Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Albade.com


 
PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

 

 Zyhdi Morava

Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Zyhdi Morava  Empty
MesazhTitulli: Zyhdi Morava    Zyhdi Morava  Icon_minitime19/9/2010, 03:16

Zyhdi Morava



Te plepi i deshires

Jam ngjitur si keter,
Te plep i deshires, ne maje,
Shoh udhen nga duhet te vish.

C'muzike degjohet se largu!...



Rrugen e Puthjeve Tona

Rrugen nga puthja ne puthje,
E ka mbuluar pluhuri

Heshtja prej qivuri.



Flutura Kujtimesh

C'feshferin keshtu
Ketij muzgu
Arome jargavani?

Flutura kujtimesh
Ma trazojne shpirtin.

Me shum' nga te tjerat,
Ah, te tuat ndritin...



Fleta e shkundur

Fleta e shkundur nga vjeshta,
Ne renie,
Me aq elegance,
Ma kujton ikjen tende...

Ikje qe zvarre me merr,
O dritez, si ishull ne terr.



Po te mbuloj

Mos u mbulo me carcaf kesaj nate,
Kesaj nate me hene te lare.
Po ta mbuloj me puthje te embla,
Cdo pjese te trupit, ngadale...



Nga Dritarja

Shtrire ne shtrat e te zhveshur,
Hena te pa nga dritarja

Gjithe naten ndejti atje,
qyqarja...



Zili

Kerkend s'e ka patur zili,
Zemra, kjo zemer e ngrate,
Aq sa e ka shtratin tend,
ku shtrihesh e zhveshur, c'do nate...



Mos iu largo

Mos iu largo hijes,
Qe te vjen nga pas,
Prane cas per cas...

Eshte malli im,
Qe te ndjek me gas.



Vajtim i gishtave

-Perse me vajtojne gishtat e duarve,
E dashur, fole perser?

-Pa me prekur, ndihen, e di mire,
Emigrante mbetur pa atdhe...


Trendafili i thare

Mbi trendafil te thare,
Ndejti zog i veres.

Petalet iu flladiten perseri.

Ti s'dukesh gjekundi,
Shpirti im ne zi...



Pas shiut

Piklat mbetur mbi gjethe
Mbi gjethet mbetur pas shiut,
Jane lotet e dashurise sime,
Te dashurise se uritur...

I fshin ylber' i endrres,
I endrres te sfilitur...



Sa e bukur

Sa e bukur kjo dite
Per te qene prane e prane
Si fletet e nje dege
Ku vallezon pranvera...
Te cikemi paksa
Castesh kur fryn era!...



Sa do zgjase

Sa do zgjase kjo rini e dyte,
Per sa kohe, fole pra, per sa?
Pa afrohu te t'i puth dy syte,
Qe nje tjeter grua nuk i ka!...

Pa afrohu te t'i puth dy buzet,
Qe shperndajne jete, miresi,
Per t'u ndiere kadife e bruzet,
Per t'u ndjere ndryshe nga tani...



Ne lendinat e prillit

Hapat e mi te ngathet
Ne lendinat e prillit,
Si kuaj te lodhur...

Sa vjec eshte ai zog
qe kendon ate perralle
Aq te njohur?

Kenga e tij kerkon te me joshe.

E degjoj edhe lutem qe ndarja,
Mos kete ate moshe!...



Atje ku je ti

Sa vone e diktova, sa vone...
Parajsa ndodhet atje,

Atje ku je ti,
si nje zonje...



Si zog neper ere

Shpirti im i mallosur,
Leshua rsi zog neper ere...
Me kenge e flatra palosur,
erdh' e te ndejti ne prehre,

Me kengen e bukur ne sqep...



Era mjalte

Te rafte e mira, te rafte!...

Mos valle nga dashuria,
Gjinjt' te kundermojn' era mjalte?



Mbreme

Mbreme mbeta pa mend...

Hena sperkaste fushat,
Me te bardhen e gjirit tend...



Burg i dėshiruar

Jo, burgun s'e dashka njeriu...

Burgosur mes sisėve tė tua,
Do donte tė plakej, Zyhdiu!...



Fergellime

Fergellon flaka e qiririt ne djegie...

Fergellofsha nen puthjet e tua,
Sot edhe mot, gjer ne vdekje!...



Pisha

Vajton nje pishe n' erresire,
Prej vetmise krejt e nxire,
Thare, mbetur pa reshire.

Un' pa ty, vdekur me mire...



Patat e egra

Qielli i dimrit thith patat e egra.
Ardhur nga viset e nxehta.

Si mbeta pa ty, si mbeta?!...



Shelgu

Sa qenka plakur shelgu
Qe dikur na fshehu
Nga syt' e te tjereve,
sa qenka thare!...

Shihem nder sy
Na vjen per te qare...



Veshur me diell

Ah, keto flutura qe shpupurisin diellin,
Me dhuruan ca dit' feminie...

Tek i ndiqja me sy,
Te pashe ty,
Veshur me diell bukurie.

Me mbuluan zambaket...



Kaluan vite

Kaluan vite,
U rrita, u rrite,
Vec ky dru,
Nuk njohu mplakje,
S'njohu te thare,

Se aty kam dhene
Aty kam marre,
Ate, te emblen,
Puthjen e pare...



Pas disa netesh

Kam mall, o Zot, sa mall,
Te mbulohem nga floket e Saj!
Ne i zbardhesha me Te disa net,
Dreqi me hengert pastaj!...



Ne kerkim

Si udhetar i lodhur, endur shkretetires,
Ne kerkim te ujit per ta shuar etjen,
Une bredh pas teje, pas tendes bukuri,
Pas tendes bukuri qe zbukuron dhe vdekjen...



Puthja e fundit

Pikon, rigon nje pikez uji,
E dale shkembit veshur myshk,
Si lot i gruas epshezjarrte,
kur sheh fytyren qe iu vyshk.

Fluron, ldron nje gjeth ne renie,
Kur era fryn e shfryn ne vjeshte,
Si psheretim e zemres tende,
E dale befas, fare thjeshte...

Fluturon e iken fluturim,
Nje zog qe shume gaze kishte,
Dhe mbetet bosh foleze shkreta,
Mes degeve, ne shelgjishte.

Si lot, si zog, si psheretime,
Gjithcka e shoh si shkoi, si treti,
Vec puthja e fudnit mes kujtimesh,
Si tjeter plage e thelle mbeti...



Gruan

SHtrati zbrazur,
Pa aromen e gruas,
Varr qe ha netet...

Gruan, ah, gruan,
Po mos e bente Zoti,
Do e krijonin poetet...



Bėj be

Te bej be, per koken tende,
E per frutat pjekur veres,
Per te paren puthje dhene,
Midis buzeve te pranveres,

Se kjo jet' qe me ka mbetur,
Ndersa shoh flokun e zbardhur,
Pa ty mjaltez e patretur,
Do te ishte frut i kalbur...



Etje

Kjo etje po me cmend me te vertete.

Jam i etur per pak thithje,
Te gjinjt' e tu, nen recipete...

PRIRJE

Hurma e pjekur ne dege,
Priret te bjere drejt tokes...

Koka ime gjithnje priret,
Drejt prehrit tend, aq joshes...



Sokėllime

Si uku ne dimer sokellin prej te ftohti,
Sokellij nga mungesa jote,

Per dite, ka mote...



Castin kur...

E di kur do me vije vdekja
Dhe perjetsisht do bie n'erresire?
Castin kur do te me thuash:
-Ika, lamtumire!...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Zyhdi Morava  Empty
MesazhTitulli: Re: Zyhdi Morava    Zyhdi Morava  Icon_minitime19/9/2010, 03:17

Pyjet e pergjumur

I ke pare pyjet e pergjumur,
Dimrit, nga debora te mbuluar?

Si ata dhe une,
Prej teje i harruar...



Arabeskat e dimrit

E ftohta pa ty, ne xham te shpirtit,
Me ka bere arabeska.

Puthjet e padhena,
dridhen si rabecka...



Prej dites kur...

Prej dites kur vera m'u shua,
Se larg e larg ti me ike,

Lotet m'u ben' skalaktite...



Hukama jote

Hukama jote, si avull i dale sherbeti,
Arabeskat e dimrit,
I shkriu, m'i treti...



Me harrofte

Flake brenda meje, per rreth,
Gjithcka e ngrire se ftohti...

Diten kur per ty s'do kujtohem,
Me harrofte Zoti!...



Ne kerkimin tend

Lejleku i bardhe rrinte me nje kembe.
Ne livadhin mbuluar nga dielli,
Si te kish mbire ne ate vend...

Ku e kishte tjetren?

E pat nisur,
Ne kerkimin tend...



Ne kopshtin tim

Ne kopshtin tim,
Muzgu i fshehu trendafilet,
Lulet e tjera,
Barishtet e njoma...

Ne erresire,
Mbeti aroma.



Plaga

Ne duarte e mia,
erdhi nje zog i plagosur,
Dridhej nga dhimbja...

E kujt qe ajo plage?
E jotja apo imja?



Nje arkivol

S'di nga m'u shfaq nje arkivol.
E hapa dhe, asgje nuk thashe.
Nje dashuri te shtrire pashe...

S'qe e jona.



Muzg i vjeshtes se vone

Dimeri e hap gojen e ftohte,
Me sulmojne erresira, vetmia...
Duarte e shpirtit te mardhur,
I ngroh te vjershat e mia...

Zjarret e tjere m'u fiken,
Ka mbetur nje shpresez e mekur,
Po s'erdhe pranveres me driten,
Vjeshta do me gjeje te vdekur...



Loja

Kur ishim bashke, losnim tek a cift;
Te doja une me shume, a ti me doje?
Ne ate loder te kendeshme, Feminisht,
Ndodhte qe, me teper te fitoje...

Tani qe s'jemi bashke, kujtoj lojen,
Koken tund me dhimbje. Eshte e enjte.
Dhe fort me vjen inat. Atehere nuk mendoja,
Se kjo loje e bukur me genjente...



Te kenget per ty

Rrjedhin perrenjte,
Zhurmojne,
Shkumbojne.

Me dantelle sterkalash,
Krijojne ylberin,
Pasqyre ku shihen,
Druret e diellit...

E shoh kete shpirt,
Pas teje hutuar,
Te pasqyre e kengeve,
Pasqyruar...



Ndersa shkruaj

Ne cdo germe, rrokje, ne cdo rrjesht,
Ne hapsiren mes tyre, nga vargu ne varg,
Lundron dashuria, dashuria qe s'resht,
Te kerkon ty, detrave, larg...

Ne cdo jamb, ne cdo strofe, ne cdo vjershe,
Ne cdo agim me mjegull e pa mjegull,
Me shfaqesh ti, plot hire dhe e thjeshte,
Mbeshtjelle rreth meje, si kulper, si pjergull.

Ashtu me zente vdekja...



Largesia

Largesia na i ha frutat
Te emblat, te butat...

E hengert mortja!...



Ne cark te pritjes

Boll u vonove pra, boll!...

Ne carkun e pritjes,
Mbeta si kaproll...



Puthjet e humbura

Ne jerat e mengjesit,
Feshferin kallami.

Puthje te humbura,
Si flutura,
Perplasen pas xhami...



Ndaj mengjezi

Kendezi, ndaj mengjezi,
Perplasi krahet ne xham te dritares,
Hodhi nje shatervan prej kenge.

C'kishte i ngrati?
Lajmeronte ardhjen tende...



U be kohe

U be kohe pa shkruar,
Nje varg a nje kenge per ty,
Me buzagazin e lehte si flutur...

E ti, si per te me qortuar,
Jeten ma ben me te bukur...



Mbeta

Mbeta si zog i plagosur ne bar.

Thellesite e mia te gjelbra,
Mberdhijne pa ty, ne behar...



Adagio

Gjithe diten ra shi, dhe dita me gri,
Ze thithet nga mbremja qe qete po zbret.
As une nuk e di, as ti nuk e di,
E nesmja c'na sjell, te nesmen c'na pret...

S'do beja habi, sikur ne pusi,
T'me priste ai, qe eger te vret.
Po ja qe vjen ti, e sjell gas te ri,
Dhe iken ai, me vdekjen e vet...



Pas aq kohesh

Me pyete:
-Keto buze c'bene larg meje?
T'u pergjigja:
-Vazhdimisht per ty jane lutur...

Vazhdove:
-E tani, perser fergellojne?
Te thashe:
-Nga deshira per t'u puthur!...



Hingellima

Jam kale i vetem...vetmuar,
Pa fre, pa shale, mengoje,
Hingellij me mall e deshire,
"mezja" nga larg te afroje,
Livadhesh mbjelle me puthje,
TE kullosim goje me goje...



Me puthje thurr...

Te gjinjte e tu, un' thitha jete,
Shijova mjalten e vertete,
Sa ne te majte, aq ne te djathte,
Gjithcka e embel, asgje e athte,
Plot me pranvere, me enderrime,
Me ledhatime e me kafshime...

Te ata gjinj, freski dhe zjarr,
(per mua qofshin jete e varr,
Nje varr i rralle, nder te gjalle,
Qe ben te ndihem si ne perralle!)...
Me gjakun qe me zjen nder vena,
Me puthje thurr, per 'ta sutjena...



Syte e mi

Syte e mi jane dy horizonte,
Ku s'vizatohet bukuria jote,

Pikojne dhimbje!...

GJURMEVE TUA

Gjurmeve te tua,
Ne ikje,

E shoh,
Mbijne hithra...

KY SHIU I SOTEM

Tek shiu i sotem qiellit gri,
Gri si psheretime,
Imazhi yt,
Vetetime...



C'do ishte jeta?

C'do me ishte jeta pa ty,
C'do te ishte, moj e embla?

Nje udhe e mbushur plot per plot,
E mbushur ferra edhe gjemba...



Te hapsira e imet

Me marrte Zoti mendjen e ma lente,
Te ajo hapesira e imet,
Mes gjinjve dhe recipetave...



C'eshte ky shi

C'eshte ky shi, moj e dashur,
C'eshte ky shi,
Nisur pasditen e ndarjes,
Pa dashur as une e as ti,
C'eshte ky shi?

Lotet e dhimbjes tende,
Perzjere me lotet e mi...



Pa ty une jam

Ndihem i mbetur pa ty,
Violine e harruar te nje skaj,

Me harkun e humbur
Dhe telat qe merdhijne...


NE ME GJETSH

Ne me gjetsh te verber,
..........shurdh
................a te pa goje,
.....................kur te vish,

Nga mungesa jote
.........ndodhen
................qe te gjitha,
.....................them ta dish...



Ylli i mbremjes

Tej,
Ne qiell te jargavante,
Celi yll i mbremjes.

Ashtu si cel per nate
Neper mote.

Zemra nisi vallen kraherorit.

Per nje cast,
M'u duk si qeshja jote...



Ata dhembe

Qeshe, dolen dhembet, sa te bukur!
Si te celte buzeve nje zambak.
Eja ndukme, ndukme, duke puthur,
Te me hane, lehte, pak nga pak!....

Lehte te me hane, te me grijne,
Te me ngulen kendshem neper mish.
Kur i shoh mes qeshjesh se si ndrijne,
Vdekje me te bukur, them, s'do kish!...



Jargavani

U venit jargavani qe te dhashe,
Si ndjenjat e tua per mua.
I strukur ne skaj te vetmise,
Pres drite nga qeshjet e tua.

As prilli s'me bind qe te endem,
Lendinash me lule te shumta,
Ankthshem ndihem me veten,
Si fundjaves ndihet e shtuna.

U venit, u venit jargavani,
Iu shterr e iu tret sot aroma,
Si gezimet qe mushnin dikur,
Gotat e qeshjeve tona...



Dite Eklipsi

Ate dite kur eklipsi,
Driten e zhyti,
Ne terr e ne te ftohte,

Kujtimin tend e thirra,
Dhe shpirtin tim e mbusha,
Me drite, me te ngrohte...



Magji

Gjarperi i la vezet, shkau
Iku neper ferra, s'di ku humbi.
I more ne mes durve, perkedhele,
Ato veze celen zogj pellumbi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Zyhdi Morava  Empty
MesazhTitulli: Re: Zyhdi Morava    Zyhdi Morava  Icon_minitime19/9/2010, 03:17

Zemer e lidhur

Kur i zoti qenin e mban lidhur,
Disa ditenete pa e zgjidhur,
Ze dhe angullin me shpirtkeputje,
Me nje ze te trishte dhe te hidhur.

Angullimen time, bota mbare,
(Angullime e shkrete ne te qare)
Do ta ndjeje diten kur, e dashur,
Zemres sime do t'ia heqsh litare...



Vapė

Pisha e vetmuar,
Trishtuar,
Ndene vape,
Pret rene ta vere kapele,

Dhe une si pisha,
Si pisha e vetme
E ngrate,
Pres te me vish me aq dhele.



Ne te dy

Une gota
Dhe ti vera

Une zemra,
Ah, ti gjaku.

Une vjeshta,
Ti pranvera,

Une toka,
Ti zambaku.


Une varka,
Dhe ti lumi.

Une shpresa,
Mire mbeē!

Une enderra,
dhe ti gjumi.

Vall' si rrojme?
Vec e vec?



Vazua

Sa e bukur kjo vazo me lule,
Me lulet e gjelbra, c'e bukur!
Zemra ime e sheh me perbuzje,
Me ty brenda, ajo, aq e lumtur!....



Bisku i flakur

Ky bisk i njome dhe i flakur,
Udhes ku e shkelin kalimtaret,
Ah, ma solli ende te perflakur,
Nje kujtim dhe, sa s'me zu te qaret.

Qerpiku ne s'mu njom, s'u lag prej loti,
Shpirti m'u fundos krejt ne te qare,
Se keshtu ma flaken, kot se koti,
Delikaten, dashurine e pare....



Do te behem

Pellumb i bute flatra ndere,
Flatrat ndere neper ere,
Te t'avitem dhe njehere,
Ne ata gjinj te marr pak ere.

Do te vij tek ti me ngutje,
Te ato buze te cel puthje,
Lehte, lehte, si me lutje,
Pleqerine ta flak tutje.



Me ē'thonj?

Me c'thonj prej pantere te eger,
Fole pra fole, me c'thonj,
Ti shpirtin keshtu ma ke shqyer,
Sa s'mundem njerezisht me te rronj?

Pergjigju, me c'thonj?



Ne djall

Tokes mbetur djerre, shoh si mbiu,
Gonxhja fletedendur, oh, c'freski!...
M'u flladit kjo toke si pas shiu,
Me hare dhe gjelberim te ri.

Ze i trembem dimrit qe avitet,
Plot me ere, ngrice, ftohtesi,
Druaj se trendafili do venitet
Dhe do mbetem djerre perseri...

Mu ne djall te veje dimer i eger,
Mbushur vrenjtesire dhe me shi!...
C'e pastaj do te bjere bresher,
Kur mes gjiri ty te mbaj tani?



Neper libra

Kur prej jete do te shkojm, te humb,
Me te zezen vdekje qe do vije,
Shpirti im ne libra, gjer ne fund,
Dashurisht i bukur do te ndrije.

Vende-vende po u shfaq merzia,
Pak nervoze do te dridhet fleta,
Nga e keqja qe me dha njerezia,
Prej goditjesh qe me fali jeta.

Ato flete mos i shih me sy,
Mos lexo atje se c'eshte shkruar
Kur i shkrova nuk te njihja ty,
Moj pranverza ime e praruar...



Sa shume heshtje

Sa sume heshtje mbushur mall,
Sa shume mall, i teri heshtje...
Kur fjala jote vjen qe larg,
Me behet shpirti buzeqeshje.

Me behet shpirti gas, hare,
Lendine mbushur trendeline.
Pa ty qe je, mbi kete dhe,
Do ta vajtoja un' Zyhdine...



Ky zog

Ky zog i ardhur qiellit me vertik,
Ne qiell te qashter pa fund edhe pa skaj,
Eshet malli i zemres, qe zemres nuk iu fik
A eshet zemerim i ardhur prej asaj?

Sido te jete, e pres me krahet ndere,
Dhe shpirti si i dehur vjen verdalle.
Dhe del nga humbetira aq e thelle,
Me aq pranvere sa s'gjindet nder te gjalle...



Ke genjeve?

C'i bere fjalet dhe endrrat,
Te blertat si fletet mbi lis?
Po puthjet, eh, puthjet e embla,
Me c'balte i bere kaq pis?

Mendoj e mendoj kete mbremje,
Dhe s'ka si mos ndihem i fyer,
Genjeve kaq shum' veten tende,
A mua me paske genjyer?!



C'do te ishim

C'do te ishim un, ti, ajo, pa dashurine?
Egersira qe instiktesh ulerijne,
BUkurite per t'i shndrruar ne plehurine.
Te vdekur dhe pa kallur, nen qefine,
Ku jeta eshte shuar si per dreq!

Thuaj, do kishte vall me keq?



Pema e vetmuar

Kjo pemez e re ndene shi,
Harliset si vajze capkene,
Me deget e blerta luhatur,
Gjethon mes shiut ne renie.

Dic thote e tera e gjelber,
Por fjalet askush s'ia kupton,
Vec un i vetem, i heshtur,
Kuptoj cfare do e c'kerkon.

Ia njoh un' deshiren e mire,
Deshiren e saj ah, te blerten...
Si une dhe ajo ka deshire,
Mos mbetet, mos mbetet, me vete.



Mbetur pa ty

Ndihem sot si pyll i ngrire...
Pyll pa ane e i pa gjethe,
Ku breron vec nje deshire,
Per pak gaz te embel jete.

Kam aq mall te ndjej mes degesh,
Nje bilbil me kengen vere,
Fluturim te bardhe lejlekesh,
Qe me s'duken si njehere.

Vec nga zgavra e shpirtit tim,
Del andej e bredh si keter,
Bredharak e me nxitim
Ah, ky malli im i vjeter.



E ndjej

E ndjej te lulezuar dhe pranvere,
Kete shpirt ne mosh' te vjeshtes hyre,
Kur qeshjen ta degjoj ty hera-here,
Pertrihem sa ne gjak e ne gjymtyre.

Pa le kur sjell ndermend ah, puthjet e tua,
Qe mjalte me mekuan ne buze dhe ne shpirt,
Fergellojne shpresat si fletet tek nje ftua,
Shpresat mos do puthemi serish...



Asnje s'me hyn ne sy

I shoh kaq prane, te shkurta e te larta,
Te zakonshme qofshin a femra hireplote,
Me flok' te zes, geshtenje a krejt te arta
Po te asnjera, s'shoh c'ka pamja jote.

Renkoj se thelli, renkim me psheretime,
Nga malli te te shoh dhe te te prek,
Nje mall qe shpesh me del si ulerime,
Qe me ngre lart e befas me perpjek.

E dhimbje ndjej kur shoh se shkoi te rite,
Me dhimbje prap se prane s'te kam ty...
Sa shume femra shoh e shoh perdite,
Po cuditerisht, asnje s'me hyn ne sy!...



Fjalet qe me thoje mbreme

Fjalet qe me thoje mbreme
Si trendafile i bera tufe,
Thashe t'ia jepja nje lypsari,
Por, leke me kerkoi per buke...

Fjalet qe me thoje mbreme,
Te embla e paksa nazike,
I hodha siper pentagramit,
Si te qene prill muzike.

Fjalet qe me thoje mbreme,
Trendafil' prej gojes tende,
Une i mbolla te nje kopesht,
Thellesise te kesaj zemre,

Fjalet qe m'i thoje mbreme...



Nga malli per ty

Kam dale i marrosur neper udhe,
Po kurkund s'te shoh si t'jem i verber,
Me mallin qe me djeg ne shpirt e buze,
Thelle gjer ne kocke, ne verteber,

Mes aq e aq fytyrash femerore,
Qe me shkojne prane si imazhe,
Per te zezen time, s'duket jotja,
Embelsisht e qeshur, si me naze...

Ku me shpiene udhet shkelur sot?
As une, as ti, dhe as ato s'e dine.
Ndoshta ne parajsen lule plot,
Ndoshta...ndoshta ne cmendine...



Ne mars

Ne mars krasiten pemet,
Hardhia pikon lotin e fundit te dimrit,
Ajri fluturon ndene diell,
Si vellua e bardhe e gezimit.

Ne mars bymehen lekuret
E drureve, te molles, te pjeshkes.
Si qershi e lulezua heret,
Me shfaqesh ne mesin e vjeshtes...

Ne mars do te bej nje bilbil,
Me degen e njome te shelgut,
Per ty do t'i bie neper muzgje,
Tek endem i vetm, shtegut.



Njeqind dite pa ty

Njeqind dit' larg teje,
Njeqind vjet i vetem,
Vreri neper deje,
Ma sterrosi jeten.
As nje diell mes reje,
S'ma ndriton te shkreten!...

Njeqind dit' pa ty,
Mekur edhe tretur,
Veten shoh ne sy,
Ndihem si i vdekur,
Pakez pa te pare,
Pakez pa te prekur...



Sa me teper

Sa me teper vite prej jetes sime shkunden,
Si te nje lis i larte fletet i shkund vjeshta,
Ne moshen kur gjithkush e njhka humbjen,
DHe kerkesat behen me te thjeshta,
E flokeve sa me shume thinja marr,
Aq me teper u bekam sqimatar...

Vecanerisht atje ku shume me ka dhembur,
Te grate qe i doja sa shpirti im e di,
Tani qe bukurine koha ma ka shembur,
Per t'mos ma kthyer kurre perseri,
Te grate qe me deshen sa vec ato e dine,
Njesoj une e lakmokam bukurine...

NJesoj e pak me teper, keshtu me duket mua,
Te rri s'ma paska enda me femra dosido.
Sa kohe te akm ty, sa kohe ty te dua,
Ato ne qofshin qumeshti, ti ajka je mbi ti.
Sado te mira qofshin, me bukurira lare,
Perpara teje duken si fushat ngricethare...



S'do kish me keq

Mos ndodhte ah, mos ndodhte kurre,
Teksa mes pritjes rri dhe pres,
(e liga rente mbi gure, drure)
Sikur pa pritur un' te vdes!...

S'do kish me keq e me te hidhur,
Ne kete bot' vdekje s'do kish...
Me ruajtshin Zoti dhe e Mira,
Gjer ate cast kur ti do t'vish!...

Gjer ate cast kur buzet tona,
Ta ndezin prapa nje zjarr qe paten,
Pastaj ne vdeksha, pune e madhe!
Ne goje te vdekjes shkoj me mjalten...



Lutje per diten e re

Celu pra dite e re si celen trendafilet,
Per te na dhuruar ngjyrimet dhe aromat,
Ka gjithe naten qe s'fle, sepse bilbilet,
S'i rreshtin kenget e shpreses, te njomat...

Ka gjithe naten qe lutem, naten pra e lus,
Te ike sa me shpejt, qe shpejt te celesh ti,
Ta shoh ate qe dua e brengen un' ta zbus
Ate qe une e dua si t'ishte mbrekulli...

Perse ngadale nate po hiqesh e zvarritesh,
Si te ishe kermill zvarritur neper bar?
Terri yt i rende kur valle do te griset,
Ky terr ku shpresa me ndrin si nje fanar?

Celu pra dite e re, si buzeqeshja e asaj,
Celu pra te lutem, s'po mundem te duroj,
Ta shoh edhe njehere, ta puth edhe pastaj,
Ne detra prej hareje, te nisem, te lundroj...


Kur ti te vish

Kur ti te vish mbi kuaj deshirash,
Dhe vete e tera krejt deshire,
Do ndihem si ylber pas shirash,
Si trendafili eremire...

Kur te me shohin me syt' e embel.
Me ata sy prej kohesh humbur,
Une do ndihem si nje dhender,
Nga un' do ndihesh me e lumtur.

Mes kraheve tani dnere e pleksur,
Ne ate cast fatlum per ne
Do celet befas nje e qeshur,
Si laterimi neper re...

Kur buza ime, buzes tende,
do ndeze zjarr prej perendie,
Shpirtrat tane me flatra kenge,
Do treisn mall, do fshijne hije...



Kesaj dite...

I hapi syte dhe kjo dite e sotme,
Shtriqur, buzeqeshur vajzerisht,
Si te zgjohej nga nje endrr' e mocme...
Po ti? Do vish a nuk do vish?

Pas te errtes qe zgjati sa nje nate,
E kaltra mbuloi token ja, serish,
Pas nje pritje, pritje kaq te gjate,
Prap te pyes, do vish, a nuk do vish?

Zogjte nisen kengen ane e mbane,
Si te ndajne mesazhe dashurish,
Vetem une rri me kok' menjane,
Edhe pyes, do vish a nuk do vish?

Ne mos ardhc dhe sot e bej ti gati,
Ah, me duarte e tua bej qefinin,
Ku te shtrihen vdekur per se gjati,
Shpirti yt i perqafur me timin....

Se c'na duhet jeta te vetmuar.
Me nje lamtumir' a mire mbec!...
Zot, mos pafsha dashuri plaguar.
Dhe druret mos i pafsha vec e vec!..



Do te vish...

Ti do te vish,
Gatuar e tera,
Me mjalt' e qumesht dashurish,
..................Ti do te vish...

Ti do te vish
Ndrituar e tera,
Me bukuri prej pafajsish,
.................Ti do te vish...

Ti do te vish,
Te me dhurosh,
Dite e jave bukurish,
.................Ti do te vish...

Ti do vish, eh, do te vish,
Ashtu si drita vjen pas terri,
Terrn' e jetes te ma ndrish,
.................Ti do te vish...

Pra, do te vish e do te rrish,
Qe te humbasim ne serish,
Ne horizonte prej magjish,
.................Ti do te vish...

Dhe boten dashkam,
Krejt ta prish.

Se une e di,
Kjo bote e mare,
Nga syt' e mi,
Do te te marre,
Per te te humbur,
Ah, serish...



Ne vigjilje

Si ndihesh sot, si ndihesh,
Ne prag te takimit mes nesh?
Eh, mos me pyet se si ndihem,
C'do qelize e trupit me qesh...

PO afrohet dhe mbremja e fundit,
Qe ndare na mban vec e vec,
Te dy do ta zbardhim pa gjume,
Me ankth, padurim dhe me shprese,

Te mundja, dhe diten dhe naten,
Dhe oret qe mbajne ne mes,
Do i grisja si afishe te lagura,
Po s'mund, e me duhet te pres...

Si ndihesh sonte, per koken tende,
Me thuaj, tregome, ti si ndihesh?
Nen driten e praruar prej hene,
Ke dale dhe, per mua krihesh?

Kete vigjilje ankthe shume,
Si ndihem une, don ta dish?
Mes nates qe me shkon pa gjume,
Jam nje shandan me drit' qirinjsh...



Iken shume vjet

Si iken pa kuptuar kaqe vjet?
Si atehere, vjeshte perseri...
Neper ajer shkunden, biene flete,
Si rrenkime qullur neper shi.
Shume e ftohte kemba qe i shkel
Aq e ftohte dhe kjo dite gri...

S'di ne e kujton tek rri filli vetem,
Flokun tim te verdhe, pa nje thinje,
Ikjen tende e kujtoj, te shkreten,
Si nje kame ngulur mu ne brinje.
Floku i gjate zbritur gjer ne bel,
Ta stoliste hijshem bukurine.

E tani? tani qe me kujtohe,
Dhe ti dhe une fare jemi zhveshur,
Nga bukurite qe kishim asaj kohe,
Nga castet e qendisur me te qeshur...
Kama ngulur brinjve nuk me del,
Mizorisht prej teje aty ngjeshur.

U veniten lulet neper bar,
Dhe bari vete u fut ne zverdhellime.
Ti e mbetur qyqe, une qyqar,
Ti rrenkim i lehte, une psheretime,
Me nje mall qe mes te dyve ngel,
Si e ujkut, ujkut angullime...



Shira mbi shelgun e zi

Atje ku ndodhesh hidhi syte, veshtro,
Qiellin e ulur, te nxire si pus,
Me dashje, pa dashje, moj zemer kujto,
Nje shelg te vetmuar, ah, shelgun lotus...

Por fletet e shelgut nuk jane te gjelbra,
Te nxira jane nga malli per ty,
Mbi 'to po harbojne, i shoh, rete e egra,
Si zemerimi i mbetur pa sy...

Gjemon e veton, veton, bubullon,
Dhe shirat kullojne mbi shelgun e zi
Ah, dite e sotme, ofshan e rrenkon.
Ky ndryshim moti, s'qe rastesi,

Por dhimbja qe lotet i shtrydhi mes nesh,
E vjen te kerkon kudo qe te jesh...



Shiu pikon

Pikon shi nga streh' e pranveres,
Si loti qerpikeve te mi.
Me behet se degjoj hera-heres,
Zerin tend neper shi.

Zerin tend qe vjen hapsires se heshtur,
Me pamjen tende, tenden bukuri,
Dhe bernda meje shperthen nje e qeshur,
Qe brengen e tret, e ben hi.

Pa ze lulezoj si terfili ne ara,
Dhe ze te lodroj si qengj i pafaj,
Dhe ndjej se rrenkime, ofshama, te qara,
S'do kem psketaj.

Pikon shiu ne streh te pranveres,
Qerpikut te mallit pelini pikon.
Me behet se ndrojtur, ti, prapa deres,
Deshirat e mia pergjon.

Shtyje! Shkallmoje te shkreten!
Se zemra ma di, mall kam te vish,
Te rrime se bashku shtrenguar gjith' jeten,
Humbur ne puthje, te puthur serish...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Zyhdi Morava  Empty
MesazhTitulli: Re: Zyhdi Morava    Zyhdi Morava  Icon_minitime19/9/2010, 03:18

Mallkimet e saj
Dikur me thosh:
-Ta befsha gropen!
-Ku?-e pyesja ngazellyer.
-Ne gjoksin tim,pergjigjej ngrohte,
midis gjinjeve te kercyer.....

Me thosh dikur:
Ta befsha gropen!
-Ku?-e pyesja shend e vere
-Ne fund te barkut ,thosh gazmore,
atje ku s,qas burra te tjere....

-More vesh!Ta befsha varre,
Me mallkonte shpesh ajo.
-Ku?-e pyesja si i marre.
Thosh:-Mes buzes qe do....

Po me pas ,si varr i rende,
Hyri ndarja midis nesh.
Pa "mallkimet" qe me jepte
Syri qan, shpirti s,me qesh.

U be koh, s,e shijoj boten
More vesh?(ta befsha gropen)
Endem vetem si qyqar,
Pa nje grope, pa nje varr....
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Zyhdi Morava  Empty
MesazhTitulli: Re: Zyhdi Morava    Zyhdi Morava  Icon_minitime19/9/2010, 03:18

Sot, Zyhdi Morava fillon zyrtarisht punėn si kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve. I zgjedhur nga vetė anėtarėt e Lidhjes nė Kuvendin e sė shtunės nė Muzeun Kombėtar, fituesi i “Pendės sė Argjendtė” nė vitin 2004, nė konkursin e shpallur nga Ministria e Kulturės, Morava duket edhe mė “energjik” teksa merr pėrsipėr detyrėn e re. Por kush ėshtė Morava dhe cili ėshtė kontributi i tij nė letėrsinė shqipe? Nė njė intervistė pėr “Tirana Observer”, ai rrėfen jetėn e tij qė nga fėmijėria deri sot, 20 vitet kur nuk iu lejua tė botonte nga regjimi dhe punėt e ndryshme qė ėshtė detyruar tė bėjė pėrgjatė viteve.

Si dhe kur ka lindur pasioni juaj pėr librin. Ēfarė kujtoni konkretisht nga fėmijėria juaj dhe si ka ndikuar ajo nė Zyhdiun si shkrimtar?

Qė nė fėmijėri pasioni im ishin librat. Me sa duket ky pasion ishte prelud i shkrimtarit tė ardhshėm. Pėrrallat ruse, pėrralla tė ndryshme kineze etj., ishin kontaktet e mia tė para me letėrsinė. Ishte fillimi i viteve, ’60, atėherė isha 14 vjeē, kur njoha dhe u dashurova pas letėrsisė ruse dhe asaj franceze. Tregimin e parė e botova kur isha 20 vjeē, nė kohėn qė isha ushtar. Kurse vėllimin e parė me tregime “Nėpėr rrugė” e kam botuar nė moshėn 24-vjeēare. Fėmijėria ime ka qenė tėrėsisht e varfėr nga ana ekonomike dhe shumė e pasur me ēapkėnllėqe e prapėsira. Sa mė shumė shtyhem nė moshė, aq mė shumė e ndiej tė mė afrohet ajo dhe mbresat e asaj periudhe, tė cilat kam ndėrmend t’i hedh nė librin e parė tė disa librave biografikė qė do tė shkruaj, libėr tė cilin mendoj ta titulloj “Fėmijėria ndryshe”.

Pasi botuat vėllimin tuaj tė parė me tregime, mund tė thuhet qė kishit hedhur hapin e parė drejt tė qenit shkrimtar. Si vazhdoi mė vonė kjo udhė?

Ndėrkaq kisha krijuar njohje me disa shkrimtarė tė rinj nė Tiranė si: Bedri Myftari, Roland Gjoza, Kostandin Dhamo, Ahmet Golemi, Pirro Kuqi. Ishim njė grup tė rinjsh qė rrinim shumė kohė bashkė. Kishim tė njėjtin shqetėsim dhe pasion: letėrsinė, shije tė pėrafėrta dhe ėndrrėn e madhe qė ka ēdo i ri pėr t’u bėrė shkrimtar i njohur. Pa asnjė ndikim tė jashtėm dhe pa asnjė shkak tė brendshėm, nė kėtė grupim secili prej nesh kishte prirjen e vet, por kishte tė pėrbashkėt tendencėn pėr tė dalė nga klishetė e realizmit socialist. Shkruanim me dorė tė lirė dhe lexonim njėri-tjetrin. Shpallnim tė ashtuquajturat konkurse pėr krijimin mė tė mirė, ēmimi i tė cilėve ishte ndonjė gotė birrė nė shoqėri gazmore. Por kjo shoqėri i ra nė sy pėr keq Sigurimit tė Shtetit. Bėnė tė pamundurėn pėr tė na pėrēarė dhe me metodat e tyre djallėzore papritur e pakujtuar njė ditė na shpallėn si “grupi armiqėsor i tė rinjve nė letėrsi dhe nė art”.

Pas kėsaj ēfarė ndodhi?

Arrestohet Bedri Myftari, i cili u quajt kryetar i grupit; syrgjynoset Roland Gjoza si mėsues nė Pukė, kurse mua mė internojnė nė njė fshat tė quajtur Yrshek dhe pas dy vjetėsh internim mė burgosin “pėr agjitacion-propagandė”. Mė 22 prill 1971 na u hoq tė gjithėve me vendim gjyqi e drejta pėr tė shkruar. Pas pesė vjetėsh burgim nė Spaē lirohem me amnistinė e vitit 1982. Mė pas mė ėshtė dashur tė bėj punė nga mė vėshtirat dhe mė tė ndryshmet.

A ka ndikuar negativisht kjo periudhė e vėshtirė nė jetėn tuaj si shkrimtar dhe sa keni mundur t’i pėrkushtoheni letėrsisė nė kėtė kohė?

Kjo periudhė e jetės dhe kėto punė tė rėndomta mund tė kenė ndikuar negativisht nė jetėn time si individ, por mė kanė bėrė njė shėrbim shumė tė madh si shkrimtar, sepse unė jam i mendimit se prozėn, pėrveē talentit e bėn eksperienca. Pra, mė kanė shėrbyer si eksperiencė e mirė. Ndėrkaq, deri nė vitin 1991 pėr 20 vjet me radhė nuk kam pasur tė drejtėn e botimit. Kėshtu qė nga 1991-shi fillova tė botoja dhe kam publikuar 28 libra si: romane, vėllime me poezi dhe tregime.

Pse vendosėt tė hidhnit kandidaturėn tuaj pėr kryetar tė LSHA-sė?

I sigurt nė aftėsitė e mia dhe vazhdimisht i shqetėsuar pėr fatin e shkrimtarėve shqiptarė dhe letėrsisė shqipe, si dhe i mbėshtetur nga mjaft kolegė, ku bėjnė pjesė dhe shokėt e mi tė fėmijėrisė, hodha kandidaturėn pėr kryetar tė Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve. Ndryshimet nė Lidhje do tė jenė mjaft tė dukshme qė nė tremujorin e parė tė punės sime si kryetar. Kėtė e bazoj te platforma, te aftėsitė e mia dhe besimi qė mė dhanė kolegėt e miqtė e mi. Unė nuk do t’i zhgėnjej dhe nėse nė fund tė vitit nuk do tė realizoj atė qė duhet, do tė jap dorėheqjen.

Disa te dhena per shkrimtarin

• Datėlindja: 14.03.1946
• Vendlindja: Gracė, Devoll
• Vendbanimi: Tiranė
• Autorė tė preferuar: Mitrush Kuteli, Mikail Shollohov
• Dėnimi i parė: 22 prill 1971 pėr agjitacion e propagandė. I ndalohet botimi
• 1977 – 1985 kryen pesė vjet burg nė Spaē
• 1982 - 1991 ka punuar si punėtor ndėrtimi, punėtor ngarkim-shkarkimi, punėtor nė fermė bujqėsore dhe roje nate nė njė stallė kuajsh
• Nė prill 1991, gazetar tek gazeta sindikaliste
• Nė vitin 1992, kryeredaktor i gazetės “E vėrteta”, gazetė e sindikatave tė pavarura tė Tiranės
• Nė vitin 1993, drejtor i “Hotel Dajti”
• Nė 1994, drejtor i Ndėrmarrjes sė Prodhimeve tė imta plastike
• 1995 – 2000, zėdhėnės shtypi nė Bashkinė e Tiranės
• Pozicioni: Kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve

Krijmtaria letrare

• Nė 1991 vėllimi me poezi “Autoportret”
• 1992 “Dashuritė e mia”, poezi
• 1994 “Shpirtra tė uritur”, tregime “Armiqtė e dashurisė”, roman
• 1995 “Puthje pa fund”, poezi “Vjeshtė e njė burri”, tregime
• 1996 “Pėr atė qė iku”, poezi “Ujku i natės sė fundit”, roman
• 1997 “Dashuri nė dy stinė”, roman “Tėrbimi”, roman
• 1998 “Dy herė tradhti”, tregime “Qefini i hėnės”, poezi “Ky jam unė”,
• 1999 “Udhė tė humbura”, roman
• 2000 “E papritura”, tregime
• 2001 “Hingėllimat e shiut”, poezi
• 2003 “E veēanta e njė dashurie”, roman “99 poezi dashurie”
• 2004 “Njė grua e ndershme”, novelė “Bashkėshort i ēmendur”, roman “Burri i tė dashurės sime”, roman “ E zhdukura”, roman
• 2005 “Historia e njė vajze”, roman Gati pėr botim: Vėllimi me poezi “Ngashėrimet e vjeshtės”, romani “Ajo dhe tė tjerėt”
• Nė 2004-ėn, fitues i “Pendės sė Argjendtė” nga Ministria e Kulturės pėr romanin “E veēanta e njė dashurie”

Blerina Goce - Tirana Observer
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
Sponsored content





Zyhdi Morava  Empty
MesazhTitulli: Re: Zyhdi Morava    Zyhdi Morava  Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Zyhdi Morava
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: