Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Albade.com


 
PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

 

 Tkurrja e shqipes vazhdon

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Leonita
Administrator
Administrator
Leonita


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

Tkurrja e shqipes vazhdon Empty
MesazhTitulli: Tkurrja e shqipes vazhdon   Tkurrja e shqipes vazhdon Icon_minitime20/2/2009, 23:58

Tkurrja e shqipes vazhdon


Teksti "Rrezikimi i gjuhės shqipe" ka karakter kėrkimor-shkencor, i pėrket fushės sė studimeve sociolinguistike, por ka rėndėsi multidisiplinare. Libri ėshtė rezultat i hulumtimeve sistematike, shumėvjeēare, qė Haxhi Shabani bėri gjatė pėrgatitjes sė tezės sė magjistraturės, tė cilėn e mbrojti me sukses nė vitin 2006 nė Universitetin e Prishtinės.
Plot 452 vjet pas botimit tė tė ashtuquajturit "Meshari" tė Dom Gjon Buzukut - pėr tė cilin shkencėtarėt supozojnė se ka jetuar (vepruar) diku jo larg Ulqinit, nga qyteti i lashtė me histori 2500 vjeēare, vjen konstatimi alarmues se gjatė decenieve tė fundit, pra edhe nė ditėt tona, nė Ulqin dhe nė trevat e tjera tė banuara nga shqiptarėt nė Malin e Zi - gjuha shqipe ėshtė e rrezikuar!
Dhe ky konstatim vjen nė kohėn kur, mė nė fund, shqiptarėt e kėtyre trevave jetojnė nė njė shtet me sistem parlamentar dhe kur gjuha shqipe ėshtė gjuhė e arsimit dhe e mediave. Ēpo ndodhė kėshtu dhe cilat janė argumentet e studiuesit H. Shabani pėr tė dhėnė mesazhe kaq shqetėsuese?
Teksti "Rrezikimi i gjuhės shqipe" ka karakter kėrkimor-shkencor, i pėrket fushės sė studimeve sociolinguistike, por ka rėndėsi multidisiplinare. Libri ėshtė rezultat i hulumtimeve sistematike, shumėvjeēare, qė Haxhi Shabani bėri gjatė pėrgatitjes sė tezės sė magjistraturės, tė cilėn e mbrojti me sukses nė vitin 2006 nė Universitetin e Prishtinės. Studimi ka nėntė krena (kapituj), si dhe hyrjen, bibliografinė, shtojcėn dhe biografinė e autorit. Kreu i fundit, qė titullohet "Pėrfundime dhe perspektiva", ėshtė i pėrkthyer edhe nė anglisht dhe nė gjuhėn malazeze, njė praktikė kjo karakteristike e punimeve shkencore. Siē tregon nėntitulli i librit, objekt i hulumtimit ėshtė dygjuhėsia te shqiptarėt e Ulqinit, e jo dygjuhėsia nė komunėn e Ulqinit - ku do tė pėrfshiheshin edhe hulumtimet e dygjuhėsisė te popullsia sllave e kėsaj zone. Mirėpo, nisur nga fakti se shqiptarėt pėrbėjnė pjesėn dėrmuese tė banorėve tė Ulqinit, mund tė thuhet se projekti ėshtė i qėndrueshėm dhe se i pėrmbushė kriteret e domosdoshme pėr njė kėrkim tė kėtij lloji. Nė kapitujt e parė, duke ndjekur metodėn deduktive, autori jep disa tė dhėna tė pėrgjithshme mbi shqiptarėt nė Malin e Zi, pastaj mbi historinė e Ulqinit - ku pėrmendė shpėrnguljet e ulqinakėve nė vitet 1571, 1880-1906 dhe atė tė decenieve tė fundit tė shekullit XX. Natyrisht qė kėto lėvizje tė popullsisė, krahas rrethanave tė tjera, gjatė shekujve ndikuan nė ndryshimin e shpeshtė tė strukturės kombėtare dhe fetare. Nė vazhdim, pasi sqaron se dygjuhėsia ėshtė njė dukuri sociolinguistike, studiuesi merret me shpjegimin e terminologjisė kryesore tė pėrdorur nė tekst, siē janė: ndikimet ndėrgjuhėsore, huazimi gjuhėsor, ndryshimi i kodit, dygjuhėsh dhe dygjuhėsi (biling e bilinguizėm), gjuhė mbizotėruese - gjuhė e nėnshtruar etj. Konkretisht, nė temė tė ngushtė autori fokusohet duke filluar nga kreu i
katėrt, ku flet pėr pozitėn e gjuhės shqipe nė Malin e Zi. Aty ai diagnostifikon ēėshtjet thelbėsore qė tregojnė statusin e mirėfilltė tė shqipes nė kėtė shtet. Studiuesi konstaton": " niveli i pėrdorimit institucional tė saj ėshtė mjaft i kufizuar" sepse shqipja, njė nga pėrbėrėset e dygjuhėsisė nė kėtė kontekst, nė raport me gjuhėn malazeze ka pozitė mė tė ulėt institucionale. Ndikimet e njė gjuhe mbi njė gjuhė tjetėr, qė ndikojnė nė "krijimin e modeleve sipas gjuhės tjetėr", mund tė jenė nė fushėn e leksikut, tė fonologjisė dhe tė fjalėformimit, por edhe nė morfologji, sintaksė, semantikė… Kėto ndikime herė janė rezultat i marrėdhėnieve tė natyrshme tė gjuhėve fqinje (gjeografikisht) me njėratjetrėn, herė pasojė e dominimit tė njė gjuhe nė dimensionin global (pėrmes pop- kulturės dhe ekonomisė, si anglishtja sot), e nganjėherė mund tė ketė edhe ndikim tė njė apo disa gjuhėve pėrmes fesė (p.sh latinishtja e greqishtja te tė krishterėt, arabishtja te myslimanėt, etj.).
Shoqėritė moderne, pėrveē demokratike e multietnike, janė edhe shumėgjuhėshe. Pothuaj s`ka shtet nė botė ku flitet vetėm njė gjuhė - kėtu si pėrjashtim H. Shabani pėrmend Korenė. Mali i Zi ėshtė njė shtet ku fliten disa gjuhė, shumica e tė cilave janė versione (tė mos them gati - dialekte), me disa specifika origjinale, tė sė njėjtės gjuhė - sllave (malazezishtja, serbishtja, kroatishtja, boshnjakishtja…) sepse folėsit e atyre gjuhėve pa kurrfarė vėshtirėsie komunikojnė me njėritjetrin, i lexojnė librat dhe mediat e njėritjetrit etj. Gjuha shqipe ėshtė njė gjuhė krejtėsisht ndryshe, ajo nuk bėn pjesė nė grupin e gjuhėve sllave, por ėshtė njė rremb (i lashtė), mė vete, nė trungun
e gjuhėve indoeuropiane. Haxhi Shabani te "Rrezikimi i gjuhės shqipe" publikon rezultatet e
hulumtimeve qė ka bėrė nė terren mbi marrėdhėniet e shqipes me gjuhėn malazeze nė situatat e zakonshme tė jetės private, nė pėrditshmėrinė afariste - ekonomi, nė administratė, nė politikė, nė jetėn kulturore, zbavitėse etj., me ē`rast nxjerr pėrfundime pėr ndikimet ndėrgjuhėsore dhe huazimet gjuhėsore nė kėtė regjion (Ulqin me rrethinė), me domethėnie shumėplanėshe, qė pėr dashamirėt e shqipes mund tė tingėllojnė alarmuese. Studiuesi gjatė hulumtimeve ka aplikuar metodėn e anketimit dhe atė tė vėzhgimit tė drejtpėrdrejtė, por duke pasur parasysh edhe literaturėn e nevojshme dhe njohuritė pėrkatėse teorike-shkencore nga lėmi i sociolinguistikės, tė domosdoshme pėr tė nxjerrė analiza tė sakta dhe tė paanshme shkencore.
Kontaktet e para tė shqipes (si trashėguese e ilirishtes, ose iliro-trakishtes, siē mendojnė shumica e studiuesve tė kėsaj problematike, megjithėse ende ka individė qė e kontestojnė kėtė vazdimėsi) me gjuhėt sllave duhet tė datojnė qė nga koha e ardhjes sė fiseve tė para sllave nė rajonin e Europės Juglindore, pra nė Ballkanin e sotėm, rreth 14 shekuj mė parė. Thellė nė shekuj duhet kėrkuar edhe kontaktet e para tė shqipes me sllavishten nė territorin qė pėrfshin shteti i sotėm i Malit tė Zi. Haxhi Shabani duke folur pėr kufijtė e shqipes rithekson veē tjerash se shqipja paraqet njė rast tė rrallė, ku mė shumė folės tė saj jetojnė jashtė kufijve politikė tė shtetit (amė) sesa brenda, si dhe se kufijtė aktualė tė gjuhės shqipe janė edhe kufij historikė dhe natyrorė tė saj. Ky tekst fakton se territori i kufijve gjuhėsorė tė shqipes ėshtė vazhdimisht nė rrudhje dhe ky proces i ngushtimit vazhdon edhe sot. Kėtė studiuesi e argumenton duke bėrė njė krahasim tė thjeshtė tė rezultateve tė anketės qė bėri nė vitin 2006 me ato tė vitit 1996, e nė mėnyrė edhe shumė mė bindėse pėrmes krahasimit tė hartės gjuhėsore tė shqipes sot me atė tė 50-60 vjetėve mė parė.
Haxhi Shabani thotė se shqipja ėshtė e rrezikuar nė Malin e Zi dhe kėtė e bazon nė faktin se nė disa komuna veriore tė Malit tė Zi, Rozhajė dhe Plavė (e Guci), numri i shqipfolėsve ka rėnė shumė nė deceniet e fundit, kurse gjuha shqipe atje gjendet nė situatėn e njė gjuhe tė injoruar dhe nė zhdukje. E njėjta diagnozė vlen edhe pėr komunėn e Tivarit. Shqipja vazhdon tė jetė gjuhė e komunikimit tė pėrditshėm (nė shtėpi, nė rrugė dhe - krahas gjuhės malazeze, nė shkollė) nė Ulqin dhe nė Tuz, por
edhe nė kėto dy kėshtjella (tė fundit) tė shqipes nė Malin e Zi, ajo bėn jetė tė kufizuar institucionale - apo siē thotė studiuesi duke folur mbi Ulqinin: "pėrdorimi i shqipes nė administratė krahas gjuhės malazeze ėshtė tepėr i rrallė".
Libri nė fjalė jep tė dhėna se shqipja ėshtė mė e ndikuar nga gjuha malazeze nė qytetin e Ulqinit sesa nė zonėn rurale - tė rrethinės. Nė krenat V-VII, libri sjell informacione dhe analiza interesante. Kėshtu, njė pėrdorim mė stabil tė shqipes, pėrveē nė familje dhe nė institucionet shkollore, autori regjistron nė gėzimet familjare dhe vdekjet, ku mund tė ndodhė qė edhe folėsit e gjuhės sllave, urimet, apo ngushėllimet t`i thonė nė gjuhėn shqipe, gjė qė ndodhė shumė mė rrallė nė fushat e tjera tė jetės private e publike.
Se interesi material ndjek njė filozofi tė posaēme dėshmon edhe ky studim, kur thotė se, sipas anketave dhe vėzhgimeve tė realizuara, personat qė ofrojnė shėrbime tė ndryshme nuk e kanė problem qė tė komunikojnė nė gjuhėn e klientit, mirėpo edhe nė sferėn ekonomike komunikimi zyrtar me shkrim ndėrmjet palėve afariste dhe zyrtare bėhet kryesisht nė gjuhėn malazeze - pra edhe kėtu gjuha malazeze ėshtė dominuese ndaj shqipes. Lidhur me gjendjen nė administratė, konstatohet se shqipfolėsit nė komunėn e Ulqinit e pėrshtasin kodin, domethėnė se shqipja pėrdoret fare rrallė. Nėpunėsit shqiptarė nė komunikimin gojor flasin gjuhėn e palės, kurse nė mbledhje shqipja nuk pėrdoret shpesh. Nė shkresat zyrtare, tė shumtėn e rasteve pėrdoret gjuha malazeze, nganjėherė edhe tė dy gjuhėt, por asnjėherė nuk ndodhė qė shkresat zyrtare tė bėhen vetėm nė gjuhėn shqipe. Po nė ēfarė shkalle pėrdoret zyrtarisht shqipja, me gojė dhe me shkrim, nė
institucione? Studiuesi ka vėrejtur se nė institucionet tė cilat janė nė kompetencėn e Komunės sė Ulqinit ka njė shkallė tė pėrdorimit tė shqipes, por jo edhe nė ato institucione themelues i tė cilave ėshtė pushteti qendror. Studiuesi thotė: " nė dyert e zyrave tė inspekcioneve tė shumta republikane qė janė tė vendosura nė godinėn e Komunės sė Ulqinit, nuk ka tė shkruar asnjė fjalė shqip e jo mė tė respektohet zbatimi i dygjuhėsisė. E njėjta situatė ėshtė edhe nė postė, nė banka, polici etj., ku shqipja nuk ėshtė gjuhė pėrdorimi." Nė shkolla ndėrkaq shqipja ėshtė e pranishme bashkė me gjuhėn malazeze, duke filluar nga mbishkrimet e deri te dokumentet zyrtare. Nė fushėn e politikės, H. Shabani konstaton se nė Kuvendin e Komunės sė Ulqinit dominon shqipja. Mirėpo nė KK tė Ulqinit autori ka vėnė re edhe dukurinė kur folėsi, pasi ka folur shqip, bėn vetė edhe pėrkthimin nė
malazezisht. Duket se disa folės e kanė mė kollaj, kur ėshtė nė pyetje diskursi politik, qė tė shprehen nė gjuhėn malazeze sesa shqip. Mirėpo, edhe nė Komunėn e Ulqinit gjuhė origjinale e shkrimit nė administratė ėshtė gjuha malazeze. Syrit tė Haxhi Shabanit nuk i shpėton as dukuria mjaft interesante, pėr shumė arsye, kur shqiptarėt e Ulqinit (sidomos popullata katolike, por edhe
ndonjė mysliman) pėrdorin shumė emra, si p.sh.: Pjetėr-Petar-Pero, Gjergj-Gjorgje-Gjoko, por edhe Shyqyri-Shuqurija-Shuqo etj. Pėrveē emrit, disa bėjnė edhe pėrshtatjen e mbiemrit, kėshtu kemi Resulbegoviq-Resulbegu, Bisheviq-Bisha etj. Ky fenomen ėshtė aq mė absurd kur dihet se nė vetė popullatėn malazeze (sllave) ka njė mori mbiemrash pa mbaresėn karakteristike "-iq" apo "-viq" (p.sh. Shoq, Kilibarda, Marash, Roqen, Strugar, Drecun, Kuē etj.). Ky transformim (apo laramani moderne) i emrave dhe mbiemrave, sipas studiuesit bazohet nė pėrpjekjen e disa subjekteve (individėve) "pėr tė fshehur identitetin kombėtar, gjuhėsor e fetar pėrmes njė emri neutral." Veēanėrisht ėshtė shqetėsues konstatimi se nė vitin 2006, nė komunėn e Ulqinit, shqipja pėrdoret "61 herė mė pak, nė krahasim me vitin 1996". Kėtė pėrfundim studiuesi e nxjerr nė bazė tė dy anketave qė i realizoi nė vitin 1996 dhe 2006. Pėr tė shmangur konfuzionin, duhet thėnė se autori me kėtė nuk ka dashur tė thotė se nė Ulqin vetėm pėr njė decenie numri i shqipfolėsve ėshtė zvogėluar madje pėr 61 herė, por - tė anketuarit (gjithsej 30 tė anketuar mė 1996 dhe 30 mė 2006) janė pėrgjigjur nė 13 pyetje se kur e pėrdorin gjuhėn shqipe dhe kur gjuhėn malazeze (serbe) dhe se pėrgjigjet e 30 tė anketuarve tė vitit 2006 kanė treguar se ata shqipen e pėrdorin nė 377 raste tė caktuara, qė krahasuar me shifrėn 438, tė 30 tė anketuarve tė vitit 1996, ėshtė pėr 61 herė (raste) mė e vogėl. Rezultatet e studimit tė Haxhi Shabanit faktojnė tendenca dhe zhvillime tė cilat duhet tė interesojnė dikė, dhe jo vetėm gjuhėtarėt, por edhe sociologėt, demografėt, e pse jo edhe njerėzit e politikės. Lidhur me kėtė studiuesi nė kapitullin e fundit apelon pėr marrje masash pėr stabilizimin e shqipes nė trevėn e Ulqinit, por edhe nė trevat e tjera ku flitet shqipja nė Mal tė Zi, qė e parafytyron nė formėn e hartimit tė njė platforme nė nivel ekspertėsh.
Ky tekst, padyshim, vjen nė kohėn e duhur, nė vendin e duhur dhe sjell tė dhėna qė nuk duhet tė merren me indiferencė as tė injorohen, por tė analizohen me kujdes dhe tė kihen parasysh, sidomos nga dashamirėt.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Tkurrja e shqipes vazhdon
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Sfida e shqipes
» Shqipes - Adrian Gaxha
» Kravitz vazhdon te mos beje seks.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: