurore,
As e ngroh, as e permend;
Vetem gjiri sec i fryhet,
Vetem balli i nderrohet
Si qielli kur nderron rete;
Here e her` shkelqen e qesh,
Here e her i vrehet syri;
S`luan kemba e do te hidhet,
Doren mban, po i bie mbi kordhe.
-Bre!Do jet` mjegull` e lumit
Ajo qe leviz mbi fushe;
Tmerr e dem i korresvet?
Apo rremben era e malit
Pluhur udhes e lemishte?
-Jo, se lumi po shkelqen,
Era e malit u qetua
-Dhe nuk tundet asnje gjethe…
-Vall` c`do jete ai zbardhellim
Andej posht`, qe te merr syte?
Mos jan` shkreptimat e vapes
A e liqenit esht` pasqyra?
-Jo, jan` shapkeza celiku
Edhe k@rkalle te arta
E mburoja te argjendta
Me parzmore te florinjta;
Jane trima, jane ushtare,
Kan` guximin mu ne balle.
Kapardiset mbi murgjarin
Ballabani e duket div;
I shpeton tmerri nga syte,
I ngjyen shpaten gjaku i skllavit,
Edhe vdekja i rri ne dore,
Si mohoi Arberine
Tek i erreti Drakul,
Nga te paret qe Baderi,
I levduar ne lufte
E i pelqyer ne keshilla.
Pra, prej Vlladit i pandehur
Qe dhunuar e burgosur;
Cau hekurat, qe e lidhnin,
Iku dhe vajti tek qente
Nderroi vend e shoke e bese
Kraheforti e zemerguri,
Ish i zgjuar ne te folur,
Pra nder qente u nderua.
Qeni mbret e pa, e pelqeu,
Lart e ngriti nder bujare,
Tashti qe erdhi ne Vajkal,
Zoti i Madh i shkroi e i tha
“Shko tej mjegulla e Lales
Mbulon yllethin e bardhe,
Yll`n e bardhe, qe do jete
Drite e gaz ne k`to saraje.
E Kaurit te m`i thuash :
-Mbreti i mbretevet te thote:
M`jep hardhine, te bardhen-o,
Qe mbiu te kopshti yt,
Pac, pra, kryet edhe pronen.-
U pergjunj Baderi, u nis
E Kaurit i pru fjalen.
Qeni i dheut iu perul
E te bijezen ia dha.
Vajza qau, gjirin rrahu,
Shkuli floket e u vesh ne zi
Por, si e urte, qe me ish,
Helmin mbylli mu ne zemer
Dhe vec zoguthit iu trua,
Zoguthit te malit-o.




II

Kenga e Zogut


„Zog, o zogu kryezi,
Si ti e vetme jam dhe une;
Te shkretira ti vajton,
Ketu qaj un` nate e dite.
Ti gjithnje shokun kerkon,
Un`te dashurin e bora; (humba)
Jemi bashke ne mjerim.
Qofshim bashke ne shpetim!
Une e mjera e penguar
Nuk kam krah`, s`mund te shpetoj,
Ti me krahethit e eret
Rreh dhe malet edhe fushat,
Sa te kesh qejf e deshire.
Ah!Po gjete shokun tend
E gezim`n e zemres sate,
Shko edhe tek trimi im,
Tek ai trimi im i bukur,
T`i rrefesh helmet e mia,
Mallin tim-o te pasosur;
E t`i thuash:-“Nga ora e zeze,
Qe ti u zhduke ne erresire
Dhe pushoi dalngadale
Zhurma e lehte e kembes sate,
Ra mbi kopshtin e lules
Nema e keqe, u be shkretire;
Mbaroi gazi ne renkim,
Vrulli i vashes ne lengim.
Nata e ndjeu duke folur,
Henezes duke iu truar,
Henezes-o deshmitares
S`mallit, t`beses dhe t`se rremes;
Ne ate or` te paharruar,
Qe nga vdekja te shpetoi,
Edhe Hena e dhembshur-o
Ballin nga helmi c`e mbuloi
Me napen e mjegulles,
E gjith`brinjat u shurdhuan
Vajit e lemzes se saj.
Flokeprishur e pa dita,
pa kujdes e pa gezim
Dhe nga prindi te perbuzur
Dhe prej vajzave perqeshur;
Por ajo me bes` te thelle
Priti e priti t`parin vit,
Priti t`dytin dhe te tretin,
Vitin e tret` te taksur-o;
Pra, si shkoi i treti vit,
Priti prape e nuk u lodh.-
More i embel trimi im,
Mbase ren`ke nder te vdekur
Tek livadhi i pakujtuar
Dhe, prej dheut, i helmuar,
Mua te shkreten me harrove?
Por i vdekur ti nuk je,
Zemra ime thot` dhe e di,
Se, i vdekur po te ishe,
Tek un`do vije tashti
Me enderren e nates-o,
Mua te me zgjidhje besen,
Por nje natez une pashe,
Pashe Dreqezen kaluar
Mbi nje rreze henetare
Dheun tend sec me deftoi,
Dheun tend , te lumturin;
E ne mes te drites s`saj
Zbuloi nje pamje t`parrefyer,
Zbuloi nje dite flamurtare
E, mes flamujvet te nderit,
Un`t`u fala, o trim i trimavet!
Ne je gjalle, pse s`kthehesh
Te ky gji, qe llahtariset,
Te kjo zemerze e thyer?
Pse nuk vjen te me shpetosh?
Ja, se prindi edhe me shiti
Si nje qengjez te kasapi;
Ja, se qeni c`me verviti
E pahir po me terheq
Ku s`ka mall, as nder, as bese“.
O ti, zogu im i mire,
Do t`i shtosh e t`i kujtosh
Keto fjal`t e mia te fundit,
Por, shiko, mos t`i harrosh;
-“Mara, armiqsh e rrethuar,
Po shkon nder viset e tua,
Afer teje e ti s`e di!
Gjerisa era e vendit tend
Asaj faqet t`ia lemoje,
Dhe sa shpresa e ndihmes sate
Asaj zemerzen t`i ngjalle,
Po, do vije edhe do rroje.
Por, ne e lente ndihma jote
Edhe era e vendit tend,
Nderi i Mares, ti ta dish,
Bashk`me diellin perendon,
Se at`mall , qe s`pari e zuri,
Koha e vdekja s`e nderron;
Vetem kurmin e zvarrisur
Do ket`meje i shkreti qen,
Pse kjo thikez e fshehur,
Thikeza qe kam ne gji,
Do me ruaje nder e bese,
Do me jape edhe liri!“
Keshtu tha, zogu e degjoi,
Shkundi krahet e kendoi
Nje kengez me gaz e vaj,
Sa i gjithe mali kumboi;
Pastaj mori drejt nga era
E mbi rete perendoi.
Nderkaq, vajza, duke u nisur,
As s`u kthye te verente
Te emblat vende t`vajzerise:
Vec mbi varr`n e s`emes qau;
Qau e veten fort e rrahu.
Si nje delez midis ujqish,
Gjithe e strukur permbi shale,
E peshtjelle me nje shqep(cipe,nape e holle)
Dite e nate udhetoi,
Pershkoi malet me bore,
Shkeli dhe fushat me lule,
Gjersa erdhen nje mengjes
Tek livadhi, qe, sa shkonin,
Me ngushtohej, nga nje ane
Brinja e lart`, pa udhe, e eger
Dhe nga tjetra an`renkonte
Lumi i gjere, thell` e zi.
Si e pa Baderi vendin,
Vrejti rrotull dhe u vrenjt,
Mbajti kalin ,vuri vesh
E mbi shpaten syte i shtiu…
Asnje gjethez s`pipetinte
E nuk ndihej asnje fryme,
Asnje i gjalle edhe nuk dukej,
Vetem se mullenjeza,
Mullenj` e perroit-o,
Fshehur gardhevet, kendonte,
Ze i fillem i shkretires
Ne te thellen qetesi.
Pasi shoket iu afruan,
Te shtrenguar e krenare,
U kthjellua, u gezua;
E murgjarin duke shpuar
Vazhdoi prape udhes se drojtur…
Me vashezen gjithnje prane.
Nje cast a dy , jo me shume
Gjer te kendi i thell`, ku udha
Nder shkembenj shkon e humbet,
Krejt papritur ky murgjari
Hundefryre, veshengritur.
Duke u dridhur, zu e zbyth,
E kaloresi i habitur,
Duke nemur, u ra shporevet;
Po murgjari, qe u tremb,
Gjithnji zbythej, para s`shkonte.
Ne ate kohe zogu i malit
Neper gjith`shkembenjet` kendoi
E cdo gryke sec kumboi…
Degjoi vajza e iu perzie
Zemra, gjithe u gezua
E nga shaleza u hodh
Duke nxjerre nje renkim,
Nje renkim e nje ulurime.
Ulerimes, qe dha vasha,
nje ulerime e tmerrshme, e gjate,
Iu pergjegj nga gjith`shkembenjte;
Nga cdo shkemb nje ushtar doli.
Ball` per balle me Baderin,
I mbeshtetur mbi nje trung,
Syte ndezur, ballin vrenjtur,
Si re e zeze plot shkreptime,
Si nje div u duk Nik Peta
E me zen` si bubullime :
-„Pse m`u zverdhe, qen i dheut?
Jeten tende dhe te shokevet
E kam un` tashti ne dore;
Sa te jap une nje shenje,
Dheu gjithe iu perpin…
Por un`nderin po kerkoj,
S`dua gjak`n e qenerise;
Hajt, hidh shpaten e mburojen,
lerme vajzen, pastaj ik`…
Si e degjoi, tufe-tufe
Mjekren e shkuli Baderi,
Si i cmendur hante veten,
Pastaj thirri: “Ketu ejani,
Ketu ejani , o vellezer,
Therni gruan e nderroni
Jet`per jete e gjak per gjak!“
Njezet trima, aq` sa nxinte
Vendi i ngushte, iu versulen…
Vajza trime , qe e kuptoi,
Shpejt e lehte si sorkadhe
Mbi nje shkemb sec me kerceu
Dhe qe andejza thiken hequr,
Thikezen e gjirit-o
E kanosur iu kthye,
Hundehapur,syshkreptime,
Buzefryre, faqendezur,
Me gershetat shprishur-o,
Me fustanin marre eres
E me thikezen ne grusht.
………………………..
Qente e pane e qendruan,
te verbuar bukurise,
Shpatat ngritur, pa levizur
Si statuja te mermerta.
Si qendruan pak keshtu
Duke vrejtur te magjepsur,
nje m`i eger, m`i guximshem
Zgjati krahun mbi ate…
Aty zogu sec kendoi
Nje keng` shum` te mallengjyer,
Sa qe gjith` malet u drodhen
E nje krisme e rende u ndie;
Ne ate krism` te njezet qente
Rane praptas permbi truall,
Njezet shigjetash goditur.
Por te parevet, qe rane,
Dyzet trima u zun` vendin;
E te gjithe u rrokullisen,
Guret duke i kafshuar,
Ne nje luce gjaku t`zi.
Kur te tjeret, qe ishin prapa,
Pane shoket copetuar
Edhe vdekjen krahezeze,
Qe mbi koke u fluturonte,
Krejt te ngrire e te trembur,
Zun` te dridhen e u kthyen,
Buzagaz duke u tallur,
Ia deftoi Niku Baderit :
-„Derezi, shiko, shiko
Si nxitojn` burrat e tu,
Vetem vajzes perzene
Dhe nje gozhde ,qe shkelqen!
Hajt, hidh shpaten e mburojen,
Dhe me ta kthehu e ik!“
E degjoi ai e s`u gjej,
Porse befas e qelloi
Drejt me shpaten permbi krye.
Niku e prapsi me mburojen,
Qe kumboi porsi kembore
E tri copash shpata u ca.
Si ia pa te zhveshur doren,
Prape me buzen ne gaz
E percmoi: „I paturp!
Gjakun tend un` nuk e dua
Gjakun tend te turperuar.
Domosdo ti do te ikesh
I perbuzur si nje qen!“
Duke then` keto, me kordhe
Frerin ia preu murgjarit;
E shpo edhe e plagosi
Aq shpejt sa Baderi
As e pa, as e kuptoi.
Dhe i shpuar dhe i plagosur
Dhe me rripat te leshuar,
Kali u kthye porsi era
E si mjegull perendoi
Duke shkelur mbi te vdekur
Dhe ushtaret duke shperndare,
Me kaloresin persiper.
Kur pa veten n`udh ` te turpit
E me te ikurit perzier,
Sepse shoket pas i shkonin,
Gjith`te trembur duke thirrur,
Nga qe ish dhe zemerak,
Kryet rrahu, gjirin grisi,
Neme e gjem` duke leshuar,
Flok`t si driza , syt`te dale
Te shkelqyeshem si dy ure,
Qe ndricojn` naten nga shpella.
Por murgjari i tmerruar
Rend me shum`, kur ai bertet.
Tanet, dale grykes se eger,
Pas i van`me kordh`ne dore,
Duke prer` te shprishurit
Thele-thele, cope-cope;
Por me von`, kur Niku i thirri,
Me gjak nginjur edhe lyer,
Vrap u mblodhen ,sikur ujqit
Kthehen stanit, ku kane shqyer
Dele e qente i kane perzene.
Si u qetua pak nga pak
Krisma e luftes e bertima
Atje larg-o te shkretira,
Vajza, fluturez` e lehte,
Poshte prej shkembit sec kerceu
E me syt`mbushur ne lot,
Gaz e lot`duke perzier
Si nje re e ndriquar diellit,
Qe shkelqen edhe derdh shi.
E me gjithin porsi dallge,
E trishtuar dhe e skuqur,
I tha me ze te keputur :
-“More trim, more bujar,
Qe bonjaken e braktisur,
Te harruar ne nje skaj,
Duarvet t`qenvet e lirove,
E i shpetove jete e bese.
Truar t`paca nderin tim,
Se un`memezen e bora.
Se baba une nuk kam
E vellezerit hane dhe…
Deh!Ti mua m`u befsh nene,
Ti bab e ti vella!
Oh!Me ndih edhe me ruaj
Si nje moter ne shtepi!
…………………………..
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Gavril Dara (I riu) Empty
MesazhTitulli: Re: Gavril Dara (I riu)   Gavril Dara (I riu) Icon_minitime15/9/2010, 14:11

PJESA E KATERT


I


Dita e Vajkalit


Gjoni naten sec renkoi
Maje kullavet te Petes
E te gjith` bishat e malit
Per se largu iu pergjegjen.
Lindi dielli pa nje rreze
Shum` i kuq, ngjyer ne gjak,
Ne nje qiell porsi hi.
Ra mbi bot` nje afsh i rende,
S`frynte ere, s`tundej flete,
Asnje zog nuk cicerinte,
Vec Kumria sec lengonte,
C`po lengonte mu ne shpat
E me te nje zeth i holle
Si kemborez e argjendte
Atje lart-o ne cardhak.



II


Kenga e Beratit



„O Berat, o Berat!
(Kendoi Mara qe menate)
Sa bonjak na ke lene!
Sa te veja shkulen floket!
Dite vrasje, dite e zeze,
Mos ardhsh kurre me ne jete!
Nata e vdekja te mbulofte!
Dielli kurr` mos te gezofte!
Nga te kater an` te dheut
Tufa- tufa vinin qiftet
E nga gjith` shpellat e malevet,
Zbresin bisha ketu-atje;
Gjak ne ere, gjak ne re,
Gjak ne uje, gjak ne dhe;
Gur me gur nje cope mish
Kreje a llere trimash kish!
Zonj`Mamica ate nate
Pa nje enderr keq te gjate,
Se iu duk i shoqi i verdhe
Me gjith` kurmin copetuar
E kurorezat mbi shtrat
I mbuloi me shqep te zi;
Hoq unazen e marteses
E ia ndau me dy pjese,
Nje e mbajti , nje ia dha.
Nate e dite ajo vajtoi,
Por nga varri dot s`e coi.“
Ashtu Mara me kendoi,
Nuk kendoi, por renkoi;
Qe nga oda e degjoi
Zonja Lene e ma qortoi:
-„E perzishme, zonja nuse,
T`u cel kenga qe menate;
Mos ndonje enderr te keqe
A te vdekur ti ke pare?“
-As ndonje enderr te keqe
As te vdekurit kam pare,
Por kam zemren te thyer
E pahir me dalin lot.
Cfardo shoh, e shoh ne zi.
Ububu!Ky Niku yne,
Kur u nis , sec u helmua
Dhe unazen me kerkoi!...
Vemi, nen`, vemi mbi koder,
Tek zbulohen gjithe fushat,
Mbase Niku na rikthehet!“
Van` te nxirat permbi koder
E verejten djathtas-majtas,
Kur perderesin me shkop
E me strajce pan` tek qante
-“O perderes, derezi,
Pac uraten, perse qan?
A mos kafshet t`i kan` vjedhur,
A koliben ta kan` djegur,
Apo birethin e humbe
Ne keto luftra te shkreta?”
-As kafshet e as koliben,
As dhe birethin s`po qaj…
Syte e mi u bene lume,
Qe per Arberin kullon…
-„Fol`ti , ze i fatit t`keq!
(thirri vasha si e zalisur)
C`mizori pe ne ushtri,
Si ra Arberi ne zi
Fol`!Nder flamuret e luftes
Qift`n e Petes a e pe?“
U pergjegj ai dereziu:
-„Them, un`them se dje menate
Atje lart ne Myzeqe
Ndihesh gjeme e llumbardhat
Nga gjemimet e llumbardhat
Gjith bota sec gjemonte,
Tymi i dufeqevet
Gjith malet mjegullonte;
Zbardhellimit te shpatevet
Gjithe fushat sec shkelqenin,
Gjakut te ushtarevet
Lumenjt`sec mbuloheshin;
Nga copat e ushtavet
Beheshin ura e ngriheshin;
Shtroheshin sheshe n`Vajkal
E mbi sheshet ngriheshin male;
Si tallazi i detit , bie,
Pastaj kthehet n` thellesi
E si arat e bleruara
Tunden eres, qe i perthyen,
Vej e vinin duke u shtytur
Gji me gji, ushtar me ushtar.
Por ne oren qe leshon qete
Punetori e sane u jep
E para kolibes s`vet
E kafshon pakez buke e kripe,
U ndryshua pamja e luftes,
Pse nga e djathta si shkreptime
U sul mbreti e shpo gardhin,
Gardhin e shkrete te heshtave.
Tek e renda kordhe binte,
Binin kreret bresherime.
E kaloi plot me zhurme
Duke shkelur me murgjarin
Te vdekur e te plagosur,
Ndersa me te mengjeren
Dukagjini, qe e pa,
Mbi armiqt si nje shkemb ra,
Por nder grykat me Baderin
Jeniceret u shtrenguan,
Trup me trup duke bashkuar
Dhe mburojen me mburojen
Porsi ndonje ledh i hekurt,
I patundur dhe i tmerrshem.
Me kot trimat guximtare
Kryet perpoqen n`ate ledh,
Se goditur perdhe rane.
Atehere dhjet`kalores,
Dhjet`dragonj u rane shporevet,
Dhjet rrufera ne stuhi,
U verviten mu ne mes;
Zgjaten ushtat si purteka,
Shtine, vrane,copetuan,
Ngriten pirgje k`tu e pertej
Me te vdekur e t`plagosur
Edhe hapen dyer te gjera,
Shtruan nje udhe keq te gjate
Si nje brazde nder te mbjella.
Ashtu Drini i Zi ne dimer,
Mbushur nga perrenjte e malevet,
Vjen i fryre e i terbuar,
Perpjek uj`rat e liqenit,
I merr zvarre e i ndan dysh;
Ngrihet lart tallazi i bardhe
E rreth brigjeve gjemon;
Por si uj`rat e liqenit,
Qe, si ndahen, prape kthehen,
Kthehen vrap e bejne shesh,
Sa dhe lumin e mbulojne,
Ashtu be`kopeja e eger;
(Si pa qe pak po sulmonin),
Duke u mbledhur dhe shternguar,
Prapa t`dhjetevet u mbyll.
Mbreti atehere e Dukagjini,
Si shperndan` tjeret, u kthyen
Dhe ran` bashke mbi Baderin.
Para, prapa, k`tej andej“
I coptuar e i thyer,
Qeni i shkrete zu e u zbyth;
Po i pa zgjidhur e i tere
Brenda vaut ai u mblodh;
Si ariu i Tomorit,
I perzene nga barinjte,
Njerin vret, tjetrin e shqyen;
Sado i cjerre e i pergjakur,
Po pa frik` ne t`madhen zemer,
Kthehet shpatit prej nga doli,
Nginjur gjaku e ngopur mishi.
Si u ngrys, mbreti u terhoq
Me te gjith`ushtrin` ne fushe,
Ndezi dhe zjarret e nates,
Per t` plagosur u kujdes…“
-„Mos, te zente nema e zeze!
(Thirri Mara si e cmendur)
Qifti i Petes a m`u mblodh,
A ma pe nder te plagosur?”-
Ai heshti, s`u pergjegj,
U zverdh e me sy ne truall
Lotet i binin pike-pike.
Kuptoi vajza e dejt udhes
Zbriti duke uleritur;
Jo, nuk zbriti, u rrokullis
E nga malet perendoi.
……………………..
Gjithe naten, gjithe diten
Me kaloresit e mi
Une brodha pa pushuar;
E pershkova nente fusha,
Nente fusha e nente male
Duke prere, duke vrare
Qente e shprishur dhe te ikur.
Si u zhduken dhe te sprasmit
Pertej brinjes se Mokreut
Edhe dita si u ngrys,
Hoqa shoket e u ktheva.
Sa me shume i qaseshim fushes,
Vrehej, errej zemra ime,
Prekur vrasjes se trazuar,
Pasi zjarri u shua ne hi,
Se gjith`drizat e barishtet
Ishin lyer ne te kuq
Edhe brazdat e hendeqet,
Ishin plot me gjak te piksur,
Afer vaut ne Vajkal,
Ku u ndez e ashper lufta,
Ishin t`vdekurit mal-mal,
E nder stivat e te vdekurvet
Qen e ujq buzengjyer
Grisnin, shqyenin bark e zorre,
Ndersa duke krakellitur,
Si re diellin mbulonin
Korba, sorra e skiftere.
Sa e bukur djaleri,
Qe gjer dje i hante rete
Sot ka heshtur pergjithmone,
Por si pleh shtene ne dhe!
Ne sa trajta vdekja e shkrete
M`u deftue na ate pamje!
Ketu nje ushtar i ri
Mbylli syte duke qare
Memezen duke kujtuar,
Qe e priste, oh, me kot!
Atje armiku krah armikut
Si dy qen kafshoheshin,
Se dhe t`vdekur donin t`vriteshin.
I trazuar e i helmuar,
Hoqa syt` nga pamja e keqe,
Ktheva syt e afer ures
Pash `papritur nje murgjar
Me kryet ulur mbi truall
E me frerat neper kembe,
Me mbulesen cope-cope
E me shalen –o nen bark.
Un`iu qasa jo pa droje,
Se mbulesa ne ar qendisur
Nje dyshim te lig me ngjalli,
Se m`u duk nje luaneshe
N`fush` te gjelber e qendisur.
Prane murgjarit nje ushtar
Me dhjet`shigjeta ne gji
Shtrire ish si ka i therur.
Me dhemb` flamurin shtrengonte,
Kordhen e mbante ne grusht
E me ballin kthyer qiellit
Edhe vdekjen e perbuzte
As nga pendet e shqiponjes
As nga parzmor`e argjendte,
Por nga vetullat e trasha
E nga syte e zgurdulluar
Pal Golemin une e njoha;
E kerceva mos ish gjalle;
E terhoqa me kujdes,
Ku ish bari me i shkrifte.
Rripat ia preva parzmores,
Vura doren permbi zemer
E ajo m`u tund nen to.
Shpejt vrapova gjer te lumi,
Mora e solla nje pike uje
E ia derdha permbi faqet;
Ai u shtriq me psheretime
Si njeri ne gjum` te rende,
Tundi kryet e m`u kthye;
Si me njohu, pa lenguar,
Me nje t`humbet ze me tha:
“Leri t`vdekurit ne vend,
Lem`te fle pergjithmone
Te ky shtrat i nderit tim,
Mu tek eshtrat e te vrarevet,
E te vrarevet nga kjo dore
Qe gjithmon`do m`jen kurore.
Na kete flamur e mbretit
Te m`i thuash keto fjale :
“Pal Golemi edhe i vdekur
I tmerroi armiqt`me sy,
E, si iken, pra ai ra.
E t`u thuash shokevet t`mi:
Pal Golemi nuk ka vdekur,
Zeri i luftes do ta ngrere
E do jen`gjithmon` me ju
Krahu, kordha e zemra e tij.
Tashti, Bale, ne ate lis
Var mburojen e parzmoren,
Shtoji k@rkallin e zi
E mbi to dhe kordhen time.
Pra, kur dielli te shkelqeje
E me rreze t`i qelloje,
Prej shkreptimavet te tyre,
T`kapur tmerrit, do te bien
Gjithsa m`u tremben ne jete;
E ne qetsine e nates
Ata hekura e celiku,
Tundur eres se Mokreut,
Nje ushtri e gjall`do t`i duken
Qenit t`qasur n`erresire.“
Foli e kryet i ra ne gji.
Shtremberoi syte e perdhe
Me te gjith`kurmin u shtri.
Une u ngrita se m`u sos
E nga shoket-o u ktheva
Qe te hapnim bashk nje Varr.
Atje poshte i pashe ata
Duke prur` nje te plagosur;
Tezgen ber`kishin me llere.
Si u afruan, u zalisa,
Kur e pash`te artin qift
Sqepin ngritur, krahet shtjelle
Mbi ate k@rkall prej bronzi.
Ish i bardhe si qiri,
Kryet rene i kish mbi supe,
Floket i ngisnin perdhe,
Gjaku i rridhte pika-pika
Qafes s`hapur si nje shege,
Jeta mbledhur i ish ne sy.
Si me pa, me dhemshuri
Me verejti e buzqeshi :
“Mos me qaj, vellauthi im,
Mos me qaj ne zulmen time,
Ne ket`dite flamurtare,
Ne ket`dite t`Arbrit tone!
Po ne ushtri ktheu e thuaju
E t`i thuash edhe Dares :
-Malli i mire ne djaleri
Eshte si vajte e kandilit;
Niku dhenderith i ri
Dasmen me luften nderroi
Edhe vallet me Vajkalin.
Njeqind qener m`u versulen
E te njeqind dhe po hane;
Pastaj Bader tradhetari
Qe nga prapa me qelloi,
E t`i thuash edhe memes :
-Niku u nis e do menoje,
Po ti, nene mos e prit.
Pse per birthin, qe humbe,
Ai nje bijez te ka lene,
Ty ta ka truar perjete!
Pra lart ngjitu ne cardhak,
Nuses sime te m`i falesh,
Se bukures se Lales-o,
Ndersa ajo me kujton,
Me kujton me zemer-o:
-Kete unaze ta dergoi
Niku yt, se t`u martua,
T`u martua me nje plage,
Me nje plage keq te zeze,
E ti, e bukur t`i martohesh-„
Sosi fjalen e m`u shua
Si kandili kur s`ka vaj,
Si nje lulez e keputur,
Qe dhe e fishkur ere mban.
E , ndersa ne po mendonim
Qe ne varre t`i mbulonim,
Perketej ures nje vajze
Na u deftue si nje hije.
Flok`t i kishte te nderliksur,
Syt`te futur thell`ne balle,
Me fustanin cope-cope
E me kembe te pergjakura:
„O ushtare, o vellezer,
Ju perher` te lume qofshi!
Mbase pat` ne kete fushe
Nje kalores trim te ri
Me nje k@rkall-o te arte,
Ku nje qift i fluturon?
Ar`i k@rkallit perzihet
Me nje tuf`flokesh te verdhe,
E ka ballin porsi dielli,
Ka dy sy si dy shkendija,
Dy shkendija te shkreptimes;
E ka gojen si unaze
Edhe fjalezen te embel
Porsi hojet e pranveres…
Deh , ju lutem, me kallzoni!“
Sy nder sy ne u verejtem,
Ne lot syte na u mbyten,
Helmi buzen na e qepi.
Ajo u zverdh e na veshtroi
E u kthye dhe , sa e pa
Shtrire t`vdekurin mbi dhe,
Dha nje britme e ne krahe
E ftohte si bora ra.
Vam` t`i flisnim, s`u pergjegj,
Vam` ta preknim, nuk levizi,
Vam`ta ngrinim e na vdiq.
Zemra e mbushur m`Nik`n e saj,
Rritur me mall e hare,
Si u rendua helmit t`keq,
Me s`i nxuri dhe i plasi.
Jan`dy varre ne Vajkal;
Fle te njeri Pal Golemi
E mbi te mbiu nje lis
Me gjith` gjethet ne blerim.
Fle te tjetri Niku i Petes,
Vasha e Lales i fle prane,
Se , si u deshen permbi dhe;
Ashtu duhen dhe nen dhe;
Atje mbiu nje qiparis,
Mbiu dhe nje molle e bardhe!
Kur te thahet qiparisi,
Do thahet edhe molla e bardhe!
Mori bije ,bije e Lales,
Moj e bukur, e trishtuar,
Pse m`kujtove mot`n e shkuar?




Fund



Marre nga libri“Kenga e Sprasme e Bales“, botuar me 1998 ne Tirane,nga shtepia botuese „Mesonjetorja“.Pergatiti per shtyp F.Shuraja.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Gavril Dara (I riu) Empty
MesazhTitulli: Re: Gavril Dara (I riu)   Gavril Dara (I riu) Icon_minitime15/9/2010, 14:11

DITA E VALKALIT

Gjoni naten sec renkoi
Maje kullavet te Petes
E te gjith' bishat e malit
Per se largu iu pergjegjen.
Lindi dielli pa nje rreze
Keq i kuq ngjyer ne gjak.
Ne nje qiell porsi hi.
Ra mbi bot' nje afsh i rende,
S'frynte ere,s'tundej flete,
Asnje zog nuk ciceront.
Vec kumria sec lengonte,
C'po lengonte mu ne shpat
E me 'te nje zeth i holle
Si kemborez e arrgjente
Atje lart-o ne cardhak
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
Sponsored content





Gavril Dara (I riu) Empty
MesazhTitulli: Re: Gavril Dara (I riu)   Gavril Dara (I riu) Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Gavril Dara (I riu)
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Gavril Dara (1827 - 1885)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: