Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Albade.com


 
PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

 

 Femra dhe kėrkimi i dijės

Shko poshtė 
AutoriMesazh
BoraBardh
Senior Member
Senior Member
BoraBardh


Female
Numri i postimeve : 1399
Age : 37
Location : Kosova
Job/hobbies : ??
Humor : ??
Registration date : 12/12/2007

Femra dhe kėrkimi i dijės Empty
MesazhTitulli: Femra dhe kėrkimi i dijės   Femra dhe kėrkimi i dijės Icon_minitime19/3/2008, 17:02

Pasiqė nė Islam nuk kėrkohet nga besimtari qė pėr shkak tė besimit tė izolohet nga shoqėria, ai ndikon dhe ndikohet nga shoqėria, kėshtu ai ka pėrgjegjėsi ndaj saj. Shkėputja nga shoqėria bėhet kur njeriu dėmtohet nga ajo, siē kemi rastin e djelmoshave tė cilėt u strehuan ne shpellė qė pėrmenden ne Kur’an nė Suren El-Kehf.

Kjo vlen edhe pėr femrat pasiqė rregullat e tė lejuarave dhe tė ndaluarave vlejnė pėr tė dy gjinitė. Disa dispozita te pėrcaktuara pėr mashkullin ose femrėn nė disa ēėshtje, janė vetėm pėr shkak tė natyrės dhe mundėsive tė tyre. P.sh. mashkulli obligohet ta mbajė familjen materialisht kurse gruaja mbanė pėrgjegjėsitė brenda shtėpisė.

Prandaj ėshtė njė domosdoshmėri pėr femrėn myslimane tė kėtė njohuri qe ēdo pėrgjegjėsi qė mbanė mbi supet e saj ta kryejė nė mėnyrėn e duhur. Ajo duhet tė jetė gjithherė e lidhur pėr Kur’anin dhe sunnetin me lexim, sepse Kur’ani ėshtė pėrkujtues i asaj qe duhet bėrė dhe ushqim i zemrės, kurse sunneti ėshtė shpjegues i Kur’anit.

Nuk ėshtė Islami sikurse ndonjė shkencė, ta marrim shembull matematiken e cila do tu interesonte mė tepėr matematicientėve. Islami nuk ėshtė “profesion” qė duhet tu interesojė vetėm hoxhallarėve, sepse ka tė bej me ēdo pore tė jetės me secilin pa dallim moshe, gjinie, race ose kombi.

Gratė ne disa familje pėr shkak tė punėve tė pėrditshme tė shtėpisė me vėshtirėsi po arrijnė ta kryejnė obligimin ditor siē ėshtė namazi. Kjo nė njėfarė mėnyre po kalon nė vrapim pas kėsaj bote. Kėtė po e them ne rastet kur punėt e shtėpisė janė bėrė prioritet dhe janė komplikuar e tepruar, e jo se ato duhet lėnė dhe rėnė nė pėrtaci.

Kurse disa bashkėshortė u munduan qe grave tė tyre tu ofrojnė kushte sa mė tė mira pėr praktikimin e Islamit e ato, nė vend qė tė shfrytėzojnė kėtė rast tė volitshėm pėr tu pasuruar me dije, bredhin nė thashetheme e gjėra tė kota. Kurse kjo po kalon ne njėfarė mėnyre ne dėmin e kohės se lirė. Rrugė e preferuar e Islamit ėshtė mesatarja.

ثshtė i nevojshėm kėrkimi i diturisė sepse femra ėshtė ne kontakt me rrethin e saj, ku ajo ose ėshtė thirrėse nė tė mirė ose e thirrur nga tė tjerėt. Dituria e dobėt ose do tė shkaktonte thirrje tė dobėt ose rėnie nė gabime. Pėr kėtė femra duhet te kėtė njė pasqyrė tė pėrgjithshme dhe tė pastėr ndaj Islamit e t'i largohet imitimit tė verbėr, me ndihmėn e Allahut, subhanehu ue teala dhe tė fokusohet nė gjera qė janė me rendėsi pėr tu fokusuar.

Gjithherė ka qenė i nevojshėm kėrkimi i diturisė e sidomos sot kur janė pėrzier vlerat, nėse njė femėr dėshiron tė ekspozoj trupin, tė gjitha dyert do t'i gjejė tė hapura me pėrplot duartrokitje dhe pėrkrahje. Dikur gjeneratat e vjetra thėrrisnin nė tė mire sipas mundėsisė se tyre, kurse sot, edhe gjenerata e gjyshėrve disi ka hyrė nė “modė”.

Pra edhe nėse nuk motivohet dhe nuk pėrkrahet, nga rrethi i saj njė grua myslimane, do tė kėtė dobi nga dituria nė shkencat Islame.

Dituria e saj do te jetė e dobishme aq sa e praktikon ajo. Muhamedi, salallahu alejhi ue selem, tha: "Udhėzimi (Kur’ani) dhe dijenia me tė cilėn Allahu i Madhėruar mė ka dėrguar janė si shiu i madh i cili bie nė tokė pjellore, ku e pranon ujin dhe prodhon barin dhe shumė gjelbėrime tė tjera. E po ashtu edhe nė tokė tė fortė, nė tė cilėn tubohet uji (bėhet pus) dhe sėrish njerėzit kanė dobi; pinė prej aty, u japin bagėtive dhe ujisin. Mirėpo shiu bie po ashtu edhe nė tokė jopjellore, nė ato vende as uji nuk tubohet e as qė mbinė diēka. Kėshtu ėshtė shembulli i atij qė e ka kuptuar kėtė fe, duke e mėsuar pėr vete e pastaj edhe tė tjerėve dhe shembulli i atij qė pėr kėtė nuk e ka ēarė kokėn fare, e as qė e ka pranuar udhėzimin e Allahut me tė cilin jam dėrguar". Buhariu.

Nė kėtė hadith krahasohen me llojet e tokės personat, tė cilėt e kanė pranuar Islamin, i kanė mėsuar rregullat e tij dhe kėto rregulla ua transmetojnė tė tjerėve. Sipas hadithit janė tri lloje tė tokės, tė cilave u pėrgjigjen tri lloje tė njerėzve: i pari, mėson pėr vete dhe i mėson tė tjerėt; i dyti, mėson diturinė dhe nuk e pėrhap; dhe i treti, nuk mėson, prandaj, mbetet i padijshėm. Ky i fundit i ngjanė tokės jopjellore.

Nga krahasimi i sipėrpėrmendur Neveviu vjen nė pėrfundim se ekzistojnė tri kategori njerėzish, tė cilėt janė tė ngjashėm me kategoritė e tokave tė pėrmendura mė lartė. Njė lloj e pranon ujin, e shfrytėzon atė dhe pas thatėsisė vishet me gjelbėrim, bėn bereqet, bar, qė i pėrdorin edhe njerėzit edhe kafshėt. Kėsaj toke i pėrgjigjėn njerėzit, tė cilėt pranojnė kėshilla, mėsojnė vetėn dhe i mėsojnė tė tjerėt. Lloji tjetėr i tokės, qė ėshtė e fortė, ku uji mblidhet (bėhet pus, liqen) dhe pėr vete nuk ka ndonjė dobi edhe pse pėr njerėzit ėshtė e dobishme, atė e shfrytėzojnė njerėzit, bimėt dhe kafshėt. Kėsaj toke i pėrngjajnė njerėzit tė cilėt kanė mėsuar fenė por nuk punojnė sipas saj. Ata e ruajnė diturinė e tyre, por, fundja, ua japin tė tjerėve, tė cilėt e shfrytėzojnė pėr interes tė vetin ose tė shoqėrisė nė pėrgjithėsi. Kėta njerėz janė tė dobishėm pjesėrisht dhe meritojnė kujdes pėrkatės. Lloji i tretė i tokės ėshtė plotėsisht jopjellore, nuk tubon ujin, e as qė mbinė diēka prej saj. Kėsaj toke i ngjajnė njerėzit, tė cilėt janė tė pa ngritur shpirtėrisht, tė paditur dhe tė prapambetur. Kėtyre nuk u intereson dija, nuk mėsojnė dhe nuk kanė ēka t’u tregojnė tė tjerėve.

Pra, siē po shohim kategoria e parė e njerėzve mysliman ėshtė plotėsisht e dobishme sepse mėson pėr vete, e praktikon diturinė dhe i mėson tė tjerėt. Kategoria e dytė ėshtė pjesėrisht e dobishme, sepse ose mėson dhe praktikon pėr vete e tė tjerėt nuk i mėson ose vetė nuk praktikon e tė tjerėt i mėson. Kurse kategoria e tretė ėshtė plotėsisht e padobishme sepse as nuk di pėr veti as s'ka ēfarė t'i mėsoj tė tjerėt.

Pėrveē asaj, gruaja duhet pasur kujdes literaturėn tė cilėn ajo e lexon, sepse janė pėrkthyer libra tė paklasifikuar, dhe sipas shijes se disa pėrkthyesve. Muhamedi salallahu alejhi ue selem, u lut : “O Allah ma shot diturinė dhe me mbroj nga dituria nga e cila nuk kam dobi”.

Allahu na ndihmoftė te spastrohemi nga gjėrat qė na janė koduar nga shoqėria ne mėnyrė direkt ose indirekt e te vėmė peshoren e Islamit nė zemrat tona dhe tė lidhemi pėr tė vėrtetėn e Islamit deri ne takimin tonė me Allahun e Lartmadheruar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Femra dhe kėrkimi i dijės
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» France, nena gjen dy djemte pas 10 vjetesh kerkimi
» Femra
» Si duket femra ideale?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Bota Shpirtėrore :: Mėsime nga Kurani-
Kėrce tek: