Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Albade.com


 
PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

 

 Pano Taci

Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Pano Taci  Empty
MesazhTitulli: Pano Taci    Pano Taci  Icon_minitime17/9/2010, 02:41

Dimėr jashtė e dimėr Brenda

[right]Pano Taēi

Jetė morri

Kur tokės, iu zvarita si morri mbi kuriz,
poshtė kėmishės me arma mė gjeti mua;
tek kruhej, kur pickoja e bėja ta gudulis,
mė zu e me gas mė vuri mbi thua.

Bėri tė mė shtypte, e s'mė shtypi dot.
lėkurėn koha ma kish bėrė prej guri.
morr i uritur, kyēur nė qeli tė ndotė
bėnė ēmos tė ma shtronte lėkurėn druri.

E tani, morr i plakur, them tė bėj gjumė.
e ē'lėkurė me plagė qė kisha tej i hodha.
poshtė kėmishės sė tokės, u lodha shumė,
mė shumė se ē'duhej, nėpėr zhele u lodha.

Do shtrihem t'i kyē sytė e mi tė vrarė,
nga pagjumsia. Do fle pa andralla.
kujdes, mos mė zgjoni nga gjumi me tė qarė
se loti do m'i djeg tė lodhurat kokalla.

Kujdes, ngrihem e ju tremb vurkollak
si skelet golle pa asgjė pėrbrenda.
tė tjerė shushunja tokės i pin gjak,
unė q'e giciloja tė qeshte, iu rėnda.

Si morr pa ngjyrė qė zvarė, zvarė shkon
nėn kėmishėn e palarė tė tokės, ku mė vunė
te sqetulla e saj ku djersa i kutėrbon,
mė bėri tė jetoj me pėrdhunė
nga qė e bėja tė kruhet.
Do shkoj tė shtrihem tė bėj gjumė
O soi im i morrit, u lodha shumė,
mė shumė se ē'duhet.

Duke gicilisur tokėn plakė:
kam cimbisur helm e jo gjak.

Tiranė 31. 12. 2004.


Takim pas divorcit

Tek ēapiteshim ngadalė,
bri pėr bri, stapėrish...
hidh njė fjalė e digj njė fjalė
pėr njė mall qė larg na grish.

Bėm t'i ngjallnim ē'qenė varrosur
thellė nė shpirt, nja dy tri shpuza.
fjalėt qė na qenė hirosur
embėlsisht na i thesh buza.

E tek hidhnim kėmbėn zvarrė,
pėr te fundi qė s'kish fund,
ajo burr tjetėr kish marė,
mua grua s'm'u gjend kund.

Diku udha u nda dysh
tek e bėmė stapėrish,
stapėrisht e shkarė shkarė.
as u ndreq gjė, as u prish,
e ne tė dy prap sėrish
mbetėm ndarė.

Mos ma lexo

Mike, mos ma lexo dhembjen
nė buzėqeshjen time.
nuk dua t'ua bėj mbrėmjen
t'iu mėkoj trishtime.

Mos m'i lexo sytė e thellė
tek rrijnė nė humbėtim.
njė dėshirė mallim ua ndjell
ē'mė do ky shpirti im.

Mos mė thuaj, se u bėsh sė gjalli
pėr ty pa pritur, unė.
pa pritur ma erdhi malli
qė mė ka djegur shumė.


Eja mike

Sa herė vjen ēapkėni prill,
ēapkėne mė bėhet shpresa,
brezin nga mesi ia zgjidh
malit, t'ia bėj rėkeza

Bredhi si qiri argjendi,
na rri nėn tyl tė mjergullės.
prill ēapkėni, lisin ēmendi
kur gjirin ia puth pjergullės.

Eja mike, na fton prilli
te ai vend q'u bė harim.
atje ku kėputet ylli
porsi lot i syrit tim.


Djersė mėrgimtari

Vėllėzėr, argatė nė dhe tė huaj,
pas punės kėngės ia thoni pastaj.
qan e qesh e ju klith brenga e juaj
pėr kėngėn e djersės, qesh e qaj.

Vėllezėr, argatė te vendi huaj,
me mall nė zemėr, me derte nė shpirt...
mbrehur te qere pronarit si buaj
ju ranė kocijtė, nė punė ēdo ditė.

Kur vini pėr mall nga dheu i huaj,
s'di si t'iu flas kur ndruat emėr?
ju shoh qė ju ranė patkojtė si kuaj,
me dregėza nė shpirt, me plagė nė zemėr.


Sytė e saj

Kur hedh sytė nė qiell,
qielli vetėtin.
Kur hedh sytė mbi tokė,
toka psherėtin.
Kur hedh sytė mbi mua,
zemra shkrepėtin.

Bėj ta gjej

Kėrkoj veten qė s'e kam.
A ma pa njeri?
Dua tė di cili jam
me kaq plagė nė gji.

Kėrkoj veten, bėj ta gjej
Thomėni, kush ma pa?
Dhe n'e gjej, me dhėmbė e brrej.
Brengat mua m'i la.

Kėrkoj veten ku mė humbi,
nė ē'udhė pa krye?
Pa veten do mė marė lumi
Pa veten jam hije.


Dimėr jashtė e dimėr brenda

Me bastun akulli ikėn
dimri nėpėr udhė.
ku shkel, tokės i kall frikėn
e drurėt i rrudhė.

Qiell borėn po esit
mbi male e fusha.
del gjahtari t'i bėj pritė
shapkės te gajusha.

Lodra e rufesė gjėmon
e zjarr i kall qiellit.
reja me retė vallzon
pėr inat tė diellit.

Qershia me sy pėr dhe,
nudo, mardh e tėra.
bredhi flokėhalat i ngre
me nfricė pėr gjelpėra.

Si njė dimėr kėtė mbrėmje
kallkan nėpėr derte,
pllaq e plluq iki mbi dhembje
e s'di se ku vete.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Pano Taci  Empty
MesazhTitulli: Re: Pano Taci    Pano Taci  Icon_minitime17/9/2010, 02:42

Populli im vulėhumbur


Pano TAĒI

Populli im vulėhumbur

Mos ma shani popullin tim maskara,
Shiko se bėhet njėra,
Paēka se sot maska i ra
Qė dramat i luan komedi tė tėra.

Mos ma shani popullin tim tė pacipė,
Kujdes, tė thyen dhėmbė e dhėmballė,
Paēka se pas flokėve, te honi nė zgrip,
Nuk di si mbahet, vdekur a gjallė.

Mos ma shani popullin tim teveqel,
Kujdes, se do gjeni belanė,
Paēka se kėtu ujku nė vathė delet i mjel
Pėrpara se t’u pijė gjakun qė kanė.

Mos ma shani popullin qė i bje gjoksit,
Kujdes, se me kallash t’ju qėllojė s’pėrton,
Paēka se nga qulli u dogj e i fryn kosit,
Ai prapėseprapė pėr rrenacakėt voton.

Mos ma shani popullin qė merr flakė si kashtė,
Kujdes, se tym ju nxjerr nga sytė,
Paēka se ėshtė populli mė i lashtė,
Nuk beson ē’i psallin mbi fron mbretėritė.

Mos ma shani popullin tim tė pėrhumbur,
Popullin tim vulėhumbur.

Ndėrrim gjaku

Prill ēapkėn e ti Maj pusht,
Trokit, hyr me pėrdėllim...
Ē’ndjenja kam m’i bėj prush
T’i kall zoēkės flakėrim.

Prill ēapkėn e ti Maj pusht,
Trokit, hyr nė pėrmallim...
Bėj tė gjej njė vėrė tė ngushtė
T’i jap pleqėrisė kuptim.

E pangjarė

Sythet e kobit tė zi,
Degė e dhimbjes m’i mban.
Te ky gjoks, o Perėndi,
Sythi sythit nuk m’i ngjan.

Te njė skutė thellė nė gji,
Shpirti gungaē mė qan,
Zemra ma thotė me Oi:
Brenga brengės nuk i ngjan.

Qepa

Paēka se jam kufomė e gjallė,
Do marr njė grua kur tė vdes,
Me nderim nė varr tė mė kallė,
Ndryshe pa kallur do tė mbes.

Pėr testament ia lė njė qepė,
Ta shtrydhė qė lot t’i nxjerrin sytė,
Kur t’ia shohin syrit nė cep
lotin, do thonė e qau me shpirt.

Pėr ē’heq e vuaj

Po iki, e di, s’kthehem mė,
Nga jeta njė tė mirė s’pashė.
Nuk di pėr mall pas nėse lė,
Njė fjalė tė ēiltėr qė thashė.

Po iki ku ikin tė gjithė,
Pa pritur e pa kujtuar,
Me botėn e pėrtejshme mė lidh
Njė mall qė mė djeg nė kraharuar.

Po iki dhe pse shumė gjėra
Pa bėrė nga pas do t’i lė,
Dėgjoj nga qielli shumė zėra,
Tė nėnės e dalloj mbi ēdo zė.

Do iki siē ikėn ēdo shpirt
Siē mė iku edhe shpirti i nėnės,
Ēdo natė dal t’ia shoh sytė,
Mes syve qė i vinin rrotull hėnės.

Zambakėt rreth varrit ia mbolla,
Ku emrin me lot ia gdhenda,
Nga qimiri ta zgjoj, u lodha...
Tė gjallė ma mban zemra brenda.

Do iki nuk kam mė se ē’pres,
Pėr ē’heq e vuaj them tė vdes.

Ik e jak

Te buza e varrit do mė presin,
Kufomat kalbur ndėnė dhč,
Qė shoqėrojnė ata qė vdesin,
Nė njė humbellė diku atje.

Uėn ik e jak, m’u gjakos udha.
I bėrė hi pėr ē’isha shpuzė,
Me ballin mbuluar me rrudha,
Me mėrmėrimė honesh mbi buzė.

Dėgjoj skeletet tė mė thonė,
- Ē’tė bėn qė ti mendjen ta prish,
qė vjen e ikėn e s’guxon,
te varri yt me gaz tė hysh?

A s’je kufomė qė tremb tė gjallin?
Pėr gjallė njė fjalė askush s’ta thotė,
Eja, hyr, na shuaj mallin,
Si nuk t’u rėnd e zeza botė?!

Ju them: me ē’di, unė kam vdekur,
Po qė tė vij te ju kam frikė,
Se do mė tallni pėr ē’jam pėrpjekur
Qė tė gjallin,
Lėkurėdjallin
S’e bėra mik.

Jam lodhur kot me dashuri
Ta bėja zap
Botėn e prapė,
Te buzė e varrit ku bėj tė hyj
Kėmba mė shtang, pas kthehem vrap.

Nė mėhallėn e qenve

Te bregu i lumit dhomėn ma dhanė,
Me mėhallėn e qenve zabėrhanė,
Streha ku rroja dhunshėm m’u prish,
Qė ditėn e parė kur qentė mė panė,
m’u sulėn tė mė hanė,
U ngjaja kockė pa mish.

I thashė komshiut rom, si ta bėj zap
Kėtė shpurė qenėsh tė babėzitur,
Qė mė bėjnė t’ia mbath me vrap
Tek turren tė mė hanė, tė uritur?

Arixhiu mė tha: Gaxho, tė shpėtosh
Njė torbė me kocka bli nė pazar,
Si mik shpėrndajua qė t’i lezetosh
E do shohėsh se do gjesh karar.

Bėra romi siē mė tha,
Njė trastė me kocka ēdo ditė blej,
Sa mė shohin bishtin tundin ata,
E unė dashurinė ua ndiej,
Si plak zabėrhan mė mbajnė pėr vėlla.


Gėrsheta

Lumi kridhet nėpėr valė,
Hėna kėputet mbi rrush
Jashtė kuis njė qen i ēalė
Tek sheh si pėrgjon njė galė,
Romi gotėn plot ma mbush.

Tek kėndoj, tek ha e pi,
Ia thotė melodisė gėrneta.
Shikoj si vallėzon karshi
Romen qė mė vret me sy,
Mbi gji i shplekset gėrsheta.

Pa nis e pėshpėris ngadalė,
Pa mė vėnė re askush:
-Hidhu, moj, tė qofsha falė,
dridhe, moj, belin si ngjalė,
Ē’ke qė ma mbush zemrėn prush?

Vėshtrimi plot farfuri,
Qė shkarė ma hedh lastarblerta,
Mė shtang pėrhumbur kur rri,
Ndiej nė fyt njė ngėrē tė zi,
Se ma merr frymėn gėrsheta.


Lodhje pa fund

E lodha veten duke u grindur me vete,
Mė lodhėn miqtė dhe unė miqtė i lodha,
E lodha dhe mė lodhi durimi i kėsaj jete,
E lodha cigaren qė sytė m’i nxjerr kolla.
U lodh toka nė bosht duke u vėrtitur,
Hėnė e lodhur ēdo natė zbehet mė shumė.
I lodha e mė lodhėn dyert qė kam trokitur,
Tė zbusja ca dhembjet qė poshtė mė vunė
E kudo mė pėrzunė. Dhe udha m’u lodh,
Dhe fundi pa fund.
I lodha e mė lodhėn netėt pa darkė,
Mė lodhėn e i lodha trotuaret gjithkund
Ku jam ulur si njė deng leckash pa markė.
Dhe fjala m’u lodh nė tė plasurėn buzė,
Dhe buza m’u lodh nga fjala qė s’u dėgjua.
Tani buza m’u hiros si vatėr pa shpuzė,
Nė shpellat e gjoksit Murg fjala m’u ngujua.
Kjo botė e lodhur pėr nė ē’botė na shtegton,
Tek lodhim ē’na lodh ēdo gjė qė na rrethon...



14 Prill 2009

albania.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Pano Taci  Empty
MesazhTitulli: Re: Pano Taci    Pano Taci  Icon_minitime17/9/2010, 02:42

Pano Taci: Jeta ime, poezi, burg dhe dashnore

» Dėrguar mė: 22/08/2010 - 15:19

Admirina Peēi

Ėshtė 82 vjeē. Hokatar dhe nursėz. Vetullkėrleshur e vėshtrimin pishė nė sytė e futur thellė nė zgavra. E vendos
cigaren e radhės nė ēibuk dhe e thith fort si tė ishte e fundit… Poeti i pazakontė, Pano Taēi, ka zgjedhur tė mė rrėfejė ca “sekrete” tė jetės sė tij sot. Ėshtė data 4 gusht, ora 11:00 e paradites.
E takoj rastėsisht nė bar “Lux”. Kisha dėgjuar shumė legjenda pėr tė. Poeti endacak. Bohemi. Shpotitėsi. Njė mal me halle njeri. Jetėnxirosuri. Dashnori pasionant. Vagabondi i kohės sė komunizmit. Poeti i rrallė, i veēantė, i pakrahasueshėm. Njeri me botė tė pazakontė. Ata qė nuk e njohin, kanė njė mundėsi sot pėrmes kėsaj bisede qė do tė zhvillojmė bashkė me Panon. Kėrkoj shoqėrinė e tij, dhe pranon plot gėzim. Mė thotė se ka gati njė libėr tė ri me poezi. Ėshtė i paduruar tė m’i tregojė. I nxehti ia ēon djersėn ēurk. Njė ambient me ajėr tė kondicionuar dhe njė birrė...? Ėshtė idealja nė njė takim si ky me Panon. Sa ulemi e pyes si ėshtė me shėndet dhe mė thotė se ėshtė top. “S’mė gjen gjė… vdekja s’guxon tė afrohet”, - mė thotė dhe qesh….
Duket ka vendosur tė mė lėrė gojėhapur.

Pasi, kur unė me keqardhje e pyes se kush kujdeset pėr tė kėto ditė tė pleqėrisė sė vonė, merr njė qėndrim pozant dhe mė thotė “

…dashnorja ime. Unė bashkėjetoj prej disa kohėsh me tė. Quhet Drita. Ėshtė e bukur dhe ma do shpirti…”.
Mė thotė se ka marrė njė shtėpi me qira diku nė zonėn e ish-frigoriferit. Ma pėrshkruan me imtėsi hapėsirėn e kėsaj shtėpie, dhomėn e gjumit, korridorin, kthinėn ku mund tė gatuhet, banjėn… “Ėshtė shtėpi e rregullt. Jetoj mirė”.

Me ē’para e paguan? - e pyes.

Mė thotė se merr pensionin e shkrimtarit. “Ma ka dhėnė Saliu. Ma dhanė qė nė kohėn kur ishte ministėr Bujar Leskaj... Por kam edhe pensionin e zakonshėm. Bėhen diku rreth 30 mijė lekė tė reja”.

Po pse je pa shtėpi Pano? Nuk ke pasur kurrė shtėpi tėnden? - e pyes.

Ai hesht njė grimė kohe dhe nis tė mė rrėfejė njė histori qė duket e trazon tepėr…
“Jo, e kisha. Por ma shembėn. Nė vend tė saj ėshtė ndėrtuar njė pallat i madh. Unė nuk isha nė atė kohė kėtu dhe motrat e vėllezėrit e mi e kėmbyen me nga njė hyrje pėr veten e tyre nė atė pallat. Unė mbeta pa shtėpi. Tani jam nė gjyq me atė ndėrtuesin. Sepse avokati im mė ka thėnė se mė takon tė paktėn njė garsoniere”.

Nė ē’fazė ėshtė gjyqi? - e pyes.

Dhe pėrgjigjet gjithė shpresė “ėshtė nė Apel…shpresoj ta fitoj…”. Ngulmon se ėshtė e drejta e tij tė ketė njė shtėpi aty, ku dikur ishte shtėpia e prindėrve tė tij. Se nė tė vėrtetė, atij vetėm pak kohė i qėlloi tė jetonte nė tė. Kjo pėr arsye, siē tregon me zėrin qė i dridhet, “se e kalova jetėn time nė burgje e internime. Nuk mė donte regjimi mua. Kisha sjellje borgjeze. Kėshtu mė thanė nė fillim. Pastaj bėja agjitacion e propagandė, pastaj shkruaja edhe poezi tė rrezikshme... kish gjithfarė arsyesh regjimi pėr tė mos mė dashur mua...”. Pano vė buzėn nė gaz kur flet pėr kėto gjėra. Duket sikur gjithė jetėn e tij shaka ka bėrė me rreziqet qė i kanoseshin, me vėshtirėsitė, me disfatat e mėdha...edhe pse shumė prej tyre janė kanė copėtuar zemrėn... Por le ti marrim gjėrat me rend.
Flasim fillimisht pėr poezinė dhe pėr vėllimin e ri poetik.

Pano, kur i ke shkruajtur kėto poezi?

Kam 2 muaj e gjysmė qė e kam pėrfunduar kėtė libėr. Ka poezi tė reja, por edhe ndonjė poezi qė e kam shkruajtur herėt dhe e kam ripunuar. Unė shkruaj ēdo ditė dhe kam oraret e mia tė pėrcaktuara kur shkruaj poezi…

Kur shkruan?

Rreth orės dhjetė e gjysmė shkoj te “Tajvani”. E kam temėn nė kokė. Dy vargjet e para..dhe pastaj ulem e punoj poezinė...por punoj edhe te kafe “Evropa”. Aty shkoj gjithmonė, pasi kam dy kafe gratis ēdo ditė nga pronari...Rri aty deri nga ora dymbėdhjetė e pastaj shkoj te “Guva” dėgjoj muzikė. Pi....deri nga ora dy-tre. Pastaj shkoj nė shtėpi, shoh ndonjė film dhe fle gjumė deri nė tetė e gjysmė...”.

- Tė darkės? - e pyes e habitur..

.”Jo moj jo, tė mėngjesit”, - thotė dhe fillon tė qeshė me tė madhe. Ishte itinerari i tij i darkės ky...Pra Pano Taēi, 82 vjeē, bėn jetė nate rregullisht dhe poezitė e tij i shkruan mbrėmjeve vonė...jo nė shtėpi, apo i mbyllur nė ndonjė kthinė...por lokaleve, ku zhurmon muzika e vajzat e reja ekspozojnė hiret e tyre. Nėse i lexon poezitė e tij bindesh menjėherė, pasi ėshtė e dukshme se frymėzimi nuk vjen nga njė ambient dosido...Ja disa vargje nga jeta e tij e natės:
…
Dhe pse jam plak, ma do ky shpirt,
tė bėhem sonte, sėrish djalė.
Tym mė nxjerr koka pėr njė flirt,
si plak pa lek, s’bėhet fjalė.

Them t’ia ndaj lekėt pensionit
Pėr njė vromė me minifund,
qė peshkon te guva e Gjonit
tė zė nė grep, xhepat t’i shkund....


E pyes Panon pėr jetėn qė bėn aktualisht dhe pėrgjigjet e tij janė aq tė drejtpėrdrejta e tė sinqerta sa ta trazojnė ndėrgjegjen. Ėshtė njėherazi shakator dhe tragjik. I papėrsėritshėm...

Pano, ku jeton?

Nuk kam shtėpi. Shtėpinė ma shembėn, para tre katėr vitesh. Unė isha nė Maqedoni. Tė mitė morėn nga njė hyrje nė pallatin qė u ndėrtua. Ndėrsa unė mbeta pa shtėpi, pasi unė nuk kisha nėnshkruar kontratė. Por ata nuk duhet ta kishin shembur pjesėn time pa mė marrė leje mua. Ishte shtėpia qė na kishte lėnė babai. E hodha nė gjyq ndėrtuesin, por ma rrėzoi shkallėn e parė tani jam prapė nė gjyq me tė….

Pra je pa shtėpi…

Jetoj me qira. Paguaj 120 mijė lekė (tė vjetra). Ndodhet te ish-frigoriferi. Ėshtė njė dhomė, paradhomė, banjė dhe njė aneks pėr gatim...

Jeton vetėm aty?

Vetėm kam jetuar deri para pak kohėsh. Por tani jam lidhur me njė ish-dashnoren time. Ka qenė nė Itali ajo, pati ikur me gomone, por i dolėn dokumentet false dhe e kthyen. Drita quhet, nga Pėrmeti. Ėshtė kushėrira e poetit tė famshėm, Lame Kodra. E kam dashur shumė, dikur...i kam kushtuar poezi asaj. E kam njohur tek Fideli (Fidel Ylli), kur ka qenė banakiere. Ai ma prezantoi. Te bar “Westi”. Aty u njohėm. Atėkohė pata botuar librin tim me poezi erotike, “Lakuriq”. Kur i lexoi, ajo mbeti pa mend. Tė dija serioz, - mė tha. Po serioz jam, - i thashė. Ja, kėshtu u njohėm, e u lidhėm. Por pastaj ajo iku nė Itali. Qėndroi 8-9 vite atje. Tani ka ardhur. Mė kishte kėrkuar sa erdhi kėtu...

Po si tė gjeti?

Te “Kafe Europa”. E di ajo qė unė aty rri gjithmonė...
Pano e tund kokėn, dhe tė bėn tė kuptosh se ėshtė i fortė me femrat..siė ka qenė gjithmonė tek e mbramja. Mė tregon pėr njė surprizė qė i ka bėrė sapo erdhi, kur kishte ditėlindjen dhe e tregon me njė pasion prej adoleshenti. Duket ėshtė i kėnaqur kėto ditė tė vona tė pleqėrisė. Tė paktėn sot kėtė gjendje reflekton... E pyes pėr poezitė dhe frymėzimin...

Mė the qė shkruan nė ēdo kohė, e kudo qė tė jesh…

Po po...temėn e kam nė kokė sa herė dal e nisem pėr diku…

Ē’tema tė shqetėsojnė?

Temat e pėrditshme...njė mall, njė brengė, njė dhembje, njė shok burgu, njė ish-dashnore, Lasgushi, Fishta...I kam njojtur. Fishtėn e kam njojtur qė nga koha e Zogut, se dajua im Thomai ka qenė shok i Fishtės, ka qenė deputet.

Po sa vjeē ke qenė atė kohė?

I vogėl, por e mbaj mend. Unė jam ditėlindja 1928. Jam 82 vjeē sot.

Si e ke njohur Fishtėn?

Mua mė merrte dajua me vete. Ai mė mbante mua si djalin e tij. Fishta vinte tė kafe “Krusali”. Aty e kam njojtur. Aty kam njojtur edhe Lasgushin, me tė cilin mė vonė u bėra mik. Aty kam njojtur dhe Ali Asllanin. Ka qenė njė kafe e bukur ajo, kafe borgjeze. Nė njė anė luhesh kumar, nė njė anė kishte kėngėtare, serbe, maqedonase, greke. Ato kėndonin, nė anėn tjetėr pihej kafe...

Panos i pėlqen tė arratiset nė kujtime. E lė pak mėnjanė temėn qė po flasim dhe nis e kujton kohėn e fėmijėrisė, kur njėherė, sė bashku me kushėrirat e kishin marrė me vete nė dasmėn e mbretit Zog. Isha veshur bukur. Kishte njerėz tė fisėm pėrreth. Nė nėj anė shėrbehej plot luks pėr tė pasurit e nė njė anė kazanėt me gjėllė qė shpėrndaheshin pėr fukarenjtė...”. E pyes pėr kohėn e luftės, e cila e gjeti Pano Taēin nė moshėn 11-vjeēare.

Pano, si e kujton Luftėn?

Unė kam qenė partizan. Kam luftuar me brigadėn 23, me komandat Hamit Keēi dhe komisar Xhavit Qesen. Tė dy i futėn nė burg mė vonė.

Pse?

Ishin kundėrshtarė tė Enverit. Nuk i deshi ai. Se Enveri nuk ka shkrepur njė pushkė, thoshin atėherė.

Si e ke kaluar periudhėn e komunizmit? Si jetoje?

Kam jetuar mirė. Mua mė vinin 10 dollarė ēdo muaj. Po ashtu edhe babait edhe gjyshes. Gjyshi ka qenė sekretar i Fan Nolit pėr kishėn. Aty ka vdekur. Quhej Zoto Taēi. I kanė varret pranė e pranė me Fan Nolin.

Pano nis tė tregojė njė histori, ku shkrihen kohėt e fillimit tė diktaturės me rrėzimin e saj.

“Kur erdhi nė Shqipėri ambasadori i parė amerikan pas shembjes sė diktaturės William Ryerson, mė vjen nė shtėpi njė sekretare e ambasadės dhe mė thotė se mė kėrkonte ambasadori. Shkova nė ambasadė dhe ai doli e mė priti. Fliste shqip. Mė tha: “E di kush ma ka mėsuar shqipen mua? Jo, i thashė. Ke pasur njė gjysh nė Amerikė? Po, i thashė, ka vdekur nė ’82-in. Ē’profesion ka pasur, mė pyeti? Ka qenė jurist dhe ekonomist i diplomuar nė Sorbonė – i thashė unė. Po,- mė tha - ai ėshtė gjyshi yt.
Mė pyeti nėse kisha ndonjė fotografi kur kam qenė i vogėl, e kur gjyshi vinte nė Shqipėri. Por unė nuk kisha asnjė fotografi. Ai mori njė foto dhe ma tregoi. Isha unė me papion, i vogėl, me pantallona deri poshtė gjurit, me njė xhaketė tė bukur. Nuk e njoha veten. Ai mė tha ta shihja foton nga pas. Aty shkruhej: “Mallit tė shpirtit tim, nipit tim tė dashur Panos. Gjyshi i pėrmalluar, Zoto. 1941”. Kishte ardhur me pushime nė atė kohė nė Shqipėri kur e kemi bėrė atė foto. E ruaj edhe sot e kėsaj ditė.
E pyeta ambasadorin Ryerson, se si ishte njohur me gjyshin tim dhe mė tha se e kishte njohur qė kur kishte qenė fėmijė dhe familja kėrkonte njė jurist pėr kompaninė e tyre, pėr ēėshtje qė i lidhnin me Ballkanin. Gjyshi i kishte mėsuar atij shqip.

“Mė donte. Mė thoshte gjithmonė: “Mė kujton nipin tim Panon, qė e kam nė Shqipėri....”

Kur e pyeta se si mė kishte gjetur mua kėtu nė Shqipėri, mė tha: “Tė kam gjetur pėrmes librit tėnd tė parė me poezi “Blerimi i thinjur. Njė miku juaj kur kishte ardhur nė Amerikė, e kishte lėnė atė nė bibliotekėn e Shtėpisė sė Bardhė”. U kujtova, se unė i kisha dhėnė dy kopje libri Pandeli Koēit, qė njė kopje t’ia ēonte Arshi Pipės dhe njė kopje Isuf Luzit, profesorit tim...
Me Isufin kam korrespodencė, 33 letra ruaj prej tij. I kam letrat qė mė ka dėrguar ai. Janė fantastike....Nė letrėn e parė mė shkruante: “O mall e dhembje e shpirtit tim. Sytė e mia tė emigrantit s’janė krypur asnjėherė nga pika e lotit. Lexova “Blerimin e thinjur” dhe tė faleminderit...Tė paskish qenė italian, do tė udhėtoje nė enciklopeditė euro-amerikanė, me Borgesin dhe Kalderonin… Vazhdo tė shkruash nė gjirin e kombit tonė”....

Kur Pano e ndėrpret kėtė rrėfim, i kėrkoj qė tė mė tregojė vuajtjet e diktaturės.
Kur tė burgosėn Pano?


Unė rashė nė burg nė ’47-ėn.

Pse tė futėn nė burg?

Po, sepse desha tė ikja unė. Doja tė ikja nė Greqi, tė kaloja kufirin e pastaj, qė andej tė ikja te gjyshi nė Amerikė. Shkova nė Gjirokastėr, por kufirin nuk e dija. Mua mė kishin pėrjashtuar nga shkolla pėr dashuri borgjeze...

Ē’ishte kjo dashuria borgjeze?

Doja vajzėn e njė gjenerali unė, qė edhe ai mė vonė hėngri kokėn...Ishte vajza e Spiro Moisiut, Jolanda Moisiu. E kisha nė bankė. Mirėpo nga qė kishte kaluar koha e luftės dhe shkollat ishin tė mbyllura kishim diferencė moshė. Ajo mund tė ishte 3-4 vjet mė e vogėl se unė. Nė fakt unė bėja shumė sjellje qė nuk pėlqeheshin. Kam qenė nxėnės i notės 10 absolute me pėrjashtim tė disiplinės qė e kisha 5, sepse unė gjithmonė hyja nga dera e dilja nga penxherja, ose hyja nga penxherja e dilja nga dera.
Kur bėnin gjimnastikė, vajzave qė mė pėlqenin unė iu fusja nėpėr ēanta trėndafila, zambakė…, kurse atyre qė grindeshin me mua ju bėja karamele ku fusja brenda kakardhi. Kėto i’ua fusja nė ēantė….(Qesh me tė madhe…). Mirėpo pėr kėto gjėra, kėshtu, mė pėrjashtuan nga shkolla mua, me motivacionin “dashuri borgjeze”.

Ē’ndodhi mė pas?

Vrava mendjen ku tė shkoja dhe vendosa tė shkoj nė Gjirokastėr tek dajua, Thomai. Kur mbėrrita atje dhe i tregova ai u habit. Po pse tė kanė pėrjashtuar nga shkolla more, ē’ke bėrė? “Pėr dashuri borgjeze”, i thashė, iu bėra njė vjershė vajzave dhe sekretarja e rinisė e bėri problem. U mblodh kėshilli pedagogjik dhe morėn vendim tė mė pėrjashtojnė... Mos u mėrzit mė tha dajua… Rri kėtė vit kėtu nė Gjirokastėr dhe vitin tjetėr e rregullojmė qė tė kthehesh prapė nė shkollė. O po do tė iki nė Greqi, i thashė e qė andej do tė shkoj te gjyshi nė Amerikė… Ē’thua more, mos u ndjej. I kishte thėnė njė shok qė mė kishin vėnė njerėz pas e duhet tė bėja kujdes. Por se dėgjova unė. U nisa dhe mė kapėn nė Bularat. Mė arrestuan. Mė mbajtėn nja pesė ditė nė birucė. Pastaj mė nxorėn nė gjyq dhe mė dėnuan pėr sjellje borgjeze nė shkollė dhe nė shoqėri, (pasi unė ndėrroja njė kostum paradite, njė pasdite)… kapriēoz, deshi tė linte atdheun...dhe mė dėnuan fillimisht 4 vjet, por pastaj ma shkurtuan nė 2 vjet. Kėshtu bėra 2 vjet burg dhe pastaj mė ēuan nė kamp internimi.

Ku tė internuan?

Kampi i parė ka qenė i Valiasit, pastaj na ēuan tė hapnim kanale nė bregdetin e Kavajės, pastaj tė rinjtė i mbajtėn, tė moshuarit i kthyen nė burg. Ne na ēuan nė Maliq tė thanim kėnetėn. Aty kam njohur shumė personalitete tė kulturės, qė regjimi nuk i donte e qė vuanin dėnimet. Mes tyre njoha edhe Mitrush Kutelin. Kam shumė kujtime me ta. Dhe po i shkruaj kujtimet…

Janė kujtime qė lidhen vetėm mė ta?

Po. Jam duke shkruar njė ditar qė i kam vėnė titullin “Unė dhe jeta ime”. Kam shumė kujtime me Lasgushin, ē’bisedoja, ē’bėnim, ē’kujtonim, poezitė qė mė pėlqenin, ato qė nuk mė pėlqenin…
I ke shkruar qė nė atė kohė?
Disa po, disa tė tjera tani vonė. Unė shkruaja nė atė kohė, kur mė kishin vėnė si redaktor tė pėrkthyesve nė burg.

Tė burgosėn sėrish? Si ndodhi?

Eh sa herė mė kanė burgosur mua....U zura me ca oficerė tė Sigurimit, se nuk pranova unė tė votoj. Thashė nuk dua tė votoj. Ishte viti 1951. Prej andej pastaj mė internuan nė Saver tė Lushnjės. Aty kam qėndruar fillimisht i rrethuar me tela, se ishte kamp i mbyllur. Mė vonė u bė kamp i hapur e mund tė lėvizje. Aty kam qėndruar deri nė ’60-ėn. Pastaj u lirova dhe mė dėnuan prapė nė ‘62 pėr agjitacion e propagandė, pėr poezi. Bėra 5 vjet atje dhe mė internuan prapė. Mė dėrguan nė Librazhd. Atje njoha Koēi Petritin.
Jetė shumė e vėshtirė….
Po, por kam mėsuar shumė. Nė burg mėsova tė saldoj, tė montoj ndonjė gjė… Kur mė sollėn nė Tiranė, mė gjetėn njė punė nė Uzinėn e Autotraktorėve, ku atėherė montohej pjesa e re e traktorit. Punoja si montator. Por u ngrit Metalurgjiku dhe unė kėrkova qė tė shkoja atje vullnetar. Mirėpo Maqo Bleta, kryeinxhinieri nė Uzinė tė Autotraktorėve mė tha “mos shko, ku do tė shkosh, kėto tė mbron Pilo (Peristeri), atje prapė nė burg do tė biesh ti”. Mirėpo e kundėrshtoja unė. Shkova. Dhe nė ’76-ėn mė arrestuan sėrish. Kėtė herė dėnimi ishte mė i gjatė. Plot dhjet vjet nė burg. Nė ’86 u lirova dhe pastaj vitet e tjera i kalova nė internim sa nė Peshkopi...gjithandej, me dėbonim, mė mbanin larg nga Tirana.
Ka qenė periudhė e vėshtirė. Babai mė kishte vdekur. Nėna mė kishte vdekur. Edhe gjyshi nė Amerikė...Mė kishte ndarė edhe gruaja. Kisha njė djalė qė s’e takonja dot...

Nė ē’vit je martuar Pano?

Nė ’60-ėn u martova, sapo dola nga internimi. Dasma u bė pėr vitin ri 1961. Por nuk kaloi shumė dhe unė rashė prapė brenda, nė ’62-shin. Fėmijėn e kisha tre muajsh. Atėkohė mė ndau gruaja.

Takoheshe me djalin pasi dole nga burgu?

Nuk mė linte ajo mua. Kishte frikė se ia merrja djalin. E kishte mėsuar keq. Kur mė takonte mė thoshte “gangster, vagabond, je armik…”. Dhe unė i thoja “po kėshtu jam unė”. Ai qeshte. Ishte i vogėl. Unė kisha tė drejtė ta merrja djalin tim vetėm 2 orė nė 15 ditė. Po dy orė ishin ato. Sa ta merrja, ta nxirrja nė pazar, ta qerasja...Kishte qejf parfumet, ai mė thoshte gjithmonė qė t’ia blinja. Aq kohė ishte as qė ē’mallesha me tė. I shkoja nė shkollė por mė fshihej sa mė shihte. Dhe kur i shkonja dhe i flisnja “po tė kam ēun unė ty” ai mė thoshte “po, por unė nuk tė dua. Ti je armik”. Kur ia kujtoj tani, qesh....

Ku jeton djali tani?

Ėshtė nė Greqi. Ėshtė martuar ka dy vajza. I takoj herė pas here.

Gjatė bisedės mė bėn pėrshtypje njė fakt, pasi femrat qė ka dashur nuk i quan tė dashura, por dashnore. Pano ka njė koncept tė tijin pėr dashurinė, e pėr rrjedhojė edhe pėrcaktimet janė kaq pranė natyrės sė tij tė pazakontė.

Pano, pse thua gjithmonė dashnore, dhe jo “e dashur”?

Po, dashnorja ėshtė tjetėr dhe e dashura ėshtė tjetėr gjė. Dashnorja ėshtė ajo, qė tė pėrkon me shpirtin tėnd, ta do shpirti, brenda, thellė… E dashura ėshtė tjetėr gjė, mė e thjeshtė. Tė dashura mund tė kesh 10-15… plot. Kurse dashnore rrallė gjen.
Mė duket koncept i kundėrt me atė ēka dėgjohet sot pėrreth…
E ke gabim. Dashnorja ėshtė dashuria…

Sa dashnore ke pasur nė jetėn tėnde?

Unė kam pasur…
(Mendohet, pak, thith cigaren, dhe thotė me njė ton nostalgjik…)
“Nė fakt, kisha njė nė shkollė, gjirokastrite, vdiq ajo. Flora Kallanxhiu quhej. Ka qenė balerinė. Vdiq nga luēemia. Kishim miqėsi familjare me tė. E deshta shumė Florėn…
Ka qenė njė tjetėr nga Himara. Familja e tyre jetonte me qira nė shtėpinė tonė. Kishin njė mbesė ata dhe gjyshja donte tė mė fejonte mė tė mua. Ishte partizane greke kjo. Por unė…vajta e gjeta kėtė, me tė cilėn u martova. E gjeta nė Lushnje, atje e kam njohur.

Tregon se si e ka njohur gruan me tė cilėn u martua, se si e pa njė ditė nė rrugė tek kthehej nga shkolla dhe e ngacmonte me fjalė, se si pastaj i shtyrė nga e ėma shkoi ėn shtėpinė e saj dhe ngaqė i vinte turp iu tha prindėrve tė saj “kam ardhur tė kėrkoj vajzėn tuaj pėr tim vėlla”. Mandej u zbulua se ishte Pano ai qė do tė martohej me tė. Dhe ata nguruan. Se Pano ishte i internuar, i dėnuar, ishte trazovaē, vagabond...Por siē thotė ai nė fund u bindėn dhe ia dhanė vajzėn pėr grua...me tė cilėn nuk kaloi ndonjė jetė tė lumtur, por tė paktėn, pati njė djalė mė tė, e qė u shndėrrua nė motiv pėr tė jetuar...
Pano hesht herė pas herė tek pėrhumbet nė kujtime, tregon njė histori tė ngatėrruar me njė tė huaj, austriake qė e kish njohur nė internim, “e bukur perri, qė ishte kapur rob nė luftė”. Ajo kish ikur nė Austri pasi ishte shembur diktatura, e tani e kujtonte me ndonjė letėr a fotografi...Pastaj krejt befas Pano kujton dhe njė histori nga rinia e hershme.

“Nė Gjirokastėr ka qenė Fazili Kokona. E kam dashur shumė. Atė e donte edhe Ismaili (Kadare) dhe Agim Shehu. Ishin nė klasė mė poshtė se mua ata. Ajo fliste me mua. Vinte tė dajo Thomai. Unė vishesha bukur, serioz. Kurse Ismaili nė atė kohė ka qenė i varfėr dhe Agimi ka qenė kaēurrels, si njė ari i vogėl. Ajo ishte njė brune kaq e bukur!!!...Me mua i pėlqente tė bisedonte. Uleshim nė park. Ismaili mė fliste. Unė e ngacmoja… Qė atėkohė jemi njohur me Ismailin. Ka qenė poet shumė i mirė qė atėherė…

…Prej kėtij momenti Pano i harron dashnoret dhe zė e flet pėr poezinė. Jemi diku nga fundi i bisedės tonė. Thotė se nė Gjirokastėr ka njohur edhe njė poet qė e kanė pushkatuar nė ’47. “Ai mė mėsoi mua ē’ishte poezia, mė mėsoi ritmin, metrikėn. Mė mėsoi Fishtėn, Mjedėn, Nolin, Ēajupin, Naimin...Isha i ri unė atėherė. Shkruaja, por bejte ishin”.
Pano kthen njė gllėnjkė birrė, thith cigaren sėrish dhe e kthen fjalėn te Lasgushi. Poezitė e tij i ve mbi gjithēka. Kujton se si e ka parė njė njėherė dhe i ėshtė afruar,pastaj e ka prekur me droje. “Njeri qenke? - i thashė. “Po njeri jam”, ma ktheu dhe qeshi...Mė rrėmbenin shumė poezitė e Lasgushit. Kur e njoha mė dukej sikur kisha prekur njė ėndėrr. Se kėta poetėt unė i quaja si perėndi, si njerėz tė kaltėr... Ashtu i pėrfytyroja gjithmonė, tė kaltėr...”

milosao.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
Sponsored content





Pano Taci  Empty
MesazhTitulli: Re: Pano Taci    Pano Taci  Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Pano Taci
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: