Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Albade.com


 
PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

 

 POEZI NGA Kolec Traboni

Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

POEZI NGA Kolec Traboni  Empty
MesazhTitulli: POEZI NGA Kolec Traboni    POEZI NGA Kolec Traboni  Icon_minitime16/9/2010, 14:30

“MOS VDIS DASHURI”
Botim i “Globus R., Tirane 2002
CIP Biblioteka Kombetare Tirane
IBSN 99927-44-66-9
Kushtim i librit

Tė gjithė miqėve tė mi emigrantė
nė Greqi, Itali dhe Amerikė,
bashkudhėtarė tė ėndėrrimit
shpresės dhe dhėmbjes,

Gruas, vajzės dhe djalit

me tė cilėt mora udhėt e botės

e Nėnės sime nė Shkodėr
sytė e sė cilės u rreshkėn
nga malli pėrvėlues i pritjes

K.Traboini
Boston, Janar 2002


LAKURIQ NE ASFALT

Lėkura ime ėshtė tepėr e rrudhur pėr daulle
e krahėt e mi janė tepėr tė mplakur pėr punė
truri im i artikuluar nė sistemin tjeter
ėshtė njė mekanizėm i ngecur...

Mė gjej diēka qė tė shes, o Zot!
Diēka qė tė rroj!

Jam tepėr i lodhur nga ky treg i ēmėndur
ku ēdo gjė shitet, blihet e shitet
nga ushkurėt e ministrave deri tek tulet e grave
sa rri e filozofoj vargje tė fandaksura:
Pėllumbat po tė mos bėnin glasa
do tė ishin engjėj
e kokat e heronjeve nuk do tė kishin frikė
nga tė pėgėrrat e qiellit...

Mė gjej diēka qė tė shes, o Zot!
Diēka qė tė rroj!

Ejani blejeni marrėzinė time
ēdo gjė qė kam nė kokė e nė duar merreni
merrni po tė doni dhe rrobat e mia
mė lini zhveshur
siē mė ka bėrė nėna
veē blejini, ju lutėm blejini!
Davidi lakuriq ėshtė njė nder
Moisiu i zhveshur ėshtė njė turp
do tė pėrpiqem tė shes edhe turpin...

Duhet tė shes diēka nė kėtė treg tė ēmėndur
duhet tė shes diēka qė tė rroj
nė kėtė botė
ku kurrgjė nuk mbet pa shitur.
Tė ish pėr mua
njė funksionar do ta shisja me vlerėn e njė ēakmaku
sa pėr tė ndezur plehrat e rrugėve
e pastaj mbi zjarr do tė shurroja pa mėshirė
e pa frikė
nga ligji qė mbron burrat e shtetit
nė vendin tim tė shkatrruar
nga marrėzia e politikanėve pa tru.

Duhet tė shes diēka nė kėtė treg tė ēmendur
mė sillni diēka, ju lutem, mė sillni
diēka qė shitet lire, fare lirė, sa vetė liria
por jo ministėr a deputet, diēka tjetėr
dhe sa mė shpejt se perėndoi dielli
e hėna do tė mė gjej lakuriq nė asfalt
si kalė plak i drobitur
duke i hingėllitur qiellit:

Mė gjej diēka qė tė shes o Zot!
Diēka qė tė rroj!
24 Prill 1993


IDIL ME LIRINE

Ti kalon
gjithnjė kalon
nė kėndin e rrugės unė gjithnjė
duke pritur

e ndjej jam brenda teje
tretem ne imazhin tėnd
nė frymėn tėnde jetersohem

deri kur ky kalim
deri kur ky harrim
sa shekuj?

Liria ime e tjetersuar nė mjegull.
1990


MOS VDIS DASHURI

Mesnata e dhjetorit zbriti nė tatėpjeten e shkallėve
me flokė tė lėshuar e ftyrė tė ējerrė
si nė vdekjet pagane
unė jam i vetmi dėshmitar i vdekjes tėnde
me njė cigare tė ndezur
qė mezi i ngroh sekondat e fundit qė s'duan tė ikin...

Tani askush s'pėrgjon vetmine time
tani mund tė rri vetem me mendimet e mia per ty.
Tė tjerėt flėnė tė harruar
harku i dorės sime pėrkėdhel imazhin tėnd
hapsira qė ti i merr errėsirės ėshte fare e vogėl
dhe frymemarrjen ta ndjej paksa tė mbytur...

Vetem kaq!
Oh sa pak dashuri na afroi jeta!

Diku larg nje gjoks i ējerrė pėrcjell njė kėngė
kėngė me dhėmbje e brengė
pėr diēka qė ka ikur e s'kthehet kurr mė
pėr diēka tė shtrenjtė.
Pastaj heshtja hajdute vjen tė rrėmbejė fjalėt
nė retinen e syve tanė tė njėllojtė vjen imazhi yt
i mbledhur kruspull
dhėmbėt kafshojnė urrejtjen
e dėnesat nė zemren tėnde sa vinė e shtohen.

Duan tė rrėmbejne trokitjen nga zemra jote
e ti s'e duron dot kėtė dhėmbje...

Tė rėndojne supet
drithėrojnė qėpallat si fletėza mbi ujė
me njė peshė tė tillė edhe degėt e lisit thyhen
siē u thye sontė nje kockė gjoksin tėnd
prej nga doli njė zog i kaltėr, krahėthyer
me pėrpėlitjen e vuajtjes
e rend nė tė katėr horizontet i dehur me ndjenjen e lirisė
rrugėn pėr tek unė e di, por ai bie nė sokak pa frymė
nė sokakun e tė marrėve ku era argas fytyrat e njerėzve
pa dashuri
se dashurinė e kanė mbyllur nė burgun e gjoksit
e nuk gjen kurrkund njė sokak ku njerėzit tė duhen
pa frikė...

Ndersa unė kėrkoj tė mėlcoj dhėmbjen e plagėve
nata e errėt indiferente
si fshesare hedh nė kosh ēdo kujtim tė djeshėm
duke vendosur pushtetin e heshtjes
duke shuar fenerėt e shpirtit
duke m'i shtuar kėshtu shtėrngesat e zemrės.

Nata heq zvarrė patericat nėpėr rrugėt e qytetit
mė kot e shtyj- ajo ēalon si e ēmėndur
dhe s'do t'ja dijė se e pres tė nesėrmen me ankth.

Kam njė trėndafil tė zjarrtė qė mė pėrvėlon nė buzė
kam njė rrahje nė gjoks qė po ma ēan zemrėn
dhe s'kam ē'tė tė jap nė kėtė natė veē njė buēete me yje
e hėnėn qė varet si shportė mbi kokėn tėnde
me puthjen e nesėrme- kur tė dalė dielli
nėn thirrjen e zjarrtė tė Nerudės
Mos vdis Dashuri! Mos vdis!

Se neser nuk do tė jesh kurrgjė mė shumė se njė muranė.
Tiranė, 14 Dhjetor 1988


PELLUMB NE DEBORE

Aty nė kuadėr rri ngrirė e s'fluturon
pak i
mė shumė i shushatur nga bardhėsia...

Ē'udhė do tė mirrje mbi glob?!

Nė atė dimėr tė eger s'gjeje vend pėr fole
fotografi tė afroi njė strehe nė mes lentash
qė mė shumė tė tremben se tė ngrohen
dhe humbe nė hapsirat e bardha pa jetė.

Tani ty s'tė bėjnė punė
as dashuria
as mėshira

...aty nė kuadėr rri ngrirė e s'fluturon.

Tiranė, Maj 1987


O NJERI

Nė mbetėsh nė errėsirė ndonjėherė o njeri
krejt i vetėm
me mendimet e tua e mjerimin tėnd
pėrpiqu para sė gjithash tė zgjosh nė kėtė heshtje
kujtimet e herėshme
nė do tė kesh pranė driten dhe njerinė.

Atėherė me errėsiren nuk do tė kesh pika takimi
atėherė errėsira do tė ketė frikė prej teje
e ti kurrė prej saj

ja tek terhiqet nė skutat e qelise
si egėrsira agimeve...

Mjer ai qė nuk gjen dritė
nė kėto rizgjime!

17 dhjetor 1987


VETMI

Pashė natėn
diku larg
njė qytet plot drita.

Mu duk vehtja nė hapsira tė ftohta yjore
njė yll i vetmuar...

Sa larg ju ndjeva o njerėz!

Njė cipė akulli zuri vend nė zemren time.

Kam, Tropojė 1988


I THEM VDEKJES JO!

Nga ti Vdekje nuk dua apel per zgjatjen e jetės
- qoftė dhe njė cast,
paraqitjen rreshtore tė mėngjesit e mbremjės
nėn pushtetin tėnd - e urrej
si tė internuarit nė ishujt pa jetė,
qė natėn bashkėbisedojnė me yjtė vetmitarė
e ditėn zhuriten nga monotonia e detit dhe e qiellit
teksa shqyejne pjesėt e mishta tė trupit
gjer nė kockė - pėr tė ushqyer shpresen,
atė pacavure tė ndyrė qė ta valėvisin nė sy
si demit shaminė e teoradorit,

ndersa nė trup ngulen heshtat e tėrbimit
quaje shpėtimit klinikisht- nuk ka rendėsi
emri qe Koha u vė shpresave tė reja...

Gjithėsesi - fundi ėshtė saktėsuar ne kodin gjenetik
nė transfiguacionin e qelizave qė njė herė
duhet tė vdesin - Ligj i Natyrės...
ateherė pse duhet tė vdes i pėrkulur?!

I them Vdekjes jo!- nė ēdo qelizė tė jetės!
Nuk ėshtė shpėtim, pak e nga pak
tė shėmbėsh ngrehinen e trupit- tė kafshosh vetvehten,
duke zhveshur muret nga suvaja ku duken tulla tė shkallmuara
e pėrmes brinjėve, si pėrmes trarėve tė catisė tė fryjė erė...
njė erė qė tė pėrkul si kalli thekri mbi muranė
e grumbulli i eshtrave tė tkurret e tė mblidhet kutullaē
vetem me idene e njė ditė tė zgjatur - vetem njė dite,
duke pranuar zbritjen shkallė-shkallė tė nxehtėsisė sė gjakut
qe tė ka pėrvėluar nė gjoks pėr dyzet vjet...

Le tė shėmbet kasollja- siē thotė varfanjaku,
qė ka vetem njė shprese- kashten e ēatisė
por ka nderin mbi gjithēka- e thotė:
"Tė shėmbet! Te digjet!"
se lepirja e flakeve nuk ėshte asgjė
pėrpara lėpirjės sė buzėve- pėrpara turpit...

Ndaj aty ku jeta tė sfidon trimėrisht - ti Vdekje
hyr pa trokitur, si hajdute nate me misionin e azgjėsimit,
por para se tė shembesh shtėpinė- vuri flakėn
ngroh akullsine tėnde,
ashtu siē je - pa trajtė e pa formė
me dėshirėn e shfrenuar tė mos vije kurr Zgjimi.

Ja kėshtu ecen ti nė hapsirė me misionin e zi,
duke i tmerruar njerezit- si nje kalė i drunjtė
qė trokon kudo- herė nė njė shtėpi e herė nė njė tjetėr
here ngatrron kufijt e shteteve - asgjė s'tė ndalon
duke shtuar trokėllimat - nė njė rėndje tė hazdisur
e duke mbajtur si yzengji mallėkimet e Botės...

S'ka fre pėr ty - progresioni gjeometrik i tėrbimit tėnd
herė-herė nuk ka fund
por qėkur njerėzit zbuluan sekretin e zjarrit
edhe ti si Zeusi mbete pa fuqi
edhe ti si Zeusi me skeptrin tredhėmbesh godet trupin
e Prometeut
ndersa tė vegjėlit qė rrojnė nėn hije lisash, shpesh i harron
por Prometeu vdes e ringjallet- diē mė i madh- diē mė i bukur
ndonėse nuk ėsht indentikisht ai,
por i biri, i biri i tė birit, i stėrbiri
i mijėra bijėve qė rrjedhin nga ai gjak - nga ai lumė...

Edhe pse nė gjunjė nuk mė ka trokitur pleqėria
mė pėlqen tė rri nė diell sa tė mė shullėhet koka,
paēka se pika e diellit ėshtė mė e rėndė se pika e hijes,
paēka se shpresa pėr tė zgjatur ditėt ėshtė njė karrem i kolmė
qė tundon burra shtetesh...
dhe tė Vdekshmit e Hijes tė quajnė budalla pėr ēdo refuzim,
ndersa tė Pavdekshmit e Skeptrit- e dine qė janė tė pavdekshėm
dhe heshtin krenarė - sepse kanė siguruar pasaportat pėr dy Jetė,
vdekja pėr ta ėshte njė kapak druri- qė kalbet shpejt, shumė shpejt,
mė shpejt se Lavdia- ndaj i sheh tė kthehen sė gjalli nė statuja,
tek thonė profeci pėr qėndresen e gurėve
nė themelet e kėshtjellave
nėn peshen kolosale tė mureve.

Ja ku erdhi...
trokon...trokon me nallanet e drunjta
nėpėr udhe -nėpėr kalldrėme
me deshirėn e shfrenuar tė mposhtjes se Njeriut- qe ai
tė lėshojė frymen e fundit
pa i ardhur akoma fundi...
Dal nė prak... I them Vdekjes Jo!
nuk dua mėshirė
mėshira ėshtė metastaze kanceroze qė bren karakterin
njerėzor- pak e nga pak - derisa e kthen nė njė kufomė
duke e ndarė pėr sė gjalli nga tė gjallėt...
Kurrė!

Mbi fytyren tėnde Vdekje hedh pėshtymen e fundit
pėrpara se tė mė jetė tharė gjuha
akoma mė pėrpara se trupi tė mė bėhėt akull e hi
duke refuzuar cdo falje
duke refuzuar kapitullimin e trupit dhe tė shpirtit
ve per te ruajtur frymemarrjen sa nje gulē azmatik...
Kurre!
E dua gjoksin me ajr
dua tė vdes i bukur
tė jetoj me imazhin e qėndresės
deri nė ēastin e heshtjes.

Ti, Vdekje bej ē'tė duash! Vazhdo trokun!
Trokun ogurzi pėr betejen time tė fundit.
Unė do tė rėnd duke kėnduar edhe nė shkofsha drejt humbjes
siē rėnden njėmije breza - stėrgjyshėrit e mi
pa dalė asnjėherė kundėr Lumit tė Gjakut qė uturon...

Nėpėr kėtė lumė le tė rrjedhė rrėkeza ime!

Tirane 1986


T I R A N I

Nė qoftė se ju mbi krye keni Tiranin
qė veē me gjak e mbron fronin e tij
patjeter do tė heshtni- dhe me lavde
do ti kėndoni si tė ish pėrendi

se s'ka rrugė tjeter nė kėtė botė mizore
veē rrojtjen ta paguash me mundim.

...Megjithėse ēdo i mjerė e ka nje shpresė
tė vijė njė kohė qė pushtetmbajtėsi
nga frika e komplotit pak nga pak tė vdesė
vasalėt duke i vrarė kot sė koti

...dhe kėshtu ata nėn dhunė fitojnė guximin
Tirani pak nga pak nis zbret nė varr.

Tiranė Janar 1991


MOS ME DIL NE SHTEG
KOKALL E VJETER!

Mos dil nė udhėn e njeriut o Fantazėm!
Nė zemren time ka aq shumė dritė
sa digjet e pėrvėlohet errėsira
digjet e pėrvėlohet frika
si Feniksi nga zjarri
rilind dashuria

Mos mė dil nė shteg Kokall e vjetėr
kėshilltar i keq i Natės Mergimtare.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

POEZI NGA Kolec Traboni  Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI NGA Kolec Traboni    POEZI NGA Kolec Traboni  Icon_minitime16/9/2010, 14:31

PARTITURAT E SHIUT - Cikel poetik
Lajtmotiv

Ne ke nje engjell ne gjoks,
nxirre te shohe diellin.
Nese djalli i tinezise
fle ne gjirin tend,
te lutem me vrit,
para se t'mi vrasish endrrat.

1- PARTITURAT E SHIUT

Iken trombat, violinat, kontrabaset,
dirigjenti, spektatoret madje dhe portjeret.

Iken te gjithe - nuk mbeti njeri,
Butrinti po rroposet ne shi.

Po une cfare dua ne mes te statujave?
Mbase jam nje violincel i lagur
qe dikush nga orkestra e harroi,
nje djall e di.

Le ti bie ketij violinceli
derisa hena te zbrese me draperin e arte
per te korrur grunajat e yjeve te shpreses,
qe pikellojne mbi statujat e mbytura te liqenit
si ne nje pellg lotesh prej tre mije vjet.

Permes litareve te shiut,
violinceli i lagur i shpirtit tim
hap partiturat e Mozartit
e derdh tinguj ne qiellin e Butrinit.

Ne perendim deti qeteson valet
e patat e egra ikin drejt Korfuzit.
Te vetmit spektator ne amfiteater
heshtja dhe ti.

Ti Dea - une Mozarti.
Eja te lagemi ne shi!

2004


2- NE PORTEN TENDE, NATEN VONE

- Kush eshte?

E kush dreq tjeter mund te jete kaq vone
rrugetari qe te troket zhurmshem ne kete porte,
vec meje mes te rrangallave te jetes harrakate
plangprishes i vetvehtes ne kete bote.

Menyra se si flas a nuk te bind ndopak,
se jam ai qe fluturon me zogjte?
Jam Finlej i varfer e vij te ul koken,
te bej cdo gje qe Zonja me thote.

- Po ne kerkofsha te me puthesh, o derezi?
- Do te puth, do te bej sic me thua ti!
- Po ne krevat po te vura, mor derebardhe?
- Gjumi ne mengjez nuk do te me dale.

Kush troket kaq vone ne kete shtepi,
a une a Robert Bernsi... nuk e di?

2004


3- POEZIA PA DATE

...Pareshur me kerkon
e me mban zgjuar,
me ben ta pres,
e ta kerkoj,
per te te mendohem...Pse valle?!

Perse kjo poezi pa date?! Kur e ke shkruar?
Nepermjet vargjeve arrij te lexoj shpirtin
ashtu si nepemjet shenjave te gishterinjeve
indentifikohet njeriu.

Po mua me mungon koha,
koha qe ka filtruar poezi
prej gjoksit tend te dritheruar.
Ne c'labirinthe deshirash rroje ti?

Per ke tundohej shpirti yt i trazuar,
te lutem, ma thuaj.

Pse hesht? Ti nuk je Xhaone Madł ne brigjet e Senes
qe ka tmerr te flase - e une nje Ravik emigrant i mundur
nen Harkun e Triumfit i harruar...

Pra, kur?

Jo me kot rremoj ne shpirtin tend ta di ne i ke shkruar
ato vargje per mua?! Sepse...sepse...te dua!


18 shkurt 2004


4 - HESHTJA JOTE

E di.
E di.
Ti serisht do te heshtesh.

Asgje te re
nga fronti i perendimit,
serisht.

E une mbetem
dielli
qe lind
ne lindje
pa mundur kurre
te flere ne perendim,
mjerisht!

2004


5- ZOG I PLAGOSUR

Ti shko si Diane* shigjetare pyjeve,
vri tigra, dhelpra e shpend grabitqare,
vri po deshe dhe luane,
amazona ime, ti shpirti me dallge.

Vri c'te dale perpara,
nuk jam ekologjist e nuk kam paranoja
e as nostalgji per xhungla...

Por nje zog te plagosur
qe leshohen fergellimen e tij ne krahun tend,
mos e vri.

Edhe ai ka kalvarin e tij si Jezu Krishti
e krahun tend nje kryq ku dremit dhembja.

2004

*Perendesha e Bukurise, nena e Kupidit


6- FJALET

Je shume e mire
e dashura ime, je shume e mire.

Do te shkruaj nje poezi per ty,
do te perdor nje metafore,
do te krahasoj me nje trendeline,
do te te quaj lulebore!

Po c'i do fjalet kur ke njerine,
o i gjore?!...

2004


7- SINOPTIKA

Mos e kerkoni sinoptiken njerezore
ne TV Satelit Show.

Zoti ne Parajsen elektronike
nuk mund ta dije
cfare ndodh me njeriun
ne qerthullin e ferreve tokesore.

Sepse Ferri ka per kyezot
Djallin.


8- DILEMA

Mesa duket
ke zgjedhur heshtjen
si aleate lufte.
Jeton me drojen
se po te flasesh
e ke humbur betejen
pa e nisur akoma.
Pse kjo dileme?


Lermentovi ne castin e fundit,
kur nje plumb tinezar e qelloi
per vdekje, tha:
"Ata, s'ma marrin dot
ate qe kam fituar."
E humbi jeten
por betejen e fitoi.
Ne tani po flasin per
Lermentovin
e jo vrasesit e tij,
varret e te cileve
ne Kaukaz e Rusi
kane humbur.


Ne djall te veje Kaukazi,
Rusia
dhe spiunet e Carit
ne djall edhe bota,
me rregullat,
ligjet,
martesat,
ngatrresat,
homoseksualet,
moralet
divorcet,
skandalet.


Rrofte Lermentovi,
Demoni,
Tatiana,
Miciri ,*
liria,
poezia ,
dashuria.
Te dua!...

* Personazhe poetike te Lermentovit.


9- NGRICAT E VERIUT

Ngrice. Minus 20 grade nen zero ne North Amerika,
u ngri Liqeni i Micinganit e Niagara mezi merr fryme...

E megjithate tej e pertej liqeneve veriore
ndjej te zgjohen tingujt e nje violine
e kristalet e akullit nisin te thyhen brenda shpirtit te njeriut.

Koncerti i Vivaldit "Ne kater stine"
te jep shprese se pranvera troket prap tek njeriu.

2004


10- E QETHA KOKEN SI TARTAR

E qetha koken zero kete dimer te eger
nga inati i stines qe hyri e s'do te dale,
i kalova dhe nje brisk te holle zemerimi
per t'u shfaqur ne Boston si zaporozhas ne kale.

Portreti im tanime nuk ndryshon
nga nje mongol a nje ceceni i kreshperuar,
rri e vras mendjen se sa kotesi ka bota
e per ku rendim keshtu shpirtethate, te harruar.

2004


11- PERANDORIA E HICIT

Udhetojme te gjithe ne trenin "Glob Willage"
kuturu, - ku te na sjelle fati
ne hapsirat pambarim te kozmosit.

Ne ball te trenit shenohet "Parajsa"
ku shtyhemi kush te zere vend me pare;
pushteti, miliardat, kazionte, aeroplanat personale, lavdia.
e kallamkusure te tjera qe pasurojne boten e qejfeve.

Ne bisht te trenit, me WC te perbashket
tabela "Ferri";
varferia, dhuna, injoranca, perbuzja, prostitucioni,
droga, Sida, Sarsi e mjerime te tjera te botes se halleve.

Zoti i sheh te gjitha e qesh( nuk them se tallet)
me trillet e fateve njerezore
dhe e perplas njeriun
here ne nje vagon e here ne nje tjeter,
per te provuar secili shansin e tij
ne kete kazino te perbashket nderkombetare.

Treni rend
drejt gropave te zeza te Universit,
permes pafundesise se perandorise se Hicit.

RAVIK 2004
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
 
POEZI NGA Kolec Traboni
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi
» Poezi!!
» Virgjil Muci(poezi)
» Poezi nga Agim Pepa
» Alban Bala - Poezi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: