Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Albade.com


 
PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

 

 Shfaqja e dhimbjeve tė qafės dhe simptomat

Shko poshtė 
AutoriMesazh
AdmiraL
Webmaster
Webmaster
AdmiraL


Male
Numri i postimeve : 1914
Age : 104
Location : World
Job/hobbies : Basketball
Humor : Mr Bean
Registration date : 13/11/2007

Shfaqja e dhimbjeve tė qafės dhe simptomat Empty
MesazhTitulli: Shfaqja e dhimbjeve tė qafės dhe simptomat   Shfaqja e dhimbjeve tė qafės dhe simptomat Icon_minitime21/3/2008, 02:53

Dhimbja e qafės ndonjėherė ėshtė vėrtetė e padurueshme, ndonjėherė na bėn tė ndjehemi keq kur ndodhemi nė ambiente me njerėz dhe nė tė shumtėn e rasteve nuk tė lejon tė kesh njė ditė normale pasi duket si njė peshė e madhe qė i ka zėnė rrugėn mendimeve. Dhimbja e qafės sot ėshtė shumė e pėrhapur. Pozicionet jo tė pėrshtatshme tė qėndrimit nė kėmbė apo ulur, mbajtja e takave tė larta, artrozat apo tensionet nervore janė tė gjitha motive pėr tė shkaktuar dhimbje nė kėtė pjesė tė trupit.
Si shfaqet
Dhimbja e qafės shfaqet nė forma tė ndryshme. Nė qoftė se dėshiron tė zgjedhėsh terapinė mė tė dobishme, duhet tė studiosh me kujdes simptomat. Dhimbja akute, e dhunshme ėshtė e pranishme vetėm nė njė anė dhe shfaqet sidomos kur pėrpiqemi qė tė ndryshojmė pozicion. Jemi tė detyruar qė ta mbajmė kokėn tė pėrkulur nga njė anė. Tė krijohet pėrshtypja se jemi tėrėsisht tė bllokuar dhe tė ngrirė. Dhimbja ėshtė e shurdhėt, qafa ėshtė e ngrirė, muskujt janė tė tendosur dhe tė krijohet pėrshtypja se keni njė peshė mbi shpatulla. Kjo dhimbje pėrgjithėsisht shkaktohet nga qėndrimi nė njė pozicion tė keq pėr njė kohė tė gjatė ose nga stresi dhe tensionet emocionale. Dhimbja ėshtė konstante dhe pėrgjithėsisht ėshtė nė tė dyja anėt e qafės.
Parandalimi
Duhet tė jeni tė kujdesshėm dhe kujtoheni gjatė ditės pėr gjėra tė vogla qė kanė lidhje me pozicionet e qafės, mund tė shmangni njė pjesė tė mirė tė dhimbjeve tė shkaktuara pikėrisht nga ky shkak. Kėshillohet tė mbani njė qėndrim korrekt. Shprehja e vjetėr "shpatullat prapa dhe gjoksin jashtė" ėshtė akoma nė fuqi. Duhet treguar kujdes nė zgjedhjen e karriges sė pėrshtatshme. Karrigia e atij qė kalon shumė kohė ulur duhet tė jetė e tipit qė tė rregullojė gjatėsinė. Kėmbėt duhet tė qėndrojnė tė mbėshtetura nė dysheme dhe kurrizi tė jetė i mbėshtetur nė karrige. Duhet tė shmanget ideja pėr tė bėrė njė punė tjetėr nė kohėn qė flisni nė telefon, sepse do tė jeni tė detyruar qė ta mbėshtesni atė me shpatull nė faqe, pozicion i cili ėshtė shumė i disfavorshėm pėr qafėn. Duhet tė ngrihesh nga karrigia ēdo orė dhe tė bėsh disa hapa pėr tė ndryshuar pozicionin e kolonės vertebrale. Ėshtė njė ushtrim i detyrueshėm pėr ata qė kalojnė orė tė tėra nė tavolinė. Pozicioni gjatė periudhės sė gjumit duhet tė jetė ai me kurriz poshtė ose tė kthyer nė anė. Pozicioni me gjoksin poshtė mban nė tension vertebrat e qafės dhe mund tė shkaktojė dhimbje. Kėshillohet tė bėni ushtrime tė vogla tė pėrditshme. Bėhet fjalė pėr lėvizje tė kujdesshme tė qafės nė ēdo moment tė ditės qė tė ndodheni dhe sa mė shpesh qė tė mundeni pėr tė shmangur ngrirjen e muskujve.
Kur duhet t'i drejtohemi mjekut
Nė qoftė se pėsoni pėrplasje me makinė apo njė traumė gjatė njė aktiviteti sportiv apo duke u rrėzuar pėr ēdo lloj motivi dhe nė qoftė se dhimbja nė qafė ėshtė e shoqėruar me tė vjella dhimbje koke, ethe, padurim tė dritės dhe mpirje tė krahut apo tė pjesėve tė tjera tė trupit; nė kėto raste ėshtė e kėshillueshme qė t'i drejtoheni mjekut. Vonesat nė ndėrhyrje mund tė shoqėrohen me pasoja.

Disa kėshilla pėr tė shmangur dhimbjet nė qafė

- Tregoni kujdes me pozicionet e qafės
- Mbani njė qėndrim tė pėrshtatshėm
- Shpatullat prapa dhe gjoksin jashtė
- Zgjidhni karrigen e pėrshtatshme
- Kėmbėt duhet tė qėndrojnė tė mbėshtetura nė dysheme
- Kurrizi duhet mbėshtetur nė karrige
- Kujdesuni pėr pozicionin e kolonės vertebrale
- Bėni ushtrime tė vogla tė pėrditshme

Shkaktarėt mė tė shpeshtė tė dhimbjeve nė qafė
Motivet nga tė cilat shkaktohet dhimbje nė qafė mund tė grupohen nė katėr kategori: Kontraktimet muskulore pėr shkak tė stresit, pozicioneve tė kėqija apo tensioneve emocionale. Kjo ėshtė dhe arsyeja mė e shpeshtė e dhimbjeve tė qafės. Dhe pse shkaku mund tė duket i rėndomtė, bllokimi muskulor mund tė ēojė dhe nė njė palėvizshmėri totale tė pėrkohshme.
Sėmundje si artroza apo herni diskale janė shkaku i dytė i dhimbjeve tė qafės, por qė tė dyja situatat mund tė jenė aktive njėkohėsisht. Kush vuan nga kėto sėmundje mundohet t'i shmangė rrotullimet e kokės dhe lėvizjet e shpatullave pikėrisht pėr dhimbjen qė i shkakton kjo. Nė kėtė mėnyrė muskujt nuk ushtrohen, mpihen dhe ndonjėherė dhe ngrijnė dhe kėshtu dhimbjes sė shkaktuar nga artroza apo hernia i shtohet dhe ngrirja e muskujve.
Dhimbje tė shkaktuara nga trauma apo mikrotrauma, si goditje tė ndryshme. Kėto mund tė jenė dhe goditje tė marra gjatė aktiviteteve sportive, lėvizjeve tė gabuara apo dhe frakturave tė vogla tė cilat nuk vihen re pėr momentin. Pasojat e kėtyre goditjeve mund tė mbarten me vite dhe mund tė shkaktojnė njė dhimbje qafe kronike.
Shqetėsime tė tjera tė shkaktuara nga inflamacione tė ndryshme. Sėmundje si meningjiti shkaktojnė dhimbje dhe ngrirje tė muskulaturės sė qafės por qė gjithmonė janė tė shoqėruara me simptoma tė tjera mė tė rėnda.

Ndėrhyrjet e dobishme pėr tė mposhtur dhimbjen e qafės
Ndėrhyrjet e mėposhtme janė tė dobishme nė rastet kur dhimbja e qafės ėshtė shkaktuar nga kontraktimi i muskujve apo njė mpirje e tyre.
Me hidroterapi
Kur qafa ka inflamacion, bėni njė kompresė me akull pėr dhjetė minuta. Nė qoftė se nuk keni akull, atėherė merrni ndonjė ushqim tė ngrirė, mbėshtilleni me njė copė dhe pėrdoreni si kompresė. Nė kėtė kohė pėrgatisni dhe njė ēantė uji me ujė tė nxehtė, mbėshtilleni me njė peshqir dhe aplikojeni nė tė njėjtin vend ku vutė akullin, menjėherė pasi ta keni hequr atė dhe mbajeni pėr dhjetė minuta.
Me anė tė akupunkturės
Akupunktura ėshtė shumė e dobishme nė rastet kur dhimbja e qafės ėshtė shkaktuar nga kontraktimet muskulore si ato tė shkaktuara nga sėmundja e artrozės.
Me anė tė masazhit
Teknikat e masazhit janė tė dobishme nė tė gjitha rastet kur qafa dhe shpatullat kanė ngrirė, qoftė pse keni qėndruar nė njė pozicion tė papėrshtatshėm, pėr shkak tė artrozės, pėr njė qėndrim tė gjatė nė tė njėjtin pozicion.
Me aromaterapi
Pėr tė shtuar efikasitetin e masazhit, mund tė pėrdoret njė vaj i pėrftuar nė kėtė mėnyrė: Nė 50 ml vaj mandarinash tė ėmbla hidh 20-30 pika livandė ose kamomili. Tė njėjtat vajra, por me masė 2-5 pika mund tė hidhen dhe nė vaskėn e banjės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://AdmiralhackeR.hi5.com
 
Shfaqja e dhimbjeve tė qafės dhe simptomat
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shfaqja e shoqerise njerezore. "PALEOLITI"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Shoqėria :: Shėndeti-
Kėrce tek: