Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Albade.com


 
PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

 

 Sterjo Spasse

Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Sterjo Spasse Empty
MesazhTitulli: Sterjo Spasse   Sterjo Spasse Icon_minitime18/9/2009, 16:36

tirana observer

--

Historia e banesave ku jetoi shkrimtari i njohur nga Prespa

"Hoteli Spasse" i Sterjo Spasses






Dorina TOPOLLAJ

Miku i tij i shtrenjtė, Nonda Bulka, e quante me tė drejtė "Hoteli Spasse". Dhjetėra vetė nė ditė trokisnin nė portėn e shtėpisė private, aty nė kthesinėn e rrugės sė Kavajės, ku banonte shkrimtari Sterjo Spasse. Nė mė tė shumtėn e rasteve, ishin nga Gllomboēi, fshati ku kishte lindur njeriu qė shkroi romanin e parė filozofik shqiptar, "Pse?!". Spasse ishte larguar nga fshati buzė Prespės, qė nė moshėn 10-vjeēare, e s'ishte kthyer mė pėr tė jetuar atje.
"Rekordi ka qenė kur njėherė ndenjėn pėr tė fjetur 16 vetė", tregon djali i shkrimtarit Ilindeni, duke kujtuar se atė natė tė gjithė po vrisnin mendjen se ku t'i vendosnin mysafirėt. Por si gjithmonė, nė shtėpinė e Spasses do tė kishte vend pėr tė gjithė. Shtėpia edhe tani pas 52 vjetėsh, ėshtė po ajo: Me njė oborr tė gjerė pėrpara dhe me njė lulishte tė bukur me portokalle pėr tė cilėn kujdeset bashkėshortja e Ilindenit, Maria. Sė bashku me tė shoqen Nikolina dhe me fėmijėt e tij, Spasse ishte vendosur nė kėtė shtėpi nė vitin 1954, pas 9 vitesh jetese me qira, qė nga 1 janari i vitit 1946, kur ai kishte marrė nė Tiranė edhe familjen. "Babai e zgjodhi kėtė shtėpi me Mitrush Kutelin", kujton Ilindeni. Shkrimtari kishte vėnė ca para mėnjanė nga romani "Ata nuk ishin vetėm", por ato nuk mjaftonin. "Mitrush Kuteli dhe Mahir Domi i dhanė para borxh pėr ta blerė shtėpinė", tregon djali i shkrimtarit. Ndėrkohė, Sterjo Spasse, kishte pasur mundėsi tė blinte njė shtėpi mė tė lirė nga ato tė tė shpronėsuarve, por asnjėherė nuk kishte pranuar tė bėnte njė gjė tė tillė. Shtėpia tip elbasanase dhe e ndėrtuar me qerpiē kishte dy dhoma e njė kuzhinė. "Ajo kushtoi 180 mijė lekė. Atėherė aq para janė sa 180 milionė sot", thotė Ilindeni.
"Pse do ta shisje ti", e pyet e shoqja, Maria, ndėrsa ngre kokėn mbi njė vazo lulesh me tė cilėn po merret prej mė shumė se gjysmė ore. Ilindeni buzėqesh, duke kthyer pėrgjigjen qė ajo e dinte shumė mirė. Nuk mund ta shesė shtėpinė. Kujton se i ati e donte shumė kėtė strehė. I pėlqente se kish diell, gjelbėrim. "Ndonjėherė krasiste barin, sa tė gjendej me punė", kujton ai. Aty kishte gjetur qetėsinė qė i mungonte qė prej moshės 10-vjeēare, atėherė kur ishte larguar nga shtėpia pėr tė studiuar dhe ku jetonte sa andej-kėndej.
Fillimisht kishte shkuar nė Korēė, mė pas nė Elbasan ku mbaroi edhe Normalen, ndėrsa mė vonė u transferua me punė nė Gjirokastėr. Atje ishte mėsues i Gjuhės Shqipe. "Shtėpi" e tij ishin konviktet ose hanet. Nė atė kohė, e gjente veten shumė herė mė mirė sesa nė shtėpinė e tij nė Gllomboē, ku zienin fjalėt pėr martesėn e tij. E kishin fejuar me Nikolinėn, vajzėn me tė cilėn lozte kur ishte fėmijė. "Jam fejue me 12 gusht 1928. Atėherė unė ishjem 16 vjeē, kurse e fejuemja e eme 15 vjeē e gjysėm. Jam fejue mė tepėr me dashjen e prindėrve se sa me dėshirėn time", shkruan nė kujtimet e tij shkrimtari i njohur ("Im atė Sterjo", fq. 35). "Babai im edhe e donte, edhe s'e donte nėnėn time", tregon Ilindeni. Nė kėtė dyzim dashurie, disa muaj para martesės, ai filloi tė shkruante romanin qė e pėrjetėsoi si shkrimtar, "Nga jeta nė jetė. Pse?!". Nė shumė vepra tė tij ai vendoste personazhe reale, dhe nė "Pse?!", ky personazh ishte vetė ai. Me njė ndryshim. Pėr Gjon Zaverin rezervoi njė fund tragjik. Romanin e pėrfundoi nė Korēė, ku fillimisht punoi si mėsues, e mė pas si drejtor i njė shkolle filloreje. Ndėrkohė nė fillim tė qershorit 1939, Sterjo Spassen e emėruan nė Tiranė. Ishte sekretar i ministrit tė Arsimit, Ernest Koliqi. Por vetėm pėr tri javė. Natyra e tij nuk pėrshtatej me kėtė detyrė, e ai shkėputet pėr njė kurs tė italishtes nė Peruxhia tė Italisė. Kur kthehet nė Tiranė punon pranė Komisionit Teknik tė Arsimit e jeton nė njė dhomė me qira, nė njė shtėpi dykatėshe nė Pazarin e Ri. Vitet kalonin ndėrkohė. Ishte 20 vjeē kur u martua dhe tashmė kishte 12 vjet qė jetonte me qira larg familjes. Me njė letėr drejtuar tė atit, i kėrkon lejen qė tė marrė edhe familjen me vete. Kėshtu nė shtėpinė nr. 12, nė rrugėn "Him Kolli", futur thellė nė Rrugėn e Kavajės, ata jetuan gjithmonė me shtėpinė plot dhe tė gėzuar.

.................................................. ................................. Krye

Intervista/Flet Ilinden Spasse, djali i shkrimtarit

"Pse nuk u botua "Pse?!"-ja nė kohėn e monizmit"

Tek Ilinden Spasse nuk rrjedh vetėm gjaku i Sterjo Spasses, por edhe dėshira pėr tė shkruar po si ai. Djalit tė vetėm tė shkrimtarit tė njohur i ėshtė dashur ta sakrifikojė kėtė bekim, pėr hir tė dashurisė pėr tė atin dhe veprėn e tij. "Mė duhet tė punoja pėr tė nxjerrė nė dritėn veprėn e babait dhe kėshtu s'kisha kohė tė punoja pėr vete", tregon ai. Por edhe nė kėtė mėnyrė, s'i ka shpėtuar "bekimit". Mė sė miri kėtė e tregon libri "Im atė Sterjo", i cili ėshtė cilėsuar si njė roman i mirėfilltė. Pėrveēse djalė i shkrimtarit, Ilindeni ishte edhe miku dhe bashkėpunėtori i tij mė i ngushtė. Nė njė intervistė pėr gazetėn "Tirana Observer", Ilindeni tregon marrėdhėniet me tė atin. Si ishte Sterjo Spasse si prind, si punonte ai dhe pėrse nuk u botua gjatė kohės sė monizmit romani "Pse?!". Kryevepra, tė cilėn Spasse e shkroi nė moshėn 20-vjeēare, u ribotua vetėm pas ardhjes sė demokracisė.

Pėrse nuk u botua romani "Pse?!" nė kohėn e diktaturės?
"Pse?!" ishte i pari roman filozofik nė Shqipėri. Ai u bė mjaft i njohur pėr kohėn, saqė nė popull qarkullonte dhe ajo shprehja "psenė s'e ka gjetur as Sterjo Spasse". Njerėzve u lindin mjaft pse nė kokė dhe babai arriti qė kėto pse t'i hedhė nė art. Por subjekti kishte fat tragjik. Nė kohėn e monizmit, "Pse?!"-ja nuk u botua sepse kishte frymė disfatiste.
Ēfarė thoshte babai juaj pėr kėtė?
Sigurisht qė i vinte keq. Ajo ishte kryevepra e tij dhe kėtė ai e dinte. Por nuk fliste pėr kėtė gjė. Fatkeqėsisht edhe kritika s'ka folur shumė pėr kėtė roman. Nė fakt, ai do kulturė shumė tė madhe pėr ta studiuar. Ėshtė romani i parė filozofik nė Shqipėri dhe tė tillė, s'di tė ketė shumė.
Po pėr miqtė e tij, pjesa mė e madhe e tė cilėve u burgos, ēfarė thoshte?
Babai mėrzitej shumė. Edhe pėr Mitrushin kur u arrestua, edhe pėr tė tjerėt... I donte shumė dhe bėhej shumė i mbyllur kur ndodhnin ngjarje tė tilla.
Si e vlerėsoni Sterjo Spassen si prind dhe si shkrimtar?
Babai ka qenė njeri shumė i veēantė. Me mua ishte si shok. Me tė vjetrit sillej si plak, me fėmijėt si fėmijė. Qeshte gjithmonė. Edhe me nėnėn, edhe pse kishin njė disnivel shumė tė madh kulturor, kishte njė dashuri dhe harmoni qė zor se e gjen tek ēiftet e tjera. Nė fakt, nėna diti t'i mbante familjen dhe kėtė babai s'ia harroi kurrė. I donte shumė, nusen, nipėrit dhe mbesat. Edhe kur shkruante dhe ata i bėnin zhurmė, bėrtisnin apo dhe i kapnin flokėt, ai asnjėherė s'mėrzitej. Vetėm qeshte. Ndėrsa si shkrimtar mund tė them se vepra e tij ka mbi 1 mijė personazhe tė shtresave tė ndryshme, tė kombėsive tė ndryshme. Ndėrkohė qė Tolstoi ka 600. Dashuria dhe e thjeshta ishte nė qendėr tė veprės sė tij, dhe ndoshta pėr kėtė ai mbijetoi nė kėtė sistem.
Kur e zbuluat veten se ishit shkrimtar?
Unė shkruaja, por babait nuk i tregoja. Shumė vonė, vendosa t'i them. Madje mė kujtohet tregimi me titull "Duke kėrkuar vajzėn". Ia dhashė dhe ai s'tha asnjė fjalė. Njė ditė Nonda Bulka vjen nė shtėpi dhe mė hidhet nė qafė. U botua mė tha. Unė nuk kisha mundėsi tė shkruaja pėr vete. Babai nė vitet '60 u sėmur nga zemra dhe unė e ndihmoja me makinėn e shkrimit. Mė pas mė duhet tė botoja veprat e tij, por kam menduar se do ishte mė e vlefshme kjo sesa tė shkruaja vetė.
A ka Sterjo Spasse vepra tė pabotuara?
Ka njė roman qė s'i kam hyrė. Ai flet pėr Tiranėn e pasēlirimit dhe e ka titullin "Dafina". Gjithashtu ėshtė edhe njė pėrmbledhje me tregime. Pėr t'u botuar duan shumė punė dhe financim.
Kur e morėt iniciativėn qė tė shkruanit njė libėr pėr babanė tuaj?
Ditėn qė vdiq. Atėherė vendosa qė biografinė e tim ati do ta bėja unė. Kam punuar mbi 20 monografi, mbi arkivin e tij, me kujtimet dhe e kam botuar nė vitin 1995.

Monumenti
Atė ēfarė s'e bėri shteti shqiptar gjatė diktaturės, e bėri njė mik i Sterjo Spasses, pėr 70-vjetorin e tij. Romanin "Pse?!", ai e mermerizoi duke i thėnė se aty e kishte kryeveprėn e tij tė pėrjetshme, edhe pse nuk i botohej. "Babai u gėzua shumė pėr kėtė dhuratė", tregon Ilindeni.

...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
 
Sterjo Spasse
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: