Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Albade.com


 
PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

 

 Mihal Hanxhari

Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Mihal Hanxhari  Empty
MesazhTitulli: Mihal Hanxhari    Mihal Hanxhari  Icon_minitime16/9/2010, 15:48

Falemnders Milosaos:

Mihal Hanxhari

(1930-1999)

Mihal Hanxhari lindi nė Kentaki (SHBA) dhe vdiq nė Tiranė. Studimet e mesme i kreu nė gjimnazin e Tiranės ndėrsa tė lartat nė Universitetin e Budapestit. Nė vitet 60-75 kreu njė punė tė shquar pėr ngritjen nė nivele europiane tė bibliotekės sė Universitetit tė Tiranės. Nė vitet 94-95 mbajti leksione nė Institutin e Gjuhėve dhe Qytetėrimeve Orientale nė Paris . Vepra qė ai ka lėnė-poezi, prozė, pėrkthime, piktura, fotografi artistike- ėshtė e njė cilėsie tė veēantė artistike.

Flutura

Tashti qė bie shi, tashti qė pikat e shiut lėnė njolla mbi pluhurin e verės qė ka mbetur nė qelqet e dritareve, tashti qė lumi ka tė tjera kujdesje dhe qiparisa atje tek ajo rruga e kaltėr pėrkulet lehtė nėmajė dhe nuk duket mė si letėr e prerė dhe e ngjitur nė qiell, tashti qė deti ėshtė i hirtė dhe i gjelbėr si qelqe tė shisheve tė thyera, tashti qė deti hedh nė breg kujtimet e delfinėve, tashti rrotat e makinave shkasin nė asfaltin e lagur dhe dėgjohet sikur ecin mbi zamkė dhe jo mbi ujin e shiut, tashti qė muzgu zbret aq herėt dhe mi letėr bie njė ngjyrė pa emėr qė filtrohet nga perdet e vjetra, ajo flutur s'di asgjė, flutura qė mė ndali sipėr supit tim njė vit mė parė, dhe qė eci me mua qė nga kodra e gjer nė shtėpi, aty mbi supin tim tė djathtė, mbase si sot, se qe vjeshtė, dhe duket qe mpirė nga stina e re qė po vinte, dhe nuk shkėputej nga supi im, tek ecnim tė dy nėpėr rrugė, dhe njerėzit mė thonin se kisha njė flutur mbi sup dhe unė pėrgjigjesha se e dija, atėhere ata ndalonin me tė vėrtetė, jo mė pėr fluturėn por pėr mua, disa sekonda, dhe polici aty para dyqanit tė pijeve mė tha edhe ai se kisha njė flutur mbi sup, dhe unė i buzėqesha pa i thėnė asgjė, gjersa erdha tek shkallėt e shtėpisė, aty gjithė fėmijėt qė luanin me copa tjegullash, aty pėrmbys mbi ēimento, gjithė fėmijėt u ngritėn dhe m'u grumbulluan pėrreth me gėzim, dhe unė ngjis shkallėt i qetė pa i parė, dhe ata, ke njė flutur, ej, ke njė flutur, pastaj dera qė mbyllet pas meje, dhe flutura me mua nė mes tė korridorit, shihem nė pasqyrėn e gjatė, shihem ashtu sikundėr duhet tė mė kishin parė njerėzia rrugės, qesh, ajo s'lėviz, dhe s'ėshtė flutur e vogėl, ėshtė e madhe, besoj se ėshtė flutura mė e madhe qė kemi nė vendin tonė, e bardhė, me krahėt tė shkruara lehtė me vija tė zeza si tė zebrės, me dy rrathė poshtė nė dy anėt e fletėve, dy njolla tė ukura me pak tė zi, me ngjyrė portokalli dhe njė pikė blu tė shkėlqyer, tė gjitha bashkė nė njė rreth tė vogėl, por poshtė nė dy krahėt zgjaten dy bishta, dhe pėr kėtė arsye kur i zinim, nė fėmijėri, i quanim flutura me bisht, dhe zireshin mė kollaj se ēdo flutur tjetėr, tashti e marr ngadalė me dy gishta, e heq nga supi, hedh sytė nėpėr dhomėn time, dhe shkoj dhe e vendos lehtė mbi trėndafilat qė njė ditė mė parė i kam marrė nė Kopshtin Botanik, dhe ato lėshonin njė aromė velėse, aty e vura, dhe aty rrinte, si e mpirė, kaq shumė ta kish molisur vjeshta, megjithatė, jashtė qe diell i vakėt, qiell i qetė, njė verė e vogėl, apo ndoshta edhe fluturat sėmuren, apo plaken, apo vdesin tė reja, mbarojnė atėherė kur s'ka pse tė rrojnė mė, se e ndjejnė qė aq qe ajo jetė efemere, sa njė verė, dhe kur vera kushedi pėrse zgjatet pak, ato e ndjejnė qė s'ėshtė e tyrja ajo copė vere, tuliten nė vetvehte, shkėputen nga jeta, dhe presin, dhe e shihja nėpėr hijen e dhomės tek e ngrinte gjyra violet e ekranit tė televizorit, aty mbi trėndafilat qė merrnin tjetėr ngjyrė, dhe tė nesėrmen kish rėnė sipėr njė libri nėn vazon e luleve, dhe unė e vura ashtu tė ngrirė mbi njėrin nga ato abazhure plastmasi qė varen nė qoshe tė dhomės, mbrapa televizorit, dhe aty mbeti gjithė vjeshtėn, aty gjithė dimrin, gjithė pranverės e verės, dhe ja pėrsėri vjeshtė, dhe mbase si sot jemi takuar, tashti e shoh aty ēdo ditė, mbase ka pluhur tek krahėt, po pėrse erdhi tė vdiste tek unė.

Dritare tė hapura

Kushedi kur, kushedi kur, njė ditė apo njė natė, njė mbasdite vonė kur gjemitė pėshtjellin pėlhurat dhe digjen, a nė ēastin kur muzgu ka njė tatuazh nė shpatull prej vetėtime tė ngrirė, nė ngjyrė tė kaltėrt ozon omege, shkėndijė e gjatė elektrike, gjarpėr zjarri blu, aty, aty nė shpatullėn e muzgut, kur ēdo shkronjė mbi letėr don t'i lerė vendin njė tjetre dhe vetė tė shuhet, dhe ēdo fjalė pyet, pėrse, pėrse, dhe pastaj hesht dhe lidh vehten me shoqen pranė, dhe ashtu heshtin nė zinxhirė, dhe hija e pendės mbi dorėn e zgjatur tė ēdo shkronje, qė pastaj e lė, dhe ikėn tej, hija e dorės mbi letėn, zhgun mbi kėmbė tė zbadhura qė ecin pa zė, qė shkojnė aden nga s'shkon mė askush, pyll i dhomės sime, mermerė tė thyer tė agimit, det i limonit tė vdekur, ranishte ku kanė mbetur varka buzė uji tė qetė, pa asnjė valė, pa asnjė zė, gurė ylberėsh tė copėtuar, myshqe mi shpatulla ciklopėsh ngrirė bashkė me shkėmbinj, bedena muri me tufa fijesh bari tė thatė, gropėza nė mur ku kanė mbetur ujėra shirash, suva e bėrė gur, ujra shekujsh nė brumin e gurėzuar, dhe lumi atje poshtė me gjethe tė verdha e gjethe tė kuqe, lajme, kupyra hedhur andej-kėndej mbi syrin e lumit, zogj qė mblidhen njė nga njė nė fije tė ndera tė telegrafit nė rrugėt jashtė qytetit, tufa zogjsh qė presin nė mjegull tė nisin shtegtimin, me busullėn e padukur nė mendimet ajrore, rrugė e gjatė e rrahur mot pas moti, poezi e bluar, e hedhur nė erė, dhe do shkojnė sipėr njė pylli, dhe nė anė tė tij do tė dallojnė atė shtėpi tė vogėl tė drunjtė, dhe atje dritaren do jenė tė hapura, vera i ka lėnė ashtu pa i mbyllur kur ka ikur, nė qelqet do jenė gishtra ėndrrash dhe fijet e merimangave do mbajnė vesh erėn, dhe natėn yjet do ndėrrojnė emrat,yjet do ndėrrojnė vendet, nga njė anė e qiellit nė njė tjetėr anė, dhe ndonjė do tė mungojė, por asnjė s'do ta verė re, asnjė s'do ta kuptojė gjė dhe poshtė nė pyje, nė errėsirė, mes gjethesh gjigande qė shkėlqejnė nga vesa, do pėrgjojnė sy fosforeshentė, kthetra do duken tė mbuluara me pushin e butė, dhe ato vija si prej kamzhiku nė lėkurėn e tigrit qė pret, dhe nė ujrat e ndenjur mbuluar me algė tė pėrgjumur, buzė lumenjsh tė heshtur, sytė sytė e krokodilėve, vetėm ato mi ujė si llamba me dritė jeshile, dhe gjithēka duket e heshtur, nė gjumė, hėna atje sipėr heq pas njė re tė coėptuar, kortezh mortor, dhe nė rrugė tė njė qyteti asgjė s'pipėtin, dritaret janė shuar, vetėm nėpėr dredhėzat plot gjethe se s'i prek askush, nėpėr dredhėzat e njė fasade me dritaret me kryqe hekurash, vetėm nėpėr ato dredhėza duket nė dritaren e bodrumit pranė dheut tė njė kopshti, ku ka vite qė s'ecėn askush, nga ato dy dritare duket dritė e fortė, qė vjen si nga fundi i dheut dalin klithma tė llahtarta, zėra burrash qė i torturojnė, zėra qė shuhen pėr ca ēaste, pastaj papritur njė thikė zėri qė ther heshtjen si vetėtimė e fortė dhe e shkurtėr, zė qė duket se kullon gjak tė ngrohtė, dhe kumrijat nė ēerdhet e tyre nė degėt e larta tė pishave tė atij kopshti ku s'shkel mė njeri, zgjohen papritur, dhe flenė pėrsėri se janė mėsuar me ato klithma natore, kur rrugėt janė tė shkreta, po as ditėn njerėzia qė kalon pranė kangjellave, s'hedh vėshtrimin brenda atij kopshti dhe nė faqet e mureve me tulla tė kuqe ku gjarpėrojnė dredhėzat e gjelbėra qė skuqin gjethet nė vjeshtė, ajo shtėpi ka hyrė nė qelizat e trurit dhe ka lėshuar metastaza, dhe klithmat pushojnė nė tė gdhirė, dhe njerėzia do tė kalojė andej, dhe kumrijat do tė lozin nė degėt e pishave atje lart, dielli do tė ndriēojė, tullat e kuqe do tė duken mė tė kuqe, dritat nė dritaret e bodrumit do jenė shuar, do ecin njerėzit, dhe askush s'do dijė ēka qenė nė dritėn elektrike tė atij bodrumi, nesėr do mungojė dikush, asnjė s'do dijė gjė, asnjė s'do tė kujtohet, diku nėpėr natė buzė lumi, do hedhin njė trup nė njė gropė, do ta mbulojnė, do vijnė njė tjetėr natė, dhe njė tjetėr, shumė net, shumė net, varreza nėn dhe do jetė zmadhuar pa njė shenjė, nė anė tė njė pylli do jetė njė shtėpi e vogėl druri, dhe atje dritaret do jenė tė hapura, vera i ka lėnė ashtu pa i mbyllur kur ka ikur.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Mihal Hanxhari  Empty
MesazhTitulli: Re: Mihal Hanxhari    Mihal Hanxhari  Icon_minitime16/9/2010, 15:49

Tek enciklopedia ėshtė njė temė "Kur dyzet dimra..." me sonetin 2 tė Shekspirit tė pėrkthyer nė disa variante. Njėri ėshtė prej M. Hanxharit, dhe ka marrė 3 nga 7 votat e dhėna nga antarėt.
Duke mos gabuar nga gjurmėt e shkrimeve tė mėsipėrme unė i ka lexuar dhe diēka tjetėr po kaq tė bukur pėr njė rrugėtim nė Poradecin e Lagushit, tek 55 apo Tema.
Dėshirė do kisha tė sillja, por ato qė i gjejnė materialet janė gazetat e revistat, tė cilat siē e dimė ose botojnė vetėm politikė, ose kėrkojnė tė paguash pėr shėrbimin on-line, ose s'kanė fare faqe nė internet.
Nė pamundėsi pėr tjetėr gjė po risjell Sonetin II, tė Shekspirit:

Mihal Hanxhari

Kur dyzet dimra ballin do tė kenė rrethuar
Dhe fush’ e bukurisė nga brazdat do jetė ēarė
Veshja e rinis’ s’ate pa shoqe e mrekulluar,
Do tė jetė zhele e grisur, pa vlerė pėr t’u qarė.
Nė pyetshin atėherė, ē’t’u bė ty bukuria,
Ku shkoi thesari yt i ditve plot shkėlqim;
Nė thėnē tek sytė si zgavra, mes rrudhave tė mia,
Do thoshe me gojėn tėnde njė faj e njė mjerim.
Ē’lėvdatė e merituar do qe pėr bukurinė,
Po t’thoshe: Kam sot njė fėmijė qė ėshtė vetja ime,
Thesar’ i kėsaj fėmije, e mund dhe pleqėrinė,
Plot hire trashėguar, dritė dhe shkėlqime.
Dhe nė pleqėri, tė ndihesh i rinuar,
E gjaku tė tė ndizet, kur zjarri do jetė shuar.

-------------------------

nga Albania Server

--------------------------------------------------------------------------------

Krijimet e tij pėrbėhen nga dy vėllime me poezi origjinale, tri vėllime me proza poetike gjithashtu origjinale dhe gjashtė vėllime me pėrkthime tė poetėve tė mėdhenj botėror, si Mikelangelo, Shakespeare, Tagore, Wild, Baudelaire, Gide etj.

Mihal Hanxhari pėr shumė vjet me radhė pati shkruar njė numėr tė madh poezizh, prozė dhe pėrkthime, tė cilat u gjetėn pas vdekjes sė tij nė qershor tė 1999. Pas vdekjes sė tij, familjarėt dhe shokėt i botuan kėto shkrime. Ato pėrbėhen nga dy vėllime me poezi origjinale, tri vėllime me proza poetike gjithashtu origjinale dhe gjashtė vėllime me pėrkthime tė poetėve tė mėdhenj botėror, si Mikelangelo, Shakespeare, Tagore, Wild, Baudelaire, Gide etj. Kritikėt e shquar shqiptarė e kanė vlerėsuar shumė lartė kėtė krijimtari. Janė shkruar me dhjetra artikuj nė gazetat shqiptare e nė Kosovė e Maqedoni. Janė bėrė edhe disa emisione nė kanalet televizive tė Shqipėrisė. Kėto vlerėsime janė botuar nė njė volum tė veēantė tė titulluar: “Mihal Hanxhari. Njeriu dhe vepra”. Kritikėt tanė letrarė e kanė quajtur Mihalin “Poet i pėrmasave tė mėdha tė nivelit evropian, Yll i zbuluar me vonesė”. Akademiku kosovar Ali Aliu, poetin Mihal Hanxhari e ka pėrfshirė nė librin “Antologjia e Poezisė Shqipe, gjysmė shekulli i artė”. Fakulteti i Gjuhė Letėrsisė nė Universitetin e Tiranės ka dhėnė dy tema diplome pėr poezinė e Mihal Hanxharit.

Mė poshtė po jepen disa nga poemat e Mihal Hanxharit dhe po fillohet me poezinė e fundit qė shkroi Mihali, tė titulluar “Elegji pėr Kosovėn”. Kjo poezi qė u botua njė muaj pas vdekjes sė Mihalit u vlerėsua lart nga poeti kosovar Ali Podrimja si mė e mira pėr tragjedinė Kosovare.


Elegji pėr Kosovėn

Zot nėse njerėzit s’dinė tė shohin sot
Dhe nesėr askush s’do ketė mė sy
Shpėto o Zot vetėm sytė e fėmijve tė Kosovės
O Zot shpėto ata sy tė kaltėrt tė peshqėve blu
Qė flenė nė shi dhe ėndėrrojnė engjėjt e tu

Zot nėse zėrat e ēmendur s’do pushojnė
Dhe tamtamet do pėrplasen nė k upėn e qiellit
Dhe klithmat e marra do qeshin e do thėrrasin
Zot shpėto ato heshtje tė pleqve tė Kosovės
Qė flasin me brazdat e baltės plot ujė tė vjetėr
Ujė nga shiu i parė i botės qė njomi kėtė dhe

Zot nėse s’do ketė mė vend nė botė ku tė lindin nėnat
Oh lere o zot atė rrugė tė gjatė ku nuset e Kosovės
Po lindin yjet e Yllnajės sė Mjellmės
O Zot ato janė foshnjat e tua

Dhe nė s’do ketė shenjė delyzhi ku pirgu do bėhet
Gropė dhe gropa kodėr mbill nėpėr rrugėt e Kosovės
Dyqind qiparisa dy mijė qiparisa dyqind mijė qiparisa
Dhe dy millionė rrape o Zot
Dhe ai do jetė pylli i parė i Lirisė nė botė

Tiranė, Prill 1999.


Kaq jetė

Kaq dritė e stėrlashtė
E kthyer sėreish
E mbledhur nė bukurinė e pranverės
Zgjim
O zemėr s’e ndjen vallė
Qė asgjė s’ka vdekur


Stuhia

Stuhia pushoi retė ikėn nata u qetua
Yjet shpėrndarė andej kėndej u kthyen sėrish
Vetėm tek rrapi i vjetėr
Nė degėt pa gjethe
Harusha e Madhe e hedhur nga era
Ka ngecur aty si balonė fėmije


Dajtit

Dajt djalosh qė s’plakesh kurrė
Zmerald lėndinat flori nė drurė

Njė re rreth qafės posi njė shall
Njė re e vogėl si yll nė ballė

Si yll i bardhė si lule borė
Era ta sjell ta merr me dorė

Princ i bukur veshur nė blu
Kadife blu si sytė e tu

Princ i bukur nė tė bardha veshur
Qeleshen borė nė kokė ngjeshur

Pranvera vjen tė puth nė faqe
Tė hedh narcise e manushaqe

Tirana shtrirė nė kėmb’t e tua
Tirana e bukur shtrir’si njė grua

Grua e lumtur grua e mjerė
Sa herė qeshi qau sa herė

Tirana nuse Tirana nėnė
Tirana e ve me djem tė rėnė

Tirana e vojtur Tirana e vrarė
Varre pa emėr se sa ka qarė

Tirana baltė kalldrėm e gurė
Kalldrėm shekujsh pėrmbi njė urė

Urė me harqe gjysmė varrosur
O kohė motesh qė s’kanė tė sosur

Kalldrėm shekujsh gjurma mbi urė
O kėmbė burrash qė s’shuhen kurrė

Qeleshebardhė e xhokezi
Te manazgjaja plot selvi

Brekushe borė jelek bojgjake
Tiranė Tiranė se ē’hije pate

Se ē’hije pate ē’far’fati pate
Dajt dėshmitar i burrėris’ sate


Tirana
(fragment)
…………………
Mure muzgjesh
Mure netėsh ku krahėhapur
U pėshtetėn e qėndruan aty
Ėndje ėndrra tė magjepsur gjer n’agim
Gjersa krahėt e yjeve tė Mjelmės
Zbrisnin e i merrnin me vete

Mure tė bardha
Ndėrtuar vetėm pėr dritėn e hėnės
Rrugėza tė Tiranės
……………………
Ec ec vetėm
Trėndafilat sipėr portave
Janė copa qielli tė djegura nė muzg
Dėgjo zėra ēesmash qė derdhen nė kopshte
Zėra ēesmash qė derdhen nė rrugica
Zėra qė vijnė pas teje
Qė nisin njė kuvend ma ty
Dhe shpirti dhe zėri i ēesmave
Bėhet njė
Dhe atėhere kuptojmė atė qė s’dinim
Zot po a s’ėshtė ky sekreti i shpirtit
A s’ėshtė ky o ujė
Rrjedha e pandalur brenda nesh
Qė ikim shkojmė rrjedhim
Drejt njė pafundėsie qė shkėlqen qė shkėlqen
Dhe qė na ndjell nėpėr natė
Me njė mėrmėrimė misteri

Zot shpėtoje Tiranėn
Lėrja kėto ura nate bėrė me hėnė
Lerja kėto mure muzgjesh qė kanė mbetur
Lere tė vizatojnė degėt mbi to
Shpirtėrat e pemėve
Lėrja kopshteve gjumin e vjetėr
Zėrin e ēesmave lėre lėre
Ah dhe zėrin e nallaneve nėpėr oborre
Leri o Zot
Se dheu ėshtė mėsuar me ato hapa
Dhe flen i qetė se i njeh
Leri aromat e lashta
Qė derdhin pjergullat
Leri mos i tremb shpirtėrat e bardhė
Tė stėrgjyshrave tanė
Qė janė aty aty

Shko natė
Vėr kurora me zėra ujrash
Te ura me harqe qė s’don tė varroset
Vėr kurora aromash
Pėr qiparisat e tharė
Pėr rrapet e prerė


Fjalėt
(Fragment)

Ku i vranė fjalėt
Ku i lamė fjalėt
Muzikėn kėngėt qė mė s’kėndojmė
Vallė u mėsuam vėrtetė memecė
Dhe me alarme u shurdhuam
Vėrtetė biem nė greminė
Dhe nuk dėgjojmė asnjė rėnkim
Dhe nuk dėgjojmė asnjė gjėmim
…………………………………
Dhe ne tė gjithė jemi memecė
Ngjajmė me thėnegla qė ven’ e vinė
Me nga njė mal sipėr nė shpinė
Vetėm me sy do flasim vallė
Vetėm me dhembjen me ngadalė
Statuja jonė vetėm mendon
Qėndron e pret veē n’ėndrra flet
Me fjalė qė buza dot s’i thotė
Ajri nė grykė ka ngrirė si gur
Njė mur me dhėmbje ėshtė bėrė qeli
Dhe kėnga brenda vajtim i zi
……………………….
O kohė mė shumė do presim ne
Sa duhet tė rrijė nėn rėr’ thėrmia
Fara nėn dhe sa duhet tė presė

Por njė mėngjes me qiell tė fortė
Do mbijė ēudia gjeth i vogėl
Kėrcell i vogėl opak i gjelbėr
Me rreze dielli tejpėrtej
Me gjak tė gjelbėr lėng pranvere
Tė gjitha fjalėt e bėra gurė
Tė gjitha fjalėt e bėra rėrė
Ah si do vijnė tė gjitha tok
Do ngjallen fjalėt pėrsėri

Nė kėmbė do ngrihen do marrin krahė
Do hedhin tej plloēėn e gurtė
Me drit’ qiellor me kor qiellor
Edhe lumejtė do tė kėndojnė
Vala nė breg do mbajė ritmin
Muzika do dalė nga ujrat vetė
Dheu do ulet mė gjunjė i qetė
Dhe Aleluja Aleluja


Dhe ti...
(Fragmente)

Ajo pėrdhe e shtrirė
Heqėn dhe rėnkon
Rėnkon dhe qielli i nxirė
Dhe ti kėndon kėndon

Tė gjithė te koka e saj
Dhe qielli e pėrgjon
Dhe heshtja vjen tė qajė
Dhe ti kėndon kėndon

Zot kjo vojtje e gjatė
Shpėtoje Nėnėn tonė
Ne lutemi ditė e natė
Dhe ti kėndon kėndon

Poet pushoje kėngėn
S’ėshtė koha pėr gėzim
Dėgjo dėgjo zinxhirat
Si hekuri tingėllin
Poet pushoje kėngėn
S’ėshtė koha pėr gėzim
…………………………
Poet pushoje kėngėn
S’ėshtė koha pėr gėzim
Sa varre happen natėn
Dhe plumbi korr e grin
Poet pushoje kėngėn
S’ėsht’ koha pėr gėzim

Poet pushoje kėngėn
S’ėshtė koha pėr gėzim
Vėllanė ta kryqėzuan
E vran’ dhe poezin’
Poet pushoje kėngėn
S’ėshtė koha pėr gėzim
……………………….


Aldebaran
(copėza nga poema)

O natė erdh muzika zbathur nėpėr erė
Deti nisi zėrat me gjemit’e tia
Kėngė o kėngė ku mbytet dashuria
Shpirti rri zgjuar dhembjen ve tė flerė
O natė erdh muzika zbathur nėpėr erė

O zambak ‘tė natės me gjirin zbėrthyer
Pini me ato buzė veē muzik’e vesė
Kur tė vijė mėngjesi ah ēdo gjė do vdesė
Hėna e kapitur mbi urė do jetė thyer
O zambak’ tė natės me gjirin zbėrthyer

Ikėn dhe ti shpirt nė qiejt e paan’
Ikėn dhe le plumbin kėtu pėrmbi dhe
Ėndrra s’njeh kohėn ja u tret ēdo re
Lart tė pret ylli Aldebaran
Ikėn dhe ti shpirt nė qiejt e paan’

O na prisni ishuj na prisni ju o dete
O pėlhurė e purpurt o gjemi antike
Do dehemi duke pirė peizazhe fantastike
Drita djeje ngjyra qė s’janė tė kėsaj jete
O na prisni ishuj na prisni ju o dete

Shkojm’ nė nebuloza nė dete siderale
Me jė anije flakė qė digjet si njė diell
Me lumenj zjarresh tė kridhemi nė qiell
Nė kaskada yjesh qė ēmenden nėpėr valle
Shkojm’ nė nebuloza nė dete siderale

Tė shkojm’ portė mė portė trokasim nėpėr qiell
Nėpėr pragje yjesh tė lypim pėr tė pirė
Pije t’pėrjetshme drite nė putir tė nxirė
Mendje e topitur qielli lart tė ndjell
Tė shkojm’ port mė portė trokasim nėpėr qiell

Pa kujtesė shpirt t’humbasim n’hapsirė
Me njė mijė pėllumba nisur nė eter
Veē njė nat’sė paku shpirt atje na ler
Nesėr krahėt tana do jenė nė zinxhirė
Pa kujtesė shpirt t’humbasim n’hapsirė
……………………………………….

Dashuri ėshtė lumi qė shkon pėr nė det
Dashuri ėshtė deti qė digjet nė flakė
Bregu i detit plot pėrplot me zambakė
Guaskat syhapur plot ėndrra pėrjet’
Dashuri ėshtė lumi qė shkon pėr nė det

Dashuri ėshtė nata qė s’di ē’ēshtė gjumi
Bilbil i plagosur nė hėnė njė thikė
Dashuri ėshtė legjenda qė ngjan nė ēdo ditė
Janė yjet qė duhen me gurėt te lumi
Dashuri ėshtė nata qė s’di ē’ėshtė gjumi

Dashuri ėshtė nata qė pret nė njė urė
Dashuri ėshtė hėna e thyer nė gjethe
Aldebarani vetėm qė digjet nė ethe
Buza e pėrbuzur qė s’ankohet kurrė
Dashuri ėshtė nata qė pret nė njė urė
………………………………….
O ti buza ime shi i ngadaltė i prillit
Mėrmėrimė e shpirtit mbi dheun e pėrjetshėm
Ka diēka o shpirt qė ėshtė i pavdekshėm
Nė kėto pika shiu nė gji tė trendafilit
O ti buza ime shi i ngadaltė i prillit

Po thuaje njė herė o buzė atė qė di
Mblidhi dhe njė herė yjet nėpėr natė
Kujtoje buzė kujtoje atė ekstazė tė gjatė
Si epitaf o buzė pranė emrit Dashuri
Po thuaje dhe njė herė o buzė atė qė di

O puthje puthje yje qė shpėrtheni
Yje qė nuk ishit ah rini e qiellit
Kurorė e njomė lulesh rreth thinjave tė diellit
Ju rilindni Botėn Fillimin prap ia ktheni
O puthje puthje yje qė shpėrtheni


Dhe tashti o qiell me ty i mbusha sytė
O det o det me ty e mbusha gjirin
O tokė kujtomė zjarrin o erė shpėrndama hirin
O Aldebaran jam binjaku yt
Dhe tashti o qiell me ty i mbusha sytė
………………………………………



Ka njė kohė pėr gjithshka

Dhe ti pate njė kohė pėr tė ėndėrruar
Pate njė kohė pėr tė shpresuar
Pate njė kohė pėr tė besuar
Pate njė kohė pėr tė kėrkuar
Pate njė kohė pėr tė shkruar
Pate njė kohė pėr tė botuar,
Pate njė kohė pėr t’u lavdėruar
Pate njė kohė pėr t’u dekoruar
Pate njė kohė pėr…gjithshka
Po ka njė kohė pėr mėshirė
Ka njė kohė pėr kah tė mirė
Ka njė kohė pėr pendim
Ka njė kohė pėr pėrdėllim

Ka njė kohė pėr tė parė dritė
Dritė…dritė
Ka njė kohė pėr shpėtim
Ka njė kohė pėr pendim
Futu nė dritė, ik nėpėr qiell
Shih dorėn time qė po tė ndjell.


# # #

Pėrgatiti Dhimitėr Adami

-------------------------------

kohet e fundit arrita te lexoj shkrimet e ti biles sapo kam filluar
eshte me te vertet nji poet dhe perkthyes i zoti, sonetet e Shakespeare tingullokan me bukur ne shqip... do te vecoja njeren e cila eshte shum e vecant edhe ne anglisht

Soneti 74

Vur gur mbi zemer dhe mbyte hidherimin,
Kur zapitja vdekje, do me kete marre,
Po une do rroj akoma, ne vargjet me kujtimin,
Aty do jemi bashk, si ne kohe n e pare.

Kur do i kendosh serisht, e di, ke per te pare,
Qe gjith shqiprti im ty te qe baltuar,
Por si eshte shkruar, dheu do me marre,
Dhe balten time, balta ka per ta mbuluar.

Dhe kur te me kesh humbur, mua perngahere,
S ke humbur vec levozhgen, qe krimbat kane pre;
Dhe si qe njehere, pat qene trupi i mjere
Do jete gje pa vlere, kalbur nene dhe.

Se vlera e trupit tim, eshte cfare fshihte vete,
Eshte poezia ime, ku ti rron perjete.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
 
Mihal Hanxhari
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mihal Grameno
» Mihal Zallari
» Mihal Grameno (1871 - 1931)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: