Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Albade.com


 
PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

 

 Artistja qė flet pa dorėza!

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Male
Numri i postimeve : 3223
Age : 37
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

Artistja qė flet pa dorėza! Empty
MesazhTitulli: Artistja qė flet pa dorėza!   Artistja qė flet pa dorėza! Icon_minitime28/1/2009, 04:33

E qeshur, dinamike, e ėmbėl, lozonjare, e shkathėt por shumė inteligjente, ky ėshtė togfjalėshi pėr pėrshkrimin e portretit tė kėngėtares Adelina Ismaili. Zotėron artin e tė biseduarit bukur, ku buzėqeshja nuk i ikėn kurrė nga fytyra dhe duket se nga portreti i saj njerėzor buron vetėm gaz, hare, mirėsi, dashuri njerėzore. Nuk tė paragjykon edhe pėr pyetjet provokative sikundėr tė ēarmatos me sinqeritetin dhe inteligjencėn e dialogut. A ėshtė kjo Adelina e vėrtetė...

Artistja karizmatike ose “Madona” shqiptare, Adelina Ismaili, lirisht mund tė quhet kėngėtarja mė me stil dhe mė me origjinalitet nė gjithė hapėsirėn tonė kulturore.
Ndonėse para vetes kishte shumė sfida, ajo tregoi shpirtin e vet tė fortė dhe egon po ashtu shumė tė fortė. Skena pėr tė ėshtė e magjishme, kurse Adelina pjesė e kėsaj magjie.

Me sharmin dhe bukurinė e saj deri nė dhembje ka bėrė qė erėrat tė fryjnė tė gjitha nga ajo. Adelina po pushton sėrish skenėn. Shumė mendime dhe pasione rrėmbejnė vrullshėm ditėt e saj me njė dėshirė pėr tė prekur pikėn tjetėr pėrtej asaj qė ėshtė, pėrtej asaj qė shihet dhe mund tė ekzistojė, pikėn qė sjell ekuilibrin e brendshėm nė vazhdimėsinė e gjėrave pėr tė realizuar vetveten.
Nuk ka ndodhė deri mė tashti qė njė kėngėtare tė ruajė me fanatizėm stilin e vet si Adelina. Ėshtė ndėr kėngėtaret e rralla qė ēdo gjė i rrinė bukur, madje edhe ēapkėnllėku. Por, ajo din tė jetė edhe shume serioze, sikurse nė kėtė intervistė pa dorėza:

Retrospektiva e atyre qė pėrbėjnė tashmė plejadėn e njerėzve tė shquar tė artit dhe kulturės, rrėfen se pothuaj tė gjithė kanė njė pikėnisje pothuaj tė ngjashme nga e juaja, radio, televizion, skenė, etj. Mund tė themi se kishit lindur tė bėheshit e madhe, apo kopshti ku u kultivuat tė pėrzgjodhi qė tė bėheshe e famshme?
Besoj qė fati predisponon ēdo njeri qė tė ketė afinitet pėr njė lėmi tė caktuar. Idealja arrihet kur njeriu gjen forcėn, vullnetin, optimizmin, tė gjitha komponentėt e nevojshme pėr tė zhvilluar dhe kultivuar atė qė bart nė vete. Kėtė asnjėherė nuk e gjen vetėm. Por, kur mendoj, edhe kopshti, tė cilin pėrmendet ju, ishte ideal pėr t’u zhvilluar unė. Ndoshta jam unė ajo qė mė sė paku kam punuar pėr veten. Sė paku unė e mendoj ashtu, sepse pėr mua tė punoj atė qė dua gjithmonė ka qenė kėnaqėsi, dhe jo vetėm profesion. Njerėzit rreth meje, si komponentė vitale; familja, pastaj bashkėpunėtorėt, mėsimdhėnėsit, kolegėt, mė kanė dhėnė shumė pėr tė mė pėrkrahur nė kėtė qė jam sot. Patjetėr familja tė cilėt janė pėrballur mė tepėr me gjėra negative sesa pozitive, si pasojė e sukseseve tė mia. Suksese tė cilat mė mvishen mua, kurse janė meritė e atyre qė mė krijuan dhe pėrkrahėn nė ditėt e mira dhe tė shėmtuara. Fatkeqėsisht, gjėrat e shėmtuara vazhdojnė, nga faktorė tė ndryshėm, tė cilėt po i pėrmenda do mendoni se kam shkalluar, sepse edhe vet e kam vėshtirė qė ta besoj qė njerėz aq tė rėndėsishėm tė shtetit tim, merren me gjėra tė ulėta. Dhe ky ėshtė fati dhe kopshti im. Forca ime e brendshme qė t’i tejkaloj situatat e shėmtuara, qė e kam gjetur nė kopshtin ku mė ka krijuar dhe pėrkrahur mė sė shumti ajo qė krijoi gjithēka, nėna ime...

Diku bė njė proverb thuhet: Publiku ėshtė pėr artistin si ajri pėr jetėn. Si ndjeheni kur imazhi juaj artistik mrekullon ata. Ka marrur dikush guximin ta shpalosė, atė qė ndjen pėr ty po tė ishit sy mė sy.
Kam lexuar kėtė proverb, e kam thėnė shumė herė sepse ėshtė mė i vėrtetė sesa vet e vėrteta (qesh). Ėshtė e vėshtirė tė pėrshkruhet ajo ndjenjė. Dėshiron tė dhurosh mė shumė, dėshiron tė falėsh ēdo tė mirė tėnde atyre qė tė duan dhe tė pėrkrahin, posaēėrisht nė momentet e shėmtuara jetėsore, e ndjen veten tė gjallė dhe tė dashur. Asnjėherė nuk mund tė mrekulloj unė fansat, sa mė mrekullojnė ata mua. Kjo intervistė, kėngėt, paraqitjet e mia nuk do tė ndodhnin po tė mos ishte admirimi i atyre qė tė duan dhe i do. Mė ka ndodhur tė jem sy me sy me fansa qė janė alivanosur kur jemi takuar. Ju betohem, e njėjta mė ka ndodhur edhe mua, qė tė humbas kontrollin mbi veten sepse pėrballesh me njė dallgė aq tė fuqishme admirimi, e cila tė rrėzon. Unė vetėm lus Zotin qė tė kem shėndetin, fatin dhe fuqinė qė kėtė dashuri ta kthej shumėfish.

Ēfarė bėn Adelina pėrtej skenės dhe jetės publike?

Gjėra tė zakonshme tė ēdo femre shqiptare. Mos mendoni qė kam avantazhe sepse jam Adelina Ismaili. Shpesh ndodh e kundėrta. Ndodh tė pėrbuzem, neglizhohem madje kėrcėnohem nga njerėz tė kompleksuar nga vogėlsia e tyre shpirtėrore qė quajnė veten "dikushi". Por kjo mė bėn tė vetėdijesohem qė duhet tė jem emotivisht, psikikisht dhe intelektualisht mė lart. Dhe qeshem me kėto gjėra. Edhe unė ndodh tė mos kem ujė nė shtėpi me ditė tė tera, edhe tė mos kemi rrymė, edhe tė pėrgatis, tė pastroj, tė hekuros, etj. Njė jetė normale nė abnormalitetin e kohės dhe vendit ku jetojmė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.123.st
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Male
Numri i postimeve : 3223
Age : 37
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

Artistja qė flet pa dorėza! Empty
MesazhTitulli: Re: Artistja qė flet pa dorėza!   Artistja qė flet pa dorėza! Icon_minitime28/1/2009, 04:34

Ajo qė mė sė paku vlerėsojnė njerėzit te ti...



Kur ua trasoj turinjve tė vėrtetėn tė cilėn unė e shoh si tė vėrtetė. Atėherė njerėzit reagojnė keq, ėshtė normale. Por, unė ngelem e kėnaqur, "fjala ndėr sy ėshtė hallall" (qesh). Nuk brengosem ēfarė mendojnė dhe ēfarė komentohet, ata gjithmonė do ta dinė qė unė e di dhe kjo i vret, hė, hė ,hė.



Thonė qė pėr t’u ēliruar, nervat dhe stresin ia shfryjmė personave mė tė dashur. Po me ty si ndodh?

Jo, asnjėherė nuk "lajnė borxhet" e nervozes apo stresit tim ata qė i dua. Pėr kėtė ka forma tjera, palestra, ushtroj kick-boks, notoj kur mė jepet mundėsia. Sporti ėshtė shpėtimi im kundėr stresit. Ok, ka raste kur ndodhin tė papritura tė vogla tė cilat unė i zvogėloj, mė duhet tė pranoj qė atėherė mė duhet dikush tė mė qetėsojė (qesh), por ata qė mė duan mė kanė pranuar kėshtu siē jam.



Njė femėr e bukur dhe e menēur mund tė quhet e rrezikshme?



Qė bukuria plus menēuria janė mallkim e kanė thėnė njerėz mė tė menēur para meje. Nuk dua ta quaj veten tė bukur, as tė menēur, por njė femėr me suksese tė mėdha ka dhe armiqtė e mėdhenj. Kjo mė imponon, thėnė tė drejtėn. E mira ėshtė qė nuk ia lejoj mė vetes luksin qė tė humb kohė duke u frikuar. Edhe unė di tė jem armik i tmerrshėm, vet ma kanė mėsuar ata qė mė kanė bėrė keq pa asnjė shkak. Por, jam miku mė i mirė pėr ata qė dua mė pėrjetojnė mik pa interesa negative.



Ē’farė “gabime” ke bėrė deri tani?

Gabim tė vetėm e pėrjetoj faktin qė kam mėsuar shumė nga gabimet qė tjerėt i kanė bėrė karshi meje. Nganjėherė dėshiroj tė isha mė budallaqe. Tė mos i shoh gabimet e tė tjerėve (qesh).



Ēdo femėr ka njė dozė tė diplomacisė dhe filozofisė sė lindur. Ju, duket se e keni dozėn mė tė theksuar se sa brezi yt.

Gjatė u mendova si tė pėrgjigjem dhe mė del njė JO e madhe. Ėshtė e vėshtirė pėr njė mashkull tė ketė nė krah femrėn e cila admirohet nga shumė njerėz. Qė tė ketė afėr vetes njė person qė dhuron shumė ndjeshmėri e dashuri pa kėrkuar asgjė, e pamundur tė ballafaqohet me ndėrskamcat e njerėzve tė kėqij; e paimagjinueshme qė m’u ajo femėr do qė t’i bashkėngjitet kur shkon tė luajė futboll me shokėt dhe hyn nė dhomė e veshur si Ronaldinjo, me buzėqeshjen vesh me vesh nga entuziazmi qė do tė ketė shansin tė shėnojė ndonjė gol. Mendoj qė kjo e fundit ėshtė vendimtare, (qesh me tė madhe).



Primadona e kėngės burimore shqipe, fenomeni Nexhmije Pagarusha, ju ka vlerėsuar si artisten mė origjinale tė gjeneratės sė re. Ju bėn nder kjo?

Tė vlerėsohesh nga Nexhmije Pagarusha ėshtė ndjenjė hyjnore e ēdo artisti nė botė. Hyj nė atė pjesėn e vogėl tė njerėzve qė njohin krijimtarinė e asaj madhėshtie, dhe jam mė shumė sesa e zhgėnjyer qė populli ynė nuk sheh nė mediumet tona ariet operistike, filmat, shfaqjet, ēmimet e para nėpėr botė, kėngėt e panumėrta tė Nexhmije Pagarushės. Tmerr qė fėmijėt tonė nuk kanė shansin qė tė krenohen para popujve tjerė me njė artiste tė kalibrit tė tillė, sepse dikush ka vendosur qė ato vepra t’i mbyllė nė arkiva! E di pse e kam idhull. Tė jem e vlerėsuar nga ajo, ke prekur majat e asaj qė i thonė ARTI SHQIPTAR.



Me kėngėt e interpretuara ju keni dalė si njė pėrfaqėsuese e njė brezi qė po e kundėrshton dhe po e hedh poshtė nga themeli mentalitetin, me njė mėnyrė shumė tė hapur. Njė mėnyrė e paparė mė parė nė Kosovė.... Nga e ka burimin?

Kam njė jetė qė mė ka neveritur, tmerruar, ēuditur; e shėmtuara e cila shihet, dėgjohet, pėrjetohet. Asnjėherė nuk kam mundur tė pajtohem me tė shėmtuarėn, tė keqen, gėnjeshtrėn, hipokrizinė, rrethin vicioz. Nuk kam lėkundur mentalitet. Kam dashur tė tregoj cila ėshtė e vėrteta e sė arriturit tė lumturisė shpirtėrore nga burojnė gjithė tė mirat. Njė ferexhe e mbetur si pasojė e sundimit turk, nuk na bėn tė ndershme. Njė e vėrtetė e thėnė, nuk na bėn tė kėqij, na bėn tė vetėdijesohemi sa tė mirė jemi, nga ēfarė populli madhėshtor vijmė. Shpesh e kam bėrė me ekstremizėm, sepse ishte e vetmja mėnyrė tė luftoja ekstremizmin negativ. Ndoshta nuk ishte zgjidhja ideale qė "tė shpohet pyka me pykė", por ishte e vetmja qė tė mos mbetem e padėgjuar. Po, kam sakrifikuar shumė, unė dhe njerėzit rreth meje qė mė kanė pėrkrahur deri nė atė masė qė na rrezikohej edhe jeta, por dikush duhej ta bėnte.

Ku e ka burimin? Ndoshta fakti qė jam mbesė e familjes aleate tė Skėnderbeut, familjes Balsha. Gjaku nuk ėshtė ujė...



Ti ke pasqyruar kėtė vajzė tė guximshme qė po lufton kėtė realitet. Cili ėshtė mendimi pėr femrat e gjeneratės sė sotme, dhe si dukeni ju nė sytė e kėsaj gjenerate?

Nuk ishte realitet. Ishte njė "mashtrim optik" i imponuar. Ēdo gjė rreth meje binte nė kundėrshtim me atė qė propagohej. Sa i pėrket femrave tė reja, mė pėlqen fakti qė tė pavarėsuara ekonomikisht, kanė njė nivel mė tė lartė intelekti dhe pavarėsimi, janė mė tė vetėdijshme qė nuk ėshtė burri ai qė duhet tė tė "mbajė" me tė gjitha tėrė jetėn. E mendoj qė kjo ėshtė njė lehtėsim i madh edhe pėr gjininė mashkullore qė dikur bartnin peshėn e tė gjithė familjes sė ngushtė e tė gjerė, farefisit, etj.(qesh). Femra e pavarur nuk ėshtė rrezik pėr egon mashkullore. Prandaj, quhen "partnerė" ku ēdo gjė e mirė apo keqe zgjidhet bashkėrisht, pa pėrjashtuar dashurinė e sinqertė. Natyrisht, kundėrshtoj shfrenimin total ku femra keqkupton nocionin "pavarėsim" dhe shndėrrohet nė njė bushtėr tė zgjidhur nga zinxhirėt.



Jeni pėrballur me dallgė tė jetės, madje keni patur edhe kėrcėnime... Si paraqitet gjendja shpirtėrore e juaja pėr momentin? Duket se edhe nė kėtė rrafsh ke dalė fitimtare?

Nė njė moment jete, kam menduar se kėto dallgė jete, kėto gjėra kanė mbaruar pėr mua. Nuk e kam ditur qė kthimi im nė skenė do tė dyfishojė ndotėsinė qė njerėz tė kėqij bartin nė vete. Dhe tash mė shumė se kurrė pėrballem me njerėz tė pistė. Por, ka njė ndryshim. Unė mė nuk merrem me ta, ndjej veten mė tė fortė se kurrė dhe i gėzohem ēdo ditė jete qė ma ka dhuruar fati. Po, ndjehem fitimtare. Kam fituar atė qė kam dashur gjithmonė...Arritjen e lumturisė sė tė jetuarit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.123.st
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Male
Numri i postimeve : 3223
Age : 37
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

Artistja qė flet pa dorėza! Empty
MesazhTitulli: Re: Artistja qė flet pa dorėza!   Artistja qė flet pa dorėza! Icon_minitime28/1/2009, 04:34

Artistja qė flet pa dorėza! ADELINA2

Artistja qė flet pa dorėza! ADELINA1
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.123.st
Sponsored content





Artistja qė flet pa dorėza! Empty
MesazhTitulli: Re: Artistja qė flet pa dorėza!   Artistja qė flet pa dorėza! Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Artistja qė flet pa dorėza!
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Flet 1-ishi per 1-ishin.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Tė ndryshme :: Personalitete publike-
Kėrce tek: