Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Albade.com


 
PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

 

 Poezitė mė tė mira tė shqipes

Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Poezitė mė tė mira tė shqipes  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezitė mė tė mira tė shqipes    Poezitė mė tė mira tė shqipes  - Faqe 2 Icon_minitime19/9/2010, 01:51

RIZAH SHEQIRI


AMANETI

Kahdo qė tė nisesh
biro
tė qoftė udhė e mbarė

po vrapove
kujdes
mund tė rrėzohesh
mbahu mirė pėr toke
edhe nėse fluturon

eh
po i mėrguar
nė dhé tė huaj
si tė ta mbaj amanetin
LOKE!

©Rizah Sheqiri


FLUTURA NĖ ERĖ

Bėn ftohtė
fryjnė erėra
ngritet tym e mjegull
e bie shi shi i madh
gjelat paralajmėrojnė heshtjen
e bie shi shi i madh
pas shiut
a shfaqet ylberi i buzėqeshjes

kohė e bukur
a bėn mbi glob
a ēelin lule
a del pranverė
ndonjėherė
pėr ne - flutura nė erė?

©Rizah Sheqiri


FAQE DITARI E NJĖ MĖRGIMTARI

Nėnė po e puth diellin nė faqe
e ti puthe tė puthurėn time

nėnė sytė i kam tė drejtuar kah ti
dhe me njė rreze grindem si fėmijė
qė nga atdheu s'mė solli pak dashuri
e tė dehem tė dehem ngrohtėsi

ju pėr mua sy e zemėr i keni plot mall
e unė bredh botės qyqe - mėrgimtar
as gjumin s'e bėj si gjumė
as diellin s'e ndjej si diell
as hėna s'mė duket si hėnė
gjithmonė me njė lot tė ngrirė nė sy
me dy fjalė tė ndrydhura nė zemėr
me mė tė ėmblat fjalė ATDHE E NĖNĖ

Nėnė puthe diellin nė faqe
unė ta puth tė puthurėn tėnde.

©Rizah Sheqiri

DEGĖZ E KĖPUTUR 1

Shtėrngata njė degėz nga trungu e shkuli
era e mori dhe larg larg e shpuri
degėzshkreta pranė njė trungu tjetėr vend zuri

e trungu edhe pse mbeti nė erė
degė e degėza i pėrtriu pėrherė

trung i plandosur sėrish pėrparoi
pas shtrėngatės me gjelbėrim plagėt i mbėltoi
po degėza e kėputur kurrė nuk gjethoi.

DEGĖZ E KĖPUTUR 2

Trungu i paluhatur pėrballoi erė e shtėrngatė
degėzshkreta pėrgjithmonė hyri nė natėn e gjatė

Kur nė qėndresė thyen qafėn shtėrngata e era
trungun e bulėzuar me afsh e pėrqafoi pranvera.

E degėza qė u mashtrua pas erės
kurrė mė s'iu gėzua pranverės…

Njė trungu tjetėr nė gji iu fut por kot
e tėra u shndėrrua nė dhembje - nė lot.

©Rizah Sheqiri


KĖNGĖVAJI

Mėngjeset janė tė zymta
ditėt tė errėta
e netėt e trishtuara
nė dhé tė huaj
malli pėrvėlon ēdo refugjat
kokėdhembja ėshtė e gjatė

Zemra as ndalet as pėlcet
ballit i shtohen rrudha
poetit nė shpirt i qanė muza
dhe
nga kėngėvaji i dridhet buza.

©Rizah Sheqiri


KUR MERR RRUGĖN E KURBETIT

Kur merr rrugėn e kurbetit
varrin hapur gjithmonė e ke,

medet pėr atė njeri
qė s'ka vend pėr varr nė atdhe.

©Rizah Sheqiri


SHTEGTAR

Atje i dhunuar i ndjekur nga shtėpia
kėtu i pėrbuzur i huaj pa shtėpi
armik i rrugėve - rrugėt nė sy
gjithė bota e vogėl pėr ēerdhen e tij.

Shpirti i shtegtarit det kurrė i qetė
lėngon tė prehet s'paku njėherė nė jetė.

Patjetėr diku nė njė shtrat
qė askush s'e di ku e kur
do tė mbulohet me njė jorgan dheu
e nėn kokė do ta vėrė njė gur
po s'ėshtė i sigurt a do tė jetė i tij edhe varri
qė s'paku i vdekur tė mos shtegtojė shtegtari!

***
Rrugėve
nė botė i pa botė

dhembjeve
nė jetė i pa jetė

plot dashuri
edhe nė varr i pavarr

nė kėngė
pafundėsisht - shtegtar!

©Rizah Sheqiri

MALL PĖR GJYSHEN

Gjyshemira, flokėthinjura ime e dashur
si patėn guxim tė mė thonė se ke vdekur
mė vranė shpresėn mė hapėn plagė nė zemėr
shpirtin ma thau loti gur i dhembjes
e mė vėrshoi ai lumė i mallit.

Gjysheurta ime, pėrralla e kėnga
ata mė thanė, po ti s'ke vdekur
jo jo nė mua e pėr mua s'ke vdekur
urtėsia ime, s'ju besoj fjalėve kob
as kėshtu siē jam nė kėtė amulli
po mė thuaj njėmend, gjyshe - thinjoshja ime
a kam vdekur unė i mėrguar a ke vdekur ti?
Jo jo
ti s'ke vdekur se amanetin s'ma the
kam vdekur unė
qė s'ta hodha sipėr as njė grusht dhé!

Eh, dhembje, vdekje, e zezė jetė
gjyshe mė thanė syhapur shkove
me mallin pėr nipat nė kurbet
jetėzeza jetė - medet;
ti shkove syhapur me mallin pėr nipat
e neve rrugėve tė botės na verboi malli
shpirt e zemėr flakė na i kalli.

Njeriu syhapur nė vendlindje vdes
po ne nė kurbet tė verbėr nga malli
errėsirė e dhembje mbrėmje e mėngjes.

E dashura gjyshe njerėzit ndėrrojnė jetė
nė atdhe s'vdesin jo - nė kurbet vdiqėm ne
pėr sė gjalli tė mbuluar nga dhembja e malli
ashtu siē mbulohen kufomat me dhé.

©Rizah Sheqiri


----------------------------------------------------

Ismail Kadare


Mesueset e fshatit


Ne udehkryqe ndane xhadeve
Ditet e shtuna dalin shpesh
Dhe zgjatin doren nga makinat
Here dy nga dy here vec e vec

Po shpesh ata qe jane brenda
me njeri-tjetrin shkembejne fraza
Si shume pretendime kane
Mor shoku Jani , keto vajza

Dhe jane ata qe bejne zhurme
Qe kane per vete dyzet goje
Qe i shkruajne leter presidiumit
Per nje guzhine po t'ju mungoje

Dhe ato presin makinen tjeter
Atje ne rruge atje ne shi
Ato te urtat gjer ne dhembje
Te thjeshtat gjer ne madheshti

Tek presin , java qe kaloi
U kujtohet si ne tym
Klasa me nxenesit, gabimet
Q'u perseritn ne hartim

Ne mbremje radion degjon njera
Tjetres ne medn i vjen serish
Shikimi i fotoreporterit
Q'andej kaloj rastesisht

Koha e fejeses i ka ardhur
Dikujt ndoshta i shkon cdo dite
Pluhur i shkumesit, vello e bardhe
U bioe mbi supe e i trondit

Pos'ngrene ato boten ne kembe
Ne komitet ne ministri
Ato te urtat gjer ne dhembje
Te thjeshtat gjer ne madheshti.


-------------------------------------------------


KETU SDO TE JEM,DO TE JEM LARGUAR
NE TOKE I TRETUR SI TE TJERE
NE KAFENENE E PREFERUAR
NUK DO ME SHOHIN KAMARIERE.


DHE NEPER RRUGET KU KAM ECUR
SDO NDJEHET KOLLA IME E THATE
DHE NE XHAM KUR TE FRYJE ERE
DO QASH ME EREN DALNGADALE


PO KUR TE JESH MERZITUR SHUME
NE RAFT TE LIBRAVE KERKO
ATY I FSHEHUR DO TE JEM UNE
NE NDONJE VARG A NDONJE SHKRONJE...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Poezitė mė tė mira tė shqipes  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezitė mė tė mira tė shqipes    Poezitė mė tė mira tė shqipes  - Faqe 2 Icon_minitime19/9/2010, 01:51

KUR TE JESH MERZITUR SHUME

Ketu s' do te jem, do jem larguar;
Ne toke i tretur si te tjeret,
Ne kafenene e preferuar
Nuk do me shohin kamarieret.
Dhe neper udhet ku kam ecur,
S'do ndihet kolla ime e thate,
Mbi varrin tim do te rrije i heshtur
Nje qiparis si murg i ngrate.
Ti do trishtohesh atehere,
Se s'do me kesh ne dhome gjalle,
Dhe, kur ne xham te fryje ere,
Do qash me eren dalengadale.
Po kur te jesh merzitur shume.
Ne raft te librave kerkome,
Atje do te jem i fshehur une,
Ne ndonje varg a ndonje shkronje
Mjafton qe librin pak ta heqesh
Dhe une do zbres, do vij pas teje;
Ti si dikur me mall do qeshesh,
Si nje blerim pas nje rrekeje.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Poezitė mė tė mira tė shqipes  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezitė mė tė mira tė shqipes    Poezitė mė tė mira tė shqipes  - Faqe 2 Icon_minitime19/9/2010, 01:52

poezi perle e kadarese

Ti qave

Ti qave dhe me the me zė te ulet
Se une te trajtoja si prostitute.
Athere loteve te tu s'ua vura veshin
Te desha, pa ditur se te desha.

Vec nje mengjes te befte kur u gdhiva
Pa ty dhe bota krejt e zbrazet m'u duk,
Athere kuptova c'kisha humbur,
C'kisha fituar kuptova gjithashtu.

Me rrezellinte si smerald merzitja,
Dhe lumturia ngrysej si nje muzg me re...
Nuk dija ke te zgjidhja nga te dyja
Sepse seicila m'e bukur se tjetra qe.

Se ish i tille ky koleksion bizhush
Qe drite e terr leshonte njekohesisht,
Qe njeqindfish etjen per jeten shtonte,
Por dhe qe vdekjen ndillte njeqindfish.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Poezitė mė tė mira tė shqipes  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezitė mė tė mira tė shqipes    Poezitė mė tė mira tė shqipes  - Faqe 2 Icon_minitime19/9/2010, 01:52

Millosh Gjergj Nikolla-Migjeni

--------------------------------------------------------------------------------

Recital i Malėsorit



0, si nuk kam njė grusht tė fortė
t'i bij mu nė zemėr malit qė s'bėzanė,
ta dij dhe ai se ē'domethanė i dobėt -
n'agoni tė pėrdihet si vigan i vramė.

Unė lugat si hij' e trazueme,
trashigimtar i vuejtjes dhe i durimit,
endem mbi bark tė malit me ujėn e zgjueme
dhe me klithma tė pakėnaqura t'instinktit.

Mali hesht. Edhe pse pėrditė
mbi lėkurė tė tij, nė lojė varrimtare,
kėrkoj me gjetė njė kafshatė ma tė mirė...
Por mė rren shaka, shpresa gėnjeshtare.

Mali hesht, dhe nė heshtje qesh.
E unė vuej, dhe nė vuejtje vdes.
Po unė, kur? heu! kur kam pėr t'u qesh?
Apo ndoshta duhet ma parė tė vdes?

0, si nuk kam njė grusht tė fuqishėm!
Malit, qė hesht, mu nė zemėr me ia njesh!
Ta shof si dridhet nga grusht' i paligjshėm...
E unė tė kėnaqem, tė kėnaqem tu' u qesh.


--------------------------------------

Ismail Kadare.


Ca pika shiu rane mbi qelq,
per ty une befas ndjeva mall
Jetojme te dy ne nje qytet
Dhe rralle shihemi sa rralle


Dhe mu duk pak e cuditshme
Si erdhe kjo vjeshte, ky mengjes
Qiejte e ngrysur pa lejleke
Dhe shirat pa ylber ne mes


Dhe thenia e vjeter e Heraklitit
Sec mu kujtua sot per dreq:
' Te zgjuarit jane bashke ne bote,
Kurse te fjeturit jane vec"


Ne c'ender kemi rene kaq keq,
Qe dot s'po zgjohemi valle
Ca pika shiu rane mbi qelq
Dhe une per ty ndjeva mall.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Poezitė mė tė mira tė shqipes  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezitė mė tė mira tė shqipes    Poezitė mė tė mira tė shqipes  - Faqe 2 Icon_minitime19/9/2010, 01:54

me pelqeu kjo poezi e vogel por brilante e ..




©Rizah Sheqiri-t



DEGĖZ E KĖPUTUR



Shtėrngata njė degėz nga trungu e shkuli
era e mori dhe larg larg e shpuri
degėzshkreta pranė njė trungu tjetėr vend zuri

e trungu edhe pse mbeti nė erė
degė e degėza i pėrtriu pėrherė

trung i plandosur sėrish pėrparoi
pas shtrėngatės me gjelbėrim plagėt i mbėltoi
po degėza e kėputur kurrė nuk gjethoi.


..


bukur Shaqiri..
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Poezitė mė tė mira tė shqipes  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezitė mė tė mira tė shqipes    Poezitė mė tė mira tė shqipes  - Faqe 2 Icon_minitime19/9/2010, 01:56

Fatos Arapi- Si s'te desha pak me shum

Si s'tė Desha pak mė Shumė
Unė e desha pėrtej vdekjes,
Ashtu dashurova unė
Edhe prap s'ia fal dot vetes:
S'i s'e desha pak mė shumė...

Pak mė shumė ku shpirti thyhet,
T'i them ndarjes: - Prit, ca pak...
Tė gėnjejmė mallin qė s'shuhet,
Kujtimin tė gėnjejmė pak.

Pėrtej vdekjes, pėrtej botėve,
Atje ku nis "ca pak" tjetėr,-
Asaj qė mė rri mes Zotave:

"Si s'tė desha pak mė tepėr...".

Andon Zako Cajupi- Dashuria

Do tė lėvdoj dashurinė
barabar me perėndinė,
se dashuri e vėrtetė,
na mban tė gjallė nė jetė.

S'e kam parė perėndinė,
shoh ngaherė dashurinė;
dashuria mbretėron,
se njeriu pa tė s'rron.
Cinė tė besoj taninė,
perėndin' a dashurinė?
Perėndi nė kėte jetė
ėshtė dashuria vetė.

Kur jeshmė tė vegjėl, si moll' e pabėrė,
putheshim ngaherė, ditėnė tė tėrė;
vij e tė kėrkojė, vij e tė thėrresė,
losnim tė dy bashkė, rronim me njė shpresė.
Mba mend sa tė desha, mba mend sa mė deshe?
Mba mend si mė thoshe e vogėl kur jeshe?
Tani qė jam burrė, tani q'u madhove,
dashurin' e parė pse vall' e harrove?
Tani q'u poq molla, e hanė tė tjerė,
mikn' e djalėrisė s'e qas as nė derė!
Po, si dallėndyshja vete nė vend tjetėr
dhe kthehet.' prapė nė fole tė vjetėr,
Ashtu zėmra jote mundet tė kujtojė
mikn' e djaleris dhe prapė ta dojė.

Digjem, pėrvėlohem
se tė dua shumė,
ditėnė mendohem,
natėn rri pa gjume

Lulete tė dilnin,
mike, sa tė dua,
kėtu do tė vinin
tė qajnė me mua.

Zogjtė tė dėgjonin,
do t'mė rrinin prane
dhe do tė kėndonin,
tė harroj sevdanė.

Asnjeri ne jetė
plagėn s'ma shėron,
pėrveē mikja vetė,
qe vjen e lėndon!

Bukuria jote, leshėrat e tua
posi pėndė korbi, tė gjata mbi thua,
ballėtė si diell, faqetė si mollė,
qafa jot' e gjatė, mesi yt i hollė,
gjoksi si shegė, dhėmbėt si thėlpėnjė,
buzėt si burbuqe, sytė si gėshtėnjė,
dora si dėborė, fjala jote mjaltė,
kurmi yt i derdhur, shtati yt i naltė;
gjithė mė kėnaqin, tė tėra t'i dua,
po zėmėra jote u bė gur pėr mua!

E mban mėnd, moj Marė,
dashurin' e parė?
Njeri nuk e gjegji,
se jeshmė te vegji.

Unė pa ty s'rrojė,
vij' e tė kėrkojė;
tl pa mua s'rroje,
vij' e me kėrkoje.

Nė lule me erė
putheshim ngahere,
dhe si burr' e grua
losnim nėnė ftua.

Njė ditė, tė dyza
losnim mbylla-syza:
U fshyem pa dukur
nė ferra, nė gurė,
u fshehm' kaqė bukur,
Sa s'u gjendm'dot kurrė...

0 moj lulja manushaqe,
ndėgjo dashurinė ē'thotė:
Tė lozėm faqe pėr faqe,
Tė na pėrzienė lotė.

Pika-pika bie shiu
dhe dėbora flokė-flokė,
vetėtin e fryn veriu,
breshėri kėrcet mi tokė!

Le tė fryjė er' e ftohtė,
s'ka ē'mė bėn dimėri mua:
Dashuria mė mban ngrohtė,
se pushtoj atė qė dua.

Kur fryn era me tallas,
kur bie dėbor' e shi,
sa flė njeriu me gas,
kur ka mikenė nė gji!

--------------------------------------------------------------------------------

Latif Berisha

Tri Gota

N'livadh te jetes tri gota i gjeta
Dy jane te mbushura,asht bosh e treta...

Te paren e mora,ne buze e afrova,
Ish'idhet si pelimi mejher e largova...

Te dyten e mora,me gjuhe pak e preka,
Prej s'ambli me dogj,mejhere e hjeka...

I zbraza te dyjat ne te treten gote,
U ba idht e ambel,si asht vet' kjo bote....
__________________

sejfulla maleshova

--------------------------------------------------------------------------------

Une e dua Shqiperine



S'kam ēiflik e s'kam pallate,
S'kam dyqan me kater kate,
Po e dua Shqiperine
Per nje stan ne trebeshine,
Per nje shkarp e per nje gur,
Per nje gardh e per nje mur,
Per kasollen mbi Selishte,
Per dy ara ne Zallishte,
Per nje lope e per nje gomar,
Per nje Balo,nje manar.
Une e dua Shqiperine
Si bari dhe si fshatar.

Une e dua Shqiperine,
Per terfilin mi lendine,
Per nje vaze gjeraqine,
Dhe per ujet qe buron
Nga nje shkem e gurgullon
Neper lista gjetheshume,
Edhe zbret perposh ne lume.
Une e dua Shqiperine
Per nje lule trendeline,
Per nje zok qe fluturon,
Per bilbilin qe kendon
Ne ato ferra ne ato hije
Kenge malli e dashurie,
Kenge shpirti te helmuare.
Une e dua Shqiperine
Si poet i dhemshuruare.

Une e dua Shqiperine
Qe nga Korca e Vranine,
Ku del bujku qe me nate
Me parmende dhe me shate,
Mbjell e korr me djell,me hene
Dhe s'ka buke per te ngrene,
Ku nallbani dhe samarxhiu
Mjeshtri,kallfa e kallajxhiu,
Krrusen dite e krrusen nate,
qe te hane buke thate,
Ku hamalli neper skela
Ngarkon hekur dhe varela,
Kembe zbathur,***** cjerre
Punon vetem per te tjere.

Une e dua Shqiperine
Qe nga Shkupi e Janine,
Ku nje popull derezi
Heq e vuan roberi
Po ka shpirtin luftetar.

Une e dua Shqiperine
Si shqiptar e bir shqiptar


Pas tėrmetit



S'duken mė ar' e luadhe,
po balt' e vithisur,
dhe kasoll' e katundarit
shuar e gremisur.

Po nė mes tė asaj gremine
ujėt rjeth e shkon,
edhe dielli papushuar
rrėmbat i lėshon.

Poshtė e thellė dheu i lashtė
vlagė ka nė gji
edhe zemra e njeriut
zjarr e trimėri.

Do tė bgjallet prapė jeta
duke lulėzuar
anembanė do pėrhapet
duke gurgulluar.

Pėrsėri do tė shkėlqejnė
ara dhe bostane
do ja thotė kėngės prapė
zemra kapedane.

Do tė rrjedhė jeta-plakė
pa fund, pa kufi
dhe do ketė si kurorė
punė e dashuri.

Vetvrasja e njė tė dashurit



Hiqmu nga mendja, vajzė e shėnjtėruar
Pse mė pėr ty unė s’jam nė kėtė botė;
Si njė trup i hidhur mbeta i harruar
Qė fare s’vlen e drejta sot pėr sot.

Kėtej-andej vete i shkretė duke mejtuar,
Djalėrinė e bukur qė qaj me lot...
Ajo nėn e gjorė t’mos mė kish krijuar
Nė gojė s’do tė kishnja kaq mallkim tė plot.

Po ti vazhdo - tė lutem – n’kėtė jetė
Pemėt tė shijoē me njė kėnaqsi,
Dhe pėr mua tė shkretin fare mos mejto.

Vetėm nga nj’herė, n’hidhėrim, nė do
Kėsaj bote thueji se njė djalosh i ri
Nga faq’ e dheut u ēduk... po si ato retė...

Lypsi plak (Gjyshi plak)



Po del nga shpella ku e ka hedhur fati,
I mjeri plak i krusur nga mundimet,
I dridhen mjekra, kėmbėt, gjithė shtati,
Skalitur ka nė ballė hidhėrimet.
Ja, fill i vetėm udhėn merr nga fshati
I urtė, i shėmtuar nga mjerimet.
Trastėn nė krahė, shkopin mban nė dorė,
Shiu me breshėr bie e ka dėborė.
Udhės mendon kur ishte si tė tjerėt:
Me bukė, me kasoll’ e dashuri
Dhe psherėtiu: Oh! S’paska pėr tė mjerėt
Nė kėtė botė vallė Perėndi?
Po ndjen nė lukth njė posi tė prerėt
Edhe hedh kėmbėt plaku me fuqi.
Torbėn nė krahė, shkopin mban nė dorė.
Nė njė kasolle afėr sheh njė zjarr,
I ngrohet plakut shpirti si njė varr,
Dhe drejt kasolles niset me tė katra
Gėzohet edhe qesh edhe makar
Udhės kėrcen e hidhet shatra-patra.
Trastėn nė krahė, shkopin mban nė dorė,
Shiu me breshėr bie e ka dėborė.
I valon gjaku plakut edhe shikon
Pėrpara gjithnjė duke ēaluar.
Po te dera njė djepe ē’e shikon.
I dridhen buzėt; buzėt duke ngashėryer,
Njė gur atėhere kėmbėt i pengon
Edhe pėrmbys atje mbetet harruar.
Torbėn me krahė, shkopin mban me dorė,
Shiu me breshėr bie, e ka dėborė.

--------------------------------------------------------------------------------

fan noli

--------------------------------------------------------------------------------

A do trima e sejmenė
kapardisur kudo venė
gjumi natėn tė mos flenė
pėr tre mirditas bėj benė.

A tė duhen gėnjeshtarė,
matrapazė, kokėtharė
rėrėn ta shesin pėr farė
merr Krutan dhe je i larė.

A tė duhen luftėtarė,
a do botės t’i vesh zjarrė
do arratinė armiku tė marrė
merr nja dhjetė kosovarė.

Po qejflinj a tė duhen
qė me jevga duan tė kruhen
zonja qė pjellin pėr vit
veē Elbasani i rrit.

Do demebelė pėr Stamboll
mos u lodh e bridh dynjanė
nė Tiranė rresht =abanė
vetėm tė zgjatėsh njė dorė.

Hall i madh me skraparllinė
ka rrezik tė hash dhe dru
dy ministra le ti lenė
se na duhen dhe pa tru.

Do ministra kolonjarė
se mbahen burra me mend
duan kudo tė jenė tė parė
nė mexhlis dhe nė kuvend

Njerėz tė zgjuar me lezet
qė i gjen nė ēdo anė
qė tė bėnė hallvė e salep
kėta janė mjeshtrit dibranė

A do njerėz pėr ahengje
pėr tryezė dhe pėr kuvend
burra e gra kėrcejnė me lodėr
kėta i gjen veē nė Shkodėr

A do male me dėborė
trima tė fortė e malėsorė
fort bujarė e burrėrorė
shko nė Kukės e i ke nė dorė.

Kėta matjanė burra tė zot
qė dikur kanė bėrė barot
se i njeh gjithė vendi mbarė
janė tė aftė pėr xhandarė.

A tė duhen sharlatanė
qė tė lėpihen nė ēdo anė
qė tė pėrēajnė vatanė
ka sa tė duash tropojanė

A do budallenj
ca gomar porsi kopuk
shko e merri mu nė Pukė.

Kėrko hoxhė e kerko prift
mos bridh e mos u ngjit
se si kėta qė bėnė mėkat
i gjen vetėm nė Berat.

Nė se do burra llafazanė
qė ēudisin tėrė dynjanė
rrinė tėrė ditėn rrugės
nga kėta gjen plot nė Durrės.

Po kėrkove kokėpalarė
kryengritės dhe gomarė
qė punėt tė shkojnė vaj
shko e merri nė Kavajė.

A do tė ruash florinė
katandinė dhe shtėpinė”
me dy qofte mbush sininė
ec e merr gjirokastrinė.

Dy gjėra mos i harro - Vorėn-
se ky faj lahet me gjak
veē nishanet dhe shiritat
kėsaj pune i venė kapak

Do tė hash e tė bėsh qejf
sofra si pėr mbret
pastėrti e pėr yzmet
tė tillė gjen vec nė Pėrmet.

Do pėr punė njė Korcar
i ke bujq e ustallarė
nė grel bashkė hapur venė
krahė e kokė s’u kanė tė sharė.

A do urtė njerėzit tė rrinė
nė komandė tė mbash njerėzinė
nė terbiet tė vesh njerėzinė
merr tė gjithė Labėrinė.

Do budallenj, hajvanė me dy kėmbė
qė nuk dinė as si tė hanė
ku t’i flasėsh tė tė venė,
dil a shėtit tėrė Myzeqenė.

__________________

abdullah konushevci

--------------------------------------------------------------------------------

Mungesa e lirisė

Ti ishe
Njė mėngjes i freskėt
Qė lėshonte
Tinguj tė kthjellėt

Dhe ishe njė kopsht i derdhur
Zot sa i derdhur
Me erė me ngjyrė
Mbytje ēdo gjė pėrreth

Nga duart nga yjet
Si nga njė libėr i hapur
Mund tė parathoshe ēdo gjė

Si fatthėnė e rysur qė ishe

Po jepeshe lehtė
Si njė kafshė
E lodhur nga ndjekjet
Se nė flokė
Nė ballė
Nė sy
Kudo
Tė vihej re
Mungesa e lirsiė


-------------------------------------------------

Fishta

--------------------------------------------------------------------------------

Lamtumire vėndet e mija,
Qė po m’zhdukeni dalngadalė
Gjėmon Deti ushton duhija
Lkundet varka vale mbi vale.

Kah njaj Diell qė asht tuj flakrue
Andej fill un tash do t’veta
Lamtumir atdhe i bekue
Lamtumirė pėr sa tė jetė jeta!

Neser Nadja kur mbi ne,
Rrezja e diellit ka me ra,
Kush e di sa Ujė e Dhe,
Mue prej teje ka me me mė nda?

Po ni pvetsha retė minore?
Po nė i pvetsha zogjt e detit?
Veē pėr ty moj tokė arbnore,
Ska me mė fol kush ma mue t’shkeretit

Kam me shkel nė tė tjera zalle
Nė tė tjera brigje e tė tjera Dete
Kam me ndije tė tjera gjuhė
Nė tė tjera vėnde e tė tjera qytete…

Vėndin tėm ma skam me pa…

Ka me prit pra motėr zeza
Me i pru nanės nė shpi ndonjė re,
Po, kushedi, i vllau atėhera,
Ku asht kah kalbet pėr nan dhe…

Para Hyut naltohet lutja,
O ju bjeshkėt e shqiptarisė,
Ku ndėr ju s’dijmė, ēka asht tuta!
Veē nė ju asht logu i burrėnisė!

Lamtumire ju mriza e stane!
Lamtumire ju “shkurre e mreta”!
Lamtumire ju o armt e t’parve
Lamtumire pėr sa t’jetė jeta.


----------------------------------------------------------------------

Hatibi

--------------------------------------------------------------------------------

E Shtuna e Motres
(Incestit tim)

Kete te shtune
Dashuria hapi kemishen e saj prej nape
Krisen kopsat perdhe
Ne u derdhem te kafshonim gjinjte e saj prej smalti
Ne dihatnim, nuk dihet a vertet deshem kete:
Ca puthje me jehona alkooli
Teksa gishtat na rrezohen-panik ne keneten thithese
Te llastikut te brekeve te tua
Syte i kemi mbyllur (shihet here pas here)
Mbyllur kushedi sa po vuaj
Me kenaq habia, ti munde te mos me neveritesh
Bejme si te pire qe ta harrojme
U hapen kopsat varfer sic dritat ndizen
U therrasim taksive te dashurise, si e ka sot emrin kjo?
Vraje lodhjen
Kjo eshte dashuria, kjo qe po te jap per hir te dashurise
Ti terheq barkun, fryma mbarohet
Ti pengon doren qe shtyhet tek sharrat e qimeve
Po, aty tek fushe-arrezi i pabraktisur
Aty ku zhurmojne vatanet e bariut
Do doja te isha ti
Ta ndaloja, ta mbaja doren e tjetrit, gishtat
si ullinj ne dege
Pastaj te zgjidheshim, te m'i ndaje djerset si taste flauti
Nga ashkla e zemres brenda preherit
Te me ndizej uji i rralle
E shtune. Ra kembana e dashurise
Ra ne kuptimin "u rrezua"
Perdhe qe nga maja e kembanares
Ra dhe litari i brejtur me dhembe
Si dhe kembanari ra gjithashtu me koke poshte
Me duart e buhavitura nga litari
I kremtimeve te te tjereve


--------------------------------------------------------

Po ju shkruaj ate qe kerkoni, Marathonomakun e Nolit te Madh !

Rent, or rent, rent e u thuaj
Se u -cthur ordi' e huaj,
Se betejen e fituam
Dhe qytetin e shpetuam!
Rent, or rent,
Rent , or Marathonomak!
Kap nje dege prej dafine
Dhe vertitesh ndaj Athine,
Neper fush' e brek me brek
Kemba token as t'a prek,
Hip 'e zbrit,
Petrit , Marathonomak!
Ke nje plage , po s'e the,
Djers ' e gjak pikon per-dhe;
Do qe ti te jesh i pari,
Per triumfin lajmetari
Flamur -gjak,
Kuqo, Marathonomak!
T' u-tha gryka po s, te pihet,
T' u-mpi kemba , po s' te rrihet,
Se mileti po te pret ,
Ankthi zemrat ua vret,
Vrer e tmerr,
S hpejt , or M arathonomak!
Kurre kaq s' dogji dielli
Dhe si plump s' rendovi qielli,
Kurr' aq' embl' e bukur s'ftoj
Hij' e lisit edhe kroj;
Tur-u tej ,
Tutje , or Marathonomak!
Vapa mbyt e pluhri nxin
Ferra cjerr e guri grin
Afsha gjoksin pervelon
Syrin avulli verbon;
Ur' e prush,
Furr' or Marathonomak!
Gryka si gjyrk te cfryn
Prej Vullkani flag' e tym
Sec' vengon e sec ' gulcon ,
Zemra brinjet t'i ckallmon
Me tokmak,
Mbahu, or Marathonomak!
Nena, motra, nusja dalin,
Ngrehin krahet te te ndalin,
Mos, se s' jane vec Najada
Magjistrica dhe Driada;
Lark, or lark,
Lark, or Marathonomak!
Hajde , ja Akropolia,
Ja qyteti e njerzia,
Qe te pan' e te te cquan
Dhe fuqine t' a rishtuan
Ha dhe pak,
Hajde , or Marathonomak!
Ja , arrive, ua the:
C' gas e c'helm qe kjo myzhde!
"E fituam !" brohorite
Dhe per toke u- perpelite;
Vdiq , or vdiq!
vdiqe or Marathonomak.
Rent kudo , dyke bertitur,
Neper shekuj faqe- ndritur
Se i vogli shtrin viganin
Dhe i shtypuri tiranin,
Vec e tok,
Tok, or Mrathonomak!

Prill, 1930 FAN STILIAN NOLI
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Poezitė mė tė mira tė shqipes  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezitė mė tė mira tė shqipes    Poezitė mė tė mira tė shqipes  - Faqe 2 Icon_minitime19/9/2010, 01:57

LUTJA E NAIMIT
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
Det i p'an'i mirėsisė, q'emrin tėnd s'e zė dot ngoje,
Qysh e ngrehe gjithėsinė pa lėnė farė nevoje!
Fali njeriut urtėsinė, mirėsinė, njerėzinė,
Butėsinė, miqėsinė, dashuri, vėllazėrinė
Epu sheshevet lul' e bar dhe pyjevet gjeth e fletė,
Resė shi, aravet bimė e mos lerė gjė tė metė,
Fali erė trėndelinės, manushaqes, trėndafilit,
Kalliut bukė, mizės pjesė, zogut ngrėnie, zė bilbilit,
E drurėvet epu pemė dhe uratė bagėtisė,
Dėrgo dhėmbj' e kujdes pėr to nė zėmėrt tė njerėzisė
Epi pjergulls' e vėshtit rrush dhe vozėsė fali verė,
Mos e lerė pa tė kurrė, kurrė thatė mos e lerė
Fali diellit flak e zjarr dhe hėnės e yjet dritė,
Edhe detit uj' e kripė, gjithėsisė jet e ditė.
Yjtė le tė vinė rrotull dhe njerėzit tė punojnė,
Tė dėfrejn' e tė gėzohen dhe si vėllezėr tė shkojnė.
Tregomu dhe shqipėtaret udhėn e punės sė mbarė,
Bashkomi, bėmi vėllezėr edhe fjeshtė shqipėtarė,
Falmi, falmi Shqipėrisė ditėn e bardh' e lirisė,
Udhėn e vėllazėrisė, vahn' e gjithė mirėsisė.
Nxirr tė vėrtetėn nė shesht, paskėtaj tė mbretėronjė,
Errėsira tė pėrndahet, gėnjeshtėra tė pushonjė.
__________________

FJALĖT E QIRIRIT

Nė mes tuaj kam qėndruar
E jam duke pėrvėluar,
Qė t'u ap pakėzė dritė,
Natėnė t'ua bėnj ditė.
Do tė tretem, tė kullohem,
Tė digjem, tė pėrvėlohem,
Qė t'u ndrinj mir' e tė shihni,
Njėri-tjatėrin tė njihni.
Pėr ju do tė rri tė tretem,
Asnjė ēikė tė mos mbetem,
Tė digjem e tė qanj me lot,
Se dėshirėn s'e duronj dot.
Unė zjarrit nuk i druhem
Dhe kurrė s'dua tė shuhem,
Po tė digjem me dėshirė,
Sa tė munt t'u ndrinj mė mirė.
Kur mė shihni se jam tretur,
Mos pandehni se kam vdekur;
jam i gjall' e jam ndė jetė
jam nė dritėt tė vėrtetė,
Unė jam nė shpirtit tuaj,
Mos mė kini pėr tė huaj,
M'ėshtė falurė durimi,
Andaj po digjem si trimi,
Se ma k'ėnda t'u bėnj mirė,
Tė mos mbeti n'errėsirė.
Jakėni rreth meje rrini,
Flisni, qeshni, hani, pini,
Nė shpirt kam dashurinė,
Pa digjem pėr njerėzinė,
Lemėni tė pėrvėlohem,
nukė dua mė tė ftohem,
Dua ta djek trupn' e shkretė
Pėr atė zotn' e vėrtetė.
Me zjarr ta djek mushkėrinė
E tė tretem pėr njerinė,
Bashkė me gėzimt tė tija
tė vete te perėndia.
Unė dua njerėzinė,
Mirėsin' e urtėsinė,
Nė bėhi shokė me mua,
Nė mė doni si u dua,
Njėri-tjetėrin nė doni,
Tė paudhė mos punoni.
O zėmėra fluturake,
Qasju pakė kėsaj flake!
Mase krahėt t'i pėrvėlon,
Po dhe shpirtin ta shėnjtėron.
Unė duke pėrvėluar,
Njerėzit i kam ndrituar.
Kam qėnė mik me njerinė,
Andaj i di e mė dinė.
Gjithė tuajt' i kam parė,
Mėm' e at' e fis e farė,
Si tani gjithė i kam ndėr mėnt,
Qė rrininė mė kėtė vėnt.
Edhe sot nėr ju ata shoh,
Se shpirtin e tyre ua njoh,
Dhe unė si ju jam ndruar
E jam pėrzjer' e ndryshuar,
Pa jam bėrė shumė herė
Zjar e uj' e balt' e erė.
Jam njė shkėndijė pej qielli
dhe njė drudhėzė pej dielli.
Edhe ndėr qiej fluturonj,
Edhe brėnda nė det qėndronj,
Shumė herė fle nė baltė,
Diku ndodhem dhe nė mjaltė
Bėnem qėngj e kec i pirė,
Lul' e bar e gjeth i mbirė.
Dua shumė fjalė t'u them,
Po trėmbem mos i bėnj ujem.
E ku shkruhenė nė kartė
Fjalėt' e gjuhėsė zjarrtė?


kjo per mua eshte poezia me e bukur e te gjtha koherave !!! shijojeni !!! :)
__________________


TRATHĖTORĖTĖ

Shokė, kemi ne mest tėnė
Shum' armik' e trathėtorė!
Popo! mos u qoftė thėnė!
Veē qė s'kanė gjė nė dorė.

Harruanė mėmėdhenė
Dh' e lanė kombinė tėnė
E njė tjatėrė na gjenė!
Popo! mos u qofte thėnė!

Lanė zonjėn e lėvduar
E zunė njė kurvė shtrigė,
Tė ndyr' e tė mallėkuar,
Tė fėlliqur e tė ligė.

Lanė mėmėn tė xhveshur
Dhe mundohenė pėr botė,
Pa dhe bota duke qeshur
U thotė: mundohi kotė!

Qysh u bėnė Efialtė
E nuk e njohin tė mirėn,
Uthullėn pandehin mjaltė
Edhe dritė errėsirėn!

Buk' e mėmėdheut zėntė
Tradhėtorėt e pabesė!
Dhe Zoti dėrrmėn u dhėntė,
Kurrė mos paēinė pjesė!

Miqt' armiq i kanė bėrė,
Armikėtė miq i zunė,
Qysh janė fyell tė tėrė!
Ē'ėshtė kjo e madhe punė!

Fajn' e math kur do ta njohin
Njerėzit e mallėkuar?
Dritėnė pse nuk e shohin,
Apo janė tė verbuar?

Janė sė gjithash tė marrė
Dhe tė liq me tė vėrtetė,
Mėmėdheut bėjnė varrė,
Po do tė bienė vetė,

Se mbretėron e vėrteta,
S'del kurrė gėnjeshtr' e shkretė
T'ish ashtu, qe prishur jeta,
S'kish mbetur gjė e vėrtetė.

Ata turpinė fitojnė,
Nderr' e tyre posht' e hedhin
Dhe armikėtė gėzojnė
E nė errėsirėt bredhin.

Nuk ėshtė kurrė haruar
Dh'e mira dh'e lig' e shkretė,
Tė gjitha janė paguar,
S'ka mbeturė gjė nė jetė.

Lerini, pa do ta gjėjnė,
Tė vėrtetėn do ta njohin,
Se tani s'e dinė c'bėjnė,
Janė tė verbėr e s'shohin.

O, popo ē'turp kanė marrė!
Janė bėrė tradhėtorė
Dhe s'janė mė shqipėtarė,
Se nga kombi hoqnė dorė.

Me tė huajnė u bėnė,
Me armikn' e Shqipėrisė,
S'duanė gjuhėnė tėnė
Armikėt' e Perėndisė!

Ndjej, o Zot, se nukė dinė
Se ē'bėjnė, janė mahnitur,
Rrahin tė prishin shtėpinė
Pun' e lig' edh' e mėrzitur.

Tė gjorėt janė nė gjumė,
Tė vėrtetėnė s'e dinė,
Do tė mundohenė shumė,
Pasdaj mėnttė do t'u vinė.

Vėllazėrin' e harrojnė
Dhe kombin e mėmėdhenė,
Dhe armikėtė dėgjojnė
Edhe s'dinė se ku venė.

Hiqni dorė, hiqni dorė!
Mblithni mėntt' e tupėrohi,
Mos u bėni trathėtorė,
Se pasdaj do tė pendohi.



Naim Frasheri


----------------------------------------------

Ali Asllani:

Hakmarrja

qe nga Korca gjer te Shkodra mbreteron nje erresire,
neper fusha,neper kodra,vershellne nje egersire!
Pra,o burra ,hani e pini,hanipini or'e cas,
per cakallin,nat' e erret,eshte ras'e deli ras'!

Hani,pini dhe rrembeni,mbushni xhepe,mbushni arka,
te pabrek ju gjeti dreka,milioner' ju gjeti darka!
Hani,pini e rrembeni,mbushni arka ,mbushni xhepe,
gjersa populli bujar t'ju pergjigjet peqe,lepe!(urdhero,siurdheron)

Ai rron per zoterine tuaj,pun' e tija,djers'e ballit,
esht' kafshit per gojen tuaj.Rrofte goja e cakallit!
Shyqyr zotit,s'ka me mire,lumturi dhe bukuri,
dhe vjen e ju qan hallin,varni buz' dhe turi!

Hani pini dhe rrembeni,eshte koha e cakenjevet;
hani,pini dhe rrembeni,esht' bot' e maskarenjevet;
Hani,pini,vidhni,mblidhni gjith'aksione,monopole.
ekselenca dhe shkelqesa,tutti quanti come vuole!

Nenshkrim i zoteris suaj neper banka vlen milion,
ju shkelqen ne kraharuar dekorata,''Grand Cordon"
Dhe kerkoni me ballhapur (!) komb i varfer t'ju therres'
gjith' me emrin tingellonjes:Ekselenca e Shkelqes'
dhe te quheni perhera luftetar' e patriot',
ne ka zot dhe do duroj',posht ky zot,ky palo zot!

Grand Cordon i zotris' sate,qe ne gji te kan'vendosur
esht'peshtyma e gjakosur e atdheut te veremosur;
dhe kolltuku ku ke hipur,duke hequr nderin zvarr',
esht' trikembeshi qe perdita varet kombi ne litar!
Dhe zotrote kurulldise,dic u bere e pandeh,
kunder burrit te vertete ze e vjell e ze leh!

E na tunde,na lekunde,neper salla shkon e shkunde,
mbasi dora e armikut ty me shok' te heq per hunde.
Rrofte miku yt i huaj,qe per dita los e qesh,
te gradoi kater shkalle,pse i the dy fjal' ne vesh!

Koha dridhet e perdridhet ,do vij' dita qe do zgjidhet
dhe nga trasta pem' e kalbur doemos jasht'do hidhet!
Koha dridhet e perdridhet ,prej gradimit kater shkalle
nuk do mbetet gje ne dore vecse vul'e zeze' ne balle

Mirpo ju qe s'keni patur as nevoj' as gje te keqe,
me perpara nga te gjithe,ju i that' armikut ''Peqe!"
Qe te zinit nje kolltuk,aq u ulet u perkulet,
sa ne pragun e armikut vajtet si kopil u ngulet!
As ju hahet,as ju pihet,vetem titulli ju kihet...
Teksa fshat' i varfer digjet...kryekurva krihet!

Sidomos ju dredharake,jume zemra aq te nxira,
ju dinake,ju shushunja,ju gjahtar' ne erresira!
C'na pa syri ,c'na pa syri!...hunda juaj ku nuk hyri:
te i miri,te i ligu,te spiuni me i ndyri!

dallavera neper zyra,dallavera ne pazar,
dallavera me te huaj,dallavera me shqipter'
Vetem,vetem dallavera,dhe ne dem te ketij vendi
qe ju rriti,qe ju ngriti,qe ju ngopi,qe ju dendi!

Nese kombi vete mbare,neser ju veproni ndryshe,
dylli benet si te duash,kukuvajk' dhe dallandyshe...
kukuvajkea gjith' me lajka,neser silleni bujar,
nene dore e nene maska,shkoni jepni nje kapar!

Dhe kujtoni tash e tutje me te tilla dallavera
kukuvajka do pertypi zoge e zoga si perhera...
Ja ,ja grushti do te bjeri perrmbi krye te zuzareve,
koha eshtee maskarenjeve,po Atdheu i shqiptareve!

Edhe ju te roberuar,rob ne dor'te metelikut(te pareve.shenim i imi)
fshihni sofrat e kujtdoj'puthni kembet e armikut!
qe ta kesh armikun mik e pandehni mencuri,
mjafton berja pasanik,pasanik dhe bej i ri,
dhe u bete pasanike,me pallate,me vetura
kurse burrat me fisnike japin shpirtin ne tortura!

vendi qenka sofr'e qorrit,vlen per goj' e per lefyte,(fyti.shenimi im)
beni sikur veni vetull'shoku shokut kreni syte(nxirni syte)
Dhe per nje kerkoni pese,po me mir' njezet e pese.
Le te rroje batakciu dhe i miri te vdese!

Per nje dit' qe nis e vertete do mbaroj'me bubullime,
ky i sotmi,zer' i erret ,benet vetetime
dhe i bije rrufeja pasuris' dhe ,kesi lloj,
nuk ju mbetet gje ne dore,vetem nje kafshit' per goj'!

A e dini qe fitimi brenda kater vjet mizor'
nuk esht' yti nuk esht' imi,eshte i kombit arberor,
esht' i syrit ne lot mekur,esht' i vendit djegur pjekur,
ju do thoni si te doni...po e drejta dermon hekur!


---------------------------------

Pjeter Bogdani

KRIJIMI I RRUZULLIMIT

Parėse Qiellja, Dheu, Deti e Zjarmi
Ishte: kje Zjarmi, Dheu, Qiellja e Deti;
Ma shempton Qiellja Dhenė, e detinė Zjarmi,
Se ku ish Qiellja, Dheu, Zjarrmi, e Deti,
Aty ish Dheu, Qiellja, Deti e Zjarmi:
Dheu Qiellnė mbėlon, e Zjarminė Deti;
Qiellja, Deti ende Zjarmi, ishte ende Dhēt, Dheu, Zjarmi, ende Qiellja ishte ndė Det.

*

Mbė Qiell’ nuk’ ishte, as Yll, as Dielli,
Qi me dritetė vet zbardhen dritė tė re,
As hana delt eme dy tė rgjanta bri
As prej qiellshit vinte ndonji Reze pėr dhė,
As Dheu si Shqype nalt’ qendron, e ri,
As niegullė me shi, as breshen, as Rėfė,
As Deti me Valė epte tė madhe gjamė,
As lumenatė me Breg, ishin zanė.

1) Titulli ėshtė i Dr. Ibrahim Rugovės, po nė frymė tė terminologjisė sė Bogdanit


---------------------------------------

Nga Jeronim De Rada ,
kenga e fundit nga poema e tij Kenget e Milosaos



Kenga XXX


Fryjti era e maleve
dhe rrezoi hien e lisit.
Gjaku im te Lumi i Vodhit.
Hapeni shatoren,
o ushtare , qe te shoh
Shkodren edhe time moter
te dritareja kundruall.
Atje nuk do zgjohem me
luleve qe i tund era
si suvale e pasosur.
Mblidhen shoket mbremanet
ne katund , ne vateret.-
I lashe si enderrez.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Poezitė mė tė mira tė shqipes  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezitė mė tė mira tė shqipes    Poezitė mė tė mira tė shqipes  - Faqe 2 Icon_minitime19/9/2010, 01:58

Poezine e ben gjuha...dhe shumecka tjeter qe i shkojne asaj...

NJĖMIJĖ VJET VETMI TĖ SHKRONJĖS "KH"

(ia kushtoj I. Kadaresė)

...Sepse koha krijohet me vdekje, ndaj ne
Jemi urna e saj, jemi qarku pėrmbyllės,
Jemi ashkla plluskore mes gjethit dhe ritit -
Vegulli efemere, shkumė detare a re
Lojcake nė qiej, bij tė shembėlltyrės -
Loti qė humb nė lumin e Heraklitit.

...Sepse koha ėshtė qenia nė prani e mungesė,
Dhe mungesa krijohet me vdekjen tonė.
Do hapet sipari dhe heret a vonė
Papraninė do shohim tė gjithė nė Zbulesė:
Do jemi boshti i veshur n'kuptim
Dhe lumė Herakliti sė prapthi n'vėrshim.

...Sepse koha rikthen nė po atė tryezė
Tė ngjėrojė grimat qė pati lėnė,
Dhe dita e lume ndrron natėn e zezė,
Dhe nata prapton me shéjza e hėnė -
Ngathėt si vargjet nė anakrezė,
Koha rikthen nė atė tryezė.

...Sepse koha nuk ėshtė domosdo shkatėrrim
I thelbit tė Qenies, i shpirtit nė Hiē.
Ana e prapme e saj ėshtė gjallim.
Vdekja ėshtė Oazi dhe Krishti nė Kryq,
Ku koha pushon, zgjanohet dhe ngre
Tė tjerė profetė pėr sendet dhe ne.

...Sepse vdekja ėshtė veēse ē'lodhja e Frymės,
Pastrimi i saj pėr gjakimin e ri
Nė pulsin e gjallė tė Qenies nė kohė.
Vdekja ėshtė djegia e gjethit prej brymės -
E po atij gjethi qė gjen pėrsėri
Degėn e blertė dhe Frymėn qė ngroh.

Vdekja ėshtė gjendje e Qenies nė gjumė, -
Rrjedhė e papastėr kohe tė amullt,
Ėshtė edhe nyje kohe e gangullt
Dhe zor se mund tė shprehet me gjuhė.
Se koha lėviz veēse nė Qenie
Si anė e prapme germe, fonéme.

Mos koha lėviz dhe ngrin nė njė germė?
"O shpirt i mumosur, o merrmė, o lermė,
O kthem ti sėrish nė Zanafillė -
Nė kllapa Logosi vulosur me dyllė,
Nė kohė kaosi, nė Frymė pėshtjellimi,
O kthemė nė gjendje tė grirė vetmimi" -

Tha shkronja kh dhe u suall vėrtik
Profil-grirė karshi pėrjetėsisė
Njė nate me prenka yjsh nė fytyrė -
Dhe mbeti peng i pezullt nė grykė
Nė cepin qėndror tė Ilirisė:
Nė laringun e shqipes - e para mėnxyrė.


---------------------------------------------

BOTA E DRITARES SIME

Ferit Ramadani


Nėpėr muzgje dhe agime
Lidhet bota e dritares sime!

Lidhet bota e dritares sime
Nyja-nyja mendimet mbesin nė kokė
T’i shpaloj kanė mbetė pak gėzime
Halle t’mėdha e mbėrthyen kėtė tokė.

Dhe nė radhė vijnė rreze agimi
Me gjallėrinė e jetės ndėr buzė,
Mbesin pas kujtime trishtimi
Qė shkrumosin shpirtėra nė shpuzė.

Por, sa vjen flaka bėhet mė e madhe
Dritares sime drita i bijė shkrumb,
Diku buzė malit, nė livadhe:
- Djemtė e Kosovės goditem me plumb!

Dhe kėshtu kalojnė kohėrat nė radhė
Pėrmes dritares sime si nė ekran,
Tė kėrrusura i mban krahėt njė dardhė
Qė iu rrit trupi nė tufan !

Por, ne shqiptarėt nga drunjtė rrijmė ndryshe
Edhepse diellin e duam sa ata
E nis pėrrallėn pėr vogėlushin njė gjyshe
Dhe unė Kosovės i them : Mos harro!

Vijnė e shkojnė ushtri gjer nė dhėmbė armatosur
Kėmbėt e tyre rėndė – rėndė trokėllijnė
Mbi trupin tėnd Kosovė e gjakosur
Filiza tė reja jetė do tė ripėrtrijnė !

Se ne nga drurėt u dalluam
Shkoj e m’u lidh njė fjalė nė fyt
E di ! Ne nė shekuj na shartuan
Tė mos i ngjajė trungut ai fryt!

Po ē’dreq fryt do tė lindė ?
E dini se trungu ynė i ka rrėnjėt thellė !
Edhe milijona shartime - s’do ta bindė
Filizin e ri njė ujk nga njė shpellė!

Se qėndruam krenarė tė pa thyer
Unikė pėr nderin, besėn, lavdinė
Dritarja ime shpesh mė ka kthyer
Nė mendime tė thella pėr njerinė !

Tek bėhet dreq i mallkuar , tiran
Dhe s’ngopet me gjak shqiptari kurrė
Pėrmes dritares sime Kosova ngrit
Projekt themelin - pėr njė urė !

Urė tek marshojnė ushtri urtėsishė
Me uniformė tė blertė ! Oh! Ē’gėzime !
Kosova ime e Pavarėsisė
Nga muzgjet del pėr nė agime!

Dhe tjetėr botė shfaqet pėrmes tufanit
Poshtė skemat e sėrbit kral !
Bacė Ademi tribun i vatanit,
Drenica Heroike i thotė : Ndal !

***

Pas nesh poetėt do ta kenė fatin
Me pendė nė dorė tė shkatėrronjė kufinjtė
Pastaj , tė ndalen dikund pėr frymėzimin
Tė shkruajnė : Pėr grurin, misėrin ,ulinjtė !



Do tė shkruajnė pėr Kosovėn nėn roje
Gusinė, Pollogun, e Janinėn e pushtuar
Pastaj, tri pika vazhdojnė pėr kėto troje
Pėr agim tė ri tė bleruar !

Dhe nė shpirtė tė botės le tė rritet
Ndėrgjegja e vrarė e sė vėrtetės liri
Pėr Trungun e prerė le tė shfaqen filmat
E Kalit tė Trojės shpirt Zi!

Ndoshta dikush do tė fishkėllojė pėr ndėrrimin
E skenės nė skenė nga tradhėtitė
Pastaj tė tallet pė zerin e kushtrimit
Me tė qė nga Pajtimi u shembėn armiqėsitė !

Atėherė vėrtetė do tė lindė njė fryt
I Trungut tė madh : Pavarėsia !
Mbase mund tė ngriten sėrish : Naimi, Noli, Samiu
Tė shkruajnė pėr fatin qė ka brezėria !

Dhe Gjergji ynė jehonė ndėr shekuj
Qė shembi frone e grada sulltanėsh gjakatarė
Nė botėn e dritares sime flamurin,
Ia ngrit Atdheut tė prerė e tė ndarė !

Turren brezat, token bashkohen !
Mbulesa e Flamurit u jep dritė !
Nėn tė s’hyjnė ata qė praptohen
Tė ndarė nga At Dheu duan rritė !
__________________

PĖR SA LEGJENDA FLET HISTORIA

FERIT RAMADANI


Bardh Dedja – dy gėshtrinj i ngriti :
- Ju lutem ma jepni fjalėn !, tha.
- Unė plak jam! Fjala i rrėshqiti,
Por, them ē’pėrjetova, tregoj ē’kam pa !

Kur iku turku isha shtatėvjeēar
Na than : Liria vjen nė kėtė anė!
- Vallė! Ē’ kohė katile ! Ē’barrė !
- Mbushėn bunarėt ! Sa djem qė vranė !

Sa nėna i veshėn nė tė zeza!
Gjithė toka mbajti zi!
Mbi oxhakė shtėpishė kėndoj qyqja!
Mbi ēdo gjė padronėt sėrb shtrinė krali !

Dhe silleshin anekėnd, sorrollateshin :
- Ne jemi tė pėrjetshėm kėtuparė !
- Nė deshi nė jetė tė shfaqeni,
Mos thuani kurrė – jam shqiptarė !

Nė shkollė gjuhėn sėrbe , cirilikėn,
Me kamxhik nė dorė mėsuesėt zotrinj,
Imponuan brezat – qė lirikėn,
Ta mėsojnė shpirtėrisht pėr arinjtė !

Pėr car Dushanėt, pėr Karagjorgjėt,
Kushedi pėr sa Vukė – lugetėr,
Ē’tė bėnim ne – tė shtypurit nga turku
Sėrish na doli njė hall tjetėr !

Dhe vitet kalonin nėpėr kriza, tmerre
Ne pėrballė torturės, pėrballė robėrisė,
Nė pastė dikund ferr ! Mbi ferre ,
Qe jeta nėn thundėr tė Sėrbisė !

Sikur gjermanit i tham tė vinte
Dhe erdhi ai njė ditė prilli !
Por, ne sėrish e dinim ai s’rrinte me sllavėt
Nė vėllazėrim tek ylli !

Por, ē’tė bėjsh, nganjėherė revolucioni
Sjell ndryshim nė strukturė !
Ju mbase e dini , ma mirė gjykoni,
S’ndryshohet shpirti me njė pėlhurė !

S’ndryshohet zemra e tė pabesit
Pėrse nė kapuq ngjit yllin e lirisė !
Ai mundet ēdoherė dhe mėngjesit
T’ia presė rrezet e rritės , ngrohtėsisė !

Dhe, ne nė brigada pėr ēlirim tė kombit
Nė male lart, pėrballė armikut pritėm,
Kush qe armiku – pesė vjet pėrgjakjesh
Lart e mė lart flamurin e ngritėm !

Pėrse e mbante Kėrēova, Gostivari, Tetova
Nė ballė tė ēetės – Flamurin e grisur !
Po ē’dreq qė erdhėn komisarėt tė flasin
Pėr bashkim tė kurdisur !

Dhe, ne i deshėm komisarėt, i besuam,
Imerin, Nexhatin, Hamdi Demėn me shumė shokė,
Por, Xhemė Hasėn e Mefailėt e Zajazit kurrė s’i harrojmė
E derdhėn gjakun , ranė pėr kėtė tokė.

Mbase komisarėt flisnin pėr bashkimin
Ballkani – pastaj do tė ndajė drejtėsinė !
Kėshtu dhe satrapi Tempo tha, sa herė qė urimin
E ngriti me ēetat pėr lirinė !

Ai Tempo i zi, tok me kara Maēulat
Qė prenė pas shpine ēdo trim shqiptarė,
Pėr tė coptuar burrat, qė mbajnė kėsulat
Mbi sy – me shkabėn e Gjergjit tė parė !

Dhe shpallėn fitoren sllavėt e vėllazėruar
Parollė pėr jetėn – patėn barazinė !
Kosova, Pollogu, Pellagonia e uruar
Sėrish mbi shpinė e panė robėrinė !

Robėrinė moderne tė vėllazėrim bashkimit
Tė vetėqeverisjes katile tė Titos monark,
Qė preu befasisht ndjenjat e ēlirimit
Sllav tė bėjė shqiptarin qysh nė tė nėnės bark !

Nė vallen shfarosėse Rankoviqėt prinin
Ēdo mėngjes tė pijnė gjak shqiptari,
Nė Goli Otok, Gradishkė, n’Idrizovė - binin
Tė urtit e shqipes nga sllav tradhėtari !

Sa mijėra e mijėra u prenė, u grinė
Nė emėr tė gabimit , nė revolucion,
Sa mijėra e mijėra pėr lirinė
I vunė nė kurthat e fjalės : Agon…!

Por dita afrohej tė agojė mėngjesi
Titon palaēo e pritėn nė Prishtinė !
Bacė Ademi – Feniks liridoni,
Nga burgjet e rėnda e ngriste rininė !

Dhe i than njėzėri, shpirtrisht jehuan :
- Palaēo ! Mos na i vra shkrimtarėt !
Por, palaēo i kishte ushtruar kėlyshėt,
Nė erė ēdo gjurme u ranė zagarėt !

E mbyllėn Zeqirin, e vranė Rexhepin
Njė fjalė t’mos flitet pėr Seferin !
Pėr Abidin Hysenin, Idajetin, Kadriun,
Ganiun, Sherifin, Ismetin, Xhaferrin !
Po Gėrvallėn qė lindi Jusufin, Bardhoshin,
E hiqet nga plagėt nė hijet e zezonės,
Kadriu i Zekajve i priu nė Evropė
Shkėndijės qė zgjoj tingij tė jehonės !

Dhe token mėrgimtarėt larg At Dheut !
Dhe lotėt si grushta nga sytė u dalin,
Dhe pėr Teutėn, Pėr Sulltanėn e Qafės
Dhe pėr Abdylin, pėr Micin, Qemalin !

Bėjnė be ! E lidhen pas besės!
Se do tė prijnė pas fjalės sė Naimit!
O do tė jemi tė tillė ne tė shpresės!
O ngritemi nga varri i zgjimit !

***
***
***

Dhe ngritet Pollogu, Pellagonia
Nė Partinė shqiptare – opozitė prijnė!
Unė Bardh Dedja nga vitet e mia
Pėrgėzoj drejtimin – pėr Pavarėsinė !

Pavarėsinė e tokės, tė qyteteve,
Manastirin hero pėr aktivitet,
Ku shkronjat e shqipes – matanė deteve
Tė shkruajnė lavdinė pėr gjakun e vet !
Pėr Skenderin legjendė, Abdylin, Micin
Hej !Pėr sa legjenda tė flasė historia !
Qė tė munden brezat tė japin Kushtrimin :
- Perandorė ! Jashtė nga Iliria !


***
Bardh Dedja – plaku mjekėrr bardhė
Qė kaloj nė robėri tėrė jetėn,
E ndali rrėfimin u hoq mė njė anė.
Nė Kuvend njėzėri gjatė e pėrshėndetėn !

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Poezitė mė tė mira tė shqipes  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezitė mė tė mira tė shqipes    Poezitė mė tė mira tė shqipes  - Faqe 2 Icon_minitime19/9/2010, 02:00

Poezi e Sabri Hamitit nga libri i tij Leja e Njohtimit 1985



EQREM CABEJ


Ku ndriqon plisi perthekon guna
Ku buka eshte buke e uji uje
Ku digjet qiriu e tymon una
Rrjedh lume Drini rrjedhe lume Buna


Hesht Ili Iliri flet vete Albani
Ne valle Lisi ku feston fisi
Merr ne thua e bie tirani
Ne male te bardha bardhon plisi


Ne naten e zeze del para Abeja
Ti thur ballin me kujtime e gjak
Midis krahrorit te shkrep rrufeja
Klithjen e moqme e zgjon ne prak.


Ku ndriqon plisi perthekon guna
Ku buka eshte buke e uji uje
Ku digjet qiriu e tymon una
Rrjedh lume Drini rrjedh lume Buna


Vallezon shqipja ne teatrin antik
Me bukuri te thurur fije me fije
Ne shi furtune kerkon nje mik
Per heshtje urti per bese e dije.


E shpresa syrin e hap ne diell
E ne naten me peshe te vone
Fjala fluturon flet vete ne qiell
Kengen e moqme e ben jehone


Ku ndriqon plisi perthekon guna
Ku buka eshte buke e uji uje
Ku digjet qiriu e tymon una
Rrjedh lume Drini rrjedh lume Buna


Ne vete thur vete-dijen e durimit
Si kengen e dhembjes se pafund
Ne boten e gjalle te humbjes shpetimit
I njohur rinjohur perdit pa mund.


Ku ndricon plisi perthekon guna
Ku buka eshte buke e uji uje
Ku digjet qiriu e tymon una
Rrjedh lume Drini rrjedh lume Buna.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Poezitė mė tė mira tė shqipes  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezitė mė tė mira tė shqipes    Poezitė mė tė mira tė shqipes  - Faqe 2 Icon_minitime19/9/2010, 02:01

Andon Zako Ēajupi:

Shqipetar!

Shqiperin' e mori turku,
i vu zjarr!
Shqipetar, mos rri, po duku,
shqipetar!

Mjaft punove per te tjere,
o fatkeq!
Kujto vendin tek ke lere
dhe tek heq.

Te ka bere perendia
luftetar,
si s'te lodhi roberia,
shqipetar!

Erdhi dita te ngresh koke,
te kerkosh
lirine, bashke me shoke
te leftosh!

Mos beni si keni bere
gjer me dje,
por te leftoni te tere
per Atdhe.

Peseqind vjet kemi rruar
me pahir,
Lidhure me kemn' e duar
me zinxhir!...

Myslyman' e te krishtere
jemi keq!
Te ngrihemi qe te tere,
djem e pleq!

Te ngrihemi te deftojme
trimeri;
ja te vdesim ja te rrojme
per liri!

O moj Shqiperiz' e dashur,
memedhe,
Te shoh me buze te plasur,
si me sheh.

U shkretove anembane,
Shqiperi,
se shqiptaret s'kane
dashuri.

Gjithe djemte qe ke qare
dhe mban zi,
per Morene jane vrare,
per Turqi!

Zhvish rrobat e roberise,
memedhe,
vish armet e trimerise
se ke ne!


----------------------------------------------------------------------------

Nga Sabri Hamiti, marre nga libri i tij Leja e Njohtimit 1985



T E U T A


I kerkoj syte tu te kalter syte tu te zi
Qe kishin pare Diellin kur u mbyt ne det
Ushtari apo femija kush t`i zbuti gjijte
Kur dole lart ne Mal te gjuaje gjarpijte
Ishe e para si Nane po gjuhe a nuk pate
Per Yjet qe fiken diten si ne pike nate
As fjalen e vetme qe pres me shekuj Te dua
Kur kthetra te urrejtjes me zene per fyti mua
Si vdiset duke dashur si duhet duke vdekur
Vetem pernjehere apo perdit pak nga pak
Apo ne endrrat e gruas shihje vetem vere
Qe nuk di per Akullin qe do te vinte vrap
Ne gjirin tend te forte stoli ishte shpata
Aty fshihej zemra qe e pershkoi dashuria
Fryma i vret pleqet e si buzeqesh femija
Ne mynxyren e kohes ligjeron vete nata
Koha ta njohu emrin qaforen vare ne gushe
Hallhallen ne dore kohen trollin e shtepine
Une te desha gjithhere si grua me sy te zi
Qe jeten puthi ne ball e vdekjen puthi ne gji
E di se te kisha Nane se me kishe femije
Kur shkoje lart ne Mal te gjuaje gjarpij
Shenja Trup e Shpirt te mos mbeten huq
Kerkoj ta shoh syrin tend te zi te kuq
Qe kish pare Diellin kur u mbyt ne det
Kur femijeve te mocem koha u jipte jete
Thesari si pluhur Yjesh u derdhet nder duar
Flasin gjuhen plot me pezm gjuhen e zemruar
Teuta u te ta ata te u teta u tuta eu Teuta
Ilire e lire e liri truri turi uri te Teuta


------------------------------------

MALLKIMI I GJAKUT

Zbraze , zbraze njė pushkė
nė derė tė oborrit, o Zeqė Shpati !
Le tė zgjohen tė pėrgjumurit
strofujve tė gjėmimeve shekullore,
Se sot po na shkon Fata e po shuhet kėnga e dashurisė
qė kėndoi plangjeve tona !
Po te shkon Fatė zeza , o bacė
me sy tė qėndisur me ngjyrėn e kopshteve ,
me buzė posa tė skuqura nė bukėn e misrit tė ri….

O, ēikė e pate
E jo fėmijė tė gjetur buzė rrugėve !
O, e as rroktare jo
Pėr tė punuar nėpėr ara

Pse je shurdhuar , bre bacė ?
A s’kallesh nė flakėn e krahėve tė vogėlushes sė dashur
Qė e fale pa dėshirėn e saj ?

Po tė shkon Fata me flokė bishtaleca tė shelgjishteve
nė zbėrthim,
me harqe vetullash—dy krahė lejleku nė fluturim ,
me bebėza vizėlluse—dy liqene tė fshehura
nė pishnajė….

O, ae di , Zeq Shpati,
se pėr ty vetima hapėsirėn shpon
lumenjtė dalin nga shtrati me zllapa pikėllimi nė brigje,
se mordja mbi pullaze zdirgjet dhe lėpin jetėn
E pėllumbave
qė ajo ushqyer i ka me troha buke nė shtigje

Zbraze fjalėn si pushkėn dikur, o Zeq Shpati
qėllo hallkėn e vargonjve tė ndryshkur
duarve tė vogėlusheve tona
se
S’ėshtė kanu gjaku yt tė mallkojė !…

DIN MEHMETI
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Poezitė mė tė mira tė shqipes  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezitė mė tė mira tė shqipes    Poezitė mė tė mira tė shqipes  - Faqe 2 Icon_minitime19/9/2010, 02:03

At Vinēenc Prennushi

Lumnit e Kalvarit e dhunit e Paganizmit

E sa janė t'bijt e mkatit
qi, dbue pre' Edenit, enden fushės e shpatit,
a thue din, Divė, ti me m'i njehė mjerimet?
A por ma mirė shko e njitu
mi Malin me gjak la
e, ngri, tuj pa shka kreu dora mizore,
bindu n'madhni hyjnore
t'Njatij qi qiellės e tokės i a njef shestimet.
Qasiu t'Kryqzuemit, puthe m'ball tuj kja
Njatė, qi shndoshė ē'do lngatė, qi mi lamė t'territ
shkaktoi vetė jargu i ferrit;
pse Aj, po, asht gjarpni i shndetshem,
naltue veē prej dashtnije m'dru t'shug'rueme.
E kndom lumnit e tija
e, peng dashtnije, pshtete
harpen per Krygjė, nen ato kamė t'bekueme.

I mniem prej qiellve, qitė e lanė mas dore,
fshan e gjimon nji shekull m'epshe i zhyem!
per nierz rrezik e anmik me mshir hyjnore.
Shlliga m'fshikllim t'ngerthyem,
lajmon, se lypė t'adhrohet
m'lavrime t'dhunshme; neper idhuj t'verbtė
don qi gjithkahė por t'rrxohet
lteri i t'vertetit Hy, e kushte e keme
per vedi dan me i ndalė,
e gjakun flijesh dalė,
don vetė t'a pijė, pse asht, thotė, krejt gjaja e eme.
Inadi, mnija, vaji
mretnojn nder zemra, e droja
t'dekshmit i ka vallue:
Drejtsis nder popuj s'i a din emnin goja,
pse: n'luftė motin tu' e shkue,
mje sa kqyrė njani e turret m'plaēka t'hueja,
del tjetri e e then; por s'pran lakmija e kueja.

Flligshtija gjithkund shtekun
vedit i a ēilė e aty ma fort perhapet
ku robi, randue dhimash, dnesė i mekun;
kashata e sajė perēapet
e njyeme n'gjak, gjak nierzsh derdhun per lojė.
Vojtė per nen shtasė, s'din t'gzojė
e robve tufa e lidhun
pa u hallaktė m'llomishta t'qelbta t'vesit;
mall i pa zot, qi e shkon motit tu' u dridhun.
Mundoniu e t'u mlojė djersa,
farė e mallkueme, e per nen zgiedhė t'dhunive
pėrkulnie shpinėn t'uej,
e n'baltė, veē n'baltė t'lan gjurmen kama e juej;
Drejtsija e qiellve, s'cillės i a shifni rrfen,
nder lod e nder mjerime
vedit u dau e u la me hyjni t'mnime;
e trashigim ju dhimat,
qi tash do tė barni, fmivet t'ue t'u a leni,
t'cillėt, porsi ju, tuj lypė,
buken, qi u dani sot, kan me pertypė.

Kshtu kje mretnija zhvillue n'gji t'mallkuemit
Kshtu, perbuzė ligjėt hyjnore, jetoi robi,
nen peshė t'dhunive t'veta,
jetėn e njaj t'poshtuemi
e m'botė adhroi gjithshkafen.
aj i rami edhe i zezuemi;
e veē Tenzot, t'Vertetit, vend s'i bani.
Plaēken veē pat per zemer,
por plaēkat kurr s'e ngine;
e kshtu nder lufta u grine
e vllau me vlla e djali me babė tė vetin;
pse, bishė m'shoshojnė tu' u ba,
n'gjak t'vetin njerzt u shkrinė;
kaq kishin tretė, s'i dijshin majė vedit,
ē'se keq pan bjerrė e keq kerkuen Edenin.
Porsi m'nji det, ku era
me mledhė furi mundohet
nder valė, ku shkumė por ēohet
ujėt e terbuem; kshtu zemrat
pshtjellueshem muer'n e u lshuen e i u trand mendja
robit, e, per mend t'mjerit,
hyjnivet t'rrejshme i u true gjaku u nierit.

Per rob tė nierzve, prishė edhe shkatrrue,
a e ka kush kund nji kshill?
A del per te ma dill,
e a vjen kurr dorė, qi syvet t'tij t'u bije,
loden edhe t'i a fshije?
Mendon i dieshmi e s'bzan,
kah rrximit t'nierit nuk i a din kund fillet;
por kqyrė tremshem per dhe,
mi t'cill'n a' shtri nji qiell qi s'dan se kthiellet.
Derpton nji rreze, si n'per tis tė bardhė,
mi fise t'Izraelit, trashigimin
qi e pa'n gjithmonė drejt e n'per rrethe qiellet;
e mje sa lodja s'prantuj shkue rrkajė,
Veguesat shejten, nji mas nji, ēilė gojen,
nji kangės i a thonė, plot dhimė e plot uzdajė.
A ka kush e kupton? Nuk i a ven menden
pagani, qi shet dije,
a por s'don me u besue
fjalve qi 'i popull pat prej Hyjt trash'gue;
e kaperthye n'dyshime,
mendja ma gja s'i dan;
mi fat tuj lshue mallkime,
s'i nepet me ba tjeter,
veē me persritė pa da fjalen e vjetėr:
"Se gjs t'sugurtė s'ka bota,
e se krenija e pa masė
kahė kobi i fundshem dote nierzt me i qasė"

Prej bregut m'breg se idhshem goja ēilej,
vedit tu'i thanė: pse ushqeva
nji jetė kaq t' errtė? e buza kah u dridhej,
"u shoftė t'gjith thojshin, dita n't'cillen leva!"
Kaq mi kulm t'vet ma t'naltin
ishte kenė kapė gjithkund trishtimi i t'mjerit
e e qiellės drejtsija kundra robit t' nierit.
Veshkė e der n'gund, t'thuesh, kalbun
landa nierzore, ishte kahė marote,
as ma nuk po flijote
nji shpirt Abeli me ma t'mirat flije;
pse veē fisi i Kainit
dhantit e dhunshme don mi lterė t'i shtrije,
njaj fis qi hyjt mallkote,
mallkote qiellė e dhe,
pse i nji hyjneshės ba pre,
qi nder rasė t'gzueshme s'gjindej ku u dishronte.

Por qe, se dhimshem qielli
m'nji skaj po kthillej, andej kah Judea;
prej shpis s'Davidit dielli
nji lule ish' tuj pa shpėrthye s'parit;
e kandshem nji za ndiehej
nder zemra tuj jehue:
Gzoniu ju fise t'tana: Erdh Marija,
mi gra grueja e bekueme,
qi n'zemer t'veet t'kullueme,
si e foli Izaija,
do t'barin, t'bamun nier, t'Birin e Zotit.
Thoniani valles ju, bija Sionit,
pse n'lule t'marrė Jerikut,
nder drandofille e zymyla t'Saronit
ma e hiejshmja a' kjo, ē'se xu m'u endė m'tokė drita.
T'trishtuemve t'Izraelit
u njallet prap uzdaja,
qi fushės edhė zabelit
persrisin fjalėt e mdhaja:
"Pasqyrė e qiellve riju
e ret voesen t'dikojnė;
e i Drejti t'vije e t'ēilet toka e t'dalė
Dashtnija, nesh mishnue,
Shelbuesi i pritun, per aq mot dishrue".

At vigem shejte, n'Izrael perhapun,
n'fund t'zemres s'vet me e ndie mrrijti Kinezi
e n'shpirt ate aq e ndezi
sa, syt kahė qiella, i lutej "t'Madhit Shejtit:
Gjithipushtedshem, pr'anes s't'Lemit ēoje,
Hartues i qiellve, ate qi do t'na pshtoje".
Ajo uratė; gjith flakė,
persritet nder pagoda
prej gojet t'Hindve: "Ulu
nder ne, Shpėrblyes, e, me pushteden t'ande,
fol fjalėn plot fuqi e, zhgulu,
thuej dekės, me ēka gjithherė kjo bjen me vedi.
Verigat t'ona kputi,
Ti i gjani e zemerbuti,
qi je gjith dritė e gjith lumni kah dija.
Ēoj n'vend dishiret t'ona,
e dhimat ti pajtona
mi ket lamė lodje, t've'n ku po e ban mnija".

E Prusi i madh i pshtimit, aq dishrue,
u duk mi tokė i veshun
me trajta t'dekshme, e, per ne mishnue,
m'nji grazhd madhnin tu'e mledhė,
m'pak triza trupin pshtjellė,
s'ftoftit aj kjau, sado qi per rreth tij
lshue s'nalti ēetat veshė me rreze diellit,
nji valle kndojshin, njoftė por m'rrethe t'qiellit.
E, si pa'n folė Veguesat,
n'Betlem u le e djepin
e pat ma t'prujtė se mund mendote kushi;
por aty u mlodh'n barit
e erdhen aty Mreten e dhantit
i a parashtruen. Kerkue
prej njaj Herodi qi, mizuer, e drote,
i u desht vend t'i kerkote
vedit, tui hikė, e fmi
n'Egypt u struk, ku zi
i i desht me bart fort shum, nder sum mierime,
deri qi Lajmi i Zotit
e grishė me Nanen Virgjin, me Sh'Jozefin
t'kthejė n'Naxaret tu shpija
ku, ndejė n'vetmi, kaluene ditt e tija.

Por, si erdh koha e gzueme,
caktue m'kuvend t' qillit,
popujve t'mrekulluem aj duel e u foli,
u foli fjalėt e Ungjillit,
t'njasajė kanu hyjnore
msimesh fort t'amla e t'nalta,
qi nierzve u zblojnė t'vertetat themelore.
N'per njat fuqi, qi me Te mi tokė zdrypi,
se shpejt mkamet i smuemi,
shurdhani ndien, e i verbti, qi dritė lypi,
gjet dritė, edhe i randuemi
gerbulet t'mndershme, ma s'po din ēka a' varra;
sa t'marrun krejt gjymtyrėsh, se shpejt po hecin,
e m'kė randoi e rrases s'vorrit barra,
aj vorrit del e kthen prej dekės n'jetė.
Aj grishė e don rreth vedit
t'mjeruemit n'zemer, nierzt e ligėsht e t'shkretė;
e gjithkund t'vejė aj kamen,
mrekull por t'shofin syt,
e valle gzimit ndien, por s'ndien ma gjamen.
Aj asht nji Diell qi ndritė
mi mende t'nierit e tu' u zblue t'verteten,
rrugen atyne u mson me gjetun jeten.
Por shka? se mnieshem ēohet
peshė kundra tij prap shlliga
e fundit t'ferrit e, tuj mbledhė furi,
idhshem por lypė qi t'shuhet emni i ti.
Shpirten qiellorė, kreshnikėt e Zotit, eni,
e ktu tu' e ndrydhun m'krye,
n'vend qi i perket tu' e shtye,
me luejtė ju mos e leni,
pse, per shka duket, vneri
i farizejve t'Drejtin don me e mlue.
Shperdani ret e zeza,
qi aq zymtė janė tash kah ēohen
e tokės me i a xanė ket diell ato mundohen.

Por n'qiell e t'Naltit mshrira
uraten nuk e ndien e Krishti, ndezė dashtnijet,
si etshem lshon kah kelku mushė me t'vshtira
e trashgim aj merr mundimet t'gjitha
t'misjonit t'vet mi tokė,
e dhimat vetė i merr; me to do t'lahen
fajet e nierzve; e shtegtarve t'mjeruem
u mson rrugen e ngushtė
qi ēon fill e n'lumni, n'Parriz tė gzuem.
E shtrue darken ma t'mramen,
dishepujt t'gjith i grishė me u ulė me ngranė,
pse at natė nji shej dashtnijet dau me u lanė.
E, mjesa, kah prendote,
dielli desht t'mblidhte rrezet m'ball t'bekuem,
t'Dymdhetve aj xen me u folun
e, tuj da buken: Merrni e hanie, u thotė,
Ky asht korpi i em, qi a' tu' u flijue per botė.

E kelkun kapė: Ky a gjaku u em, t'a dini,
shi gjaku i em, mshefsi fejet hyjnore
e lidhnis s're, e un due qi ju t'a pini
pse, derdhė pėr jue, lan mkatet e gjith nierzve:
Merrnie si peng dashtnijet,
qi un po u la qysh tash, perpara flijet.
E kshtu tuj folė, kah Ati
syt e bekueme drejtue,
kah nji ullishtė e aferm muer me udhtue.
E aty, tu' dnesė, Aj lutet
e, tuj provue sa e randė asht pesha e mkatit,
trishtim e kapė e gjak djerset gjith shtatit.
E kaq i a trenden zemren
t'fshamet, sa mekun dhimash, per tokė ra.
E vjen tradhtari, i afrohet,
e me nji t'puthun mrrin me e shitė at Msues,
qi, lanė prej t'vetsh krejt vetun,
bjen n'dorė t'njaj ēetės s'mallkue,
qi e lidhė e kahė Solima
fill ate dan me e ēue;
pse atje aj shpirt do t'ngrihej krejt me dhima,
Veguesit si e pa'n permendė,
Mshefsit e gjakut t'tij kur muer'n me i endė.

Shoqet, Divė, tu' i bashkue,
veshun ju n'zi, prej s'naltit ulniu e eni,
e kangėt e vajshme kah per zem'r i keni,
nalnie ktu synin, nalni fletėt e arta;
e ju, o Ejėt e Zotit,
sa dielli gjithnji dedhė rrezet e zjarta,
mlidhniu edhe shikjoni,
pse jush un pres qi t'm'thoni,
se me Mal shejt t'Kalvarit tjeter s'vehet.
Qe Krygja, m't'cillen pezull met gozhdue
Nji Izak hyjnuer, qi, per me i dhanė pshtim t'mjerit,
Zot i vertetė tuj kenė, u ba bir nierit.
Permysė, me ftyrė per dhe,
ju, Zana, per mua kndoni
e 'i gojet sot m'kallxoni
si Kiji i paster u ba fli per ne,
tuj la me gjak shejt t'vetin
dangėt qi la mkati mi ket shpirt t'onė t'shkretin:
e ju popuj e fise,
ēoniu n'ket ditė n't' cillėn tuj dekė Shelbuesi,
dekė edhe ferr tuj mujtun,
robin e hoq, qi na pat metė per hise.

Gjithkahė trishtim e vaj
per rreth Shelbuesit, ra n'rektime t'dekės,
kah gjaku i shkon prap rrkaj;
e terri mlon mbarė boten
kur, neper duer tė nierzve,
nep shpirt Auktori i jetės.
E pra, o ju t'bijt e mkatit,
ky ēas, kjo ditė e mndershme
asht ditė e ēas i njaj faljes s'perhershme;
asht ēasi i pagjės s'dishrueme.
Kqyrni kah Krishti e mi at ftyrė t'bekueme
keni per t'pa njat Diell qi s'njef prendime
e qi, dashnijet shkri,
desht n'shpirt jue me u pertri.
Kam et! Aj foli, e ato fjalė aq per mall
na msojn ne gjith dishirin
qi ndryn n'at zemer shejte,
me na pa ne tuj dnesė
per falje, ai qi Atij zemren dysh i a dane;
dishir, qi asht vetė uzdaja,
ngushllimi i jonė ma i miri
n'ē'do kob t'ksajė tokė, nė mjerime edhe ma t'mdhaja.
Sado qi lodhun dhimash, letsim s'gjen,
Aj t'bijt e vet s'i dan, as n'at ēas, zemret;
jo, mshrira e ti kurr s'men
e falė ata, qi m'kqyr merthye e kishin,
tuj thanė, se ē'bajshin e s'dishin;
t'Amshuemit per ta i lutet e si vulė
tuj i vu vepres hyjnore, krye mi botė,
kah hjekė per t'mramen herė e kryet e ulė,
nji vigem lshon, e, ndiene: U krye! po thotė.

U krye! pse buzėt e tija
deshten n'at kelk idhnimesh me kerkue
ku kje ma e idhtė fundrrija:
e toka e pshtoi, me qiell tash tuj pajtue.
Prej rretheve ma t'epra
shperthen prap brohorija.
Zot! ēka u thotė nierzve kjo kangė hyjnore?
"Se nalt prej qiellve knaqen Ejėt tuj kqyrė,
Drejtsi e pagjė kahė sot po puthen nė ftyrė",
nder ato vetmi t'errta
ku ndrye ē'kah mot po rrite
e pritte njat gurrė drite
ēeta e bekueme e gjith etenve t'hershem.
E qe, se 'imend Shelbuesi, gjith madhni,
veshun me dritė, u duket:
shpirten t'bekuem ju gzoniu e me dashtni
nji valles thonia e Mretin
e qiellės ju sot levdonje
pse, shi me dekė qi bani,
deken mujtė; fuqija e mkatit prani
ē'se edhe njat shkrim tė mndershem,
ku dnimi i nierzve shifej si pelqye,
mordes i a hoq aj dore
e copė e grimė tu' e ba,
per Krygjė tė veten aj e la merthye.
Shej gzimi shpirti t'napė,
pse dyert e lumnis s'qiellės per jue janė hapė.

Qe Krygja! O popuj, qasniu,
permysniu para soje, tu' e adhrue
ket flamur tė bindueshem
t'ēetave t'Zotit, pengun shugurue
prej dashtnis s'njajtij, qi mi tokė pat kja,
pse tokės desht varrėt m'i a la.
Qe Krygja! fron mishriret,
shkallė e sugurtė per t'pshtuem, qi me u njitė duen
kah gzimi i jetės, ka' Empiret.
Kjo a druja aq plot mrekull,
qi njerzve u suguron t'falun mi shekull;
e kqyrnie at krye, qi m'njanen anė rrin pshtetė,
at ball, gjithherė bekue,
me ferra kunorue:
e, nė rasa t'dhishme e t'gzueshme,
sa luleve t'ksajė botė aq u lakmoni,
e kto ju veē kėrkoni,
t'u bijė n'mend se janė stoli ma e ēmueshme
kto ferra per ball t'uej
se gjith lulet e shkreta,
qi toka e mjerė mund i paraqese kuej.

Forta mshefsi! se ē'emen ky Kalvarit!
Ky asht aj Mal ku Zoti
gjurmėt e pergjakne t'vetat
me i lanun desht, se t'enden stina e moti.
Ktu, po, nji Zot, tuj dekė, me vendue deshti
landen e jetės s're:
prandej ti, qi mi dhe
nder t'dekshem njehesh, kqyr e ven n'oroe
kto shejet e bindueshme
t'ktij Mreti plot me dhima,
qi m'mrekulli t'dashtnis aq mirė lumnohet
e shpirtenve u njoftohet
qi, me qindresė t'padame,
ngallnimin kan qellim e mas tij nepen.
Qe gozhdat, majin; qe, ktu heshten ke,
ke i trup krejt me gjak la,
ke gjakun mi tokė ra
e ujėt e shndetshem qi pat rrjedhė krahnori.
Ndalu, pra, ktu e kputė
prej dromit rrahė mi shekull,
bjerė m'giuj e, tuj u lutė,
lyp mshrir e ballin pshtete
pet ato buca, per njat tokė t'bekueme
qi nder visare t'qiellės e t'dheut, visarin
e ndryn ma t'ēmueshmin, ndryn ate ma t'parin.

Popuj, deh! kqyrnie Mretin,
njat Mret hyjnuer, qi me pushtedė t'perhershme
Fitues i lum, njashtu si kje premtue,
lumnueshem, m'fuqi t'veten,
mirė hidres kryet i a shtypė, hidres s'permndershme.
Qe i lypuni edhe i Dishruemi
mi majet e amshueme,
m'sheje t'mundimit t'bartun qe i Hijeshuemi,
qi tokės i a shperdau terrin
tuj majtun morden e tuj thye vetė ferrin.
Pellaz mretnuer Kalvarin
Aj ka e pre aso naltsije
rruzullin vend mretnije
e njehė e per fron t've'n, hyjnisht shug'rue,
ka krygjen shejte, gjithkahė m'botė adhrue.

Synin kesnik tu' e sjellė,
si tretė n'kujtime, qi m'pershkojshin shpirtin,
mjesa un zemres dhimė rrijshem tu' i njellė,
n'mes t'rrezeve t'amshueme,
m'djasper e m'krisolide,
doret t'padekshme dhenė;
m'u duk se perftyrime
po shifshem punėsh fort t'mdha:
rreth Malit me gjak la,
rreth njati Mal, ku Zoti barti aq dhima,
kahė dielli veshej n't'zi
e mndershem n'qiell tė xime endej vetima,
e gjithēka trandej deri per nen dhe,
sa me u ter gjaksvet gjakun, n'ftyrė me i zbe;
breznit e ardhshme t'gjitha,
gjith popujt mue m'u duk se ishem tu'i pa
mledhun nė ket vend shejt e n'giuj tuj ra.

--------------------------------------------------------------------------------

Vilson Blloshmi

Mysafiri ne shtepi te vet*

A s'e patėt ditėn plot me diell
Qe bėn natė koha dhe e nxin...!
I jep hėnė e yje, lart nė qiell
E, sė fundmi, fare e pėrpin...!?

A se shkuat shpejt ju fėmininė?
Kjo s'u fsheh pėr ju e s'humbi fare?
A s'po mbani mbi sup pleqėrinė,
E nė mendje thellė vitet mitare?

A s'e mbani mend atherė te plepi
Loznit nė oborr me hijen tuaj?
Po tani mė larg nga ju ėshtė djepi
Apo arkivoli, pa mė thuaj?

Gjithēka e marrin vitet duke shkuar,
Sėrish kthen gjithēka qė shkon, humbet
Troket lehtė kujtimi i trishtuar
Mysafiri nė shtėpi tė vet.

* pa titull ne origjinal
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
Sponsored content





Poezitė mė tė mira tė shqipes  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezitė mė tė mira tė shqipes    Poezitė mė tė mira tė shqipes  - Faqe 2 Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Poezitė mė tė mira tė shqipes
Mbrapsht nė krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» Bahtir Hamza
» Sfida e shqipes
» Tkurrja e shqipes vazhdon

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: