Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Albade.com


 
PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

 

 Renato Rapi - Dashuri dhe brengė

Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Renato Rapi - Dashuri dhe brengė  Empty
MesazhTitulli: Renato Rapi - Dashuri dhe brengė    Renato Rapi - Dashuri dhe brengė  Icon_minitime17/9/2010, 13:27

Dashuri dhe brengė

Redaktor: Adriatik Kanani
Recenzent: Dritero Agolli
Arti grafik: Artan Selenica
Drejtor botues: Fatmir Toci


I dashur lexues.

Sot po ju paraqes vargjet e permbledhura ne vellimin "Dashuri dhe brenge" ku me kete "buqete lulesh" Renato Rapi i prezantohet per here te pare lexuesit


E verteta eshte se Renato e jetoi vete ate dashuri.

Ai nuk merr persiper te jete poet .Ai ka shkruar ne vargje

historine e tij te dashurise. Dashuri e

paperseriteshme.Sa e mahniteshme aq tragjike.

Mendja me shkon tek Shekspiri.Sikur te gjendej sot nje

Shekspir, jam e sigurt se kjo Dashuri do t`ja kalonte

dashurise "Romeo e Xhuljeta".

Renatos ia dhunuan, ia reckosen , ia vrane Dashurine.

E pagoi shtrenjte Dashurine e tij.

Torturat e kane bere te paafte te perceptoje, e kane bere te

pandjeshem .Per te gjithe ecen koha vetem per Renaton jo !

Ai nuk e njeh kohen, ai nuk e ndjen gezimin apo hidherimin.

Fytyra e tij ka ngelur i ngrire ne nje si shprehje :

NA ISHTE NJE HERE...

Renato nuk dashuron ,megjithe mencurine e dikurshme dhe

hijeshine qe Zoti i fali .

Dhe Renato akoma nuk ka arritur te urreje , askend , kurre !!!




DASHURI dhe BRENGE

Kur ty te njoha isha mjaft i ri,
me mijera pyetje,me mijera dyshime,
i ri qe arratisej ne nje bote pa fre,
plot endrra ,hove dhe ngurrime.

Nder syte e mi ti ndrojtjen e thelle e pe
dhe mallin qe ne ato dite plot vlime,
ma celte buzeqeshjen , dhe n`hare,
me bente qe te ndiej prape deshperime.

*********************************

Ndonjehere ti vec me nje veshtrim,
me nje levizje dore me c`armatos,
edhe diku me mbetet nje vegim,
nje gjurme e nje te qeshure q`u sos,
nje flakerim qe derdhet thelle ne shpirt,
qe duke me falur gaz prap me plagos
E prap me zhurit me ndjenjen tende te dlirte.

Edhe trupin me , ah , renkim nder vale,
ekstaze gazi te pafund ma tret...
dhe para teje flirtohem per nje mend,
kjo dashuria jone ,mua po me cmend

***********************************

Po bien gjethet..Edhe ti me pyet,
per lotet a me djegin valle ?
Kjo ndarja jone fare po me mbyt.
Ah, kohen ne, perse s`e ndalim valle ?

Dhe ne nga ndjenjat tona qe na i genjejne,
tretemi prap ne gaz e shprese.

***********************************

E dashur, lerme vetem,qe agimi
porsi nje foshnjeze te me gjeje ne gjume,
Edhe kur s`jemi bashke, mua vegimi
yt` i shtrenjte te me fanitet aq shume.

***********************************

Dhe gonxhes ti s`ja hoqe gjithe petalet,
s`e ndjeve vehten tej e tej te amshuar?
C`do puthje qe prej meje ty t`falet
a s`ma ktheve me te flakeruar ?
Me ndez aq shume sa une s`kam te shuar...

************************************

Ende ne buze zjarri yt me rri,
dhe ne cdo pore ndiej ngrohtesine tende,
ende ne sy e kam ate fshehtesi
E dashur, ti me puthje krejt me cmende.

Kur te kujtoj , atehere vehten time
me nuk e ndiej.Dritaren po veshtroj.
Pas saj po zbret mugetira plot mejtime
E vendi yt eshte bosh...per ty mejtoj.

Ti vec nje pyetje me ben gjithmon
Kerkon te dish perse kaq fort te dua
Po te ta them tani eshte teper vone?
Me pervelojne , o Shpirt, buzet e tua.

I dua shume, e nuk do te rresht Kurre
me puthje t`i mbuloj
magji pa fund me je o nur
dhe ato duar aq zbehtesisht te holla
qe kurre nuk dua t`i humbas
ne magjine tende krejt u krodha
n`at harrim ,ku viti te duket cas.

E dashuroj ,ah, shpirtin tend te vrare,
edhe vetmine e syve te tu duke qare.

***********************************

E dashur, o e dashur!-A kam leje
pa u skuqur Ty prape keshtu te quaj?
Kete emer kaq te shtrenjte , qe vec meje
e therret tani dhe nje goje e huaj.

A kam leje ta mbaj ne shpirtin tim?
A nuk me duhet qe te arratisem
prej endrres time q`e mbrojta me aq deshperim?
dhe prej puthjeve te tua , ah, qe molisem.

A s`po mi fshijne tani puthjet? Humbas i teri,
dhe ledhatimet a s`mi kane grabitur?
Me fal, e me ndihmo, qe une i mjeri
te gjej ate per te cilen jam venitur.

**********************************

Oh sa me dukesh e huaj, kur t` kujtoj
sa larg m`je tretur qe kur me ke braktisur!
A do mundem prape te t` dashuroj ,
kaq fort nga humbja jote e shastisur.

I shoh si m`arratisen keto kujtime,
e s` mund t`i kthej , e s`mund t`i mbaj me dot.
Vec disa here , si ne enderrime,
ne nje buzeqeshje ose ne nje lot
sec me fanitet prape kohe e shkuar,
si prushi qe s`u fik, sec me flakeron,
gjersa kjo zemer e mjere e mashtruar
me pikellim e dhembje e kupton:
se teli q`u kput , me s`tingellon...


**********************************

E njoh une dhimbjen, ankthin ,terrin
t`atyre casteve qe do te m`i kursesh
I njoh une plaget e tua qe te therin
qe t`i shkakton ajo, qe eshte mes nesh.

I ndiej rreziqet e atyre shtigjeve,
qe s`njohin rregulla, kufij,meshire,
qe jane GJITHNJE KUNDER TE GJITHA LIGJEVE,
qe mund te SHKATERROJNE DHE ENDRREN ME TE LIRE

Barra qe permbi supe po ngarkoj
e rende eshte shume,edhe guximi
me te cilin per ne te dy luftoj
s`eshte aq i madh.Porse kam frike ,
se ne nje cast dobesimi
Cdo gje qe kam ,ah, prape do ta dorzoj.

*************************************

Ti je per mua jeta, Ti je dita.
Si fara qe cel gonxhe pa mbarim,
Te cela Ty ne zemer e te rrita.


Dhe emri yt , e dashur, n`adhurim
me tret , edhe nder net me ben te lutem
ashtu si nuk jam lutur kurre me pare,
nuk di se ku te fshihem, ku te futem
nga kjo magji qe zemren ma ka vrare.

E gjitha Ti ma mbushe jeten plot,
e qenia jote shpirtin ma sundon,
e teksa flas , ah , fjale nuk gjej dot
qe dashurine time s`ta deshmon...

Ne mijra gonxhe Ti tek une lulezon.

***********************************
***********************************
***********************************
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Renato Rapi - Dashuri dhe brengė  Empty
MesazhTitulli: Re: Renato Rapi - Dashuri dhe brengė    Renato Rapi - Dashuri dhe brengė  Icon_minitime17/9/2010, 13:27

Dikur e dini c`mendoja?
Jo. Dhe as qe ka se si!
Romeo me xhulieten thoja
jetuan me te madhen dashuri.


Prap, s`mund te kete ne bote
- thoja me vete
Nje cift aq fort te dashuruar
Shekspiri genjen,
Shekspiri gabon,
Poshte autori i dashurise se trilluar!


Vec erdhi nje cast ne jete,
qe une Romeon e jetova vete,
dhe Xhulieta ime per cudi,
ngjante aq shume me Xhulieten e tij
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
 
Renato Rapi - Dashuri dhe brengė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Abdylazis Islami
» `DAshuri e Pamundur
» Tragjedi Ne Dashuri
» PARA apo DASHURI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: