Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Albade.com


 
PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

 

 Majlinda Bashllari

Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Majlinda Bashllari  Empty
MesazhTitulli: Majlinda Bashllari    Majlinda Bashllari  Icon_minitime16/9/2010, 15:20

Ana e errėt e njė pasditeje me diell...


Kur rrėfen nė vetėn e parė rrezikon tė biesh ne pozicionin e naivit, nė vetėn e dytė - tė thashethemexhiut, nė vetėn e tretė- tė sharlatanit. Mendimi dhe gjuha duket se mbeten armiqtė mė tė kėqinj pėr njėri tjetrin, por sidoqofte partnerė te pandashėm. Si nė ēdo relacion tė detyruar, ku njėkohėsisht ruhet uniteti dhe prodhohet mizerje intelektuale.

Pasdite shtatori. Diell.
Apartamenti 411 vėshtron i tėri nga perėndimi. Jam nė dhomėn e gjumit, por nuk ka qetėsi. Pėrmendem nga njė dremitje. Zeri i djalit te vogėl vjen nga hapėsira tjeter, i lartė, gjithnjė nė kėrkim te diēkaje, kėmbėngules deri sa ta arrijė. Me xhelozon ideja se ai nė ndryshim nga unė e arrin gjithnjė ate qe do, dhe pamenduar bėhem gati tė hyj nė njė polemikė dygjuhėshe me tė. Por njė pasqyrė e vogėl nė murin pėrballė mė kujton pėrnjeherė se nuk jam as e vjetėr, as e re. As e fat, as e pafat. As mire, as keq. As fitimtare, as humbėse... Ky varg bajat nuk mund tė vazhdojė pambarim, falė leksikut te varfėr tė shqipes. T'i perkasėsh njė vendi te vogėl si Shqipėria, nuk ėshtė komoditet, as ketu ne North America, por pėr arsye krejt tjetėr nga ajo e Europės. Ndersa per Europėn, Shqipėria ėshtė adoleshenti turbulent, pėr North Amerikėn, ėshtė entitet i papėrfillshėm, to be or not to be... Kjo nuk bėn mė njė ēėshtje.
Njė gjumė pa ėndrra ėshtė pothuaj vdekje. Por dhe tė shohėsh ėndrra nuk ėshtė e shėndetshme. E tillė duket edhe ajo qė shoh gjithė kohėn me fytyra te njohura dhe te panjohura, tė vizatuara, skicuar pa kujdes mbi njė ranishte, herė te tharė, herė te lagur, njė det blu-gjelbėr, asnjėherė te qartė nė ngjyrėn e vet. Me njė shkop tė gjatė nė dore heq viza ne menyre krejt te ēregullt, qe te qartesoj dicka te panjohur ne tiparet e tyre, por ato befas ngrihen prej ku jane, vishen me mish, floke, thonj, petka, kerkojne komoditete te tjera si gjithe te gjallet. Nuk arrij te dalloj gjinine e tyre, ashtu sic nuk arrij dot te kap kuptimin e njė endrre te tille te perseritur, por kane rere gjithandej, ne floke, mes gishterinjve te kembeve dhe duarve dhe sikur me frikeson ky imazh, ngase ėshtė zemėrak ashtu siē janė pengjet a fantazmat e se shkuares qė nuk janė qetėsuar akoma. Por ēfarė rreh si ēekan nė tru ėshtė fakti se nuk jam ende gati tė pėrballem me asnjė prej tyre.
Ndjej hapat e tij qė afrohen. Ka fytyrė tė ėmbėl, sy tė zinj, tė thellė, vėshtrim tė zgjuar. Si gjithė bijtė.
-Ēfarė po mendon?
-Njė ėndėrr.
-Ēfarė ėndrre?
-Me fantazma.
-Fantazmat janė si njerėz?
-Janė njerėz...kanė qenė njerėz.
-Unė nuk besoj tek fantazmat, une besoj tek shpirtrat.
-Ku ėshtė ndryshimi?
-Shpirtrat jane miqėsorė, tė dashur…fantazmat janė gjithnjė te zemėruara.
-Fantazmat e ėndrrės sime nuk janė ashtu…- kėmbėngul pėr t’i mbrojtur ato. -Si i kanė emrat?
-Nuk e di....nuk kanė emra.
-Une fle, edhe po tė kem pasur njėmijė ėndrra nė mėndje, nė mėngjes truri i fshin tė gjitha. Edhe gabimet qė kam bėrė. A nuk ėshtė e habitshme kjo?
Buzėqesh kotsėkoti e kėnaqur.
-Po ku janė fantazmat e tua?
-Tani?
-Po.
-Nė rėrė.
- Tek liqeni??
-Jo, buzė detit.
-Kėtu s'ka det.
-Ka nė Shqipėri.
-Unė e di Shqipėrine.
-Si e di?
-ėė... ėshtė bukur dhe njerėzit hane byrek me mish ne mėngjes.
-Oh…vetėm kėtė mban mend!
-Jo vetėm kėtė...mbaj mend Klevin dhe Kristin, dhe gjyshi Petron. Por gjyshi Petro ka vdekur. Edhe ai ėshtė nė rėrė..tek deti?
-Ndoshta- mė ngatėrrohen prapė fytyrat .- Po tjetėr?
- Njerėzit te puthin shumė herė nė tė dy faqet- zgjatet dhe imiton te puthurat grarishte nė faqen time.
- Tjetėr, tjetėr?
-Dhe kur kėnaqen shumė prej teje tė thonė ” Vdeksh, ishallah”
E ka fjalėn per Rabijen, njė teton tonė plakė. Nuk dihet saktėsisht vendi i saj nė zinxhirin tonė fisnor, por herėn e fundit e nduku aq shumė tim bir nė faqet e vogla, dhe nuk di per ē’arsye kėmbėngulte qė ai tė pėrseriste emrat e kushurinjve te tretė, mė pas shpėrthente nė tė qeshura me lot dhe kur ngrihej pėr tė shkuar lėshonte frazėn e saj tė famshme: Vdeksh ti, ishallah, se me kėnaqe…Mos, ēfare thua, teto Rabije?! Eh, s’tė gjen gjė nga goja, moj ēupė.
Ah, Rabije, nga goja vijnė gjithė tė kėqijat. Tėrė kėto fjalė qė themi lart e poshtė po na e thajnė shpirtin, dhe shpirti ėshtė gjėja mė e madhe qė kemi, dhe s’duhet ta lemė pa njė pikė ujė. Pėrnjėherė kujtoj tė dielėn e shkuar. Ēfarė vape! Drobitėse! Shkuam nė njė piknik me shqipe, s’di ē’mė zuri dhe desha tė isha atje, ndoshta ngaqė vera po shkonte e sigurisht qė njė kujtim mė shumė nuk e lėndon kujtesėn…. u zhgėnjeva…me natyrėn kėsaj radhe. Dilte nga dheu, bari, lulet, bredhat e peme te tjera njė duhmė arrogante avujsh tė nxehtė qė tė merrnin frymėn. Por nuk humba sė pari paradėn e vashave dhe trimave tė rinj qė donin t’i binin nė sy njeri tjetrit me atė ecjen tangėrllikse shqiptareske, qė as perėdimi i largėt s’ka mundur ta tresė. Ne fillim desha tė qeshja, por u ndieva papritur kaq e trishtuar, sesa shpejt ikėn koha, kjo vrastare e pamėshirshme e gjėrave mė tė bukura, atyre grimcave tė shndritshme si xixa te hutuara, qė ia shkėpusim me vėshtiresi ditėve dhe netėve. Kisha pėrballė njė vazhėzė tė bukur kosovare, rreth gjashtėmbėdhjetė vjec, qe fliste gjithe kohėn e lume serbisht, dhe mė pėrvėlonte nė fyt shqipja ime, dhe mė nervozonte anglishtja perfekte e bebushave tė mi, dhe nuk dija ē’tė bėja nė atė tė nxehte, mes gjithe kėtyre gjėrave qė flisnin shqip, serbisht dhe anglisht, mes avujve dhe tymit te barbeque-ve, dhe prape shihja me kėrshėri nga bukuroshja e vogėl, nga trimat e rinj, faqepadirsur, qe i shkonin pranė vetem t’i shkėpusnin njė shikim…
Sa e bukur ishte, tė merrte frymėn, mė keq se avujt e nxehtė…dhe shtrinte krahėt e holle, dhe rrinte tėrė kohėn serioze, nuk luante si tė tjerėt, si e ngurtėsuar, pakėz e trishtuar, kushdi ku i punonte mendja, dėshira, mendova se sigurisht do kish bėrė dashuri, se kishte njė vėshtrim tė pavirgjėr, po ē'mė duheshin mua tė gjitha kėto, kėto lajthitje tė egra te unit dhe fizikut, e shihja me kėrshėri dhe njėkohėsisht flisja pėr letėrsi me dikė aty pranė, pėr atė letėrsine shpesh paēavure qė po mbush ēdo boshllėk tė kėsaj jete ngjyrė miu, dhe mė duhej tė gėnjeja kur vinte fjala pėr tė njohurit tanė, dhe nuk arrija ta bėja tė mė besonte se kur shpura pesėdhjetė libra ne shqip ne Biblioteken Qendrore te Torontos, mė thanė , ok, thank you, por sikur tė kishe pasur libra te diktatorit do ishim shumė tė lumtur tė bashkepunonim me ju, ndėrsa tjetri rrinte habitur, gati gojėshqyer, allah, allah, ndersa unė sikur tė mos ishin mjaft keto, por akoma doja t’i thoja se e vetmja gjė qė mė ngushėllon ėshtė fakti qė njė nga vetėt e mia ėshtė idiote, dhe jam kaq e lirshme dhe e lumtur kur rri me tė, se nuk mė ēan kokėn pėr asgjė. Tė gjitha kėto mė vinin nė tru me ligėsi, ndėrsa flisja hipokritēe me tė dhe njėkohesisht shihja vashėn...S’kisha pėr ta parė mė atė, nė kėtė jetė kurrė mė, por dashur pa dashur ajo u be gjėja mė e rrallė e asaj pasditeje, vasheza kosovare qe fliste gjithe kohen serbisht…dobre, dobre, mjaltė nepėrkash…
…Drita e diellit sa vjen e mpihet. Ai rri shtrirė pranė meje, me lodrėn blu nė duar. Ėshtė njė robot plastik, me gjymtyrė te perthyeshme nė nyje, mbyllet e bėhet anije kozmike, hapet e merr pamjen e njė luftėtari yjesh. Lodra e preferuar prej pesė vjetesh. I flet gjithė kohėn me zė tė ulėt, shkėrben uturima motorrėsh, kėrkėllima shpatash, shpėrthime eksplozivi. Edhe ti do mė zhgėnjesh njė dite, ashtu si unė prindėrit e mi, ashtu si ata prindėrit e tyre. Duket se ky zinxhir i pafund zhgėnjimesh, edhe pse i hidhur e bezdises e lė njeriun gjithnjė tė pangopur pėr tė provuar. Duhet tė ketė patjetėr diēka tjetėr pėrtej... Pėrtej kėsaj, diēka si ky robot i blutė, qė mund ta mbash lehtėsisht ne duar e t’i thuash: Mirėserdhe nė zemrėn time… Rri me mua …Nga hiēi vijmė, por s’jemi humbės… Ėshtė ngushtė, por ngrohtė, jemi vetėm, por s’ka nevojė pėr tė tjerė… Diēka humane apo aliene, humanoaliene, pėr tė ndarė atė ekzaltim qė na pėrfshin edhe kur s’ka arsye. Pėr tė na qartėsuar se pėrse kjo tendencė e ekzaltimit te paarsyeshėm ėshtė nga ato qė tė armiqėson me njerėzit tė cilėt ke rreth e qark pėrditė, dhe te miqėson me njerėzit qe tė njohin pak. Pėr grupin e parė jemi tė rrjedhur, pėr tė dytėt te mrekullueshėm… Ēfarė jete!
Bie zilja e telefonit. E kap unė, thote ai dhe brof nė kėmbė. Ka shpresė tė jetė shoku i vet. Por kthehet buzevarur. Ishte teta M, thote i mėrzitur. Ėshtė ora te ujisėsh lulen. Mirė qė mė kujtove, mendoj. Derisa tė ktheheshit do kalonte java…
Lulja ka nė ballkon mė shumė se tri ditė, nė cepin mė te errėt te tij. Gjethe tė gjelbra si shpatėza tė vogla dhe nė tė rrallė lėshon si njė zambak te bardhė
-Nuk ėshtė tharė, por duket e mėrzitur- flas me zė pėr t’i mbushur mendjen vetes.
-E nxjerrim nė diell,- thotė im bir.
Rrotull nuk ka mal dhe dielli, edhe pse vonė, s’mund tė fshihet. Bulėzat e ujit rrėshqasin tatėpjetė gjetheve, dhe heshturazi pikojnė mbi dheun e errėt duke marrė me vete rruazat e fundit te dritės sė kėsaj pasditeje shtatori. Edhe pak dhe terri do na mbulojė dhe njė herė nė kėtė jetėn tonė, sė cilės mė teper se ēdo gjė tjetėr duket se i mungon ai lloj rrėfimi, ku ti nuk je as naiv, as fjalaman dhe as sharlatan, ai lloj rrėfimi pas te cilit ndihesh si foshnjė e porsalindur dhe kur del dielli mengjesit tjeter ka gjithnjė njė fantazmė mė pak.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Majlinda Bashllari  Empty
MesazhTitulli: Re: Majlinda Bashllari    Majlinda Bashllari  Icon_minitime16/9/2010, 15:21

Rrėmujė...

Me jepni pak durim, ku dreqin me ka humbur
Ta bej pa shfryre ndaj fatit dhe kete copez rruge
Me shpirt nder dhembe vras sherrin e foshnjes qe po rritet
Dhe plakes qe rregjohet me vdekjen brenda trupit

Sa here u nisa vetem, me shpirtin e trazuar
Pa frike, pa ankth, me shpresen se ujku gjithnje vdes
Fillimi me mahniste, me kallnin tmerrin fundet
Fustani i kuq i vajzes nen luleshtrydhe mbet

Rrugicave te varfra, kercasin taka fjalesh
S’ka zjarr te zhduke per fare artritin e kercijve
Dhe mbetet pezull jeta, dhe pezull shtrihet vdekja
Atje ku lumi kalb kepucet e qytetit

Dhe s’di c’te qaj me pare, shtepine qe po rrezohet
A shpirtin qe teposhte po shkon me rrokullime
Ne kafenene perballe, nje vashez shtremberohet
Mes tymit te cigares, padashka zberthen gjine

S’me qahet, them te drejten, helmuar jam ne lote
Jam demode ne kohen kur ari quhet diell
Mes librash zhytyr rri, mundohem ne te kote
Mos gjej si rastesisht, ku shkon kjo dreq anije…



Dilemė…

Dheu im-plumb i ngulur zemres
Pelin i hidhur per stomakun tim te brishte
I kapur semundshem pas bishtit te shpreses
Verdhojne pas dyersh vello merzish

Sa e zeze balta qe te kemi hedhur
Sa i trashe dhjami i ligesise
Je kaq ndryshe poshte baltes dhe dhjamit
Si i bukuri David

Duhet pritur te shkojne vitet tutje
Dhe nje mengjes te kthjellet si pas nje stuhie
Te rizbulojme serish bukurine tende
Si nen rrenoja, qytetet antike?

Apo balten tė pastrojme siē pastrojme qoshet e botes
Dhe tė shohim cipen tende qe shndrit ne diell
Por me ze frika se s’do mbetem pa ndotur
Dhe tere jeten do vjell…



Muret…

Perdite ngrihen mure drejt kupes se qiellit
Si kulpra gjigande betoni dhe xhami
Pergjumur shtepiza sheh endrra te diellta
Te vrara si bari prej egjres dhe gramit…

Perdite ngrihen mure te nervet, te mishte
Ne trurin e trembur nga Gjyqi i Fundit
Mekate naive. Mundim i trishte
Instiktesh, therrmuar nga pesha e mureve

Dhe qeshet njeriu, skermitet nder dhembe
Qeshu, i gjore, … dhe kur jashte nxiron
Se jeta zgjatet…(Domethene zvarritet)
Nen hijen e mureve xham e beton

Deshira zgjat veshet, kurioze e semure,
Te gjuaje teori qe i vijne per shtat
Me zell rrezon mure, te tjera ngre lart…
Shtepiza po shuhet ne grahmen e fundit

Ti gjendesh nje dite nga mure rrethuar
Ēuditesh sa shpejt u bene labirinth
Dhe daljen kerkon mes ankthit gerryer
Dhe frikes, se e ke humbur perjetesisht….



p.s. po tė kėrkoni, do tė gjeni mė shumė...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Majlinda Bashllari  Empty
MesazhTitulli: Re: Majlinda Bashllari    Majlinda Bashllari  Icon_minitime16/9/2010, 15:21

Flowers of disgrace

… as in a delirium I try to explain
the importance of playing the piano, but
I can’t sit in front of him,
afraid that in my blurred eyes he will see
puddles of overwhelming sadness…
The sounds of the sonata arch over this earth
where a woman’s life can be cut off like a flower,
like the dark flower of hope…

… God, where is all this junk coming from,
this poison like a black-as-death coffee?
Where do these flowers blossom?
Why do they do not become insane?
What tables do they beautify
through endless summers and winters…

Fly, black bird,
Across the bloody sky of the East,
Beyond the fog of November,
Where the smell of disgraced flowers
And the sharp claws of the gardener
Will never reach you…



Call me

Call me, if your voice is still vibrating
And your soul is falling down like an oak.
Under your legs, the land is so muddy
And the trees are so shocked

Dim...Cold...This sad emptiness
And the sharp squeal of the bat
Bump into your lovely hair
In the cave of the absent-mindedness

Sunshine...Hot...A scared brightness...
It's coming a sound like a cracked diamond
The last skin of the patience is piercing
From a rotten word

We froze and melt like the old roofs
Like the trees...the seasons...the stones
Call me, if your voice is still vibrating
And your soul's falling down like an oak.



Tango

I want to die inside of you this night
Under the flames of the candles and the white lilies
I gulp down the fall of tears...The sadness is sleeping
In the lap of a dream and of an old tango.

I want to die this night like a butterfly burns up
I like to be cheated by the light of the candles
I turn round and round you, oh God, how beautiful!
I want to die and death seems to me to be of gold.

But I don’t want to disappear forever; even dead I want to feel
How your hand trembles around my waist
The lilies, the candles, this sad tango tell me
This night will go away just like the others...

...The knees are getting colder, lost in reverie I hold tight with fingers
the angry lilies, the candleholders with melted wax
Where did you go tango? ... Now I can hear just hoarse voices...
It would have been better dying inside you last night
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
Sponsored content





Majlinda Bashllari  Empty
MesazhTitulli: Re: Majlinda Bashllari    Majlinda Bashllari  Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Majlinda Bashllari
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: