Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Albade.com


 
PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

 

 Fatmir Gjata

Shko poshtė 
AutoriMesazh
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Fatmir Gjata Empty
MesazhTitulli: Fatmir Gjata   Fatmir Gjata Icon_minitime16/2/2010, 17:50

Me rastin e 85 vjetorit tw lindjes.

Fatmir Gjata, shkrimtar me gjurme te pashlyera ne letersine Shqipe.

Tetėdhjetėepesė vjet mė parė lindi nė Korcė shkrimtari Shqiptar Fatmir Gjata. Sot, nė ditėn e tij tė lindjes ai kujtohet nga miqtė, tė afėrmit dhe dhjetėra mijėra lexues brenda dhe jashtė vendit si poeti partizan, kėngėtari i zjarrtė i vargjeve qė ngritėn peshė luftėtarėt: “Hakmarrje rini/dėshmori thėrret/qė ra pėr liri/mbi truallin e vet”.

I diplomuar nė Liceun Francez tė qytetit tė Korcės dhe mė pas nė Institutin Gorki nė Moskė, Fatmir Gjata ėshtė njė nga eksponentėt kryesorė tė letėrsisė Shqiptare tė realizmit socialist.

Vargjet e kėngėve tė luftės nacionalclirimtare do tė mjaftonin pėr ti dhėnė Fatmir Gjatės njė vend nderi nė panteonin e letrave dhe tė kulturės Shqiptare. Por kontributi i tij i vyer pėrfshin edhe autorėsinė e skenarėve tė disa filmave artistikė, dokumentarėve dhe pjesėve teatrale, ndėr tė cilat edhe skenari i “Tanės”, filmit tė parė artistik Shqiptar. Poet i vargjeve tė kėngėve mė tė njohura partizane si “Hakmarrje rini”, “Ato maja rripa-rripa”, “Plaku dhe i Riu”, “Kėnga e Partizanit Benko” etj., shkrimtar i shquar e popullor i dhjetėra romaneve, dramave, vėllimeve me novela, tregime, vjersha e kujtime, ndėr tė cilat spikasin “Kėneta”, “Tana”, “Armiqtė” e “Kėshilltarėt”, Gjata e realizoi krijimtarinė e tij larg akademizmave e fryrjeve duke u shndėrruar nė njė nga autorėt mė prodhimtarė e tė lexuar tė dekadave tė viteve ’50-’90. I botuar nė disa gjuhė tė huaja, Gjata ėshtė njė ndėr autorėt mė tė njohur edhe nė hapėsirėn mbarėshqiptare. Veprat e tij kryesore janė botuar qė herėt edhe nė Kosovė nga shtėpia botuese “Rilindja”.

Fatmir Gjata njihet gjithashtu pėr kontributin nė krye tė disa institucioneve tė rėndėsishme tė artit dhe tė kulturės Shqiptare si kryetar i Komitetit tė Kulturės dhe Arteve, anėtar i kryesisė sė Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe artistėve tė Shqipėrisė, kryeredaktor, pėr rreth njėzet vjet me rradhė i revistės sė vetme letrare “Nėntori”, si gazetar dhe anėtar i kolegjiumit tė shumė organeve kryesore tė shtypit Shqiptar, si “Zėri i Popullit”, “Drita”, “Ylli”, “Hosteni”, etj.

Shumė nga veprat e tij janė nderuar me cmime nė konkurse kombwtare e ndėrkombėtare, si Cmimi i Parė i Republikės, Urdhri i Flamurit i Klasit tė parė, etj.

Kėngėt e tij janė kėnduar nga njė brez i tėrė, njė pjesė e tė cilit tani nuk ėshtė; breza nxėnėsish, studentėsh e tė rinjsh njohėn nė shkollė veprat e shkrimtarit; njė popull i tėrė krijoi respekt pėr veprėn e tij.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Fatmir Gjata Empty
MesazhTitulli: Re: Fatmir Gjata   Fatmir Gjata Icon_minitime16/2/2010, 17:50

Rini Rini
(Kėngė partizane)

Rini, rini pėrpara ti!
Si dielli shkrep e vetėti,
si zjarr rrufeje para shko,
pėr vatėr e nder, rini, lufto!

Lufto armik
Lufto barbar,
me trimėri
porsi shqiptar,
lufto, lufto,
ti robėrinė,
fito atdhenė,
fito lirinė!



Kushtrimi
(Kėngė partizane)

Qė nga gjokset djaloshare
Del kushtrimi shqipėtar,
ngrihen grushte, hapen varre,
pėr fashizmin gjakatar.

Zėri i pushkės me furi
Po buēet sot anembanė,
se luftojnė pėr liri
shokėt tanė partizanė.


Plaku dhe i riu
(Kėngė partizane)

Po i thotė plaku:”Shko!
Atje tej, nė mal, lufto!
Gjith’ rinia po tė thrret,
gjith’ rinia po tė pret
qė ka zjarrin m’u nė gji,
qė derdh gjakun pėr liri.
Nisu biro, mos pėrto,
rrėmbe armėt, vendin mbro!”

“Do tė shkoj, se jam shqiptar
E do djeg me flakė e zjarr,
Do ta bėj unė shkrumb e hi
Tė mallkuarėn robėri…
Dhe atje mbi shkėmb e gur
Do tė ngre t’kuqin flamur,
E nė u vrafsha do thėrres:
Pėr liri, unė po vdes!”


Hakmarrje
(Kėngė partizane)

Po ngrihet njė zė nga fundi i varrit
Si dielli kur shkrep e hapet mbi dhe:
“Hakmarrje, hakmarrje, nė grykė barbarit, -
Pėrpara o popull, mbi tė si rrufe!”

“Hakmarrje rini!,
dėshmori thėrret,
ai ra pėr liri
mbi truallin e vet.


Ato maja rripa-rripa
(Kėngė partizane)

Ato maja rripa-rripa seē gjėmojnė,
ndizet lufta pėr liri e derdhet gjak,
janė trimat partizanė qė luftojnė,
janė bijt’ e Shqipėrisė qė marrin hak.

Sot po dridhet tirania anembanė,
sot po digjet e po bėhet shkrumb e hi,
se u mbushėn malet plot me partizanė,
se u ngrit sot gjith’ rinia pėr liri.
1942

MARATONOMAKU
(Kėngė partizane)
Dėshmorit Kristo Isak

Nė burg tė lidhur me zinxhirė,
Xhelati s’tė pėrkuli dot,
Kėpute prangat n’errėsirė
Dhe shokėve u dole zot.
Nė zjarr e flak’ me trimėri
Nė Dardhėn tėnde derdhe gjak,
vrapove drejt lirisė ti,
o Kristo, maratonomak!
1943
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Fatmir Gjata Empty
MesazhTitulli: Re: Fatmir Gjata   Fatmir Gjata Icon_minitime16/2/2010, 17:51

KENGA E PARTIZANIT BENKO

Dielli shkon tė flejė
Matanė Lenijes.

Me shtambat nė dorė,
Thurur si kurorė,
Shkojnė mbushin ujė
Te burim’ i fshatit
Vajzat ndajnat’herė.

Te burimi mbledhur
Dy a tre ēapkėnė
Rrugėn kanė zėnė.

Benkon djal’n e ri,
shokėt gjithė zili
e pyesin me afsh:
- As na thuaj, mė qafsh,
Cila tė pėlqen?

Vajzat u shpėrndanė
Porsi turtulleshat
Kur i ndjek gjahtari.

Minushi mė prapa
E shpejtoi hapin.
Benkua nga prapa
Ia arriu ēapin.

- Mos e merr rrėmbyer,
Moj vetullmbėrthyer.
Minushe… tė dua!
Nėmi shtambat mua.

.....

FRYN VERIU

Me tėrbim po fryn veriu
E ēdo gjė po shkul,
po borigėn majė malit
dot nuk e pėrkul!

Fryn murlani e stuhia
Ēdo gjė e pėrlan,
po boriga, si selvia
kokėn lart e mban!


SHQIPERIA ESHTE E VOGEL

Digjet zjarr e digjet flakė,
qielli seē u nxi!
Digjet zjarr e digjet flakė
Nėna Shqipėri!

Digjet vendi im i shtrenjtė,
Nėna Shqipėri
Po brigada partizane
Ka zėnė pusi!


MALLI SEĒ ME MORI

Oh, kėtij Nėntori,
oh, kėtij Nėntori,
malli seē mė mori
shoqe e dashur, moj!

Po nga fundi i tij,
po nga fundi i tij,
pritmė do tė vij,
shoqe e shtrenjtė, moj!


DO TA PRES
(sipas motiveve popullore)

Trėndafilin mbolla
M’u nė kopshtin tim,
Nė mal e pėrcolla
Partizanin trim.

Ēeli trėndafili,
ēeli bukuri,
edhe trimi im
erdhi nė shtėpi.


O TI ZJARRI PARTIZAN
(Kėngė)

O ti zjarr nė mes tė pyllit,
O ti zjarr qė s’ke tė shuar,
Ngrohi trimat partizanė
Qė pėrreth tė kanė qėndruar.

Sa tė ketė armiq tė huaj
E tradhtarė nė vatan,
Ndizu, ndizu, mos u shuaj,
o ti zjarri partizan!


FORCA JONE SHTOHET

Mbi bar shkėlqen loti,
vesa mėngjesore.
Akoma po flenė
Malet madhėshtore.
Kush kėtė mėngjes
Nė pyll do dėgjohet?
Njė djalosh i ri
Me ēetėn bashkohet.

Ecin partizanėt
Rrugės pa mbarim
Edhe kėnga e tyre
Ngrihet si kushtrim.


Nga libri “Kėnga e maliherit”

EJANI KETU

Eci nė ngricė, hunda mė skuqet,
nė akull rrėshqas e vritem nė gju,
po shkoj nė shkollė kur, ja dėgjoj”
“Eja, mblidhuni kėtu, kėtu!”.

Kėnga i lidhi brezat si mur,
Si valė lumi kalojmė ne:
“Eja, mblidhini kėtu, kėtu,
bashkė me ne!”.



DESHIRE

Tridhjet’ e njė Dhjetor dyzet e tre.
Mesnatė... Vit i Ri...
Dikush, diku njė gotė ngre,
tek Ura e Kovaēit unė roje rri!

Shkėmbinjtė ka mbuluar bora,
Kapota mė ėshtė bėrė gur,
Mbi pushkė mė ka ngrirė dora,
Me mend urime thur:


NE NJE STAN

Gjithė natėn rri pa mbyllur sy mbi djep.
Lėngon nga ethet njė fėmijė.
Pres diellin me rreze nė sqep,
nga hatullat e hapura tė vijė.

Ne ngrihemi tė zemėruar e pa gjumė
Betejave tė ashpra pėrmbi mina shkojmė,
Me dashurinė partizane lumė
Fėmijėt nėpėr djepe mbrojmė!

E kush guxon ta prishė kėtė buzėqeshje?!...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Fatmir Gjata Empty
MesazhTitulli: Re: Fatmir Gjata   Fatmir Gjata Icon_minitime16/2/2010, 17:51

Nga libri “Kėnga e maliherit” 1975

MIGJENI
Si shumė shpejt ra pena jote,
Si shumė shpejt mbaroi zemra qė lėngonte!
S’u fik mendimi yt i ri dhe i guximshėm,
pa mbeti vargu yt rebel e i pathyeshėm!
Tė rralla toka lindi djem si ti,
nė gjinė e vet tė mban me dashuri,
E varfra, krenarja toka jonė
Si gur tė ēmuar tė gjerdanit tė ka pronė.



ORE, PARTIZAN
Kapėrceva jazin, mė ra shamia nė ujė.
- Ore, partizan, ta kam gjetur unė!
Ngjita malin lart, kisha etje shumė.
- Ore, partizan, tė jap tė pish unė!
Hyra nė njė pyll, mė vinte pėr gjumė.
- Fli, o partizan, roje qėndroj unė!
Sulmova llogoret, mora plagė shumė.
- Ore, partizan, ilaē bėhem unė.


TREGIM I KORRIERIT
Po ecja qėmenatė
Mes shkrepave pa udhė,
Takova te burimi
Njė vajzė qė mbushte ujė.

I thashė:”M’u dogj xhani,
Moj vajzė me kaēurrela,
Pak ujė partizanit
Tė lutem, nga bucela!”.


DASHURIA
Tringėllin njė zilkė mushke,
Diku kėndon bulku
Po nga krisma e njė pushke
Dridhet tėrė muzgu.

Tringėllin njė zilkė mushke
Vargjeve tė mia
Po nga krisma e njė pushke ndizet dashuria

Dashuri si kėngė e ėmbėl,
e ashpėr, e zjarrtė,
dashuri e tokės mėmė
sa shekujt e gjatė!


Nga shtypi

SODITJE
Nėn kėmbėt e Moravės
Shtrihet Korēa ime plakė
Dhe mbi pyllin e Dėmbravės
Ngrihen lart reflekse flakė.

Digjet djepi im i blertė,
qė mė tundi si njė zog,
digjet zjarr mėhall’ e shkretė,
nė qerpik mė ngrin njė lot!

Eh, duro, moj Korēė plakė,
Edhe pak,
Edhe pak!
“Ylli” nr. 11, 1977


SHOQENI E MOTRANI
(kėngė)
Mbushja ujė te burimi,
humba mendt’ e mia,
seē m’u thye, moj, bardhaku
dhe mė ra shamia.

Kur kaluan aty pranė
Djem e vajza tok,
qė tė gjithė si azganė,
shpirti seē m’u drodh!
“Shqiptarja e re”, nr. 8, 1978


KALTERSI
Liqeni i Pogradecit,
si lot i rėnė nga qielli!
Penėn e ngjyej nė tė,
qė vargu tė ndrijė si dielli!
Tė jetė i thellė e i pėrvėluar,
si zemra e komitėve,
Tė jetė i kulluar
Si ti,
o ēerdhe e nositėve!
“Drita”, 11.09.1977
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Fatmir Gjata Empty
MesazhTitulli: Re: Fatmir Gjata   Fatmir Gjata Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Fatmir Gjata
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Fatmir Baci
» Elvana Gjata - Mames
» Elvana Gjata - Mames
» Elvana Gjata - Vetem ty te kam

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: