Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Albade.com


 
PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

 

 Ēerēiz Loloēi

Shko poshtė 
AutoriMesazh
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Ēerēiz Loloēi Empty
MesazhTitulli: Ēerēiz Loloēi   Ēerēiz Loloēi Icon_minitime23/11/2009, 17:21

Krijimet e postuara tek kjo temė janė dėrguar nė kutinė
elektronike tė Forumit Shqiptar nga Bejdo
Malo




Pak nga jeta

Ēerēiz Loloēi ka
lindur nė Gjirokastėr mė 18.05.1961 dhe tani ėshtė banues nė Tiranė.

  • 1982-1986: Studimet e larta ne Universitetin e Tiranes, Fakulteti
    Histori-Filologji, dega Gjuhe-Letersi Shqipe.


  • 1985-1987, sekretar i rinise se Universitetit te Tiranes.


  • 1987-1990, sekretar i rinise se kryeqytetit per kulturen dhe shkollat e te
    gjitha cikleve.


  • Prej 15 vjetesh gazetar dhe publicist ne disa nga mediat e perditshme
    (Albania, Koha Jone, Shekulli, TemA, Albania, Telegraf. Shqip)


  • Punon aktualisht ne gazeten ALBANIA.


  • Ai ėshtė gjithashtu redaktor pėrgjegjės i revistės dygjuhėshe
    (shqip-frėngjisht), MONUMENTET, botim i Akademise se Shkencave


  • Ēerēizi ėshtė autor i dhjetra skicave, tregimeve, novelave, monografi, dosje
    letrare, nje skenar filmi dhe nje roman. Ai ėshtė autor i komedisė MIKOMANIA,
    vene ne skene me trupen amatore te Universitetit Bujqesor, Kamez.



Krijime:

  • TREGIME, permbledhje me tregime, shtepia botuese N. Frasheri.


  • ADOLESHENTET, permbledhje me tregime, shtepia botuese N. Frasheri.


  • PLANET VIRGJERIE, roman me subjekt nga lufta italo-greke, 1940, shtepia
    botuese M. Barleti, baze e nje filmi te njohur amerikan, te shfaqur edhe ne
    Shqiperi.


  • HOLOKAUST, Dosje pa koment per krimet e Miloshevicit, shtepia botuese L.
    Skendo, bashkeautor.


  • ZALLDARDHA, monografi, shtepia botuese LUMO SKENDO.


  • HIRET E PROSTITUTAVE, tregime dhe nje novele, shtepia botuese ENTER.


  • Redaktor i librit "Nje dosje per Kadarene" dhe i librit “Albanistan”.


  • Shkrime publicistike, esse, veshtrime kritike, recensione, tregime,
    novela...botuar edhe jashte shtetit.


  • Tregimi i pare “Nje tufez me lule”, 1981, botuar ne te vetmen gazeten
    letrare te perjavshme DRITA ka qene njeheri edhe fitues i cmimit te pare te
    Republikes.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Ēerēiz Loloēi Empty
MesazhTitulli: Re: Ēerēiz Loloēi   Ēerēiz Loloēi Icon_minitime23/11/2009, 17:22

Romancė studentore


Letra e parė

Shumė njerėz e kanė tė lehtė
tė flasin pa letėr dhe ata pėrherė respektohen. Sigurisht kur flasin me mend.
Unė e kam tė vėshtirė, njė pėrrua mendimesh vorbullane mė vijnė aty pėr aty dhe
nuk di nga t’ia nis. Madje edhe kur mendoj fjalė tė bukura, ato ēuditėrisht
asnjėherė nuk dalin tė tilla, po nė tė shumtėn e herėve mezi shqiptohen e pa
asnjė lėndim. Herėn e parė tė pashė kalimthi mes studentėve tė Inxhinierisė
Elektrike, tek ngjisje me ngut shkallėt e mermerta tė Korpusit Qendror. Ecje
qetėsisht, pa i detyruar tė tjerėt tė tė kqyrnin. Po edhe qetėsia e prajshme ka
ngacmimet e veta te brendshme, shumė herė mė torturuese.
Unė rrotullova
prapa pedalinat e biēikletės dhe ndjeva njė fėrfėllimė mornicash. Isha fatlum qė
tė pashė: tash e kėtej do tė tė kėrkoja tė tė shihja pėr njė gjė fare tė
thjeshtė, njohjen. Isha edhe fatkeq se vajzat si ty i gjėmojnė plot tė rinj dhe,
siē themi ne, nuk i lėnė tė bien kollaj nė shesh. Thonė se maji ėshtė muaji qė
bashkon njerėz. Mundet. Ku ka zė, s’ėshtė pa gjė. Po eja e dėgjo njė shokun tim
meteorolog: asnjė pėrpjekje mashkullore nė dy stinėt e ngrohta ku femrat bėhen
tė hijshme edhe me do veshje krejt tė thjeshta, tė holla filigram dhe... janė
mospranuese. Andaj po pres vjeshtėn qė ėshtė e rrallė nė Tiranė; ajo lėshon
butė-butė gjethet e verdha, heq pak nga pak fustanet cipėholla e qibarsinė e
vajzave.
Unė gati fluturoj me biēikletė dhe mendimet e mia pėrndahen tė
hallakatura sa andej-kėtej. Kam nė xhep njė bllokth tė vogėl ku kam shėnuar
citate nga mė tė larmishmet prej dituranėve mė tė shquar e deri te ēapkėnllėnqet
e djemve tė pashpenguar tė rrugės. Gocė, tė lutem njė minutė! Mė fal pak sa tė
tė them diēka. A jeni e zėnė dhe a dėshironi tė ziheni nga dikush? Vėshtroj si i
ēmendur njė shall pis tė zi!
Kalojnė ditė-netė duke u sjellė dhe u risjellė
nė kujtesėn time, me dialogė tė kryer dhe tė imagjinuar ku nė tė shumtėn e
herėve fiton vetėm ty, ndėrsa unė pėrpėlitem nė gjetje tė tjera sa mė ndikuese.




Letra e dytė


Kaloi vjeshta, ranė gjethet e verdha e tė kuqėrreme, ranė
shirat e mjafta te paradimrit. Erdhi zoti dimėr me tekat e zakonshme: shi e
suferinė, diell i vakėt e furtunė ne qytet, disa pleq tė groposur e ndonjė
fėmijė i mbytur, borė e sėrish borė nė malin e Dajtit. Brenda fijeqerpikėve tė
mi rri fytyra e ēelur si ēokollatė, me reflekse vibruese. Lėvizjet dhe gjestet
femėrore mė rishfaqen papritur nėpėr faqet e librave dhe nė fletoret e
leksioneve. Ndjehem i vetmuar para bukurisė sate, raskapitės, mė mpihen gjunjėt,
mė priten fuqitė.
Jam nė orėn e fundit tė kimisė. Kėtu qėndroj sa pėr formė
e mezi ē’pres tė dal jashtė. U mėshoj fort pedaleve si tė jem nė garė
finalistėsh olimpikė. Pedagogu natyrisht shqetėsohet pėr ikjet e mia tė befta,
po unė ia di tė fshehtėn e tij, statujat e vogla tė vajzave tė gdhendura nė dru.
Sikur tė pėrballej me ty, me siguri, do tė mungonte shpesh nė leksion dhe tėrė
statujat e pėrfytyruara nė mijėra silueta (ai trembet pėr shumė arsye tė vėrejė
femra nga afėr), do i hidhte nė Lanė! Ai bėhet gati tė mė qortojė dhe unė i
mėrmėrit skena femrash, projekte statujash dhe ai pėrlotet zėheshtur.
Vij
pėrsėri pėr tė tė parė. Veē mė i informuar; kam disa tė dhėna: je vajza e njė
funksionari tė rėndėsishėm tė nomenklaturės sė lartė, nuk fle nė konvikt po diku
nė periferi tė qytetit “Studenti”, te shtėpia e dajės, njė vilė dykatshe me
oborr, rrethuar me gardh hekuri ku shpėrvishen njė mori ligustrash e bimėsh
dekorative si nė Senatorium. Pėrpara vilės janė tri kolltukė me hasra dhe njė
tavolinėz e vogėl ku, nė ditė me mot tė ngrohtė, pėrgatit mėsimet.




Letra e tretė


Tri ditė me radhė tė shoqėrova pas e larg me biēikletė nga vila dykatshe
e deri nė fakultet; tė vija nga prapa dhe tė kqyrja me kujdes. Ti mė vure re, po
sėrish ecje prajėsisht si njė re puplore qė shfaqet e zhduket sakaq. Ditėn e
katėrt tė erdha te shtėpia e dajės. Atė shtėpi e kam parė me vėmendje disa herė
dhe nuk kam dėgjuar kurrfarė truzme. Tė them tė drejtėn, nuk e pėrfytyroj dot
njė banesė pa tinguj e zhurmė.
U bėra i guximshėm pėr ta ndarė kėtė punė:
ose tė tė bėja mikeshė dhe tė ecja me njė farė veneracioni udhėve tė
kryeqytetit, ose tė tė lėja tė qetė nė punėn tėnde.
Trokita te porta e
hekurt e oborrit dhe ti u ngrite si me pėrtesė nga kolltuku me hasra.
-
Ēfarė kėrkon, mė the.
- Kam diēka.
- Hė, fol!
- Prit tė marr frymė,
vij nga larg.
Ti sikur fėrfėllove pak, t’u shpėrvesh disi buza e poshtme si
rigė e kuqe dhe mė ftove tė ulesha pranė teje.
- Sa e qetė kjo shtėpi,-
thashė jo pa drojė.
- Ashtu ėshtė, familjet me pak fėmijė i pahitin zhurmat.

- Edhe tash shtėpia e qetė ėshtė, e vetmuar?
- Daja ka vetėm njė vajzė
17-vjeēare.
- Ndoshta e ka simpatike; bukuria ėshtė njė farė ngushėllimi.

- E bukur, po ama fle shumė gjumė, the me mėrzi.
- Dhe nuk sheh asnjė
ėndėrr?
- Kushedi...
- Edhe nė Akademinė tonė tė Shkencave nuk shohin
ėndrra, ose ata qė shohin janė tė rrallė.
- Ju, me siguri, shikoni mjaft?

- Unė ndihem keq, kur nuk shoh tė tilla.
- Po mua, pse mė ndjek?
-
Eshtė vazhdim i njė ėndrre; mė dukesh si diē e bardhė, e bardhė,
pafundėsisht..., nuk e pėrfundova fjalėn.
Prapa meje erdhi njė fėshfėrimė
ajri. Ishte vajza e vetme e vilės, me sy tė mbufatur prej gjumit tė pasdrekes
dhe me njė fustan tė tejdukshėm si lėkurė e tharė gjarpri, nderur nė barinat e
sapokorrura, ku gjithēka e trupit dukej si nėnliqen.
- Bon jour monsieurs,
pėrshėndeti ajo dhe mua m’u trembėn qepallat. Njė femėr pa trazim ėndrre ėshtė
pothuaj e vdekur, aq mė tepėr kur s’ka asnjė mister pėr t’i zbuluar. Kėtė ndjesi
provoi edhe e njohura ime qė shikoi veten e pėrskuqur dhe u drodh siē bėjnė
vajzat kur rrėzohen papritur ose kur u zbulohen gjunjėt nga njė vrushkull i
fortė ere. Vajza e dajės u ul mes nesh, tepėr e shkujdesur e kėmbė mbi kėmbė.

M’u drodhėn muskujt. Ndėrkohė mė vėrtitej rrėmujshėm se ajo belbėzonte vetėm
ato dy fjalė frėngjisht, pėr tė cilat ka vėnė nė siklet mbikqyrėsen apo ndonjė
mėsues privat. Qėndrimi im nė kėto ēaste tė vuri nė pozitė tė vėshtirė dhe unė
dola.



Letra e katėrt


Njė autobus me tridhjetė studentė tė inxhinierisė nisėn rrugėtimin pėr
nė Razėm tė Shkodrės; do shikonin fillimisht njė zonė industriale e mandej do tė
qėndronin dy ditė nė shtėpinė e pushimit, e rrallė dhe e pashoqe nė krejt
vendin. E gjeta edhe unė njė shkak pėr t’ju shoqėruar, reporter i gazetės
“Studenti”. Si ata kronikanėt e qėmotshėm, unė qėndrova nga fundi i autobusit
pėr t’i vėzhguar ngjarjet gjakftohtėsisht. Ti ktheheshe pas si rastėsisht ose
rregulloje ndonjė krelė floku pėr tė me parė disa sekonda. Pastaj drejtoheshe
para e merrje qėndrimin e zakonshėm.
Larg qėndruam edhe natėn e parė nė
Razėm; atje ish njė mrekulli mė vete: anash kordoni me ahishte si tempuj tė
pafjetur, brenda shkallare tė blerta me vila tė hijshme pėr pushuesit, me pisha
majuce aty-kėtu, tėrė pamja e Razmės si njė amfiteatėr i blertė e modern.

Unė bėra njė zjarr tė madh me shkarpa pishe e dru tė thata ahu. Ti nuk dole
fare, po unė seē kisha njė ndjesi se rrije e pėrgjoje tundueshėm nga grilat e
dhomės sė hotelit.
Tė nesėrmen puna ndryshoi. Qysh herėt nė mėngjes, erdhe e
mė trokite lehtė te dhoma. Ishe veshur me tuta sporti ngjyrė shegė, me atlete tė
bardha e me njė bluzė tė hollė.
Dolėm tė dy pėrjashta pa folur.
- Ku do
shkojmė? tė thashė jo pa ngazėllim.
- Te shpella e Erės.
- E dini ju ku
ėshtė?
- Diē dėgjova mbrėmė, po do ta gjejmė me tė pyetur.
U futėm tė dy
nė pyllin me ahishte. Ēfarė qetėsie! Edhe kundėrmim. Askund nuk dukej kėmbė
njeriu. Poshtė hapave tona kėrcisnin lehtė gjethe tė thata, aty-kėtu fėrfėrinin
zogj tė trembur nga fjollat e bardha tė agut.
- A ke frikė? tė pyeta.
-
Nga kush?!
- Malėsorėt qė s’kanė hyrė nė kooperativė, rrinė tė fshehur me
armė kėtyre pyjeve.
- Ata s’kanė gjė me ne, e kanė me pushtetin, vrasin
kryetarė, brigadierė, sekretarė partie... Zbresim diku kėtej, kam qejf tė eci nė
rrugė tė pahapura.
Pastaj qeshe me hov.
Dreqi vetė je, thashė me vete
dhe u ulėm poshtė duke i dhėnė dorėn njeri-tjetrit. Ti e mbėshtete parakrahun
tėnd mbi dorėn time, edhe gishtrinjtė i shalove njė mė njė mbi gishtat e mi.

Mė kapluan ndjenja tė shumta dhe trupi mė fėrgėllonte. Tashmė mė dukej se tė
kisha nė dorė, isha sundimtari yt i vetėm, ti barisje pėrkrah meje, puthitur me
supin tim duke bėrė oh-ih, prit se rashė; mund tė tė pėrfshija pėr beli dhe te
shkoja nga tė mė hanin kėmbėt.
Si pėr t’u vėne fre mendimeve, tė shtrėngova
fort dorėn dhe nisėm tė vraponim. Ishte njė vrapim i ngadaltė pėr tė mos
rrėshqitur nė tokėn e pjerrtė tė ahishtes dhe pėr tė parė hijeshinė e drurėve
kryelartė. Isha i lumtur e po aq i papėrmbajtur pėr tė rendur kėshtu deri nė
fund tė botės, pa ditur ku dhe pa u bėrė merak se ē’fshihej pėrpara. Diku nė
jetė ndodhin episode tė veēanta qė nuk i sheh as nė ėndrrat mė tė guximshme.
Edhe ti ishe e shpupluar. Dukej silur kishe fituar diēka tė munguar, njė farė
lirie, njė ikje kontrolli nga pėrkujdesjet qė s’tė mungonin nga mėngjesi nė
mbrėmje.
Ne vraponim duke thithur aromėn e luleve dhe pylli hapaj para nesh
i mugėt e i freskėt, i paanė dhe me gjithfarė zhurmėsh, tingujsh e lėvizjesh-
mbretėria e pyllit ngriti nė ēast orkestrinat e ditės. Kush tha se i kėndoi
pyllit, tė gjerė si deti (kėqyreni po deshėt nga lart dhe do tė shihni ngjasimin
me valėt e detit) dhe qėndroi indiferent, nuk u mahnit? Kush tha se natyra nuk
fisnikėroka njerėz tė ēdo moshe, nuk i rrėmbeka nė ēdo pjesė tė saj? Pėrherė e
kam parė jo si trill endjen e pėrjetshme te ciganėve drejt natyres! Ehehee!

Ti dihasje furishėm: ai trup fosforeshent gufonte e ulej nė krahun tim, me
qindra sytha tė bukur kishin buisur gjithandej nė shtat. Pranė meje ish njė
pasuri qė s’ndėrrohej me asgjė, me askėnd, as me pasurinė e sheik-sulltanėve tė
kohėve tona!
Unė ndalova e tė hodha duart nė qafėn e hollė. Ti pėrsėri
dihasje me njė erė tė pjalmuar lulesh. Pakuptuar, dikush tė kish hedhur nė krye
njė skufje tė vesuar. Ti u mrekullove pėr kėtė dhe mė pyete e habitur. Unė tė
spjegova pastaj misterin e drurėve tė pyllit qė ēdo kalimtari, nė shenjė
mirėsjelljeje, i japin pak nga pak fije pezhishkash duke e mbuluar me njė tis tė
bardhė. Ky ėshtė spjegimi mė i saktė shkencor, mė the dhe nise tė mė hiqje edhe
mua fijet e holla.
Mė pas mė pėrfshive rreth shtatit si tė shpėtoje nga njė
tronditje e fortė, pastaj erdhe nė vete e mė lėshove duke mė vėrejtur me sy
pėrpirės. Kaq duhej qė unė tė tė ngrija lart e tė tė vėrtisja rretherreth, i
paduruar nga kėnaqėsia; mė dukej se mbaja nė krahėt e mi njė peshė tė rėndė, tė
madhe, por mė bėhej se edhe mund tė tė humbisja si njė re pulore qė shkon kudo
dhe asgjėkundi.
Tė ula nė tokė si tė zbrisja njė pupėl zogu dhe ti u
mbėshtete nė brinjė. Eh, tė mjerėt njerėz, pas njė vit makthi sulen nga tė
gjitha anėt me mizėri mjetesh astronomike, mikroskopė, teleskopė, dylbi pėr tė
parė sadopak njė kometė bishtverdhė qė shfaqet njė herė nė 76 vjet, sa pėr
siklet tė gjithmbarshėm. Unė e kam kometėn kėtu, me tė kuq e me tė verdhė, njė
hap larg meje, e kqyr nga tė gjitha anėt, krejt nudo e me njė bukuri kozmike.

- Ē’do bėjmė? mė the.
- Njė proces-verbal tė vogėl.
Ti brofullite sė
qeshuri, u shkunde me krejt kurmin duke lėshuar tinguj tė ngrohtė femėrorė.

-Po, po. Njė proces-verbal me disa firma. Kėtu nė njė rruginė tė fshehtė dhe
tė pazhurmshme u pėrqafuan dy shtegtarė ardhur nga vise tė largėt. Kaq se pylli
ėshtė fjalėpak dhe nuk i duron tepricat e fjalėve. Nga vėrshimet e shumta, ėshtė
bėrė mė i matur, fikson shkurtas kronikat e tė dashuruarve tė ēdo dite... Nė
fund do tė firmojmė ne tė dy, do ngjyejmė gishtin me kėtė tis verdhosh dhe do i
vendosim nė trung. Pylli ka kodet e veta, kėdo shtegtar e pret me tė gjitha
nderet, ndėrsa kundėrshtarėve u mbyll shtigjet: ul degėt e gjera, nxjerr nje
mori ferrash e gjembash dhe dėrgon lajm pėr t’i kapur...
Kėtė radhė mė fute
fytyrėn mes shuplakave tė lėmuara dhe mė vėshtrove si prej njė gjendjeje
ekstazi. Befas rrobat e mia ishin diku tutje e po aq befas edhe ti ishe krejt
lakuriq. Mė kap po deshe, the dhe u lėshove poshtė. Natyrisht, erdha pas teje
dhe sa pėr tė tė kapur e kisha mė se tė lehtė po kurrsesi nuk doja tė binte
perdja. Shtatė apo shtatėmbėdhjetė mrekullitė e botės, ishin njė hiē para kėtij
trupi femėror, njė bukuri marramendėse qė zor se e gjeje kund! Kėtu ėshtė vendi
mė i bukur, the dhe u hodhe sipėr meje; dy trupat tanė tė zhveshur u rrokullisėn
njė monopati derisa morėn ēka mund tė merret nė njė dashuri tė parė. Ehehee!
Mbaj mend se tė kam puthur nga majat e gishtrinjve tė kėmbės e deri te fije e
flokut; ne diē kėrkonim te sho-shokut pėr mė tepėr se njė orė. Kishim flakur mė
nė fund turpin nė njė shurdhėri pemėsh dhe dukej se asgjė s’na besohej nga ato
ēka po bėnim. Nuk kishim parasysh asnjė stacion tė ndaluar me “elektrik blu”,
asnjė shfaqje ki!
nemaje me skena eksituese, por dru tė virgjėr qė shkonin tė
vetmuar lart.
Papritmas, u tėrhoqe prapa e thirre pa zė: dy njerėz!

Ktheva kryet andej dhe shqova njė njeri tė shkurtėr, ulur mbi njė sukė qė
shihte nga ne. Pastaj edhe nje femėr.
Pėr pak minuta, tė turbulluar, ne
gjetėm rrobat dhe u sajdisėm si mundėm. Ti u ngjeshe te unė dhe pate frikė. Doja
tė tė thoja disa fjalė qetėsuese, po ndihesha i tunduar. Mendoja se kishim
shkuar shpejt aty ku nuk shkohet, sakaq dashuria jonė nuk ish mė e fshehtė. Nė
socializėm familja ka rregullat e veta: fejohesh e qėndron dy-tri vjet deri sa
tė tė njoh ēereku i shqiptarėve, pastaj do martohesh pa njė pa dy nė njė tė
dielė e tė nesėrmen do provosh virgjėrinė, nė fund do jesh tė paktėn gjysmė
shekulli vetėm me gruan tėnde.
- Burri atje, ėshtė Riku D., -mė ēuēurite te
veshi. -Sa qejf kam tė rri me tė!
- Ai ėshtė ndėr miqtė e mi, tė thashė me
mburrje.
Nxituam hapat.
- Oh, kush na qenka! na uroi mireseardhjen Riku
D.
- Tė ishe mjekėrparruar, do tė tė merrnim pėr eremit, -thirra unė dhe
desha ta pėrqafoja.
- Tako njėherė Dylqinjėn time dhe unė mikeshėn tėnde,
-tha Riku D. dhe u ngrit me mundim nė kėmbė. - Si quhesh moj burrneshė?
-
Matilda, the ti e skuqur.
- Nusja ime quhet Ana, jo Ana Karenina, tė
kuptohemi.
Qeshėm.
Bashkėshortėt na qerasėn me fiq tė tharė.
- Si tė
shkon kėmba? thashė unė.
- Ja, nė prehrin e nuses, -Riku D. qeshi. -Tė
gjithė mė ngushėllojnė, mė qajnė hallin, mė japin ilaēe. Unė dal rrallė e mė
rrallė nė skenė dhe kėmba ime si e lejlekut, dikur ulet e dikur ngrihet.
Dashamirėsit e mi mė duket se mė duartrokasin vetėm pėr kėtė tė mallkuar kėmbė.
Pra, po vdes... Riku D. i tha me keqardhje fjalėt e fundit, megjithse nė to kish
diē tė vėrtetė. Ai vuante prej kohėsh nga njė paralizė e pjesshme.
- Ke bėrė
shumė ilaēe? i the ti.
- Aq sa s’mbahen mend. Kam ndėrprerė nja dy herė
furnizimin e Shkodrės.
Ti nuk qeshe po shikove nga e shoqja sikur edhe ajo
tė ish fajtore.
- Ndoshta, duhet tė shkosh jashtė shtetit?
- Ku di unė
se ēfarė tė bėj. Mė vjen keq pėr njerėzit; nė ēdo shfaqje mė presin
ngrohtėsisht. Tash duartokasin ende pa filluar rolin, nga mėshira, nga njė lloj
keqardhje qė s’dihet prej kah u buron. U ndamė miqėsisht prej tyre. Unė tė fola
pėr talentin e vėrtetė, pėr dobėsite e tyre njerėzore, tė fola pėr shtetin e
kujdesin e tij tė pėrhershėm ndaj kėtyre krijesave qė mjerisht lindin rrallė, tė
pėrmenda edhe thėnien e Bonapartit: tė ish gjallė Kornej do e bėja princ!




Letra e fundit


Pas eskursionit magjepsės tė kėrkova vazhdimisht nė fakultet
dhe u bėra tepėr merak; s’mund tė rrija gjatė pa tė tė parė. Kujtova dhe
rikujtova tė gjithė skenėn e pyllit tė vetmuar qė ishte i bukur ngaqė nuk kishte
vėnė dorė kush. Njė ditė erdha te shtėpia e dajės.
Ishte pasdite kur prita
pas gardhit tė hekurt derisa tė ngrihej zonjusha “ bon jour monsieurs”. Ajo u
ēua si pėrherė vonė, me sy tė plogėt dhe u ul nė kolltukun e mesit. Ish pėrsėri
me atė fustanin e tejdukshėm, si lėkurė e tharė gjarpri. Fola qė andej:
- Ku
ėshtė Matilda?
- Oh, mami sa mė trembe! Hyr brenda.
- Nxitoj, po ku ka
shkuar ajo?
- Nė Paris, nė Francė.
- Pse iku aq larg?
- E zuri njė
dhimbje veshi e padurueshme. Mjekėt ishin tė mendimit tė shkonte pėr kurim atje.
U bė njė konsultė e gjerė.
Qėndrova pa folur. Mė erdhi keq pėr mikeshėn time
qė vuante. Nė Razėm ajo nuk mė tha asgjė. Atje takuam vėrtet njė tė sėmurė,
Rikun qė nė spitalet e vendit nuk mund t’i bėhej asgjė pėrveē torturimit pa
fund. Matilda paskish dhimbje veshi?! Edhe unė kam vuajtur nga kjo shqisė, po
shumė-shumė dy ditė. Gjithė fėmijėt e botės, ankohen pėr veshin, po i pastrojnė,
u venė pambuk me ilaē ose alkol e pastaj janė tė qetė.
- Ēfarė do t’i bėjė
veshit nė Paris? i thashė vajzės me inat.
- Do ta kurojė pėr disa ditė.

- Ashtu?!-isha bėrė me miza nė trup. -Ajo ka pasur shtrembėr edhe gishtin e
madh tė dorės?
- Mbase kuron edhe atė, tha ajo me debillėk.
- Gishti i
madh shėrohet kollaj, mjafton ta tundėsh nga mėngjezi nė darkė! pėrplasa derėn e
llamarintė dhe ika.
Brodha tėrė pasditen, deri nė orėt e vona tė natės dhe
kujtova sėmundjen tėnde. Janė ca mjekė filistinė qė kanė pėrgatitur pėr ty njė
diagnozė tė pakurueshme dhe tė nisėn fill jashtė shtetit. (Dhe udhėt pėr ti janė
pėrherė tė hapura; ti nuk shkon nė Degėn e Brendshme, nė Ministrinė e Jashtme,
nė Komitetin Qėndror, nė zyrėn konsullore). Janė po kėta mjekė qė lenė tė vuaj
njė artist tė madh. Uf, sa inat i kam; mėrzi tė kam edhe ty qė shkon befas deri
nė Paris pėr njė shuk pambuku nė vesh. Njė fjala jote, jo sakrifica jote, mund
ta shpinte Rikun edhe jashtė shtetit; kushdo me mend dhe me pak influencė mund
ta bėnte kėtė. Oh, sa gjėra tė kėndshme na u zgjuan nė Razėm e nė takimet tona
tė fshehta qė unė dua t’i fashit. Po s’qenka e lehtė, s’mund tė fshihet
pėrdhunshėm ato ēka hynė mes nesh, e nė kėto ka edhe diē tė mugėt qė mė bėjnė tė
dridhem e tė nxjerr shkumė nga goja. Edhe tash qė eci i vetmuar ndanė rrugės me
rrepe tė televizionit, mė rishfaqen mbresat tona !
qė rihumbin nga zulmi im.
Riku D. ėshtė i destinuar tė vuaj, kėshtu vijnė fatet. Pylli ėshtė miku im dhe i
Rikut, pėr mohuesit ai mbyll shtigjet, fshin inicialet, ul degėt e gjera, nxjerr
njė mori ferrash e gjembash dhe dėrgon lajm pėr t’i kapur.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Ēerēiz Loloēi Empty
MesazhTitulli: Re: Ēerēiz Loloēi   Ēerēiz Loloēi Icon_minitime23/11/2009, 17:22

Fat pėrmbys

Plakushi mbi
gjashtėdhjetė vjeēar kur fliste me tinguj tė rrokjezuar, pėrpėlitej e
jargavoste: njė masė e squllėt, disi e tejdukshme, i rrėshqiste nė mjekrėn e
mprehtė dhe unė mendoja thjesht pėr njė dobėsi ardhur nga fėmijnia apo e krijuar
nga njė jetė munduese dhe ndjeja njė farė pezmatimi deri nė mėshirim. Plak-
njeri, dhėmbėrėnė, i zhgėnjyer nga shumė gjėra pikėlluese, mbase edhe i
nėpėrkėmbur! Jargavitja ish vėrtet e neveritshme, nė gropėn e mjekrės mbeteshin
vazhdimisht grimca gėlbaze, megjithatė ti mund tė vėreje edhe diē tjetėr nė
siluetėn e tij dhe bėje ta harroje.
Prapa derės, ai priste qė kryetari i njė
partie tė re tė kryeqytetit ta ftonta brenda e ta pyeste pėr ndonjė mendim.
Plakaruqi, i mbajtur jokeq, futej rrėmbimthi duke jargėzuar sė brendshmi e sė
jashtmi, kėrrusej edhe mė, (mjaftonte ajo pėrthyerje shpinore pėr tė tė imponuar
dhimbje) dhe priste marrjen e detyrės. Mė bėj njė formular pėr seksionet! Nė
rregull, ja tash. Mė thuaj dy parrulla luftarake pėr tė shtuar anėtarėt e
simpatizantėt! Si urdhėron, i kam gati.
Dy muaj rresht ky zakon. Njeėzit u
mėsuan ta shihnin prapa derės, disa e pėrshėndesnin, disa ngrinin supet duke
kujtuar njė portret agresiv tė hershėm, dikush mėrmėriste: ēdo ky matuf kėtu, qė
nuk bėnte kurrfarė pėshtypje po ama linte pezull njė fill dyshimi.
Muaji i
tretė e gjeti burrin e moshuar nė tavolinėn kryesore, nė krahun e djathtė tė
kryetarit tė partisė, ēuditėrisht mė pak i kėrrusur, tepėr i kujdesshėm, i
vrullshėm qė priste e pėrcillte njerėz, jepte porosi, mbante shėnim, merrte
pėrsipėr probleme, lėvizte nė zyrat e tri kateve, kapte ēdo lėvizje e bisedė e
nuk pėrtonte tė ndėrhynte hovaz. Ndoshta nga ky moment, ai dukej i rehatuar se
merrte edhe njė shtesė mbipension, filloi te unė njė irritim i brendshėm.

“Diktatura na pėrlau njerėzit mė tė mirė”, klithte plakaruqi dhe kryetari i
partisė pėrlotej sinqerisht duke kujtuar njė pjesė tė familjes sė vet tė
burgosur e tė internuar dhe kalvarin e gjatė tė sė quajturės luftė tė klasave.
Kjo thėnie e vazhdueshme, si e lyer me copra jargėsh, nisi tė mė sjell krupė dhe
mbase, shpėtimi i vetėm pėr mostorturim, ishte harresa, anashkalimi, lėnia nė
punėn e tij. Bėja njė llogari tė thjeshtė: drejtuesit kryesorė tė partisė, ishin
tė inkriminuar me njėmijė fije me tė shkuarėn, sozitė e tyre i gjeje tė shumuar
nė rrethe, nė qarqe intelektualėsh flitej pėr njė shtab tė gatshėm tė ardhur nga
qendra e Komitetit Qėndror dhe nė fund tė fundit plaku nuk zinte kushedi ēfarė
peshe.
Ajo zhaurimė pėshpėrimndjellėse pėr njeriun misterioz po davaritej
hap-hapi, ai kryesonte tash partinė nė kryeqytet, merrej me sindikatat,
drejtonte shtypin e propagandėn, delte mė tubime, kreshpėrohej me qėnie naive
pėr punė dietash, zotėronte mbi dhjetė dėshmi.
“Diktatura na shkatėrroi
fisnikėrinė”, dėgjohej korridoreve e nė mjedise kafenesh dhe atėhere, kush e
njihte sadopak, belbėzonte: ēdo ky bajgė kėtu, nga hyri?!
Kėto pyetje mėse
tė thjeshta, nė orė vetmie e gjendje kaosi, bėhen jashtėzakonisht tė
papėrballueshme pėr siluetėn time; ato godasin parreshtur pėr ta marrė mė
shtruar me plakushin gjatovinė, me disa stilolapsa, me diktofon, me dy palė syze
e me atė jargavitjen e pėrēastme qė del jo nga mungesa e dy dhėmbėve ballorė po
ngaqė sikur mbllaēitet ndėr gjendrra e nuk i rrihet pa folur.
Nė njė cipė tė
kores sė trurit ku gėrvėlisnin parandjenja keqardhjeje, fillojnė e renditen
shkaravina fjalėsh: ai ėshtė i vuar, ka qenė komunist tėrė jetėn, partia e ka
mėsuar tė bėhet spiun i gjithēkaje, ka punuar ku i kanė thėnė, ka marrė njė
apartament nė zemėr tė qytetit, ka marrė edhe njė dhuratė simbolike prej
diktatorit, i ka ikur pak fiqiri nga shfletimi e stėrshfletimi i klasikėve, tani
pluralizmi, tridhjetė e ca parti me seli e pa seli, tė vjetra e tė reja, me
kryetarė pa anėtarė a me drejtues pa vula - pėr t’i vėnė kapak ai mund tė thotė
diēka, mund tė jap diku, i hanė duart pėr punė, grindet me gruan e fėmijėt po
ndihet habitėrisht i qetė nė planetin e partive.
Nėncipa tjetėr e kores sė
trurit, ajo e pacipa, e pamoralshmja dhe e pamėshirshmja, lėshohet tėrė histeri:
ai ka vuar nga ideologjia, partia i mėsonte tė gjithė tė bėheshin spiunė po jo
kushdo e pranoi kėtė mision hardhucash, mirė pluralizmi po ē’duhen tri duzina
partish ku vula e tyre ėshtė biznesi nė shkallėn e epėrme, njė ligj i vetėm i
pėrjashton pėrfundimisht orakujt e kėnetave, ikėn bashkė me ta edhe plakaruqi
jargavitės.
Ky duel vazhdon pėrditė me tė thėna e tė stėrthėna, ndėrsa plaku
me jargė ēurgėzuese mė ftonte te zyra e vet; ai dėshiron tė flas me mua,
megjithėse e di pėrbuzjen time tė afishuar publikisht. Herė mė duket se unė ia
kam shprazur tė gjitha, kam folur pak a shumė i kllapuar duke mos pranuar
kurrsesi pėrgjigje prej tij:
“Ke ardhur nė 1943 dhe ke spiunuar tre shokėt e
tu”?
“Ke qenė aktiv nė gjyqet e pasdyzetekatrės”?
“Ke dėnuar njerėz pėr
kurrgjė”?
“Ke lyer duart me gjak”?
Unė vazhdoj ta pėrflas me mori
pyetjesh dhe ai lėshon pikėla jarge, heq syzet e shikimit e vė ato tė leximit,
rrotullohet, pėrdridhet e mė fton sėrish nė zyrėn e vet. S’jam shumė i sigurt
nėse kėto dialogė bėhen nė praninė apo nė mungesėn e tij; mė duket se dikur ia
kam pėrplasur me gjithsej si pėr tė shpėtuar nga njė shkulm qė vetevjen brenda
meje.
- Unė e prishkam Shqipėrinė? kėmbėngul ai pėr tė mė tėrhequr nė
bisedė.
- Ke edhe ti pjesėn tėnde, dhe i lė tė kuptoj se biseda ka marrė
fund.
Ai sėrish kėmbėngul pėr njė takim intim me mua, paēka se unė nxjerr tė
tjera xhevahire pėshtirosėse nga jeta e tij.
- Do tė tė sqaroj gjithēka, mė
tha ai ngultas.
- E meriton tė dėnohesh, i them prerė.
- Unė jam i
dėnuar.
- Ti je person politik?
- Unė jam kufomė... Prej tridhjetė
vjetėsh, jetoj nė njė dhomė tė braktisur. Hetuesit qė unė u raportoja
ditmėrisht, u bėra peshqesh edhe gruan time. Jo se e pėrdhunoi ata, po hakmorr
gruaja ndaj meje: fjeti nė shtart me njėrin prej tyre, mė thoshte se sot do tė
shkoj te ai dhe ashtu bėnte. Pastaj, njė vajzė e imja ėshtė ēmendur pėr shkakun
tim, ajo thėrret mėngjes-mbrėmje: ti je hafije, dykėmbėsh, insekt dhe humbet nė
zullumet e saj. Unė i kam lutur, grua e bijė, qė tė paktėn tė mė lenė nė njė
dhomė e ato nuk mė kanė zbuar pėrjashta; tė paktėn tė ndjej erėn e tyre...
-
Ndoshta tė kam rėnduar, tė kam falur...
Plakaruqi dridhet, njė fytyrė i vjen
e njė fytyrė i ikėn, grimca pėshtyme vazhdojnė t’i shkėputen pavullnetshėm nga
dhėmbėt ballorė-dobėsi kjo e krijuar jo nga fėmijėnia po nga diē tjetėr
mjegullore.
Nėnpunėsi i partisė opozitare vijon ritualin e pėrditshėm me tė
gjitha gjestet krupsjellėse, paradite-pasdite vijon tė ndjekė tė gjithė
pėrditshmėrinė e punėve organizative pėr tė shkuar nė mbrėmje nė kolibe-shtėpinė
e tij tė vetmuar i shoqėruar nga thirrjet e gjithhershme: spiun, hafije,
dykėmbėsh.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Ēerēiz Loloēi Empty
MesazhTitulli: Re: Ēerēiz Loloēi   Ēerēiz Loloēi Icon_minitime23/11/2009, 17:22

Rrėfim pėr Sonjėn


Nga
rruga “Oktjabėrskaja” deri te apartamenti ku ne banonim, ishte jo shumė afėr:
katėr stacione metroje, katėr stacione trolejbusi dhe njėqind e dyzet hapa me
kėmbė.
Dy netėt e para ne shkonim herėt nė mbrėmje dhe gjatė kėsaj kohe
bisedonim me plakushen e shtėpisė, njė grua tipike ruse, e mbajtur hijshėm por
qė nuk dėgjonte nga veshėt, si dhe me mbesėn e saj shtatėmbėdhjetė-tetėmbėdhjetė
vjeēare qė nuk bashkėjetonte me prindėrit pėr shkak tė njė zėnke banale.

Nina plakė ishte ndarė nga burri, njė ish gjeneral armate nė pension, por
ēdo fundjavė shkonte te banesa e tij thjesht pėr ta parė a pėr tė ndėrruar erėn
e njeri-tjetrit; pikėrisht kjo kohė vetmie pėr Sonjushėn e hirshme kthehej nė dy
net tė kėndshme me tė dashurin apo tė fejuarin e saj. Pasditen e sė shtunės,
Sonja bėnte pazarin e pėrgatiste darkėn; ajo diku punonte nė njė fabrikė
tezgjahu me njėqind dollarė nė muaj.
Sa vinte mbrėmja, ia behte miku i saj,
njė djalė i hajthėm, me buzė tė kuqta e vithe tė kėrcyera. Tė dy bashkė darkonin
deri vonė dhe flinin nė njė krevat tė gjerė e tė rehatshėm. Ndoshta kishin kohė
qė vazhdonin kėtė argėtim dashuror pak tė veēantė dhe ne nuk shfaqnim kurrfarė
interesi kur dinim fare mirė se atė qė mund tė fitoje nė Moskė pa kurrfarė
vėshtirėsie, ishte femra. Njė radhė e gjatė Tiranė-Durrės me vajza tė tė gjitha
formateve, ēuditėrisht tė bardha, kalonin tetėorarshin pėr tė shitur njė send tė
zakonshėm dhe shumėkush prej tyre do tė preferonte tė mos bėnte ritualin e
pėrditshėm nė kėmbim tė njė flirti sidomos me njė tė huaj.
Tė shtunėn e 10
tetorit 1994, djali erdhi si zakonisht te Sonja ndėrsa ne dolėm pėr njė takim nė
sheshin e Kremlinit. Ca nga kishat e mrekullueshme me kupolat e praruara, ca nga
shoqėria e shpengimi me kolegėt tanė, orėt e pasdites i kaluam pa i ndjerė. Njė
johanesburgas i pasur dhe qė e pėrjetonte rikthimin nė pushtet tė Mandelės si
njė njollė kozmike, na krijoi shumė lehtėsi me makinėn e tij tip xhip nėpėr
rrugėt e njė metropoli qė dilte nga komunizmi dhe shfrente pėr t’u bėrė sa mė
parė njė kryeqendėr e sipėrmarrėsve tė lirė.
Nė orėn njė pasmesnate, ne
ēelėm derėn e apartamentit dhe hymė nė korridorin e ndriēuar.
- Shiko andej,
pėshpėriti shoku im.
Nga dera e hapur e dhomės dukej qartė djaloshi i
hajthėm, me tė mbathura tė bardha dhe sipėr tij, Sonja pothuaj lakuriq e me njė
pozicion tepėr turbullues: gjinjtė me thithka pėrpjetė dhe shalėt me njė epsh
gjithpėrpirės.
Ne u futėm nė heshtje nė dhomėn tonė dhe e mbyllėm derėn me
grep.
- Ajo po na provokon, tha shoku im.
- Sonja po flinte, thashė unė.

- Ajo ėshtė njė femėr qė vuan.
- Mė duket se tė ka dehur era e Moskės,
thashė pėr ta mbyllur kėtė bisedė.
- Asaj i ka vajtur ku s’mban mė...
-
Po sikur ajo ta ketė kėrkuar vetė kėtė lloj dashurie? Ka femra qė mjaftohen
vetėm me tė fėrkuar qoftė me njė ēun, apo qoftė me njė gocė.
- Nė qafėn
time, po nuk erdhi vetė nė dhomėn tonė. Shėėt...,-shoku im ēeli derėn.

Pėrpara nesh qėndronte vėrtet Sonja me njė shkundje tė tėrshme qė vinte
poshtė robdėshambrit; ajo na kėqyri gati pėrbindshėm si tė ishim dy shtazė,
ndėrsa pėrvete dridhej nga dhjetėra gulshe tė fshehta.
- Vij pas pak, tha
Sonja dhe bariti drejt banjės duke hedhur pėrtokė indiferente robdėshambrin.

- Na doli shansi pėr t’i kėputur ndonjė teke, gati sa nuk klithi nėn zė
shoku im, na erdhi zogu nė dorė. Kaluan disa minuta, aq sa i duheshin vajzės pėr
t’u shplarė nė dush. Pastaj ajo hyri nė dhomė, vetėm me tė mbathura si tė na
jepte tė kuptonim se deshte vetėm aktin e mbramė tė dashurisė.
- Me mua apo
me kėtė? -nxitoi tė fliste shoku im.
- Kush tė dojė prej jush, mjafton qė tė
mos jetė dikush si ai i dhomės matanė -Sonja dukej tepėr e sigurt nė ato ēka
fliste.
- Nuk shqetėsohet ai pėr ēfarė po bėn? pyeta instiktivisht.
- Do
ishte mirė tė shihte, po ai fle si i vdekur.
Unė dola pėrjashta dhe u enda
njė copė herė nė merkatot afėr apartamentit. Pas kthimit shoku im mė tregoi se
ajo nuk e kish lėnė tė bėnte qoftė edhe njė puthje, kurrsesi prekje e fėrkime
siē ndodh rėndom nė ndodhi tė njėjta, duke shpresuar se i fejuari apo dashnori i
saj njė ditė do ta fitonte edhe cilėsinė e tė bėrit seks, veti kjo e humbur
pėrjetėsisht te shumė meshkuj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Ēerēiz Loloēi Empty
MesazhTitulli: Re: Ēerēiz Loloēi   Ēerēiz Loloēi Icon_minitime23/11/2009, 17:23

Shiu i pasmenatės


Ajo
ndodh vetėm njė here dhe nuk pėrsėritet mė. Gjithēka ish krejt e rastėsishme dhe
njėherėsh e beftė. Pėrfytyroni njė mbrėmje feste (nuk di ēfarė batalioni apo
brigate kish pėrvjetorin se ato ishin tė shpeshta e tė ngatėrrueshme), njė
mjedis tė rinjsh e tė rejash, me ndriēim llambushkash tė varura nė njė kornizė
teli tė harkuar po edhe me flakadanė zjarri ku secili mund tė pijė raki ose
birrė, mund tė dansojė a mund tė shkojė me shoqen e vet pak mė tej, nė errėsirėn
e heshtur tė pyllit lisgjatė, dhe mund tė bėjė dashuri deri nė agim.
Njė
udhėtim i gjatė nga Frashėri i Pėrmetit deri nė Lirėz tė Skraparit, me rrugė
gjarpėruese tė veshura me dushqe a me bimėsi tjetėr- pra ky rrugėtim krijon
shanse pėr ndonjė aventurėz te vockėl, pėr njė puthje tė marrė rrėmbimthi apo
pėr tė guxuar pėr mė tepėr nėse tė qėllonte ndonjė femėr qė nuk merrte leje nė
kėshillin e lagjes apo nė mbedhjen e frontit dhe tė jepej nė lutjen mė tė parė.

Tė lodhur siē ishim, u turrėm nė kioskat e ngritura rishtaz dhe blemė ēfarė
mundėm. Pa shumė temena, se ishim edhe tė uritur disi, filluam tė hanim nė
hesapin tonė. Gjithsej tri ēuna e tri goca; unė njė muaj student dhe pesė tė
tjerėt punėtorė nė ndėrmarrje tė ndryshme. Dy shokėt e mi, Nandi me Rudin, qenė
edhe alpinistė; ata kishin njė ēadėr krahėverdhė dyvendshe po me pak shtrėngesė
rrinin edhe mė tepėr.
Mbrėmja rrodhi e zakonshme, ne pinim raki si pleqtė e
zbėrdhylėt, shoqet tona rrėkėllenin birrė e hahuriseshin nė biseda tė kota,
zallamahia e mjedisit festiv shkėpuste kohė pas kohe zėra tė ēartur, aq sa mund
tė lejoheshin nė njė ceremonial tė kontrolluar feste.
Vazhduam kėshtu derisa
errėsira e pyllit tė frikshėm fokusoi njė qark tė mbyllur dritėsor. I ngrohur
nga pija e nga rruga e gjatė, pothuaj nuk ndjeja asgjė. Madje kisha harruar edhe
planin e pėrbashkėt me dy shokėt e mi pėr tė shtėnė nė dorė ndonjė mendjelehtė,
njė nga ato vajza qė ishte afishuar pėr mospasje turpi dhe qė mund tė tėrhiqej
pak mėnjanė aty nga mesnata kur sekretarėt e rinisė humbnin vigjilencėn
proletare tė kapitur nga gjumi.
Njė nga shoqet, qė s’i rrihej pa gėrricur,
po mė shponte me bėrryl pėr ta shoqėruar po unė taramam, nė lodhjen time. Njė
gjendje deliri kish kaplluar tėrė qėnien time qė tjetėrsohej edhe me gaztimin mė
tė vogėl.
Ngjarja e papritur zuri fill nė mesnatėn e vonė kur njė shi i
rrėmbyeshėm, erdhi befas e shkatėrroi shumė plane. Dhe ndėrsa tė gjithė tė
tmerruar vraponin tė hynin nė ēadra ose nė rrėzpemė, unė prisja pikat e mėdha pa
kurrfarė qederi. Atėhere, dy shokėt e mi mė kishin kapur kėmbė e duar e mė
kishin rrasur nė njė ēadėr, nė atė mė tė afėrtėn, pa mundur tė mė pėrmendnin nga
dremitja. Pastaj ata nuk dinin gjė tjetėr. Diē di unė, ashtu mjegulluar, pasi
jam pėrmendur. Ndoshta nė atė ēadėr ka pasur edhe pesė apo gjashtė femra,
ndoshta ato janė larguar sapo ka mbaruar rrebeshi i shiut dhe unė kam mbetur
vetėm me vajzėn e panjohur. Tė dy nėn ēadrėn alpine, pothuaj tė shtrėnguar
ngjitas. Nė njė moment, kur jam pėrmendur, kam ndjerė edhe njė gjoks tė
gafrruar, tė kolmė, (tejdukshmerisht i hirtė) qė prehej mbi fytyrėn time.

Ndoshta instiktivisht, ndoshta me gjysmėvetėdije, kam shkopsitur dy kopsa tė
bluzės dhe kam ndjerė erėn e trupit femėror gjithaq dehėse e marramendėse.

Diē pas kėsaj isha zgjuar, domethėnė isha nė vete. Kisha kuptuar se isha nė
errėsirėn e plotė dhe qė ndodhesha nė njė ēadėr alpine qė mbyllej nga brenda me
zinxhir. Porta e ēadrės ishte e puthitur dhe unė u sigurova pėr kėtė duke
pėrshkuar me gishtrinj hermetizmin e saj. Pėrsėdyta sėrish prekjen e portės sė
mbyllur dhe preka trupin e hajthėm, kofshėt e nderura tė vajzės qė dukej se
dremiste.
Pėrbri njeri-tjetrit qėndruam disa minuta nė heshtje e pa kryer
ndonjė veprim. Gjithsesi prania dhe dėshira ime ngjante me njė pėrdhunim tė
pėshtirė qė vidhej nė njė ēast ėndrre. Mbase ėshtė i vetmi moment, nė ēast gjumi
e mes ėndrrash, qė s’mund tė gėrgaset askush paēka se zjarrmia sa vinte dhe po
mė pėrfshinte krejt trupin.
Mė duket se nuk kam faj, arsyetova unė. Perėndia
mė tha tė pija dhe duhet tė jem dehur pėr herė tė parė, perėndia hodhi shiun,
rastėsia me ēoi nė ēadėr e po ajo mė la vetėm me njė femėr. Mė bukur nuk bėhej,
mė ideale kurrsesi!
Pa menduar gjatė se edhe tundimi ish i jashtėzakonshėm e
i paparashikueshėm, hoqa si me faj fundin e saj; nė mendje pėrfytyrova tė
linjtat dhe trupin lakuriq.
Kuptohet, ish njė veprim vetėtime qė nuk tė lė
kohė tė mejtohesh tepėr; gjithēka nga ajo siluete tronditėse ishte sipėr e
poshtė meje, e sulmuar nga tė gjitha anėt. Pothuaj nuk kisha kurrfarė
rezistence, pėrveē njė ngutje pėr tė disponuar gjithēka nga ai trup i
mrekullueshėm. Tė puthurat fillonin nga thonjtė e kėmbėve, te pjesėt e brendshme
ku pikėzohet misteri i madh e deri te fijet e flokėve, te qerpikėt, kudo. Kisha
njė ngutje pėr tė rinisur nga e para: herė e lėmoja nė pjesėt eksituese tė
trupit, herė i thithja thithkat qė mė dukej se bymeheshin brenda buzėve tė mia
dhe herė zhytesha nė qėnien e saj me njė babėzi lodhėse.
Njė trokitje nė
portėn e lėkurtė tė ēadrės alpine, mė pėrmendi nga dalldia e shfrenuar dhe unė i
vesha rrėmbimthi ēmund tė gjeja pėrpara.
- Unė jam prapė zbuluar, qeshi
vajza.
- Paske qenė zgjuar? mė kapi njė farė inati.
- Sigurisht, qysh
kur tė sollėn nė ēadėr dy shokėt e tu.
E pėrfshiva sėrish vajzėn e panjohur
dhe bekova njėmijė herė
batalionin partizan, shiun, dehjen e vogėl,
perėndinė dhe ēadrėn alpine.
Qysh nga ajo natė, unė nuk e kam parė vajzėn e
flirtimit tė papritur dhe as qė jam munduar pėr ta njohur me arsyen e thjeshtė:
njė kėnaqėsi e jashtėzakonshme ėshtė e veshur ne njė vel misteri qė s’mund t’i
jepet gjithkujt; ajo mund tė kishte qenė vajza mė e shėmtuar e botės, mund tė
kishte qenė njė katundare qė ka mundur tė lahej pėr ditė festash, siē mund tė
ishte njė prostitutė e sprovuar qė di se si mund tė pėrfitoj nga njė virgjėran i
shėtitur por qė nuk e ka kryer ende kapėrcimin e madh.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Ēerēiz Loloēi Empty
MesazhTitulli: Re: Ēerēiz Loloēi   Ēerēiz Loloēi Icon_minitime23/11/2009, 17:23

Rrėmbimi i puthjes


Diti ish njė
vajzė truphollė qė flokėt e gjatė, derdhur si tyl, i theksonin hollimin. Sapo
kish pėrfunduar gjimnazin dhe priste tė fillonte punė. Pėrherė rrinte e vetmuar
dhe shoqėria e zhurmshme e trembte. Shėtitjet nė kodrat e liqenit artificial apo
festimet rrokopujse tė ditėlindjeve qė kalonin zakonisht mesnatėn, i jepnin
trazime dridhėse pėrzier me frikė. Rrallė shkonte nė teatėr a kinema, lexonte
vazhdimisht dhe ēdo darkė shikonte familjarisht emisionet televizive qysh nga
ora shtatėmbėdhjetė.
Njė mbrėmje, pas ngrėnies, babai i tha tė shkonte nė
institucionin N. tė punonte fillimisht si praktikante dhe mė pas ndoshta
rregullohej pėrgjithmonė atje ose diku gjetkė.
Shkoi tė nesėrmen nė
institucion, takoi pėrgjegjėsen e llogarisė dhe filloi tė hedh gėrmat e para nė
njė makinė shkrimi.
Tak-tak-tak, kėtu ėshtė vend pune i mirė, tha vajza e
gėzuar nė shpirt. Tak-tak-tėrrr, ki kujdes se kėtu vijnė lloj-lloj, vajza e tė
rinj, bėhen spektakle, vijnė personalitete qė mbajnė ligjėrata, iu kujtuan
fjalėt e pėrgjegjėses sė llogarisė.
Po unė s’ndihem fare, iu pėrgjigj vetes
ajo, ē’mė duhet mua me tė tjerėt. Mėsoj avash-avash tė shtyp qė tė
shkathtėsohem. Rastis qė drejtori ka njė material urgjent dhe hop-dal pėrpara
unė dhe ia bėj fėtefėt gati, gjej shkas edhe tė njihem.
Punoi kėshtu deri nė
orėn dhjetė paradite nė paradhomėn e gardėrobės pa gjetur qetėsi. Para saj
kalonin valltarė, drejtues, koreografė, disa hiqnin rrobat e zakonshme e vishnin
kostume popullore, balerinat bėheshin me krem e pudėr- brenda dhomės sė
zhveshjes ndihej kohė pas kohe njė lėvizje fėrfėritėse.
Ajo zbriti nė bar me
njė farė hovtimi dhe mori njė pastė. Edhe kėtu do tė jem si zonjė shtėpije, tha
ajo. Kush nuk vjen nė kėtė lokal komod; pėr pak minuta fiksova tėrė ato fytyra
artistėsh.
Nė drekė Diti doli nga institucioni, hipi nė autobusin e
Porcelanit dhe u nis pėr shtėpi.
Te pasqyra e portmandosė qėndroi gjatė duke
shikuar veten. Herė afrohej nė ekranin e pasqyrės sa i dukej imtėsisht fytyra
ezmere, sytė e shkruar e qerpikėgjatė dhe hunda e vogėl- dhe herė largohej duke
vėrejtur konstruktin e rregullt tė trupit, kėmbėt e gjata e tė drejta, pak bel
ku pėrthyhej bluza vishnjė dhe lart gjoksi i zhvilluar mė tepėr se mosha.

Hoqi pantallonat terital dhe provoi njė palė kadife qė i rrinin puthitur.
Edhe bluzėn e ndryshoi, veshi njė tjetėr mė tė tejdukshme dhe sipėr saj hodhi
xhupin blu. Kjo veshje e tregonte tamam sa e gjatė ish dhe ia nxirrte mė nė pah
tiparet trupore.
Nisi tė fėshkėllejė njė motiv kėnge duke vallėzuar nė dhomė
me duar tė hapura. Si nė revistė i kaluan njė varg daktilografistesh qė punonin
ministrive e drejtorive qėndrore; ato i dukeshin tė bukura e mė tepėr se kaq,
ēapkėne e tė shkathta. Nė tė vėrtetė Diti ėndėrronte tė ishte si ato me njė vend
pune tė sigurt, me ngacmime miqėsore e pse joedhe me ndonjė lidhje mė tė
qendrueshme.
Ditėn e dytė tė punės, shkoi mė herėt se zakonisht pėr tė parė
nga afėr mjediset e pallatit tė Kulturės. Pastrueset kishin hapur tė gjitha
dyert e po pastronin me njė farė mėrzitie.
Shkoi te makina e shkrimit dhe nė
njė cep tė tavolinės la bukėn e mėngjesit. Ashtu e ulur shtyu derėn e garderobės
dhe u mahnit, dhoma ish shtruar me parket, dollapė e sirtarė mbushur me veshje
dhe njė mori pasqyrash tė mėdha qė pėrqeshnin njera-tjetrėn.
Hyri brenda dhe
ndezi dritėn; u turbullua nga vetja, portreti i saj u shfaq nė pozicione tė
ndryshme, ishte mė e bukur nga ēfarė e mendonte veten.
U ul sėrish nė
karrike. Tak-tak-tak, nisi tė ēukiste nė makinė shkrimi. Tak-tak-tak, ja nė kėtė
dhomė afėr meje zhvishen e vishen artistėt, bėjnė grimin, mgacmojnė
njeri-tjetrin, ndėrrojnė miqėsitė, puthen e pėrqafohen sipas rastit, bėrtasin
deri nė kupė tė qiellit. Tak-tak-tak, shkronjat qė hidhte me vėshtirėsi nė letėr
i ngjanin si vemje. Tėrė kohėn do tė hedh nė letėr kėtė mizėri vemjesh!

Erdhi kompozitori, njė natyrėftohtė qė fliste tepėr rrallė dhe i dha njė
fletė programi.
- Ma bėj tri kopje, tha ai.
Diti tundi kryet.
- Vjen
tė lėvizim pak pianon, kompozitori ngutej.
Ajo e ndoqi pas.
Hynė nė njė
dhomė nė kat tė tretė. E kapėn pianon lėvizėse dhe e zhvendosėn mė majtas; nė
pjesėt e ndritshme tė saj u dukėn fytyrat e tyre.
Vėshtrimi i vajzės ishin
gllabėrues dhe sytė e kompozitorit u shtangėn dhe u ulėn poshtė. Tundues ish
edhe gjoksi i saj ku i dalloheshin qartė dy thithkat e zinj e kryeneēė.

Kompozitori shkėrmoqi dhėmbėt, ndėrsa Diti tha “mė falni” dhe shkoi kryeulur
te vendi i vet. Tak-tak-tak, te ajo karrige ulet kompozitori, shfleton partet
dhe lėviz gishtat mbi tast. Dhoma mbushet me tinguj tė ėmbėl, melankolikė dhe
kėngėtarja bėn naze. Thonė se kompozitorėt mbajnė shumė dashnore, po ky s’duket
aq agresiv. Njė kompozitor i shquar ishte martuar me ish nxėnėsen e tij, njėzet
e kusur vjeē mė tė vogėl, dhe kishte pranuar nė kėmbim internimin nė njė qytet
periferik ku tė pėrzhit vapa dhe ku intelektualė quhen dizenjatorėt e shtėpive
tė kulturės.
Dhjetra mendime i fugonin nė mendje, ndėrsa nė institucion
ishte shtuar lėvizja; artistėt-amatorė hynin rrufeshėm dhe e pėrshėndesnin:

- Mirėmėngjes!
- Si ke fjetur mbrėmė?
- Paske ardhur herėt sot, kjo
ish vajza mė simpatike e asamblit tė valleve, ajo dilte shpesh nė TV dhe nėna e
saj mėrmėriste: ėshtė aq e bukur sa t’i presėsh kryet!
Diti tundi kryet.

- Qenke bėrė e mirė, vijoi valltarja.
- Falemnderit, Diti u skuq dhe
nisi tė radhiste programin e kompozitorit mė njė farė drithėrimi nė trup. Me
mendje kqyri siluetėn e vet dhe u lumturua. Nga gardėroba u ndje njė zhurmė
fėrfėritėse, dikush ndoshta puthej dhe Diti pati sėrish drithėrim tė hontė.

Drithėrima u shua. Valltarėt po delnin njeri pas tjetrit; ajo e ndjente se
disa syresh po e vėrenin me admirim, njė valltar tundi kryet me nėnkuptim.

Diti doli ēaplehtė dhe trokiti nė studion e kompozitorit me fletėn e
programit nė dorė.
- Hajdeni, tha ai butėsisht dhe i zgjati njė stol vezak.

- Kam punė, Diti u purpurua.
- Tė gjithė jemi me punė.
Vajza u ul me
njė ndjenjė turpi.
- Keni vendosur tė punoni kėtu?
- Tė shohim.
- Tė
pėlqen muzika?
- Sigurisht.
- Ju jeni shumė e mirė... a dini kėtė gjė?!
-djaloshi filloi t’u bjerė tastave. Tingujt fėrgėrinė dridhtas, mė pas
brafulluan, mė pas u luhatėn.
Diti u mundua tė pėrqėndrohej duke iu dhėnė
tingujve njė farė domethėnieje, por duart e kompozitorit e tėrhoqėn rreth vetes.
Tri-katėr sekonda, njė puthje e beftė, e ripėrsėritur.
- Kėshtu bėni me tė
gjithė ju, mezi shqiptoi ajo.
- Jo me tė gjithė, tė jesh e sigurt. Ju jeni
femra mė e mrekullueshme,-ai desh ta pėrqafonte pėrsėri po ajo kundėrshtoi dhe
doli me hapa tė matura.
Do tė mė marrė lumi po tė mė puthin ēdo ditė,
arsyetoi ajo.
Nė orėn katėrmbėdhjetė vajza doli nga pallati i Kulturės dhe
nė shtėpi hėngri drekė me qejf. Rikujtoi skenėn e sotme dhe iu duk diēka e
kėndshme, nė fund tė fundit e kish puthur njė kompozitor i madh, ndoshta edhe
njė kėngė mund t’i kushtohej asaj, artistėt janė tė krisur.
Pasdite Diti
bėri njė shėtitje te rruga ndanė parkut “Rinia”, kaloi kot nga pallati i
Kulturės dhe hodhi njė vėshtrim lart nė studion e kompozitorit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Ēerēiz Loloēi Empty
MesazhTitulli: Re: Ēerēiz Loloēi   Ēerēiz Loloēi Icon_minitime23/11/2009, 17:23

Prag pėrdhunie


Nė fillim
Keti e kish quajtur fatbardhėsi, emėrimin nė kėtė fshat tė humbur me tirdhjetė e
ca shtėpi, tė shpėrndara sa andej-kėtej, me pyje tė dendura e tė frikshme qė e
shndėrronin qiellin nė njė ēip mjeran, me pak diell dhe me muzg tė gjithhershėm.
Tri shokėt e kursit, pikėrisht nė provimet e fundit, ishin arrestuar e qenė
dėnuar me 35 vite burgimi sė toku. Dy djem dhe njė vajzė (ne mund tė ishim edhe
katėr, do thosh mė vonė Keti), njė me “cen nė biografi”(miku i saj) e dy nga
familje komunistėsh, u thirrėn si zakonisht brenda njė nate nga organet e punėve
tė Brendshme dhe fill pas tri javėsh, dolėn nė gjyq. Ankthi i mosarrestit tė
saj, e kish vėnė pothuaj pėrfund dhe ato ditė vere, e strukur nė vetminė dhe
heshtimin e vetvetshėm, i ngjanin tmerrėsisht tė gjata e pambarim.
E hėnė, 8
korrik: jeni e arrestuar nė emėr tė popullit...
E martė, 9 korrik: do tė
shkoni deri nė hetuesi pėr njė formalitet tė vogėl.
E mėrkurė,10 korrik:
pėrse kėrkoni tė merrni arratinė nė njė botė tė qelbur (nga goja, nga xhepat,
nga kindskutat e hetuesit del njė duhmė e kutėrbishme), kush ju financon, me kė
mbani lidhje tė fshehta...?
E enjte,11 korrik: keni qėnė me dy tė huaj nga
Kosova qė ju kanė pyetur e kanė vėnė nė dyshim egzistencėn e bulevardit
“Dėshmorėt e kombit” qė simbolizohet nga dy dėshmorė joshqiptarė, po nga klasikė
tė mėdhenj, Lenini e Stalini.
Mė mirė mė arrestoni e mė dėnoni me
njėqindenjė, klithte ajo pa zhurmė nė orėt e vona tė mosgjumit.
Mė 15 gusht
mbėrriti nė fshat, pasi kish pėrshkruar kilometra tė tėra, ish takuar me
kryetarin e kėshillit, me kapon e Frontit e sekretarin e partisė (i pari- me njė
sy tė vėngėr, i dyti- me njė kėmbė zvarrė dhe i treti-krejt pa dhėmbė); ish
rregulluar disi nė njė dhomė pėrkrah depos sė armatimit qė ruhej nga tri burra
me rrob-zhgune tė pista.
Filluan ditėt monotone tė mėsimit, u bė plot njė
vit dhe ajo mė nė fund e kuptoi se ish njė e burgosur qė nuk komunikonte me
askėnd, qe duhej tė endej mes disa qėnieve mjerane qė thirreshin edhe katundarė.
E vetmja lidhje me botėn ish njė tranzistor xhepi qė kapte vėshtirėsisht valėt
sllave apo italiane.
Rinisi viti i dytė i punės me ngjyrat e mėparshme:
reshje tė pafundme shiu, dėborė pėr disa muaj, kryetar-sekretarėt e fshatit qė
do gazmonin jetėn e njerėzve, tri rojet e depos sė armatimit qė lanin shkel e
shko vetėm pjesėt e zbuluara tė trupit e qė flenin gjithė natėn me gėrhima
llokoēitėse dhe me ca armė tė gjata mes kėmbėve.
Kėto rojet kurrsesi nuk
mund tė flejnė, i vetėtiu djallėzisht nė mendje njė rrengė e mbrapshtė Ketit,
mbrojtja e atdheut ėshtė detyrė e shenjtė, e lartė. Tridhjetė parulla, janė
vetėm pėr ruajtjen e vatanit. Jeto si nė rrethim. Puno edhe ti pėr mbrojtjen.
Mos ia kthe shpinėn armikun. Vra njėqind e pastaj mund tė plagosesh. Sulmo si
era, zhduku si rrufeja...
Atė pasdite ajo filloi tė konkretizonte idenė e
saj: doli pakėz e shkujdesur nė dritare me sisė gjysmėzbuluar dhe me do veprime
qė mund tė vinin nė lėvizje edhe meshkuj mė seriozė. Pak krahė tė zbuluar,
ngitje e njėrės kėmbė nė parvazin e dritares si pėr t’u shkrythur...
Rojet e
depos sė armatimit e pikasėn pak me vonesė, po reaguan menjėhere: nė tėmthat
eshtrore apo nė atė grumbuj kockash u sekretuan lėngjet e para epshndjellėse.

Keti u fut nė dhomėn e saj pėr tė nisur sfidėn e dytė. Prapa katramave tė
rrasur nė xhamin e dritares, ajo vėreu habi-alarmin e tri rojeve me moshė nė
prag pensioni.
Ajo doli sėrish nė dritare, kėtė herė duke deklamuar shpinėn
e bardhė e tė bukur. Diē si mornica apo diē tjetėr mjegullore iu pėrsoll rreth
vetes.
Rojet e depos sė armatimit u gjallėruan dhe u fshehėn brenda nė
kolibe pėr ta kėqyrur paqėsisht.
Keti u kthye gjokszbuluar dhe ata u zhytėn
edhe mė nė kashtėn e ndyrė tė kolibes duke cakėrritur sytė nga birat e
sapoēelura.
Loja vazhdoi pėr tri javė (nė fshat ishte e pamundur tė dalloje
lėkure femre; megjithėse zakonet prapanike dėnoheshin me ligj, gratė dilnin
pothuaj tė mbuluar) dhe ata tė tre, tė jargosur nga epshi, vėzhgonin barkas tėrė
kėnaqėsi.
Mė nė fund vajza u lodh nga kėto skena komike. Tani mund tė jem e
qetė, tha ajo, pasi i vura nė shėrbim tė vatanit. Mjafton tė dal zhveshur njė
herė nė javė dhe ata gjenden syzgjuar e tė mbufatur prej tymit pėr tė gjitha
ditėt.
Nė kohėn e pėrfundimit tė lojės sė parė, ajo piu konjak dhe bėri njė
gjumė tė rehatshem.
Hakmarrja tjetėr, erdhi mė pas. Ajo do thėrriste Markun,
njė djalė gjashtėmbėdhjetė-shtatėmbėdhjetė vjeēar qė vijonte klasėn e shtatė pėr
tri vjet resht, do e ftonte tė flinte ne banesėn e saj me preteksin se ndjente
frikė e pastaj gjithēka do shkonte sipas parashikimit.
...Marku hyri i
drojtur nė dhomėn e Ketit.
- A bėn dashuri, ti Mark?pyeti Keti paturpėsisht.

- Jo, zonjush mėsuese, ėshtė marre.
- A ke kėtu, Mark?-Keti shkoi mė tej
duke e provokuar nė organin seksual.-Ehe, paske, po zakonisht pėrdorni ...dorėn.
Tėrė meshkujt e fshatit sajdisen me dorė, dorėpėrdorues tė begatė. Ēfarė
lumturie, ēfarė qejfi pa mundim!
Djaloshi nuk foli, i shtangur nga fjalėt po
edhe nga gjestet e mėsueses.
- E di ti Mark se nė fshat bėhet njė farė
orgjije,-Keti e shkopsiti djalin dhe i shtyu rrobat me kėmbė drejt pragut tė
derės. - Kėtu bėn dashuri brigadieri, normisti, kryetari i kooperativės dhe po
tė ankohet kush pėr ta, gjendet nė burg...Nejse, shko lahu dhe ec shpejt.

Ndėrsa djaloshi u ēapit pėr nė banjė, Keti hoqi robdėshambrin dhe u shtri nė
krevatin portativ. Ajo kujtoi diēka nga lidhjet e hershme me mikun e saj tashmė
tė burgosur, kujtoi trillet e tij tė pafundme: njė natė vere krejt lakuriq, njė
vrap pylli gjithashtu lakuriq, pėrkujdesjet e tij, mėrmėritjet e deri te
dridhjet..Mos po bėj njė mėkat kundėr tij, tha ajo. Po a mund tė dal ndonjėherė
prej burgu?! E pamundur, nė kėto burgje dihet vetėm hyrja.
Marku qėndroi te
dera duke mbuluar me duar diēka tė zezė, aty ku puqen tė dyja kėmbėt.
- Aty
rri, - foli Keti. - Ne do tė bėnim dashuri pėr shumė gjėra tė lumtura, pėr
kooperativėn, pėr drithrat e bukės, pėr pleniumin e katėrt tė KQ tė Partisė, por
njė herė tjetėr...
Marku s’bėzani.
Vetė Keti ish pėrfshirė nga njė valė
inati dhe, kurvėrimi me kėtė malėsor tė pagdhendur, i dukej si pak poshtėrues;
tek e fundit veprimi i saj nuk kish asgjė tė njėjtė me aktet makabre at-bijė apo
nėnė-bir. Kohė mė vonė ajo kujtohej se nuk kish shkuar deri te pėrdhunimi me
nxėnėsin Mark, por kish arritur nė diēka tė ngjashme, nė njė farė lakuriqsie tė
tė dy trupave, nė njė farė kundrimi tė dyanshėm dhe nė njė kuje tė lemerisshme
tė saj nė shtratin portativ.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Ēerēiz Loloēi Empty
MesazhTitulli: Re: Ēerēiz Loloēi   Ēerēiz Loloēi Icon_minitime23/11/2009, 17:24

Hiret e prostitutave
Novelė


Kryekrejė

Gojėdhanat e moēme
rrėfejnė se nė Gardhiqin e lashtė e tė ndritshėm, fshati ka qenė njė fis i madh,
ndoshta mė i herti, me pari e zotėrimet e veta qė tashmė kishte ruajtur shumėpak
nga moēmėsia pagane; sikundėr shumė katunde tė tjerė dikur merrte trajtėn e njė
qytetthi me krejt infrastrukturėn e tij, me pajimet dhe objektet qė pėrmbante ky
emėrtim dhe pas njė farė kohe kthehej nė formėn e njė garumbulli gėrmadhash duke
u rikonturuar si qytezė e stėrmadhe. Shumė-shumė kohė mė vonė, pėr njė fjalė
goje qė fyhen shpesh krenarėt, fisi u hapėrda nga i hanin kėmbėt e nga u puqej
terezia, kryesisht afėr pėrrenjve apo buronjave me tė fshehtat livadhe e lėndina
tokėkafenjta qė kthehen pa shumė mundim nė kopshte pjellshmore.
Njė degėz e
vogėl e fisit ngriti shtėpi joaq larg prej trungut mėmė, pėrbri lumit Belicė, me
shpresė se mėria e kotė e madhėshtisė paskaj do tė fikej ditėpasdite, si fitil i
lagur, dhe ai do tė bashkohej sėrish me shtėpi njė e dykatėshe, me popullatė tė
shumtė dhe me begati qė e ngrinte aty pėr aty.
Megjithatė kėtu qėndroi
gjatė, deri nė dekadat e mbrame tė shekullit tė nėntėmbėdhjetė, vuri gjendje e
prokopi, shtoi parcelat e punueshme, rriti krerėt e bagėtive tė imta dhe u nder
nė gjysmėkodrinė me ujė dhe pa ujė.
Fshati njohu shkatėrrimin e parė nė
pėrpjekje me fillimsundimin e Ali Tepelenės dhe e mori veten ngadalė; nga strehė
e sigurt e vezirit tė dy shteteve (nėna e pashait vinte shpesh nė kalanė e
verimit tė freskėt), ai u kthye nė njė terren armiqėsor pėr shkak tė fjalėve qė
ngarkonin me turp e marri familjen pashallore.
Thuhej se nėna e pashait
kishte vėnė nė ngasje dy nga burrat mė tė pashėm gardhiqotė qė ishin tunduar pėr
disa stinė tė rreshtrreshtme dhe mė nė fund e kishin pėrdhunuar njė tė premte tė
mirė. Kishte qenė njė ditė e paformė kur nuk ndihej prania fizike e pashait, por
as edhe hija e tij qė ishte po aq e frikshme sė bashku me njė shpurė besnike qė
mund tė tė hiqte qafe edhe pėr dyshimnajėn mė tė vogėl.
Kėshtjella e
ndėrtuar prej vetė Aliut tė Janinės, nė njė pikė dominuese siē bėheshin rėndom
karabina tė tilla, teksa nuk kishte njohur asnjė humbje nga pėrtej kufirit ishte
pėrdhosur nga zemėrimi i pashait qė nė pamje tė jashtme nuk falte pėr tradhti.
Njė variant tjetėr pranonte se Aliu ishte hakmarrė pėr mosrrebelim tė mėvonshėm
tė banorėve kėshtjellarė qė mbaheshin si kryeshkretė dhe tė patutur pėr t’u
matur me kėdo.
Njė cmirė fshatrash pėrreth pėr banorėt e gjatė e me fortesė,
dukej se ishte njė hipotezė tjetėr nė mėrinė e pashait tė Janinė -Tepelenės; tre
kryevendas kishin mundur tė takoheshin me vetė Zotin e madh duke e vėnė nė
dijeni pėr tradhtinė e gardhiqotėve ndaj nėnės sė tij; ajo ėshtė e pafajshme,
ata pėrfituan nga rojet e kėshtjellės dhe e pėrdhunuan tek ishte nė
fundperiodash, mund t’u kenė dhėnė bashkish rojeve dhe kanė kryer turpin e madh,
dukej se i kishin kumtuar zėulėt duke i paraqitur edhe disa dėshmi tė tjera qė
s’kėrkonin kundėrshahitė.
Pashai i ka dėgjuar me vėmendje por, ndryshe ngasi
vepronte pėr raste tė tilla, urdhėroi t’i vritnin pas njė ore dhe shkoi vetė tė
shihte trupat e pajetė. Pėrtej thashethemeve qė vejevinin nė zakonshmėrinė e
vet, pashai kishte dyshuar nga kėrkesa e papritur e nėnės pėr t’i pasur dy
kryeshkretėt e pėrdhunimit nė stafin e saj tė sigurisė, ēka kishte ndikuar edhe
nė vendimin e madh: vrasjen enigmatike tė dy gardhiqotėve dhe zhdukjen e
vrasėsve tė tyre.
Nė agimrendjen e kėtij shekulli, erdhi shkatėrrimi i dytė
nga korofillakėt grekė qė u ndje joaq nė rrėnimin e shtėpive e shkretėtimin e
tokave, sesa nė prerjen masive tė banorėve dhe nė vdekjen e muhaxhirėve brigjeve
erėftohta e ullishtore tė Vlorės.
Pastaj ia behu lufta tjetėr qė pati sėrish
tė vrarėt e vet, djegje e pėrzhitje tė pėrmasave tė mėdha, masakra dhe gjithfarė
ndodhish tragjike qė dukej se edhe fshati ishte i pėrgatitur pėr hata tė tilla
por edhe agresorėt nuk pėrtonin pėr ta sendėrtuar pėrgjatė ēdo lufte.

luftėn e fundit fshati degė-fis u dogj dy herė nga okupatorėt nazi-fashistė pėr
mosnėnshtrim dhe sidomos nga pamundėsia pėr tė tėrhequr rreth vetes qoftė edhe
njė njeri tė lėkundur. U sheshuan shtėpi, kasolle e hajate; u vranė dhe u
sakatuan njerėz e bagėti dhe fshati u ngjit mė lart sikur tė mos kish ndodhur
gjėkafshė; u shkrumbua sėrish nga gjermanėt dhe hodhi rrėnjė aty ku ėshtė sot:
nė gjunjėt kodrore tė njė mali gursertė, me ujė tė ftohtė nga tė katėr anėt,
kryesisht pėr vaditjen e fushėzave, dhe me blerim tė pafund.
Kėto mote tė
pazakonta, si pas ēdo fundlufte, u bėnė martesa tė mjafta nė moshė tepėr tė
njomė (brendapėrbrenda fshatit, nė fshat - mademe po edhe pėrreth zonės) duke
ndjekur parimin e rreptė tė kryepleqėsisė ku ēdo familje lypsej tė kishte mėse
gjashtė fėmijė dhe qė ky limit mund tė shtyhej nėse vajzat pasonin njera
tjetrėn.
Dielli i fshatit lindte mes dy malesh dhe perėndonte qetėsisht nė
njė horizont tė paanė duke u shoqėruar me dhjetra punė tė pėrditshme, njė mori
lajmesh turbullane, njė varg grindjesh tė lehta e tė rėnda (nė kėsi rastesh,
katundarėt ndaheshin nė dy kampe jo tė barabartė) qė rrallherė pėrfundonin me
gjak e humbje jete.
Fshati u bė i pjerrėt sa s’thuhet ku fare kollaj mund tė
rrėzoheshe duke baritur mbi zallin e bardhė, mund tė shkiste rrufeshėm dėbora,
(pėrjashtuar vendet e futura e sqetullat e kodrave), shiu, era ftohtane e Jugut
dhe ai, tėrėdjallėzor e i vetėkėnaqur, ngrinte krifėn e kaftė tjegullore e
tymoste pa merak me njė sėrė oxhakėsh bolldungė e kryeneēė.
Ky ishte njė
fshat i zhurmshėm, poterexhi qė rrallė e gjeje nė vend tjetėr, nuk ka tė dytė nė
botė, thoshnin tė gjejdisurit-mėrgimtarė nė Amerikė, Argjentinė e Australi kur
bujtinin herėpashere nė vjeshtė tė ndryshme me dhurata dhe pako tė llojllojshme.
Njė vizitori do t’i dukej jo e natyrshme paepja e tij si njė rit pagan qė
mbijeton nga njė luzmė instiktesh marramendėse ku e shumta - e shumta mund tė
rrije si shetitės vetėm njė javė, (asnjė minutė mė tepėr!); ai tė krijonte
pėshtypjen e rreme se pėr pak ēaste mund ta njihje me gjithsej deri nė skutat mė
tė fshehta, me tė pesėdhjetedy banesat e poaq oborre tė madhėsive tė ndryshme,
me njė seri pemėsh frutore pėrqark, me njė varg rruginash tė pocaqisura midis,
tepėr tė lexueshme, si damarė mavi nė qafėn e njė njeriu tė mjerueshėm tė brezit
tė mbramė.
Ja, pėrpak kohė pėrqėndroheshe nė numėrimin e familjeve: Hakanajt
me kopshtin qersė e dy-tri pemė - vidhe mbushur me rrush e lerushqe, Ruskajt
poshtė tyre, tri familjet Mersini, Mahmutajt me pesė shtėpi, Bellajt me shtatė
banesa e tre vejusha tė kaluara nga mosha Brenda katėr mureve, Islamajt me dy
shtėpi, Mufitajt, Hysajt, mėhalla e Dines me gjashtėmbėdhjetė konakė rrasur nguc
e nguc, Muhametajt me gjashtė shtėpi, tre karakatinat e Makashajve, dy familjet
Nora, tjetra Birbili e nė fund Hilajt.
Mjafton tė picėrroje sytė dhe do tė
shikoje mėngjezin e hirtė, do tė vėreje si hapeshin lesat, portinat e kasolleve
dhe hajateve nga ku dilnin duke blegėritur bagėtitė pėr kullotje, (bėėėrrrr -
firoma e tyre nderej pezull mbi mjegull); nga oxhakėt blanja-blanja tė zeza
ngriheshin lart vorbuj tymi si tė shtynin diku pas malit tisin e ftohtė
mėngjezor.
Nė mbrėmje do tė kėqyrje gjithashtu se si kjo masė e madhe
kafshėsh, qingjash, kecrash, dhensh e dhish ndahej vetvetiu pėr nė shtrojet e
veta - tėrė ajo vrazhdėsi e njerėzve dorėzohej pikėrisht nė marrėdhėniet me
gjėnė e gjallė qė i mbante po ashtu me frymė.
Nė kėtė fshat me shumė ndodhi
u linda unė, pa qenė aq i lidhur me tė kaluarėn e tij trimėrore e tė frikshme.
(Babai kish lindur nė qytet dhe ish larguar nė njė moshė tė pjekur pėr tė
administruar sinoret e tokave e tė pyjeve tė shumta tė tė atit e xhaxhallarėve,
vdekur gjatė luftės me grekun e Parė). Natyrisht nė pėrfytyrimin tim, pėrmasat e
vendlindjes sė prindėrve sfumonin pa mėshirė jo mė njė fshat, po disa tė tillė
tė marrė sė toku. Para meje qyteti i prindėrve ngrihej si njė aureolė e
zdritshme ku nuk i fironin njerėzit e shquar, megjithėse nė fshatin pėrandej
lumit kish lindur njė kapedan i dėgjuar e i paepur ndaj turqve, pak mė tutje e
kish bėrė me famė truallin e vet arkitekt Sinani me minaretė e hijshme e tė
Bukurėn kishė Sulejmanie dhe vetė fshati kish tėrbuar e hazdisur pėr disa vjet
me radhė deri mė 1812-ėn njė Ali krenar Tepelenė.
Ky fshat me vend tėrėsisht
sertan, me njė simbiozė tė hatashme vrazhdėsie e butėsie, s’mund tė krahasohej
me askėnd e ndėrkohė mund tė matej me tė gjithė pa iu tutur syri.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Ēerēiz Loloēi Empty
MesazhTitulli: Re: Ēerēiz Loloēi   Ēerēiz Loloēi Icon_minitime23/11/2009, 17:24

Fillimi i muranės


Kompania partizane e njė zone tė Jugut
ndodhej ende e rreshtuar, ndėrsa pėrpara qėndronin trembėdhjetė luftėtarė tė
Ballit Kombėtar, tė kapur robėr pas njė spiunimi nga vetė radhėt e tyre.
-
Merrini e pushkatojini! - urdhėroi komandanti i kompanisė, njė burrė i gjatė e
fytyrėbardhė. – Toga e parė do tė bėjė ndėshkimin, do t’i nxjerri pak matanė dhe
do t’u japė dėrmėn, t’u fusė nga njė **** plumbi dhe t’i mbulojė nė njė rrėpirė
pėrroi.
- Po ata u dorėzuan qė me thirrjen e parė, - ndėrhyri
zėvendėskomandanti i kompanisė, Kismet Hakani.
- Pushkatojini tė gjithė; ata
janė armiqtė tanė, janė mė tė rrezikshėm se italianėt.
- Ne jemi nė aleancė,
kemi bėrė edhe njė konferencė, kemi njė pakt...
- Eshtė urdhėr nga lart, ca
i dini e ca nuk i dini ju.
- Tė falurit nuk vriten. Ne e njohim dhėmbė e
dhėmballė sho - shokun; ata janė burra si ne e nuk mund tė poshtėrohen
pabesisht, janė nga fshatrat tona dhe nga zona pėrreth krahinės.
- Tė
pushkatohen dhe pikė! - u hakėrrye komandanti i kompanisė. - Nėse vazhdon tė
kundėrshtosh, ti do tė jesh i katėrmbėdhjeti.
- Provoje po ta mbajti zava e
rrypit, - Kismet Hakani hoqi siguresėn e automatikut. - Mė kėtė karikator, do tė
t’i hedh trutė nė erė!
- Do ta shohim kėtė provokacion, - komandanti i
kompanisė qe tėrhequr pėrpara vendosmėrisė sė tjetrit. Ballistėt shpėtuan nė
kėtė rast, por u ndodh njė kompani tjetėr qė, me njė grup pushkatarėsh, realizoi
ekzekutimin e tyre dhe qė familjet nuk u lejuan pėr t’i pėrcjellė mortisht pėr
nė banesėn e fundit.
Ngjarja nuk mbaroi me kaq. Kismeti u thirr dhe u
kėshillua pėr tė qenė mė i bindur. Ata do tė silleshin mė ashpėr me mua, po nuk
kanė se ēfarė t’i bėjnė babės, baba ėshtė kryeplak, po ėshtė edhe komit. Nė
fshat erdhėn nė shpejt ata tė Partisė dhe gjithė banorėt u kthyen me ta; po tė
kishin ardhur krerėt e Ballit do tė ndodhte e njėjta gjė, mendoi Kismeti.

Edhe herė tė tjera, nga disa komanda partizane kish patur njė si njė etje
pėr terror. Nė fshatin Arianitas robėrit italianė tė kapur, ishin hedhur tė
gjallė nė njė gropė tė madhe dhe ishin mbuluar me dhe; pėr ditė me radhė fshati
kish dėgjuar ulėrimat lebetitėse tė tyre po askujt nuk ia mbante t’u shkonte pėr
ndihmė. Tė gjallė e tė vdekur kapėrtheheshin e ndaheshin, ia nisnin pėr tė
disatėn herė pėrpjekjes pėr tė shpėtuar nga masivi i dheut por ēdo stėrmundim
nuk mundi t’i nxirrte pėrsipėr. Urdhri i mbulimit tė gjallė tė robėrve italianė
u mbajt pėr njė kohė i fshehtė, por njė prej partizanėve tė plagosur, nė kllapi
e sipėr, kishte pėrmendur dy emra qė shkonin nė kupolėn e Shtabit tė
Pėrgjithshėm tė LNĒ-sė; njė gjeneral i burgosur dinte mė shumė detaje rreth
kėsaj masakre ku emri i urdhėruesit rrinte nė tri palė dosje dhe nė tri emra tė
besuar, si njė kumt kėrcėnues, qė mund tė rrezikonte nė karrierėn e mėtutjeshme.
Pa kryer njė vrasje, pa dhėnė prova, vėshtirė se mund tė ng!
jitje hierarkinė
e drejtimit, kujtonte gjenerali i burgosur qė kishte fituar lirinė pas viteve
nėntėdhjetė tė shekullit tė shkuar.
Tė kryeje njė masakėr, akoma mė mirė,
mund tė ngjiteshe shumė lart, nė krye tė brigatės, tė divizionit, tė
korparmatės; kjo dihej nga numri Njė i shtetit dhe ishte njėheri fat dhe kob.
Dosja pėrkatėse ruhej nė njė nga tunelet sovjetike, nė njė zgafellė mali qė
vėzhgohej periodikisht, bash te rrėnjėt e atij krimi e kishte tė siguruar nje
aureolė drejtimi nė nivele mjaft tė larta siē edhe mund tė tė kthehej nė njė
pistė mortore ku mund tė largoheshe me gjithsej.
Pak kundėrshtim nga vija e
partisė, pak respekt pėr botėn tjetėr qė skllavėronte klasėn punėtore, pak
popullaritet dhe befas gjendeshe i pėrjashtuar nga gjithkrejt; pėrjashtim nga
partia, pra pushkatim politik, shkarkim nga posti i ministrit apo i
kryeministrit, shpallje armik nė kulm tė njė grupi armiqėsor, ekzekutim fizik,
burgim i bashkėshortes dhe i familjes, transferim kockash nga njė skutė nė njė
periferi tjetėr dhe pushkatim i njerėzve qė dinin pikėvendosjen e fundit…
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Ēerēiz Loloēi Empty
MesazhTitulli: Re: Ēerēiz Loloēi   Ēerēiz Loloēi Icon_minitime23/11/2009, 17:24

Tė vetmuarit vdesin


Nėna mė shkundi pėr supesh pėr tė disatėn
herė dhe pėrmendi njė emėr qė ende gjysmėpėrgjumėsh nuk po e fiksoja dot. Mė
bėhej se koka mė vėrriste nga lajmet e shumta prej morti qė lindnin qysh nė
pikun e zbardhjes sė ditės (disa i kishin fillesat andej nga mesnata kur qelizat
e trurit rrijnė syēelėt e pėrpunonin krahėpėrthyer materialin e bollshėm) dhe
vėrshonin gojėve tė plakave, belbėzoheshin te fėmijėt (ha tė keqen se ka ndodhur
aksh hata!), merrnin trajtė tė plotė nė bisedat e burrave, peripatonin plot lėng
fshatrave tė tjera tė zonės dhe ktheheshin prapė si mė tė besueshme e pėr t’u
fiksuar pėrjetėsisht. Pastaj koha bėnte seleksionin e vet, nguliste nė kryet e
njerėzve lajmet mė tronditėse, mė tė bukura, mė ankthpėshpėritėse duke u
plotėsuar nė ditė gėzimi a zymtie, po edhe nė ēaste zėnkash. Nuk mund tė rrohej
pa lajme, njė ditė pa to ishte qėndrim nė vend, trullosje masive, vuvitje
vdekėse!
- Ngrihu, - mė tha nėna, - nė kėsoll duhesh edhe ti.
Fėrkova
sytė dhe shikova pėrhumbshėm.
- Tė ikim shpejt se ra dita. Ta krehim e ta
lajmė. Iku nė ēika tė kordhėve, e shkreta, - nėna sikur bisedonte me veten.

- Pse ma prishe gjumin? - e pyeta.
- Ka ikur Sajmeja nė tė dalė tė
sabahut. Tėrė natėn ka rėnė shi me gjyma, ka vetėtirė e bubullirė, ka fryrė erė
e marrė qė tė pastronte zullumet e asaj tė mjerės. Sajmeja dha e mori me
shpirtin dhe vdiq. Njeri pa njeri, fukaresha. Pa pėrkrahje, je njė hiē, njė xero
me xhufkė. Ka njė motėr nė Tiranė qė vajti ta lajmėrojė babai. Ai do tė bjerė
edhe tabutin nga kasabaja, nga qyteti.
Ka ikur Sajmeja, domethėnė ka vdekur,
ka bashkuar kapakėt e syve (po t’i mbeten ēelur ia ulin me dorė ata qė i ndodhen
pranė, ndryshe tė frikėson, tė bėhet nė gjumė), ia ka bėrė kėmbės - vrėng, i ka
shkarė fytyra, i janė shtrembėruar nofullat, i janė mpirė muskuj e damarė - u
formuluan nė trurin tim disa pjesė tė lajmit qė do tė qarkullonte i freskėt kėtė
paramėngjes tė sotėm.
Qenka e ēuditshme kjo vdekja e njeriut kur fare mirė
mund tė rrojė sa t’i teket e si tė dojė! Perėndia shpesh linte pavarrosur ca
pleq mbinjėqindvjeēarė qė mbanin pėrsipėr disa breza, tė harruar nga vdekja ata
monopateshin duke belbėzuar mote tė ēartura; nė kthetrat e holluar tė dhėmbėve
tė tyre mund tė rrėmoje pėr tė gjetur afėrsisht periudha epokash: njė kolerė e
gjatė dukej se u kishte holluar mishrat e nofullave, njė sėmundje tjetėr kishte
grirė pėrbrenda pjesė dhėmballe; dikur mishngrėnės qė gėlltisnin pas therjes
blanja kafshėsh, tashmė i qenė pėrulur masave prej pelte, gjėrave tė buta dhe
pėrsheshėve prej bulmeti.
U vesha dhe dolėm tė dy me nėnėn. Kisha kureshtje
tė shikoja nga afėr njė tė vdekur. Kėsoll i thoshnin njė vendi ku mblidheshin
burrat veē e gratė nė njė anė tjetėr dhe ku do tė pėrcillej i vdekuri. Fėmijė si
unė nuk lejoheshin tė shihnin ngjarje tė tilla mortore se u bėheshin natėn nė
gjumė, ndėrsa pas ēdo procesion varrimi ne kėnaqeshim si tė harbuar sepse
merrnim feta buke gruri me mjaltė, me gliko ose me sheqer.
Nėna e theu kėtė
zakon dhe mė mori me vete.
- Tė deshte shumė, tė kėrkoi tė tė shihte para se
tė mbyllte sytė, - mė tha ajo. - I vdekuri ėshtė si njė shenjt qė fle. Kėshtu
ėshtė dhe mos ki frikė. Edhe surrati mė i shėmtuar, bėhet i bukur kur shkon nė
botėn tjetėr. Sajmeja tė ka dhėnė gjithato herė uratėn e mirė. Mjafton qė i
mbylllje njė shteg, qė i jepje nganjėherė ujė, qė e mbuloje kur flinte dhe ajo
falej pėr ti…
Nėna vazhdonte tė fliste zėulėt, ndėrsa mua mė dukej ndryshe:
njeriu mbyllte sytė, gratė e qanin me ligje (zgjidheshin vajtueset qė i lidhnin
bukur fjalėt dhe bėnin efekt te gjindja), kortezhi pėrsėriste: ka qenė e mirė
ose i ndershėm (pėr tė gjithė thuhej kėshtu paēka se ndonjė mund tė qe
shpirtkatran e poshtėran), hoxha bėnte lutjen, e fusnin kufomėn nė njė gropė tė
thellė dhe atje qėndronte i paprekur derisa, nė net tė errta, nxirrte kopsa e
xhingla-mingla tė tjera dhe bėnte dritė fosforeshente.
Sa herė na porosisin
prindėrit tė mos shkonim natėn nė varre, por tundimi pėr ne ishte i madh. Kur
varri ishte i freskėt, me dheun e njomė pėrsipėr, me lule e dy gurė nga koka nė
kėmbė, frika ishte edhe mė e madhe. Kishte ndodhur qė ishte varrosur njė grua pa
i pushuar zemra, ajo kishte pasur njė ndjenjė kllapie, njė lloj vdekjeje
klinike, pas tri ditėsh ishte pėrmendur dhe kishte shkalafitur tabutin e rėndė
dhe kishte jetuar sėrish; nga kjo paravdekje i kishte mbetur njė tog nishanėsh
nė fytyrė si gjurmė tė brejtėsve qė kishin dashur ta gėrryenin pėr hesap tė vet.

Edhe Sajmeja mė pėrhihej si njė copė ėndėrr qė e vėren vazhdimisht nė trajta
nga mė tė habitshmet. Shtėpia e sė ndjerės ishte poshtė nesh, nė fund tė
kopshtit me duhan, rrethuar nga gardhishtja me kumbulla tė verdha. Para ca
ditėsh njė degė e madhe dardhe ishte shqyer nga era e tėrbuar e Skėrficės dhe
kish rėnė mbi shtėpinė e saj me qeramidhe tė ndryshkura e tė thyera vende -
vende. Ajo qe ngritur e llahtarisur se kish parandjerė tėrmet dhe erdhi te ne e
lebetitur me ca brashnja tė ndotura nė kėmbė. I foli babait:
“Allahu ka
dėrguar haber qė tė vdes”.
“Nuk ėshtė tamam ashtu”.
“Ohu, e di unė, s’mė
do njeri, s’mė do as Allahu atje lart qė i shikon tė gjitha ē’bėhen kėtu
poshtė”.
Babai e qetėsoi dhe e ndihi pėr ta hequr dardhėn e shqyer nga ēatia
e banesės - karakatinė.
Qysh nga ajo ditė, Sajmeja nuk vuri bukė nė gojė
(nėna mė tregoi se edhe ujin mezi e kapėrdinte nė fyt), nė cepat e buzėve iu
krijuan ca fshikje lėtyre, harroi tė dilte nė fshat e u tkurr rreth vetes, u
rrudh e u mpak si shtog i prerė.
Nėna ēeli derėn, brenda ishin katėr plaka
tė moshuara.
- Do e teleqisėsh djalin moj korbė! - tha Xhexheja, njė grua
tetėdhjet e kusur vjeē me dy dhėmbė anės buzėve.
- Nuk e gjen gjė, - nėna
shtiu urėt e zjarrit.
Dhoma ku rrinin plakat, ishte pėrdhese. Deri nė mes tė
saj ishte qylimi ynė, kishte edhe dy minderė tė gjatė kashtėshkoqur nė tė dy
anėt e oxhakut. Nga njėri kėnd rrinin katėr gratė e moshuara, ndėrsa nė qoshin
tjetėr ishte shtrirė Sajmeja, mbuluar kokė e kėmbė me batanije gri.
Nėna
vuri pirustinė dhe, sipėr saj, njė enė uji tė sterrosur po shumė tė bardhė nga
brenda. Asaj i takonte tė bėnte shėrbesat e fundit si fqinja mė e afėrt,
megjithėse pėr raste kėsollesh nuk kurseheshin edhe gratė e tjera.
- Eh,
ē’hoqėm kur e lamė, ishte bėrė kutėrbi! - plaka Tike rrudhi buzėt e pėshtyu te
urėt e zjarrit. - Na nxorri zorrėt e barkut.
- Tė kish vdekur njė orė e mė
parė. Qofsh ti qė e lave dhe e nasqirise, - foli Xhexheja duke u krujatur
nėnsqetull. - S’polli qė s’polli njė fėmijė, do pastronte edhe trupin nga
murdallėqet, fėlliqsirat. Ju kujtohet para njėzet vjetėsh kur i thanė merhumit
Filat, burrit tė kėsaj shkabonje kėtu, se nuk kish vegėl nga poshtė prandaj nuk
bėnte fėmijė?
Plakat qeshėn.
- Edhe, qė tė ngas llafin, - vijoi
Xhexheja, - na nxehet Filati si demi i Zylos e na del te Bregu i Sipėrm. Sheshi
i Bregut qe mbushur me kallaballėk. “Kush ka hapur fjalė se nuk paskam ashtu dhe
qenkam derrodash, gjysmė grua e gjysmė burrė”? - u qe hakėrryer ai. Qenami ėshtė
t’i kėrresh sytė, i afrohet Filatit e i thotė: “More, mirė ėshtė hapur fjala, po
nuk e dimė tamam se ke nga ajo plaēkė e ligė qė bėn hatanė apo je dėrrasė fare;
po tė kishe do ta kishe shprthyer edhe ty njė herė pastaj kiameti le tė behėj”?
Aq donte burrėziu Filat, tundi kryet tėrė qortim, hoqi rrypin si palldėm kali,
shkopsiti ngadalė pullat dhe i uli pantallonat deri nė fund tė kėmbėve; uli edhe
benevrekėt e lerosur. “Merreni, shikojeni e peshojeni kėtė nė mes tė shalėve,
fėrkojeni nga mėngjezi nė darkė, gjithmonė dru do ta keni, pa njė krisje e t’u
mbushet koqja e mėndes!” u tha dhe u tundi llavrakun e zi. Ha – ha - ha!

Plakat qeshėn sėrish. Kėshtu si sot, ndodhte edhe herė tė tjera, kujtoheshin
ngjarje e bėma e shpėrthente haharitja jo sikur tė ish ditė e pėrzishme, po ditė
dasme. Nga gratė e nga burrat. Madje meshkujt harroheshin nė muhabete, kthenin
si pakuptuar gota rakije dhe ia merrnin edhe kėngės; ngjarje tė tilla ndodhnin
mė rrallė dhe nuk harroheshin lehtė.
- Turpi ėshtė pėr tė gjallėt. Kjo e
shkreta, ē’kish nė gjallje e mori nė gropė, - foli Laloja, njė grua e dobėt e me
qafė tė gjatė.
- Ktheju andej ti, - mė tha nėna.
- Ē’do tė bėsh? - e
pyeti Serieja.
- Ta shpėlaj me ujė tė ngrohtė, t’i kreh flokėt e t’i hedh ca
erzina, tė vejė e bukur nė atė dynja, - ajo i zbuloi kryet dhe po e rregullonte.

Nė dhomėn pėrdhese hynė gra tė tjera dhe nė ēast nisi vajtimi. Unė shikoja
atė masė tė vogėl, mbuluar me batanije gri tė zbardhur dhe mė dukej se Sajmeja
rrinte e pėrgjonte ēfarė do tė thuheshin pėr tė, kush do t’ia zinte shtėpinė e
kush do ia vidhte zahirenė e dimrit, kush do t’ia merrte kopshtin, a do t’i
bėnin nderimet e fundit dhe a do ta vajtonin me ligje si pėr njė vajzė tė re.

E kisha kėqyrur disa herė kur ulej nė bisht prapa gardhit me thanė e
kumbulla tė egra dhe dėgjonte e shkrirė nga kėnaqėsia zėnkat e grave, si jehonė
e kacafytjeve tė burrave, ma mallkime nga mė tė thekshmet e me ngatėrrime duarsh
nė flokėt e shpleksur a nė pjesėt mė delikate tė trupit. Atėhere mblidhte buzėt
si ullukė dhe i jepte ngushėllim vetes se kjo botė firare dhe e halldanosur nuk
ėshtė gjė si fillikat, tek - pullė, pa mbėshtetje e nė hesapin tend - si me
shumė shpirtra nė njė konak qė veē andrallave tė pasosura asgjė tė mbarė nuk tė
sillte.
Gratė vazhdonin tė qanin duke zėvėndėsuar njera-tjetrėn me njė stil
monoton e tė ngacmueshėm. Nėna mė kapi pėr dore e mė nxorri pėrjashta.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Ēerēiz Loloēi Empty
MesazhTitulli: Re: Ēerēiz Loloēi   Ēerēiz Loloēi Icon_minitime23/11/2009, 17:25

Shtėpia-shkollė


Kryetari i Kėshillit Kismet Hakani, erdhi
nė shtėpinė tonė qysh pa aguar dita. Nėna i bėri njė ēaj mali qė e rrufiti ashtu
tė nxehtė duke pėrplasur buzėt e trasha. Gėzonte nam tė mirė nė fshat, i ngjiste
fjala aty pėr aty, si dhe babai i vet ish kryeplak. Doli ndėr tė parėt partizan,
kur mė parė bėri edhe gjashtė muaj burg si gjimnazist turbullues dhe u kthye nga
lufta pasi u end edhe njė vit me forcat e ndjekjes. Ēdo libėr e lexonte
rrjedhshėm e me zė bubullitės, veēse pėr tė shkruar pėrdorte gėrma kapitale dhe
fletoret i mbaroheshin shpejt. Aty nga viti 1947 e kėrkuan me ngulm tė punonte
me detyra tė rėndėsishme, deri nėnkryetar prefekture nė Durrės (kur e kujtonte
mė vonė pėshpėriste se mund tė qe bėrė si i ndėrkryer, sos tė tjerat e
pushtetit, pritje – pėrcjelljet, varvingot nėpėr zyra, hajde moj zonjė, dil more
zotėri, po na edhe arap nga plazhi), megjithatė ai nuk pranoi dhe u kthye nė
vendlindje duke menduar vetėm pėr tė.
Ne fėmijėt nxorėm kryet nga jorgani
dhe shikuam nga ai qė po dridhte njė purro tė trashė si shtupellė, tė cilėn e
ndezi me urė zjarri.
- Kam mejtuar tė bie nja dy arsimtarė, - i tha babait.
- Vrava mendjen tėrė natėn dhe m’u bė lėmsh, m’u kokoleps. Ja i prura mėsuesit,
po ku t’i shtroj pėr tė fjetur?
- I mbajmė me sira nė shtėpitė tona. Bulmet
kemi se bagėtia po mėkėmbet, fruta sa tė duash, - tha babai.
- Nuk ėshtė
fjala pėr njė vit, ata do tė rrinė gjatė. Tėrė fshati bėhet nja treqind e ca
shpirt. I shėnova njė ditė nė katėrshor, - Kismeti nxorri nga xhepi i prapmė i
pantallonave tė shajakta, ku dy pulla rrinin tė zbėrthyera, njė fletore tė
palosur mė katėrsh.
- Le tė futen dora - dorės te ēatorja e Filatit, ndjestė
pastė. Si karabina ėshtė e mbajtur, meremetohet njė ēikė dhe vjen nė torua, -
babai ndezi cigare.
- Mos thonė gjė Bellajt? E kanė tė tyre.
- Sa ishte
gjallė, nuk e donin. Pėr tė qenė brenda bisedo njėherė me Arifin; po ta dha ai
fjalėn asnjė nga vėllezėrit nuk tė hedh vickla.
- Mirė mė flet. Do vete tė
piqem me Arifin. Shtėpia e Filatit na zgjidh punė, nė njė dhomė flejnė e
gatuajnė e nė tė dytėn japin mėsim, tha Kismeti dhe doli nga shtėpia jonė.



* *
*

Nė mbrėmje fshatarėt u mblodhėn te
rrepet e fshatit dhe Kismeti nisi t’u fliste:
- Kemi vendosur si pushtet tė
sjellim dy arsimtarė. Ata janė nga qyteti dhe jo shumė tė sajdisur me kushtet
tona. Do i kemi si djemtė tanė. Pėr fjetje do tė rrinė te shtėpia e Filatit.
Asnjė shaka me ta!
- Si do tė bėjmė pėr lapsa e fletore? - pyeti njė
fshatar.
- Do t’i pėrdorim me kursim. Nga njė laps e nga njė fletore do
t’jua jap unė, po ato tė pėrdoren pėr fėmijėt. Tė mėdhenjtė ta kuptojnė mėsimin
qė nė klasė.
- Nė ē’klasė?
- Nė dreq, nė hauret e Filatit. Hapni veshėt
kur tė spjegojnė arsimtarėt.
- Po ku na nxė tė gjithėve shtėpia e Filatit, -
tha Qenami.
- Ca brenda e ca jashtė. Tė fillojmė njėherė pa shohim e bėjmė
mė tutje. E bėjmė edhe me radhė, - Kismeti dukej i emocionuar e i sigurt.

Pas ca ditėsh, tė dy dhomat e banesės sė vjetėr tė Filatit, u rregulluan
disi, u pastruan, u lyen me gėrqere tė bardhė e u gatitėn deridiku. Nuk vonuan
dhe ia behėn mėsuesit sė bashku me Kismetin qė i priti deri poshtė nė Qendėr me
dy mushkat e tij.
Lajmi u hap sa tė hapėsh e mbyllėsh sytė dhe njė pjesė e
mirė e katundarėve doli te Lėmi i Hajdutit pėr t’i pritur me njė farė kėrshėrie.
Kur panė atė mori njerėzish, dy mėsuesit u bėnė me turp, zbritėn nga mushkat dhe
u pėrshėndetėn me ata mė tė vjetėrit.
Nė shtėpinė e Kismetit u bė njė vakt
darke, u therėn dy - tri mishra dhe si padashje u dehėn nja pesė burra. Kur
darka ish nė tė shuar dhe nėpėr shkallėt e drunjta pėrcillej i dehuri i fundit,
Kaloja me shumė fėmijė, dy mėsuesit duke shėtitur nė kopshtin e gjethuar
bisedonin me sho - shoqin se kėtė mesnatė askush nuk do tė flinte. Edhe ata qė
do dremisnin sapak nė ėndrra tė trazuara, do mėrmėrisnin nė gjumė fjalė tė gjata
e tė mistershme (gjėrat e reja ngrejnė shkulme tė forta nė botėn e fukarait), do
shfletonin me kapakėt e syve libra tė verdhuara e tė zgjyrosura, copėza
reklamash, gazetash e revistash tė ruajtur me fanatizėm nė sepete e vrima tė
padrita. Pėr vite me radhė, nė shumė fshatra e qytete shqiptare, ishte
grumbulluar ajo ndjenjė e vlimtė e paduruese qė priste ēastin pėr tė shpėrthyer
duke ēelur fletėt e Zotit, botės dhe vetvetes.
Tė nesėrmen thuajse tėrė
njerėzia ishte mbledhur te shtėpia e Filatit dhe prisnin me padurim tė vinin dy
mėsuesit. Bagėtitė ishin shpėrndarė sa andej-kėtej nė gjunjėt e malit, pa i
shoqėruar kush si ēdo radhė tjetėr. Ishte maj e megjithatė mėngjesi bėnte i
freskėt dhe dielli shfaqej aty nga ora dhjetė.
Nė krye tė udhės u duk
Kismeti e pas tij dy mėsuesit. Burra, gra e fėmijė pėrplasėn duart e lėshuan
britma tė zhurmta hareje. Dikush shtiu me armė nė drejtim tė njė dardhe
gushtare.
- T’u flasim dy llafe, - u tha tė sapoardhurve Kismeti.
-
Fillojmė drejt e nė mėsim, - ia ktheu njė nga mėsuesit.
- E pamundur! I kanė
qejf fjalimet, kėta. Ja i them vetė dy fjalė, - kėmbėnguli Kismeti dhe hipi mbi
njė sop. - Dy arsimtarėt t’i kemi si drita e syrit. Kėta janė tė parėt. Sot qė
hapim shkollėn, na shket dheu nėpėr kėmbė; e hapim dhe nuk do ta mbyllim mė. Tė
mėsojmė shokė, tė vimė me radhė te shtėpia e Filatit dhe tė hapim sytė.
-
Rroftė pushteti! Na ktheje njė herė paguren e rakisė, mė qafsh! - tha Kaloja me
shumė fėmijė.
Kismeti e shikoi vėngėr e vazhdoi:
- Tė mėsojmė e tė mos
bėjmė llazurė. Filatin, ndjestė pastė, nuk e kish njeri nė hesap po tani do tė
hyjė nė historinė e fshatit.
Sėrish u shkrehėn disa armė dhe u pėrplasėn
shuplakat me forcė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Ēerēiz Loloēi Empty
MesazhTitulli: Re: Ēerēiz Loloēi   Ēerēiz Loloēi Icon_minitime23/11/2009, 17:25

Requiem


Profesori frėng i
gjimnazit mė kėshillonte shpesh se duhet tė ruhesha mjaft nga shpirti rebel i
malėsorit tė pabind; nė ndonjė rast mund tė tė krijohen edhe situata tė
vėshtira, tė pakėndshme qė do t’i vuash gjatė. Unė po Kismet qė Kismet, mbeta.
Shokėt mė donin dhe ēdo moment gėzoja autoritet tė plotė. Ēuditėrisht, nė kohėn
mė tė madhe tė ditės e zotėroja veten, po diku mė shpėtonte njė triminutsh qė e
lėshoja gojėn e sytė mė flakėronin me inat tė papėrmbajtshėm; njė lloj tėrbimi i
beftė mė kapėlonte krejt trupin ēka mė detyronte tė vuuaja sė brendshmi. Vuajtja
e parė niste pikėrisht atė ēast; njė zjarrmi e brendshme dukej se vinte nga tė
gjitha poret e trupit, mobilizonte njė minimum fjalėsh nga ato mė ciniket e deri
te fyerjet qė s’pėrtonin askėnd.
Me shokėt e mi tė gjimnazit, ata tė trupės
amatore tė teatrit, po vinim nė skenė njė pjesė tė huaj. Ishin ndarė rolet, qenė
sajuar disa mizaskena dhe po bėheshim gati tė jepnim provat. Ish marrė leje nė
shkollė po edhe nė parinė e qytetit qė nuk i shpėtonte as miza. Njė pasdite vjen
nė prova njė xhandar prefekture ku na urdhėron prerė se pjesa teatrale nuk do tė
shfaqej. Ne e rrethuam tė shqetėsuar dhe iu lutėm me njėqind rixha, po pa dobi.
Mė sa merr vesh muri, aq kuptonte burri. Atėhere unė u nxeha dhe thashė
vendosmėrisht se urdhrin e donim me shkrim, jo nga kushdo po nga dora e
prefektit. Mė pėrjashtuan nga shkolla. Pastaj mė kapėn nė demostratė e mė rrasėn
gjashtė muaj nė burgun e Kalasė.
Nė atė kohė, pėr habinė e tė gjithėve e pėr
kundėrshtimin e pjesės mė tė madhe tė qytetit sedėrqar, u ēel shtėpia publike,
njė shtėpi dykatshe e me oborr tė gjerė pėrpara. Hapja e tė parės shtėpi qejfi
pikėrisht nė qytetin tonė dhe askund tjetėr qė mund tė kapėrdihej edhe mė lehtė,
pa u konsideruar aspak si njė privilegj, u quajt edhe njė shėmtim qė po bėhej
sėrish kryeqendrės jugore pas gati njė mijėvjeēari. Nė stėrmoēminė e qytetit, si
edhe Durrėsi apo ndonjė qytet tjetėr, prostiutimi publik nė shtėpi tė
apostafatshme, ishte mjaft konkurues pėrkundėr shumė shteteve tė tjera, pasi
kalimi i disa ēasteve eksitimi mund tė gėrshetohej edhe me shėtitje nė zona
tepėr tė qeta dhe tė hijshme. Kuptohet se marrja me qera e femrės nė njė skutė
tė humbur dhe tė pazėshme kushtonte mė shtrenjt, por mes kavalierėve dhe
pronarėve bėheshin tė tilla ujdi ku asnjė palė nuk mbetej e pakėnaqur.
Pra
me riēeljen e shtėpisė publike u ngul njė ēiban qė do trazonte shumė mendje
njerėzish, do shtonte mėrinė e fanatikėve e sidomos tė plakave, ndėrsa pėr ne do
tė ish njė ngazėllim turfullues.
Qysh pa zbardhur mirė, kur prostitutat
flokėverdha dremisnin tė kapitura nga ditėt e netėt e mundimshme (ato kishin njė
normė tė caktuar ushtarakėsh qė duhet t’i kalonin ēdo ditė), ne fėmijėt
mblidheshim rreth banesės e vėshtronim tė nemitur. Ushtarėt palė - palė
ktheheshin nga fronti i luftės tė lodhur e tė raskapitur dhe prisnin epshndezur
radhėn para portės sė drunjtė.
Shtėpia publike, pėr inatin e tė gjithėve,
vazhdonte tė sfidonte vetė luftėn apo krijonte pėshtypjen e gėnjeshtėrt pėr diē
tė normalshme, por edhe mė tepėr acarohej mbarė qyteti. (Ajo shtėpizė e frikshme
dhe enigmatike ndoshta zbuloi edhe njė pjesė tė pandertė tė qytetit qė deri
atėhere mbahej si mėse i kulluar, i moralshėm, serioz, gati gati i virgjėr;
bashkėshortė tė lumtur, bashkėshorte besnike, vejusha qė qanin ende burrat e
vdekur- nė tė vėrtetė burra qė mezi ē’prisnin tė kalonin njė natė me vajzat e
pudruara, gra qė shkuan tė regjistrohen vullnetarisht por s’i pranuan pėr shkak
sėmundjesh, vejusha qė nxirrnin sisėt e shalėt qysh nė oborr, vajza qė u
ngjiteshin italianėve si rrodhe qoftė edhe pėr ta provuar me njė tė huaj e qė i
hidhnin kopilėt, kur kish mbaruar lufta, nga teqeja e Zallit).
Ne
gjimnazistėt i njihnim pėr fytyrė tė gjitha tė huajat, i pėrshėndesnim kohė pas
kohe, ndryshonim me mendje dashnoret e mundshme e megjithatė mikesha s’i bėmė qė
s’i bėmė dot. Shtėpia publike kishte ditė e orė tė veēanta pėr ushtarakėt e kohė
tė caktuar pėr civilėt.
....Njė ditė qė zbardhte tabela prej peēikllazi
“Vetėm pėr civilat”, i mbushėm mendjen Lubo evgjitit pėr tė provuar shansin me
kusht qė paratė t’ia paguanim ne, ndėrsa ai tė flirtonte nė dhomėn e anės nga ku
mund tė vėrehej disi; ne ishim shumė tė sigurt se ai do tė qejflisej nga cepi ku
mund tė vėrehej lehtėsisht paēka se kėtė dėshirė ia kishim pėrsėritur deri nė
ēastin kur do tė hynte brenda.
Para hyrjes nė shtėpinė publike Luboja u
betua e stėrbetua se do tė bėnte namin, do i merrte vajzat me radhė, do u griste
tė linjtat pasi edhe kish ngrėnė mish tė pjekur prej Lazarati. Mua mė ngrefet me
dhallė e jo me mish nė hell qė mė rri dru gjithė ditėn, tha ai. Po gjeta rast,
njėrėn prej tyre do e nxjerr nė dritare lakuriq, mė kėmbė pėrpjetė, do t’ia bėj
kėmbėt bigė dhe do ia shtrėngoj sa tė mos ketė kohė tė lėvizė as qafėn, na
siguroi ai.
Ne pėrplasėm duart dhe ai hyri brenda duke turfulluar si dash
ndėrzimi. Tė kacavjerur nė mur, pritėm tėrė ankth pėr britmat a fėshfėrimat qė
do tė vinin andej, nga shtėpia e qejfit tė papaguar. Natyrisht nuk dukej asgjė,
nuk kish klithma femre, as ih, as oh, as lermė se mė shqeve, po vetėm
ngashėrimet jargashe tė Lubo evgjitit: oh i ziu unė, ē’m’u desh qė erdha, m’u
prish vendi i fėmijėve, kot qė tė rroj!
Pas disa minutash ai doli nga banesa
i shfryrė dhe si i kėputur; me dorėn e majtė mbante oshkurin e pantallonave,
kurse poshtė tyre kopsat ishin shkalafitur; tėrė ajo ngehosje dhe vetėdukje e
disa ēasteve mė parė ishte platitur dhe kapedani ynė dukej si i ardhur nga
humbėtira.
Mė duket se linda edhe njė herė, na tregoi ai. Do vete tė
shkarkoj ndonjė makinė me ēimento e me lekėt e fituara do vete t’i prish atje.
Vajza ishte lakuriq, siē e kish bėrė nėna dhe unė nuk kisha ēfarė t’i grisja.
Hera e parė mė shkoi dėm. Kurva mė dha njė mushama tė hollė e tė tejdukshme nė
formė kaēupi, pa kėllėf - mushamaje s’tė linte pėr kiamet. Eh, jam bėrė tėrė
gjak nga poshtė, Luboja desh tė ulte pantallonat pėr tė qenė sa mė i vėrtetė, po
ne na u pėshtiros; nė shpinė e nė gjoks ndjenim mornica e dridhje tė lehta.

Por ngjarja mė e pazakontė ishe parada e prostitutave njė tė shtunė mbrėma;
tri prej tyre zbritėn nė sheshin e Ēerēizit nga njė makinė ushtarake; pothuaj
hapėn tri dyer si me komandė dhe dolėn serbes – serbes, krejt lakuriq dhe pa
grimė drojtjeje morėn pėrgjatė rrugės qė tė shpinte te Qafa e Pazarit. Tė dalė
enkas pikėrisht nė orėn mė tė populluara me njerėz, ato baritėn mespėrmes rrugės
duke krijuar rreth tyre njė kordon kalimtarėsh qė gati sa s’ngrinė nga pamja e
pazakontė; askush nuk u besonte syve qė para tyre tė kalonin tre vajza tė
hajthme me gjoksin zbuluar, me shalėt gjithashtu, me organin femėror pa mbulesė
ku dritat e neonit herė zbulonin njė pjesė pushi tė vesuar dhe herė fokusoheshin
nė siluetat e tyre si pėr t’u ndriēuar edhe poret mė tė padujkshme tė lėkurės
tejet tė lėmuar.
Qyteti mė i zhurmshėm ku tė gjithė donin tė dukeshin ngapak
protagonistė, ku shtėpitė e mėdha dhe tė vogla nuk luanin ndonjė peshė tė
pėrfillshme nė spikamėn e personalitetit, kishte rėnė befas nė njė heshtje tė
thellė, njė lloj nemitjeje sikur kuvendon me xhindėt apo me shpurėn e djallit,
dhe nuk mund tė belbėzonin asgjė. Njė mot eklipsi qė rrallė mund tė shihej nga
gjithė qytetarėt, ishte shumė pak pėrpara kėsaj ngjarjeje: nuk ishte as
plotėsisht dritė sepse fenerėt patėn njė veshje mizash dhe dritonin mugėt, por
edhe terr s’mund tė quhej kur tri ėngjėj kishin fanepsur papritur, kishin bėrė
me kėmbė rreth njėqind hapa dhe ishin zhdukur po befas nė makinėn ushtarake duke
lėnė pas njė vezullim hėnor qė do tė shihej netnetėve.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Ēerēiz Loloēi Empty
MesazhTitulli: Re: Ēerēiz Loloēi   Ēerēiz Loloēi Icon_minitime23/11/2009, 17:25

Dialogė aritmetikė


- Sa bėjnė dy edhe dy?
- Katėr.
-
Kemi dhjetė heqim pesė, sa mbeten?
Fėmija numėronte me gisht dhe pėrgjigjej
me njė farė hutese.
- Gjashtė heqim tre, sa bėjnė tė keqen mami?
Djali e
vėrente tė ėmėn nė sy.
- Ke gjashtė kopsa nė pantallona, shkopsit tre dhe
numėro sa ngelen?
- Tre.
- E gjete, tė lumtė! Eja tė tė pėrqafoj mami!

Nė rrugėt e fshatit, nė shtėpi duke punuar kopshtin, nė kullotje me bagėtitė
- dėgjoheshin tashmė dialogė aritmetikė: dikush numėronte me fiq tė tharė, me
stafidhe qershish, me qepujka ose thelpinj hudhre, me patate tė vogla tė farės
dhe ēdo pėrgjigje e saktė pėrbėnte pėr secilin njė zbulim tė mahnitshėm.

Megjithėse nė shkollė venin rregullisht nga shtatė deri nė dyzet vjeē,
gjithė banorėt e fshatit ishin pėrfshirė nė vorbullėn maramendėse tė saj. Dy
mėsuesit pėrgatitėn numėratorėt e parė me gogla lisi, po shpirti praktik i
fshatarit shkoi mė tej: ato mjete aq tė dėshiruara i sajoi me gjithfarė sendesh,
me guaska kėrmilli e me lėnde dushku qė i quanin buēko, me manaferra e kumbulla
tė pabėra, me fiq tė egėr, me ēfarėdolloj kokrre qė bėnin pemėt sipas stinėve.
Kaloja me shumė fėmijė pėrgjigjej nė klasė me goglat duke i lėvizur dalė-ngadalė
me ato gishtat e trashė e tė pėrzhitur vende-vende, ndėrsa nė shtėpi vazhdonte
pėrgatitjen me gotat e rakisė derisa gjithēka i bėhej lėmsh e rrokopujė nė
numrat me dy shifra. Qenami, me rroba tė leshta e ēizme tė pėrgjysmuara nė dimėr
e behar, kish mbushur njė trastė me mbeturina dhish, tė cilat i hidhte dhe i
priste sa nė njė dorė nė tjetrėn duke mos shkuar mė shumė se trembėdhjetė, ēka e
irritonte dhe i zbraste mbetjet ne tokė. Arifi i mė!
hallės sė Dinajve kish
pėrparuar nė tė shkruar e nė mbledhje e zbritje; ai hipte majė lisit ndanė
shtėpisė, pyeste e gjegjej vetė me zė bubullitės sa e dėgjonte tėrė fshati.
Mėsuesi Themo e nxirrte Arifin pak mėnjanė duke i vėnė nė patronazh jo pak po
shtatė burra. Kėtė detyrė e bėnte me shumė qejf, madje po ta pyesje nė rrugė
thoshte me vetėsakrifikim: po merrem me ata tė shtatėt, nuk hanė pyka fare! Edhe
nėna ime pėrgjigjej pa gabime, saqė mėsues Sotiri i shėnonte notėn “5” me
zbukurime. Babai, nja pesėmbėdhjet e kusur mė i madh, i shfletonte nė vetmi
fletoret e saj dhe bėhej mė i heshtur. Kur e gjente nėna ashtu, tė pėrkulur e
meditues, i thoshte me humor se martesat nuk duhen bėrė me mosha tė paafrueshme,
tė paktėn jo mė shumė se shtatė -tetė mote.
Por mė i lumtur e i shpenguar
ndėr fshatarėt, ishte Kismet Hakani. Ai vėrente tėrė atė lėvizje te shtėpia e
merhumit Filat dhe kalamendej nga kėnaqėsia, bėhej si me thėnė me fletė e me
flatra. Dinte fare mirė tė lexonte e tė shkruante, veē puna e dy mėsuesve i
dukej si s’ka mė mirė, njė punė e paqme qė s’pranonte as floririn. Fillonte ora
e mėsimit dhe ai thithte gjithė ėndje purron e trashė dhe shikonte si flisnin
bashkėfshatarėt e tij; herė-herė kur ata ziheshin ngushtė, ndėrhynte vetė dhe
qeshte si fėmijė. “Eshtė e lehtė more, e lehtė”, thoshte. Nga dhoma matanė , dy
shtretėrit i punoi me merak po askush nga fshatarėt nuk i linte mėsuesit atje, i
merrnin me radhė pėr darkė dhe tė nesėrmen ngrinin dorėn tė parėt pėr t’u
pėrgjigjur nė mėsim.
Si padashje lajmi u hap nė fshatrat fqinjė, kureshtarėt
erdhėn pėr ta parė me sytė e tyre dhe Kismeti hyri nė biseda nga mėngjesi deri
nė mbrėmje. Qoftė edhe pėr kėtė ai ndihej i lumtur dhe vriste mendjen se ēfarė
mund tė bėhej tjetėr pėr fshatin e tij.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Ēerēiz Loloēi Empty
MesazhTitulli: Re: Ēerēiz Loloēi   Ēerēiz Loloēi Icon_minitime23/11/2009, 17:26

Rruga dhe ngjarje tė tjera


Kushedi se ēfarė i ka pjell mendja, ajo
kokė sa njė grusht e Kismet Hakanit? Mos rrėmbejnė ndonjė nuse? Janė ngritur qė
me natė sikur do grabisin njė fshat me nuse?! Janė maskuar si lugetėr me pėlhura
mjegulle dhe duken me keq se fantazmat! E hapėn shkollėn sa pėr xanxė, pėr tė
inatosur fshatrat pėrreth duke nisur njė zinxhir letrash, telegramesh e
peticionesh nė Komitetin Egzekutiv e mė lart...
Njė mori pyetjesh silleshin
e pėrsilleshin rrotull-rreth, teksa ai vargan me kuaj, pela e mushka zbriste pėr
nė Qendėr. Kafshėt ndaluan dhe tė pesė burrat, nė krye tė vargut, zbritėn prej
tyre si me komandė e mospėrfillje sikur tej e tutje tė mos pipėtinte asgjė. Nė
tė vėrtetė murmuritjet vazhdonin, hamendjet e pandehmat vejevinin me ritėm tė
lartė. Bėnte ftohtė, nė tokė zbardhėllonte njė ciknirė e thėllimtė dhe nga gojėt
e kafshėve dilnin pareshtur duhme ajri valėngrohta duke lėnė nė qimet e gjata tė
nofullave eshtake pikėza vesore.
Kismeti, me duart qė i dridheshin, lidhi
kapistrėn e pelės larashe pas njė cung shelgu dhe u zgjati kutinė e duhanit
shoqėruesve tė vet. Ajo pelė kish sjell nė fshat mbarėsi dhe kish shpėrndarė po
ashtu nė vise tė tjera; gjithato nuse tylbardha, nė muajt e vjeshtės, lotėt e
parė i derdhnin mbi jelet e saj tė feksitura dhe ajo hijerėndė e fisnike,
perėndeshė e krejt kafshėve, printe ēaplehtė shtegun e dasmorėve tė pafund.
Kismeti, hem besonte e hem nuk besonte, po kjo kafshė shtatdrejtė e lidhte me
gjėra tepėr tė shtrenjta e ngazėlluese, me ca fijekapje tė paspjegueshme dhe, si
ēdo pjesė e zemrės, do tė shėnonte pėrherė fillimin e diēkaje tepėr-tepėr tė
bukur apo tė hidhur. Sot, nga orėt e para tė ditės, ata do tė prisnin ardhjen e
disa vullnetarėve, njė kamion me tridhjetė - dyzet tė rinj nga qyteti.
Dy
sahat e mė ku do vemi, pyeti Kismeti mė shumė veten se tė tjerėt.
E kishim
bėrė me fjalė tė rrugtonim kur tė binte dita tamam, po askush nuk e mbajti
premtimin (teksa po zbrisnin nga fshati, tė pesė burrat treguan radhazi se qenė
pėrpėlitur nė shtrat pėr orė tė tėra, kishin dėgjuar edhe piskamėn e kėndezave
tė parė, kishin parė allosoj ėndrrash apo fillimet tronditėse tė tyre), thuajse
kishin mbetur syzgjuar dhe shpėtimi i vetėm nga stėrmundimi natėsor ishte
ngritja, hedhja tej e mbulesave tė dragura dhe lajmėrimi i tjetrit qė nga
gardhi: o filan, zgjuar je more, eja tė nisemi se nuk qenka e thėnė tė flemė
sot!
Eja e jepu xhevap kėtyre sojllive tė Qendrės, mllefoi Kismeti. Tė pyet
samarxhiu, kovaēi, marangozi, tė gjithė duan tė dinė pėr tė mėsuar njė sekret.
Pale, edhe berberja kėrkon hesap ku sipas mendimit tim, njėmijė herė qė joejo
s’duhej hapur berberhana; ajo mblidhte pėrtacukė e dembelė; nuk shkonte qė nė
duart e njė femre tė koloviteshin mjekrat e nxira e tė palara tė soj-soj
burrave, por edhe se gomngjitėsi tė plaste buzėn pėr tė mos i hedhur shpejt ato
tė shkreta arna nė gjyma e potisirė duke nxjerr si preteks vonesėn nė tė rruar.

Sikur ta bėnin me fjalė e pėr tė mbushur atė boshėsi tė pritjes -katundarėt
merren vesh qoftė edhe me sy apo me shenja - tė pesė burrat u futėn nė klub dhe
porositėn kafe.
- Asnjė llaf tė kėtushmėve, - foli nėn zė Qenami me njė
gėzim dinakėror qė mė kot mundohej ta fshihte.
- Merret vesh, - sqaroi
Kismeti - kemi ardhur pėr tė sjell bereqet. Jemi karvani i Paqes.
- Po ne i
kemi shlyer tė gjitha huatė shtetėrore, njerėzit e dinė kėtė, janė lajmėruar
fshatēe dhe do tė dyshojnė, - tha Kaloja me shumė fėmijė.
- Do bėjmė sikur
s’e kemi mendjen, - ndėrhyri Arifi i Bellajve, - megjithėse e kemi bėrė njė
gabim: nuk morėm me vete ca flamurė e parrulla e t’i qepnim nė ballė tė
kafshėve.
- Mos duhet ndonjė vendim? - u kujtua mė dobti i burrave,
Ēorrushi.
- Vulėn me vete e kam, kam edhe letėr. Ja e shkruaj fėt e fėt e
pastaj tė na marrin pleshtat, - tha Kismeti. Ai nxorri fletoren dhe shėnoi: “Pėr
tė mėkėmbur fshatin kemi rėnė nė ujdi me shokėt e Qarkut qė tė na vinė nja 30-40
shpirt nga qyteti. Harxhet e fjetjes e tė ushqimit do t’i heqim vetė. Tė mos na
kėrrehet asnjė pengesė. Kryetari i Kėshillit, Kismet Hakani. d. v.” I vuri edhe
vulėn pasi e lagu me pėshtymė dhe ia zgjati Arifit. - Mbaje shkresėn se do tė na
duhet!
Pesė burrat surbėn kafe dhe dolėn nga klubi sikur t’i ndiqte kush.
Sakaq mbėrriti kamioni me vullnetarė dhe ata nxituan hapat me njė ndjenjė
trembjeje se mos ua rrembente njeri. Nė makinė duhet tė ishin edhe njė
fisarmonikė e klarinetė qė dėgjoheshin aty-kėtu mes zėrave rinorė.
- Ejani,
tė takohemi me komandantin e tyre, Adifin, - tha Kismeti.
U ēel dera e
kabinės dhe andej doli njė djalė i gjatė si nja njėze e tetė vjeē, me fytyrė e
flokė tė kuq.
- Shoku Kismet, erdhėm ne, tridhjetė e dy veta, - ai e
pėrqafoi kryetarin e kėshillit.
- Tė pushojnė zurnatė e tė ikim sa mė parė!
- u hodh Qenami. - Mė rrofshi! Po tė rrimė edhe ca, do pataksen keta kėtu; na zė
edhe vapa.
- Nė rregull, nga do mbajmė? - komandant Adifi bėri me shenjė qė
vullnetarėt tė afroheshin.
- T’u qepemi kafshėve, - tha Kismeti - rruga deri
nė fshat mban rreth njė sahat.
- Nė asnjė mėnyrė, - komandanti qeshi, - kėta
tė marrin gjak nė vetull.
Aksionistėt morėn udhėn lart, ndėrsa pas tyre
vinte karvani i kafshėve si zinxhir i gjatė.



l.

Nė fshat ishte gatitur dreka, qenė therur pesėdhjetė
bagėti, pothuaj nga njė pėr ēdo shtėpi, ishin hedhur nėpėr furra petanikėt
erėmirė, byrekėt e lakrorėt, qenė hapur vozat e djathit e turshisė; bukėt e
misrit avullonin nėn saēat e mėdhenj, ishin hequr mėnjanė kaēupėt me shėllirė e
gjizė tė trashė, gjithēka ishte menduar pėrpikmėrisht pėr t’i gostitur sa mė
kėnaqshėm miqtė e rinj.
Pleq, tė rritur e fėmijė shikonin me njė ndjenjė
padurimi aksionistėt qė po ngrenin ēadrat fushore tė fjetjes mes zallamahisė dhe
poteres. U sistemuan gjashtė tė tilla: tre pėr djemtė, dy pėr vajzat dhe njė e
vogėl pėr shtabin. Dy mėsuesit hynin e dilnin gjithherė duke ndihmuar ose duke
dhėnė ndonjė kėshillė; mė tepėr se fshatarėt ata i gėzoheshin ardhjes sė
mysafirėve.
Dreka, duke qenė njėheri edhe darkė, filloi vonė e mbaroi aty
nga mesnata. Si pėrherė kjo gosti pati njė tog tė dehurish, pati kurekur shamati
e bisedė tė tjerrur pėr mosrespektim dollish, megjithėse fundi ish prapė i
kėndshėm. Midis vullnetarėve ishin dhjetė vajza qė deshėn tė flinin nė ēadra, po
gratė e fshatit i kundėrshtuan dhe i morėn nė banesat e tyre.




2.

- Ju nuk jeni bėrė
koperativė? - pyeti komandant Adifi.
- Jo, jo. Asnjė fshat nė krahinė dhe nė
rreth nuk ėshtė bėrė.
- Pse e vononi kėtė punė. Tė ishit tė bashkuar nė
koperativė, do ta ndėrtonit udhėn mė shpejt.
- S’ėshtė aq kollaj, fshatarėt
sapo janė bėrė me njė ēikė plaēkė e katandi dhe u vjen ligsht ta bėjnė
kokrra-kokrra. Nga lufta ne dolėm si askush tjetėr, si rruar-qethur, u bėnė
shtėpitė fėrtele, u shkretuan ato pak ara dhe bagėtia u firua si mosmėkeq. Jo se
kanė bėrė ndonjė luftė tė madhe, por ama fshati ėshtė djegur si mis mė keq.
Njėherė ėshtė djegur vetėm se njė fshatar provonte tė qėllonte mbi jė
autokollonė gjermane dhe ata, ia filluan mbarė me bombardim. Qeveria ndėrtoi
falas tetėmbėdhjetė banesa pėr ata mė tė kėputurit.
- Koperativa krijon
lehtėsira. Andej nga Myzeqeja, janė ngritur me radhė e njerėzit rrojnė mirė.

- Lalėt janė tė butė, njė xhandar ruan gjithė Myzeqenė.
- Nėse jeni
fshat me traditė, duhet tė shpejtoni.
- Ke merak ti? Fshatin unė e kam nė
pėllėmbė tė dorės,-Kismeti hapi gishtrinjtė e bymyer. - I mbledh kėtė kohė, po
tė duhet. Plaku im ka qenė kryeplak dhe ai e ngriti nė luftė me njė fjalė.
-
Po gratė a tė dėgjojnė?
- E ēdo bėjnė ato tė shuarat, edhe ju keni bėrė
gabim qė keni marrė vajza me vete.
- Vajza kish edhe nė luftė.
- Kish
gra e vajza, po ato lėviznin vetėm gishtin. Lėviznin edhe ndonjė gjė tjetėr po
do kemi kohė e do flasim. Ē’ta bėsh gishtin kėtu: ta tundėsh apo ta fusėsh nga
prapa!
Komandanti i aksionistėve qeshi. Ashtu bėri edhe Kismeti dhe dolėn sė
bashku nga shtėpia.
Nė sheshin para ēadrave, ish ndezur njė zjarr i madh me
degė rrapi dhe pėrreth tij vullnetarėt ngacmonin njeri -tjetrin miqėsisht.
-
Hė djema, si fjetėt? - pyeti Kismeti dhe ata u ngritėn nė kėmbė.
- Si jo mė
mirė, - tha njė aksionist.
- Dihej qė rehat do flinit, kėtu vendi ėshtė i
futur dhe nuk e kap era, - tha Adifi.
Kismeti pohoi me krye. Mė pas u ul nė
njė gur tė ngritur shtufi dhe nisi t’u tregojė disa hollėsi pėr fshatin.




3.

Pėr dy ditė me radhė u bė
piketimi i udhės deri nė Qendėr, rreth gjashtė kilometra e pak e gjatė. Pak a
shumė u ruajt rrugina e vjetėr e kafshėve me ndonjė kthim tė vogėl nė disa pika
shkėmbore qė u planifikuan pėr t’u shembur.
Fillimi i punimeve u krye me njė
ceremoni tė thjeshtė. Mė kėmbėnguljen e Kismetit, tė pranishmėve u foli
komandant Adifi.
- Shokė, - filloi ai i emocionuar, - po nisin hapjen e
rrugės sė re qė do t’ju lidhi me Qendrėn, me qytetin e me tėrė vendin. Nė kėtė
aksion ka punė pėr tė gjithė, edhe pėr fėmijėt. Ju, shokė fshatarė keni vuajtur
shumė, por edhe keni energji shumė. Prandaj tė jemi tė bashkuar. Me ēangėn e
parė do tė bėjmė zgjimin, me ēangėn e dytė do tė kemi mbaruar mėngjesin dhe me
ēangėn e tretė do fillojmė punėn. Me hajėr na qoftė!
Nisi kėshtu hapja e
udhės. Nė pararojė shkonin burrat duke gėrmuar me kazma dhe pas tyre tė tjerė
shpėrndanin dheun dhe bėnin sheshimin.
Ditėn e dytė tė aksionit, njė pjesė e
fshatarėve nuk erdhi nė frontin e punės, ca u larguan gjatė pushimit; katėr ditė
mė vonė, numri i tyre ecte drejt pakėsimit.
- Pse nuk thua qė na mori lumi,
- i tha Adifi kryetarit tė kėshillit.
- Nuk janė mėsuar bashkė.
- T’i
mėsojmė e t’u flasim ngapak. T’i ndajmė pėr ca net aksionistėt nė shtėpi dhe t’u
bėjnė agjitacion.
- Janė tė sertė e nuk shtrohen menjėherė. Lėnė kokėn pėr
bagėtinė.
- Duhet ta kapim demin pėr brirėsh.
- Nga t’ia mbajmė? -
Kismeti e shikoi komandantin nė sy.
- Nesėr merr edhe gruan me vete.
-
Ba – ba - ba, do mė turpėrosh nė pesėqind sy. Edhe njė copė rrugė dashka
flijime?!
- Flijime jo, po do sakrifica. Asgjė nuk e gjen gruan tate tė vijė
nė punė, po bėhet edhe shembull pėr tė tjerėt.
- Mos e zgjat mė, qoftė e
bėrė!
Nė ditėn e shtatė disa fshatarė u shtuan dhe rruga e re
automobilistike mori njė farė forme. Rreth dyzet metra pėrfund njė lugine, nuk
patėn shumė mundim, dheu gėrmohej lehtė e duart lėviznin shpejt.
Njė ditė mė
pas Kismeti erdhi nė punė bashkė me tė shoqen. Nuk foli asnjė fjalė, nuk
pėrshėndeti askėnd dhe, ndryshe nga ēdo herė tjetėr, mori njė kazmė e nisi tė
rrėmonte.
Komandanti i vullnetarėve nuk e ngacmoi; e kuptoi gjendjen e
tensionuar tė kryetarit nga vėshtrimet bishtnore tė bashkėfshatarėve apo
llomotitjet e tyre nėn zė. Ai shpėrndau frontet e reja tė punės, mė shumė me
lėvizjet e duarve sesa me fjalė, dhe shkoi pranė kryetarit duke gėrmuar sė toku.

- Ma ke bėrė qejfin sa s’bėhet,-i pėshpėriti.
Kryetari e kėqyri vėngėr
dhe nuk i foli.
- Ndonjėherė, njė veprim i vogėl vlen shumė, - kėmbėnguli
Adifi.
- E mora vesh. Mirė ngordhi kali, po s’na lėnė rehat as mizat, -
Kismeti s’kish dėshirė tė fliste.
- Ta them me zemėr tė bardhė.
- Ohu,
dėngėr-vėngėr. Nė kėtė kohė fjalimet bėjnė punė.
- Pėr ta thėnė haptas, unė
s’shoh asgjė tė keqe qė gruaja jote punon si shoqet tona.
- Pėr ty s’ka gjė,
po eja e mblidh mizat brenda meje, unė e di ēfarė heq.
- Do kalojė pak nga
pak.
- Ashtu u bėftė, - kryetari i dha tė kuptonte qė tė mos e zgjaste mė
bisedėn.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Ēerēiz Loloēi Empty
MesazhTitulli: Re: Ēerēiz Loloēi   Ēerēiz Loloēi Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Ēerēiz Loloēi
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: