Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Albade.com


 
PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

 

 Shfaqja e shoqerise njerezore. "PALEOLITI"

Shko poshtė 
AutoriMesazh
AdmiraL
Webmaster
Webmaster
AdmiraL


Male
Numri i postimeve : 1914
Age : 104
Location : World
Job/hobbies : Basketball
Humor : Mr Bean
Registration date : 13/11/2007

Shfaqja e shoqerise njerezore. "PALEOLITI" Empty
MesazhTitulli: Shfaqja e shoqerise njerezore. "PALEOLITI"   Shfaqja e shoqerise njerezore. "PALEOLITI" Icon_minitime13/11/2007, 17:42

Shfaqja e shoqerise njerezore. "PALEOLITI"


Gjurmėt mė tė hershme tė jetės njerėzore.
Historia e shoqėrisė njerėzore fillon qė nė kohėn kur nga kopeja e majmunėve antropoidė u formuan grupet e para tė njerėzve primigjenė. Kjo ndarje e njeriut nga bota e kafshėve u krye nėpėrmjet njė procesi shumė tė gjatė, tė ndėrlikuar dhe tė papėrsėritshėm.
Periudha mė e hershme e zhvillimit tė kėsaj shoqėrie primitive njihet arkeologjikisht me emrin e paleolitit (nga greqishtja palaios - i vjetėr, lithos - gur) dhe pėrfshin periudhėn afėrsisht nga 1 500 000 deri nė 10 000 vjet mė parė. Kjo epokė ndahet nga ana e saj nė paleolit tė ulėt, tė mesėm dhe tė lartė.
Nė vendin tonė nuk janė zbuluar mbeturina kulturore nga paleoliti i ulėt, qė zė njė pjesė tė madhe tė epokės sė pleistocenit e vjen deri nė kohėn e vėrshimit tė akullnajave Riss.
Gjurmėt mė tė hershme tė qenies sė njeriut nė territorin e Shqipėrisė shfaqen nė periudhėn musteriane, qė i pėrket paleolitit tė mesėm (100 000-30 000 vjet mė parė). Kėto pėrfaqėsohen nga vegla prej stralli tė punuara mirė, me forma tipike musteriane, tė cilat i kanė shėrbyer njeriut primitiv pėr procese tė ndryshme pune qė lidheshin drejtpėrdrejt me sigurimin e ushqimit tė tij tė pėrditshėm. Tė tilla vegla, si prefėse, kruese, gėrryese, etj., janė gjetur, deri mė sot, nė stacionin prehistorik tė Xarės nė rrethin e Sarandės, nė stacionin e Kryegjatės, nė afėrsi tė Apolonisė (Fier) dhe nė stacionin e Gajtanit nė rrethin e Shkodrės. Nga format dhe pėrmasat e tyre tė vogla kėto vegla ngjasojnė mjaft me veglat e strallit tė zbuluara nė depozitimet musteriane tė krahinave fqinje tė Greqisė Veriore, tė Thesalisė, tė Malit tė Zi etj.
Tipi fizik i njeriut nė kėtė kohė ishte ai i neandertalit . Nė procesin e antropogjenezės ky tip paraqet njė hallkė mė tė zhvilluar nė krahasim me pitekantropin e paleolitit tė ulėt.
Dyndja nga veriu nė jug e akullimit tė periudhės gjeologjike Riss bėri qė edhe nė vendin tonė klima tė pėsojė ndryshime tė mėdha. Nė malet e larta tė Shqipėrisė u formuan akuj tė pėrhershėm, qė zbritėn deri nė lartėsinė 1 000 m mbi nivelin e detit. Si pasojė e kėtyre ndryshimeve klimatike ndryshoi dhe fauna e flora e vendit. Nga kafshėt e vjetra qėndruan vetėm ato qė mundėn ta pėrballonin tė ftohtit. Krahas tyre u shfaqėn dhe kafshėt karakteristike vetėm pėr kushtet e klimės sė ftohtė. Tė tilla ishin mamuthi, rinoceronti leshtor, bizoni, dreri i veriut, ariu i shpellės, hiena e shpellės, dhia e egėr etj.
Tė ftohtėt ndikoi edhe nė mėnyrėn e jetesės. Nė luftėn pėr tė pėrballuar vėshtirėsitė klimatike dhe pėr tė mbijetuar, njeriu i kėsaj kohe bėri hapa tė rėndėsishėm drejt pėrparimit; u strehua nė shpella pasi triumfoi nė luftėn pėr jetė a vdekje me kafshėt e egra qė i kishin zėnė qė mė pėrpara kėto vend-strehime natyrore. U vesh duke shfrytėzuar lėkurėt e kafshėve, mėsoi tė ndezė vetė zjarrin, tė cilin e pėrdori me sukses kundėr tė ftohtit dhe bishave tė egra, por sidomos pėr tė pėrmirėsuar strukturėn e ushqimit, duke pėrdorur gjerėsisht mishin e pjekur, i cili luajti njė rol tė madh nė pėrmirėsimin e mėtejshėm biologjik tė tij. Zjarri qe njė arritje shumė e rėndėsishme pėr kohėn, sepse i dha njeriut pėr tė parėn herė zotėrimin mbi njė fuqi tė caktuar tė natyrės, qė e ndau atė pėrfundimisht nga bota e kafshėve.
Banorėt e paleolitit tė mesėm jetonin me prodhimet, qė i gjenin tė gatshme nė natyrė dhe sidomos me gjueti, e cila pėrbėnte edhe drejtimin kryesor tė veprimtarisė sė neandertalasve. Me mbledhjen e frutave dhe tė zhardhokėve, me ruajtjen e zjarrit, me rritjen e fėmijėve, me pėrgatitjen e lėkurės pėr veshje, etj., merrej gruaja, ndėrsa burri dilte pėr gjah ose merrej me pėrgatitjen e veglave tė punės dhe tė armėve. Gjuetia e kafshėve tė mėdha, nė kushtet e nivelit tė atėhershėm, primitiv tė veglave tė punės, mund tė bėhej vetėm nė mėnyrė kolektive. Nė kėto rrethana ajo ndihmoi shumė nė forcimin e lidhjeve tė brendshme midis anėtarėve tė grupeve dhe sė bashku me krijimin e lidhjeve tė gjakut shpuri nė organizimin e bashkėsisė primitive.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://AdmiralhackeR.hi5.com
AdmiraL
Webmaster
Webmaster
AdmiraL


Male
Numri i postimeve : 1914
Age : 104
Location : World
Job/hobbies : Basketball
Humor : Mr Bean
Registration date : 13/11/2007

Shfaqja e shoqerise njerezore. "PALEOLITI" Empty
MesazhTitulli: Lindja e gjinisė matriarkale...   Shfaqja e shoqerise njerezore. "PALEOLITI" Icon_minitime13/11/2007, 17:43

Lindja e gjinisė matriarkale...


Paleoliti i lartė ėshtė pėrfaqėsuar shumė mė gjerė. Vegla pune tė kėsaj periudhe janė zbuluar me shumicė nė sipėrfaqen e stacionit tė Xarės (Xara II), nė shpellėn e Shėn Marinės nė Bogas tė Sarandės, nė shpellėn e Konispolit, nė Kryegjatė, nė Rrėzė tė Dajtit dhe nė Gajtanin III, pra nė njė rreze tė tillė qė nėnkupton shtrirjen e vendbanimeve tė kėsaj kohe nė pjesėn mė tė madhe tė territorit tė Shqipėrisė. Kėto materiale pėrbėhen kryesisht nga vegla stralli tė tipit aurinjacien, tė njė pėrvoje mė tė pėrparuar teknike dhe me forma mė tė larmishme, kryesisht thika, kruese dhe gėrryese. Sė bashku me veglat prej stralli nė depozitėn rrėzė Dajtit janė gjetur edhe disa vegla prej kocke, tė cilat nė kėtė kohė marrin njė pėrdorim tė gjerė krahas pėrsosjes sė mėtejshme tė punimit tė strallit. Nė shtresėn paleolitike tė shpellės sė Shėn Marinės pėrveē veglave tė punės janė gjetur dhe gjurmė zjarri, si dhe fosile kafshėsh tė pleistocenit tė vonė (capra ibex - dhi e egėr), qė tregojnė pėr njė faunė tė ngjashme me atė tė paleolitit tė mesėm, gjė qė ėshtė dhe e kuptueshme, pasi klima dhe nė kėtė kohė vazhdoi tė ishte e ftohtė dhe e lagėsht si mė parė.
Pėrparėsi kanė tė dhėnat qė janė zbuluar nė shtresėn mė tė hershme tė shpellės sė Konispolit I, tė datuar 26 370 vjet mė parė, si njė seri veglash pune tė pėrgatitura nga gur-stralli i bardhė me retush tė varfėr, kocka kafshėsh tė egra si edhe farė rrushi tė egėr dhe thjerrėza tė karbonizuara, tė cilat janė tipike pėr Mesdheun Lindor paraneolitik.
Gjuetia e kafshėve tė egra vazhdon edhe nė kėtė etapė tė fundit tė zhvillimit paleolitik tė vendit tonė, tė jetė mjeti kryesor i sigurimit tė ushqimit. Madje nė kėtė kohė pėrsosen dhe mė tepėr armėt e gjuetisė si dhe format e saj. Mbledhja e prodhimeve tė gatshme, gjithashtu, mbetet njė nga mėnyrat e sigurimit tė ushqimit tė pėrditshėm.
Gjatė kėsaj epoke pėrfundon procesi i gjatė dhe i ndėrlikuar i antropogjenezės. Nga neandertali, me tipare ende shtazore, kalohet tani nė tipin e njeriut tė sotėm - homo sapiens.
Si rrjedhim i pėrsosjes sė veglave tė punės prej stralli e kocke u rrit ndjeshėm mundėsia e sigurimit mė me shumicė tė produkteve ushqimore, gjė qė solli ndryshime dhe nė organizimin e bashkėsisė primitive.
Formohen tani grupe tė qėndrueshme njerėzish tė bashkuar jo vetėm nga forma e pėrbashkėt e prodhimit, por edhe nga lidhjet e gjakut dhe nga origjina e tyre e pėrbashkėt. Gradualisht kalohet nė bėrthamėn e parė tė organizimit shoqėror, nė gjininė matriarkale. Ishte matriarkale, pasi gruaja luante rol tė dorės sė parė nė ekonomi dhe nė jetėn shoqėrore tė kėsaj bashkėsie gjinore. Forma kryesore e familjes nė kėtė gjini ishte martesa me grupe, prej sė cilės origjina e fėmijėve pėrcaktohej vetėm nėpėrmjet nėnės.
Nė epokėn e mezolitit (guri i mesėm) 10 000 - 7 000 vjet p.e.re ndodhėn ndryshime tė mėdha nė florėn dhe nė faunėn e kontinentit, rrjedhimisht edhe nė territorin e Ballkanit. U zhdukėn tė gjitha kafshėt tipike tė pleistocenit, si mamuthi, rinoceronti etj., kurse njė pjesė e kafshėve qė vazhduan tė jetonin ndryshuan pėrhapjen gjeografike. Nė kushtet e reja gjeo-klimatike, njeriu i mezolitit filloi tė kalojė nga ekonomia qė mbėshtetej nė gjuetinė e mbledhjen e produkteve tė gatshme, nė fillimet e bujqėsisė e tė blegtorisė primitive.
Epoka e mezolitit dallohet nga ajo e paleolitit edhe prej veglave tė punės, tė cilat janė bėrė nga ashkla stralli shumė tė vogla me forma tė rregullta gjeometrike, si trekėndėsha, trapezoidale, nė formė segmenti etj., me pėrmasa tė vogla 4-6 cm, ndaj quhen mikrolite.
Nė territorin e Shqipėrisė vendbanime mezolitike janė zbuluar nė shpellėn e Konispolit (Konispol II) dhe nė Kryegjatė. Nė tė dyja kėto vendbanime veglat prej stralli janė tė cilėsisė shumė tė mirė, kanė forma tipike mezolitike, me retush tė imėt tė cilėsisė sė lartė. Nė Konispol ato janė datuar saktėsisht nė vitet 8500 p.e.sonė (nė bazė tė C14).
Me epokėn mezolitike lidhet pjesėrisht edhe vendbanimi i Vlushės (rrethi i Skraparit), ku janė zbuluar vegla stralli tipike mezolitike. Kėto vegla janė gjetur sė bashku me fragmente enėsh shumė primitive, fakt qė e daton Vlushėn nė fillimet e epokės neolitike. Sidoqoftė, ato i takojnė njė kulture me tradita tė forta mezolitike, dhe Vlusha pėrfaqėson njė kulturė qė vė nė lidhje tė drejtpėrdrejtė epokėn e mezolitit me fillimet e epokės sė neolitit. Tė marra sė bashku, Konispoli II, Kryegjata dhe Vlusha, pėrbėjnė njė dėshmi tė rėndėsishme pėr formimin e kulturės neolitike nė territorin e Shqipėrisė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://AdmiralhackeR.hi5.com
 
Shfaqja e shoqerise njerezore. "PALEOLITI"
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Paleoliti
» Elita 5" "mesyn" Festivalin e 46-te te Kenges

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Kultura kombėtare-
Kėrce tek: