Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Albade.com


 
PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

 

 Vullnet Mato

Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Vullnet Mato  Empty
MesazhTitulli: Vullnet Mato    Vullnet Mato  Icon_minitime19/9/2010, 02:29

Librat tė botuar nga ky autor :
Vėllimet poetike:
"Tinguj malesh" (1969),
"Krahėt e erės" (1972),
"Ninullat e hekurit" (1984),
"Dritaret e prillit" (1994), i vėllimit me poema "Katėr plagė tė Shqipėrisė" (1999) dhe i poemės "Nėnėmadhe Fterra" (2007).

Vėllimet me tregime
"E fshehta tronditėse" (1999)
"Klithmat e mishit tė bardhė" (2006).

Romanet:
"Ujėsinor" (1976),
"Era e kėsaj kohe" (1984),
"Lakmia" (2000),
"Maturantėt" (2002),
"Damkosja e engjėjve" (2004)
“Vajza e kuēur" (2007),
"Marrėzia e madhe" (2008),
"Matura e paharruar" (2009).


CILI ĖSHTĖ QĖLLIMI YT ?

Qėllimi im,
ėshtė njė diagramė qiellore
qė vargėzon ndjenjat e holla,
ėshtė njė horizont i bardhė
qė gėlojnė fluturat e korrikut,
ėshtė njė borzilok saksie
qė marrin erė vashat e njoma,
ėshtė njė lot i kristaltė
qė pikon gazin e qerpikut;

ėshtė njė balonė fėmijėsh
qė ngjitet nė erėn e lartėsive,
ėshtė njė puthje e pėrvėluar
qė ėmbėlson gjakun e zemrave,
ėshtė njė urim pėr ditėlindje
qė ēojnė valėt elektronike,
ėshtė njė lajm i hareshėm
qė u dėrgojnė bijtė nėnave;

ėshtė njė vijė melodike
qė gjallėron dasmat e vitit,
ėshtė njė parmendė e artė
qė lėvron thellėsitė e mendimit,
ėshtė njė flakė e zjarrtė
qė djeg ligėsitė e shpirtit,
ėshtė njė arkivol i ndershėm
qė prin homazhin e hidhėrimit.

Po qėllimi yt,
qė shkallmon qetėsinė
me angullitjet e ujkut,
cili ėshtė dhe ku e ka mirėsinė,
o i urituri pėr tufat e majme
tė kolltukut ?...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Vullnet Mato  Empty
MesazhTitulli: Re: Vullnet Mato    Vullnet Mato  Icon_minitime19/9/2010, 02:30

SIAMEZJA SHPIRTĖRORE

Kur artistėt prindėr
gdhendėn me pasion
skulpturėn e gjallė
tė kėtij trupit tėnd,
besoj nuk menduan
se femra qė verbon,
mund t’i linte meshkujt
tėrėsisht pa mend...

Ky vėshtrim i syve
me rrezatim tė shenjt
ditėn sjell aroma
nga lulet dhe pyjet,
netėve me eros
mė josh e mė deh krejt
dhe ndjehem porsi fllad,
filloj flas me yjet.

Buza, gusha, gjoksi,
nektari i hojės,
sa nisin tė ndezin
njė puthje tė shpuzėt,
tjetra i fryn prushit
qė fle brenda gojės
dhe hovi i zjarrit
flakėron te buzėt.

Nuk ėshtė ndoshta
mishi trazimtar,
qė mė jep etjen
e diellit mbi dete,
por lumi i thellė
i shpirtit me valė,
qė mė fundos brenda
dhe sėrish kam etje...

Mos mė ndaj nga prehri
me dallgė ekstaze,
se mė thahet zemra,
o moj shpirtushe!
Ti kthehu drejt meje,
dhe pulsomė taze,
tė mė vijė gjaku
prapė nė barkushe.

Dy siamezėt njihen
si rasti pėrjashtim
i trupave tė ngjitur,
fenomen anomalie.
Ashtu tė paēa ty,
ngjitur me shpirtin tim,
moj siamezja ime,
fenomen dashurie!...
__________________

Milionat e mia

Nga shumėzimi vetjak
babai dhe nėna,
shtuan gjashtė djem,
pas njė vajze.
Ngritėn gjashtė
shkallė guri tė rėnda,
pėr t’u ngjitur tė dy
nė qiell parajse.

Pesė, nga ne
zgjodhėn rrugė rastėsie.
Tė shkathėt
nė biznes dhe zanate,
mblodhėn secili
milionat e tyre.
Unė mblodha libra,
mbusha rafte.

Tokat e babait
i ka kush s’i kishte.
Emrin s’e kam
nė libreza me para.
Figuroj
nė kopertinat e letrave shqipe.
Fle te dhomat e sime bije
pa qira...

Krejt i lirė
nga hipotekat dhe bankat,
pres pa qira tė shkoj
dhe nė qiell.
Por kėsaj bote
nuk i lė pas kamata,
borxhe apo detyrim
tė pashlyer..

Thonė se
nė qiell i kam tė gjitha
milionat e nevojshme
qė mė munguan nė tokė.
Veēse aty
do tė mė mungojė drita,
rrezatimi qė kam kėtu
nga miq e shokė...


----------------------------------------------------

MOTRA JONĖ DURIMMADHE

Durimmadhja shpirtpastėr, o motra jonė e vetme,
duarshkathėta pėr gjithēka ushqeheshim e vishnim,
dhembshuria qė lije kokėn pas gjashtė vėllezėrve,
floriri i ndritshėm i tė gjitha varfėrive qė kishim;

U rrite pa u ndjerė, moj guguēja jonė krahėshkruar,
ēdo ditė nė trup tė vezullonin pendėt e purpurta.
Tė kish ardhur koha e fluturimit po ne s’e kuptuam,
se folenė nė strehė tjetėr do thurje me thupra.

Tė vinin tufat e pėllumbave pėrqark duke gugitur
dhe ne i qėllonim me llastiqet tona ku tė mundnim,
pa ditur se po tė pėrzinim gėzimin e shumėpritur,
pa menduar se ty nė jetė tė duhej dhe pėllumbi.

Tė gjithė nė njė gojė, tė shamė e tė ofenduam,
kur tinėz i buzėqeshe ndonjėrit qė i mbetej syri.
Vetėm kur ike dhe pamė se mbetėm pa sy e duar,
kuptuam se na mungonte tė gjithėve lulja e shpirtit...

Oh, sa shumė qave atė ditė kur na le fare vetėm
dhe dole nga dera pėr tė fluturuar larg nėntė male!
Na erdhi keq, qė pa cicėrimat e njė vajze mbetėm,
por dhe u gėzuam qė shpėtuam nga sytė e zuzarėve.

Vonė tė kėrkuam falje e t’i puthėm tė dy duart,
ndonėse na mungoje dhe pa ty nuk jetonim dot.
Tė thamė se do ishe prapė nė zemrat tona vluar,
dhe t’i lagėm dhjetė gishtat e unazave me lot...

Derguar nga autori per Forumin Shqiptar
__________________

PUTHJA E NJOMĖ

Nga buzė vajzash
rrėmbeu qindra puthje.
Premtoi shumė,
nuk mbajti asnjė.
Ato ėndėrruan
tė bėheshin tė tijat nuse.
Ai u la kujtim puthjet
dhe tjetėr asgjė.

Ato gjetėn puthje tė njoma
martesave.
Ai kėrkoi puthje
deri te mosha e vonė.
Shkoi me puthje
deri te njė e ve.
Aty iu tha buza
pėr njė puthje tė njomė...

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Vullnet Mato  Empty
MesazhTitulli: Re: Vullnet Mato    Vullnet Mato  Icon_minitime19/9/2010, 02:31

TE MONUMENTI I SKĖNDERBEUT

Ai na thėrriste tė mblidheshim
nėn krahėt e shpendit krenar,
qė s’ishte shqiponjė,
po Arbėria me dy krerė.
Na thėrriste tė ngriheshim
nga gjumi i rėndė mesjetar,
qė s’ishte gjumė,
po vdekja e kombit viseprerė.

Na thėrriste tė bashkoheshim
nėn bajrakun kuqezi,
qė s’ishte flamur,
po gjaku shekullor i Arbėrisė.
Na thėrriste tė lidheshim
si shkėmbinjtė tanė me besnikėri,
qė s’ishin shkėmbinj
po kėshtjellat malore tė lirisė.

Na thėrriste nė beteja
kundėr “Mėkėmbėsit Qiellor”
qė s’ishte sulltan,
po djalli me fytyrė gjysmė hėne.
Na thėrriste t’i mbanin shpatat nė dorė,
qė s’ishim shpata
po brinjė tė ēdo nėne.

Na thėrriste
tė hynim nė legjendat e tė parėve,
qė s’ishin legjenda
po zulmat e mėdha arbėrore, ilirike.
Dhe na thėrret sėrish
tė qėndrojmė mbi kėshtjellat e shqiptarėve,
qė s’janė kėshtjella,
po monumentet e ribashkimit
tė trojeve tona etnike...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
Sponsored content





Vullnet Mato  Empty
MesazhTitulli: Re: Vullnet Mato    Vullnet Mato  Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Vullnet Mato
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: