Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Albade.com


 
PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

 

 Neoliti

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Leonita
Administrator
Administrator
Leonita


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

Neoliti Empty
MesazhTitulli: Neoliti   Neoliti Icon_minitime6/2/2009, 00:19

Neoliti


  • Neoliti (nga greq. neos - i ri dhe lithos - gur) pėrfaqėson etapėn e fundit dhe njėkohėsisht mė tė zhvilluarėn tė epokės sė gurit. Ai pėrfshin njė kohė qė fillon nga mijėvjeēari i shtatė dhe mbaron nga fundi i mijėvjeēarit tė katėrt p.e.sonė. Arkeologjikisht neoliti ndahet nė tri periudha tė mėdha: e hershme, e mesme dhe e vonė. Nė kėtė tė fundit pėrfshihet dhe periudha e bakrit ose eneoliti (nga bashkimi i fjalės lat. eneos - bakėr dhe greq. lithos - gur), qė pėrbėn etapėn e fundit dhe kalimtare pėr epokėn e bronzit.

    Nė kėta tridhjetė vjetėt e fundit janė zbuluar e gėrmuar njė numėr i madh vendbanimesh neolitike me shtrirje gati nė tėrė territorin e Shqipėrisė, si nė Maliq, nė Cakran, nė Vashtėmi, nė Burimas, nė Podgorie, nė Barē e nė Dėrsnik tė rrethit tė Korēės, nė Kamnik tė Kolonjės, nė Blaz e Nezir tė Matit, nė Cakran tė Fierit, nė Burim, nė Gradec e nė Cetush tė Dibrės, nė Kolsh tė Kukėsit, nė Rajcė e nė Rashtan tė Librazhdit e nga gjetje tė rastit nė pika tė tjera. Mė mirė ėshtė njohur e studiuar pellgu i Korēės, i cili gjatė epokės prehistorike ka pasur kushte shumė tė mira gjeoklimatike. Ai paraqet sot zonėn mė tė pasur e mė tė zhvilluar kulturore tė neolitit si edhe pellgun ku mund tė ndiqet pa ndėrprerje zhvillimi i kulturės neolitike nė gjithė shtrirjen e tij kohore. Materialet e gjetura nė kėto qendra prehistorike, krahas atyre tė dala nė dritė shumė kohė mė parė si nė Velēė tė Vlorės ose rastėsisht nė rrethet e tjera tė vendit, kanė dhėnė mundėsi qė tė njihen aspekte tė ndryshme tė jetės ekonomike, shoqėrore dhe kulturore tė banorėve neolitikė tė territorit tonė, ndėrsa pėrhapja e gjerė e kėtyre vendbanimeve dhe e gjetjeve rastėsore neolitike ka treguar se ky territor gjatė kėsaj epoke ka qenė i banuar dendur dhe pa ndėrprerje.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Leonita
Administrator
Administrator
Leonita


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

Neoliti Empty
MesazhTitulli: Re: Neoliti   Neoliti Icon_minitime6/2/2009, 00:20


  • Jeta nė vendin tonė gjatė neolitit u zhvillua nė kushte shumė tė pėrshtatshme natyrore. Klima e ftohtė dhe e lagėsht e paleolitit, e cila kishte filluar qė nė mezolit t’i lėshonte vendin njė klime mė tė butė, tani merr pak a shumė karakterin e klimės sė sotme. Si rrjedhim edhe flora e fauna thuajse nuk ndryshojnė prej asaj tė ditėve tona.

    Kėto rrethana tė favorshme natyrore ndihmuan qė vendi ynė gjatė neolitit tė arrijė nė njė nivel tė lartė zhvillimi ekonomik dhe kulturor pėr atė kohė. Njeriu nga skllav i natyrės, siē ishte nė paleolit, shndėrrohet tani, pak e nga pak, nė zotėrues i saj. Nė kėtė kohė lindin e zhvillohen forma tė ndryshme tė veprimtarisė prodhuese tė njeriut, tė cilat me plot tė drejtė mund tė merren si zanafilla e degėve tė veēanta tė ekonomisė dhe tė pėrparimit teknik e kulturor tė shoqėrisė sė sotme. Tė tilla janė bujqėsia e blegtoria, prodhimi i qeramikės, tjerrja dhe endja, teknika e ndėrtimit tė banesave etj. Pėrsoset nė kėtė kohė edhe teknika e punimit tė veglave prej kocke dhe prej guri. Hyn nė pėrdorim tė gjerė dhe bėhet karakteristike pėr epokėn dhe teknika e lėmimit tė gurit. Nga fundi i neolitit (eneolit), pėr tė parėn herė dalin dhe veglat e objektet prej bakri, tė cilat shėnojnė dhe fillimet e metalurgjisė nė vendin tonė.

    Nė kėto periudha tė largėta tė prehistorisė, vendbanimet i ndeshim zakonisht nėpėr tarraca lumore, pranė burimeve ose nė vende me toka pjellore dhe tė pasura me pyje qė strehonin shumė kafshė tė egra. Por krahas kėtyre, vazhdonin tė shėrbenin si vendbanim edhe shpellat (shpella e Velēės, e Trenit, e Konispolit, e Blazit etj.). Banesat paraqiten dy llojesh: nė formė gropash nėndhese (Cakran) dhe tė tilla tė ndėrtuara drejt mbi tokė (Maliq, Kamnik, Kolsh etj.). Zakonisht kėto kishin planimetri drejtkėndėshe dhe ishin njė ose dy dhomėshe. Muret e tyre thureshin me thupra ose me kallama dhe lyheshin pastaj me baltė nė njėrėn ose nė tė dy faqet e tyre. Dyshemetė ishin gjithashtu prej balte; nė disa raste ato vendoseshin mbi shtroje trarėsh pėr tė izoluar lagėshtirėn. Nė Dunavec dhe nė Maliq tė Korēės janė zbuluar banime tė ngritura mbi hunj (palafite). Mbi hunjtė vertikalė qėndronte njė platformė prej trarėsh tė vendosur horizontalisht e mbi tė ngriheshin banesat (kasollet) tė shtruara me baltė. Palafiti i Maliqit ka qenė i rrethuar me njė gardh qė e mbronte nga vėrshimi i ujit apo nga rreziqe tė tjera.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Leonita
Administrator
Administrator
Leonita


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

Neoliti Empty
MesazhTitulli: Ekonomia   Neoliti Icon_minitime6/2/2009, 00:21

Ekonomia


Nga materialet e zbuluara nė vendbanimet neolitike tė vendit tonė del se bujqėsia pėrbėnte njė nga format kryesore tė prodhimit dhe sidomos tek ato bashkėsi primitive qė banonin nė toka pjellore, si p.sh. nė pellgun e Korēės, nė fushėn e Cakranit (Fier) etj. Toka punohej cekėt me shat prej guri ose briri dreri. Kjo ishte forma mė primitive e punimit tė tokės. Nė kėtė kohė mbillej gruri si dhe llojet e tjera tė drithėrave. Kėtė e tregojnė farėrat e karbonizuara tė zbuluara nė shtresat neolitike tė Podgories, tė Konispolit, tė Maliqit apo nė muret e banesave tė lyera me baltė tė pėrzier me byk drithėrash, siē i gjejmė nė vendbanimet mė tė hershme neolitike (Vashtėmi, Kolsh etj.).

Nė depozitimet neolitike tė vendit tonė, pėrzier me mbeturina tė ndryshme tė kulturės, janė zbuluar me shumicė dhe kocka bagėtish tė imėta dhe tė trasha, qė tregojnė se krahas bujqėsisė banorėt neolitikė merreshin edhe me blegtori. Prej bagėtive ata siguronin qumėshtin, mishin, leshin, lėkurėn etj. Njė pjesė tė kėtyre produkteve ata i siguronin dhe nėpėrmjet gjuetisė sė kafshėve tė egra, kockat dhe brirėt e tė cilave i ndeshim gjithashtu nė qendrat e banuara tė kėsaj kohe. Dreri ishte njė nga kafshėt e egra mė tė parapėlqyera tė gjahut, i cili pėrveē mishit dhe lėkurės, u siguronte bujqve primitivė edhe brirėt me tė cilėt bėnin vegla tė ndryshme bujqėsore, si shetėr, ēekanė etj., dhe qė i gjejmė tė pėrfaqėsuar mirė sidomos nė vendbanimin e Dunavecit e tė Maliqit. Po kėtu janė zbuluar edhe shumė pesha rrjetash, gropa etj., qė dėshmojnė se njė formė tjetėr e sigurimit tė ushqimit tė banorėve neolitikė tė Dunavecit e tė Maliqit ishte dhe peshkimi.

Banorėt neolitikė tė vendit tonė dinin gjithashtu tė tirrnin fijen dhe tė endnin prej saj rroba me anė tė vegjės primitive vertikale. Kėtė e tregojnė rrotullat e boshtit dhe peshat pėr tėrheqjen e fijes nė vegjė, tė zbuluara nė Maliq e gjetkė. Qė nė etapėn mė tė hershme tė neolitit shfaqen dhe enėt prej balte tė pjekur, qė pėrbėjnė si kudo gjetjet mė tė shumta e mė tė rėndėsishme nė vendbanimet e kėsaj kohe. Prodhimi primitiv i tyre ashtu si edhe ai i tekstilit dhe i prodhimeve bujqėsore, ishte i lidhur me punėn e gruas. Ēdo bashkėsi neolitike i pėrgatiste vetė enėt sipas nevojave tė saj. Ato punoheshin me dorė nė forma e madhėsi tė ndryshme, me faqe tė trasha ose tė holla, me ose pa zbukurime sipas qėllimit tė tyre praktik.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Leonita
Administrator
Administrator
Leonita


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

Neoliti Empty
MesazhTitulli: Re: Neoliti   Neoliti Icon_minitime6/2/2009, 00:22


  • Zhvillimi i madh, pėr atė kohė, i prodhimit, i cili gjeti shprehjen e vet nė shtimin e llojeve tė veglave tė punės dhe nė pėrmirėsimin teknik tė punimit tė tyre, nė zhvillimin e formave tė tilla tė ekonomisė, siē ishin bujqėsia dhe blegtoria etj., solli ndryshime dhe nė organizimin shoqėror, qė u pasqyrua nė pėrmirėsimin e mėtejshėm tė strukturės gjinore. Gjinia matriarkale e lindur qė nė paleolitin e lartė dhe e zhvilluar dalėngadalė gjatė mezolitit arrin tani fazėn e lulėzimit tė saj. Nė fushėn ekonomike kjo fazė e zhvillimit gjinor ishte e lidhur kryesisht me zhvillimin e bujqėsisė primitive, e cila duke qenė punė e gruas, i jepte asaj njė vend me rėndėsi nė prodhimin shoqėror. Paraqitja e saj me figurat e shumta prej balte, dėshmon se ajo kishte njė pozitė parėsore nė gjini. Martesa me grupe, karakteristike pėr periudhėn e hershme tė matriarkatit, zėvendėsohet tani nė periudhėn e lulėzimit tė saj me njė formė tė re mė tė pėrsosur, me martesėn me ēifte.

    Gjatė gjithė kohės sė neolitit, gjinia mbetet e vetmja njėsi shoqėrore dhe ekonomike nė bashkėsinė primitive. Nė kėtė gjini kishte jo vetėm bashkėsi familjesh me ēifte, por edhe njė organizim pune dhe konsumi kolektiv. Puna e pėrbashkėt i shpinte njerėzit nė pronėn e pėrbashkėt mbi mjetet e prodhimit dhe mbi produktet e prodhimit.

    Ndėrmjet gjinive, qė jetonin nė afėrsi tė njėra-tjetrės, u vendosėn gjatė kėsaj periudhe marrėdhėnie tė tilla ekonomike e shoqėrore qė shpunė nė formimin e bashkėsive fisnore. Midis kėtyre njėsive tė mėdha fisnore fqinje ose mė tė largėta, ekzistonin marrėdhėnie kėmbimi. Nė vendbanimet tona neolitike janė ndeshur sende tė sjella nga krahina tė largėta, siē janė p.sh., importet e poēerisė diminiane tė Thesalisė nė depozitimet e vendbanimit tė Cakranit apo tė Kamnikut etj.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Leonita
Administrator
Administrator
Leonita


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

Neoliti Empty
MesazhTitulli: Arti   Neoliti Icon_minitime6/2/2009, 00:23

Arti


  • Arti i bujqve dhe i blegtorėve neolitikė priret drejt formave dekorative gjeometrike dhe figurative skematike.

    Arti dekorativ neolitik shfaqet me tėrė pėrmbajtjen e tij sidomos nė prodhimet e poēerisė, ku shumė nga format e enėve me harmoninė dhe me elegancėn e trupit tė tyre i tejkalojnė kėrkesat e ngushta utilitare dhe hyjnė nė fushėn e realizimeve artistike.

    Nė tėrė kulturat neolitike tė vendit tonė qeramika paraqitet e zbukuruar me ornamente tė shumta tė realizuara me teknika tė ndryshme (pikturim, gėrvishtje, ngulitje, inkrustim, etj.) dhe trajtime tė veēanta stilistike, sipas fazave tė zhvillimit pėrparues tė saj. Motivet e zbukurimit pėrbėhen nga vija tė drejta ose tė pėrkulura me kombinime nga mė tė ndryshmet, si dhe nga figura gjeometrike: trekėndėsha e rombe me fushė tė zbrazėt ose tė vizatuar, nga rrathė, spirale, meandra, etj. Kėto motive, pėrveē zhvillimit tė thjeshtė pėr tė zbukuruar enėt, kanė shėrbyer, nė mjaft raste, edhe si simbole grafike pėr tė paraqitur ambientin, sendet apo fuqitė e natyrės sipas botėkuptimit magjik tė njerėzve neolitikė.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Leonita
Administrator
Administrator
Leonita


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

Neoliti Empty
MesazhTitulli: Re: Neoliti   Neoliti Icon_minitime6/2/2009, 00:24


  • Arti figurativ i kėsaj kohe pėrfaqėsohet kryesisht nga figurat antropomorfe apo zoomorfe prej balte tė pjekur, tė cilat kryesisht janė tė vogla. Tipari mė karakteristik i tyre ėshtė skematizimi i formės, nganjėherė jashtė masės, ashtu sikurse ėshtė nė artin dekorativ tė qeramikės gjeometrizimi i theksuar i ornamentit. Kėto figura qeniesh paraqiten nė formė cilindrike, plaēke apo steatopigjike (vithegjera), nė kėmbė ose ulur. Njė pjesė e tyre janė tė ngjashme me tipat pėrkatės tė Azisė sė Pėrparme dhe tė Mesdheut Lindor, gjė qė tregon pėr lidhje e ndikime kulturore tė drejtpėrdrejta tė kulturave neolitike tė vendit tonė me ato tė kėtij areali.

    Kėto prodhime plastike, shpesh me vlera artistike, personifikonin, nga ana tjetėr, ato fuqi tė panjohura, tė cilat sipas bujqve dhe blegtorėve primitivė, kishin nė dorė pjellorinė e tokės dhe mbarėshtimin e kafshėve. Kėshtu, figurat e grave, tė cilat mbizotėrojnė nė plastikėn antropomorfe neolitike, janė tė lidhura me kultin e pjellorisė sė tokės-nėnė, ndėrsa ato qė riprodhojnė figura zoomorfe - me kultin e kafshėve shtėpiake, qė luanin, ashtu sikurse dhe bujqėsia, njė rol tė rėndėsishėm nė ekonominė e bashkėsisė neolitike. Me kultin e tokės-nėnė dhe tė kafshėve lidhen edhe vazot antropomorfe e zoomorfe tė zbuluara nė vendbanimet neolitike tė Maliqit, tė Dunavecit etj.

    Botėkuptimi i banorėve neolitikė ėshtė shprehur edhe nė kultin e varrimit. Varrosja e tė vdekurve bėhej pranė ose brenda territorit tė vendbanimit. Varret nuk kishin ndonjė ndėrtim tė veēantė; kufoma vendosej nė njė gropė tė cekėt nė pozicion fjetjeje dhe kėmbė tė mbledhura pa takėm funeral. Riti i varrimit brenda territorit tė banuar ose brenda banesės ishte i lidhur me njė zakon shumė tė pėrhapur nė atė kohė nė Ballkan dhe nė pėrgjithėsi nė rajonin e gjerė tė Mesdheut. Siē duket, ai kishte karakter flijimi dhe u kushtohej fuqive qė mbronin vendbanimin.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Leonita
Administrator
Administrator
Leonita


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

Neoliti Empty
MesazhTitulli: Grupet etno-kulturore   Neoliti Icon_minitime6/2/2009, 00:25

Grupet etno-kulturore


  • Numri i konsiderueshėm i vendbanimeve neolitike tė zbuluara nė tėrė territorin e Shqipėrisė si edhe pėrkatėsia kohore e tyre nga neoliti i hershėm nė neolitin e mesėm, tė vonė, duke pėrfshirė dhe epokėn e bakrit, e bėjnė tė mundur tė veēojmė disa grupe kulturore dhe ta ndjekim zhvillimin e kulturės pa ndėrprerje nga fillimet e mijėvjeēarit tė shtatė e deri nė fund tė mijėvjeēarit tė katėrt p.e.sonė.

    Neoliti i hershėm, pėrfaqėsohet nga Vlushi, Podgoria I, Vashtėmia, Kolshi I, Burimi dhe Blazi I e II. Vendbanimi i Vlushit karakterizohet nga njė qeramikė trashanike ngjyrė gri tė zezė, me forma tepėr tė thjeshta e me pak zbukurime tė bėra me shtypje. Qeramika gjendet sė bashku me vegla pune prej stralli tipike mezolitike, ndaj Vlushi i takon periudhės kalimtare nga mezoliti nė neolit.

    Kultura Podgorie I, Vashtėmia, Kolshi I, Burimi dhe Blazi I, II, tė cilat janė njohur e studiuar mirė, i takojnė neolitit tė hershėm tė zhvilluar. Kjo periudhė nė territorin e Shqipėrisė Juglindore ėshtė dokumentuar nga kultura Podgorie I. Falė njė shtrese kulturore tė trashė rreth 3 m e mjaft tė qartė, nė Podgorie, dhe tė njė lėnde shumė tė pasur arkeologjike mund tė rindėrtohet tabloja e asaj kulture, e cila karakterizohet nga qeramika njėngjyrėshe e kuqe me shkėlqim, nga qeramika e pikturuar me bojė tė bardhė mbi sfond tė kuq si edhe nga figurat steatopigjike prej balte e tryezat e thjeshta tė kultit, tė cilat i vėnė nė raporte tė drejtpėrdrejta kulturore e kronologjike me neolitin e hershėm tė Thesalisė (faza Presesklo e pjesėrisht Protosesklo), si edhe me neolitin e hershėm tė Maqedonisė (Vrshnik-Anzabegovo Ib, c). Elementet e tjera tė pranishme nė Podgorie I, si qeramika impreso e tipit tė Devollit e ajo e tipit adriatik, si edhe qeramika barbotine e sheshtė e vėnė atė nė lidhje me kulturat e neolitit tė hershėm adriatik e ballkano-qendror.


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Leonita
Administrator
Administrator
Leonita


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

Neoliti Empty
MesazhTitulli: Re: Neoliti   Neoliti Icon_minitime6/2/2009, 00:26


  • Kultura pėrfaqėsuese e Shqipėrisė Verilindore, Kolshi I ka si tregues themelor qeramikėn barbotine nė reliev tė ngritur, qeramikėn e pikturuar me bojė kafe mbi sfond tė kuq dhe qeramikėn impreso, tė cilat vendosen mjaft qartė nė raporte kulturore e kronologjike me Rudnikun (Rudniku III) nė Kosovė dhe me gjithė kulturat e fazės Starēevo II b tė Ballkanit Qendror. Blazi I e II nė zonėn e Matit ka qeramikė tė tipit impreso-kardium me motive tė ndryshme, si edhe qeramikė njėngjyrėshe gri e tė zezė me shkėlqim qė i japin kulturės sė kėtij vendbanimi shpellor karakterin adriatik lindor (Smilēiē I).

    Kalimi nga neoliti i hershėm nė neolitin e mesėm shėnon njė kthesė nė tė gjithė zhvillimin kulturor tė territorit tė vendit tonė, gjė qė ėshtė pasqyruar mjaft qartė nė kulturat Dunavec I - Cakran Blaz III, tė cilat pėrfaqėsojnė dhe tri fazat kryesore tė zhvillimit tė neolitit tė mesėm nė Shqipėri. Tipar themelor pėr tė gjitha fazat e kėsaj periudhe ėshtė qeramika ngjyrė gri, gri e zezė dhe e zezė me sipėrfaqe tė lėmuar me ose pa shkėlqim, si edhe qeramika barbotine e impreso tė trashėguara nga neoliti i hershėm. Qeramika shquhet pėr njė larmi formash ku mbizotėrojnė kupat bikonike me variante tė ndryshme, tasat trung konikė me fund tė lartė, enėt me trup sferik me profile tė ndryshme etj. Qeramika e neolitit tė mesėm dallohet edhe pėr pasurinė e zbukurimeve tė bėra me incizim e thellim, hera-herės tė inkrustuara me bojė tė kuqe ose tė bardhė, pėr zbukurimet plastike variantesh tė ndryshme, pėr zbukurimin me kanelyra, me pikturim etj.

    Ēdo njėra nga tri kulturat pėrfaqėsuese ka tiparet dhe veēoritė lokale qė burojnė nga diferencat nė kronologjinė relative si edhe nga pozita gjeografike, nga raportet e lidhjet qė ato kishin me kulturat fqinje.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Leonita
Administrator
Administrator
Leonita


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

Neoliti Empty
MesazhTitulli: Re: Neoliti   Neoliti Icon_minitime6/2/2009, 00:27


  • Faza Dunavec I qė pėrfaqėson shtresėn mė tė hershme tė neolitit tė mesėm ėshtė e lidhur me ekzistencėn e njė vendbanimi palafit, i cili, sot pėr sot, ėshtė mė i hershmi nė territorin e Ballkanit. Nė Dunavecin I, krahas qeramikės sė zezė tė cilėsisė shumė tė mirė vazhdoi tė pėrdorej gjerėsisht qeramika barbotine me reliev tė zhvilluar, traditė kjo e neolitit tė hershėm Starēevian. Por tonin kulturės sė Dunavecit I ia jepnin format e reja tė enėve tė zbukurimit nė reliev, zbukurimet me incizim e ngulitje, zbukurimet me kanelyra, pikturimi gri etj.
  • Gjatė Dunavecit II, krahas elementeve qė u trashėguan nga periudha paraardhėse, qė edhe kėtu pėrbėjnė shumicėn, ka edhe njė tog elementesh tė reja qė e veēojnė atė si njė fazė mė vete. Zbukurimi nė reliev njeh zhvillimin e tij mė tė gjerė, po ashtu bėhet tipik zbukurimi me gėrvishtje i llojit adriatik, kanelyra pėrmirėsohet cilėsisht dhe, krahas pikturimit gri, del edhe qeramika e pikturuar me bojė tė kuqėrremtė. Nė kėtė fazė shfaqen edhe fragmentet e para tė qeramikės dyngjyrėshe kuq e zi.
  • Cakrani dhe Dunaveci II kanė pėrputhje tė plotė kulturore e kronologjike. Pėr t’u shėnuar ėshtė gjetja nė Cakran e disa fragmenteve enėsh tė pikturuara dhe nė Dunavec II e njė fragmenti, tė cilat janė tė importuara nga kultura Thesalike e Diminit tė hershėm (faza Tsangli). Ato japin njė datė tė saktė pėr ekzistencėn e njėkohshme tė Cakranit e tė Dunavecit II me Tsanglin dhe nė tė njėjtėn kohė dėshmojnė pėr zhvillimin e kėmbimit midis trevave tona me Thesalinė. Edhe kultura e Kolshit II nė territorin e Shqipėrisė Verilindore gjen pėrputhje tė plotė me atė tė Cakranit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Leonita
Administrator
Administrator
Leonita


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

Neoliti Empty
MesazhTitulli: Re: Neoliti   Neoliti Icon_minitime6/2/2009, 00:27


  • Faza fundore e neolitit tė mesėm ėshtė dėshmuar nga Blazi III nė territorin e Shqipėrisė sė brendshme qendrore. Ajo karakterizohet nga qeramika ngjyrė gri, gri e zezė e ngjyrė kafe e zbukuruar me motive linearo-gjeometrike e spiralike, tė cilat janė elemente karakteristike pėr kulturat danilike tė bregdetit dalmatin. Krahas tyre ka edhe enė tė zbukuruara me ornamente me vija tė thelluara, tė cilat mjaft mirė e vėnė kėtė fazė tė neolitit tė mesėm nė raporte kulturore e kronologjike me kulturėn Lisiēiē (Hvar I) tė neolitit tė vonė tė Adriatikut.
  • Kulturat e neolitit tė mesėm tė vendit tonė kanė edhe disa tregues tė rėndėsishėm tė kultit e tė botės shpirtėrore. Si shfaqje e re dhe kryesore janė ritonet, enė jo tė zakonshme me katėr kėmbė me grykė vezake tė vendosur pjerrtas me njė dorezė tė madhe nė pjesėn e sipėrme tė trupit dhe tė lyera me bojė tė kuqe. Kėto ritone sipas mendimit tė shumė studiuesve duhet tė kenė shėrbyer nė ceremoni rituale kushtuar kulteve tė rėndėsishme, siē ėshtė ai i pjellorisė sė tokės, i nėnės sė madhe, kulte qė ishin tė lidhura me riprodhimin e jetės, me pjellorinė e tokės e tė bagėtisė, tė cilat ishin degėt bazė tė ekonomisė.
  • Njė kult tjetėr i epokės neolitike ėshtė ai i varrimit tė fėmijėve nė vendbanim, tė vendosur nė pozicion kruspull, dėshmi e njė flijimi pėr vetė vendbanimin.
  • Kalimi nga periudha e neolitit tė mesėm nė neolitin e vonė ėshtė bėrė shkallė-shkallė, gjė qė provohet nga kultura e vendbanimeve tė Dėrsnikut, tė Barēit II dhe tė Maliqit I (Kamnik) ku disa tregues tė kulturės vazhdojnė edhe gjatė neolitit tė vonė, madje zhvillohen mė tej dhe bėhen karakteristike. E tillė ėshtė qeramika me tone tė ēelėta e punuar me kujdes dhe e pikturuar me ngjyra tė ndryshme, me motive tė larmishme linearo-gjeometrike dhe meandro-spiralike. Kjo qeramikė krijon efekte shumė tė ngjashme me qeramikėn e neolitit tė vonė tė Thesalisė, qė njihet arkeologjikisht si faza e Diminit klasik. Kėto elemente kulturore luajtėn njė rol tė rėndėsishėm nė formimin e kulturės sė neolitit tė vonė tė vendit tonė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Leonita
Administrator
Administrator
Leonita


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

Neoliti Empty
MesazhTitulli: Re: Neoliti   Neoliti Icon_minitime6/2/2009, 00:28


  • Fazėn finale tė epokės sė gurit tė ri ose siē quhet ndryshe epoka e bakrit, e pėrfaqėsojnė tri vendbanime me njė vijimėsi kulturore e kronologjike: Burimasi, Maliqi II a dhe Maliqi II b. Kultura e tyre karakterizohet nga pėrsosja e veglave tė strallit, e veglave me gur tė lėmuar dhe e atyre prej kocke e briri, si dhe dalja e veglave tė para prej bakri (sėpata tė tipit daltė, biza e grepa peshkimi), tė cilat pėr shkak tė cilėsisė sė butė tė bakrit nuk mundėn tė zėvendėsonin veglat e traditės neolitike. Tiparin themelor tė kėsaj faze e pėrbėn qeramika, e cila dallohet pėr cilėsinė e punimit tė saj, pėr larminė e formave tė enėve, pėr ngjyrėn e zezė e gri tė zezė shpeshherė me shkėlqim, si edhe pėr zbukurimet e shumėllojshme (me pikturim gri, me bojė tė bardhė ose tė kuqe, me incizim, me ornamente plastike apo kanelyra etj.). Kultura shquhet edhe pėr njė pasuri e larmi objektesh kulti, si figura antropomorfe e zoomorfe, tavolina kulti e objekte tė tjera tė karakterit ritual.

    Kultura neolitike e vendit tonė u zhvillua nė lidhje e marrėdhėnie tė ngushta me kulturat bashkėkohėse tė vendeve fqinje, si me kulturėn Crnobuki-Shuplevac tė Pelagonisė, me kulturėn Rahmani tė Thesalisė dhe me kulturat egjeane tė bronzit tė hershėm. Tė dhėnat e deriatėhershme dėshmojnė kėshtu se kultura neolitike nė vendin tonė zhvillohet pa ndonjė ndėrprerje dhe mbi njė bazė autoktone. Njohuritė e deritanishme nuk janė tė mjaftueshme pėr tė pėrcaktuar se cilėt ishin pėrfaqėsuesit e grupeve apo tė komplekseve mė tė gjera etnokulturore ballkanike tė kėsaj kohe. Mendimet e ndryshme sipas tė cilave kėto mund tė kenė qenė ose jo popullsi indoevropiane mbeten ende tė diskutueshme, sa kohė qė tė dhėnat gjuhėsore nga fusha e toponimisė sė lashtė tė Ballkanit ėshtė vėshtirė tė pėrputhen me siguri me tė dhėnat arkeologjike. Nė kėto rrethana, banorėt e kėsaj lashtėsie tė largėt, kėto grupe kulturore ka shumė gjasė t’i takonin njė popullsie paleoindoevropiane.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Neoliti Empty
MesazhTitulli: Re: Neoliti   Neoliti Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Neoliti
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» "NEOLITI", Vendbanimet neolitike

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Shkenca :: Historia-
Kėrce tek: