Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Albade.com


 
PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

 

 Brunilda Zllami

Shko poshtė 
AutoriMesazh
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Brunilda Zllami Empty
MesazhTitulli: Brunilda Zllami   Brunilda Zllami Icon_minitime23/11/2009, 17:00

Pėr ty


Ne heshtjen e piset te
mbytur nga lumi

...I fjaleve te thena e te pathena

......Mendova
per ty

Ne tisin e erret te nje nate

...Qe fshihte dashuri e
mekate

......Mendova per ty

Ne syte e fjetur te
Botes

...Qe dhe ne dasmen e saj vesh fustan te zi

......Mendova
per ty

Kur para syve te mi u shfaqe ti

...Jetova per ty


Kur bota te shembet e te rilinde perseri

...do jem
aty

......Per ty

...Vetem per ty!





P.S
Marre nga libri "Enderra e paperfunduar e nje gruaje"-Brunilda Zllami.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Brunilda Zllami Empty
MesazhTitulli: Re: Brunilda Zllami   Brunilda Zllami Icon_minitime23/11/2009, 17:00

Labirintet e Medeas
Brunilda
Zllami
Botimet Toena
Tiranė 1999 - Botues : Fatmir
Toēi


Ajo e urrente vjeshten. Jo se vjeshta i sillte ndonje
ndjenje te vecante, perkundrazi. E urrente se nuk i sillte pothuajse asgje,
pervec nje boshlleku te kobshem. Vjeshta vetem e perkedhelte me vetmine e saj, e
puthte me buzet e ftohta prej vejushe. Ajo s'dinte pse i ishte krijuar ideja se
vejushat kishin harruar te puthnin. E cuditshme qe ne nje mbremje te tille ajo
te mendonte per puthjen e vjeshtes. Ne fund te fundit, ajo nuk e kishte pasur
kurre nje problem te tille. E ema gjithmone i thoshte se, qe kur kishte ardhur
ne bote, kishte marre pak nga dashuria e te tjereve.
Frynte nje ere e ftohte
qe luante paksa me floket e strukur ne kapese, pastaj ngrinte cepat e pardesyse
duke iu kapur pas mishit si nje oktapod qe nuk donte ta linte te shkonte
gjekundi. I erdhi per te qeshur me ate krahasim qe i erdhi ne mendje. Fundja
ideja se ishte prane detit dhe ndonje nga ato kafshe misterioze te pashfaqura te
tij do ta ndiqte, do ta kapte dhe do ta perkedhelte me fshikullima dhjami si
ndonje nga ata zyrtaret e kapur fort pas karrigeve burokratike. Ja, si ai thesi
i fryre qe i kishte propozuar para ca ditesh. I kishte akoma ne mendje ata syte
e tij si veze pate me rrathe te dhjamur poshte, me forma hene te thyer mbi uje
qe e kishin bere per te vjelle. Megjithate...nuk kishte mundur ta refuzonte. Ai
thes balene e dhjamur ishte pushteti dhe gjithcka ne kete bote i perulet atij,
pavaresisht se kush e perfaqeson ate. Nje njeri i kulturuar apo nje kafshe me
fytyre te shperfytyruar njeriu!
U afrua prane klubit te famshem te atij
qyteti provincial dhe befas tymi qe ishte aty brenda i kujtoi se nuk kishte
asnje cigare. Zhurma qe behej atje po e terhiqte si nje magnet i fuqishem. U fut
ne klub me hapin e saj te sigurte qe i bente burrat te ndiheshin te pasigurte.
Sapo hyri, ndju se zhurma u fashit ngadale si nje gjarper qe donte te fshihej
poshte tavolinave te mbushura me gota, tavlla duhani, bishta cigaresh, madje
edhe domino qe preheshin si te vdekura mbi to. E ndjeu se te gjithe syte e atyre
burrave ishin ngulur mbi te. Dikush e pershendeti, dikush terhoqi nje karrige
dhe e ftoi per t'u ulur, kurse nje tjeter qe mbante nje rreth floriri ne gisht e
shikonte vjedhurazi duke lakmuar bukurine e saj.
- Medea, eja te pime nje
gote! - i tha njeri rreze veshit. Ajo e shikoi duke buzeqeshur pa thene asnje
fjale. Ai ishte nje djale rreth te njezetepesave me nje buzeqeshje feminore qe e
beri Medean te ndiente nje dashuri prej nene. Ai djalosh i kujtoi Laerten e saj
te embel qe ishte ne Tirane me studime. Nuk i pelqeu qe ai djalosh aq i njome
t'i vardisej ne ate menyre. Shikoi veten ne nje nga pasqyrat e barit. I pelqeu!
Per fat te keq, natyre e kishte pikturuar me durimin e mjeshterine me te madhe
qe mund te kishte ne dispozicion. Ajo kishte marre petalet e trandafilit per
t'ia bere buze, ujerat e Jonit per t'ia bere sy, krahet e shqiponjes per
qerpike, rrezet e diellit per floke, shembellimin e hyjneshave te lara ne valet
e detit per trup, aftesine e Aferdites per tundim! Si do te kishte qene jeta e
saj po te kishte qene e shemtuar?! As qe donte ta mendonte. Baristi i ofroi nje
gote martini duke i bere me shenje nga nje tavoline ku ishin ulur dy burra.
Njerin e njihte, e kishte patur dikur shok klase. Kishte qene nje nga ato
dashurite e saj fluturake kur ishte ndjere e rritur per te bere gjithcka qe i
pelqente. AJo kapi goten pa medyshje dhe u nis drejt tyre. Ne goje iu formua si
gjithmone ajo buzeqeshje qe i vriste te tjeret pak nga pak si nje ilac
gjumendjelles.
- Eja Medea, te te prezantoj me nje mikun tim dhe banorin e ri
te qytetit tone, - foli Landi duke tundur koken si me tallje. Medea ia nguli
syte te porsaardhurit sikur donte ta lante ne syte e saj. Ai ishte nje djale
rreth moshes se saj me nje fytyre te hequr sikur t'ia kishte kapur njeri nga
poshte, Ai levizte gishtat ngadale mbi tavoline dhe asaj i shkoi ne mendje se
ishte ndonje pianist i mbaruar.
- Kjo eshte nje mikja ime e femijerise,
Medea. Ne keto momente te eshet afruar gjeja me e bukur e qytetit tone. Kurse ky
eshte Arnest Begaj, shoku im i fakultetit, shkrimtar i degjuar tani, - foli
perseri Landi kur vuri re se ajo kishte mbetur me goten ne dore si e ngrire.
Fjala shkrimtar e habitit Medean. Ajo i mendonte ata si njerez qe kane nje bote
te tyren dhe jo nje bote te perbashket me njerez si ajo. Deshi ta dinte ne i
dukej e bukur. Donte te ishte e kendshme para nje shkrimtari. Po ai nuk i dukej
si shkrimtar. Po si ishte? As si te tjeret nuk ishte. As si ata burra ne ate
klub qe po e veshtronin me epsh. Ai kishte njeveshtrim te qete, te mbytur dikue
ne trishtim te bute, por paksa te ftohte. Kete ftohtesi indiferente ia jepte ajo
ngjyre gri e erret qe kishin syte e tij. Ajo zgjati doren dhe preku lekuren e
tij te bute si te nje femije.
- Jam i lumtur te njoh nje grua kaq te bukur si
ju Medea! Kjo do te thote se ne shkrimtaret nuk fantazojme kot kur pershkruajme
bukurine femerore, - foli Arnesti duke shkoqitur fjalet, sikur te ishin rruaza
te vendosura mbi qafen e saj. Ajo u skuq. Kishte vite pa u skuqur, madje ne
kujtesen e saj sikur nuk ishte rendur asnje gje ne lidhje me kete fjale. Nuk
dinte si te sillej, si te fliste. Ishte hera e pare qe ndodhej para nje klase te
tille intelektualesh. Kishte njohur zyrtare nga te gjitha llojet: skuther,
ulkonja e ujqer, por kurre nuk kishte takuar nje shkrimtar.
- Kenaqsia eshte
imja, - foli ajo me ze te ulet, pastaj u ul ne karrige. Nuk ndihej rehat. I
dukej vetja se ishte aq e rende se ai vend ku ishte ulur do te thyhej me dysh.
Ngjyra e martinit iu duk si gjaku i saj i perzier me aventurat e vrullshme qe
kishte kaluar gjate viteve te mbetura ne rrjetat e te kaluares.
- Perse keni
ardhur ne qytetin tone tani qe sezoni i plazhit ka mbaruar? - i tha ajo pa ia
hequr syte. Ai buzeqeshi. Ne mendje i vinin si ushtare te gjithe personazhet qe
kishte krijuar, por asnje me bukurine e kesaj femre. Medea! Ku e kishte degjuar
kete emer?! Vinte nga lashtesia apo nga modernizimi, nga pallate mbreterish apo
nga gradaciela qe synojne qiejt, ishte yll hollivudi apo princeshe qe synon
lumturine, ishte djall apo engjell, ishte cope deti apo qielli?!
- Mendoj qe
ngjarjet e librit tim do te zhvillohen ketu ne Sarande, por nuk e njihja si
qytet. Keshtu une gjate ketyre diteve do mundohem te njoh cdo cope toke e cdo
pike uji te qytetit tuaj!
- Eshte e veshtire te njohesh nje qytet. Edhe per
ne qe jetojme prej kaq kohesh ketu, ka dicka qe na duket e re, megjithese jemi
munduar t'i veshim cdo vendi nje histori te vecante, nje cope jete nga ana jone.
Ja, per shembull, detin qe kemi atje tutje me nje vizite do ta njohesh, por ai
mban kaq shume mistere sa ti nuk mund t'i
imagjinosh.


vazhdon...




Ne Korēė Brunilda ka
pas mbajtur korespodence me disa nga moshataret e mia, menjehere pas librit
Dashuri apo urrejtje. Dhe mbaj mend na i dergonte librat para se ti publikonte.
Kjo krijoi dhe rrethin e adhuruesve te saj, ndoshta...

Libra te
Brunilda Zllamit


Dashuri apo urrejtje - 1996
Fantazma e shpirtrave
te etur - 1996
Endrra e paperfunduar e nje gruaje - 1997
Puthja e Henes -
1998
Hijet - 1999
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Brunilda Zllami Empty
MesazhTitulli: Re: Brunilda Zllami   Brunilda Zllami Icon_minitime23/11/2009, 17:01

Duke i shtuar atyre gjerave qe jane shkruar per Brunilden: talentin e saj per te
shkruar e ka shfaqur qe ne vitet e shkolles se mesme,te cilen e ka kryer ne
shkollen e mesme te pergjitheshme "Asim Vokshi" ne qytetin B. Curri.
Rjedh
nga nje familje tropojane,intelektuale,
babai -mjek
Mami-mesuese.

Stili i shkrimeve te saj me pelqen.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Brunilda Zllami Empty
MesazhTitulli: Re: Brunilda Zllami   Brunilda Zllami Icon_minitime23/11/2009, 17:02

Dashuria!Nuk dihet nese ekziston,nuk dihet nga ka ardhur,nuk merret vesh asnje
gje.Ajo eshte instikt,thjesht instikt kafsheror i veshur me petka
njerzore.Dashuria!Dashuroj?!Kush duhet t'i kete shpikur i pari keto
fjale.Kushe?!Prifterinjt?!nuk besohet.i vetmi dallim mes kafshve dhe njerzve
eshte se instiktet njerzore i atribohen dikujt ne veēanti per te cilin mendja e
mashtruar thur diēka te cilen e quan dashuri.Azgje nuk mund te quhet e tille,por
thjesht te mbiquhet.Kaq shume gjera per dashurin nuk i kishte menduar kurre ne
menyre kaq te rrufeshme.E kur?!Kur degjoj zerin e Janit.Zerin e burrit te saj te
dashur!Burrit,te vetmes kafshe madheshtore qe mundi te krijonte natyra!
(e
mare nga libri Labirntet e Medeas.)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Brunilda Zllami Empty
MesazhTitulli: Re: Brunilda Zllami   Brunilda Zllami Icon_minitime23/11/2009, 17:02

Qysh ne fillim bej vrejtje pasi nuk percaktohen gjinia dhe zhanri i librave te
botuara te Brunildes. As Dora capkene qe e prezanton, as Fiori dhe as Andrra e
jetes nuk informojne se per c'lloj librash behet fjale, per poezi, tregime,
novele, roman, drame a letersi dokumentare.
Une mendoj se per te vleresuar
nje krijues ne shkallen siperore sic vleresohet nga treshja e mesiperme Brunilda
Zllami, se pari duhet te kesh lexuar me kujdes gjithe krijimtarine e saj,
sidomos kur eshte fjala per proze. Se dyti, qe vleresimi te mos jete fiktiv, i
pabazuar, perndryshe te mos jete i bere per hatre (lidhje gjaksore, dashurore,
miqesore, shoqerore, interesa te gjithecfareshme) duhet ta argumentosh me
fakte...
Pse thote, fjala vjen, Andrra e jetes ose ndonje botues se librat e
Brunildes jane shitur ne panairin e Korces me shume se te Kadarese, edhe nese
kjo eshte, padiskutimisht, e vertete, nuk do te thote se kjo krijuese eshte me e
talentuar se Kadareja dhe te tjeret...
Une e lexova me kujdes disa here
poezine e saj "Per ty" dhe realisht konkludova se ajo eshte nje poezi e dobet,
pasi perserit dicka qe e kane thene te tjeret me pare me nje stil dhe figuracion
me te pasur. Persa i perket atyre copezave te prozes, ashtu te shkeputura me
duket se s'kane kuptim. Lere pastaj qe aty ne faqet e internetit jane shkruar me
plot gabime, jo vetem ortografike, ortoepike dhe sintaksore, por edhe shume
korrelacione kuptimore s'kane lidhjen e duhur llogjike me njera-jetren. Keto te
fundit s'besoj te jene gabimet e percjellesve, anetareve te forumit te permendur
me lart, por te autores, gjera te cilat flasin per nje mungese te dukshme te
kultures se saj te nevojshme letrare.
Keshtu,mund te them se nuk eshte mire
te prezantohen krijuesit me superlativa te pamerituara, sepse, kesisoj, prishet
pune duke iu imponuar lexuesit me krijues qe s'jane ne nivel te larte si Zllami,
Vreto dhe Qaja.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Brunilda Zllami Empty
MesazhTitulli: Re: Brunilda Zllami   Brunilda Zllami Icon_minitime23/11/2009, 17:04

Dua - Brunilda
Zllami

(Roman)

Botues: Fatmir Toci
Redaktor: Skender
Hasko
Perkujdesja Grafike: Mereme Nelaj


Tek shoh oren qe ecen
me vjen cudi qe minutat nuk perplasen me njera-tjetren, ashtu si ne. Mendoj me
vete se duhet te egzistoje nje ligjesi qe i ben gjerat e perjetshme. I ben te
kene nje ryme te tyre duke ruajtur nje dinamike qe ne tokesoret e vdekshem e
duam, mundohemi ta imitojme, por nuk ia arrijme dot. Ka kaq shume gjera qe nuk i
shpjegojme dot, por prape vazhdojme si te nemitur nje lufte qe nisi kushedi se
kur, kush e di se nga kush. Luften per te ditur me shume per veten dhe per te
tjeret. Qe i vogel, i ulur prane teleskopit kam dashur te vezhdoj pafundesine ku
jemi zhytur pa pasur frike, si per te zbuluar se ku duhet te jete vendi yne ne
kete mjegullnaje. Ciles pjese i takojme? Apo pafundesia nuk mund te kete pjese,
se eshte e pandare? Nje gje kaq e madhe si gjithesia eshte bashkuar, kurse ne,
pjeseza kaq te vockela te saj mundohemi te krijoje kufinj, ndarje, luftera te
kota.
Syte tradhetare shikuan serisht nga teleskopi. Ata nuk e donin
filozofine dhe abstraksionin, por dicka reale qe mund ta perkedhelin me butesine
e tyre, ku truri dhe veprimet boshe jane dicka e kote dhe absurde.
Yjesia e
Balenes. Ajo me fton te le kete planet dhe te hidhem ne pafundesi, prane asaj
shtrige te shumekerkuar, por te pazbuluar ende. Kam menduar shpesh se dicka te
ne duhet te jete shume e vecante, pasi kemi nje pafundesi dhesirash qe ne fillim
lindin tek ne si nje sembim ne zemer, pastaj kthehen si pa kuptuar ne obsesione.
I kemi gjithmone si flutura plotngjyreshe ne mendje, ca si relike, ca ne
levizje. Cdo te benim sikur te mos egzistonte fjala "DUA", qe na jep zemer te
kerkojme gjithmone e me shume ne jete?
Ndihem i merzitur. Sonte eshte nje
nate e ftohte dhe kjo ndihet me shume ne Observatiorin "Remer". Kupola ngjyre
argjendi eshte e mbyllur, por gjithsesi pamja eshte e bukur. SIkur kupola te
hapej do te dukej pamja eshokante e qiellit dhe yjeve qe ne nje nate te ftohte
duken si te gdhendur ne nje pasqyre blu. e ndiej se jam i mberthyer ne kete
karrige, megjithate mundohem ta imagjinoj veten sikur po rrokullisem mes
planeteve te galaktikes qe enden te pashqetesuar ne hapesire. Serisht per te
njemijten here me erdhi ne mendje Kashta e Kumtrit. Nje emer i cuditshem qe iu
vu nje galaktike te sistemit diellor tokesor. Nga Kashta lind Qumeshti, dhe
krijohet rruga magjike e qumeshtit. Po kush e kishte ushqyer diellin tokesor qe
te behej me i deshiruar ne te gjithe diejt e Universit? Nuk e di, por me tremb
ajo qe te gjithe diejt ndonje dite, sado te fuqishem, duhet te kthehen ne xhuxhe
te bardhe. Sa here qe shoh qiellin mendoj me vete se si nuk na behet jeta
monotone. Neper botet e ndryshme te universit ka kaq shume gjera per te zbuluar,
kurse forca jone eshte shume e vogel per te mundur t'i shetisim te gjitha, te
mesojme nga pafundesia se si mund te jetohet perjetesisht.
Si nuk merzitemi
kur biem ne gjume cdo nate dhe ngrihemi cdo mengje ssikur asgje te mos kishte
ndodhur, si per te vazhduar nje punte te organizuar ne menyre robotike, e cila
nuk na kenaq aspak, por na jep nje gezim te vargullt, te mjere. Nuk merzitemi as
kur dallojme thinjen e pare, rrudhat ne fytyre, dridhjet sklerotike te nje mase
te squllet mishi qe perpelitet mes jetes dhe degradimit te plote. Si nuk
trishtohemi aspak kur shohim nje arkivol te mbuluar me nje cope te vjeter qe
niset gjoja per ne boten e pertejme, por ne fakt eshte drejt rruges per t'u bere
produkt i pare i asaj qe krijoi. DHe me e keqja eshte se te gjithe e dime se aty
eshte nje njeri qe me pare e kmi cilesuar si mik, i kemi falur shume minuta te
vyera nga jeta jone e varfer. Per mua eshte nje ankth i parrefyer vdekja, por
nuk dua ta mendoj. Gjithmone kam qene i mendjes qe kur dicka mendohet shume
kthehet ne nje te vertete sikur te ishte nje bestytni e trasheguar biologjikisht
neper ato copeza te vogla qe quhen ADN. ....



p.s. nga ky liber
kam kaq lexuar gjithesej dhe nuk e di kur do marr mundimin te lexoj me shume. Me
eshte dukur humbja me e madhe e kohes. Me duket sikur shkrimtarja ka qene ne
gjume kur e ka shkruar kete pjese dhe as e kishte idene cfare po thosh - mire
ajo po ata qe e redaktuan cfare kane menduar :-*
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Brunilda Zllami Empty
MesazhTitulli: Re: Brunilda Zllami   Brunilda Zllami Icon_minitime23/11/2009, 17:05

Sapo kam mbaruar librin e saj "Nje tjeter".


Sipas biografise ne
liber shkruhet keshtu :



Ne kete roman trajtohet jeta e njerezve
te lodhur nga perditshmeria. Personazhi kryesor nje gazetar Mikeli, deri diku
idealist dhe i ndershem, gjendet perpara shume veshtiresive ne jeten personale
ashtu edhe profesionale. Jeta e tij , Gretes ( te shoqes e cila e urrnet qe
ishte nje idealist dhe nuk ishte i zoti ti jepta asaj pasuri dhe fustanet e
bukura , gje qe coi ne divorcin e tyre dhe kishin nje vajze 8 vjece), Ana gruaja
e me vone e Mikelit , nje vajze e varfer qe i kishin vdekur prinderit dhe kishte
nje vella 6 vjec dhe gjyshen , ( ana semurej shpesh pershak te punse se rende qe
bente ne fabriken e kepuceve u detyrua te fuste vellain ne nji jetimore , kur
mbas tre muajve shkoji ta merrte ne shtepi e kishin dhene per biresim ne Greqi ,
gje qe nuk ishte e vertet por e kishin shitur per ti marre organet , ashtu sic
benin me te gjithe femijet e jetimore..........) , dhe shume personazhe te tjere
te cilet jane te nderthurur me fije te padukshme dhe secili prej tyre kerkon
dicka tjeter. "Nje tjeter".... nuk eshte thjesht nje grua , nuk eshte thjesht
nje tjeter realitet , nje tjeter jete.........


Roman te tjere te saj
jane:

Dinosauret e ndergjegjes ( 2001)
Matilda ( 2003)
Jetoj ne
harresen tende ( 2004)
Endrra e paperfunduar e nje gruaje ( 1997)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Brunilda Zllami Empty
MesazhTitulli: Re: Brunilda Zllami   Brunilda Zllami Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Brunilda Zllami
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: