Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Albade.com


 
PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

 

 Interviste me bukuroshen Xhemi Shehu

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
AdmiraL
Webmaster
Webmaster
AdmiraL


Male
Numri i postimeve : 1914
Age : 104
Location : World
Job/hobbies : Basketball
Humor : Mr Bean
Registration date : 13/11/2007

Interviste me bukuroshen Xhemi Shehu Empty
MesazhTitulli: Interviste me bukuroshen Xhemi Shehu   Interviste me bukuroshen Xhemi Shehu Icon_minitime7/1/2008, 17:22

Xhemi Shehu unė, kėshilltarja e kryeministrit tė ardhshėm

Jam mė e lumtur se kurrė nė krahėt e dashurisė sime

Interviste me bukuroshen Xhemi Shehu Normale_Xhemi_Shehu


Xhemi Shehu, e provuar dhe e sprovuar me sfida qė, nė tė shumtėn e rasteve ka triumfuar nė botėn e spektaklit dhe modės, kėtė herė ka vendosur t’u pėrkushtohet seriozisht studimeve. Mė e thjeshtė se kurrė, pa thonj fals, as flokė extasion e me njė grim shumė natyral, rrėfen dėshirėn e saj pėr t’u bėrė kėshilltare e kryeministrit tė ardhshėm, pas mbarimit tė fakultetit pėr Shkenca Komunikimi. Ikona e ekranit, thellė-thellė e ndjen dhe e shpreh se nė politikė pėlqen tė qėndrojė pas kuintave, por nė ekran, kurrsesi jo. Shehu reflekton lumturi dhe kėtė nuk e fsheh, por e pranon se ėshtė mė e lumtur se kurrė nė krahėt e dashurisė sė saj. E kėrkon botėn e magjishme tė televizionit e tė modės edhe nė Italinė fqinje, ku fillimet i rezultuan pozitive. Braktisjen e Italisė, qė e bėri tė ndihej e huaj, si dhe shumė projekte tė tjera tė Shehut, do mund t’i lexoni nė kėtė intervistė ekskluzive pėr revistėn “Spektėr”.


Me ēfarė po merreni aktualisht?

Aktualisht, merrem vetėm me studime. Jam nė vit tė parė pėr Marrėdhėnie Publike dhe Komunikim, nė njė universitet privat

Pse kjo degė, apo pėlqeni komunikimin dhe gazetarinė?

Mė pėlqen shumė fusha e komunikimit. Kjo ėshtė edhe njė pjesė plotėsuese e punės qė unė kam bėrė deri mė sot. Kam qenė gjithnjė nė kontakt me njerėzit, mbase jo tė drejtpėrdrejtė, jo nė rolin e gazetares sė mirėfilltė, por kam komunikuar vazhdimisht me publikun pėrmes ekranit.

Pas mbarimit tė fakultetit, ku e shikoni veten?

Kėshilltare kryeministrit, jo tė kėtij aktual, sepse duhet tė ketė ikur deri sa ta mbaroj unė shkollėn. Por nuk do i ndahem ekranit asnjėherė. Jam gjithmonė e hapur ndaj projekteve qė mė ofrohen.

Do tė thoni se keni njė afeksion pėr politikėn?
Politika mė pėlqen faktikisht, por, tani pėr tani, nė Shqipėri mė shumė tė nervozon sesa tė afeksionon. Do tė mė pėlqente mė shumė ta ndiqja nga afėr kėtė fushė, por jo tė bėja politikanen e mirėfilltė; tė isha pjesė e rėndėsishme integruese dhe stabilizuese, pėrmes kėshillave tė mija. Do preferoja tė qėndroja pas kuintave, deri diku nė hije, tė jepja investim logjik e tė arsyeshėm nė kėtė fushė tė rėndėsishme tė shoqėrisė.

Si fillon dhe mbaron cikli 24-orėsh i ditės suaj?

Tani qė jam nė shkollė fillon dhe mbaron me shkollėn, kėtė nuk ma beson njeri. E kam marrė shkollėn shumė seriozisht; jo se nuk kam dashur herė tė tjera, por angazhimet kanė qenė shumė mė tė mėdha dhe intensive. Pas mbarimit tė leksioneve, nė orėt e vona, nė orėn 20.30, nė fakultet, dal pėr kafe me tė dashurin tim dhe, pas orės 23.00, por jo ēdo ditė. Kam hequr dorė nga palestra; shkoj shumė rrallė, se nuk kam kohė.

Tė gjithė ju njohin si prezantuese nė spektakle tė ndryshme, por a keni dėshirė ta realizoni njė format televiziv vetė?

Formatet televizive, ku unė kam prezantuar, kanė qenė gjithmonė tė gatshme nga vetė televizioni Top Channel. Unė thjesht kam marrė pjesė nė audicionet qė janė zhvilluar, kam fituar dhe jam bėrė pjesė e kėtyre spektakleve. Projekt timin ,pėr momentin, nuk kam. Nė tė ardhmen projektet e mija janė po nė Top Chanale, por deri tani nuk ka asgjė konkrete.

Ju pėlqen tė ndėrtoni njė emision disi ndryshe, sipas mendimit tuaj?

Tė them tė drejtėn, asnjėherė nuk kam dashur ta bėj producentin vetė, si dhe nuk e kam menduar qė tė shkoj me njė projekt timin nė njė televizion pėr ta realizuar.

Ju bezdis fakti i tė qėndruarit strikt tė ideve tė tė tjerėve?

Zakonisht, pėrshtatem lehtė me idetė e tė tjerėve. Nė momentin qė mund tė ketė pasur diēka qė nuk shkon, kam thėnė mendimin tim dhe jemi pėrshtatur duke gjetur gjuhėn e pėrbashkėt.

Ėshtė folur shumė pėr rikthimin tuaj nė Tiranė, si qėndron e vėrteta e braktisjes sė Italisė?

Thjesht, zbulova gjatė periudhės njėvjeēare, kur u shkėputa nga Shqipėria, se nuk mund tė rri larg familjes, nė radhė tė parė. Edhe gjatė asaj periudhe mė tepėr vija nė Tiranė, ku kam shpenzuar shumė parą pėr biletat, pėr tė ardhur kėtu. (Qesh) . Bazat u hodhėn atje, pėr tė punuar nė ekranet televizive italiane. Kisha njė projekt pėr nė Canale 5 me Paolo Bonoles, sepse e kisha fituar atė audicion qė nė muajin prill. U tėrhoqa jo se nuk doja, por regjistrimet e emisionit bėheshin nė shtator-nėntor, dhe humbisja dy muaj nga shkolla kėtu. Nuk mė interesonte se, pėr herė tė parė dua ta bėjė shkollėn nga fillimi nė fund. Ai projekt do mė bėnte tė humbisja shumė, por kėtė gjė nuk e doja. Tė them tė drejtėn, Italia nuk bėn pėr mua.

Mendoj se jo vetėm kaq…?

Arsyeja tjetėr i bie tė dal te personi i zemrės sime. Duke qenė se ai jeton kėtu, nuk kishte mė kuptim qė unė tė rrija atje.

Kur dhe ku e keni njohur dashurinė tuaj?

E kam njohur nė Shqipėri, sigurisht, pėrpara se tė largohesha pėr nė Itali (kaq mjafton besoj, se nuk ėshtė se mė pėlqen shumė tė jap detaje rreth lidhjes sime).

Meqenėse ju e keni prekur, qoftė edhe majėn e ajsbergut tė botės sė modės dhe spektakleve atje, sa ndryshon me Shqipėrinė?

Tė them tė drejtėn, ka njė kontrast goxha tė madh. Gjėrat atje funksionojnė ndryshe dhe janė shumė mė tė vėshtira sesa kėtu. Atje nuk mund tė shkosh thjesht nga rruga; ke dėgjuar se bėhet njė audicion dhe mund ta shikosh veten nė televizion. Ēdo gjė funksionon pėrmes agjencive dhe, patjetėr qė duhet ta kesh njė agjent qė tė menaxhon, sepse ka kontaktet e duhura dhe tė sugjeron nė fushėn ku ti jep maksimumin tėnd. Unė praktikisht kam punuar me agjenci mode, ku ishin tė regjistruara pa fund vajza dhe djem nga e gjithė bota. Kam pasur fatin dhe kam fituar, por mė shumė pėr fotomodele, pėr fotografi. Televizioni pėr mua ishte pak problem, sepse, duke qenė studente, nuk i kisha dokumentet e duhura pėr tė punuar nė televizion, nuk kisha dokumente pune. Nuk mund tė regjistrohesha dot pėr tė punuar; edhe pėr atė punė qė kam bėrė te Rai Uno ka ndėrhyrė agjencia nė mes, sepse ishin dokumente qė unė s’i bėja dot. Krahas kėtyre vėshtirėsive, edhe konkurrenca atje ėshtė jashtėzakonisht e fortė. Ka vajza tė bukura dhe shumė tė pėrgatitura, nga mbarė bota.
Interviste me bukuroshen Xhemi Shehu Xhemi_Shehu_%283%29

Pėr ēfarė agjencie keni punuar, si dhe pėr ēfarė firmash keni pozuar?

Pėr agjencinė “Alba moda”. Kam punuar pėr firma italiane mė tepėr; nuk mund tė them se ishin shumė tė njohura. Kam punuar pėr veshje, kryesisht pėr syze. Kam bėrė njė reklamė pėr kanalin televiziv Fox.

Si ndiheshe nė atė lloj bote?

Ndihesha e huaj. Nuk e di pse, por nė Itali nuk arrita tė zija as shoqe. Vetėm me njė rumune u shoqėrova, me tė cilėn vazhdoj tė mbaj kontakte edhe tani. Nuk ndihesha mirė dhe nuk arrija ta gjeja veten. Nuk e kam problem tė zė shoqėri dhe nuk jam raciste. Ose ambienti ku unė qėllova e ku njihja mė shumė modele ishte egoist dhe nuk ia vlente.

Pėrveē vėshtirėsive, mbizotėron i afti nė krahasim me kėtu, ku thonė se ka mė shumė bėrryla?

Nuk e di ēfarė ėshtė thėnė pėr mua, sepse unė jam shfaqur nė ekran pėr njė periudhė relativisht tė gjatė, si dhe nuk jam shkėputur asnjėherė nga televizioni Top Channel. Di tė them se qė nga viti 2003 dhe deri kur kam ikur nė Itali nuk kam munguar nė atė ekran, pėrveēse te spektakli “Ishte loja’, ku pata njė shkėputje disamujore. Di tė them se nuk kam pasur miq, u jam nėnshtruar audicioneve, si pėr “Shtojzovallet”, “Top Festin” dhe “Portokallinė”, sepse, sado miq tė kesh, kur vjen momenti pėr tė dalė nė skenė nuk do tė dalė miku. Mendoj se asnjė njeriu nuk do t’i interesonte tė ndjekė dikė pa sukses, sepse do tė bėnte qė edhe spektakli tė dėshtonte.

Si i balanconi ju raportet e fatit me punėn?

E quaj veten me fat, sepse vajza tė bukura e tė talentuara mund tė ketė plot, madje dhe mė tė talentuara se unė. Pėr kėtė e quaj veten me fat, se jam zgjedhur unė, dhe jo dikush tjetėr. Talenti mė ka mbajtur gjatė, sepse, nėse unė do tė dėshtoja nė njė spektakėl tė vetėm, nuk do mė ishte dhėnė mundėsia e dytė.

Si ndiheni nė kėto momente?

Pėr herė tė parė mund tė them se jam shumė e lumtur. Mund tė mė mungojė aspekti punė, se njeriu nuk do t’i ketė tė gjitha nė jetė, por ėshtė njė gjė qė do tė realizohet ,dhe nuk ėshtė se e vuaj kėtė pjesė. Jam e dashuruar dhe ndihem e plotėsuar, nė aspektin personal.

Nė spektaklet qė ju keni drejtuar, cilin keni pasur mė pėr zemėr?

Jam ndjerė shumė mirė, si me Gonin edhe me Gentin. Por me Gentin kam pasur mė shumė hapėsirė qė tė jem unė, Xhemi, mund tė dilja edhe jashtė skenarit. “Portokallia” ka pasur njė skenar ku duhet tė vetėpėrmbaheshe. Gjithė boshti ka qenė Goni, ne kemi qenė plotėsuese e mund tė bėnim ndonjė ngacmim qė ai tė dilte te tema qė do tė trajtonte. Ndėrkohė qė me Gentin ka pasur mė shumė komunikim dhe vend pėr ndėrhyrje, si dhe ēdo gjė tjetėr. Pa frikė e them se jam ndier shumė e lirshme, mė shumė se nė ēdo spektakėl tjetėr.

Sa shanse dhe dyer tė hap aparenca?

Sigurisht qė aparenca ėshtė njė armė shumė e fortė. Pėr aq minuta sa personi do tė pėrqendrohet pėr tė shikuar, sigurisht qė i pėlqen tė shikojė diēka tė bukur dhe tėrheqėse. Pastaj, edhe pjesa qė ti nxjerr nga goja, qė ta bėsh tjetrin tė tė ndjekė, ka rėndėsi shumė tė veēantė, sepse, nėse nuk je nė nivelin e duhur, mund tė ndėrrohet lehtėsish kanali.

Ku qėndron sekreti juaj, pėr tė qenė e lirshme nė skenė?

Emocionet tė mbėrthejnė dhe tė bėjnė qė tė kesh firo; kėtė e di shumė mirė ai qė e ka provuar daljen para kamerave. Por, fatmirėsisht, me kalimin e kohės ato vetėkontrollohen. Pėrpara kamerės, sigurisht qė ka njė etikė qė duhet zbatuar, por duhet tė krijosh lirshmėrinė mė bashkėfolėsin, sigurisht duke qenė vetvetja. Tė jesh vetvetja nuk tė kushton asgjė. Ndėrkohė qė, po tė importohesh, si ta marrė kėtė pozė se ngjaj mė mirė ose, nga ana e majtė dal mė mirė etj., aty e ke humbur, se nuk e ke mendjen se ēfarė po thua, thjesht do tė dalėsh mirė. Unė nuk e kam pasur asnjėherė kėtė problem, sepse se si duhet tė mė fokusojė kamera atė e di mė mirė regjisori. Nuk e kam mendjen se si po dal: e kam mė tė rėndėsishme faktin se ēfarė po them. E di se kur qesh shumė nuk dukem mirė, por kur mė vjen pėr tė qeshur e harroj fare atė aspekt.

Sa vėmendje i kushtoni pamjes suaj?

Tani qė jam nė shkollė merrem shumė mė pak se pėrpara. Nėse kam njė spektakėl, sigurisht qė i kushtoj mė shumė vėmendje. Filloj palestrėn, lyej flokėt, bėj solar etj. Tani po e kuptoj se i kam bėrė pėr spektakėl, dhe jo pėr veten time. Ndihem mirė kėshtu siē jam, por mbase e kam tė nevojshme tė bėjė pak pushim: duke hequr extansion, thonjtė fals, si dhe duke mbajtur lėkurėn me ngjyrėn time natyrale. Kjo fazė mė ka kapur qė nė Itali, qė nė momentin qė hoqa takat pėr herė tė parė nga kėmba ime, make up-in, gjithashtu. Gjithsesi, gjithmonė e thjeshtė kam qenė; nuk lyhesha, por pėrdorja make up dhe takat, sepse kėtu tė gjithė i aplikojnė. Nėse do jem me atlete, do thonė se jam e shkurtėr. Unė tani them se nuk mė intereson mė. Por, thellė-thellė, nuk do tė mė pėlqente tė ma thoshin.

Ju bezdis fakti i tė qenit nė qendėr tė vėmendjes?

Nuk e di, mė duket se e kam kaluar kėtė fazė. Mbase, kur dilja ēdo javė nė ekran, aty ishte arritur kulmi i tė qenit nė qendėr tė vėmendjes. Ndėrsa sot nuk mė duket edhe aq shumė, ose jam mėsuar unė.

Si i ke marrėdhėniet me thashethemet, dhe cili ėshtė mė i keqja qė ke dėgjuar pėr veten?
Mė kanė pasur bezdisur shumė. Kur ėshtė thashethem, gjithmonė i keqe ėshtė. Mė kanė bėrė edhe tė martuar, tė them tė drejtėn.

Interviste me bukuroshen Xhemi Shehu Normale_1300
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://AdmiralhackeR.hi5.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Male
Numri i postimeve : 3223
Age : 38
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

Interviste me bukuroshen Xhemi Shehu Empty
MesazhTitulli: Pendimi i Xhemit   Interviste me bukuroshen Xhemi Shehu Icon_minitime15/1/2008, 15:24

Nese do t’i jepnin nje shans te dyte per t’ia nisur edhe nje here nga fillimi karrieren televizive, Xhemi Shehu nuk do te kishte pranuar me kurre te behej Velina e “Fiks Fare”. Eshte penduar per gjithcka ka bere me pare. Ndaj, tani po perpiqet te realizoje gjera me serioze. Te cilat ajo na i zbulon ne kete interviste.

Interviste me bukuroshen Xhemi Shehu Xhemi+Shehu+01
Xhemi Shehun, bukuroshen qe u be sa hap e mbyll syte e famshme, prej Top Channel-it, e qe me pas do te shfaqej dhe ne ekranet italiane, tani nuk ke me asnje shans ta shikosh ne ndonje spektakel a emision televiziv. Duket se ka hequr dore nga jeta prej veline, qe bente dikur. Ndaj me shume se neper studiot televizive apo kafenete luksoze te Tiranes tani e gjen ne mjediset e Universitetit Evropian te Tiranes.

E pa trukuar dhe e veshur sportive, kalon oret duke ndjekur me kujdes leksionet e seminaret e duke lexuar ne biblioteken e shkolles. Tashme eshte e bindur t’i perfundoje studimet e te mund ta marre me ne fund nje diplome, ndersa kjo eshte e treta here qe nis universitetin.

Nderkaq, jashte mureve te atij universiteti e larg orareve te mesimit, i kushton gjithe kohen e nevojshme te dashurit te saj, Visit. Asgje me shume se kaq? Lexoni intervisten qe te zbuloni dicka me shume se kaq.

Si shkon nje dite e jotja tani?

Pas zgjimit me shume zor ne mengjes, duke rrezikuar oret e para te mesimit, marr mungesa (aty ku me lejohet) gjithmone ne oret e para. I jam rikthyer jetes normale, pa makijazh, me nje ndjenje pertacie per t’u kujdesur per veten. Pjesa me e madhe e dites kalon ne auditor, biblioteke, kafet perreth universitetit dhe shtepi. Kam hequr dore edhe nga palestra dhe pak kohe ne darke ja kushtoj shokut. Asgje me shume se kaq! Ky eshte rituali im i tanishem.

Ritual qe duket se eshte kryekeput ndryshe nga atehere kur angazhimi yt ishte televizioni, spektaklet… A ndjehesh me mire keshtu?


Ne fillimet e daljes sime ne ekran, kam qene ne universitet, studioja anglisht dhe kur nisa te dilja te “Fiks Fare” nuk mundesha t’i ndiqja te dyja, pasi ishin ne te njejtin orar, ndaj edhe zgjodha te lija shkollen, me mendimin se do ta rifilloja. Por, puna ndoqi punen dhe kurre s’u bera mbare te mbaroja nje shkolle. Me pas, mora vendimin per te shkuar ne Itali, por edhe atje ose do te punoja, ose do te studioja, te dyja nuk mund te shkonin ne asnje menyre. U ktheva per te qene serish ne “Portokalli”, qe per arsye te ndryshme nuk munda te jem dhe vendosa te provoja te beja edhe shkollen. S’di te them fatmiresisht apo jo qe nuk jam ne “Portokalli”, pasi vetem keshtu po i kushtohem shkolles teresisht, se ndryshe do te me mbeste pergjysme edhe kjo tentative e trete per t’u diplomuar. Po ka shkuar vone duke u marre vetem me pune e jo me shkolle, tani dua ta perfundoj.

Kur ti u largove ne Itali, u thuren shume thashethemet per te shpjeguar arsyet e ikjes tende. Ne fakt, c’ndodhi realisht?

Isha e lodhur dhe doja te ndryshoja ambient. Kisha kohe qe doja te shkoja ne Itali, thjesht prita te largohesha me vize studenti dhe te qendroja deri ne perfundimin e studimeve. Edhe nga ana profesionale, ne fillim shkoi mire gjithcka. Beja fotomodelen, nje pune e veshtire kjo, por ja qe e bera. Do te filloja edhe tek emisioni “Ciao Darvin”, i Paplo Bonolis, qe po transmetohet aktualisht. Audicionin e fitova qe ne prillin e vitit te shkuar, por xhirimet ishin ne tetor-nentor dhe une humbisja dy muaj nga shkolla. Kete here vendosa te mos e le shkollen pas dore. Atje kisha pune te perkohshme dhe shkollen s’po e frekuentoja sic duhej, e nese do te qendroja atje, nuk kisha asgje te sigurt. Kuptova qe Italia nuk ishte per mua dhe kaq. Ndjehem mire me kete zgjedhje qe kam bere tani. Pash se si funksiononte atje televizioni. Kriteret per te qene ne ekran si prezantuese atje jane kryekeput te ndryshme nga ketu. Te kalosh me pare nga shefat, nuk ben per mua, ndaj edhe jam ketu, e kenaqur!

Po atyre qe s’ju ke kthyer pergjigje per thashethemet, c’do u thuash?


Te gjithe ata qe folen, vete i hapen thashethemet e vete i mbyllen. S’kam nder mend t’i jap me shume rendesi asaj cka nuk ka vertet rendesi per mua.

Ne Itali bere per pak kohe fotomodelen. A do te pranoje te pozoje nudo?


Jo! Me kane propozuar te pozoja per revisten “Fox Women”, me nje foto nudo vetem te pjesa e gjoksit, qe do te vihej ne kopertine, ndersa ne brendesi do te botohej CV-ja ime. Ishe reviste per ato femra qe kerkonin te lancoheshin dhe qe shkonte gjithandej. Une s’e pranova, vetem sepse nuk e ndjeja se doja ta beja nje gje te tille. As kam per ta bere kurre! Mua me duket shume vulgare.

U shfaqe per te paren here te “Fiks Fare”, si u gjende aty?

Kur kam filluar une te dal te “Fiksi” ishte ndryshe, pasi nuk dilnin vajza me shumice, sic po shohim sot. Prinderit me kundershtuan shume, dhe as vet s’e di se si perfundova duke ua mbushur mendjen. Them se ata nuk i zhgenjeva, por e them me bindje qe une jam zhgenjyer. Po te kthehesha pas, nuk do e beja serish te njejten gje! Une s’e dija se cfare do ndodhte, sepse po ta dija… Por ishte ai qejfi i adoleshentes per te dale ne ekran! S’kisha kohe as per te menduar, me kapi entuziazmi i momentit.

Pa “Fiks Fare” nuk do te kishte emisione te tjera…

Jam penduar njesoj, dhe pse jam e ndergjegjshme se pa ate s’do te kishte asnje prej emisioneve te tjera me pas ne ekran. Por, edhe duke e ditur kete, serish s’do e beja, natyrisht nese do kisha pjekurine e sotme. Nje gje eshte e sigurt, nese do kisha trute qe kam tani s’do e kisha bere Velinen te “Fiks”-i.

Lidhja jote me Visin u be publike, krejt pa dashje, kur dolen fotot e para te paparaceve qe ju kishin ndjekur. A ishe e pergatitur per kete?

Po, gjithcka nisi kur doli nje foto e imja dhe te jem e sinqerte m’u duk vetja “e shitur”, sepse informacioni doli nga nje shoqe e Visit. Nuk isha fare e pergatitur, pasi, si cdo njeri ne hapat e tij te pare, nuk eshte gati t’ia tregoje te gjitheve lidhjen e tij intime. Me pas dolen fotot ne Voskopoje, ku ishim te dy. S’dua qe jeta personale e dikujt te trajtohet pa pike pergjegjesie, pasi te gjithe kemi familje dhe keto jane ceshtje delikate. S’i intereson askujt se me ke shoqerohem une, po jane thashetheme qe te gjithe i bejne kafeve dhe une nuk ndjehem mire.

Ne gjithe keto kane folur te tjeret per lidhjen tuaj, ndersa ti pothuajse ke folur fare pak. Si shkon ne te vertete kjo marredhenie?

S’kam preferuar te flas asnjehere per jeten time private, pasi eshte dicka qe nuk dua te preket. Askujt nuk i intereson sa e lumtur eshte Xhemi. Por ajo eshte publike tani dhe une ju them se shkon shume mire dhe jam e lumtur me te, shpresoj per me mire.

Nuk i trembesh fejeses apo me tej?


Nuk i trembem asgjeje, perderisa mes nesh do te shkoje mire cdo gje.

Po Visi, si ndjehet kur flitet per ju?

Nuk dua dhe s’kam se si te flas ne emer te tij. As per mua dhe as per te nuk eshte aspak e kendshme, qe dicka e jona, shume intime te behet publike.

Xhemi dhe familja ne c’raporte jane?

Shume te mira. Me kane mbeshtetur, por edhe kundershtuar, por kemi mundur te gjejme kompromis, dhe jam shume e lumtur qe kam dy prinder te mrekullueshem. Puna qe kam bere deri tani nuk eshte e lehte, por ata kane ditur te me qendrojne prane dhe jam shume me fat per kete.

Festa e 25-vjetorit ne Mavrove

Kane mjaftuar ditet e pushimit nga shkolla per t’ju larguar zhurmes se Tiranes. Debora e pikes turistike te Mavroves qene edhe pushimet dimerore te Xhemi Shehut, ku ka kaluar edhe 4 janarin, diten e 25-vjetorit te lindjes, sigurisht perkrah Visit, te dashurit te saj. Ndersa festat e fundvitit i ka kaluar ne menyren me tradicionale te mundshme, deri ne mesnate ne shtepi, e me pas levizja e zakonshme ne ato vende argetimi qe ofron Tirana.
Interviste me bukuroshen Xhemi Shehu Xhemi+Shehu+04
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.123.st
 
Interviste me bukuroshen Xhemi Shehu
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Jeta e Xhemi Shehu-t, bukuroshes shqiptare...
» Jeta e Xhemi Shehu-t, bukuroshes shqiptare...
» Interviste me Adi Krasta

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Shtypi dhe Politika :: Show Biz :: Intervista-
Kėrce tek: