Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Albade.com


 
PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

 

 Kitaristi i Whitesnake, Doug Aldrich

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Leonita
Administrator
Administrator
Leonita


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

Kitaristi i Whitesnake, Doug Aldrich Empty
MesazhTitulli: Kitaristi i Whitesnake, Doug Aldrich   Kitaristi i Whitesnake, Doug Aldrich Icon_minitime9/2/2009, 03:44

Interviste me kitaristin e Whitesnake, Doug Aldrich
Kitaristi i Whitesnake, Doug Aldrich Dougaldrich

Whitesnake nje prej grupeve legjendare te muzikes rock, te ndryshem nga njera dekade ne tjetren, vijne ne Shqiperi me shume se 30 vjet pas formimit. Kitaristi i grupit Doug Aldrich flet per TAR, pak dite perpara koncertit ne kryeqytet.

Ledion Lico: Jeni nje prej grupeve, qe pavarasisht moshes, udhetoni shume ne turne, qe me thene te drejten, sado pak eshte e lodhshme. A jeni afer momentit kur do te dilni ne pension?

Doug Aldrich: Oh jo jo. Akoma nuk eshte koha per t'u terhequr, kemi ende shume muzike brenda vetes. Kemi nje album te ri ne treg qe quhet 'Good to be bad' tek i cili David ka bere nje pune te shkelqyer, nje performance mund te them unike. Keshtu do te kemi plot kenge te reja per te kenduar neper turne, si dhe natyrisht klasiket e Whitesnake. Cdo show qe bejme eshte dicka qe na mbush, na karikon.


Nga albumi i ri, kemi degjuar ne vecanti nje prej tre baladave, qe na ka bere shume pershtypje? Na fol dicka me teper.

Po, eshte kenga 'All I Want all I need'. Do ta luajme edhe ate ne koncert. Jemi shume te lumtur qe kemi mbeshtetjen edhe te nje vendi aq larg vendit ku jemi rritur, qofte dhe per albumin e ri.


Nderkaq nje prej kengeve me te pelqyera nga ju ketu tek ne eshte klasikja dhe mbase nje prej kengeve tuaja me te lehta �" Is this Love. Gjithsesi ngeleni nje prej grupeve me te dashur nga shqiptaret e moshave te ndryshme. Per kuriozitet a dinit dicka per kete vend, perpara se te vendosnit te vinit ketu?

Is this love eshte nje kenge e madhe, dhe ka shume mundesi ta luajme edhe kete per ju ne koncert. Ne fakt eshte nje lloj mundesie e madhe per ne, qe me ne fund vijme edhe ne Shqiperi. Kemi pare shume fotografi nga vendi juaj, por skemi qene kurre fizikisht aty, dhe mezi po presim te shohim paksa vendin, te shijojme ushqimin vendas, birren. Shqiperia ka qene dhe eshte neper foto Revistash, por per nje muzikant eshte paksa e veshtire te vije aty. Te pakten keshtu na eshte dukur.


Edituar pėr herė tė fundit nga Leonita nė 9/2/2009, 03:46, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Leonita
Administrator
Administrator
Leonita


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

Kitaristi i Whitesnake, Doug Aldrich Empty
MesazhTitulli: Re: Kitaristi i Whitesnake, Doug Aldrich   Kitaristi i Whitesnake, Doug Aldrich Icon_minitime9/2/2009, 03:45

Ju keni udhetuar ne turne me Def Leppard me te cilet edhe do te luani ne mbremjen e 3 Korrikut. Si eshte te luash me ta, nje prej grupeve britanike qe ka bere histori?

Def Leppard jane nje makineri e papare. Djemte e grupit bejne koncerte mahnitese. Dhe koncerti do te jete nje pakete, mendoj une argetuese. Jemi serish dy grupe britanike, pavaresisht se disa prej nesh vijne nga Shtetet e Bashkuara. Per sa kohe ne krye eshte Coverdale, Whitesnake ngelen nje grup britanik. Keshtu qe jane dy prej grupeve rock me te njohur britanike qe luajne ne te njejtin koncert. Spektakli i Leppard eshte madheshtor, dhe keshtu pak a shume shtyjme njeri tjetrin, i mbajme njerezit ne tension dhe mezi po presim qe luajme per ju.


Se fundmi keni nxjerre albumin tuaj te ri 'Good to be bad'. A mund te quhet nje album klasik i Whitesnake, apo ka dicka te fresket, dicka te re?

Po ka gjithcka ne te. Whte Snake ka shume fansa qe jane rritur me muziken tone qe prej viteve 70, dhe fansat nga Shqiperia e di qe kane degjuar muziken tone te fillimit, mbase shkojne deri tek Deep Purple. Keshtu qe kemi gjetur menyren per te bere nje album i cili mund te kenaqe te dyja palet. Do te thote te hershmit, dhe djemte dhe vajzat e reja. Njerezit mbase jane fiksuar me Whitesnaket e viteve '80, por ne kemi shtuar dicka te re, dhe donim te kujtonim se ky eshte nje grup qe eshte duke krijuar muzike te re. Pra kemi ruajtur integritetin e kengeve gold, duke shtuar ato gjerat e reja per te qene te fresket.


Si eshte te luash perkrah David Coverdale?

Uhh, eshte nder te luash me te. David ben 200% ne cdo shfaqje dhe kur ti sheh performancen e tij, duke llogaritur sa kohe ka ne skene, gati gati te duket e pabesueshme. Nje energji te pamate, nje ze te pakrahasueshem. Eshte nje nder te jesh pjese e Whitesnake. Ndihem shume me fat. Sepse ka shume muzikante, edhe ne Tirane besoj, por jo te githe ja dalin. Une ndihem me fat.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Leonita
Administrator
Administrator
Leonita


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

Kitaristi i Whitesnake, Doug Aldrich Empty
MesazhTitulli: Re: Kitaristi i Whitesnake, Doug Aldrich   Kitaristi i Whitesnake, Doug Aldrich Icon_minitime9/2/2009, 03:46

Cili eshte mendimi juaj per muziken ne ditet tona?

Po ka shume muzike te mire edhe tani. Ka grupe te hershme si ne, ose Black Crows qe nxjerrin albume te reja qe tingellojne te kohes, dhe qe te shijojne. Mua me pelqen shume nje grup i ri nga SHBA-te qe quhen Black Stone Cherry, jane rrockera te vertete. Te tjere qe me pelqejne jane, djemte qe kane themeluar Creed, tani kane krijuar Ulterbridge. Ose Disturb, nje grup Heavy Metal.


Duke perfshire edhe personat qe nuk luajne me per Whitesnake, kjo ka qene le ta quajme nje shtepi qe ka pritur dhe ka percjelle goxha njerez, perjashto Coverdale. A mendon se secili ka lene nje shenje, ose ka ndryshuar dicka ne muziken e grupit?

Mendoj se secili qe ka luajtur per grupin ka sjelle dicka te veten duke bere ndryshime te rendesishme. Formacioni fillestar me Ian Paice dhe John Lord ishte yll, sepse mund te mendohej se do te tingellonin njesoj si tek Deep Purple por bene dicka te tyren, dhe keshtu me rradhe te gjithe te tjeret.


Si do te jete ky koncert sipas jush?

Do te jete nje koncert i bukur. Jemi shume te emocionuar. David ka muaj qe flet per koncertin e Shqiperise. Do t'ia kalojme shume mire, dhe mezi po presim t'ju takojme.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Kitaristi i Whitesnake, Doug Aldrich Empty
MesazhTitulli: Re: Kitaristi i Whitesnake, Doug Aldrich   Kitaristi i Whitesnake, Doug Aldrich Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Kitaristi i Whitesnake, Doug Aldrich
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Shtypi dhe Politika :: Show Biz :: Intervista-
Kėrce tek: