Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Albade.com


 
PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

 

 Dhjetė mėnyrat e tė sjellurit qė dėmtojnė trurin

Shko poshtė 
AutoriMesazh
AdmiraL
Webmaster
Webmaster
AdmiraL


Male
Numri i postimeve : 1914
Age : 104
Location : World
Job/hobbies : Basketball
Humor : Mr Bean
Registration date : 13/11/2007

Dhjetė mėnyrat e tė sjellurit qė dėmtojnė trurin Empty
MesazhTitulli: Dhjetė mėnyrat e tė sjellurit qė dėmtojnė trurin   Dhjetė mėnyrat e tė sjellurit qė dėmtojnė trurin Icon_minitime21/3/2008, 02:42

Humbja e gjumit mund tė kthehet nė njė faktor tė vėrtetė rreziku pėr shėndetin tuaj. Truri si organ i brendshėm i njeriut ka nevojė pėr pushim. Pagjumėsia e madhe apo ērregullimet e theksuara tė gjumit pėrshpejtojnė vdekjen, sepse mungesa e gjumit shoqėrohet me eliminimin e qelizave trunore.
1- Mosngrėnia e mėngjesit
Njerėzit tė cilėt nuk hanė mėngjes do tė kenė sasi tė pakta tė sheqerit nė gjak dhe si rezultat i kėsaj, truri nuk do tė ketė rezerva tė mjaftueshme ushqyese, prandaj shkakton degjenerimin e trurit. Kėshtu edhe nė rastet e dietave ushqimore ngrėnia e mėngjesit ėshtė e rekomanduar nga dietologėt.
2- Ngrėnia pa masė
Jo vetėm mungesa e oreksit por edhe ngrėnia e tepėrt ėshtė njė ves qė shkakton forcimin e arterieve trunore, e cila tė shpie deri nė zvogėlimin e fuqisė mentale. Nė njė dietė tė shėndetshme ditore parashikohet edhe njė sasi e caktuar ushqimi, pėr tė mos rrezikuar mbipeshėn dhe probleme tė ndryshme shėndetėsore.
3- Pirja e duhanit
Pėrdorimi i duhanit, tashmė dihet se ėshtė i dėmshėm pėr shėndetin tuaj. Pirja e tij shkakton tkurrje tė shumėfishtė tė trurit dhe mund tė shkaktojė sėmundjen e Alzheimerit.
4- Pėrdormi i tepėrt i sheqerit
Eksperimentet e ndryshme tė realizuara nė vite kanė treguar se pėrdorimi i tepėrt i sheqerit, qoftė ai nė ngrėnie apo pije, pengon nė thithjen dhe pėrvetėsimin e proteinave dhe lėndėve tjera ushqyese, duke shkaktuar vėshtirėsi nė zhvillimin e trurit.
5- Ndotja e ajrit
Edhe faktorėt ambientalė veprojnė drejt pėr sė drejti nė shėndetin tuaj. Njė faktor i tillė ėshtė edhe ndotja e ambientit. Kjo ndodh sidomos nė zonat urbane. Truri ėshtė njėri prej konsumatorėve mė tė mėdhenj tė oksigjenit nė organizmin tonė. Thithja e ajrit tė ndotur dobėson furnizimin e trurit me oksigjen duke zvogėluar efikasitetin e tij.
6- Humbja e gjumit
Truri si organ i brendshėm i njeriut ka nevojė pėr pushim. Pagjumėsia e madhe pėrshpejton ne vdekjen - mbarimin e qelizave trunore etj.
7- Mbulimi i kokės pėrgjatė fjetjes
Pėr disa prej jush tė mbulosh kokėn kur fle mund tė jetė njė veprim i njohur. Por tė mbulosh kokėn pėrderisa jeni duke fjetur, ēon nė shtimin e dioksid karbonit dhe zvogėlimin i oksigjenit, gjė qė shkakton dėmtimin e trurit.
8- Aktivizimi i trurit kur je i sėmurė
Puna e vėshtirė apo tė studiuarit gjatė sėmundjes, ēon nė zvogėlimin i efektshmėrisė sė trurit, si dhe prishjen e tij. Kur jeni i sėmurė duhet tė tregoheni tė kujdesur dhe tė relaksoheni.
9- Mungesa e mendimeve stimuluese
Tė menduarit ėshtė metoda mė efikase ne stėrvitjen e trurit tonė. Mungesa e mendimeve stimuluese ne tru shkakton tkurrjen e tij.
10- Tė flasėsh rrallė
Disa thonė "Kur nuk je nė brendėsi tė njė bisede mė mirė tė heshtėsh, sesa tė flasėsh pa lidhje". Por jo gjithmonė ėshtė e vlefshme kjo. Truri juaj ka nevojė tė jetė nė funksion. Bisedat intelektuale do tė ndihmojnė qė truri tė jetė sa mė efikas.

Sjelljet qė dėmtojnė trurin dhe shėndetin tuaj
- Mosngrėnia e mėngjesit
- Ngrėnia pa masė
- Pirja e duhanit
- Pėrdormi i tepėrt i sheqerit
- Ndotja e ajrit
- Humbja e gjumit
- Mbulimi i kokės pėrgjatė fjetjes
- Aktivizimi i trurit kur je i sėmurė
- Mungesa e mendimeve stimuluese
- Tė flasėsh rrallė

Dieta e duhur pėr njė mendje tė kthjellėt
Sot shkenca dhe mjekėsia ka bėrė tė mundur qė tė evitohen ose tė shėrohen shumė sėmundje tė pėrhapura, tė trupit dhe tė mendjes, duke bėrė njė jetė tė shėndetshme. Njė rol tė rėndėsishėm luan ndjekja e disa rregullave tė thjeshta tė dietės dhe shėndetit. Njė dietė vegjetariane ndihmon shumė jo vetėm pėr tė pasur njė trup tė shėndetshėm, por edhe pėr tė pasur njė mendje tė qetė dhe tė kthjellėt. Ndėrsa ushqimi i mire ėshtė vital pėr shėndetin edhe agjėrimi, dieta ėshtė po aq i rėndėsishme. Trupi ynė ka nevojė pėr pushime periodike dhe kjo pėrfshin edhe organet tonė tė tretjes.

Tė mbash trupin dhe mendjen tė freskėt
Ėshtė e nevojshme pėr t'u kujdesur pėr shėndetin mendor dhe fizik. Jo vetėm faktorėt fiziologjikė por edhe ato psikologjikė mund tė jenė tė dėmshėm pėr shėndetin tuaj. Mos u ndikoni nga stresi, duke pėrdorur shumė vakte qė "tė ngushėllojnė", ndiqni njė dietė tė rregullt. Pas njė dite tė lodhshme dhe stresuese trupi ka nevoje pėr energji. Lėngjet, vitaminat, disa ėmbėlsira mund t'iu bėjnė tė ndiheni mė energjikė. Pėr tė mbajtur trupin dhe mendjen tė freskėt, gjatė viteve tė pleqėrisė, duhet tė ndiqni sa mė shpejt qė tė jetė e mundur njė stil jete tė pėrshtatshėm pėr tė ruajtur aftėsitė e trupit, pėr tė nxitur trurin dhe pėr tė ruajtur funksionet e mendjes. Pėr kėtė ėshtė i kėshillueshėm si aktiviteti fizik, ashtu edhe ai mendor.

Efektet negative tė pagjumėsisė nė tru
Pagjumėsia mund tė shkaktojė ndalimin e qelizave tė reja nė tru, sipas sugjerimit tė njė studimi. Njė grup studiuesish zbuloi se pagjumėsia ndikon nė atė qė nė gjuhėn mjekėsore quhet Hipocampus dhe shpjegohet tė jetė rajon i trurit qė ka tė bėjė me krijimin e memories. Studimet e kryera rreth formimit tė trurit tregojnė se ato qė sjellin efekte nė tru janė pikėrisht hormonet e stresit. Studimet janė kryer te kafshėt duke marrė disa prej tyre dhe duke i lėnė 72 orė pa gjumė. Pastaj, janė krahasuar kafshėt e lodhura prej gjumit me ato qė kanė kryer procesin normal tė fjetjes dhe kanė zbuluar se ato qė nuk kishin fjetur, kishin njė nivel me tė rritur tė hormoneve tė stresit, qė quhet ndryshe corticosterone, shoqėruar kjo edhe me rėnien e ritmit tė prodhimit tė qelizave tė reja nė tru.

Ndikimi i stresit nė shėndetin mendor
Stresi mund tė ketė njė ndikim serioz nė shėndetin tuaj, sidomos nėse ai bėhet kronik. Ai godet zemrėn dhe qarkullimin e gjakut, sistemin nervor dhe atė imun. Shkakton dhimbje gjymtyrėsh, ankth e vėshtirėsi nė tė kuptuar. Tė gjitha kėto shkaktojnė probleme tė dobėsimit tė arterieve tė gjakut, diabetit, astmės, probleme nė marrėdhėniet me njerėzit dhe sjellje e vakėt nė shkollė apo punė. Kur ju jeni tė stresuar, trupi juaj ēliron hormone qė shpeshtojnė frymėmarrjen dhe rrahjet e zemrės, dhe japin njė vėrshim energjish. I gjithė trupi pėrgatitet tė pėrballet me rrezikun. Gjithė muskujt, nervat dhe hormonet vihen nė funksion pėr reagimin nė gjendjen e stresit. Ky reagim nė fakt varet nga situata ku ndodheni, kur situata stresuese kalon, trupi kthehet nė gjendjen e tij normale.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://AdmiralhackeR.hi5.com
 
Dhjetė mėnyrat e tė sjellurit qė dėmtojnė trurin
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Duhanpirja pasive demton trurin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Shoqėria :: Shėndeti-
Kėrce tek: