Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Albade.com


 
PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

 

 Pėrdorimi i akloolit

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Albulena
Senior Member
Senior Member
Albulena


Female
Numri i postimeve : 508
Age : 36
Location : Kosove
Job/hobbies : Studente
Humor : Familja moderne
Registration date : 15/12/2007

Pėrdorimi i akloolit Empty
MesazhTitulli: Pėrdorimi i akloolit   Pėrdorimi i akloolit Icon_minitime15/12/2007, 17:23

Specialistėt: Abuzues me pėrdorimin e alkoolit edhe moshat e reja. 18% e tyre pinė alkool, tė ndikuar nga shoqėria

Pėrdoruesit e alkoolit janė rritur mė shifra alarmante nė vendin tonė. Madje, kėta pėrdorues konsumojnė alkool tej masės sė lejuar dhe shumica prej tyre janė tė varur prej tij. Studimi i fundit i Departamentit tė Shėndetit Publik, bėjnė tė ditur se rreth 350 mijė shqiptarė janė pėrdorues tė rregullt tė alkoolit dhe fenomeni ėshtė nė rritje edhe tek moshat e reja. Kėtė e bėri tė ditur zėdhėnėsja pėr shtyp e Ministrisė sė Shėndetėsisė, Odeta Halili, e cila theksoi se, pėr shkak tė kėtij problemi shqetėsues do tė ngrihet pėr herė tė parė pranė Qendrės Spitalore Universitare "Nėnė Tereza",shėrbim i ri pėr trajtimin e tė alkoolizuarve.

Pėrdoruesit

Nuk ėshtė vetėm njė problem, por alarm qė po merr pėrmasa gjithnjė e mė shqetėsuese. Kėshtu, sipas studimi tė ISHP-sė, plot 10 pėr qind e popullsisė janė tė alkoolizuar dhe problemet qė lindin nga ky fenomen, sipas specialistėve, janė shumė tė rėnda pėr shoqėrinė. "Nga totali i pėrdoruesve tė alkoolit, 58 pėr qind pinė alkool tej masės sė lejuar dhe 22 pėr qind janė tė varur prej tij",- bėhet e ditur nė studim. Ndėrsa, sa i takon problemeve qė rrjedhin nga ky fenomen, nė studim saktėsohet se vendin e parė nė listėn e zezė e mban dhuna, pasi 98 pėr qind e alkoolistėve janė tė dhunshėm. Madje efektet e alkoolit kanė qenė tepėr negative edhe tek shoferėt, pasi 16 pėr qind e tyre e ngasin makinėn pas konsumimit tė alkoolit. Por, ajo ēka shqetėson specialistėt e Shėndetit Publik, ėshtė rritja e numrit tė pėrdoruesve tė alkoolit tek moshat e reja.Sipas studimit tė ISHP-sė, 18 pėr qind e tė rinjve pinė alkool tė ndikuar nga shoqėria.

Trajtimi

Nė momente tė tilla, kur alkoolizmi nė vendin tonė ka marrė pėrmasa me tė vėrtetė shqetėsuese, ky projekt pėr ngritjen e shėrbimit tė ri pėr trajtimin e tė alkoolizuarveėshtė kthyer nė njė domosdoshmėri. Kėshtu u shprehen burime zyrtare pranė Ministrisė sė Shėndetėsisė, sipas tė cilėve, ky shėrbim do tė ketė 10-12 shtretėr. "Alkooli ėshtė droga qė, pėr nga numri i abuzuesve tė saj dhe pėrmasat e konsumimit, zė vendin e parė absolut nė aktualitetin bashkėkohor. Ėshtė pikėrisht kostoja e ulėt, prodhimi kudo dhe nė kushte artizanale, si dhe pranueshmėria sociale qė i japin alkoolit kėtė pozicion",- theksoi zėdhėnėsja pėr shtyp, Odeta Halili, duke shtuar se projekti pėr ngritjen e njė Qendre Alkoologjike nė Tiranė ėshtė propozuar nga Shkolla Evropiane e Alkoologjisė, me qendėr nė Udine (Itali) dhe pėrbėn tė parin shėrbim alkoologjik tė mirėfilltė nė vendin tonė. Gjithashtu, u bė e ditur se ngritja e njė klinike pėr trajtimin e varėsisė alkoolike ėshtė nė pėrputhje edhe me rekomandimet e Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė, pėr tė cilėn, abuzimi me alkoolin ėshtė problem prioritar i Shėndetit Publik, pėr patologjitė e rėnda (si Ciroza Hepatike), por dhe pėr impaktin e tij social. Vėnia e kėtij shėrbimi nė funksionim, sipas Halilit, do tė realizohet nė sajė tė bashkėpunimit dypalėsh, ku pala italiane merr pėrsipėr trajnimin e operatorėve (mjekė dhe psikologė) qė do tė shėrbejnė, pajimin e klinikės, si dhe terapinė medikamentoze pėr pacientėt pėr njė vit, me mundėsi zgjatjeje tė kėtij afati.

10 pėr qind ėshtė numri i pėrdoruesve tė alkoolit

58 pėr qind e pėrdoruesve, pinė alkool tej masės sė lejuar

22 pėr qind e pėrdoruesve janė tė varur prej alkoolit

98 pėr qind e alkoolistėve janė tė dhunshėm

16 pėr qind e shoferėve, e ngasin makinėn pas pėrdorimit tė alkoolit

18 pėr qind e tė rinjve pinė alkool tė ndikuar nga shoqėria
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.123.st
Albulena
Senior Member
Senior Member
Albulena


Female
Numri i postimeve : 508
Age : 36
Location : Kosove
Job/hobbies : Studente
Humor : Familja moderne
Registration date : 15/12/2007

Pėrdorimi i akloolit Empty
MesazhTitulli: Duhani - Jo Jetės, Po Vdekjes!   Pėrdorimi i akloolit Icon_minitime15/12/2007, 17:24

Te pish Cigare do te thote qe kerkon nje jete te shkurter por para se te largohesh pergjithmone, do kesh kaluar muaj apo vite ne Spital, te kesh kaluar shume dhimbje dhe tmerr! Ne jete ndodhin fatkeqesi dhe shume here nuk varet nga ne por s'ke c'i ben fatit, ndersa te te vije nga Duhani, do te thote qe ke ndeshkuar veten.
Prandaj mendoni me thelle. Te pish cigare do te thote qe nuk e do jeten. Nese e do por pi cigare, atehere je injorant dhe nuk di ta dallosh jeten me vdekjen dhe qe je bere per ''lemoshe mendesh''. Pra ske tru, merr fryme kot, jeton si kafsha me faj, nuk ke asnje enderr per jeten, nuk respekton prindin tend i cili te pergjerohet qe mos ta vrasesh veten, nuk do te dish se sa vuajne kur ti mos te jesh me etj! Eshte cmenduri, kur e shikon ne pakete qe te thote se shkakton/eshte KANCER dhe plot semundje te tjera dhe ti e injoron kete fakt duke injoruar edhe jeten te cilen e ke dhurate dhe duhet ta mbash dhe jo ta flakesh.
Cdonjeri mund te mendoje se ''jo, mua sdo me beje gje duhani, jam top fare'', por nuk duhet te harroni qe ata qindra mijera apo miliona qe vdesin ne mbare boten, keshtu kane thene. Ne jemi te gjithe, ne mbare boten shendoshe e mire sot por jo neser sepse nese te gjithe do jemi mire, sdo vdesin nga duhani qindra-mijera ne vit dhe kjo shifer vetem ne rritje vjen gjithmone. Pra duhan-piresi e fut veten ne llotarine tragjike dhe ne mos sot, neser do e fitoje padyshim ''cmimin e merituar'' dhe te perfundoje ne token e zeze ne moshen qe ka shume nevoje per jete. Ne moshen qe s'ka realizu asnje anderr akoma, ne kohen qe ka deshire te jete prind, ne moshen qe nuk duhet te vdese!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.123.st
Albulena
Senior Member
Senior Member
Albulena


Female
Numri i postimeve : 508
Age : 36
Location : Kosove
Job/hobbies : Studente
Humor : Familja moderne
Registration date : 15/12/2007

Pėrdorimi i akloolit Empty
MesazhTitulli: FAKTE RRETH DUHANIT:   Pėrdorimi i akloolit Icon_minitime15/12/2007, 17:25

Cigaret pėrmbajne nikotinė. Nikotina ėshtė droge adiktive.
Tymi i cigares pėrmban mė shumė se 4,000 kimikate. shume prej tyre janė helme, shume shkaktojnė kancer.
Duhani ėshtė njė nga shkaqet kryesore tė sėmundjeve tė zemres.
Njerėzit te cilėt pijnė duhan harxhojnė mesatarisht rreth 1,000 dollarė nė vit vetėm pėr duhan.

Njė duhanpirės mund tė shpenzojė nga 15.000-50.000 lekė tė vjetra e mė tepėr nė muaj vetėm pėr tė blerė cigare. Po nėse mbledhim edhe lekėt e pėrdoruara pėr alkool?… Gjithashtu njė duhanpirės i sjell dėm edhe personave qė gjenden rreth tij. Bashkėshortja e njė duhanpirėsi ėshtė 30% mė e rrezikuar pėr kancer se ajo e njė duhanpirėsi etj. Ndėrsa femrat janė mė tė predispozuara qė t'u dėmtohen kordat zanore nga pėrdorimi i duhanit dhe i alkoolit, thėnė shkurt iu trashet zėri.

Duhani i pėrdorur gjatė periudhės tė shtatzanisė mund tė dėmtojė fėmijėn ne zhvillim.
Personat qė nuk pijnė duhan, por qė jetojnė dhe punojnė nė njė ambjent ku pėrdoret duhani janė nė rrezik. Po ashtu edhe fėmijėt.
Cdo vit duhani shkakton mė shumė vdekje se alkoli, aksidentet e makinave, SIDA, vetėvrasjet, vrasjet, zjarri, si dhe kokaina dhe heroina te marra SĖ BASHKU.


Tymi i produkteve tė duhanit pėrmban mė shumė se 4,000 substanca; Mė shumė se 40 prej tyre mund tė shkaktojnė kancer tek njerėzit

Fėmijėt nė kontakt me tymin e dorės sė dytė mund tė vuajnė nga:

Tė ftohta tė vazhdueshmė si dhe infeksione tė veshit
Kollė tė vazhdueshme si dhe frymėmarrje tė shoqeruar me zhurmė
Rrezik mė tė madh pėr pneumoni dhe bronkit Tek te rriturit, tymi i dores se dyte

Foshnjat ne kontakt me tymin e dores se dyte mund te kene rrezik me te madh per Sindromen e Vdekjes Foshnjore (SVF)

Tek tė rriturit, tymi i dorės sė dytė

Mund tė shkaktojė kancer
Mund tė lehtesojė shfaqjen e sėmundjeve tė mushkėrive
Atak tė zemrės ose paraliza



Ēdo vit nė Evropė vdesin 1.2 milion vetė nga duhani. Prej tyre mė shumė se gjysma, 700 mijė vetė, janė nga shtetet e Evropės Qendrore dhe Lindore.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.123.st
Albulena
Senior Member
Senior Member
Albulena


Female
Numri i postimeve : 508
Age : 36
Location : Kosove
Job/hobbies : Studente
Humor : Familja moderne
Registration date : 15/12/2007

Pėrdorimi i akloolit Empty
MesazhTitulli: Alkooli dhe duhani, dy vrasėsit e ngadalshėm   Pėrdorimi i akloolit Icon_minitime15/12/2007, 17:26

Kudo qė tė shkojmė, kudo qė tė jemi, duhani ėshtė bėrė pjesėtar pothuajse i pėrhershėm dhe i pranishėm, njė shok i keq, i bezdisshėm, por mbi tė gjitha, i rrezikshėm. Jo rrallė ndodh me ata qė shkojnė nė punė, ta fillojnė ditėn me kafe, cigare dhe njė teke apo dopio pijesh alkoolike. Njerėz tė punėsuar apo jo, tė vjetėr ose tė rinj, mbushin lokalet ndėrkohė qė duhani ėshtė shoqėruesi i pėrhershėm dhe, nė mė tė shumtėn e rasteve edhe alkooli, ku pija e preferuar ėshtė sipas fuqisė sė xhepit, raki, konjak, kampari ose uiski. Dhe, ē‘ėshtė mė e keqe, deri dje kėto dy vese ishin pėrgjithėsisht pronė e meshkujve, por qė pas viteve ’90, pėrdorimi i alkoolit dhe duhanit nga femrat filloi tė rritej nė mėnyrė tė frikshme, sa sot nė Shqipėri ashtu si edhe nė botė statistikat flasin pėr njė barazim tė pėrdorimit midis dy gjinive.
Duhani
Pėrdorimi i akloolit Stop_smoking
Duhani gjatė djegies ēliron 4 000 lėndė, qė nga nikotina dhe monoksidi i karbonit (si pėrgjegjėset kryesore pėr varėsinė nga duhani dhe dėmtimin e aparatit kardiovaskular) dhe deri te katranet, substancat me pėrbėrje benzopireni, kobalti radioaktiv qė janė ndėr shkaktarėt e kancerit tė mushkėrive. Nė qoftė se do tė bėjmė njė listė tė dėmeve qė shkaktohen drejtpėrdrejt nga duhani, influencohen apo rėndohen prej tij, ajo do tė jetė tepėr e gjatė, por le tė pėrqendrohemi mbi dėmet kryesore. Duhani ėshtė pėrgjegjės pėr tė ashtuquajturėn epidemi tė kancerit tė mushkėrisė, sidomos nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė 20-tė, duke ēuar kėtė kancer nė numrin njė tė vdekshmėrisė sė kancerit te meshkujt. Edhe i ashtuquajturi bronkit astmatik, shpeshherė e ka pikėnisjen nga duhani. Te personat qė nuk pinė duhan mushkėria me anė tė sistemit ciliar (qelizat me “qime”), vetėpastrohet gjatė tė gjithė ditės, gjė qė duhanpirėsit nuk munden ta bėjnė kur sistemi i tyre ciliar ka dalė jashtė funksionit dhe mushkėria nuk ėshtė nė gjendje ta nxjerrė gėlbazėn. Janė kėto persona qė sėmuren mė shpesh nga infeksionet pulmonare. Por dėmet mė tė mėdha duhani i shkakton nė sistemin kardiovaskular tė gjakut.
Pirja e duhanit i shkakton dėme edhe aparatit tretės. Kėshtu duhani jep rrezik tė lartė pėr Karcinomėn e ezofagut. Kur kombinohet me pirjen e alkoolit, ky rrezik rritet ndjeshėm nė raport me popullsinė jo-duhanpirėse. Duhani, duke kontribuar nė vazokonstruksionin (ngushtimin) e enėve tė gjakut tė stomakut rrit pėrqindjen pėr ulēerėn e stomakut, ndėrkohė qė rritet 2.7 herė rreziku pėr kancer stomaku.
Alkooli
Pėrdorimi i akloolit Alcohol
Pėrveē duhanit, njė ves tjetėr i dėmshėm ėshtė edhe alkooli. Edhe ky ves ėshtė shkaktar i njė vargu tė gjerė sėmundjesh, duke filluar qė nga aparati tretės, mėlēia, pankreasi e deri nė dėmtime tė pakthyeshme tė sistemit nervor qendror. Nė mėlēi alkooli i konsumuar shkakton dėmtime tė qelizave hepatike, dėmtim qė progreson nė kohė dhe qė varet nga doza e konsumuar pėr ditė dhe nga veēoritė fiziologjike tė individit. Kėshtu ėshtė vėrtetuar se sasi e rrezikshme alkooli ėshtė ajo prej 20-40 gr. alkooli etilik (alkooli qė pėrmbajnė pijet dehėse), ndėrsa pėrdorimi i 100-150 gr. alkool nė ditė, ēon brenda njė periudhe 10-vjeēare nė cerozė.

Disa nga arsyet qė tė shtyjnė drejt duhanit dhe alkoolit:

- Pėr shkak tė nervozitetit
- pėr shkak tė relaksimit
- pėr shkak tė vetmisė
- pėr shkak tė dietės
- pėr fitimin e vetėbesimit
- pėr rritjen e kėnaqėsisė
- pėr zbutjen e mos-kėnaqėsisė
- nga shprehia
- si njė mjet pėr pagjumėsi etj.

Femrat dhe demet qe sjell alkooli
Ėshtė e vėrtetuar shkencėrisht se pėr shkak tė fiziologjisė sė tyre, femrat dėmtohen shumė mė shpejt se meshkujt pėr tė njėjtėn sasi alkooli tė konsumuar. Njerėz qė pinė prej vitesh alkool, qė nuk ndjejnė asgjė, papritur njė ditė gjenden para njė fakti tė hidhur, mėlēia e tyre ka marrė fund, ėshtė kthyer nė njė mėlēi cerotike ose kanė shqetėsime tė lehta qė nuk ia vėnė veshin, por fort mirė ato bėjnė puthjen e parė me vdekjen. Edhe pankreasi pėson dėmtime nga alkooli. Pėrdorimi i zgjatur i alkoolit e dėmton nė mėnyrė kronike pankreasin deri nė atė shkallė sa ai nuk arrin tė sekretojė sasinė e duhur tė enzimave pėr tė kryer tė plotė procesin e tretjes sė ushqimeve. Ėshtė vėrtetuar se konsumimi i 20-50 gr. alkool etilik (rreth 100 ml raki) nė ditė predispozon pėr dėmtime tė sigurta tė pankreasit.

Strategjitė kundėr alkoolit dhe duhanit
Sot bota aplikon lloj-lloj strategjish pėr tė luftuar pėrdorimin e duhanit dhe alkoolit. Shpenzojnė sasi tė mėdha parash pėr reklama kundėr tyre, nxjerrin ligje pėr mospėrdorimin e duhanit nė vende publike apo pėr mospėrdorimin e alkoolit pėrpara moshės 21-vjeē, krijon tė ashtuquajturat Ditė Botėrore Kundra Duhanit, siē ishte ajo e 31 Majit apo organizimi i kurseve kundėr alkoolit etj. Por, ē’ndodh nė tė vėrtetė? Sa mė shumė shpenzohen para nėpėr reklama kundra duhanit, aq mė shumė rritet pėrdorimi i tij. Jo tė pakta janė rastet kur 21-vjeēarėt pėrfundojnė pas hekurave pėr pėrdorimin e alkoolit dhe anėtarėt e tė ashtuquajturave grupe kundra alkoolit, tė cilėt s’janė gjė tjetėr veēse alkoolistė kronikė, qė i kthehen herė pas here zakonit tė vjetėr sepse nuk arrijnė tė heqin dorė prej tij.

Alkooli dhe krijimi i gjendjes sė dehjes
Alkooli shkakton gjithashtu gjendjen e tė dehurit, nė tė cilėn sistemi nervor qendror nuk arrin tė kontrollojė veprimet e vullnetshme apo tė pavullnetshme tė personit nė fjalė. Por dėmi mė i madh vjen nga pėrdorimi afatgjatė. Ėshtė vėrtetuar se pėr ēdo 1 litėr alkool, vdesin 1.000-2.000 qeliza, tė parikthyeshme tė trurit. Kėshtu qė pėrdorues kronikė tė alkoolit, me kohė e ēojnė personin drejt demencės (skizofreni, marrėzi), degjenerimit mendor (matufjepsjes) etj. Pra, alkooli dėmton pa pėrjashtim tė gjitha organet e trupit, po ashtu si edhe duhani. Konsumimi pėr njė kohė tė shkurtėr i njė sasie tė madhe pijesh alkoolike rrezikon pėr pankreatit akut qė mund tė ēojė deri nė rrezikimin e jetės sė personit nė fjalė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.123.st
Sponsored content





Pėrdorimi i akloolit Empty
MesazhTitulli: Re: Pėrdorimi i akloolit   Pėrdorimi i akloolit Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Pėrdorimi i akloolit
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Si mund ta leni duhanin?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Shoqėria :: Shėndeti-
Kėrce tek: