Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Albade.com


 
PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

 

 Pezi nga Naim Frasheri

Shko poshtė 
2 posters
Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Pezi nga Naim Frasheri Empty
MesazhTitulli: Pezi nga Naim Frasheri   Pezi nga Naim Frasheri Icon_minitime12/9/2009, 16:21

Poeti mė i madh i Rilindjes Kombėtare shqiptare,
atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit e i kulturės shqiptare.
Lindi mė 25 maj 1846 nė Frashėr, ku bėri mėsimet fillore dhe nisi tė mėsonte
persishten pranė teqesė bektashiane. Mė 1865 familja u shpėrngul nė Janinė, ku
bashkė me vėllanė mė tė vogėl Samiun, mbaroi gjimnazin grek "Zosimea" (1869).
Bėri pastaj pak muaj nė Stamboll, si nėpunės i vogėl nė zyrėn e shtypit (1870),
po iu shfaq tuberkulozi dhe u kthye nė vendlindje pėr klimė tė mirė. Nė fillim
ishte nėpunės tė dhjetash nė Berat e mė pas i doganės nė Sarandė (1372-77). Nė
kėtė periudhė Naim Frashėri. bėri prova tė vjershėrimit shqip, nėn ndikimin e
bejtexhinjve e u dha pas vjershėrimit persisht, me sukses, duke botuar mė vonė
edhe njė pėrmbledhje lirika sh Tejhyjylat (Ėndėrrimet, 1885). Nėn ndikimin e
ngjarjeve historike, sidomos tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, njėri nga
udhėheqėsit e sė cilės ishte Abdyli, vėllai i tij mė i madh, dhe tė veprimtarisė
kulturore patriotike tė Shoqėrisė sė Stambollit, nė krye tė sė cilės ishte
Samiu, Naim Frashėri. braktisi vjershėrimin persisht dhe iu kushtua le tėrsisė
shqiptare. Poema e tij e parė e re ishte Shqipėria (1880, botuar mė 1897), qė
entuziazmoi patriotėt shqiptarė. Nė Stamboll Naim Frashėri. ka qenė ndėr
botuesit kryesorė tė revistės "Drita", mė pas "Dituria"(1884-85), ku u botuan
shumė vjersha tė tij, proza e vargje pėr shkollat e para shqipe qė do tė
hapeshin, disa shqipėrime tė shkrimtarit. Ai shėrbente si anėtar i Komisionit tė
Botimeve pranė Ministrisė sė Arsimit, mė pas si kryetar.

Mė 1886 Naim
Frashėri. botoi poemėn e tij tė famshme Bagėti e bujqėsia, atė greqisht Dėshira
e vėrtetė e shqiptarėve (O alithis pothos ton Alvanon) dhe katėr libra pėr
shkollat: "Vjersha pėr mėsonjtoret e para", "E kėndimit tė ēunavet
kėndonjėtoreja", (nė dy vėllime, me poezi, lexime tė ndryshme, njohuri tė para
shkencore humanitare), si dhe njė "Histori tė pėrgjithshme". Mė 1888 vijoi me
"Dituritė" (ribotuar mė 1895 me titullin "Gjithėsia", - shkenca tė natyrės). Mė
1890 doli pėrmbledhja e lirikave Lulet e verės, pastaj "Mėsimet" (proza
patriotike dhe tė moralit) dhe Fjala flutarake (vjersha) mė 1894, sė fundi mė
1898 poema e madhe epike Historia e Skėnderbeut dhe poema fetare Qerbelaja etj.
Naim Frashėri. vdiq nė 20.10.1900 nė lagjen Erenqoj tė Stambollit, ku dhe u
varros. Eshtrat e tij janė sjellė nė Shqipėri. Naim Frashėri. u shqua pėr
lirikėn e tij patriotike me temė aktuale (vjershat "Gjuha shqipe", "Korēės" 1887
etj.), u kėndoi me pasion tė rrallė mallit dhe bukurive tė atdheut ("Bagėti e
bujqėsia") dhe bėri thirrje tė fuqishme pėr ēlirimin e tij (krijime tė ndryshme,
"Dėshira e vėrtetė e shqiptarėve"), si dhe pėr begatimin e vendit dhe njė tė
ardhme demokratike tė tij. Ai i kėndoi natyrės, dashurisė (poema "Bukuria", njė
ndėr kryesoret e tij, 1890), miqėsisė, jetės intime (me brengėn pėr tė afėrmit
qė bori). Poema "Historia e Skėnderbeut"qe njė kurorėzim i veprės sė tij,
"testamenti i tij politik e poetik", me grishje tė hapėta pėr ēlirim nga Turqia.
Poema ėshtė shkruar sipas traditės sė madhe barletiane. Nė poemat epike ai u
ndikua nga historitė e vjershėruara tė Lindjes dhe nga bejtexhinjtė frashėriotė,
po duke iu kundėrvėnė kėtyre me shqipen e kulluar apo me shkarkirnin e dogmės
fetare (nė "Qerbelaja" dhe nė veprat e tjera, qė i hartoi pėr afrimin e
elementit besimtar nė lėvizjen kombėtare). Naim Frashėri. u shqua edhe pėr
poezinė meditative, nisi nė shqipet poezinė filozofike (vjersha "Perėndia"1890).
Shkroi dhe proza pėr tė vegjlit dhe bėri disa pėrshtatje mjeshtėrore fabulash tė
La Fontenit. Botėkuptimi i Naimit ishte nė thelb panteist e idealist. Me
admirimin e madh qė kishte pėr racionalizmin e Dekartit dhe si pasues i shquar i
iluministėve francezė Volter, Ruso etj., me besimin e plotė nė shkencat dhe nė
rolin e tyre revolucionar nė shoqėri (pranimi i teorisė Kant-Laplas dhe i
darvinizmit, qė i propagandoi me guxim tė madh pėr kohėn), me demokratizmin e
tij dhe antimonarkizmin, besimin nė aftėsitė e pashtershme tė popullit tė vet
pėr tė qėndruar, pėr t'u ēliruar, pėr tė vajtur pėrpara me hov, Naim Frashėri. u
bė njė veprimtar revolucionar nė tėrė fushat, si shkrimtar, njeri i mendimit,
njeri politik. E gjithė veprimtaria e tij letrare dhe kulturore ishte e lidhur
ngushtė me ēlirimin dhe pėrparimin e vendit, me ēlirimin shpirtėror dhe
ndriēimin e masave tė popullit. Ai kishte besim tė plotė nė aftėsinė e mendjes
pėr tė njohur realitetin e pėr tė vėnė nė shėrbim tė njeriut njohjen e ligjeve
tė botės. Kėrkonte arsimim pėr tė gjithė, emancipimin e gruas, qeverisjen
demokratike, tė vendit (njė " demokraci prej pleqet», pra tė njė ngjyre
shqiptare), ngrinte lart vetitė e karakterit tė shqiptarėve (besėn, trimėrinė,
bujarinė), traditat kombėtare qė nga lashtėsia pelazgjike. Bėnte thirrje pėr
miqėsi me fqinjtė nė kushtet e respektit reciprok, shpallte dashurinė nė gjithė
popujt e racat, ngrihej me forcė kundėr Megali Idesė e pansllavizmit, duke
admiruar vetitė dhe kulturėn e popujve tė tjerė (poezinė ,pėrparimtare lindore,
atė greke, latine, rilindjen evropiane, romantizmin evropian, prej tė cilave dhe
u ndikua).

Naim Frashėri. luajti, pėrkrah Samiut e pas Kristoforidhit,
njė rol themelor pėr shqipen e re letrare, tė cilėn e shkroi me njė pasuri tė
veēantė fjalori e sidomos frazeologjike, duke u mbėshtetur kryesisht nė gjuhėn e
popullit, e shkroi tė pastėr dhe bėri njė punė tė dukshme pėr pasurimin e saj,
duke e ngritur atė nė lartėsinė e njė gjuhe arti tė zhvilluar dhe
kulture.

Ndikimi i Naim Frashėri., me gjallje tė shkrimtarit dhe pas
vdekjes, jo vetėm te shkrimtarėt shqiptarė tė kohės, por edhe tė periudhės sė
mėvonshme, ishte i madh. Pas Ēlirimit u vunė nė pah dhe u ēmuan gjerėsisht
meritat dhe vlerat e punės dhe tė krijimtarisė sė tij, pėrmes studimesh tė
ndryshme. Ribotimet e veprave tė tij janė tė shumta; pėrveē tyre janė bėrė edhe
disa botime kritike shkencore tė veprave tė Naimit. Emrin e Naim Frashėrit e
mbajnė shkolla dhe institucione tė ndryshme. Pėr merita kulturore nė Shqipėrinė
jepet urdhri qė mban emrin e poetit kombėtar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Pezi nga Naim Frasheri Empty
MesazhTitulli: Nga cikli "Bukuria"   Pezi nga Naim Frasheri Icon_minitime12/9/2009, 16:21

Do te digjem , te venitem
Si kandili kur s'ka
vaj
Balte e pluhur do te behem
Te me shkele kembe e saj
Dhe do tretem
duke puthur
Ate kembe pasandaj
Ē'ke me mua
As me thua
Pse te
dua
Paskam faj
Vdekja ime
S"te prish pune
Haj, moj jete e zeze,
haj


*******************

Me iku me vrap djaleria
Dhe me la
mbi dhe te shkrete
M'erdhi shtriga pleqeria
Pshehtazi si qen i
qete

Upupu c'me gjet , o shoke,
Do te qaj me thes ne koke....
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Pezi nga Naim Frasheri Empty
MesazhTitulli: Naim Frashėri   Pezi nga Naim Frasheri Icon_minitime12/9/2009, 16:22

Naim Frasheri lindi ne 25 Maj 1846, ne Frasher te
Permetit, ku beri mesimet fillore dhe nisi te mesonte persishten prane teqese
bektashiane. Me 1865, familja u shperngul ne Janine ku bashke me vellane e vogel
Samiun, mbaroi gjimnazin grek Zosimea. Beri pastaj pak muaj ne Stamboll si
nenpunes i vogel ne zyren e shtypit (1870) por iu shfaq turbekulozi dhe u kthye
ne vendlindje per klime me te mire. Ne fillm ishte nenpunes "te dhjetash" ne
Berat dhe me pas i doganes ne Sarande. Ne kete periudhe beri prova te shkruante
vjersha nen ndikimin e bejtexhive e u dha pas vjersherimit persisht, me sukses,
duke botuar me vone edhe nje permbledhje lirikash "Enderimet" (1885). Nen
ndikimin e ngjarjeve historike sidomosh Lidhjes Shqiptare te Prizerenit dhe te
veprimtarise kulturore patriotike te shoqerise se Stambollit Naim Frasheri
braktisi vjersherimin persisht dhe iu kushtua letersise shqiptare. Poema e tij e
pare e re ishte "Shqiperia" krijuar ne 1880 dhe botuar me 1897 ne Stamboll. Naim
Frasheri ka qene nder botuesit kryesor te revistes "Drita" e me pas "Dituria".
Me 1886 botoi poemen e famshme "Bageti e Bujqesia", "Deshira E Vertete E
Shqiptareve " (ne greqisht) dhe kater libra per shkollat "Vjersha per
Mesonjtoret e Para" , "E kendimit te cunave kendonjetoreja". Me 1890 doli
permbledhja e lirikave "Lulet e Veres" pastaj "Mesimet" (proza patriotike dhe te
moralit) dhe "Fjala Fluturake" (vjerasha) me 1894. Se fundi, me 1898 botoi
poemen e madhe epike "Historia e Skenderbeut" dhe poemen fetare "Qer Belaja"
etj. Naim Frasheri vdiq ne 20 tetor 1900 ne Stamboll, ku dhe u varros. Eshtrat e
tij me vone jane sjell ne Shqiperi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Pezi nga Naim Frasheri Empty
MesazhTitulli: Re: Pezi nga Naim Frasheri   Pezi nga Naim Frasheri Icon_minitime12/9/2009, 16:22

Shqipėri, o jetėgjatė!

Shqipėri, o
jetėgjatė,
ty tė kemi mėmė e atė
dhe pėr ty do tė luftojmė
gjersa tė tė
trashėgojmė.
Pėr ty tė gjithė, ditė dhe natė,
mendohemi gjerė e
gjatė,
ti kurrė s“prishesh, s“shkretohesh,
as drobitesh, as
rrėgjohesh,
mė ke gjithė bukuritė
e tėtėra mirėsitė,
ke fusha me lule
shumė.
lumenj tė mėdhenj pa gjumė,
male tė lart' e tė veshura,
buzėn e
detit tė qeshur,
Mėje dritėz nė dritė
me tė gjitha
mirėsitė.
...................................
Shqipėri, tė qofsha
falė,
tė kam mėmė e mė ke djalė.

Ti, Shqipėri, Mė Jep
Nder!


O malet e Shqipėrisė dhe ju, o lisat e gjatė,
fushat e gjera
me lule, qė ju kam ndėr mend ditė e natė.

Ju bregore bukuroshe dhe ju,
lumenj tė kulluar,
ēuka, kodra, brinja, gėrxhe dhe pyje tė
gjelbėruar!

Do tė kėndoj bagėtinė qė mbani ju e ushqeni,
o vendėthit e
bekuar, ju mendjen ma dėfreni...
Ti, Shqipėri, mė jep nder, mė jep emrin
shqiptar,
zemrėn ti ma gatove plot me dėshirė e me zjarr!

Fjalėt e
Qiririt


Nė mes tuaj kam qėndruar
E jam duke pėrvėluar
Qė t'ju
ap pakėz dritė,
Natėnė t'jua bėnj ditė.
Do tė tretem, tė kullohem,

digjem, tė pėrvėlohem,
Qė t'ju ndrinj mir' e tė shihni,
Njėri tjatėrin ta
njihni.
Pėr ju do tė rri tė tretem,
As njė ēikė tė mos mbetėm,

digjem, tė qanj me lot
Se dėshirėn s'e duronj dot.
Unė zjarrit nuk i
druhem
Dhe kurrė s'dua tė shuhem,
Po tė digjem mė dėshirė,
Sa tė mundt
t'ju ndrinj mė mirė.
Kur mė shihni se jam tretur
Mos pandehni se kam
vdekur :
Jam i gjall' e jam nė jetė,
Jam nė dritėt tė vėrtetė;
Unė jam
nė shpirtit tuaj,
Mos mė kini pėr tė huaj.
Mė ėshtė falur durimi,
Andaj
po digjem si trimi,
Sa mė kėnda t'ju bėnj mirė,
Tė mos mbeti
n'errėsirė.
Jakėni, rreth meje rrini,
Flisni, qeshni, hani, pini

shpirtit kam dashurinė,
Pa digjem pėr njerėzinė...
Me zjarr ta djek
mushkėrinė
E tė tretem pėr njerinė
Unė dua njerėzinė,
Mirėsin'e
urtėsinė.
Nė bėhi shokė me mua,
Nė mė doni si ju dua,
Njėri tjatrinė nė
doni
Tė paudhė mos punoni...
Unė, duke pėrvėluar,
Njerėzit i kam
ndrituar;
Kam qenė mik me njerinė,
Andaj i di e mė dinė...
Dua shum
fjalė t'ju them,
Po trembem mos ju bėnj ujem.
E ku shkruhenė nė
kartė
Fjalėt' e gjuhėsė 'zjarrtė ?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Pezi nga Naim Frasheri Empty
MesazhTitulli: Re: Pezi nga Naim Frasheri   Pezi nga Naim Frasheri Icon_minitime12/9/2009, 16:22

Bukuria*

4

Kudo eshte
Bukuria
ne qiej, ne dhe, ne hene
ne diell, ne shenje
nder lule, nder
drure, nder pyje...
po ketu eshte e tere
dhe ajo, ti, eshte
bere...


8

Mos i hap leshrat n'ere
te m'arratiē ti
mendjen time
mos me shiko dhe njehere
se m'u zemra, therrime

Si
thellez e bukur, mos shko
mos veshtro si pellumbeshe
shpirtin mos ma
pervelo
mos u tund si mbretereshe

Me qepalla si shtijė
mos me vra,
mos me plagos
me veshtrim porsi shkendije
mos me vdis e mos me
sos


13

E pashe dje, tek shkonte
soje ndritte gjithe
jeta
pa hodh' syte e me shikonte
duke kthyer si shigjeta

Posa pashe
Bukurine
zemren e varfer ma piku
ndjeva ne te dashurine
qe me erdh' e
me s'me iku

*Bukuria - eshte nje cikel qe perbehet nga 16 vjersha te
shkurtera per dashurine, qe u botuan ne permbledhjen "Lulet e veres". Ne to
eshte shkrire, bukuria e vashes me bukurine universale.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Male
Numri i postimeve : 3223
Age : 38
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

Pezi nga Naim Frasheri Empty
MesazhTitulli: Re: Pezi nga Naim Frasheri   Pezi nga Naim Frasheri Icon_minitime12/9/2009, 16:23

TE VEGJELIT

Lerini te gjithe te vijne
Te vegjelit prane meje
Ah, mos i beni te qajne
Kurre te mos mallengjehen
Syte ulur te mos mbajne
Dhe te meken e te ndehen
Por te qeshin, te nxitojne
Te bredhin e te gezojne
Te prehen e te kendojne
E kurre te mos mendohen.
Me vjen keq t'u mardhe dora
e faqja bukuroshe
Kur bie e shkreta debore
Dhe kembeza vogeloshe
Me k'ėnda t'u mbaj ne duar....

N'ate sy kurre mos shtjere
Lotin e hidhur e te shkrete
Dhe mos e lere te bjere
Po falu ne buzet, gaz
Dhe ne sythit bukurine
E rriti caze nga caze
Duke u dhene urtesine.
Epu jetezen e gjate
Edhe mos i lere kurre
Pa memeze e pa ate
Dhe ne brenge e te semure
s'mund t'i shohe te mallengjyer
a te varfer a te mjere!
Dhe te grisur e te shqyer
kurre, kurre mos i lere!
Falu gjithe miresite
Te rrojen me nder ne jete
te mesojne diturite
Te behen te vertete
Te nderojne memedhene
Vlerat t'ja lartesojen
Mbi gjithe boten ta ngrene
Si lule ta zbukurojne!!


DISA FJALE TE URTA NE VJERSHA

Gjithe njerezit i duaj
Mos i pandeh per te huaj

Mos i bej njeriu ne jete
Gje qe s'do ta pesosh vete

Kusaria, ligesia
Dhe sa te keqija jane
Edhe gjithe marrezia
Padijen meme kane

Shiko faqebardhe te rrosh
E perpiqu te besh mire
Dhe me ē'do njeri te shkosh
I padem edhe i lire.

Mos e kthe fjalen kurre
Por qendro mė nje si burre.

Kur te jesh i zemeruar
mendja eshte e turbulluar
bej durim sa te kullohet
Se njeriu pastaj pendohet.

Do te rrosh me nder mbi dhe?
Me te liq mos u perzje

Gjuha eshte thike e mprehte
Plage e saj nuk eshte e lehte
Shume njerez gjuha mundon
Ca te tjere i turperon.

Ai qe hiqet i madh edhe mbahet i rende
e ka mendjen te vogel e te lehte si pende.

Dhe te te falin kamjen e jetes
Mos thuaj kurre veē te verteten.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.123.st
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Male
Numri i postimeve : 3223
Age : 38
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

Pezi nga Naim Frasheri Empty
MesazhTitulli: Re: Pezi nga Naim Frasheri   Pezi nga Naim Frasheri Icon_minitime12/9/2009, 16:24

Gjuha Jone

Vėllezėr Shqipėtarė,
tė prekim urtėsinė,
tė zėm udhėn e mbarė,
tė ngjallim Shqipėrinė.

Shqipėria ka qenė
dhe do tė jetė,
po sot nė ditėt tona
tė metė tė mos ketė.

E ka nderuar Zoti
gjithėnjė Shqipėrinė
ish fort mirė qėmoti,
do bėhet dhe taninė.

Ajo ish koh’ e zjarrtė
dhe kish mundime tepėr,
po sot pėndė dhe kartė
na duher, nuk tjetėr.

O burra Shqipėtarė
tė marim dituritė,
se s’ ėshtė koh’ e parė,
tani lipsetė dritė.

Tė shkruajm gjuhėn tonė
kombin tė ndritojmė,
gjithė ē’ ėshtė e ka qenė
ngadalėzė ta mėsojmė.

Pa shihni ē’gjuhė e mirė!
Sa shijė ka e hije,
ē’e bukur edh’ e lirė,
si gjuhė Perėdije.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.123.st
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Male
Numri i postimeve : 3223
Age : 38
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

Pezi nga Naim Frasheri Empty
MesazhTitulli: Re: Pezi nga Naim Frasheri   Pezi nga Naim Frasheri Icon_minitime12/9/2009, 16:25

Gjuha e zemres

  • Flet natyra ne ēdo ēast ne kete bote
    Dhe te fshehten qe ka brenda, shkoqur thote.
    Kush mund t’i thote keto te fshehta me gjuhen e thashethemeve?!
    Sepse kush me fjal’ ato shpjegon
    ose nga te trupezuarit eshte ose vetveten shpreh.
    Kaq te fshehta i thote era trendafilit,
    Keto thote dhe renkimi i bilbilit.
    Gjithe sendet dhe ē’permban kjo gjithesi
    Nxjerrin, shfaqin, kaq te fshehta dhe ēudi.
    Reja, era, lumi, deti i shkumbezuar,
    Malet, fushat dhe livadhet e bleruar,
    Qielli, yjet dhe te tjera nje nga nje,
    Flasin qarte, flasin bukur sa s’ka me.
    Prandaj zemres kjo gjuh’ i eshte dhene
    Qe t’i thot’ asaj te fshehten e pathene.
    Fjalet e kesaj gjuhe degjojini o dijetare,
    O rrugenjohes te dijes, o zbulimtare.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.123.st
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Male
Numri i postimeve : 3223
Age : 38
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

Pezi nga Naim Frasheri Empty
MesazhTitulli: Re: Pezi nga Naim Frasheri   Pezi nga Naim Frasheri Icon_minitime12/9/2009, 16:26

Ujku dhe qėngji

Ujku pa fe
Erth nė kope
Dhe, si s'pa qėn,
U fut nėr dhėn,
Njė qėnq zuri
Zėmėrguri.
Qėngji i tha:
"Ore vėlla?
E po pėrse?
As mė rrėfe
Se ē'faj tė kam?
I vogėl jam."
Ujku i tha:
"Do tė tė ha!
A e mba mėnt
Mė kėtė vėnt
Kur mė shave?
Mė the xhave!"
Qėngj' i thotė:
"E ke kotė,
Unė sivjet
Jam pėrmbi dhet."
"Mase, i tha,
Qe yt vėlla."
"Vėlla, tha, s'kam,
I vetėm jam."
"Fort mir', i tha,
S'paske vėlla,
Po jot ėmė
Ē'pati prėmė
Qė mė qėrtoi
E mė kallėzoi?
Do mė zinin,
Tė mė vrinin!"
Qėngji i tha:
"Dy muaj ka
Qė s'mė rron mė,
Ah, ah, im mė!"
Dhe s'duroi dot,
Po qau me lot.
"E yt atė,
Njė brigjatė,
Mė pat vrarė
Mon' e parė,"
Tha makuti,
Shpirtladuti,
Dhe mė s'mėnoi;
Mė s'e mundoi,
Po posht' e vu
Edhe e zu
Nga lėfyti
Edh' e mbyti,
Se tė ligut,
Zėmėrshtrigut,
Nuk i vjen keq
Pėr njė qė heq.



Botuar sė pari nė revistėn "Dituria", 10, 1885.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.123.st
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Male
Numri i postimeve : 3223
Age : 38
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

Pezi nga Naim Frasheri Empty
MesazhTitulli: Re: Pezi nga Naim Frasheri   Pezi nga Naim Frasheri Icon_minitime12/9/2009, 16:26

PERĖNDIJA

Ē'sheh, ėshtė zot'i vėrtetė,
Ē'dėgjon, ėshtė zėr'i tija,
Gjithė ē'ka e s'ka nė jetė,
Eshtė vetė perėndia.

Mos shiko valėtė p'anė,
Mos tė gėnjenjė rremeti,
Tė tėra njė burim kanė,
Gjithė ngrihen pej njė deti.

Nė det tė math e tė gjėrė
Ēdo valė qė tė sheh syri,
Atje ėshtė deti tėrė,
Po valėtė mirė qyri.

Kur ta zėsh gjėnė tė bėrė,
Esht' ashtu me tė vėrtetė,
Po ta vėsh re gjat' e gjėrė,
Esht' ajy bėrėsi vetė.

Dhe kush flet edhe ē'gjė flitet,
Ē'duket e s'duket nė jetė,
Dhe kush sheh dh'ajo qė shihet,
Zot' i vėrtet' ėshtė vetė.

Se e tėrė gjithėsia,
Qė nuk' i gjėndetė fundi,
Eshtė vetė perėndia,
Pėr atė s'ka vėnt gjėkundi.

Eshtė nė shesht perėndia,
I verbėri s'munt ta shohė,
Ajo ėshtė gjithėsia,
I dituri munt ta njohė.

Pe njė lulezė kur shohim
Dhe tė vėmė re njė fletė,
Me dituri munt ta njohim
Q'atje 'shtė zot' i vėrtetė.

Eshtė nė shesht perėndia,
Sicilido munt ta njohė
Po s'e mbuloi e padija,
Njeriu tekdo munt ta shohė.

Kush do ta shohė tė tėrė,
Tė shohė mirė njerinė,
Vethen' e tij re tė vėrė,
Atje e gjen perėndinė.

Dhe parajsi dhe skėterra,
Dhe engjėlli edhe djalli,
Edhe gjithė ē'ka tė tjera,
Janė brėnda tek i gjalli.

Ajy qė ka mirėsinė,
Ka perėndin' e tė mirat,
Edhe kush ka djallėzinė,
Ka djallė e ligėsirat.

Mė ēdo anė e kėrkova,
Thashė: ku 'shtė perėndia,
Po mė pasdaj e mėsova,
Qėnke ndaj mej' e s'e dija.

Kėrkonja gjetkė ta gjeje
Zotn' e math e tė vėrtetė,
Ajy qėnėkej ndaj meje,
E paskėsha unė vetė!

Me fjal' e me agjėrime
Nuk e gjen dot perėndinė,
As me kreshm' e me kungime,
Si punojn' ata qė s'dinė

Trajstėn' e ke plot me bukė,
Edhe hiqesh si i mjerė,
Dhe ke zėn' e thua nukė,
E lipėn derė mė derė.

Eshtė ndaj teje i gjallė,
Ti e kėrkon nėpėr gurė,
Nė tė rrem' e nė pėrrallė,
Andaj nuk' e gjen dot kurrė.

Pa s'vdes kurrė perėndia,
Po kush vdes nė jetė vallė?
Gjė s'vdes, sepse gjithėsia
Eshtė gjithėnjė e gjallė.

Qeshė diell, ishnja hėnė,
U bėsh' uj' e balt' e erė,
Yll e zok e dash kam qėnė,
Pa dhe njeri shumė herė.

Sa det i math e i gjerė
Edhe sa mijėra valė!
Sicil atje do tė bjerė,
Prapė soje do tė dalė.

Mijėra shpirtėra ngrihen,
Bijen mijėra tė tjera,
Vjen dimėri, lulet pshihen,
I nxjer prapė nė shesht vera.

Nj'ėshtė, po ka shumė ngjyrė,
Duket sikur s'ka tė ngjarė,
E sheh fytyrė-fytyrė,
Po 'shtė i njėjt' e i pandarė.

Ajy ėshtė trėndafili
Edhe gjėmb' i trėndafilit,
Ajy ėshtė dhe bilbili,
Ajy dhe zėr' i bilbilit.

Mos shiko ē'rrobė ka veshur,
Eshtė brenda vet' i qetė,
Syr' i t'urtit e sheh xhveshur,
Veē ati s'ka gjė ndė jetė.

Zoti ėshtė gjithėsia,
Ajy ėshtė gjithė ē'janė,
Po kush njeh vethen e tija,
S'e kėrkon mė tjatėr anė.

Dhe qelqeja u hollua
Dhe vena, pa u pėrzjenė
S'ka ven', ėshtė qelqe thua,
A s'ka qelqe, ėshtė venė.

Unė ndaj teje njė pikė,
O det i gjer' e pa anė!
Tė hynj brėnda mė vjen frikė,
Po s'hiqem dot dhe mėnjanė.

Tė kisha zėn' e bilbilit,
Gjithėnjė do tė kėndonja
Bukurin' e trėndafilit,
Dhe kurrė tė mos pushonja.

Po ti vetė je, o bilbil,
Ti je edhe dashuria,
Ti je edhe trėndafili
Edhe bukuri e tija.

Ti je ē'ėshtė jet' e tėrė,
Ti je vetė gjithėsia,
Ti vetė njeri je bėrė,
More fytyrėn e tija.

Oh! det i math e i paanė,
Nė njė stamnė qysh ka hyrė?
Ajy q'ėshtė gjithė ē'janė,
U mbloth tok mė njė fytyrė.

Mė ēdo anė qė shikova,
Pashė mirė qė je vetė,
Tė gjeta tek tė kėrkova,
Zot'i math e i vėrtetė.

Pe trupi shpirt ėshtė bėrė,
Edhe shpirti trup nė jetė
Eshtė bėrė, njė i tėrė
Gjithė ē'ėshtė, ėshtė vetė.

Paskėtaj, o shokė, kurrė
Mos kėrkoni perėndinė
Nėpėr mur' e nėpėr gurė,
Po shihni mirė njerinė.

Zėmr' e njeriut nė jetė
Eshtė vėnd' i perėndisė,
Esht' atje zot' i vėrtetė,
Det' i math i gjithėsisė.

Ajy ėshtė gjithėsia,
Edhe udh' e perėndisė,
Eshtė vetėm njerėzia,
Q'i duhetė njerėzisė.

Mer dorėn e diturisė,
Pa ajo do tė tė nxjerė
Gjer te fron' i perėndisė,
Ndaj soje do tė tė shpjerė.

Esht' e vėrtetė kjo punė,
Mos qėndroni n'errėsirėt,
Se kėtė s'e gjeta unė,
E kanė thėnė tė mirėt.


Marrė nga "LULETĖ E VERĖSĖ", botuar sė pari nė Bukuresht mė 1890
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.123.st
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Pezi nga Naim Frasheri Empty
MesazhTitulli: Re: Pezi nga Naim Frasheri   Pezi nga Naim Frasheri Icon_minitime12/9/2009, 16:27

Naim Frasheri

Vdiq Naimi, vdiq Naimi,
moj
e mjera Shqiperi!
Mendjelarti, zemertrimi,
vjershetori si ai!

Vdiq
Naimi, po vajtoni
shqipetarka, shqipetare!
Naimne kur ta kujtoni,
mos
pushoni duke qare!
..................................

Vdiq Naimi,
gjithč thone,
qani turq, qani kaure!
Bilbil’ i gjuhese tone
s’do te
degjohet me kurre!

Vdiq Naimi, qe kendoi
trimerine,
Skenderbene,
vdiq Naimi, qe levdoi
dhe nderoi memedhene!

Vdiq
Naimi, po c’te gjeti,
o moj Shqiperi e mjere!
Vdiq Naimi, po kush
mbeti?
Si Naimi s’ka te tjeve.

Vdiq Naimi! Vdekj’ e shkrete,
pse
more te tille burre?
I ndrite shpirti per jete,
mos i vdekte nami
kurre
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Pezi nga Naim Frasheri Empty
MesazhTitulli: Re: Pezi nga Naim Frasheri   Pezi nga Naim Frasheri Icon_minitime12/9/2009, 16:27

nga Bukurija

9

Zėmra
jote ne krahrort tėnd
ėshtė hekur brenda n’ergjėnd
dhe nė linj’ai
krahruar
si nė dhė gur’ i paēmuar
dielli zėnė me rezė
vera nė qelqe tė
zezė
shpirti brėnda nėr qivure
Zot’ i math nė katėr
mure

10

Do tė shkrihem
tė venitem
si kandili, kur
s’ka vaj

balt’ e pluhur
do tė bėhem
tė mė shkelnjė kėmb’ e
saj;

e tė prehem
duke puthur
atė kėmbė pasandaj

As mė
thua:
ē’ke me mua?
Pse te dua, paskam faj?

Pse heq
unė
Hidhėrime
a nė vdeēka, ti mos qaj;

vdekja ime
s’tė prish
punė
haj, e zeza jetė, haj!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Pezi nga Naim Frasheri Empty
MesazhTitulli: Re: Pezi nga Naim Frasheri   Pezi nga Naim Frasheri Icon_minitime12/9/2009, 16:27

*
* *
Mejtimi


Rri mejtohem shumė herė
Tek perėndon yll'i zjarrtė,
Edhe
hapetė njė derė,
Soje rrjeth njė drit' e artė.
Retė, nga pak' e nga
pakė,
Marrėn njė tjatėr fytyrė,
Bėnenė tė kuqe flakė,
E deti ndrin si
pasqyrė.
Oh! sa tė bukura janė
Fushatė qė gjelbėrojnė,
Qiejtė qė s'kanė
anė,
Luletė qė lulėzojnė,
Zoqthitė qė flasin belbėr
E fluturojnė ndė
erė,
Pyll'i veshur mė tė gjelbėr,
Deti i qet' e i gjerė,
Lumi qė nxjerr
oshėtimė,
Qė bubullin nėpėr male
Dhe ikėn me fishėllimė
Nėpėr fusha me
ngadale,
Brigjet' e veshurė me bar,
Me lule, me gjeth, me
fletė,
Rrahurė n'ergjėnt edhe n'ar,
Ahu me krye pėrpjetė!
Mė ēdo kėnt
edhe mė ēdo vis
E mė ēdo ēuk' e ēdo brinjė
Shoh njė plep, njė vith a
lis,
Njė qarr, njė bush, njė dėllinjė.
Hap sytė dhe pėrqark
shikonj
Fushė, limė, brigje, male,
Edhe tė shkuarat kujtonj
Njė nga
njė, dalengadale.
Pėr ata qė janė ndarė
Prej nesh, qė rrinim gjithė
tok
Edhe mė s'i kemi parė,
Qė i patmė shpirt edhe shok,
Zėmėra mė
pėrvėlohet
Edhe them vallė ē'u bėnė,
Kur shoh qė koha po ndrrohet
Dhe
tė mugėtit ka rėnė,
Po rrjeth nėpėr hapėsirė
Edhe sa vete po
shtohet,
Lint nata me errėsirė,
Dheu e qielli ndryshohet.
Kėshtu
rrotullohet moti,
Yjt' e hėna sytė hapin
Dhe pas nomit q'u vu
Zoti
S'rrinė, po gjithėnjė ēapin.
Lumi me njė psherėtimė
Ikėn edhe vete
nė det,
Dėgjohet njė bubullimė,
Qė pėrhapetė pėrmbi dhet.
Duke shkuar
dit' e net,
E duke ndėrruarė moti,
Vemi si lumi nė det,
Nga Zoti, prapė
te Zoti...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Pezi nga Naim Frasheri Empty
MesazhTitulli: Re: Pezi nga Naim Frasheri   Pezi nga Naim Frasheri Icon_minitime12/9/2009, 16:28

"Zot! fali Shqipėris' e shqipėtarėvet, q'i falenė
emėrit tėnt, gjithė tė miratė, qė ka nė jetė, dhe mėrgoji nga gjithė tė
ligatė.
Epi njeriut shpėtimin' e fatbardhėsinė, Mėmėdheut drith' e begati,
gjėsė duk, zėmėrėsė njerėzi e butėsi, shpirtit lartėsi e mirėsi, mėmės' e atėsė
fėmijė, fėmijėsė dashuri, kafshėvet e bagėtisė ushqim e gas, folesė zogj, zogut
fole, bimėsė kalli, kallirit bukė, lumit ujė, tė varfėrit ndihmė, zogut drudhe,
drurit pemė, se Ti je Zot i math e i vėrtet' i gjithėsisė pa-anė!
E Perėndis'
u bėftė."
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Pezi nga Naim Frasheri Empty
MesazhTitulli: Re: Pezi nga Naim Frasheri   Pezi nga Naim Frasheri Icon_minitime12/9/2009, 16:28

Naim Frashėri

Fjalet e Qiririt

Nė mes
tuaj kam qėndruar
E jam duke pėrvėluar,
Qė t'u ap pakėzė dritė,
Natėnė
t'ua bėnj ditė.


Do tė tretem, tė kullohem,
Tė digjem, tė
pėrvėlohem,
Qė t'u ndrinj mir' e tė shihni,
Njėri-tjatėrin tė
njihni.


Pėr ju do tė rri tė tretem,
Asnjė ēikė tė mos
mbetem,
Tė digjem e tė qanj me lot,
Se dėshirėn s'e duronj
dot.


Unė zjarrit nuk i druhem
Dhe kurrė s'dua tė shuhem,
Po tė
digjem me dėshirė,
Sa tė munt t'u ndrinj mė mirė.


Kur mė shihni se
jam tretur,
Mos pandehni se kam vdekur;
jam i gjall' e jam ndė jetė
jam
nė dritėt tė vėrtetė,


Unė jam nė shpirtin tuaj,
Mos mė kini pėr tė
huaj,
M'ėshtė falurė durimi,
Andaj po digjem si trimi,


Se ma
k'ėnda t'u bėnj mirė,
Tė mos mbeti n'errėsirė.
Jakėni rreth meje
rrini,
Flisni, qeshni, hani, pini,


Nė shpirt kam dashurinė,
Pa
digjem pėr njerėzinė,
Lemėni tė pėrvėlohem,
nukė dua mė tė
ftohem,


Dua ta djek trupn' e kretė
Pėr atė zotn' e vėrtetė.
Me
zjarr ta djek mushkėrinė
E tė tretem pėr njerinė,


Bashkė me gėzimt
tė tija
tė vete te perėndia.
Unė dua njerėzinė,
Mirėsin' e
urtėsinė.


Nė bėhi shokė me mua,
Nė mė doni si u
dua,
Njėri-tjetėrin nė doni,
Tė paudhė mos punoni.


O zėmėra
fluturake,
Qasju pakė kėsaj flake!
Mase krahėt t'i pėrvėlon,
Po dhe
shpirtin ta shėnjtėron.


Unė duke pėrvėluar,
Njerėzit i kam
ndrituar.
Kam qėnė mik me njerinė,
Andaj i di e mė dinė.


Gjithė
tuajt' i kam parė,
Mėm' e at' e fis e farė,
Si tani gjithė i kam ndėr
mėnt,
Qė rrininė mė kėtė vėnt.


Edhe sot nėr ju ata shoh,
Se
shpirtin e tyre ua njoh,
Dhe unė si ju jam ndruar
E jam pėrzjer' e
ndryshuar,


Pa jam bėrė shumė herė
Zjar e uj' e balt' e erė.
Jam
njė shkėndijė pej qielli
dhe njė drudhėzė pej dielli.


Edhe ndėr
qiej fluturonj,
Edhe brėnda nė det qėndronj,
Shumė herė fle nė
baltė,
Diku ndodhem dhe nė mjaltė


Bėnem qėngj e kec i
pirė,
Lul' e bar e gjeth i mbirė.
Dua shumė fjalė t'u them,
Po trėmbem
mos i bėnj ujem.
E ku shkruhenė nė kartė
Fjalėt' e gjuhėsė zjarrtė?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Male
Numri i postimeve : 3223
Age : 38
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

Pezi nga Naim Frasheri Empty
MesazhTitulli: Re: Pezi nga Naim Frasheri   Pezi nga Naim Frasheri Icon_minitime12/9/2009, 16:29

Eshte nje poeme e gjate, pa kursyer vlerat e padiskutueshme artistike dhe mesazhin qe percjell...poema do t'i nenshtrohet postimit ne disa pjese...

*
* *


PARAJSA


O vėllezrė shqipėtarė!
Pa tė zėm' udhėn e mbarė,
T'i bijem pas urtėsisė
Dhe dritės e diturisė,
Tė mos rrimė n'errėsirė,
Se nuk ėshtė pun' e mirė.
Neve qė qemė njėherė
Nė gjithė botėt tė ndjerė,
Dhe tė par' e tė lėvduar,
E tė rėnd' e tė dėgjuar,
Trima tė fort e tė mirė,
Tė rrimė sot n'errėsirė.
. . . . . . . . . . . . .
Ishin trima prindit tanė,
Pa emrė pėrjetė lanė.
Aleksandr'i Math i ndjerė
Dhe shumė shokė tė tjerė,
Qė ishinė me tė tė parė,
Qenė gjithė shqipėtarė.
Muntnė sė pari Greqinė,
Pasdaj muntnė dhe Persinė.
Zunė dhe Hind e Afrikė
Burratė trima pa frikė.
Faqen e dheut e fituan,
Mė ēdo anė mbretėruan.
Selefqinjtė, Ptolemenjtė,
Gjithė ē'qenė tė mbėdhenjtė,
S'qen' as grekrė as bullgarė,
Ishin burra shqipėtarė.
Kombinė tėn e nderuan
Dhe Evropėn e shpėtuan
Nga kurt' i zi i Persisė,
Dh'i dhanė nder Shqipėrisė...

vijon...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.123.st
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Male
Numri i postimeve : 3223
Age : 38
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

Pezi nga Naim Frasheri Empty
MesazhTitulli: Re: Pezi nga Naim Frasheri   Pezi nga Naim Frasheri Icon_minitime12/9/2009, 16:29

*
* *
PARAJSA

Pirrua romanėt mundi
E gjithė jetėn e tundi.
Kostandin'i Math, qe'i thonė,
Dhe'ai ish nga fara jonė.
Gjithė njerėzit e mbarė,
Thua, qenė shqipėtarė.
Shqipėtari ka lėftuar,
Dhe ai ka mbretėruar.
Aleksandr' i Math Greqinė
E kishte bėrė tė tinė,
Me luft' e kishin marė
Prindit tanė kordhėtarė,
Pa nė Thivė njerės lanė,
Thivasit u ngren' i vranė,
I vranė me tė pabesė,
Pas zakonit tė Moresė.
Shqipėtarėt kordhėtarė
Thivėsė i vunė zjarrė!
S'i kursyenė gjė zjarit,
Vetėm shtėpin' e Pindarit,
Se ish vjershėtor i ndjerė
Dhe i parė mbi tė tjerė.
Shqipėtarėt pas Greqisė
Iu lėshuanė Asisė,
Njeri kurrė nuk i mundi,
As u qėndroi dot gjėkundi,
Gjithė pėrpara i vunė,
Faqen e dheut gjith' e zunė.
Burr' i math i Shqipėrisė
Ndėnji nė fron tė Persisė,
E arratisnė Daranė, { Darai III }
Njerėzi e ti e vranė!
Aleksandri dha lirinė,
E shpėtoi nga zgjedh' Asinė,
I dha nder dhe Shqipėrisė,
Mėmės sė ti, qe'i dha sisė,
Pėrkujdesi njerėzinė
Dhe pruri qytetėrinė,
Bėri udhė e qytetė,
Pru gėzim nė gjithė jetė
Edhe sot Aleksandria
Na rrėfen punėt e tija.
Evropėn e ka shpėtuar
Nga njėzgjedh e mallėkuar.
Kėto punė shqipėtarėt
I bėnė, ata tė parėt,
Ata tė parėtė tanė,
Edhe emėrė na lanė.
Edhe Pirroja ish burrė,
Qė s'ka pasur shokė kurrė.
Ai romasit i mundi,
Italinė tėr' e tundi;
Tekdo qė kishte lėftuar,
Botėn e kish tėmerruar.
Kshu edhe shumė tė tjerė
Shqipėtar' ishin tė ndjerė.
Ishte mėm' e trimėrisė
Edh' e zonj' e urtėsisė
Shqipėria kurdoherė,
Qė nxirte burra tė vlerė.
Trima burra tė vėrtetė
Sa kanė qėnė nė jetė
Tė gjithė ajo i polli,
Trimėria soje dolli.
Qe dhe njė koh' e njė ditė,
Qė polli dhe perėnditė,
I pat pjellė Shqipėria,
Pa u falej njerėzia,
Dhe besoninė qėmoti
Qė nė Shqipėri rrij zoti,
Vij rremet i njerėzisė,
E i falej Shqipėrisė.
Tomori nuk ėsht' i pakė,
Qė nxjer dhe sot zė pa flakė,
Se rrininė perėnditė
Ndė atė natė e ditė!
Prindit tanė i besonin
Perėndit' e s'i mėrgonin.
Perėndi e trimėrisė
Ishte mėm' e Shqipėrisė.
Shqipėtari trim me fletė
Rronte gjithėnjė nė jetė,
Shigjet' e ti vrėngėllinte,
Vdekjenė me vet' e shpinte!
Perėndi e bukurisė
Me shijėt tė gjithėsisė,
Q'ėsht' e bardhė si dėborė
Nuk e lij kurrė Tomorė,
Flinte nė shtratthit tė artė
Shtat' i bardhė posi kartė.
Leshėrat i kish tė arta
Edhe faqezėt tė zjarta,
Ballė, gushė, krahėruar,
Llėrė, pulpė, kėmbė, duar,
Pej drite ishinė bėrė,
Sikundėr dhe trup' i tėrė.
Si dėbor' e kishte gjinė,
Pa sill nėr mėnt bukurinė!
Kur kthehej e tė shikonte,
Zėmrėnė ta pėrvėlonte.
Zėn' e kishte si bilbili,
Faqetė si trėndafili,
Diellin e urdhėronte,
Nė gjit tė saj perėndonte,
Nė shtratthit tė saj e vinte,
Edh' e mbant' e nuk e linte,
Tėrė natėn e pushtonte,
Pa nė mėngjest e lėshonte.
Hėna kėto duke parė,
Dhe duke tretur e tharė,
Ligej fort shum' e drobitej,
Kahėnitej e venitej,
Se i haj zėmrėn nakari,
Qė djek i shkreti si zjarri.
Perėndi e bukurisė,
Q'ei jep dritė njerėzisė,
Nga gjir' i saj dritė qitte,
Hėnėnė e pėrsėritte,
I jep pjesė bukurie
Edhe shij' e drit' e hije

Vijon...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.123.st
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Male
Numri i postimeve : 3223
Age : 38
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

Pezi nga Naim Frasheri Empty
MesazhTitulli: Re: Pezi nga Naim Frasheri   Pezi nga Naim Frasheri Icon_minitime12/9/2009, 16:30

*
* *

PARAJSA


Dhe fqinjėt e Shqipėrisė,
Armikėt e perėndisė,
Kshu treteshin nga nakari,
se ish burrė shqipėtari.
Sa mbretėrė tė dėgjuar,
Nė Shqipėri tė uruar,
Sa burra tė fort' e trima,
Me vėshtrim si vetėtima,
Kan' ardhur e kanė shkuar,
Dh' emri s'u ėshtė haruar!
Me ta bashk' ish trimėria,
Dhe me ta ish urtėsia,
Tė dyj' ato mbretėronin,
Mėmėdhen' e lulėzonin,
Ish parrajsė Shqipėria,
Se ishte gjall mirėsia.
Bukuri e perėndisė,
Perėndi e bukurisė,
Kėmbergjėntė, leshflorinjtė,
Duke mbledhurė pėqinjtė,
Nė Shqipėri tekdo shkelte,
Bari mbint' e gjethi ēelte,
Dhe luletė lulėzonin,
E bilbilėtė kėndonin.
Ajo dhe nė re qėndronte,
Edhe nd'erė fluturonte,
Tekdo vij, ip bukurinė,
E pėrndante mirėsinė.
Bėheshin mollėtė ftonjtė,
Portokaletė, lemonjtė,
Manatė, rrushtė, qershitė,
Fiqtė, arratė, lajthitė,
Pjeshka, thana, vadhja, shega,
Ulliri me shumė dega,
Gruri, misėri, peceli,
Elbi, tėrshėra e meli.
Ish i veshur vėndi gjithė,
Dhe pill shumė pem' e drithė,
Drur'i dardhėsė me dardhė
Ish si zonja sisėbardhė.
Nėr fushatė luleshumė
Lumėnj vrapmėdhenj pa gjumė
Shkoninė duke kėnduar
Me kanisk tė math nėr duar.
Ata mėmė kanė renė,
E ajo ka atė denė.
Dheu, kafshėtė, bagėtia,
Shpestė, gjithė njerėzia,
Pin' ujėt e tyr' e prėhen,
Dhe bimėrat pa tė s'bėhen.
Tek shkonte lum' i uruar,
Qe'ishte si ar i kulluar,
Kafshėtė dhe bagėtia,
Lėēinin si mizėria.
Edhe grat' e Shqipėrisė
Gjithė me foshnjė nė sisė,
Sicila ish mbretėreshė
Dh'e bukur si pėllumbeshė
S'shihnje njė gjė tė shėmtuar
Dhe pa gas e tė helmuar.
Edhe vashėzė mes'hollė
I kuqte faqja si mollė,
Dorėn q'e kish pej ergjėndi,
S'e hiqte nga avlėmėndi,
Gjithė ē'i duhej nė jetė,
I bėnte tė tėra vetė.
Nė viset tė Shqipėrisė
S'kish gjė pėrveē mirėsisė,
Moskamja dhe varfėria
E tė tjera tė kėqija?
Kurrė nė Shqipėri s'ishin,
Mase dhe emėrė s'kishin.
S'kish as kurva as kurvarė,
as tė liq kish as kusarė,
Gjithėkush vetė punonte,
E njeri nukė pėrtonte;
Sicili fort mirė shkonte,
Haj, pij dhe tepėronte;
Kėto me djers' i fitonin,
Mė shumė nukė kėrkonin,
Se kish duk nga perėndia
Dhe uratė Shqipėria.
Ish shumė trim shqipėtari
Dhe i bukur si fill ari,
Si burratė edhe gratė
Ishinė trime me shpate,
Ish ligė vėllazėria,
Edhe besė miqėsia.
Shqipėria gjithė nderė
Kisht' e ishte shum' e ndjerė.
Shqipėtari ish i mirė,
Dhe kish emėr tė pavdirė.
Shqipėria shum' e vlerė
Ish e madh' e gjat' e gjerė,
Se ahere s'ishin shqehtė,
As maxharėtė, as vllehtė,
Ishin gjithė shqipėtarė
Nė atė kohėt tė parė,
Qeltėtė kishinė fqinjė,
Qe'ishinė brinjė pėr brinjė.
Ishte njė tjatrė jetė,
Shi t'artė shtininė retė,
Ish njė ver' e gjithėnjėshme
E njė kohė shum' e bėshme,
Dhe nė dimėrė vėrritė,
Qė mbaninė bagėtitė,
Ishinė plot manushaqe,
Dheu kish bukuri mi faqe...

vijon...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.123.st
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Male
Numri i postimeve : 3223
Age : 38
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

Pezi nga Naim Frasheri Empty
MesazhTitulli: Re: Pezi nga Naim Frasheri   Pezi nga Naim Frasheri Icon_minitime12/9/2009, 16:30

*
* *

PARAJSA


Shqipėtar' ish i vėrtetė,
Trim i bukur e i qetė,
Fjalėnė qė ip, s'e kthente
E s'doj kurrė tė gėnjente.
Tė miratė gjithė ē'janė
I kishin prinditė tanė.
Bima pillte kallinj tetė,
Nėntė, dhetė, dymbėdhetė.
Tė tėrė dhenė ta rrihnje,
Plak tė kėrrusurė s'shihnje,
Veē kalliri unjte kokė,
Nukė dilte pėrmi shokė.
. . . . . . . . . . . . . . .
Vasha fill e vetėm shkonte,
Njeri kurrė s'e shikonte,
Nė flori ngarkuar shkonje,
Gjėsendi nukė pėsonje.
Kish ahere Shqipėria
Gjithė ē'kėrkon njerėzia,
Zot'i math e kish uruar,
Pa ishte fatbardhėsuar,
Kishtej njerės tė vėrtetė,
Trima burra pa tė metė,
Kish kamjen' e dashurinė,
Mirėsin' e urtėsinė,
Ish e tėrė njė fėmijė,
At' e mėm' e bir e bijė,
Kish bulmet e pem' e drithė,
Edhe tė miratė gjithė.
Mijėra vjet kėshtu shkuan,
Shqipėtarėtė s'u ndryshuan,
Patnė gjith' ato qė duhen,
Kishinė nder' e lirinė,
Pa dhe gjithė mirėsinė,
Se njeriu e njerėzia
Ushqehenė nga liria.
Njeriu lindi i liruar,
Pasdaj e kanė penguar.

Vijon...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.123.st
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Male
Numri i postimeve : 3223
Age : 38
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

Pezi nga Naim Frasheri Empty
MesazhTitulli: Re: Pezi nga Naim Frasheri   Pezi nga Naim Frasheri Icon_minitime12/9/2009, 16:30

*
* *

PARAJSA


Gjithė botėnė romanėt
E vunė poshtė, veē tanėt
U pren' udhėn' e s'i lanė,
Pa shumė lufėtra ngjanė.
U mbyt nė gjak Shqipėria,
Po rop s'u bė njerėzia,
Nuk' u bė rop shqipėtari,
Po qėndroi si ish sė pari!
Dha shpirtin e gjakn' e derdhi,
Nė zgjedhė si kau s'erdhi,
Mburoi nderr' e Shqipėrisė
Dhe sendrėn' e njerėzisė!
Mbajti lirin' e ra vetė,
Trimėrinė s'e la shkretė.
Pa kur erdhė egėrsirat
Me tė gjitha tė pahirat,
Si hynė, shqeh e tė tjerė,
Duke vrar' e duke prerė,
Tė gjithė kombet' i zunė
Dhe nė kurt tė keq i shtunė,
Njeri pėrpara s'u dilte,
Gjithėkush udhėn' u ēilte.
Vetėm prindit trima tanė
"Gjer aty, barbar'!" u thanė.
Dhe kur erdhė nga Asia
Tė shumė si mizėria
Tyrqitė, qe'ishinė trima
Dhe binin si vetėtima,
Pa mė thoni kush lėftonte
Edhe gjėsendi s'pėsonte?
Vall' elinėt a bullgarėt!
Apo neve shqipėtarėt?
Njeri tjatėrė s'kuxonte,
Veē shqipėtari lėftonte!
Ajy prap' e ka shpėtuar
Evropėnė e verbuar.
Kush nuk e di Skėnderbenė,
Qė nderojti mėmėdhenė?
"Lum ti, moj Shqipėri!" thashė,
Armėt e ti' kur i pashė
Ndė Belvedere nė Vjenė,
Sikur pashė Skėnderbenė.
Dhe sot nga armėt e tija
Kullon fjeshtė trimėria!

E di njerėzi e tėrė
Atė zot ē'punė ka bėrė
Kur hiqte Skėnderbeu shpatė,
Trimavet u ipte datė!
Burra tė veshur nė hekur
Dhe luftėtarė tė pjekur,
Qe'ishin nė luftė kaluar
Pėrmi kuaj tė harbuar,
Kur hiq me kordhėt tė prehtė,
Q'ishte si pėndėz e lehtė,
Posi pjepėrin i priste,
Nė vdekje pa ndjer' i klliste,
Njerin' e kalėn e ēante,
Tė dy mė katėr i ndante.
Mirėsin' e trimėrinė,
Dhe mėndjen, e urtėsinė
T'ati zoti njeri kurrė
S'e ka pasur nonjė burrė.
Vet' ajy burr' e trim ishte,
Edhe shokėtė qė kishte,
Si Tanushi me Uranė,
E Moisiu me Hamzanė,
Si Maneshi e Muzaka,
Qė hidheshin posi flaka,
E si Lekė Dukagjini,
Si Perllati, si Mardini,
Zėnėbisha, Araniti,
Gjon Koka, qe'ish si hastriti,
Kont, prens, mbretėr e tė tjerė,
Burra tė vler' e tė ndjerė.
Qenė trima tė vėrtetė,
Nuk u bėnė rop nė jetė.
Opopo! ē'kanė lėftuar,
E ē'punė kanė punuar!
Sa mbretėr e prensėr qenė,
Njohnė tė math Skėnderbenė,
Zun' udhėn e urtėsisė,
Ishinė lark marrėzisė,
Pėr Shqipėrinė lėftonin,
Madhėritė nuk' i donin,
Po kishin vėllazėrinė,
S'e qasninė djallėzinė,
Pa lan'emėrė pėrjetė,
Zotėrinjtė e vėrtetė,
Veē Shqipėrinė mejtonin,
Tė tjeratė i harronin,
S'kishin ata thashetheme,
Tė kėqija e tė rreme,
Donin gjithė mėmėdhenė
Dhe kombin' e Skėnderbenė,
Kush i rrij kundrejt Tyrqisė,
Veē burrat' e Shqipėrisė,
As Sėrbij' as Bullgaria,
As Elladha as Vllahia,
As Venetia qėndronte,
As tjatėrė komp kuxonte.
Evropa ishte e shuar,
Njerėzit tė mallėkuar,
Kishin vdekurė nga frika,
Nga Tyrqit' u binte pika,
U trėmpnė gjithė me radhė,
Dhe Vlladisla me Uniadhė,
Si gjithė kėta tė rinjtė,
Dhe papa e vyzandinjtė
Mė njė ditė Konstandinė
Tyrqit' e zunė dh'e pshinė,
Kostandinopoj' e ndjerė
S'u mbajt, po ra menjėherė.
Grekėrit' ishin tė vdekur,
S'hanin dot barut e hekur,
Le tė mbahen me lėvdatė
Grekėrėtė posi gratė,
Me fjal' e me thashetheme,
Janė tė gjitha tė rreme.
Kishte vdekur njerėzia,
Rronte vetėm Shqipėria,
Veē shqiptari lėftonte,
Njeri tjatėrė s'kuxonte.
Kordhėtar tjatėrė s'gjenė,
Tyrqitė, veē Skėnderbenė.
Skėnderbeu me tė parėt,
Me tė gjithė shqipėtarėt,
I qėndruanė Tyrqisė,
I dhanė nder Shqipėrisė,
Ata duall' e lėftuan,
Gjith' Evropėn' e shpėtuan.
Te Skėnderbeu kishte shpresė
Aher' Evrop' e pabesė.
Rrėfe, o mal' i Sopotit!
Edhe ti, Tomor'i zotit!
Me oshėtimė tregoni,
E me vetėtimė thoni,
Dhe ti, fortes' e Beratit!
E ju, bregoret' e Matit!
Folė, fol' o Drin'i shkretė!
Qe'i ke parė me sy vetė
Tė tėr' ato ligjėrime
I mer vesh zėmėra ime.
Kėto gjithė po i dimė,
Mė tėhu tani tė vimė.
Pas Skėnderbeut Shqipėria
Nukė ra nė tė kėqija,
Se nė kurt' kurrė s'ka rėnė,
Poshtė njeri s'e ka vėnė,
Se shqipėtari ish burrė,
Nėnė zgjedhė s'hyri kurrė
.

Vijon...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.123.st
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Male
Numri i postimeve : 3223
Age : 38
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

Pezi nga Naim Frasheri Empty
MesazhTitulli: Re: Pezi nga Naim Frasheri   Pezi nga Naim Frasheri Icon_minitime12/9/2009, 16:31

*
* *

PARAJSA

Nder' e vjeftėnė e mbajti,
Dhe sedrėnė nuk e ndajti,
Nuk e harroi mėmėdhenė
Dhe lirin' e Skėnderbenė,
I huaj nė vėndit tėnė
S'shkelte dot, se nuk ish thėnė
Retė muntte tė pėrpinte,
Nė Shqipėri s'munt tė vinte;
Fill e vetėm shqipėtari
Udhėtonte si m'i pari,
Me mbledhėt tė pleqėsisė
Shihej pun' e Shqipėrisė
Ligė kishin tė vėrtetėn,
Qė sbukuron gjithė jetėn,
Kishin udhė urtėsinė,
Besė kishin njerėzinė,
Udhėrėfenjės e dritė
Kishin gjithė mirėsitė.
Gjithė sa qenė tė parė
Dhe me mėnt e kordhėtarė,
Qe'i dhanė jetė Tyrqisė
E nder tė math Shqipėrisė,
Tė tėr' ishin shqipėtarė
Sa bėnė punė tė mbarė,
Si Qyprilit' e tė tjerė
Burra me emr' e tė ndjerė.
Shqipėtari mbretėronte,
Ajy lėftont' e gjykonte.
. . . . . . . . . . . . . .
Shqipėria ishte zonjė
E kishte tė madhe pronjė,
Shqipėria kurdoherė
Ka nxjerrė trima tė vlerė,
Mehmet Alin', Ibrahimnė,
Gjikėnė, Gjolekė trimnė,
Rrapon e Ali Pashanė,
Silahdarė e Shkodranė
E shumė njerės tė tjerė,
Si kėta dhe mė tė ndjerė.
Ishte vash' e Shqipėrisė
Ajo zonj' e urtėsisė,
Dora Distra nga Pėrmeti,
Qe'ish nė diturit si deti.
Gjithė gravet u ka dhėnė
Nder dhe mėmėdheut tėnė.
E kush e bėri Morenė?
Gjithė shqipėtarė qenė.
S'ish shqipėtar Marko Suli?
Xhavella e Miauli?
Bubulina e Kanari?
Shqipėtar bir shqipėtari.
Me armėt tė Shqipėrisė
Iu hoth themeli Greqisė,
Po grekėrėt e pabesė,
Qė iu bėnė zot Moresė,
S'e duanė shqipėtarė,
Kėrkojnė t'i bėjnė varrė!
Po kush bėn nė kėtė jetė
Varr' e shokut, bije vetė.
Nukė trėmbet shqipėtari
Nga greku e nga bullgari,
Nga Mal'i Zi, nga Sėrbia
Nukė trėmbet Shqipėria.
S'trėmbet kurrė shqipėtari,
Dhe sot ėsht' ajy i pari,
Bota gjith' e kanė parė
Nė luftėra shqipėtarė,
Plevna, Shipka s'u harua,
Koha shumė s'u mėrgua.
Neve muntmė venetjanėt
Dhe barbarėt e romanėt,
Turqinė edhe Persinė,
Afrikėnė e Hindinė.

. . . . . . . . . . . . .
...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.123.st
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Male
Numri i postimeve : 3223
Age : 38
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

Pezi nga Naim Frasheri Empty
MesazhTitulli: Re: Pezi nga Naim Frasheri   Pezi nga Naim Frasheri Icon_minitime12/9/2009, 16:31

*
* *

PARAJSA


Gjithė njerėzit e dinė
Kush e bashkoi Italinė.
Cilėt pėr vdekj' e pėr kokė
Garibaldi kishte shokė?
Shqipėtar ishin tė tėrė,
Ata punė kanė bėrė.
Edhe sot lul' e Tyrqisė
Janė djemt' e Shqipėrisė,
Njerės t'urt' e tė vėrtetė,
Tė ditur e pa tė metė.
Edhe sot ėshtė i zoti
Shqipėtari si qėmoti,
Ēdo punė qė ka punuar,
Kurdo e ka trashėguar.
Kėto tė vėrteta janė,
E tė rrema brėnda s'kanė
Njeriu po tė mėsonjė,
Kėto do t'i kupėtonjė.
Eshtė fjalėz e vėrtetė,
Qė tjatėrė komp nė jetė
S'i arrin dot shqipėtarit,
Burrit trim e punėmbarit.
Ka nxjerrė e do tė nxjerrė
Shqipėria kurdoherė
Burra t'urt'e tė vėrtetė,
Ka pasur dhe do tė ketė.
I ka dhėnė perėndia
Gjithė ē'donte Shqipėria,
Se e ka ngrehur pėrjetė
Zot i math e i vėrtetė.
Shqipėria s'copėtohet,
Kurrė nukėvarfėrohet,
Posi hėna pėrsėritet,
Kurrė nukė kahėnitet.


Gjithė ē'jemi shqipėtarė,
Jemi njė fis e njė farė,
Kemi tė tėrė njė shpresė,
Njė gjak, njė gjuhė, njė besė,
Besė kemi perėndinė
Dhe ligė vėllazėrinė,
Jemi gjithė shqipėtarė,
S'jemi tė ēar' e tė ndarė,
Jemi shtėpi e fėmijė,
At' e mėm' e bir e bijė.
Mėmė kemi Shqipėrinė
Edhe motėr urtėsinė,
Kemi ndihmės trimėrinė,
Mėm' e atė perėndinė,
Se asaj i prumė besė,
Tė gjith' atje kemi pjesė.

S'jemi as turq as kaurė,
Mos e thoni kėtė kurrė,
S'jemi grekėr as bullgarė,
Jemi vetėm shqipėtarė
Ky emėrė na ep nderė,
Pa s'na duhenė tė tjerė,
Kemi gjuhėzėnė tėnė,
Zot'i math na e ka dhėnė,
Dhe komp e mėmėdhe kemi,
Tė humbur nė jetė s'jemi.
Ajy qė s'do mėmėdhenė
Dhe kombin e vetėhenė,
Dhe gjuhėnė qė flet vetė,
S'ėshtė njeri i vėrtetė.
Ata quhen tradhėtorė,
Janė tė mjer' e tė gjorė,
Faqezes e gėnjeshtarė
Dhe tė paqėn' e tė marrė,
E lenė mėnjanė nderė
E lipin derė mė derė
Ata janė posi berri
Edhe tė ndyrė si derri.
Nder e vjeftė s'munt tė ketė
Njeriu i tillė nė jetė.
Gjithė ē'jemi shqipėtarė,
Jemi njė s'jemi tė ndarė,
Kėt' emėrė mjaft e kemi
Dhe na ep nder kur e themi,
Eshtė emr'i Skėnderbeut,
Emr'i gjithė mėmėdheut,
Me kėt' emrė tė bekuar
Tanėtė janė lėvduar.
Selenik e tatėpjetė
Ka qėnė dhe do tė jetė
Vėnd'i tėr' i Shqipėrisė
Me ndihmėt tė perėndisė.
O ju fqinjtė e pabesė!
Mos bini me atė shpresė,
Shqipėria s'copėtohet,
Shqipėtari nukė ndrohet.
Ju e njihni shqipėtarė,
E kini parė mė parė,
Po mos delni nga kufitė
Edhe lini marrėzitė.
Qė tė kemi miqėsinė
Tė gjithė dhe dashurinė,
S'ka njeri tė marrė pjesė,
Pėr tė zonė do tė mbesė
I zoti 'shtė shqipėtari,
Ajy qė ka qėn' i pari,
S'ka njeri tjatėrė pjesė,
Pa nukė ka besa-besė.
Shqipėria ka tė zonė,
Q'e ka pasur gjithėmonė,
Me qėnė gjall shqipėtari,
Ē'kėrkon greku dhe bullgari?
Dhe Mal'i Zi e Sėrbia
Ē'kėrkojnė nga Shqipėria!
Hiquni, o tė pabesė!
Se e zeza do t'u presė!
Djemt' e Skėnderbeut pėrjetė
Janė burra tė vėrtetė,
Ē'e pandehtė shqipėtarė?
Tė vdekur, q'i bėni varrė?
S'e dini ē'u ka punuar?
S'mė ngjan t'i kini haruar.
Kush ia ka me tė pabesė
Shqipėrisė, do tė vdesė,
Do tė vdes' e tė humbasė,
Nga nakari tė pėlcasė,
Shqipėria do tė rronjė,
Paskėtaj tė mbretėronjė.
. . . . . . . . . . . . . . . . .

...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.123.st
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Male
Numri i postimeve : 3223
Age : 38
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

Pezi nga Naim Frasheri Empty
MesazhTitulli: Re: Pezi nga Naim Frasheri   Pezi nga Naim Frasheri Icon_minitime12/9/2009, 16:31

*
* *
PARAJSA

Nė pastė nėr shqipėtarė
Pakė grekėr e bullgarė,
Pakė shqipėtarė janė
Vallė nėpėr fqinjtė tanė?
Ne duam vėllazėrinė,
Dashurin' e miqėsinė,

Pa luftės s'i trėmbet kurrė,
Shqipėtari ėshtė burrė.
Edhe Evropa e tėrė
Sonte me ne ėshtė bėrė,
Se tė drejtėn ne e kemi,
Ne tė zott' e vėndit jemi.

Sot pėr sot Maqedhonia,
Thesprotia, Mollosia,
Dhardhania, Iliria,
Paravea, Haonia
Qė u thoshinė qėmoti
Bota, po s'u thosh i zoti,
Bėjnė gjithė Shqipėrinė,
Edhe fqinjtė ton' e dinė.
Tani, djemt' e mėmėdheut!
O tė bijt' e Skėnderbeut!
Ju, o vėllezėr e shokė!
Pa mblithni mėnttė nė kokė,
Zgjuhuni, o shqipėtarė,
Se afėroi dit' e mbarė!
Mos vini veshnė nė botė,
Si tė dojė le tė thotė.
Gjithė ē'jemi shqipėtarė,
Jemi njė komp e njė farė,
Edh' e tėrė Shqipėria
Eshtė njė si perėndia.
Lereni mėnjanė fenė,
Tė shikojmė mėmėdhenė,
Tė jemi miq nė mest tėnė
Dhe shokė, si kemi qėnė,
Ta shtojmė vėllazėrinė,
Dashurin' e miqėsinė.


Jemi djemt' e mėmėdheut
Gjithė dhe tė Skėnderbeut,
Sicili le tė besonjė
Sikundėr tė kupėtonjė,
Po feja tė mos na ndanjė,
Nė zgjedhė tė mos na mbanjė.
Pėrpiquni pėr vethet tuaj,
Mos pėr bot' e pėr tė huaj.
Eshtė dit' e diturisė
Sot e koh' e urtėsisė
S'bėn dot punė marrėzia,
Padija e foshnjėria,
Poshtė ndarja e nakari,
Qoftė lark nga shqipėtari,
Rroftė bashkimi pėrjetė,
Q'e fali zot'i vėrtetė!
Ta kemi vėllazėrinė,
Miqėsin' e urtėsinė,
Njė fjalė gjithė tė themi
E njė dėshirė tė kemi:
Tė nderojmė mėmėdhenė,
Gjuhėnė e vetėhenė,
Shqipėrinė ta shpėtojmė,
Sė gjithash ta lartėsojmė
Atė kemi gjithė mėmė,
Nė tė huaj nuk' e lėmė
Pa njeri tė mos kuxonjė
Ta pres' e ta copėtonjė.
Shqipėri, o jetėgjatė!
Ty tė kemi mėm' e atė
Dhe pėr ty do tė lėftojmė,
Gjersa tė tė trashėgojmė!
Pėr ty gjithė, dit' e natė,
Mejtohemi gjer' e gjatė.
Ti kurrė s'prishesh, s'shkretohesh,
As drobitesh, as pengohesh.
Mė ke gjithė bukuritė
E tė tėra mirėsitė:
Ke fusha me lule shumė,
Lumėnj tė mbėdhenj pa gjumė,
Male tė lart' e tė veshur,
Buzėn' e detit tė qeshur;
Gjithė gazė ta dha zoti,
Ta ka falur qė qėmoti;
Mė je dritėzė nė dritė,
Me tė gjitha mirėsitė.
Pėr ty shumė do tė thoshe,
O Nuseja bukuroshe!
Ti s'plake kurrė nė jetė,
Posi perėndia vetė!
Vdekja edhe pleqėria,
Shėmėtimi, dobėtia,
Ty s'ta zėnė dot pėqinė,
Mėsa zėnė perėndinė!
Ke pjell' aqė tė vėrtetė,
Sa s'nėmėrohen nė jetė,
Pa ke pjellė Skėnderbenė
E gjithė trimat sa qenė.
Ke sot djem t'urt' e tė mirė,
Trima me shumė dė shirė.
Nukė vdesin shqipėtarėt,
Janė vet'ata tė parėt.
Dardha nėnė dardhėt bije,
Dit' e sotme qe dhe dije,
Nukė shuhet njerėzia,
Vdes e ėma, rron e bija,
Rron i biri, q'ėshtė vetė
I ati qė qe ndė jetė.
Trėndafili, qė ep er,
Ēeletė sėrish nė verė.
Ju priftėrė mjekėr gjatė,
Q'u quan kombi uratė,
Uratė e perėndisė,
Q'ėshtė drit' e gjithėsisė,
Munt tė bėhi tė pabesė
Pėr tė mirėt tė Moresė
?
............................
Harroni dot mėmėdhenė?
E pse? Ē'e kemi Morenė?
Krishti grek nukė ka qėnė,
Dhe besėn ata s'e bėnė.
Dhe ju hoxh' e ju dervishė
Mos shihni xhami e kishė,
Si kisha 'shtė dhe xhamia,
Tekdo ėshtė perėndia,
Pa tė tėrė njerėzinė
Zot' i math e ka tė tinė,
Se pėrpara perėndisė
Nj'ėshtė tuf' e njerėzisė
Kush ka zėmrė tė qėruar,
Munt tė jet' ajy m'i ēquar,
Se po vetėm urtėsia
N'afėron te perėndia
.
Ta doni keq perėndinė,
Po bashkė me Shqipėrinė.
Shqipėri, tė qofsha falė!
Tė kam mėm' e mė ke djalė,
Nė gjit tėnt ngrihem e bije,
Ti ke fuqi perėndie,
E mer nė gjit bukurinė
Dh'e nxjer prapė kur hap gjinė.
Trėndafil' i kuq me palė,
Qė nga gjiri yt ka dalė,
Ėshtė gjaku i njė mbreti,
Qė prėhje ndė gjit tėnt gjeti.
Nga tė mos nxjerē lule m'erė
Ti, qė kėllet kurdoherė
Ndė gji vetė bukurinė?
Gjithė tek ti ven' e vinė.
Parrajs' e vėrtetė vetė
Ėshtė Mėmėdheu nė jetė


_________________________
_______________
________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.123.st
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Pezi nga Naim Frasheri Empty
MesazhTitulli: Re: Pezi nga Naim Frasheri   Pezi nga Naim Frasheri Icon_minitime12/9/2009, 16:32

Naim
Frashėri


Ujku dhe qengji

Dhentė nė vathė po rrinin,
qentė ndėnė hije po flinin,
bariu
fyellit i binte,
e gjėsendi re mė s’vinte.

Ujku erdhi dhe nga
vrima
e gardhit, si vetėtima
hyri nė vathė laduti,
djalli e pru’ edhe e
futi.

Njė qengj qė ishte i mitur
dhe fare i pastėrvitur,
iu qas,
nga fjala u zunė,
i tha: - Pse erdhe kėtunė?
I tha: - Sheshi i
lulėzuar
dhe ky pėrroi i kulluar
mė prunė mua kėtunė.
Ta dish fort mirė
se unė,
me pak ujė e me dy fletė
rroj e kam rrojtur nė jetė…
Qengji i
varfėr me tė qetė
i tha: - Nė ėshtė kjo e vėrtetė
eja kėtu, bashkė tė
rrojmė,
nėpėr sheshe tė kullosim
e zemrėn ta zhbrengosim.

Me tė
thėnė kėtė fjalė
dhe nga vatha duke dalė,
qengjin ujku mė s’e priti
po
e zu e kollofiti!

Qysh mund tė mbetet gjallė
ėngjėlli bashkė me
djallė?

Botėn mos e gjykoni
me fjalėt q’u dėgjoni,
mos u shikoni
ē’tregojnė,
po vini re ē’gjė punojnė.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Pezi nga Naim Frasheri Empty
MesazhTitulli: Re: Pezi nga Naim Frasheri   Pezi nga Naim Frasheri Icon_minitime12/9/2009, 16:32

Korēa

O vėllezėr shqipėtarė,
Gėzohi qė
erth kjo ditė
Kaq' e mir'e kaq'e mbarė,
Qė sjell gjithė mirėsitė!


Kjo ėshtė njė dit'e rezė,
Qė bie vėllazėrinė
E dėbon jetėn e
zezė
Dhe ndarjen e marrėzinė.

Ta lusimė kėtė ditė,
Q'e bekoi
zot'i vėrtetė
Dh'e dėrgoi me shumė dritė,
T'i mbes'emėri pėrjetė.


Sot e vumė gurr'e parė,
Sa'ėsht'e bekuar kjo ditė!
Zot'i math e
pruftė mbarė
E na dhėntė urtėsinė!

Hapu, hapu, errėsirė!
Pa jakė
tėhu, o dritė!
Se arriti koh'e mirė,
U gdhi nata, u bė ditė.

Sot
niset njė tjatrė jetė,
Tė rremenė posht'e shtije,
Mbretėron fjal'e
vėrtetė,
Dhe tė mirat gjith'i bije.

Zot'i math qoft'i lėvduar,

Q'e nxjer nė shesht tė vėrtetėn,
Se ajo si ka buruar,
Pa e ndritur
jetėn.

Lumja ti, moj korē'o lule,
Q'i le pas shoqet' e tua!
Si
trimi nė ball'u sule,
Ta paēim pėrjetė hua!

Kushdo qė ėshtė sot
burrė
Dhe shqipėtar i vėrtetė,
Emėri s'i shuhet kurrė
Dhe nderi i
rron pėrjetė.

Gjuha jonė sa e mirė!
Sa e ėmblė, sa e gjerė!
Sa e
lehtė, sa e lirė!
Sa e bukur, sa e vlerė!

Kjo ė'shtė mėm' e
mirėsisė,
Qė bije qytetėrinė,
Gazthin e vėllazėrisė,
Njerėzin' e
miqėsinė.

S'jemi grekėr as bullgarė,
Asgjė tjetėr nukė jemi,

Jemi vetėm shqipėtarė,
Ne kėt'emėr nder'e kemi.

Ky emr' ėshtė
shum' i mirė,
Se mė s'jemi tė gėnjyer,
Nukė jemi n'errėsirė,
E
njohėmė gjėn' e vjyer.

Perėndia na e lėntė
Pėrjetė ta trashėgojmė,

Edhe kurrė mos e dhėntė
Ta humbim e ta harrojmė!

Tė lemė mėmėnė
tėnė
E tė marimė njė shtrigė!
Zoti mos e pastė thėnė!
Pun'e keq'e
shum'e ligė.

O, sa qenė tė gėnjyer
Ata qė vuan pėr botė!
Turp tė
math kanė rrėfyer,
Punuanė fare kotė.

Pa mejtoni, o tė gjorė,

Efialtin, Pafsaninė,
Qė u bėnė trathėtorė
Dh'e gjenė me perėndinė.


Nga gjithė ē'kemi kėnduar
Pėr tė njohur vetėhenė,
Kaqė gjė kemi
mėsuar,
Tė nderojmė mėmėdhenė.

Se njerėstė gjithė vdesin,
Po
jeta s'mbetet e shkretė,
Gjuha, mėmėdheu mbesin
Tė patundurė pėrjetė.


Me zėmėrė tė gėzuar
Dhe me gjithė shpirt uroni!
Zotėrinjt' e
zotėruar,
Gjithė pėrnjėherė thoni:

Rroft' e qoftė Shqipėria
Dhe
kombi e gjuha jonė!
Lulėzoftė dituria,
Edhe ndihmės paēim zonė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Pezi nga Naim Frasheri Empty
MesazhTitulli: Re: Pezi nga Naim Frasheri   Pezi nga Naim Frasheri Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Pezi nga Naim Frasheri
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 4Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4  Next
 Similar topics
-
» Sami Frasheri
» Poeti Naim Berisha

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: