Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Albade.com


 
PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

 

 Cikėl Patriotik

Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Cikėl Patriotik  Empty
MesazhTitulli: Cikėl Patriotik    Cikėl Patriotik  Icon_minitime19/9/2010, 03:44

LAME KODRA : Pse e dua Shqipėrinė


S'kam ciflik e s'kam pallate
s'kam dyqan me katėr kate,
po e dua Shqipėrinė
pėr njė stan nė Trebeshinė,
pėr njė shkarpė e pėr njė gur,
pėr njė gardh e pėr njė mur,
pėr kasollėn nbi selishtė,
pėr dy ara nė zallishtė,
pėr njė lopė e njė gomar,
pėr balo, njė manar.

Unė e dua Shqipėrinė
pėr tėrfilin mbi lėndinė,
pėr njė vajzė gjeraqinė
dhe pėr ujėt qė buron
nga njė shkėmb e gurgullon
nėpėr lisa gjetheshumė,
edhe zbret pėrposh nė lumė.
Unė e dua Shqipėrinė
pėr njė lule trėndėlinė,
pėr njė zog qė fluturon,
pėr bilbilin qė kėndon,
nė ato ferra e nė ato hie
kėngė malli e dashurie.
Unė e dua Shqipėrinė,
qė nga Korca nė Vraninė,
.......................................
.......................................
Unė e dua Shqipėrinė
qė nga Shkupi nė Janinė,
ku njė popull derėzi
heq e vuan nė robėri,
po ka shpirtin luftėtar...
----------------------------------(1939)



LASGUSH PORADECI: C'u
mbush mali

(Rapsodi popullore)
Shqipėri! moj nėna ime,
Mė ke ritur me thėrrime!
Shqipėri! tė qofsha falė,
Tė kam nėnė-e mė ke djalė!

I

C'u mbush mali me deborė,
C'u mbush deti me pamporė,
Sec u mbush e shkreta Vlorė
Plot me krushq e me dasmorė:
S'janė krushq edhe dasmorė,
Janė Toskė-e Malėsorė-
Me flamur tė kuq nė dorė
Si dhėndurė me kurorė.

C'u zbardhė malet, c'u zbardhė:
Nga cdo anė sec na ardhė
shqipėtarėt gunė-bardhė.
Sec na ardhė palė-palė
Dyke rutulluar malė
kush mė kėmb' e kush mė kalė,
Kush mė shpejt, kush mė ngadalė:
Kush i lum e kush i gjorė
Kanė zbritur mun nė Vlorė,
Mun nė Vlorėn e lirisė,
N'atė thelb tė Shqipėrisė.

II

C'u nxinė malet, c'u nxinė,
Gur' i kuq lėshon mavinė:
Qani, djem, e mbani zinė!
Qani gjithė Shqipėrinė,
Toskėrinė, Gegėrinė-
Ububu! c'humbi lirinė!

C'u hap qjelli pak-nga-pak,
Maj' e malit sec u flak,
Doli ylli me bajrak:
Me armikun kemi gjak.

C'u mbush sheshi me tė parė,
C'u mbush zyra me zyrtarė,
Thonė-u pake cet' e parė!
Thonė mė t'u paske parė
Me tri mijė luftetarė,
tri shtėpi me fis e farė,
Qytetarė, katundarė-
Gjith bujarė shqipėtarė.

C'ka qė can rrufeja retė!
Vjen Smajli trim me fletė,
Fluturon posi shigjetė.
Thonė, vjen pėrdrejt nė Vlorė,
Me flamur tė kuq nė dorė,
Me flamurin e lirisė
n'atė thelb tė shqipėrisė:
Thonė, ėshtė vet-i-tretė,
Thonė, ėshtė vet-i-tetė,
Thonė vet-i-njėstetetė-
Rrofsh moj Shqipėri pėrjetė!





GJERGJ FISHTA: Lamtumirė!



Lamtumirė, vendet e mija,
qe, po zhduken dalėkadalė!
Gjėmon deti, ushton duhia,
lkundet barka valė mbi valė.
Kah njaj diell, qė asht tue flakue,
andej fill un do t'vete...
Lamtumirė, atdhe i bekue!
Lamtumirė, pėr sa t'jet jeta!

Nesėr nade kur mbi ne,
rrezja e diellit ka me ra,
kush e din sa ujė e dhe,
mue prej teje ka me m'da1
e por n'pyetsha zogjt e detit,
se pėr ty, moj tokė arbnore,
s'ka me m'folė kush mue t'shkretit...

Tjera fusha e tjera zalle
kam me pa, e tjera dete;
kam me ndje po tjera valle,
tjera gjuhė, tjera qytete.
Vendin tem s'kam me e pa,
ku kam le e jam burrnue;
sytė e mi kan me kja
pa u gjet kush me i ngushllue.

E njaj dhe- ehu! kob prej qiellit,
s'ka me kenė, dheu i t'parvet,
ku ma bukur qielli kthiellet,
ku ma ambėl n'gjuhė t'shqiptarvet,
para hyjt naltohet luta.
E ku besa asht e shenjtueshme,
e ku zemrat s'dijnė cka asht tuta
e ku bjeshkėt janė tė madhnueshme.

E ato halė qipariza,
kam me i pasė ndėr mend gjithmonė,
e ato stane e njato mriza;
e ato berre e ato kumbonė...
por oh, vaj! Malet e mia,
qė po zhduken dalėkadalė;
gjėmon deti, ushton duhia;
lkundet barka valė mbi valė.

Lamtumirė, ti, shpija e t'parvet,
ku ma s'parit m'agoi drita
e ku strehė u dha shtegtarvet,
miqt e babės edhe ku i prita.
Lamtumirė, carani n'votėr!
Lamtumirė, ju, armėt e shkreta!
Lamtumirė, ti, nanė e motėr!
Lamtumirė, pėr sa t'jet jeta!...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Cikėl Patriotik  Empty
MesazhTitulli: Re: Cikėl Patriotik    Cikėl Patriotik  Icon_minitime19/9/2010, 03:45

Ali Podrimja: EPIKA


Me shekuj kam shitur gjakun
e rritur jam me gjakun e shitur-
me shekuj kam hėngėr veten
e ditur s'kam tė qesh me veten e tepruar...

Miq,
kosova ėshtė gjaku im qė nuk falet!


1. (UNė BIRI YT)


Unė biri yt, Kosovė, t'i njoh dėshirat e heshtura,
t'i njoh ėndrrat, erėrat e fjetura me shekuj,

t'i njoh vuajtjet, gėzimet, vdekjet,
t'i njoh lindjet e bardha, caqet e tua tė kallura;

ta di gjakun qė tė vlon nė gji,
dallgėn kur tė rrahė netėve t'pagjumta
e tė shperthejė do si vullkan-

me mirė se kushdo tjetėr tė njoh, Kosovė,
Unė, biri yt.

2. (SHTĖPIA PA QETĖSI)


Shtėpia ime prej kashte, prej balte;
shtėpia ime prej vuajtje;
shtėpia ime prej gėzimi;
shtėpia ime me njė bisht dhie.

gjel, kur ti kėrcen tra e m'tra
thonė- moti ndėrron,
gjeli im i untė
kur ti kėrcen tra e m'tra.

Shtėpia ime prej kashte, prej balte,
shtėpia ime prej vuajtje;
shtėpia ime prej gėzimi-
shtėpia ime pa qetėsi.


3. (IKĖN PĖLLUMBAT)


Ikėn pėllumbat, cerdhet i dogj juga...

Sa e ndritshme qenka flaka e eshtrave tė mi,
nė kandar tė dhimbjeve
sa rėnd heq!

askush s'do tė mbesė gjallė
nė kėtė lojė zjarri,
askush-

nė pusi tė shtatė bjeshkėve 'i kulshedėr vrā e kallė...

C'm'u thyen brinjtė me gazin tim-
a do kthehen pėllumbat mė
apo do tė shtypet edhe koka ime e mramė?...




4. (HIJA E TOKĖS)

Ara e misrit ėshtė kallur

(nata si kalė hamshor vrapuar ka
jashtė e brenda shtėpisė sime,
me mua vrapuar ka
e ara e misrit kallur ėshtė)

dhe livadhi rrėzė shtėpisė
dhe vreshta ime e vogėl
dhe plepi-

gjith natėn e lume kallur janė
me sytė e mi tė pėrgjakur.

Ara e misrit ėshtė harruar,
plepi ka rėnė
dhe zogu im i mbramė.

Unė kam kafshuar heshtjen
derisa vdekje pikoi.

- O, si ta ndjell atė zog tė bardhė,
si tė bėhem dritė, o vėlla, mbi varrin tėnd?

medet, blerimi na i dogj krejt
fushat e bukės
dhe livadhet tona.


5. (ANKTHI)


Toka ime digjet- toka ime e dashur,
balli im i ngrysur,
pishė...

Caqet e tua t'i kam pėrpirė me hijet e mija,
Kosovė, pėrrallė e lashtė!
Heret m'i ke lidhur kėmbė e duar me skamje
vuajtje e vdekje...

Medet, kė mė parė tė shpėtoj: veten apo zogjtė
e ngrirė n'ajėr?
Nipave c'u them pėr kėngėn time tė vdekjes?
- Heu, edhe kryet po tė ma hiqni, tjetri do t'mė kish
mbirė!

Toka ime digjet-
nė cdo pėllėmbė tė trupit tim: dashuri e urrejtje,
nė cdo pėllėmbė tė trupit tim- toka e mallkuar...


6. (PĖRTEJ DHIMBJES)

Kam rėnė degė e thyer prej reje nė trupin tėnd
tė shituar, Kosovė.

Konaqet e tua deri nė temel po rrėnohen,
e pėrtej dhimbjes do britje shemben me ballin tim

me krahėt e zogut tim tė vrarė, me dashurinė e
njerėzve tė mi tė kallur etjeje.

Rreth trupit tėnd si gjarpėr mbėshtjellė jam
vatrat e shkimbura pėr t'i pėrflakur,

duar e kėmbė t'i lidh me lėmshin e pėrrallave tua-
se s'tė lėshoj gjallė me gjak pa tė larė pėllėmbė pėr
pėllėmbė, eshtra e jetė nė ty pa i lėnė,

konak e mė konak pa tė ndezur flakė...

Kam rėnė degė e thyer prej reje nė trupin tėnd tė
shituar- prej pushkės kobzezė, prej pushkės
sė padukshme...

Cila do tė jetė kėnga ime e mbramė dhe fjala e fisit
tim?

Plepi i shtėpisė sime u dogj, ku t'i preh sytė,
ku ta shuaj flakėn e ujės pėr ty, Kosovė?


7. (ARDHĖSI)

Dikush trenisht nget ta shkimbė shkėndijėn e ballit
tim dhe sytė e tu,

dikush trenisht m'i kall rrembat e trupit e
njė nga njė m'i vret zogjtė,

dikush prej agimit n'agim, prej muzgut nė muzg
vetėn kapėrdin buzė njė uji tė madh-

unė, e unė ende emrin s'ia mėsova e njė ditė me
bubullimė hyri nė Kullėn tonė...

8. (TOKA JONĖ E FĖMIJĖVE TANĖ)


Toka jonė e varret pa emėr.
Toka jonė gėrhamė e gjokseve tė shterrura.
Toka jonė e shurdhėt, e mallkuar.
Toka jonė e dashurive tona, e kėngėve tona.
Toka jonė e fėmijėve tė palindur.
Toka jonė diell i pikėllimit,
dielli ynė i gėzimit. besimi ynė.
Toka jonė- fisi yt i shkimbur...


9. (REVOLUCIONET)

Drini i Bardhė: kuq, kuq, kuq...

Qeni im leh
qiellin don ta pėrbijė


qeni im i bardhė
qeni im i zi
pa dhėmbė e sy

Drini i Bardhė: kuq, kuq, kuq...

Zogu im
nė kupė tė qiellit
ėshtė ngjitur.


10. (RRĖFIMI)


Nėna ime vdiq,
n'dritė tė syve duke u betuar, nė krye tim e tė vėllait,
nė koren e bukės e kripė-
nėna ime e dashur.

Babai im u vra nė mexhė tė arės me fqiun grabitės,

vadėn duke e ndalur pėr livadhin tonė, pėr arėn-
pėr bukėn e motmotit,
e vėllai im kurrė s'u kthye prej mėrgimit.

Motra ime nėntė ditė rrugė larg u dha,
atje kullėn e gėzimit ngrehu-
kėngėn e vajit e kalli.
e unė cdo ditė prita atė ditė tė vonuar.

Nėna ime, babai im, motra ime, vėllai im pa emėr.


11. (RRĖNKIMI)


Qaj, rrafshi im i dashur, qaj!
Diellin tėnd verbuar e kanė tytat
e vatra shkimbur deri nė njė,

zogun nė qiell vrarė ta kanė-
me duar tė mia tė cara,
me rrashtat tona t'shpura mbuluar tė kanė;

pragje thyer e konaqe mbyllur...

Pėr gjithkė e pėr askė vrarė jemi...

Qaj, rrafshi im i dashur, qaj,

Plepi im qiellin don ta shpojė,
plepi im i kallur-
qiellin e humbur maje njė shpate.


12. (NINULLĖ)


Fli syshkruari im,
i Kosovės sykallur,
fli ujku im!

do tė agojė dita-

e zemrėn, e shpirtin
e shkėmbit
do ta falė.

Fli fytyrėvrari im!
Shkabė e maleve, fli
bri nėnės sate tė vdekur-

Zjarri shih, na zgjon nga ėndrrat!


13. (MALLKIMI)

Mos m'i shtyp sytė-
t'i shoh festat e bjeshkėve tė mia...

sytė, mos m'i shtyp-
le tė ngrihen sėpaku me qeshjet e korbit...

Mos!
Ende le s'kam...


14. (NJĖ NATĖ NGA NETĖT PA GJUMĖ)

Zgjohu, Kosovė! Zgjohu, nėna ime e dashur,

balli dhe emri im i shkelur-

zgjohu, oj! A po e ndien vajin tim?

A po sheh si t'i kam ngulur sytė

mu nė zemėr, mu nė shpirt,

si t'i kam hedhur duart rreth belit

pėr tė pėrqafuar, unė- ashti yt?

Zgjohu, Kosovė!

Nga degėt e mia tė thyera kush po bahet,

kėtė vatėr kush po e le?

C'janė kėto gjurmė gjaku qė po shtohen

nėpėr fytyrėn tėnde,

kėto varre e murana qė po sillen vėrdallė

rreth shtėpisė sime?...

Zgjohu, Kosovė! Zgjohu, nėna ime e dashur,

balli dhe emri im i shkelur-

zgjohu, Kosovė!

Sonte vetėm nbeta e -

nė derė t'oborrit askush mė s'po troket,

askush mė, thua vdekur jam harruar

nė kėto troje e suka gjaku;

thua mė ėshtė shkimbur hisja

e mbyllur dera e konakut...

Zgjohu, Kosovė- flakė e hershme e ashtit tim

t'pėlcitur,

Bota nė ty le tė kallet!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Cikėl Patriotik  Empty
MesazhTitulli: Re: Cikėl Patriotik    Cikėl Patriotik  Icon_minitime19/9/2010, 03:45

Pjeter Jaku: KOSOVĖ


Me magjeps fytyra jote prej debore,
kėto ditė tė nxehta qershori.
Gjaku e ka ftohur lekuren e prekur
nga dielli
ajo s'po nxihet,
po digjet e bie nė sytė e mij prej zjarri.
Dallgėt kanė humbur nė sytė e tu,
madhėshtia e tyre globin pėrpin.
Flokėt, ah flokėt e Kosovės,
tė zinj si nata,
tė prerė rrumbullak si politika,
shpetuan nga flaka,
pėr tu djegur nga pritja!
Kosovė!
Nė gjoksin tend anė varrosur
eshtrat dhe ėndėrrat e mia!
Ndonėse toka digjet, ato merdhinė.
Me mendje kam rėnė nė gjoksin tėnd,
pa qenė asnjėherė nė Prishtinė!
Tani qė tė kam pranė,
me dridhen duart tė tė prek,
me duket sikur ke lindur dje
e tė vras.
Tė lutėm , afrohu, kokėn ta mbėshtes nė sup,
jam i lehtė e pesha ime s'tė vret.
Mos me vėshtro idhėshėm,
nuk ėshtė faji im qė tė dua
Kosovė!
Akoma s'ti kam parė kėmbėt,
dukshem duhet tė jenė tė bardha.
Ke ecur natėn e hėna t'i ka larė,
ke kaluar lumenj e livadhe pa fund,
dersa deti i kripur,
pėr tu rrezuar tek unė!
Nė ndėrgjegjėn time tė rendosh gjithėhėrė
si njė diell i madh qė digjėt e digjėt pa u ndalė.
Vetėm pse shpinėn tėnde akoma s'e kam parė!
Kosova ime, gjoksin ua ka vėnė plumbave
e s'ka kohė tė mendojė.
Brenda kėtij gjoksi jetojnė male me brenga,
nė fytyrėn tėnde i lexoj.
Je pjesė e trupit tim,
qė udhėton pėrherė
drejt vibrimit ndjėsor tė gjakut.
Pa njeri-tjetrin do tė humbnim
nė netėt e shurdhta tė vitalitetit tonė.
Jemi tė mėdhenj Kosovė!
Jetojmė tek njeri-tjetri
pėr tu dashur ne pėrgjithmonė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Cikėl Patriotik  Empty
MesazhTitulli: Re: Cikėl Patriotik    Cikėl Patriotik  Icon_minitime19/9/2010, 03:46

Lum !

Pergezime per poezite e zgjedhura.
Je nji njohes i afte i letersise e nji vlere per Forumin..

Suksese!


Tek poezia e Lame Kodres le lene ca vargje mangut.
Do mundohem te plotsoj pak nga memoria ime..


Lame Kodra

Si e dua Shqiperinė...



S'kam ciflik e s'kam pallate
As dyqan me katėr pate,
Po e dua Shqipėrinė
Pėr njė stan nė Trebeshinė,
Pėr njė shkarpė e pėr njė gur,
Pėr njė gardh e pėr njė mur,
Pėr kasollėn nbi selishtė,
Pėr dy ara nė zallishtė,
Pėr njė lopė e njė gomar,
Pėr balo, njė manar.
Unė e dua Shqiperinė
Si bari dhe si fshatar.


Unė e dua Shqipėrinė
Pėr tėrfilin mbi lėndinė,
Pėr njė vajzė gjeraqinė
Dhe pėr ujėt qė buron
Nga njė shkėmb e gurgullon
Nėpėr lisa gjetheshumė,
Edhe zbret pėrposh nė lumė.
Unė e dua Shqipėrinė
Pėr njė lule trėndėlinė,
Pėr njė zog qė fluturon,
Pėr bilbilin qė kėndon,
Nė ato ferra e nė ato hie
kėngė malli e dashurie.
Kenge shpirti te helmuar
Unė e dua Shqiperinė
Si poet i dhėmshėruar.


Unė e dua Shqipėrinė,
Qė nga Korca nė Vraninė,
Ku del bujku qe me nate
...................................
..................................
mbjell e korr me diell me hene
e ska buke per te ngrene
Ku hamalli neper skela
ngarkon hekur e varela
kembe zbathur b-ythe cjerre
punon vetem per te tjere.
ku nallbani e samarxhiu
mjeshtri kallfa e kallajxhiu
krrusen dite e krrusen nate
per te ngrene buke thate..
Unė e dua Shqipėrinė
qė nga Shkupi nė Janinė,
ku njė popull derėzi
heq e vuan nė robėri,
po ka shpirtin luftėtar...
Une e dua Shqiperine
Si njė Revolucionar.

Vitet e fundit ja ndryshuan kte "revolucionar" e ja bene..atdhetar..


(1939)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Cikėl Patriotik  Empty
MesazhTitulli: Re: Cikėl Patriotik    Cikėl Patriotik  Icon_minitime19/9/2010, 03:46

DITA E FLAMURIT
Shqiperia divine, Dheu klasik i trimerise, kremton sot nje nga me te shenjtat dite te historise se saj kombetare;Diten e Rilindjes e te pagezimit ne jeten e re te Lirise!Diten e venies mbi krye te kurores se Indipendences!
Pas peseqind vjet jete t'ashpert te roberise dhe ne nje kohe tragjike , kur arushet e Ballkanit u versulen t'a shuajne pa meshire gjallerine e kombit shqiptar , ne orizontin e Shqiperise ndriti Ylli i Mengjezit , mbi Kathedralin e Vlores shkrepetiti Diell'i Lirise! U ngreh Flamuri madheshtor i Skenderbeut dhe Perendia e Lirise se Kombeve dekretoi shpetimin e Shqiperise!
Ajo e drejte e shenjte q'u a ka falur natyra kombeve te botes ju njojt edhe kombit t'one qe ruan karakterin dhe traditat e Ilireve, ju dha edhe poullit t'one heroik qe ka vaditur me gjak gjithe Sinisine Ballkanike dhe, se fundi, per t'u shpetuar dyndjeve te valeve te barbareve, gjate shekujve, ka qene shternguar te lere Alltarin e Atdheut te vet dhe te kaperceje male e dete dhe te perhapet neper gremina te huaja. Ne kete vend legjendar, qe esht shkretuar dendur nga katalkizmat e luftrave te parreshtura dhe mbi germadhat e 70 qyteteve te bukura bere pjese e zjarrit legjoneve romake, vajtojne sot e kesaj dite!
Te tera keto ngjarje , te gjitha keto tragjedita kane vleften e kujtimit te nalte, te heroizmes shqiptare.Deshmojne theroresite e pashembellta te fisit arbnor.Pasqyrojne jeten morale te stergjysherve dhe udheheqin shpirtin e energjise e te therorise se brezit t'one te ri.
Ja! Kjo esht dita simbolike ne te cilen kombi shqiptar hyn ne rradhet e popujve te lire dhe ze vendin qe i perket historise se tij.
Traditat e mbetura nga Pellasget e Mitollogjise, trimeri e trasheguar nga stergjysherit t'ane , permenden sot ne kronollogjine e qyteterimit.
Himni i Indipedences t'one kendohet neper oborret e kombeve te rinj te lire.
Te Deum-i i paradisit te Fese s'one meshohet sot neper Kishrat e botes ideale!
Na pershendetin , na pergezojne , na urojne kombet e lire!Na kane zili e na falen poujt qe perpiqen te harrijne nje dite te bardhe!
Ideali qe kane enderruar stergjysherit , ay ideal i shenjte qe kane profetizuar heronjte , protagonistet e luftrave te lirise s'one , u realizua sot! Qellimi i nalte per te cilin kane luftuar ata burrerisht neper malet e ashpert dhe kane derdhur gjakun e vlefshem te tyre : u harrit, u krye!
Intrigat e huaja dhe komedite e mbrendeshme qe u lojten nje kohe mbi kurrizin e Atdheut nuk e lane popullin shqiptar te jetonte i lumtur ne keto tete vjetet e para te jetes se re. Krijuan nje situate te rende dhe rrezikuan njement teresine dhe Indipendencen e Atdheut.
Gjate ketyre koheve te veshtira dualle ne shesh apostoj te rreme duke predikuar ungjillin magjik te nje bese fatale. Nje maqavelizme qe synonte t'i mesonte popullit shqiptar disiplinen e skllaverise dhe te ckeputte nga trup' i shtrenjte i Atdheut vendin me te shenjte:VLOREN bujare qe e ka falur natyra per te qene vend i pelegrinazhit te Shqipetarevet.
Forca ideale , energjia virgjine dhe patriotizmi i nalte i popullit shqiptar i kapercyen , gjithe rreziqet qe kercenonin Atdheun.
Dita e 28 Nendorit 1920 esht e para qe kremton sot plot enthusiazme Shqiperia redente , sbukuruar nga Stili gjer ne Shkoder me trendafile dafine!
Mblidhuni bijt e Shqiperise perpara ketij Alltari te madh t'Atdheut !Faluni !Perunjuni perpara ketij Snotafi te shenjte! Adhuroni shpirtrat e Deshmorevet! Dhe lavduroni kete dite madheshtore!
Gezohuni o Shqiptare t'arratisur ne cdo ane te botes. Kendoni ju zogjt'e bukur qe fluturoni ne qiellin e Shqiperise ! Lulezoni ju fusha! Gjemoni ju male! Bucitni ju , lumenje dhe dete te Shqiperise! Bekonani ju o Deshmoret e shenjt t'Atdheut ! Kurajo , durim dhe shprese , Ti o Shqiperia irredente!
ILIA DILO SHEPERI
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Cikėl Patriotik  Empty
MesazhTitulli: Re: Cikėl Patriotik    Cikėl Patriotik  Icon_minitime19/9/2010, 03:47

BALTĖS SHQIPTARE

Tė dua, baltė shqiptare!
tė dua
egėrisht,
dėshpėrimisht -
si ujku pyllin,
si vala valėn,
si balta baltėn!

Se gjer mbi gju
jam brenda teje;
se lerė kam kėtu
si ati,
gjyshi,
stėrgjyshi.

Tė dua, baltė shqiptare
se gjer mbi bel
dhe pėrmbi bel.
Lazgush Poradeci


--------------------------------------------------------------

Poezi nga Jorgo S. telo pėr tė pėrshėndetur
ngadhnjimtarėt kosovarė per PAVARĖSINĖ
NĖ DITĖT E NJOHJES SĖ PRITSHME
NGA BOTA DEMOKRATIKE

BRITMA E LOTIT DHE E GJAKUT
(Baladė nė dy kohė)

Koha e parė(1999)

Sėrish loti yt u pėrzje me gjak,
e gjaku tė trazua me dhe…
Mos do mbetet ģ shkretė ēdo prag?
Mos veē heshtja do ngelet atje?

Larg e pranė tė kam, moj Kosovė!
Larg… se nuk mund tė vij dot tek ty.
Pranė… se tė kam kėtu ēdo orė;
Pranė, se mė ke mbirė nė sy…

E etur pėr liri derdhe, o sa gjak!
E gjaku po tė nxjerr britma e lot.
Loton ēdo nėnė e ēdo vocėrrak,
kur trimėria trondit kėtė botė.

Loti yt – m’ģ madhi n’Europė.
Lart e ngre nivelin e deteve.
Prej dhimbjes ēdo shpirt u pėrlot.
Loti yt – piedestal ģ derteve…

Loti yt – ja, ja po sokėllet.
Britma e lotit dėgjohet ngado.
gjaku yt pėrvėlon tepėr nxehtė.
Loti ģ largimit thėrret: “Jo, joo!”

“Jo, ende nėn kthetra shtazėrie;
Jo, ende nėn “Shpatė Demokleu”.
Jo mė pas traktatesh vrarėlie;
Jo mė, duke ikur nga Atdheu…

Britma e lotit – njė thirrje malli.
Loti ģ Kosovės s’lyp mėshirė.
Gjaku ģ Kosovės – gjak shqiptari;
Britma e lotit ribėn Shqipėrinė.


(Shuaj, o lot, zjarret e shtėpive!
Laji, o lot, pragjet e pėrgjakur!
Mbyti, o lot, kasapėt e fėmijve!
Shndriti, o lot, shpirtrat e pėrflakur!)


Britma e lotit, krisma e pushkės
Gjithė botėn e shkund nga dremitja.
Britma e gjakut tė malit e fushės
Shpresa, ėndrra ģ zhvesh nga sfilitja.


Koha e dytė: (2008)

Dhe prite, Kosovė, nėn britma loti
Dhe pret ende nėn krisma zemrash.
Prite ditėn e pritur prej qėmoti..
Mbi themele gjaku brez pas brezash.

Aureolė lirie ke jasharėt.
Ademin e tė tjerėt ke themel.
Liridashėsit e botės ke idhtarė
Si trime vetveten ke model…

Britma e lotit, klithja e gjakut
Kėrkuan shpagė, donin LIRI…
Nga kėrthiz’ e foshnjės te thinjat e plakut
U ndez ēdo qelizė e “AMĖS” SHQIPĖRI.

Ē’pamje makabre ka parė Universi…!
Ē’drithma llahtarė, ē’ndjekje pa fund…!
Shtazėt vampire sa jetė prisnin;
Sa ģ pashpirt njė shekull u pėrfund!

Ndezja e gjakut, ndezja e lotit –
Flakė qė digjte epshet serbiane.
Flakė e lindur nė zemra baroti.
Flakė qė dogji planet shafrane…

Flaka e pėrndezur nė ēdo flamur
Priu nė beteja, priu trimėrinė.
Ėndrrat makute shndėrroi nė zhur.
Nė vatrat e Tua pėrlindi LIRINĖ.

Britma e lotit – luftė dhėmbpėrdhėmb;
Njė britmė qė s’ndalet me fjalė.
S’ģ teret loti Shqipes mbi shkėmb,
PAVARĖSINĖ po s’puthi nė ballė.

Pavarėsinė e vetshpalle, Kosovė,
E pret tė njihesh nga bota mbarė.
Kjo botė turli, ta mendojė hollė,
tė mos lozė mė me shpirtin shqiptar!

10 prill 1999 – 25 shkurt 2008

KOSOVA NGADHNJIMTARE

Prej dekadash u ngut Europa.
Politika mendsh kish lajthitur…
Si mall pėr treg u pa Kosova
E mbeti njė sherr ģ pashqitur.

Pėrgjakja e tokės martire
Vazhdon…Nuk dihet sa shkon.
Nė kulisat e kanelarive
Ēdokush djallėzi piketon…

Si do shplekset ky lėmsh djallėzie?
Mos vetė “dreqi” do lėshojė pė?
Sot lipset kjo makinė histerie
Tė shkallmohet nga e zjarrta U.Ē.K.

Boll mė me trysni dhe me lutje;
Boll mė me zėra “pacifistė”…!
Sot trimėria e rizgjuar duhet.
Tjetėr ‘valle” tė shohim nė pistė.

Tetor, 1998

V L I M

Dhe erdhi qė nga pėrtej oqeanit
Kumboi njė zė demokracie...
Kumboi nė qiejt e Ballkanit
Vlim nė zemrat e pleqve, fėmijėve.

Dyqindvjeēarja demokraturė
Ē’hije ka, kur ndodhet midis nesh!
I tremb petalet ēdo diktaturė,
Se botėn nė tė zeza e vesh...

S’KA MĖ ZI

Kur marrohet mendimi njerėzor,
Kur truri shnderrohet nė “hirrė”;
Kur forcėn e mendjes s’e pėrdor,
Kur bėhesh njė djall me brirė.
s’ka mė zi...

Kur marrohet soji njerėzor,
me Hiroshima,
Mathauzen e Otranto
terrorizohet bota larushe...
Kalendari botėror
me “Ot“11 shtatorė”,
“9 janare”
e “15 marse” mbushet...


FAJET E HISTORISĖ

Shqiponja rreket t’ģ ketė tė dy krahėt;
Tė flatrojė hsareshėm nėpėr kaltėrsi.
Gjer sot terren donin “djajtė”,
t’ia shkurtonin pendet gjithsesi…

Dhe turret shqiponja fluturim.
Pėrgjakur pėr liri gjysma e saj.
Pėrgjėrohet ajo [pėr bashkim;
tė ndreqi historia
goxha faj.

L Ģ R Ģ A

LIRIA –
ėndėrr e trėndafiluar.
LIRIA –
pranverė e nusėruar.
LIRIA –
heshtje e arratisur.
LIRIA –
trishtim ģ gremisur.
LIRIA –
xixėllimė e syrit.
LIRIA –
qiell ģ qeshur ģ prillit.

SHQIPĖRI – DHIMBJE E BALLKANIT

Varfėria – buzėēarė.
Shpirtgremisur – robėrie…
Shkuan dy mijėravjeēarė.
Dimėrorė fund e krye.

Njėzet shekuj dot s’tė grinė.
Dymijė plagė – gulē vullkani.
Me gjak shkruar hoistorinė,
Shqipėri – dhimbje eBallkanit!



MOJ KOSOVĖ, GJAK KASTRIOTI!

Moj Kosovė, gjak Kastrioti,
ē’tė mbuloi gjaku dhe loti…

Hasmi qė kaptoi pragun,
mizorisht tė hodhi lakun.

Ta hodhi lakun te “shpirti”.
Tė dėrmoi, tė sfiliti…

Amaė nuk priti trimėria.
S’la tė mposhtej krenaria.

Nėpėr gjurm’ t’Adem Jasharit
shkoi ēdo zemėr shqiptari.

Kur tė zun’ ethet e forta,
u trondit Evraopa, Bota.

S’prite mė fatin e sertė,
se fatin e bėre vetė…
shkurt, 2008

ZEMRA DJEG, GOJA TREGON
(motiv popullor)
Sa herė zemra pėrvėlon,
goja nis e numėron
dertet e Kosovės trime,
tė paepurės martire.
Tė pėrgjakurės mdėr mote;
ballėrrahurės prej shqote.

Nrehur gjėmbat ca iriqėr
Serboslobodanoviēėr.

E donin Kosovėn kece.
Kokėulur dhe memece.
Donin t’ģ hiqnin flamurė,
Gratė tė mos lindnin kurrė.
Donin t’u ndalonin shkollėn .
Nė rrėzė t’ua prisnin dorėn.
Dhe ajrin t’ua raciononin,;
anėekėnd ta serbizonin.

Nuk ėshtė parė
as dėgjuar
Kaq tė vrarė,
tė shkrumbuar.
Kaq fshatra
tė shkatėrruar.
Ptu,
Shovenė tė tėrbuar!

JETA E SHQIPES – TYM E FLAKĖ…
(motiv popullor)

Hajde, hajde, seē ka vajtė:
Shqipja nėpėr tym e flakė…!
Fytafytas me barbarė.
Kush ta gėlltiste mė parė.
U vėrsulė Perandoritė.
Por kėtėj grisėn turinjtė…
Le ku gjėmonte boria;
Merrte fjalėn trimėria.
Kur fillonin dhelpėritė,
ndizej truri, shkrepni sytė.
Ja, kėshtu – me pushkė e penė
u desh tė mbronim folenė.
Shkrirė jetėn goxha burra.
Ballėskuqur nė furtuna.
Pė flamur tė Skėnderbeut,
u ngritėn burrat e dheut”
Mic Sokoli gjoksin shqeu.
U ngrit Shota, Buletini,
Ēeēoja dhe Ismaili.
Gjithė tė tjerėt me penė
nė ballė tė epokės qenė.
U trondit Europ’ e plakur,
se nė Vlorė u ngrit bajraku.
Njė bajra ģ kuq me shkabė.
Nėpėr shekuj ē’nuk ka parė…!
1982

KOSTANDINI DHE DHOQINA

(Tablo isopolifonike e mbeshtetur
tek gjithe linjat e baladės
burimore zagorite
me te njejtin titull)

Nė tablo marrin pjesė:
1. Kori isopolifonik
2. Nėna dhe grupi isopolifonik
3. Kostandini dhe grupi
4. Dhoqina dhe grupi
5. Nje grup vajzash nė valle


KORI:
Ditėn-o, mor ditėn-o,
ditėn e pashkės nė drekė.
Therėn-o, mor, therėn-o,
therėn-o njė ka tė sertė.

NĖNA MARINĖ:
Vajta, moj, vajta
mora njė okė mish.
Zjarrin, moj, zjarrin,
i vura kusisė.

KORI:
Te shtėpia lart te brinja
krisi kuja, ulėrima…
Pa dėgjoni, ē’thotė Marina!

NĖNA MARINĖ:
Sterra, moj, oiiii, oiii,
doli gjarpėri stihi;
m’u hodh brenda nė kusi.
Mė lėshoi helmin e zi…
Helmin e zi ma lėshoi,
nėntė djentė m’ģ helmoi.
Nėntė djem e nuse nėntė;
Korba, si s’mė ikėn mendtė.
Djem e nuse vanė e shkuan.
Tė gjith’ me djepe nė duar.
Nėntė dyfekė mė ikėn
Nėntė djepe m’u gremisėn…

KORI:
Nėnėzezės nga trishtimi
mendt’ ģ vanė te Kostandini…
Si Dhoqinėn fill tė vetme
e martoi, ku dot s’e gjendte?

NĖNA:
Kostandin,
Kostandin, tė zėnrtė nėma;
Bijėn pse,
bijėn pse hoqe nga mėma?
Ē’mė bėre,
ē’mė bėre, o more djalė?
Mė dhe bes’,
mė dhe besė, mė dhe fjalė.
Bijėn-o,
motrėm do sillje me kalė.
Srerra un’,
sterra malli ē’mė ka marrė!

KORI:
Ditėn e Pashkės sė Madhe
Midis shoqesh si sorkadhe,
Kapėrcyer dy-tre male
Na hidhte, moj
na hidhte
na hidhte Dhoqina valle…
(SHpėrthen vallja e vajzave
tė veshura me kostumet karakteristike)

DHOQINA NĖ VALLE:
Mė martoi vėllai larg-o,
Ejani, motrani,
Ejani, motrat e mia!

Jam nė hall e nė merak-o,
Ejani, motrani,
Ejani, motrat e mia!

Nuk mė lėn’ malet e lartė;
Ejani, motrani,
Ejani, motrat e mia!

Nėnėmirėn ta shoh pak-o;
Ejani, motrani,
Ejani, motrat e mia!

As vėllezėrit varg e varg-o;
Ejani, motrani,
Ejani, motrat e mia!

KORI:
Fjal’e nėnės shkoi te varri…
Kostandini u ngrit ģ pari.
Balta e zezė iu bė kalė,
Guri ģ murrmė iu bė shalė.
Tek Dhoqina tha dy fjalė:

KOSTANDINI:
“Mirėdita, moj Dhoqinė;
Ē’mė vjen mirė, qė qenke mirė!
E dredh vallen dhe shaminė
Si njė flutur nė lėndinė.

DHOQINA:
“Mirėseerdhe, o im vėlla,
Eja pak, vallen ma mba!
Nė ke ardhė pėr tė mirė,
Tė vishem si gjeraqinė.
Nė ke ardhė pėr tė keq,
Tė vishem si kallogre.

KOSTANDINI:
“Jo, motėr, sikundėr je, motėrz-o!
Bėju njė lajm shoqeve, motėrz-o!
Na pret nėna nė fole, motėrz-o!
Ku e lamė e ku na le, motėrz-o!

KORI:
Fjalėt e fundit sa dėgjoi,
Vallen Dhoqina ndaloi.
Veshi xhoken-o.

Vėlla-motėr pėrmbi kalė;
Njė ģ vdekur, njė ģ gjallė
Marrin rrugėn-o.

Zogjtė cirren “cili-viu!
Jo me gaz por prej vetiu;
Ēajnė ajrin-o.

DHOQINA:
“Kostandin, je zverdhur shumė,
more im vėlla!
Kėta zogj ē’flasin kėshtunė,
more im vėlla!

KOSTANDINI:
“Oh, Dhoqinė, motra ime,
motra ime
Zogjtė kanė gjuhėn e tyre,
motra ime!

TĖ DY:
“Zogjtė kėngė,
zogjtė kėngė le tė thonė.
Se ne kemi,
se ne kemi gjuhėn tonė.

KORI:
Sikur tė kish rėnė bisha,
Kali seē u ndal.
Afėr mureve te kisha
Kostandini tha:

KOSTANDINI: (recitativ, duke rėnkuar)
- Vazhdo rrugėn, moj Dhoqinė;
Do shkoj pak nė Adhojimė.
Aty, motėr, lash’ shaminė.

KORI:
Nėpėr xėc e nėpėr natė
Shkon Dhoqina nėpėr fshat.
E stolisur dhe mallplotė
Tak-tak-tak troket nė portė.

NĖNA:
- Ē’je ti mortje, qė troket natėn-o?
Tremb njė qyqe, qė ka mbet’ vetėm-o!
Mos je gjarpri qė mė hėngri
djemt’ e mi?
Nėntė djem e nėntė nuse
me fėmij’…

DHOQINA:
- Ē’flet kėshtu, moj nėn’ e mrė,
Nėnė-zo?
Unė jam jotja Dhoqinė,
Nėnė-zo!

NĖNA:
- Me kė erdhe, moj Dhoqinė,
Bijėzo?!
Nėpėr natė ē’tė solli y-nė,
Bijė-zo!?

DHOQINA:
- Sa erdha me Kostandinė,
Nėnė-zo!
Mbajti fjalė vėllai ģ mirė,
Nėnė-zo!

NĖNA:
- Ē’Kostandin moj fjalėdjegur,
Ka tre vjet qė mė ka vdekur!
Me tė tjerėt ėshtė tretur.
Qyqja, korba unė!
Nata, sterra unė!

DHOQINA:
- Ēfarė flet kėshtu, moj nėnė,
Oh, e mjera, oh!
Ē’’ėshtė kjo hata e gjėmė,
Oh, e mjera, oh!


KORI:
(Kėnga e parė)
Nėna e gjorė, nėna e mjerė
Puthi bijėn faqeverdhė.
Njė nė prag e njė nė derė
Plasėn si qelqe me verė…
(Rrėzohen tė dyja)

KORI E TĖ TJERĖT:
Nėnė e bijė mbyllėn synė,
Sosėn shpejt nė Ajodhimė.
Dhe kėrkuan Kostandinė.

Kostandini ish larguar
Si njė engjėll krahėshkruar.
Lėshon dritė pashteruar…
(Mbyllet perdja)
(Zagori, qershor-korrik 2000)


---------------------------------------------------

ILIA DILO SHEPERIT
(Nga Jorgo S. Telo)

Atė mermer tė bardhe e te bardhė,
Portretin, shkronjat – qendisur me lot…
Gjithēka nė faqet e pllakės nė varr
ģ kam admiruar, s’nginjesha dot…!

Shumėkush ndjehet ndoca i turpėruar;
Fshehtaz tė adhuroi dikur…
Tė afėrmit e tu – shpirtpikėlluar
tė mbajtėn brilant brenda zemrės zhur.

Ti qė shndrite njė epokė tė tėrė;
Njė hark kohe si tė veshi me mjegull?
Se ishe mendjendritur e shpirtgjerė,
mė se i gjallė vjen kėtė fundshekull.

Eh, o ILIA DILO – SHEPERIOTI,
Jam kėshtu ndodhka nė jetė…jo rrallė:
Tė mbulohet rubini kot sė koti…
e sėrish tė shkėlqejė si mė parė

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
Sponsored content





Cikėl Patriotik  Empty
MesazhTitulli: Re: Cikėl Patriotik    Cikėl Patriotik  Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Cikėl Patriotik
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: