Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Albade.com


 
PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

 

 Kryengirtjet antibizantine kundėr Ilirėve

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Male
Numri i postimeve : 3223
Age : 37
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

Kryengirtjet antibizantine kundėr Ilirėve Empty
MesazhTitulli: Kryengirtjet antibizantine kundėr Ilirėve   Kryengirtjet antibizantine kundėr Ilirėve Icon_minitime14/11/2007, 23:35

Kryengirtjet antibizantine kundėr Ilirėve
Bazili II ishte perandori i fundit i dinastisė maqedone qė mundi tė ruajė ekuilibrin e brendshėm shoqėror e politik midis interesave tė shtetit, atyre tė aristokracisė feudale dhe tė fshatarėsisė sė lirė, si dhe tė stratiotėve qė pėrbėnin shtyllėn kurrizore tė shtetit bizantin. Me vdekjen e tij (1018) ky ekuilibėr u prish: aristokracia feudale, civile apo ushtarake filloi t'i rrisė nė mėnyrė tė pakontrolluar pronat e veta duke gllabėruar pronėn e vogėl. Pronarėt e vegjėl e humbėn pak nga pak statusin e mėparshėm tė lirisė dhe u kthyen nė fshatarė tė varur. Pėr njė kohė tė gjatė shteti bizantin, e nė radhė tė parė perandorėt e dinastisė maqedone (shek. IX-XI) ishin pėrpjekur t'i vinin fre procesit tė krijimit tė pronės sė madhe dhe tė zhdukjes sė pronės sė vogėl tė fshatarit. Fshatari i lirė si dhe stratioti, qė merrte nga shteti njė parcelė toke kundrejt pėrmbushjes sė detyrimit fiskal e atij ushtarak, kishin pėrfaqėsuar pėr shumė kohė burimin kryesor tė tė ardhurave tė arkės perandorake dhe njėherėsh elementin bazė tė ushtrisė bizantine. Por nė kushtet e reja qė u krijuan pas vdekjes sė Bazilit II, pronarėt e vegjėl u gjendėn pėrballė njė sulmi tė dyfishtė: tė aristokracisė feudale tė tokės, nga njėra anė, dhe tė shtetit bizantin qė rėndoi nė mėnyrė galopante barrėn e taksave nė dėm tė tyre. Pėr rrjedhojė u krijua njė gjendje shpėrthyese, e cila jo rastėsisht arriti kulmet e saj nė territoret ballkanike tė goditura rėndė nga luftėrat e fundit bullgaro-bizantine. Nė vitin 1040 shpėrtheu kėtu njė kryengritje e fuqishme kundėr pushtetit qendror e udhėhequr nga Pjetėr Deljani, njė bujar bullgar qė e mbante veten pėr nip tė car Samuelit dhe qė e shpalli sakaq veten car. Kryengritja prej Beogradit u pėrhap me shpejtėsi drejt Nishit e Shkupit. Strategu bizantin i Durrėsit, Bazil Sinadeni, mblodhi ushtarakė tė temės sė tij dhe shpejtoi t'u zėrė rrugėn kryengritėsve tė Pjetėr Deljanit "pėrpara se e keqja tė pėrhapej", siē shprehet kronisti Johan Skilice qė pėrshkruan kėtė ngjarje. Por revolta preku edhe vetė radhėt e ushtrisė sė Temės sė Durrėsit dhe njė ushtarak me emrin Tihomir ngriti flamurin e kryengritjes nė zonėn e Dibrės, ku ishin dislokuar forcat e strategut tė Durrėsit. Kėtu kryengritėsit i arriti Pjetėr Deljani me tė vetėt. Forcat e kryengritėsve u bashkuan nėn drejtimin e Pjetėr Deljanit, qė ndėrkohė kishte hequr qafe Tihomirin. Paskėtaj forcat kryengritėse iu drejtuan Durrėsit, tė cilin e morėn, dhe mė tej morėn Selanikun. Flakėt e kryengritjes pėrfshinė sakaq edhe temėn e Nikopojės, popullsia e sė cilės ishte tejet e pakėnaqur nga arbitrariteti i nėpunėsve perandorakė. Bizantinėt mundėn tė mbanin kėtu vetėm kėshtjellėn e Naupaktit mbi Gjirin e Korintit.
Megjithatė, si rezultat i kontradiktave qė vazhduan tė ekzistojnė nė gjirin e drejtuesve tė kryengritjes edhe pas vrasjes sė Tihomirit, lėvizja u shua mė shpejt nga ēka pritej po tė kihen parasysh pėrmasat e saj. Kėtu luajti rolin e vet edhe njė djalė i carit bullgar Ivan Vladisllav, Alusiani, qė u arratis nga Konstandinopoja ku mbahej rob dhe u bashkua me kryengritėsit. Pasi eliminoi Pjetėr Dejlanin, Alusiani u vu nė krye tė kryengritėsve. Por pas njė beteje tė pasuksesshme me trupat perandorake, Alusiani iu dorėzua perandorit bizantin duke shpejtuar kėshtu edhe fundin e kryengritjes. Megjithatė kryengritja e madhe e vitit 1040-1041 ishte sinjali i parė i fuqishėm i tensioneve shoqėrore qė do tė mbėrthenin Perandorinė Bizantine. Nė tė njėjtėn kohė, ajo qe njė tregues i hendekut tė madh qė ishte krijuar ndėrkohė midis pushtetit qendror bizantin dhe provincave perėndimore tė tij, ku bėnin pjesė edhe trevat shqiptare.
Rreth 30 vjet pas kryengritjes sė Pjetėr Dejlanit, njė tjetėr lėvizje shpėrtheu nė Kosovė, nga ku u hap me shpejtėsi nė viset fqinje. Kryengritėsit kėrkuan t'i printe princi i Dioklesė, Mihali, i cili dėrgoi pėr kėtė qėllim tė birin, Konstandin Bodinin. Nė Prizren kryengritėsit e shpallėn Bodinin mbret tė tyre. Me Bodinin u bashkua edhe paria e Shkupit me kreun e saj, Gjergj Vojtehu, i cili erdhi vetė nė Prizren. Nė Prizren kryengritėsit thyen keqas edhe forcat e dukės bizantin tė Shkupit, qė u dėrguan kundėr tyre. Pas kėsaj kryengritėsit morėn Nishin, Ohrin, Devollin dhe vetėm nė Kostur forcat e riorganizuara bizantine mundėn tė thyenin grupin kryesor tė kryengritėsve. Pjesa tjetėr e kryengritėsve, me "mbretin" Bodin, ishte pėrqendruar nė Nish. Nė pėrpjekje pėr tė sulmuar e pėr tė pushtuar Shkupin, forcat e Bodinit u thyen keq nga ushtria bizantine e dėrguar me ngut nga perandori bizantin "pėr tė shuar flakėn, pėrpara se ajo tė merrte dhenė", siē ėshtė shprehur njė kronist bizantin, dėshmitar i ngjarjes.
Gjatė betejės Bodini u zu rob dhe u dėrgua nė Konstandinopojė ku u mbyll nė manastirin e Serxhit e tė Bakut derisa i ati i tij, Mihali i Dioklesė, organizoi arratisjen e kthimin e tij nė atdhe.
Marrėdhėniet e Perandorisė Bizantine me Bodinin e Dioklesė vazhduan edhe mė tej tė tensionuara. Pas betejės sė vitit 1082 nė rrethinat e Durrėsit, kur Bodini nuk u erdhi nė ndihmė ushtrive bizantine tė angazhuara nė njė betejė vendimtare me normanėt e Robert Guiskardit, princi i Dioklesė i shfaqi hapur ambicjet pėr ta shtrirė sundimin e vet sa nė viset e Dalmacisė, nė veri, aq edhe nė territoret e Temės sė Durrėsit, nė jug. Madje, sipas Kronikės sė Priftit tė Dioklesė, pėr njė periudhė tė shkurtėr Bodini mundi tė pushtojė dhe tė mbajė temėn nė fjalė, sė bashku me kryeqendrėn e saj, Durrėsin (tulit atque obtinuit totam terram Duracinorum et ipsam civitatem Durachium). Perandori bizantin, Aleksi I Komneni, dėrgoi atėherė si strateg tė Durrėsit njė kunatin e tij, Johan Duka, i cili rifitoi kontrollin mbi Temėn e Durrėsit dhe e mbajti Bodinin larg territoreve tė saj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.123.st
 
Kryengirtjet antibizantine kundėr Ilirėve
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kunder tradhetise kategorikisht.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Kultura kombėtare-
Kėrce tek: