Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Albade.com


 
PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

 

 Dobitė e Mbulesės

Shko poshtė 
AutoriMesazh
BoraBardh
Senior Member
Senior Member
BoraBardh


Female
Numri i postimeve : 1399
Age : 37
Location : Kosova
Job/hobbies : ??
Humor : ??
Registration date : 12/12/2007

Dobitė e Mbulesės Empty
MesazhTitulli: Dobitė e Mbulesės   Dobitė e Mbulesės Icon_minitime1/2/2009, 01:25

Hixhabi tė bėnė tė devotshme
Ka thėnė All-llahu i Madhėruar: “O bijtė e Ademit, Ne krijuam pėr ju petk qė ju mbulon vendturpėsinė dhe petk zbukurues. Po petku i devotshmėrisė, ai ėshtė mė i miri. Kėto janė nga argumentet e All-llahut, ashtu qė ata tė pėrkujtojnė.” [El-Ahzab, 26] Dmth, All-llahu na ka zbritur dy lloje tė petkut, petk pėr t’i mbuluar pjesėt e turpėshme dhe pekt zbukurues “Po petku i devotshmėrisė, ai ėshtė mė i miri.“

Pra, petku i devotshmėrisė dhe frikėrrespekti nga All-llahu i Madhėruar ėshtė gjėja mė e mirė me tė cilėn njė femėr zbukurohet, sepse pastėrtia e brendėshme ėshtė shumė mė e rėndėsishme se bukurija e jashtėme. Siē thotė njė poet:


Veshja mė e mirė e femres ėshtė nėnshtrimi ndaj urdhėrave tė All-llahut,
dhe nuk ka dobi nga ajo, e cila ndaj krijuesit tė vet ėshtė mėkatare.



Hixhabi ėshtė pastėrti e zemrės
Thotė All-llahu i Madhėruar: “... E kur kėrkoni prej tyre (grave tė Pejgamberit) ndonjė send, atė kėrkojeni pas perdes, kjo ėshtė mė pastėr pėr zemrat tuaja dhe tė tyre...” [Al-Ahzab, 53]
Transmetohet nga Aishja [radijallahu anha] se Omer ibn Hatab [radijallahu anhu] ka thėnė: O i dėrguari i All-llahut, tek gratė tuaja hyjnė (pėr tė pyetur pėr ēėshtje fetare) tė mirėt dhe tė kėqinjtė, do tė ishte mirė t’i urdhėrosh qė tė vendojnė vello, dhe zbriti ajeti: “... E kur kėrkoni prej tyre (grave tė Pejgamberit) ndonjė send, atė kėrkojeni pas perdes, kjo ėshtė mė pastėr pėr zemrat tuaja dhe tė tyre...” [Al-Ahzab, 53]
Siē vėrehet ky ajet na ka bėrė tė qartė se hixhabi ėshtė mjet mbrojtės i muslimanėve nga epshet dhe sprovat dhe hixhabi ėshtė njė barikadė mbrojtėse nga lakmit dhe qėllimet e njerėzve me zemra tė sėmura: “...andaj mos u llastoni nė tė folur e tė lakmojė ai qė ka sėmundje nė zemrėn e tij, po thuani fjalė tė matura.” [Al-Ahzab, 32]

Hixhabi tė bėn tė turpshme
Ka thėnė Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] “Turpi ėshtė nga imani, ndėrsa imani ėshtė nė Xhennet”. (transmeton Tirmidhiu, shejh Albani e ka bėrė tė vėrtetė)
Nuk ka fare dyshim se hixhabi e bėn muslimanen qė ta pėrjetoj pozitėn e saj tė lartė qė e ka nėn hijen e ombrellės Islame. Jo vetėm kaq, por ai e bėn te kujdesėshme qė nga ajo tė mos bėhet ndonjė nga veprat, tė cilat janė nė kundėrshtim me pamjen e saj Islame dhe kėshtu hap pas hapi e shpije nė shtimin e modestisė.
Ndėrsa modestin ia mundėsoj hixhabi. Dhe kėshtu njė nėnshtrim ndaj Krijuesit tė shpije nė njė nėnshtrim tjetėr.
Ka thėnė nėna e besimtarėve Aishja [radijallahu anha]: Kam hyrė nė shtėpinė ku ishte i varrosur Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe babi im, Ebu Bekri [radijallahu anhu], pa vello dhe thosha: Kėtu ėshtė burri dhe babi im, ndėrsa kur u varros Omeri [radijallahu anhu] pasha All-llahun hyja e mbuluar mirė sepse mė vinte turp nga Omeri [radijallahu anhu]. (transmeton Ahmedi, Hakimi e ka bėrė tė vėrtetė)

Hixhabi ėshtė thirje pėr mbulim
Ka thėnė Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] : "Ēdo femėr e cila e heq mbulesėn nė ndonjė shtėpi tjetėr pėrveē shtėpisė sė burrit tė saj, e ka shkyrė mburojėn mes saj dhe All-llahut.” (transmeton Ahmedi, shejh Albani e ka bėrė tė vėrtetė)
Ajo, qė ėshtė kujdesur pėr hixhabin e saj, ka shpėtuar me mburojėn e All-llahut nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr do tė jetė nga banorėt e Xhennetit, i cili ėshtė vendbanim i mbrojtjes.

Hixhabi ėshtė nga natyrshmėria
Hixhabi dhe mbulimi i trubit ėshtė nga natyrshmėria e femrės dhe ajo nga natyrshmėria e saj nuk dėshiron qė ta shohė askush. Saqė muslimanja, e cila ėshtė e turpshme turpėrohet edhe nga burri i saj, tė cilin All-llahu ia ka bėrė tė lejuar. Pra, nga natyrshmėria e njeriut ėshtė mbulimi, ndėrsa nga natyrshmėria e kafshės ėshtė xhveshja.

Hixhabi ėshtė adhurim i All-llahut
Hixhabi me tė vėrtetė ėshte dekor nga dekoret e adhurimit tė All-llahut, sepse Ai qė na ka obliguar kėtė ėshtė All-llahu. Thotė All-llahu i Lartėsuar: “le tė venė shamitė mbi kraharorin e tyre!” [En-Nur, 31] Ajo besimtare, e cila i nėnshtrohet urdhėrave tė All-llahut, ėshtė ajo zemra e tė cilės i ėshtė mbushur me iman (besim) dhe dashuri ndaj All-llahut, ndėrsa ēėshtja e hixhabit nuk ėshtė e ndarė nga normat e All-llahut dhe mėnyra e jėtės Islame. Ajo ėshtė ēėshtje e cila lidhet me besimin dhe normat Islame.

Hixhabi tė shpije deri tek njė pėrfundim i mirė
Thotė njė nga tė parėt tonė: Nėse dėshiron ta dish pozitėn tėnde tek All-llahu, shiko se nė ēfarė pozite tė ka lėnė. Nėse All-llahu e ka lėnė njė motėr besimtare qė ta adhurojė Atė dhe ta vendos hixhabin tė njėjtėn pozitė do ta ketė tek Zoti i saj. Jo vetėm kaq por ka thėnė Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: "Nėse All-llahu dėshiron mirėsi pėr robin e Tij atėherė atė e shfrytėzon. Ėshtė pyetur: Po si e shfrytėzon (sepse All-llahu s’ka nevojė pėr askend). Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ėshtė pėrgjigjur: Ia mundėson qė tė veprojė punė tė hajrit para vdekjes sė tij dhe pastaj ia merr shpirtin.” (transmeton Tirmidhiu, shejh Albani e ka bėrė tė vėrtetė)
Nėse All-llahu ta mundėson qė tė mbulohesh sa tė jeshė gjallė atėherė dije motėr e nderuar se All-llahu ka dėshiruar tė tė shfrytėzojė, pra bėj sexhde falenderimi Zotit tėnd o ti motėr e pastėr.

Hixhabi ėshtė mbrojtje nga dėnimi
Ka thėnė Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: “Dy grupe nga banorėt e Xhehennemit ende s’i kam parė. Dhe ndėr to pėrmendi: Gra tė veshura por tė xhveshura, kokat e tyre i kanė sikur gunga nė shpinėn e deves. Ato nuk do tė hynė nė xhennet e as do t'ia ndijnė erėn e tij (e era e tij ndihet shum largė).” (transmeton Muslimi)
Ajo ēka e ka veshur hixhabin ajo e ka larguar vehten e saj nga dėnimi i All-llahut tė Madhėruar.

Hixhabi ėshtė shenjė e njė femre tė lirė
Transmetohet nga Suda se kriminelėt i kanė ofenduar gratė, tė cilat dilnin natėn, ndėrsa kur kanė parė ndonjė femėr, e cila ishte me hixhab e kanė lėnė dhe kanė thėnė: Kjo "ėshtė e lirė", ndėrsa nėse kanė parė ndonjė grua, e cila nuk ishte me hixhab kanė thėnė: Ofendoni kėtė!
Pėr kėtė All-llahu [subhanehu ve teala] ka zbritur ajetin ku thotė: “O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave tė besimtarėve le t’i vėnė mbulesat e veta mbi trupin e tyre, sepse kjo ėshtė mė afėr qė ato tė njihen (se nuk janė rrugaēe) e tė mos ofendohen. All-llahu i fal gabimet e kaluara, Ai ėshtė Mėshirues”. [El-Ahzab, 59]

Hixhabi ėshtė nderė
All-llahu iu ėshtė drejtuar grave tė moshuara, tė cilat nuk ngjallin emocione tek gjinija mashkullore duke iu thėnė: "E gratė e moshuara, tė cilat nuk dėshirojnė martesė mė, pėr to nuk ėshtė mėkat ta heqin petkun mbulues tė tyre...” [En-Nur, 60]
Dmth, nuk ka gjynah qė tė dalė para burrave me fustan apo mantil tė thjeshtė, i cili nuk i'a tėrheq vėmendjen burrave dhe nuk ngjall epsh. Por, “... megjithėqė mė sė miri ėshtė pėr to tė jenė tė pėrmbajtura. All-llahu dėgjon, di”. [En-Nur, 60]
Nėse ajo grua e moshuar vendos hixhab dhe mbulohet sikur mbulohen tė rejat atėherė kjo ėshtė mė e mirė dhe mė e pastėr pėr tė dhe do tė ketė mė shumė shpėrblim.

Hixhabi ėshtė thirje pėr ēdo besimtare
All-llahu i Madhėruar iu ėshtė drejtuar pėr mbulesė ēdo besmitareje, e cila e llogarit vehten si ndjekėse e kėsaj feje dhe e cila beson Ditėn e Gjykimit.
Thotė All-llahu [subhanehu ve teala] nė Kur'an: “..dhe grave tė besimtarėve...” dhe “...dhe thuaji besimtareve...”, siē shihet se thirja ėshtė pėr tė gjitha femrat muslimane. Ndėrsa pėrgjigja do tė jetė vetėm nga ato, tė cilat e besojnė sinqerisht All-llahun dhe Ditėn e Gjykimit.


Mahmud El-Misrij
Pėrktheu:
Senad Ramadani

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Dobitė e Mbulesės
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Bota Shpirtėrore :: Mėsime nga Kurani-
Kėrce tek: