Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Albade.com


 
PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

 

 Driton ZENKU

Shko poshtė 
AutoriMesazh
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Driton ZENKU Empty
MesazhTitulli: Driton ZENKU   Driton ZENKU Icon_minitime8/2/2010, 18:43

MENDIME TĖ PATHĖNA

Gurra e tmerrit ėshtė aty
ku mendimi pėrfundon ku lind

ku zėri lind tinguj memece
ku mendja ngulfatet
nė pallate mendimesh,
... tė pathėna

PĖRULJE

Me ngjyrėn e penės
vizatoj njė botė,
jetė,
njeri
shpirtin e hedh nė letėr
t’i jap jetė
botės,
jetės,
njeriut

NUANCĖ

Lapsit i kėrkova brushėn
desha tė ngjyros fletėn e fjetur
fleta u zgjua e kreshtuar
me cinizėm mė foli:
mos mė pirsh nuancėn,
e ngjyrės sė bardhė

PREMIERA

Premiera e djeshme
nė teatrin shqiptarė
e ndjeja se mė ftonte
eja,
pranė meje sonte

pasi qėllova atje
tek miku im nė Shkup
vendosėm asaj nate
tė shkojmė...

...atje,
heshtja fliste
si nė hėnėn e largėt
s’takuam as pamė njeri
vetėm rojtarin,
fjalėt e tij,
premiera,
...nuk do tė shfaqet sonte

DOSJE

Kot qė kam penėn nė duar
sa shkarravis letrat e pafajshme
fjala nuk mė dėgjon
vargu i katandisur
udhėton nėpėr letėr
mendime tė egra
vjell para vetes
neveritem,
lėshoj penėn nga dora
si me ēajin nė gotė,
nxehem me mendimet e mia
letrat e strukura nėn tavolinė,
...digjen

MOTI I EGĖR

Shkronjat e gazetės mė duken kėrmij
nga fleta nė fletė
mė shfaqet rubrika sport,
lojtarėt rezervė tė skuadrave,
rezultate me kompromis tė imponuar
nga ndikimi i motit tė
...egėr

ZGJUARJE

Qetėsia e egėr e natės
fle me gjumin tim
unė syhapur
pėrmbysem nėpėr letra,
lexoj gazetėn e djeshme
horoskopin gėnjeshtar
...kotem.




KILOMETRA KOHE

Numėroj duēat nė tabakė,
minutat natės
shoqėrohem me hėnėn
pėrkrah qelqit tė dritares
tretem mbi librin e Kadaresė
“Ra ky mort e u pamė”
me sy tė lodhura peshoj
kilogramėt...
e vrara tė kohės

KRYEVEPRA

Kokė zvarrė pranė lumit
duhanin e bėnte tym
poeti i tendosur me veten
dje,
nė tė njėjtin vend
kishte hedhur letrėn nė lumė,
letrėn me poezinė e shkruar
ndoshta,
kryeveprėn
...e kish bėrė anije

FRENAT E ETURA

Rrugėve pa zebra
makinat nė pah
frenat e etura
gėlltisin pamėshirshėm
... shenjat e komunikacionit

ĖNDRRA TĖ DALLDISURA

Brenda manifestimit tė gjumit
groposur isha
ėndrrave tė dalldisura
nėn strehėn e ēasteve tė luciferit
kur qielli,
ngjiti tokėn
goja mė ecte gėrmadhave
strukur nėn suke ...
tė palltos sime


JO, JO

S’mundem tė qeshem
buzėt mė janė plasaritur
sytė le tė qeshen,
le tė shikojnė,
dėgjojnė,
...flasin
unė,
bashkė me veshėt
do tė ikim
... nga kėtu

VERBĖR

Lotoj,
shterem pėr pike
se kisha ditur
se jam syri i verbėr,
nė kokėn e njeriut me bastun nė dorė
trokit
nė derėn e shtėpisė sė mbyllur
duke menduar se ndodhet...
para derės sė shtėpisė sė tij

NDJENJĖ E AKULLT

Veshur me petkun e kohės
ndjehem i zhveshur
kam tė ftohtė
rrezet e diellit
gjė tjetėr s’bėjnė
terrin petkun e kohės
sė kėndejmi mė braktisin
shiut i shtrojnė rrugėt
... me qilim tė kuq

MINUTA

Sytė pinė kozmetikėn e kohės,
diellin e terur,
valėt e trazuara tė detit,
shkopin magjik tė plakut
...sytė mė mbyllen njėherėsh,
derisa lotojnė
... gjak e pluhur
LECKĖ

Leshin e botės mbarė
si magnet e mbledh
kjo leckė pantallonash
pise,
...e kėtij shekulli

NESĖR

Ngushėllohem,
nesėr ėshtė e diel
ditė qė do tė vdesė
... nė qytetin tim

EKSPOZITA IME

Zemrėn e bėra galeri
tė shumė pikturave
ngjyrė vaji,
korniza tė shformuara
koka njerėzish
pa veshė,
pa sy

RRUGĖN E RRUGĖVE

Bashkė me rrugėt sonte vdesim,
varrosemi nėn errėsirėn e natės
kalimtarėve u kėrkojmė ndjesė
ua vodhėm rrugėn time
... rrugėn e rrugėve

ĒAST

Vetėm pėr njė ēast
ndryshoi ēdo gjė
nga dikush askush
vetėm
... pėr njė ēast

KUFIRI ME ZĖRIN

Zėrin e fundit lėshoj
bashkė me lumin qė shteron
dua tė them shumėēka,
s’mundem
buzėt mė mbyllen
tek zėri aborton heshtjen
...lumi tretet

PSE

Pse,
pėr se...
jo, jo, jo...
pėrgjigje s’ke...
e di pse
nga se,
...pse
pėrse,
pėrgjigje s’ke
...se

KOHA ĖSHTĖ

S’do mend se mė do,
“koha ėshtė”
e dija se do mė duash
ėshtė koha
...kėtė ta thuash

NĖ THOJZA

Fjolla e dėborės
s’arrin tė zbresė nė tokė
e pret krahėhapur dashuria
nė fijen e flokut tėnd

VALLJA SADISTE

Fis mė tė afėrt kam ėndrrat,
shpresat,
dėshirat...
pėr popull ndjej zemrėn,
shpirtin tim
besoj se je jashtė valles sadiste
besoj me droje
se ti vret,
shfaros
dėshirat,
ėndrrat,
shpresat,
shpirtin
zemrėn time

VEGIM

Rruga,
libri,
kujtimet,
ėndrrat
mbathen me hijen tėnde...
nxitje,
prehje,
puthje,
dashuri,
urrejtje
ofron dhe ik
dėshpėrimi,
loti,
shpresa
... mė mbeten nė duar

VJEN

Vjen nė ėndrrėn time
si nė koncertin e yllit tė muzikės
vallėzon me kėngėt e mia,
dėfrehesh
unė me rrobat e dhėndrit
vėshtroj ulėsen e zbrazėt
pres tė lodhesh,
tė ulesh pranė meje
kėnga i thotė valles hesht
ti bėhesh me krahė,
fluturon
del nga ėndrra ime
... lartė

LIGJI NĖ ĖNDĖRR

Dua sonte tė mė zė gjumi
tė mos zgjohem asnjėherė
tė zhytem nė njė ėndėrr tė thellė
tė gjatė sa jeta
atje nė ėndėrr s’pyes kėnd,
me kė dua do tė jetoj
kush mė kundėrshton kėtė
syhapur,
vdekjen do t’ia tregoj
pėr mua dėnim s’do tė ketė
... ligji nė ėndėrr nuk vlen

BOTA E TRETĖ

Numėroj botėt e shkuara
e treta mė kujtohet
kur unė linda,
jetova
vdiqa
ishte kohė mbretėrore
ekzistonte njė rob,
njė mbretėreshė
Kleopatėr
... ti ishe

RRUGA

Hyre,
s’pyete
tani ankohesh,
pse jam nė zemrėn tėnde
qarkullove dejeve tė mia
vėrdallė
si ujėvara
nė shtratin sovran
ndėrtove ishuj,
oqeane
thua s’kam faj
lutem,
ik nga hyre
lėri gėrmadhat,
le tė mbeten kujtime

NJĖ FUND

Pėrsėri njė fund
nga fundet e shumta
pėrsėri njė lojė,
kult
pėrsėri njė fillim,
njė ndeshje sportive
me humbės,
fitues
...pritje
ndeshje e ardhshme
qėllimi
njė humbės,
njė fitues

QĖNDRIM

Sonte do tė vdes
nesėr tė lindem pėrsėri
engjėll tė mė thuash
si sot nė mėngjes
nėse duhet prapė,
prapė do tė vdes
deri sa Zoti t’ua ndalon rrugėn
rrugėtimeve tė mia

MĖKATARĖT

Tre tė vetmuarit e natės
unė,
ti,
hėna
tretemi ndaras
paguajmė mėkatet e bėra
hėna ndaj diellit,
unė ndaj teje,
ti ndaj meje
qė tė tre ndaj Zotit
... kujt i rrėfehem kėshtu
kur askush nuk mė dėgjon
hėnėn e ka tretur dita,
ty tė ka marrė era
kilometra
... masin rrugėt tona

PORTRETI

Mungon lulja nė vazo
mungon vazoja nė tavolinė
mungon,
shumėēka mungon
nė kėtė dhomė
ku dielli dhe hėna,
nuk duken
mungon portreti i gjallė,
ndjenja,
gjumi,
ėndrra
mungon dita,
nata,
jeta
...mungon

BULEVARDIT

Bulevardit zotėroj rrugėt
jo qė jam dikush,
po jam i vetmi
natės tek endem rrugėve
rrugėve kaq vonė
kur dhe engjėjt flenė
unė numėroj shtyllat,
pikat e shiut tek rigojnė
sonte kėrkoj,
dua tė gjej
ėndrrėn,
gjumin
ty
... sonte sa fort kėrkoj

VDES PARA VDEKJES

Vdes para vdekjes
jetoj ashtu,
pa ndjenjėn e tė jetuarit
ėshtė rėndė tė jetosh zbrazėt
nga imazhi jetės,
lumturisė

SHKRONJA TĖ GDHENDURA

Thonė
koha shlyen ēdo gjė
unė e them tė kundėrtėn
ndoshta pa tė drejtė
koha,
s’mundet tė futet atje
tė shlyej shkronjat e gdhendura,
nė ledhin e zemrės

NUK VDES

Tani qė nuk takohemi mė
dashuri mbeti rruga
ku jeta ime vret kėmbėt,
kohėn,
fatin,
shpresėn...
vegimi nuk shuhet
nga dita nė ditė,
pėrcjell jetėn time
kur dashurinė tėnde e kam nė zemėr,
nuk vdes se s’jam me ty

PA ZEMĖR

Zemra ime mė s’dashuron
sot e varrosa
bashkė me ėndrrat,
shpresat pėr jetė
dhimbjet e fundit i mblodha
nė zemėr i mbylla
zemrėn e varrosa,
pėr tė mos e pasur mė
tani,
do tė jetoj pa zemėr,
pa dashurinė pėr ty
dhe mė nuk do tė dashuroj
perėndova nga bota e dashurisė
... pėr ty

NĖ VARR

Gjitha kėngėt,
romanet
fjalėt e shkruara pėr dashuri
m’i sillni nė oborrin tim
dua t’i varros
tė shkruaj nė pėrmendore
...dashuria nuk ekziston
roje,
do tė bėhem,
do tė qėndroj nė kėmbė,
brenda nė varr
ku fjala s’del tej gjeografisė sė njeriut

PS: Pėrmbledhja me poezi e paraqitur ne kete portal, eshte perfshire ne librin me poezi te titullar "Rruga e Rrugeve" qe eshte botuar ne vitin 2008 ne Maqedoni
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Driton ZENKU
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: