Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Albade.com


 
PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

 

 Dashuria pėr nėnėn

Shko poshtė 
AutoriMesazh
BoraBardh
Senior Member
Senior Member
BoraBardh


Female
Numri i postimeve : 1399
Age : 37
Location : Kosova
Job/hobbies : ??
Humor : ??
Registration date : 12/12/2007

Dashuria pėr nėnėn Empty
MesazhTitulli: Dashuria pėr nėnėn   Dashuria pėr nėnėn Icon_minitime8/12/2008, 02:01

Tregimi nė vijim ėshtė njė ngjarje e shkurtėr, mirėpo shumė tėrheqės dhe kuptimplotė. Mbetėm me shpresė se do t'u pėlqej shumė...Pas 21 vitesh martese, hasa ne njė dashuri te ēiltėr.



Para disa kohesh, fillova te kaloj kohen me njė grua te ve qysh prej 19 vite. Gruaja ime ma parapriu me fjalėt e saja, duke thėnė: E di shumė mirė se sa e doni atė. Gruaja pėr te cilėn me kėshillonte shoqja ime te kaloj ēaste me te, ishte Nėna ime, e cila kishte mbetur e vejė qysh para 19 viteve. Punėt dhe obligimet e shumta si dhe 3 fėmijėt kishin bėrė qė nėnėn time ta vizitoj shumė rrallė. Njė ditė prej ditėsh, gjeta kohėn qė ta ftoj nėnėn time pėr darkė. Mora telefonin dhe e telefonova. Ishte bėrė vonė dhe Nėna u be merak kur ma dėgjoi zėrin, nuk e kishte zakon qė te flas me dikėn nė kohė te vona, dhe me pyeti: Si je biri im? Mirė jam Nėnė - iu pėrgjigja. Te telefonova nga koshienca pėr te kaluar disa ēaste me ju. Me pyeti: Vetėm ne te dy? U mendua pak dhe me tha: Me pėlqen propozimi yt... Ditėn e enjte, pasi mbarova orarin e punės, u nisa pėr nė shtėpinė ku banonte nėna ime. Ndihesha paksa i shqetėsuar...Kur arrita nė shtėpinė e nėnės, vėrejta se edhe ajo ishte paksa e merakosur dhe ishte duke pritur te dera e shtėpisė.

Ishte veshur bukur dhe mu duk se kishte veshur fustanin e fundit qe ia kishte blerė babai im pak para se te vdiste. Duke buzėqeshur si njė engjėll me tha: Biri im, te gjithėve iu kam thėnė se sonte do te dalė me djalin tim, dhe qė te gjithė janė gėzuar, andaj te gjithė me padurim presin kthimin tim pėr t'ua sqaruar hollėsitė e kėtij takimi.
Shkuam nė njė restaurant jo te zakonshėm, mirėpo i bukur dhe i qetė, nėna u mbėshtet nė krahun tim dhe dukej sikur te ishte njė zonje. Pasi u ulem, fillova ta lexoj listėn e gjellėrave, edhe pse Nėna nuk ishte nė gjendje te lexonte pėrveē shkronjave te mėdha. Gjėrsa po lexoja listėn e ushqimeve, Nėna me shikonte me njė buzėqeshje te gjerė, me dy buzėt e saja te ēara, me ndėrhyri, duke thėnė: "Kur ishe i vogėl, unė isha ajo qė lexoja pėr ju", ndėrsa tani ka ardhur koha te ta kthej kėtė borxh dhe ja unė po lexoj sot pėr ty. Ēlodhu dhe pusho nėna ime – i thashė. Gjatė tėrė mbrėmjes biseduam dhe nuk kishte asgjė te rėndomtė, me pėrjashtim te nostalgjive dhe pėrditshmėrisė sonė. Qėndruam aq shumė sa qė koha ishte bėrė shumė vonė. Pasi qė u kthyem dhe arritėm te dera e shtėpisė, Nėna m'u drejtua me kėto fjalė: Kam dėshirė qė te dalim sėbashku pėrsėri, mirėpo me kusht qė unė tė paguaj? Ia putha dorėn dhe i thashė lamtumirė. Pas disa ditėsh, me erdhi lajmi se Nėna kishte ndėrruar jetė. Kishte vdekur nga sulmi ne zemėr.





E tėrė kjo ndodhi pėr njė kohė shumė te shkurtėr qė unė asgjė nuk munda te bej pėr te. Kaluan ca ditė dhe nga posta me arriti njė letėr e dėrguar nga restauranti, nė te cilin kishim darkuar unė dhe Nėna ime. Nė tė kishin qenė disa fjali te shkruara nga dora e Nėnės sime: "Kam paguar faturėn para kohe, duke e ditur se nuk do te kem rastin te takohem me ty pėrsėri. Me rėndėsi ėshtė se bėra pagesėn pėr dy persona, pėr ju dhe gruan e juaj. Ju assesi nuk mund ta pėrshkruani vlerėn e asaj nate, nė te cilėn darkuam sėbashku. Te dua shumė biri im". Nė kėtė moment, arrita te kuptoj domethėnien e fjalės "Dashuri" apo "Te Dua".





Nuk mund ta kuptosh domethėnien madhėshtore te kėsaj fjale derisa nga dashuria juaj te mos vjelė mirėsi dhe bukuri edhe pala tjetėr ashtu siē beri Nėna ime. Asgjė nuk ka vlerė me shumė sesa Prindėrit, e nė veēanti Nėna. Dhuroja kohėn te cilėn ata e meritojnė...Duhet ditur se ky ėshtė obligim i Allahut dhe i Prindėrve, prandaj kėto gjėra nuk shtyhen. Me kėtė rast, me ra ndėrmend tregimi kur qe pyetur Abdullah ibėn Omeri: "Nena ime ėshtė e moshuar, nuk mund te lėvizė fare, dhe me duhet ta bart nė ēdo vend, madje edhe kur ta kryen nevojėn...nganjėherė nuk ka fuqi qė ta pėrmbanė veten keshtuqė, kryen nevojėn duke qenė nė duart apo shpinėn time...A mendon se unė e kam kryer obligimin ndaj saj? Ibėn Omeri u pėrgjigj: A ke harruar fėmijėrinė tėnde kur edhe ju vepronit kėshtu me Nėnėn tuaj?! Ju po i shėrbeni duke shpresuar vdekjen e saj, ndėrsa ajo iu shėrbente juve, me gjithė mundimet dhe lodhjet qė kishte duke shpresuar jetėn dhe lumturinė tuaj". Vėrtet dallim i madh nė mes kėtyre dy qėndrimeve...
Shpresojmė se porosia dhe mesazhi i kėsaj ngjarjeje do t'iu arrij edhe atyre te cilėt ende i kanė prindėrit gjallė!!!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Dashuria pėr nėnėn
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» A e dinit se... (Kuriozitete)
» Poezi Dashurije nga ProfessionaL
» Tani kur s'te kam "

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Bota Shpirtėrore :: Mėsime nga Kurani-
Kėrce tek: