Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Albade.com


 
PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

 

 Garancia e Arjan Beqajt: Me Hidin, porta kuqezi e sigurt

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Leonita
Administrator
Administrator
Leonita


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

Garancia e Arjan Beqajt: Me Hidin, porta kuqezi e sigurt Empty
MesazhTitulli: Garancia e Arjan Beqajt: Me Hidin, porta kuqezi e sigurt   Garancia e Arjan Beqajt: Me Hidin, porta kuqezi e sigurt Icon_minitime9/2/2009, 15:41

Garancia e Arjan Beqajt: Me Hidin, porta kuqezi e sigurt
Garancia e Arjan Beqajt: Me Hidin, porta kuqezi e sigurt Arjan+beqaj+albania

Portieri kuqezi nuk do tė luajė me Maltėn. “Ekipi nuk duhet tė ndalet te mungesat, sepse ka lojtarė tė tjerė”
“Rrezikoj tė qėndroj gjithė sezonin jashtė, nėse lėndohem pėrsėri. Do tė jem pranė kombėtares pėr t’i bėrė tė ditur trajnerit problemin qė kam.” Me njė ton zėri mjaf tė ulėt, portieri i kombėtares Arjan Beqaj, ka konfirmuar dje nėpėrmjet linjės telefonike pėr “Sportin shqiptar”, se e ka thuajse tė pamundur tė luajė nė ndeshjen eliminatore me Maltėn. Pėrballja e 4 nėntorit tė vitit 2008 kundėr Panathinaikosit, e vlefshme pėr Ligėn e Kampioneve, ėshtė e fundit qė portieri kuqezi ka qenė nė fushė pėr skuadrėn e tij, Anorthosis. Si asnjėherė tjetėr, 33-vjeēari po kalon njė periudhė mjaft tė errėt, kjo si pasojė e dėmtimeve tė shpeshta.
Fillimisht, Beqaj ndrydhi gishtin e dorės sė majtė, ndėrsa mė pas goditja i erdhi nė kėmbė. As terapitė e shumta qė kreu nė Belgjikė me fizioterapistin e kombėtares, Stijn Vandeburke, nuk mundėn ta kthenin portierin nė gjendjen e tij optimale. Por sikur tė mos mjaftonte kjo, ai e lėndoi pėrsėri kėmbėn gjatė njė seance stėrvitore me Anorthosisin. Tashmė ka 10 ditė qė po stėrvitet rregullisht, por frika tek ai ekziston. Nuk pranon kurrsesi tė dorėzohet dhe ka kėrkuar qė tė jetė nė Maltė pranė skuadrės, qoftė edhe pėr ta mbėshtetur moralisht. Megjithatė, titullari i kombėtares thotė se Shqipėria nuk duhet tė ndalet te mungesat, sepse ka lojtarė tė tjerė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Leonita
Administrator
Administrator
Leonita


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

Garancia e Arjan Beqajt: Me Hidin, porta kuqezi e sigurt Empty
MesazhTitulli: Re: Garancia e Arjan Beqajt: Me Hidin, porta kuqezi e sigurt   Garancia e Arjan Beqajt: Me Hidin, porta kuqezi e sigurt Icon_minitime9/2/2009, 15:44

Duke folur pėr portėn, ai ndėr tė tjera theksoi se me Isli Hidin gjithēka ėshtė e sigurt. Pėr mė tej, ja si u shpreh Beqaj nė kėtė intervistė.
- Arjan, kur duhen edhe tri ditė nga ndeshja me Maltėn, mund tė na thoni cila ėshtė gjendja juaj. Keni mundėsi tė aktivizoheni tė mėrkurėn, apo jo?
- Siē dihet, unė kam njė kohė tė gjatė pa luajtur. Aktualisht, nga gjendja fizike jam mirė, sepse u bėra 10 ditė qė po stėrvitem rregullisht me grupin, por gjithsesi frika ekziston. Do tė vij nė Maltė, pėr tė biseduar me trajnerin Ari Han. Kam pėsuar njė dėmtim shumė tė keq nė muskulin e kėmbės, dhe nėse lėndohem pėrsėri rrezikoj tė qėndroj gjithė vitin pa luajtur. Tani pėr tani, kjo ėshtė gjendja, pra mė duhet edhe njėfarė kohe pėr tė qenė plotėsisht i gatshėm. Njė mundėsi ishte tė luaja sot (dje) me Anorthosisin, por mund tė rrezikoja shumė. Nesėr (sot) do tė jem pranė ekipit nė Maltė dhe do tė flas mė gjerėsisht me trajnerin, por shpresat pėr tė qenė nė lojė, thuajse janė zero. Mė vjen keq, por dėmtimet ndodhin nė futboll dhe duhet t’i pranojmė.
- Duke qenė se ju jeni nė dyshim, trajneri Han kėtė herė grumbulloi tre portierė. Si titullar i kuqezinjve, ē’mund ta na thoni pėr zėvendėsuesit tuaj, Hidi dhe Ujkani?
- Unė mund tė them me bindje tė plotė se porta e Shqipėrisė ėshtė e sigurt, edhe pa mua. Eshtė fakt qė Isli Hidi ka dhėnė prova tė mira, kėshtu qė nė kėtė aspekt nuk besoj se do tė ketė diēka mangėt me Maltėn. Si Hidi, ashtu dhe Ujkani janė dy portierė shumė tė mirė, qė e meritojnė tė luajnė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Leonita
Administrator
Administrator
Leonita


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

Garancia e Arjan Beqajt: Me Hidin, porta kuqezi e sigurt Empty
MesazhTitulli: Re: Garancia e Arjan Beqajt: Me Hidin, porta kuqezi e sigurt   Garancia e Arjan Beqajt: Me Hidin, porta kuqezi e sigurt Icon_minitime9/2/2009, 15:45

- Tė kalojmė te ndeshja. Kundėrshtari ynė, Malta, e shikon Shqipėrinė si mundėsinė e madhe pėr tė fituar. Ē’mendoni pėr kėtė?
- Natyrisht ėshtė e drejta e tyre ta mendojnė kėtė, por kjo vlen edhe pėr ne. Mendoj se edhe ekipi ynė kėtė ndeshje e shikon si ndeshjen e “jetės”, nėse mund tė shprehem kėshtu. Ne duhet tė fitojmė patjetėr dhe them se do t’ia arrijmė, pasi jemi mė mirė se Malta.

- Megjithatė, edhe nė ndeshjen e parė nė “Qemal Stafa”, ku triumfuam 3-0, Malta ua bėri lojėn shumė tė vėshtirė, teksa goli i parė ėshtė shėnuar vetėm nė minutėn e fundit tė pjesės sė parė?
- Mendoj se ndeshja e parė nuk ėshtė njė pasqyrim, sepse tani ėshtė krejtėsisht njė ndeshje tjetėr. Si ēdo skuadėr, edhe Malta nė fushėn e vet do tė kėrkojė mė tė mirėn. Po tė kemi parasysh ndeshjen qė ata humbėn me Portugalinė, pėrtej rezultatit tė thellė 4-0, mund tė them se zhvilluan njė lojė shumė tė mirė. Eshtė njė ekip qė ka dy-tre lojtarė cilėsorė dhe qė mund tė tė hapin punė. Unė besoj se ne do tė jemi tė pėrqendruar, pėr t’i neutralizuar kėta lojtarė, dhe nga ana tjetėr tė shėnojmė sa mė shpejt.
- Por pa dy titullarėt, Cana dhe Lala, duket se hapet njė “gropė” nė mesfushė. Ju si do ta konsideronit mungesėn e tyre?
- Natyrisht, ata janė lojtarėt kryesorė pėr ne. Gjithsesi, unė mendoj se ekipi nuk duhet tė ndalet te mungesat. Ka lojtarė tė tjerė, tė cilėt jam i bindur se do t’i zėvendėsojnė si duhet. Jam optimist, sepse edhe lojtarėt e tjerė, qė kanė qėndruar nė stol, nė momentin qė u ėshtė dhėnė shansi kanė treguar qė dinė tė jenė rezultativė.
- Si do ta shpjegonit ēėshtjen e mentalitetit tė skuadrės sonė, kur me ekipet e ashtuquajtura tė vogla, gjithnjė ka hasur vėshtirėsi?

- Mendoj se shumė ekipe nė botė e kanė njė problem tė tillė, jo vetėm ne. Eshtė fakt qė ka tė bėj shumė edhe emri i kundėrshtarit, i cili nuk tė motivon aq sa duhet. Tani nuk besoj se kjo do tė ndikojė nė Maltė, sepse ėshtė ndeshje evėshtirė dhe aq mė tepėr jashtė fushe.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Leonita
Administrator
Administrator
Leonita


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

Garancia e Arjan Beqajt: Me Hidin, porta kuqezi e sigurt Empty
MesazhTitulli: Re: Garancia e Arjan Beqajt: Me Hidin, porta kuqezi e sigurt   Garancia e Arjan Beqajt: Me Hidin, porta kuqezi e sigurt Icon_minitime9/2/2009, 15:46

Pėr ėndrrėn botėrore: Gjithēka e mundur
“Barazimi nė Portugali, fillim i ri pėr Shqipėrinė”
Arjan Beqaj e ka cilėsuar njė fillim tė ri pėr kombėtaren shqiptare barazimin historik tė arritur me Portugalinė nė transfertė. I pyetur pėr ėndrrėn qė kanė gjithė shqiptarėt pėr kualifikimin nė botėror, portieri kuqezi deklaroi se gjithēka ėshtė e mundur, duke iu referuar kėtu, edhe rezultatit pozitiv nė ndeshjen e fundit me portugezėt. “Pėr momentin ėshtė shumė e rėndėsishme fitorja nė Maltė.

Nėse marrim tri pikė, kalojmė pėrsėri nė krye tė grupit, ēka ėshtė njė gjė shumė e mirė pėr moralin e skuadrės, sepse mė pas presim Hungarinė nė Tiranė. Unė mendoj se nė futbollin e sotėm ēdo gjė ėshtė e mundur. Kush mendonte se Shqipėria mund tė merrte pikė nė Portugali, madje edhe me 10 lojtarė nė fushė? Barazimi qė ne arritėm aty, mund ta cilėsoj njė fillim tė ri pėr futbollin shqiptar. Siē e thashė edhe mė lart, gjithēka ėshtė e mundur, por duhet tė jemi tė ndėrgjegjshėm se nė grupin tonė ka ekipe tė mira, qė nė pėrbėrje kanė shumė lojtarė cilėsorė. Gjithsesi, ne duhet tė bėjmė maksiumin deri nė fund tė edicionit, pėr tė kapur njė vend sa mė tė mirė,”- ka thėnė portieri kuqezi, qė deri mė tani ka luajtur 37 ndeshje me kombėtaren. Kujtojmė qė Beqaj ėshtė shpallur futbollisti i huaj mė i mirė i vitit 2008 nė Qipro, ku pati shumė suksese me Anorthosisin, ekipin kampion qė luan prej dy vitesh e gjysmė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Garancia e Arjan Beqajt: Me Hidin, porta kuqezi e sigurt Empty
MesazhTitulli: Re: Garancia e Arjan Beqajt: Me Hidin, porta kuqezi e sigurt   Garancia e Arjan Beqajt: Me Hidin, porta kuqezi e sigurt Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Garancia e Arjan Beqajt: Me Hidin, porta kuqezi e sigurt
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Tė ndryshme :: Sporti dhe sportdashėsit-
Kėrce tek: