Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Albade.com


 
PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

 

 Meka, qyteti mė i vjetėr dhe mė i shenjtė nė Botė

Shko poshtė 
AutoriMesazh
BoraBardh
Senior Member
Senior Member
BoraBardh


Female
Numri i postimeve : 1399
Age : 37
Location : Kosova
Job/hobbies : ??
Humor : ??
Registration date : 12/12/2007

Meka, qyteti mė i vjetėr dhe mė i shenjtė nė Botė Empty
MesazhTitulli: Meka, qyteti mė i vjetėr dhe mė i shenjtė nė Botė   Meka, qyteti mė i vjetėr dhe mė i shenjtė nė Botė Icon_minitime8/12/2008, 02:59

Nuk ka kurrfarė dyshimi se ai qė dėshiron tė kryej obligimin e Haxhit nė mėnyrėn mė tė denjė dhe tė pastrojė shpirtin e tij duke e kėnaqur me kėtė Zotin dhe Pejgamberin e Tij...

<A href="http://imageshack.us/" target=_blank>Meka, qyteti mė i vjetėr dhe mė i shenjtė nė Botė Dazmekkapx0hj2



Allahu i Madhėrishėm urdhėron e thotė:

"Shtėpia (xhamia) e parė e ndėrtuar pėr njerėz, ėshtė ajo qė u ngrit nė Bekė (Mekė), e dobishme udhėrrėfyese pėr mbarė njerėzimin!"

Obligimi i Haxhit dhe vizita e shtėpisė sė Allahut nė Mekėn e ndershme, ėshtė njė prej pesė kushteve themelore tė fesė Islame. Sezona e Haxhit konsiderohet njėra ndėr sezonat mė tė lumtura dhe mė tė shenjta tek muslimanėt.

Me tė vėrtetė, kur muslimani apo muslimania arrijnė nė lartėsitė e Mekės sė nderuar, i mbulon njė ndjenjė e fuqishme e cila ėshtė e pamundur pėr secilin njeri tė pėrshkruaj kėtė ndjenjė shirtėrore me njė pėrshkrim tė plotė dhe tė saktė sadoqė posedon aftėsi stilistike dhe fuqi retorike. Mėnyra mė e mirė pėr tė pėrjetuar kėtė kėnaqėsi tė veēantė ėshtė qė vetė muslimani tė shkoj dhe tė kryej obligimin e Haxhit dhe tė vizitojė pėr sė afėrmi shtėpinė e Allahut - Qabenė e madhėruar.

Nuk ka kurrfarė dyshimi se ai qė dėshiron tė kryej obligimin e Haxhit nė mėnyrėn mė tė denjė dhe tė pastrojė shpirtin e tij duke e kėnaqur me kėtė Zotin dhe Pejgamberin e Tij, vėrtetė do tė ndiej njė lumturi tė jashtėzakonshme, sidomos nėse ka sadopak njohuri rreth historikut tė kėtij vendi tė shenjtė tė cilin Krijuesi i Lartmadhėrishėm e ka zgjedhur pikėrisht pėr shtėpinė e Tij - Qabenė e nderuar!

S'ka dyshim, Meka ėshtė vendbanimi (qyteti) mė i lashtė mbi sipėrfaqėn e tokės. Termi "karjetun" (fshat) qė Allahu i Lartėsuar e ka emėruar Mekėn e nderuar e qė njihet edhe me emrin "ummul kura" (nėna e fshatrave) ėshtė pėr qėllim nė kėtė kontekst pikėrisht ajo qė ne e quajmė sot - qytet. Pra, nėna e qyteteve, pėr shkak se ai ėshtė vendi, nė tė cilin mblidhen njerėzit pėr tė kryer detyren e Haxhit, ashtu siē mblidhen fėmijėt rreth nėnės sė tyre.

Nėse flasim pėr lashtėsinė e qytetit tė Mekes dhe themi se ėshtė qyteti mė i lashtė nė mbarė botėn, me kėtė kemi pėr qėllim se qyteti i Mekes ėshtė qyteti mė i vjetėr nė botė i cili akoma lulėzon dhe gjallėron me numrin e madh tė njerėzve, me ndėrtim, zhvillim dhe qytetėrim. U ndėrtuan edhe qytete tė tjera, mirėpo ato me kalimin e kohės u zhdukėn dhe humbėn ēdo gjurmė, e disa prej tyre Allahu i Gjithėfuqishėm i shkatėrrojė me rrėnjė nga sipėrfaqja e tokės.

Meka e nderuar, pa kurrfarė diskutimi ėshtė qyteti mė i shenjtė nė mbarė botėn.

Parashtrohen pyetje tė shumta qė i obligojnė muslimanėt tė japin sqarime dhe shpjegime rreth tyre. Prej atyre pyetjeve janė:

Ēfarė marrėdhėnie (lidhje-raporte) kishte babai i njerėzimit Ademi a.s. me qytetin e ndershėm tė Mekės?

A e vizitoi kėtė vend (a e bėri Haxhin) Ademi a.s.?

A ėshtė varrosur nė njėren prej kodrave tė bekuara tė saj?

Cilat janė shkaqet e ndėrtimit tė Qabesė nga babai i Pejgamberėve, Ibrahimi me djalin e tij Ismailin a.s.?

Pėrse vrapojnė njerėzit (haxhinjtė) nė mes kodrave Safa dhe Merva dhe ēfarė lidhje ka kjo me Haxheren - bashkėshorten e Ibrahimit a.s.?

Si buroi (zė fill) pusi i Zemzemit?

Cilat janė gjėrat mrekulluese dhe tė jashtėzakonshme qė e karakterizojnė qytetin e Mekės, e posaqėrisht Qabenė e nderuar apo shtėpinė e shenjtė tė Allahut?

Pėr tė gjitha kėto pyetje dhe shumė e shumė pyetje tė tjera, u shkruan vėllime tė mėdha librash, andaj ėshtė e pamundur qė ky artikull tė sqarojė dhe tė jap pėrgjigje pėr tė gjitha ato pyetje, por megjithatė me ndihmėn e Allahut tė Lartėsuar do tė pėrpiqemi tė fokusohemi nė dhėnien e disa pėrgjigjeve duke mos u thelluar nė detale.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BoraBardh
Senior Member
Senior Member
BoraBardh


Female
Numri i postimeve : 1399
Age : 37
Location : Kosova
Job/hobbies : ??
Humor : ??
Registration date : 12/12/2007

Meka, qyteti mė i vjetėr dhe mė i shenjtė nė Botė Empty
MesazhTitulli: Re: Meka, qyteti mė i vjetėr dhe mė i shenjtė nė Botė   Meka, qyteti mė i vjetėr dhe mė i shenjtė nė Botė Icon_minitime8/12/2008, 02:59

MEKKA ... DHE BEKKA

Allahu i Madhėrishėm nė dy ajetet vijuese tė Kaptinės Ali Imran thotė: "

"Shtėpia (xhamia) e parė e ndėrtuar pėr njerėz, ėshtė ajo qė u ngrit nė Bekė (Mekė), e dobishme udhėrrėfyese pėr mbarė njerėzimin. Aty ka shenja tė qarta: vendi i Ibrahimit, dhe kush hyn nė te, ai ėshtė i sigurt. Pėr hir tė Allahut, vizita e shtėpisė (Qabes) ėshtė obligim pėr atė qė ka mundėsi udhėtimi te ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton); Allahu nuk ėshtė i nevojshėm pėr (ibadetin qė e bėjnė) njerėzit."


Ajo ēfarė u tėrhekė vėmendjen lexuesve nė fillim tė kėtij ajeti tė Sures Ali Imran ėshtė pikėrisht ajo qė Allahu i Madhėrishėm e ka emėrtuar me emrin "Bekke" qytetin e bekuar qė muslimanėt nė pėrgjithėsi e njohin me emrin "Mekė".

Ky emėrtim (Bekke pėr qytetin e Mekės) ka zgjuar interesim tek filologėt dhe historianėt arab, tė cilėt pas njė studimi tė thellė, dhanė shpjegime tė ndryshme e qė pėr lexuesit ėshtė e nevojshme qė sadopak tė kenė ca njohuri rreth kėtij emėrtimi.

Njė grup gjuhėtarėsh mendojnė se emri "Bekketu" ėshtė emėr i prejardhur prej fjalės "El-Bekku" qė do tė thotė shtypje, ngjeshje, grumbullim, kallaballėk, shtyrje etj. Arabėt thonė " fulanun bekke fulanen bekken" qė do tė thotė se filani e ka shtyer filanin pėr ta hapur rrugėn e tij. Gjithashtu thonė "tebakkun-nasu" - njerėzit shkaktojnė tollovi duke shtyer njėri-tjetrin nė njė vend apo rrugė tė ngushtė pėr shkak tė turmės sė madhe.

Pėr shkak tė numrit tė madh tė njerėzve dhe shtyrjes ndėrmjet veti gjatė kryerjes sė ceremonive tė Haxhit (si gjatė tavafit, sa'jit etj), qyteti ka marrur emrin "Bekke" qė do tė thotė "qyteti i cili mbushet plot e pėrplot me njerėz".

Ky ėshtė njė mendim. Mendimi tjetėr i gjuhėtarėve rreth shpjegimit tė emrit "Bekke", ėshtė se ky emėr vjen nga folja "bekke jebukku" qė do tė thotė: thyej, bėj copė e grimė, ngujoj, godas, shpoj etj. Arabėt thonė: " ėshtė rrėzuar filani nga lartėsia e malit dhe ka thyer qafėn e tij dhe pėr pasojė ka vdekur nė vend."

Mirėpo, ēfarė ka tė bėj kjo (thyerja e qafės) me kėtė qytet tė shenjtė?

Mendimi i fundit i filologėve bazohet nė argumentin bindės tė tyre ku thonė se Allahu i Plotėfuqishėm ėshtė Ai i cili kujdeset qė shtėpia e Tij e shenjtė tė jetė nėn ruajtjen dhe mbrojtjen e Tij. Sa e sa tiran u munduan ta pushtojnė dhe ta dėmtojnė kėtė vend tė shenjtė, por Allahu i Madhėrishėm i shkatėrrojė qė tė gjithė, prandaj edhe u quajt "Bekke" ngase ajo u then qafėn dhe i shkatėrron despotėt ashtu siē ndodhi me Ebrehe el-Eshrem (sundimtarin i Abisinisė) i cili dėshiroi ta sulmojė Mekėn e Ndershme me ushtrinė e elefantėve, por Allahu i Lartmadhėrishėm e shkatėrrojė atė me ushtrinė e tij duke lėshuar kundėr tyre shpendė qė vinin tufė-tufė dhe i gjuanin ata me gurė nga balta e gurėzuar duke i bėrė si njė gjeth i grimcuar ashtu siē e pėrshkruan kėtė ndodhi vetė Allahu i Lartėsuar nė Kaptinėn El-Fil!

Mirėpo, lind pyetja: "Pėrse emri "Bekke" u shėndrrua nė "Mekke"?

Disa hulumtues kanė thėnė se arabėt nė shumicėn e rasteve bėjnė zėvendėsimin (ndėrrimin) e shkronjės "b" me shkronjėn "m" nė mėnyrė qė tė jetė mė e lehtė pėr shqiptim. Ata pėr shembull, pėr goditjen dėrrmuese thonė: "darbetu lazib", por nė shumicen e rasteve thonė edhe "darbetu lazim" e cila e ka tė njejtin kuptim.

Disa gjuhėtarė tė tjerė, mendojnė se emri "Mekke" ėshtė i prejardhur nga folja "imtekke jemtekku" qė don tė thotė: thith, pi etj. Kur i vogli i devesė thithė gjirin e nėnės (devesė) me njė thithje intenzive saqė e pin edhe pikėn e fundit tė qumėshtit, filologėt arab pėr kėtė veprim tė voglit tė devesė thonė: "imtekke dar'a ummihi felem jetruk fihi shejen minel lebeni" qė do tė thotė: ka thithur gjirin e nėnės dhe ka pirė tėrė qumėshtin e saj.

Po ashtu edhe pėr njeriun qė thithė ashtin pėr tė nxjerrur palcėn e saj, arabėt e pėrdorin foljen "imtekke" ka thithur...

Meka - qyteti nė tė cilin gjendet shtėpia e shenjtė e All-llahut (Qabja); ėshtė quajtur me kėtė emėr pėr arsye se shumica e njerėzve (nė tė kaluarėn - vėrejtje e pėrkthyesit) gjatė sezonės sė Haxhit nxitonin pėr tek puset e pakta dhe tė cekta qė kishte ky vend, nė mėnyrė qė tė shuanin etjen e tyre. Kur vinin tek puset, (nga etja e madhe) pinin ujė ashtu sikurse i vogli i devesė qė thith gjirin e nėnės (devesė) sė tij, apo sikur hamėsi qė me kėrrshėri thithė copėn e ashtit pėr tė nxjerrur palcėn e saj. Pėr kėtė shkak ėshtė quajtur "Meka" me kėtė emėr (pra, vendi ku njerėzit nxitojnė pėr tė shuar etjen).

Tė gjitha kėto mendime, nė ēdo mėnyrė, janė njė pėrpjekje e shkėlqyer nga ana e filologėve dhe historianėve arab e qė janė pėr ēdo lėvdatė dhe ia vlenė tė mėsojmė kuptimin e drejtė dhe tė saktė tė kėtyre nocioneve.

Ashtu siē i kushtuan kujdes filologėt arab studimit dhe hulumtimit tė nocioneve "Mekke dhe Bekke", po ashtu disa prej tyre u interesuan tė gjejnė shkakun e emėrtimit tė Qabesė dhe Haremit me emrin "Bejtull-llahi-l-Haram" - "Shtėpia e shenjtė e Allahut".

Pas njė studimi tė frytshėm, thanė se fjala "El-Bejtu" - "shtėpi" ėshtė ajo e cila i mbledh dhe i bashkon anėtarėt e afėrm tė familjes. Gjithashtu arabėt me fjalėn "El-Bejtu" i quajnė edhe poezitė apo vargjet e poetėve, ngase ato grumbullojnė shkronjat dhe fjalėt e pėrshtatshme pėr tė krijuar njė fjali tė bukur ashtu sikur shtėpitė e njerėzve qė tubojnė dhe grumbullojnė secila prej tyre banuesit e saj. Po ashtu edhe gruaja ėshtė quajtur " shtėpia e burrit" pėr shkak se ajo i mbledh rreth vetit fėmijėt dhe burrin e saj. Andaj edhe Qabeja ėshtė quajtur "Shtėpia e shenjtė e Allahut" ngase ajo i tubon dhe i bashkon muslimanėt gjatė sezonės sė Haxhit sikurse tė ishin njė familje e madhe e vetme. Prandaj edhe quhen "Ehlull-llahi" - "Njerėz tė veēantė tė Allahut" siē mendojnė disa hulumtues.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BoraBardh
Senior Member
Senior Member
BoraBardh


Female
Numri i postimeve : 1399
Age : 37
Location : Kosova
Job/hobbies : ??
Humor : ??
Registration date : 12/12/2007

Meka, qyteti mė i vjetėr dhe mė i shenjtė nė Botė Empty
MesazhTitulli: Re: Meka, qyteti mė i vjetėr dhe mė i shenjtė nė Botė   Meka, qyteti mė i vjetėr dhe mė i shenjtė nė Botė Icon_minitime8/12/2008, 03:00

SHTĖPIA E PARĖ


Nė ajetin e sipėrpėrmendur, Allahu i Madhėrishėm e cilėson Qabenė (Shtėpinė e shėnjtė) si shtėpinė e parė tė ndėrtuar pėr njerėz.

Lidhur me kėtė, mufessirėt (komentatorėt) e njohur tė Kur'anit si Katadeh, Suddiu dhe Muxhahidi mendojnė se Qabeja ėshtė shtėpia e parė e shfaqur mbi sipėrfaqen e ujit qė kur Allahu i Lartmadhėrishėm ka krijuar qiejt dhe tokėn. Kurse Meka nė atė kohė ishte njė pikė e madhe e shkumės sė bardhė e cila vėrtitej mbi ujė, ndėrsa toka mė pastaj u shtri dhe u zgjerua nga pjesa e poshtme e saj.

Ata qė mendojnė kėshtu (qė toka u shtri dhe u zgjerua nga pjesa e poshtme e saj), mbėshteten gjithashtu nė atė qė Allahu i Gjithfuqishėm e ka quajtur Mekėn e Ndershme me emrin "Ummul Kura" - "Nėna e vendbanimeve", pėr shkak se ajo sipas mendimit tė tyre ėshtė nėna e tė gjitha fshatrave dhe qyteteve, prandaj edhe thanė se toka u shtri dhe u zgjerua nga pjesa e poshtme e saj.

Allahu i Lartėsuar e ka emėruar dhe cilėsuar Mekėn e Ndershme me emrin "Ummul Kura" - "Nėna e qyteteve" nė ajetin 92 tė Kaptinės El-En'am kur i drejtohet tė Dėrguarit tė Tij, Muhammedit s.a.v.s.:

"Edhe ky (Kur'an) ėshtė libėr qė e zbritėm; ėshtė i bekuar, vėrtetues i tė mėparshmes, e qė t'i tėrheqėsh vėrejtjen nėnės sė qyteteve (tė banorėve mekas) dhe atyre pėrreth saj (mbarė botės). Ata qė e besojnė Ahiretin, besojnė nė tė (Kur'anin), ata edhe e falin namazin rregullisht!"

Po ashtu, Allahu i Madhėrishėm edhe nė ajetin e shtatė tė Kaptinės Esh-Shura e ka cilėsuar Mekėn me epitetin "Ummul Kura" - Nėna e vendbanimeve.

Ebu Abdullahu (Allahu qoftė i kėnaqur me tė) ka thėnė se Meka e ndershme ka qenė njė margaritarė i bardhė mbi sipėrfaqėn e ujit. Pastaj Allahu i Lartėsuar e ngriti nė qiell,e pozita e saj nė tokė ishte nė drejtim tė Qabesė - Shtėpisė se shenjtė tė Allahut. Nė kėtė shtėpi - Qabe, pėr ēdo ditė hyjnė dhe dalin nga 70 mijė melek. Atėherė Allahu i Lartėmadhėruar e urdhėroi Ibrahimin a.s. qė t'i ngritė themelet e shtėpisė - Qabesė.

Mirėpo, udhėheqėsi i besimtarėve, Imam Aliu (Allahu qoftė i kėnaqur me tė) ka thėnė se kuptimi i frazės "Shtėpia e parė e ndėrtuar pėr njerėz" qė pėrmendet nė Kur'an, ka pėr qėllim shtėpinė e parė tė ndėrtuar pėr adhurim (ibadet). D.m.th. para saj nuk ka patur shtėpi (vend adhurimi) qė njerėzit ta kryenin Haxhin, por ekzistonin shtėpi tė shumta dhe tė zakonshme ku njerėzit banonin.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BoraBardh
Senior Member
Senior Member
BoraBardh


Female
Numri i postimeve : 1399
Age : 37
Location : Kosova
Job/hobbies : ??
Humor : ??
Registration date : 12/12/2007

Meka, qyteti mė i vjetėr dhe mė i shenjtė nė Botė Empty
MesazhTitulli: Re: Meka, qyteti mė i vjetėr dhe mė i shenjtė nė Botė   Meka, qyteti mė i vjetėr dhe mė i shenjtė nė Botė Icon_minitime8/12/2008, 03:00

MENDIME TĖ TJERA



Historiani i njohur arab Ez-Zehriu mendon se emri "Bekke" ka dallim nga emri "Mekke". Ai thotė se Bekke quhet vetėm shtėpia e shenjtė - Mesxhidul Harami (vendi nė tė cilin haxhinjtė bėjnė tavafin, rrotullimet rreth Qabes), kurse "Mekke" ėshtė emri i gjithė Haremit (vendeve tė caktuara qė njihen nė atė qytet) e kėtu pėrfshihen eshe shtėpitė e atyre qė banojnė nė tė. Mendimin e tij e ka mbėshtetur nė argumente tė sakta tė cilat i ka transmetuar.

Ebu Ubejdete ka thėnė se me emrin Bekke quhet vetėm brendia e Mekės.

Transmetohet nga sahabiu i nderuar Ebu Dherr el-Gaffari (Allahu qoftė i kėnaqur me tė) i cili e ka pyetur tė Dėrguarin e Allahut s.a.v.s. se cila ėshtė xhamia mė e parė e ndėrtuar pėr njerėz, meqėrast Pejgamberi s.a.v.s. iu pėrgjigj:

"El-Mesxhidul Harami (Qabeja) e pastaj Bejtul Makdisi (xhamia e shenjtė nė Jerusalem - vėrejtje e pėrkthyesit)!"


Allahu Fuqiplotė e ka cilėsuar Shtėpinė e Tij tė shenjtė (Qabenė) me fjalėn e Tij "mubarekun" - shumė e bekuar. Disa komentator tė Kur'anit (mufessir), kanė thėnė se shkaku i karakterizimit tė Qabes me cilėsimin "shumė e bekuar" ėshtė nė atė se ai qė e viziton Qabenė, All-llahu i Gjithmėshirshėm ia fal mėkatet e mėparshme dhe pėr adhurimet qė kryen aty ka mė shumė shpėrblime se adhurimet e kryera nė vendet e tjera.

Nė anėn tjetėr, Qabeja ėshtė "shumė e bekuar" pėr atė se tavafi (rrotullimi rreth Qabes) kurrė nuk ndalet, as natėn e as ditėn, gjatė tėrė vitit, kėshtuqė ėshtė e pamundur ndonjėherė ta gjesh tė zbrazur qoftė edhe vetėm nė ndonjė ēast sado tė shkurtėr.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BoraBardh
Senior Member
Senior Member
BoraBardh


Female
Numri i postimeve : 1399
Age : 37
Location : Kosova
Job/hobbies : ??
Humor : ??
Registration date : 12/12/2007

Meka, qyteti mė i vjetėr dhe mė i shenjtė nė Botė Empty
MesazhTitulli: Re: Meka, qyteti mė i vjetėr dhe mė i shenjtė nė Botė   Meka, qyteti mė i vjetėr dhe mė i shenjtė nė Botė Icon_minitime8/12/2008, 03:00

PĖRSE QABEJA QUHET ME KĖTĖ EMĖR?



Pak mė parė pėrmendėm (potencuam) mendimet e historianėve dhe gjuhėtarėve rreth nocioneve "Mekke" dhe "Bekke" si dhe ēfarė thanė mbi prejardhjen e kėtyre dy termeve me tė cilat u emėrua qyteti mė i shenjtė i botės ku jetojmė.

Mekės sė ndershme i takon shenjtėria pėr shkak tė ekzistimit tė "Bejtull-llahit" apo Qabesė sė nderuar nė kėtė vend.

Atėherė pėrse Qabeja (El-Ka'betu) quhet me kėtė emėr?

Kjo ėshtė njė pyetje qė ēdo musliman dhe muslimane dėshiron ta dijė pėrgjigjen e saj.

Mendimi mė i qėndrueshėm i historianėve dhe juristėve islam (el-fukahau) ėshtė se Qabeja ka marrur kėtė emėr pėr shkak tė formės sė saj katrore.

Ata thanė se Qabeja u ndėrtua nė formė katrore pėr arsye se pozita e saj nė tokė ėshtė paralele me pozitėn e Bejtul Ma'murit qė ėshtė nė qiell.

Mirėpo, ... ēfarė ėshtė El-Bejtul Ma'muri?.

All-llahu i Madhėrishėm nė kaptinėn Et-Tur, betohet nė "El-Bejtul Ma'murin". Nė fillim tė kėsaj sureje Zoti i Plotfuqishėm urdhėron e thotė:

"Pasha Turin. Dhe librin e shkruar nė rreshta. Nė lėkurė tė shtrirė. Pasha shtėpinė (Qaben) e vizituar (ose Bejti Ma'murin nė qiell)!"


Ibn Abbasi r.a. dhe shumė komentatorė tė Kur'anit (mufessir) kanė shprehur mendimin e tyre se Bejtul Ma'muri ėshtė njė shtėpi (e shenjtė sikurse Qabeja nė tokė - vėrejtje e pėrkthyesit) nė qiellin e katėrt e cila ėshtė nė drejtim tė Qabesė sė ndershme.

All-llahu i Lartėsuar e ka cilėsuar me kėtė emėr (Bejtul Ma'mur - shtėpia e vizituar), ngase melaiket e Zotit pandėrprerė e vizitojnė kėtė shtėpi tė shenjtė duke adhuruar dhe madhėruar (ibadet) All-llahun e Plotfuqishėm me nje adhurim tė sinqertė ndaj Tij.

Udhėheqėsi i besimtarėve, Imam Ali ibn Ebi Talib (All-llahu e nderoftė fytyrėn e tij) ka thėnė se pėr ēdo ditė nė kėtė shtėpi (fjala ėshtė pėr Bejti Ma'murin nė qiell) hyjnė nga 70 mijė melek, e pastaj dalin dhe kurrė mė nuk kthehen. Tė nesėrmen hyjnė dhe dalin 70 mijė melek tė tjerė dhe kėshtu vazhdon pėr ēdo ditė.

Historianėt e njohur si Zehriu dhe Seid bin Musejjebi mendojnė se Bejti Ma'muri gjendet nė qiellin e dunjasė dhe aty ekziston njė lum qė quhet "El-Hajevan". Xhibrili a.s. me urdhėr tė All-llahut Fuqiplotė pėr ēdo ditė zhytet nė kėtė lum dhe kur del nga ai i shkund krahėt e tij dhe prej tyre rrjedhin 70 mijė pika ujė tė lumit "El-Hajevan". Atėherė All-llahu i Lartėsuar nga ēdo pike ujė krijon nga njė melek. Tė gjithė ata melek (pra, 70 mijė) All-llahu i Madhėrishėm i urdhėron tė hyjnė nė Bejti Ma'mur qė tė kryejnė namaz dhe pasi ta falin namazin dalin prej saj dhe nuk kthehen mė.

Kėta historian (Zehriu dhe Seid bin Musejjeb) mendimin e tyre mbi lumin "El-Hajevan" e bazojnė (e mbėshtesin) nė Hadithin e Pejgamberit (paqja dhe shpėtimi i Zotit qoftė mbi tė) tė transmetuar nga Ebu Hurejra (All-llahu qoftė i kėnaqur me tė).

Transmeton Ibn Abbasi (All-llahu qoftė i kėnaqur me tė) se Pejgamberi (paqja dhe shpėtimi i All-llahut qoftė mbi tė) ka thėnė:

"Me tė vėrtetė pozita e Bejti Ma'murit nė qiell ėshtė plotėsisht paralele me oborrin e Bejtull-llahit (Qabesė) nė Mekėn e Ndershme dhe sikur tė binte (Bejti Ma'muri) nga qielli i katėrt do tė binte pikėrisht nė oborrin e saj (Qabesė)!"

Edhe Bejti Ma'muri nė qiell ka formė katrore tamam sikur forma e Qabesė sė Madhėruar.

Shkaku se pėrse Bejti Ma'muri ka formė katrore qėndron nė atė se ajo ndodhet pėrballė Arshit tė All-llahut tė Madhėrishėm.

Gjithashtu edhe Arshi ka formė katrore dhe kjo pėr arsye se bazamentet dhe dispozitat me tė cilat All-llahu i Madhėrishėm ka ndėrtuar Arshin e Tij, pėrqėndrohen nė katėr pika, tė cilat nė tė njejtė kohė janė edhe shtylla themelore tė fesė Islame dhe besimit tė vėrtetė.

Kėto shtylla janė:

1. Subhanall-llah – qė do tė thotė: Krijuesi ynė, All-llahu i Gjithfuqishėm ėshtė larg ēdo tė mete dhe mangėsie.
2. El-Hamdulil-lah – Falėnderimi i takon All-llahut. Besimtari i vėrtetė asnjėherė nuk duhet ta neglizhojė dhe harrojė falėnderimin ndaj Zotit dhe Krijuesit tė tij.
3. Lailahe il-lAll-llah – S'ka tė adhuruar tjetėr veē All-llahut. Kjo fjalė tregon njėshmėrinė e Krijuesit (teuhidin) dhe mohon politeizmin (shirkun) dhe
4. All-llahu Ekber – All-llahu ėshtė mė i madhi.

Transmetohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. pėr mirėsitė (bereqetet) qė All-llahu i ka dhuruar shtėpisė sė Tij tė shenjtė (Qabes) ka thėnė:

"All-llahu i Madhėrishėm pėr ēdo ditė zbret 120 mėshira (rahmete). 60 pėr ata qė e bėjnė tavaf Qabenė (sillen rreth saj), 40 pėr ata qė falen nė Qabe dhe 20 pėr ata qė vetėm e shikojnė atė (Qabenė)!"


Nga mirėsitė mė madhėshtore tė Bejtull-llahit (Qabesė) ėshtė se atij qė e viziton atė (e kryen Haxhin) All-llahu i Madhėrishėm ia shlyen tė gjitha mėkatet e kaluara, por me kusht qė gjatė kryerjes sė kėtij obligimi tė ketė nijetin e pastėr, qė Haxhin ta bėj vetėm pėr tė arritur kėnaqėsinė e All-llahut, e assesi pėr syefaqėsi dhe tė paraqitet para njerėzve se ėshtė bėrė haxhi, apo qė tė fitojė titullin haxhi pėr tė mashtruar njerėzit dhe t'u cenojė tė drejtat e tyre.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Meka, qyteti mė i vjetėr dhe mė i shenjtė nė Botė Empty
MesazhTitulli: Re: Meka, qyteti mė i vjetėr dhe mė i shenjtė nė Botė   Meka, qyteti mė i vjetėr dhe mė i shenjtė nė Botė Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Meka, qyteti mė i vjetėr dhe mė i shenjtė nė Botė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Qaa Records - e vjeter e vjeter veq
» Qyteti Ime - 403
» STRUGA, qyteti me i bukur ballkanik...
» STRUGA, qyteti me i bukur ballkanik...
» Prishtina e vjeter...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Bota Shpirtėrore :: Mėsime nga Kurani-
Kėrce tek: