Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Albade.com


 
PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

 

 Esad Mekuli

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
Bjonda
Senior Member
Senior Member



Numri i postimeve : 331
Registration date : 19/11/2007

Esad Mekuli Empty
MesazhTitulli: Esad Mekuli   Esad Mekuli Icon_minitime13/9/2009, 16:10

Mbi Esad Mekulin

Jeta dhe vėshtrim mbi poezin
e Esad Mekulit

Ėshtė lindur nė Plavė mė 1916, ku kreu edhe shkollėn
fillore. Tė mesmen e pėrfundoi nė Pejė, dhe mė pas studjoi nė Beograd, Zagreb e
Itali pėr veteriner.
Gjatė viteve tė Luftės II Botėrore merr pjesė aktive si
antifashist, ndaj dhe u burgos shumė herė. Qysh nė ato vite i kushtohet
publiēistikės ilegale tek gazeta "Liria" pėr tė mos iu ndarė kėtij profesioni
edhe pas ēlirimit. Pėr dhjetra vjet ka qenė kryeredaktor i revistės "Jeta e
re".
Ai ka qenė kryetari i parė i Akademisė sė Arteve tė Kosovės.
Me
krijimtari poetike filloi tė merret qysh nė shkollėn e mesme. Nė fillim shkroi
nė gjuhėn serbokroate, pas luftės botoi shqip nė Kosovė e Maqedoni.
Nė moshėn
40 vjeē ai botoi librin e parė "Pėr ty" (1955), (i cili ka patur edhe tre
ribotime), me vetėm 50 vjersha, i cili shėnon jo vetėm njė kulm poetik pėr
autorin, por me tė ai i bėn njė vend nderi vetes nė poezinė shqipe. Mekuli ėshtė
gjithashtu autor i disa vėllimeve tė tjera poetike, i mjaft pėrkthimeve nga
letėrsia jugosllave si dhe pėrkthime nė serbisht tė mjaft librave nga letėrsia
shqiptare.
Nė librin e parė e mė tė spikatur tė tij, "Pėr ty", mungojnė
motivet e pėrjetshme tė poezisė si ai i vdekjes, i dashurisė; ai ėshtė poet i
popullit dhe i problemeve tė tij mė qenėsore, poet i problemeve historike dhe
shoqėrore. E mbase bash pėr kėtė R. qosja thekson se Mekuli edhe pse nuk ka
shkruar shumė, "fama e tij mund tė matet me famėn e Majakovskit, Apolinerit,
Lorkės o Eseninit nė vendet e tyre" dhe e quan "tribunus plebis" (tribun
popullor). Poezia e tij mbart brenda ngjarjet dhe trazimet qė kaluan kosovarėt
nė luftėn e tyre pėr ekzistencė nė trojet e veta. Ja si gjėmon Esad Mekuli me
vargun e tij nė poezinė "A asht fajtor shqiptari?", e shkruan mė 1938, kur mėsoi
pėr Memorandumin famėkeq tė Ēubrilloviqit, i cili bėnte thirrje pėr dėbimin e
qindra mij shqiptarėve etnikė nga Kosova pėr nė Turqi:
"...A asht fajtor
shqitpari pse, si tė tjerėt, po don
tė jetojnė si Njeri nė tė vetat sot e
pėrjetė?
A asht fajtor pse pėrkundėr dhunės qindron
Nėn qiellin e Kosovės
loke, nė trollin e tė parėve tė vet!"
Poezitė e veta Mekuli i ndan nė tre
grupe qė i pėrkasin tri periudhave historike tė popullit: tė para luftės, tė
luftės e tė mbas luftės. Ēdo kohė nė poezinė e tij ėshtė sintezė e asaj peshe
sociale e psikologjike qė breznitė i lėnė njėra-tjetrės. Pra, poeti ėshtė bėrė
lajmėtar i kohės dhe pėr nga misioni afrohet shumė me Migjenin. Esad Mekuli dhe
Migjeni janė njė brez. Tė dy studiuan jo pėr letėrsi, por nė krijmtari tematikat
i kanė shoqėrore. Tė dy e shikojnė realitetin tė vrazhdė e tė padurueshėm.
Shpresojnė tek e nesėrmja dhe shfaqen romantikė. Ata nė poezinė e tyre kanė
lajtmotiv rininė. Edhe nė pikėpamje tė stilit Migjeni dhe Esad Mekuli janė tė
afėrt. Ata nuk i kanė limuar sa duhet vargjet e tyre dhe vjersaht mbajnė mė
tepėr material se ē'mund tė durojnė. Nė fillim tė krijmtarisė sė tyre shfaqen
romantikė, pėr t'u paraqitur mė vonė analizues tė plagėve sociale e morale tė
shoqėrisė. E kėshtu edhe Mekuli u bė poet i tragjikes historike, i mėrgimtarit,
i lypėsit, i skamnorit, i fshatarit tė shfrytėzuar e tė rjepur nga polici, etj.
Tematika e tij ėshtė tematikė e vlimeve dhe e kthesave tė mėdha nė jetė. E midis
tyre spikat vjersha "Kush i pari bani", e cila, sipas R. Qoses "...me poemėn e
Migjenit kushtuar mjerimit janė dy kryevepra tė literaturės sociale
shqipe"
Esad Mekuli, ky poet qė pėr jetėn shqiptare nė viset ku jetoi shfaqet
si portretist, psikolog, sociolog e mbi tė gjitha si humanist ipashoq, vdiq nė
vitin 1993.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Bjonda
Senior Member
Senior Member



Numri i postimeve : 331
Registration date : 19/11/2007

Esad Mekuli Empty
MesazhTitulli: Re: Esad Mekuli   Esad Mekuli Icon_minitime13/9/2009, 16:11

Nata

Lugut t’qiellit fluturojne rete
hijeranda
vedrat e territ tue derdhe mbi rruget e plasarituna-
Nata e
erret horizontet i mbylli…

Qiella tash bahet si cerep’i zi…
Dhe pikat
e para t’shiut
hovshem leshohen mbi rruge e pullaze.

…Diku, nji za i
piklluem, si ai i nanes mbi kufomen
e birit t’vetem;
thirrje e prekshme e
dikujt, si ofshame,
ne shushurimen e erret t’shiut-
si klithje e femise
t’humbun ne furtune…

Bie me rreshek…Shiu end
pej t’panumert…Bie pika
si plumbi,
si kazmat e randa t’puntoreve…
-O, si me dashte me shembe cdo
gja ne ket
nate t’merrshme!

Kujisin bagllamet e ndryshkuna ne
kapaket
e dritareve ku me hov sulmon shiu,
frushkullon ere e
furishme…Lebetisin kunorat e pemeve,
ulurojne me za vajtues…
E drita e
zbehte dridhet ne dhomezen e erret plot myk,
ku gurbetqaret t’rrasun fishek,
nder skuta ku nuk pikon,
andrrojne shtretnit e ngroht, trupat e lodhun me i
clodhe…

Era terbueshem uluron mbi pullazet e came t’shtepive,
dridhen
trupat e ngrime nen leckat e mbulojes ne
skutat e erreta t’dhomes,
ne vorr
per s’gjalli – te denuem per shfarosje…

Ferri i kesaj bote doren ua
shtrin t’mjereve
para se me hy ne parajsen e jetes
s’amshueme!


Mengjesi

Zbehet qielli n’agim dhe rete e
purpurta,
Perparese te kuqe varen n’largesi-
Si n’anderr,
dikur…Gurbetqaret ofshajne, tue dale
prej birucave n’periferine e larget e
t’piklluemshme
dhe trupat e derrmueme ua lemon fresku i veses,
puhija e
pare mengjesore…

Mengjesi per ta asht - anderr e shartueme
ne
zhgjander t’zeze e t’mundimshme,
thirrje e pameshirshme per derdhjen e
djerses
e t’gjakut –
qyteteve te largeta, rrugeve… per kafshaten e
thate-
ai asht zgjim i idhet, plot andrrime per buke,
pse – cdo mengjes
asht mundim i ri, perbuzje e perulje,
dita qe ka me sjelle tundime te reja,
ma te randa,
shperthen ne mendje si agim’ i purpurt
mbi nenkresen e
shkyeme,
si thirrjet e largeta, t’kuqrremta…
Sepse – cdo mengjes asht nji
thirrje e dhimbshme:
- Buke per sot, o jete, pse shume buze presin prej
meje!

…Dhe vetem nganjihere, n’mbrendi, botnat e reja
vetojne
hareshem: dit’ ma t’lumtuna u bijne atehere ne t’pame
dhe rruget
bardhoshe, si ame lumenjsh,
shkrihen, burojne n’vetedije dhe vizllojne para
syve:
-Buke do te kete…dhe pune…-peshperisin
buzet e dridhshme.
-Voter
te nxehte per te gjithe! – dhe shikimi
deperton ne’thellesi, zbulon botnat e
meshehuna,
dhe dalin para syve –
fushat

qytetet
njerezit…

Zbulohet jeta e deshrueme!…

Mengjesi per
ta asht anderr e kputun ne zhgjanderr
T’zeze e t’mundishme,
thirrje e
pameshirshme per derdhjen e djerses
e t’gjakut
Qyteteve t’largeta,
rrugeve…per kafshaten e thate-
ai asht zgjim i idhte, plot andrrime per
buke.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Bjonda
Senior Member
Senior Member



Numri i postimeve : 331
Registration date : 19/11/2007

Esad Mekuli Empty
MesazhTitulli: Re: Esad Mekuli   Esad Mekuli Icon_minitime13/9/2009, 16:11

Shqiptari Kendon
(Nga permbledhja
"Vjersha", Prishtine, 1973)


Shekujt mbi ne
e nė ne
e mbushen
jeten plot vnere*-
qe pezm,
e zjarri kryengrites
nder zmerat tona m'u
ngri,
qe njeriu mos te jete-njeri:
emri te na zhduket perhere.
Qeme-o
njerez po robe;
pa buke, liri n'usdaje,
ne vatren tone
pa shtepi
ne
plangun tone
argatare!
Qeme-
turq, dreqen me bishta,
qeme-raje
qe
t'hiqet ne vargoj
te mjerimit
te perbuzur-shiftare**!
qeme...
por
koha-lufte
sheron varret cdo dite:
mbas nates se erret
te
shekujve-
hap krahet koha e re...
Po, jemi gjalle!
Dielli dhe per ne
shnderit...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Bjonda
Senior Member
Senior Member



Numri i postimeve : 331
Registration date : 19/11/2007

Esad Mekuli Empty
MesazhTitulli: Re: Esad Mekuli   Esad Mekuli Icon_minitime13/9/2009, 16:12

Esad
Mekuli


Porosia e
Nanės


  • Pėr ke nė dritė ju qita,
    o djelm!
    Pėr ke ju rrita,
    o bij`?
    Pse u
    gėzova unė nė jetė?
    — Nanėn po e leni sot
    kur kryet
    me mburrje pėr ju e
    ngrita;
    kur futėn e zezė e hoqa;
    kur zjarmin nė votėr
    pa frigė e ndezim
    nė mbramje —
    kur sofrėn ma thatė s`e shtrojmė!
    Nė dheun e huaj
    shkoni?
    Atje —
    ku vesh s`ju marrin:
    ku vllau tė vllanė
    me bisht tė
    synit shikon
    e punėn e vet soll kqyrė!
    Atje —
    ku bima ndėr
    ara
    thahet nėn hanė;
    ku grizhlat sqep-mprehta
    frytet e vjeshtės s`parit
    shkretojnė!

    Atje —
    ku dheu i zi
    randė do t`ju peshojė mbi
    rreshtna
    pa etnit tuej pėr bri!
    Unė be po u qes,
    bre djelm —

    trollin
    qė shkelėt si fėmi,
    nė eshtnat e tė parėve,
    nė gjakun e derdhun
    pėr liri,
    nė fatlumninė tuej e tė nipave,
    nė tamblin e gjive tė mi`
    —
    m`i terni lotėt qė t`harroj ēdo dhimbė:
    mos me u nda
    prej prehnit
    tim
    as vllau me vlla!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Bjonda
Senior Member
Senior Member



Numri i postimeve : 331
Registration date : 19/11/2007

Esad Mekuli Empty
MesazhTitulli: Re: Esad Mekuli   Esad Mekuli Icon_minitime13/9/2009, 16:12

Era e pylli


Erdhi pa
pritur. Qielli u nxi, e ajo, furtuna, sulmoi me rrėmbim.
Pylli gjėmoi
tmerrshėm. Luhaten drunjtė qindėvjeēarė
thyhen degėt e njoma, gjethet e
shkoqura, fluturojnė qiellit perpjetė e pastaj bien pingul nė tokė, duke u
grumbulluar nė shtigje dhe duke u zhdukur nė lugaja.
Furtuna - si gjithmonė
me e fuqishme, mė e pamėshirshme.
E harlisur, turret qė tė shtrijė e tė
rrėnojė ēdo gjė.
Por pylli nuk jepet, drunjtė rrėnjethellė krah
njėri-tjetrit,
qėndrojnė tok.
Tash ajo gjurmė e parė shėndrrohet nė
klithmė tė fuqishme
tė detit blerosh tė shqetėsuar pėr jetėn e
pamposhtur


( Mali i Sharrit, 1982 )
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Bjonda
Senior Member
Senior Member



Numri i postimeve : 331
Registration date : 19/11/2007

Esad Mekuli Empty
MesazhTitulli: Re: Esad Mekuli   Esad Mekuli Icon_minitime13/9/2009, 16:12

Andrra e vajzės


Shushuritja e leht'e e t'panjohtunit me treti fare
dhe agime
t'kalterta andrrova..

E neper kuror lakmish per' limtare-
si lulja q'i
jep qiellit lulzimin,
rinin ia dhurova.
Shkelqyeshem yjet e qiellit si syt
e tije
te thelle dhe te ndritshm
dhe u shafit nen te kerthnezta
fuqi-

Sonte shushuritja e leht' e t'panjohtunit
me treti fare
dhe
agimet e kalterta andrrova.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Bjonda
Senior Member
Senior Member



Numri i postimeve : 331
Registration date : 19/11/2007

Esad Mekuli Empty
MesazhTitulli: Re: Esad Mekuli   Esad Mekuli Icon_minitime13/9/2009, 16:12

Esad
Mekuli


  • Rinisė

    Zemrat i mbush me bukurinė e
    pėrjetshme t' lumnisė,
    me harresė t' kėndshme vuejtjet i mbulon...
    Hap
    rrug' t e reja - nė ditėt e territ e t' zisė -
    me ravat e thella t' gėzimit
    rrėgallat e jetės lavron.
    Nėpėr shtigje t' reja rrugė shpėtimi i ēel,
    me
    ato fuqi qė ti njeh pėr bukuri:
    ēdo ar' e plleshme nga ti asht
    mbjellė,
    prej kah do t' mbijė fara e re me t' reja brezni.
    Fuqia jote
    jeton me shekuj e rritet gjithmonė,
    kthjellohet, gufon, vlon - ky burim
    gėzimi
    i jetės sė re! - O, e dashura rinia jonė!..
    - n' orėt e shekujve
    ndėgjoj at' far' kumbimi.
    Gėrshetohet kėnga e pėrhershme mbi t' madhnueshmen
    rini -
    Ty, qė ke le bashkė me kėtė jetė!
    - O, ti gėzim i vetėm i jetės, o
    ti lavdi,
    para lumnisė sate fort n' habi kam
    mbetė!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Male
Numri i postimeve : 3223
Age : 38
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

Esad Mekuli Empty
MesazhTitulli: Re: Esad Mekuli   Esad Mekuli Icon_minitime13/9/2009, 16:14

Hyrje

Esat Mekuli
Lindi mė 1916 nė Pllavė dhe vdiq mė 1993. Shkollėn e mesme e kreu nė Pejė, tė lartėn nė Beograd, nė Fakultetitn e Veterinarisė. U shqua si poet qė nė vitet '30. Ka botuar pėrmbledhjet me poezi "Pėr ty", "Avsha ada" etj. Ėshtė marrė edhe me pėrkthime tė letėrsisė artistike. Pėr disa vjet me radhė ka drejtuar revistėn letrare "Jeta e Re".

Nė Mėngjes

Horizonte zbulue me bardhsi mėngjesore
zgjohen…
Dy-tri pėrvidhen hapsirė,
udhėtojnė,
t'bardha e t'holla
si ēarēafė t'lėshuem n'erė…

Fushat pėshpėrisin lutje mėngjesore.
Ditėn e re pėrshėndesin
Me lojė kunorash -
Drujt e gjethuem;
nė bar kanga e gjallesave t'imta
ende himnin e saj…

Livadhe dhe arave t'vesueme,
zane… Dita po gdhin.
Fushat erėnjoma shtrihen
Si trup i gufuem femne…

Endem, si fėmi, n'qetėsinė mėngjesore
dhe trupin e ushqej me freski
t'barishtave dhe t'erės;

pėrkdhel mėngjesin me sy t'mbyllun
dhe thellė n'zemėr qetoj,
me harresė mėsheh, mbuloj
dhimbjet e shpirtit t'varruem.

1934

------------------------------------------------------ Koment
Nė kėtė poezi tė shkruar nė vargje tė lira, ashtu si dhe nė mjaft krijime tė tjera, Esat Mekuli na paraqitet njė lirik i hollė qė di tė pikturojė si natyrėn ashtu edhe ndjenjat e njeriut pėrpara kėsaj natyre. Bukuria e fushave, qetėsia mėngjesore, drujtė e gjethuem, me njė fjalė mbarė natyra ėshtė diēka qė qetėson "dhimbjet e shpirtit t'varruem" tė poetit.
Poezia "Nė mėngjes" ėshtė njė shembull qė dėshmon se si poezia shqiptare nėpėrmjet poetėve tė ndryshėm tė kohės (Migjeni, Mekuli etj.) vjen duke u bėrė pėrherė dhe mė metaforike (d.m.th. metafora bėhet figura qendrore e saj). Kjo praktikė u pėrgjithėsua mė pas me Martin Camaj-n, Ismail Kadare-nė dhe Din Mehmeti-n.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.123.st
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Male
Numri i postimeve : 3223
Age : 38
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

Esad Mekuli Empty
MesazhTitulli: Re: Esad Mekuli   Esad Mekuli Icon_minitime13/9/2009, 16:14

Vdekja e Ditės

Dielli n'perėndim
N'zjarrin flakrues
U dogj…

Dhe ēdo gja u trand,
u pikllue
n'vaj pėr tė.

N'arkivolin e heshtjeve t'muzgut,
n'dhimbje bonjake
sonte,

i dashtuni, i yni,
me lot t'pastėr
u vajtue:

Psherėtima e gjethit t'barit
dhe d'nesa e prajshme e erės
me pikllim zemrėn e poq…

Dielli sonte
n'zjarrin flakrues
u dogj.


------------------------------------------------------ Koment
Ndjenja e trishtimit pėrshkon kėto vargje qė na japin njė pikturė plot ngjyra tė gjalla tė perėndimit tė diellit. Ashtu siē ndodh me tė gjitha peisazhet e paraqitur nga artistėt, nė qendėr, nė tė vėrtetė nuk ėshtė natyra, por vetė uni i artistit qė sheh e vlerėson kėtė natyrė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.123.st
Sponsored content





Esad Mekuli Empty
MesazhTitulli: Re: Esad Mekuli   Esad Mekuli Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Esad Mekuli
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Gezim Mekuli.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: