| Albade.com
|
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė. |
| | Frederik Rreshpja | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja 15/9/2010, 13:27 | |
| Shtegetar
Hene s'ka, yje s'ka. Ecen vetmia me bijte e saj.
Asnjeri s'me pret te porta, vetem trishtimi dhe trendafilat tere ankth. Nata dremit te ajri i dritares, ku jane gdhendur syte e mi ne moment pikellimi.
Hene s'ka, yje s'ka. Ecen vetmia me bijte e saj.
| |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja 15/9/2010, 13:28 | |
| Iso
Endrra e kaut te zi vertitej mbi duna, nen qiellin e Ixhazit te trishtuar. Koka e trimit ne dhembet e eres, shpata ne duart e shiut.
Shkerbete e reres, tutje Ures se Qabese, hengren syte e nizamit te ri. Dhe e Bukura ne Ballkanin me bore, ndjeu ne buze puthjen e shkretetires.
Nje nate te fjetur, nje puthje ne sy... Iso per kontinentet: oi; oi!
| |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja 15/9/2010, 13:28 | |
| Ai qe u kthye nga lufta
U kthye nga lufta, te varret u ul. Vellezerit qene vrare egersisht. I qete, i trishtuar ne heshtje u lut, me dhembje njesoj per te gjithe. | |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja 15/9/2010, 13:28 | |
| Femini
Asokohe ngjyrat qene shpirtra. Ne fund te kopshtit ngrihej olimpi, mbi nje mitologji trendafilash.
Ah, tere trendafilave te botes do t'u bie ne gjunje, por ata tinguj nuk do t'i degjoj me kurre.
Tani jam nje perendi ilire e rrezuar, sepse olimpin e trendafilave e humba pergjithnje.
Por, o Zot, me shume ka humbur ai qe nuk ka qene kurre femije.
| |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja 15/9/2010, 13:29 | |
| Jubile
Ketu cdo gje ka nderruar: Vjen feminija ime dhe nuk ka ku mbeshtet kryet.
Cun i vogel dhe i trishtuar, a e ke ditur cfare pleqeri e mallkuar te priste?
| |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja 15/9/2010, 13:29 | |
| Ekloge
Po kthehen barinjte por henen e harruan ndezur ne mal. Yjet vene qirinj neper udhet e zogjve, mbi delet e heshtura.
Kur isha femije bisedoja me delet, qe me flisnin gjera te mencura. Cudi! Kur rritemi dhente nuk flasin me. | |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja 15/9/2010, 13:29 | |
| Yjet e detit
Shpirterat e anijeve, djemte e detit ne varre te kalter, mbuluar nga nata e ujrave... Tani jam bir i ajrit si ne diten e pare te botes, i mallkuar ne menyren biblike.
Jo, nuk ka Itake ne kete bote. Tani jam bir i henes, tere ishujt e tjere jane te rreme.
Shpirtrat e ujit te shtyre nga dhembja veshtrojne qe prapa shirave, por une s'kam per t'u kthyer me kurre; Me kurre nuk kam besim ne asnje breg.
| |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja 15/9/2010, 13:29 | |
| Shtepia e kenges
Shtepi e vjeter kulmrrezuar si fati im, shtegu i mbuluar me lule-harrese. Shkoi dhe bardi plak me lahute, me syte prej mermeri te verber.
Tani edhe mua tek balli cdo dite me rendon nje mermer i verber; Po shkoj edhe une mbi lule-harrese, po shkoj edhe une ne shtegun e vjeter.
O shtepi kulmrrezuar, c'qe ky fat? Syte e mermerte i kemi pase, por koha jone ka Kuaj Prej Druri, koha jone nuk ka Iliade.
C'te kendojme iliada te stisura? C'te kendojme Akilet e genjeshtert? Homerin e bene heronjte, Homerin nuk e beri talenti.
| |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja 15/9/2010, 13:30 | |
| Fund vere
Vera qe shkoi i pikelloi qiejte, sic pikellohem une per ty. Mbi plazhet e shkreta, tere dhembje ulerijne rrufete, me kuje.
Diku anes qyteteve me mjegull u shfaqen karvanet e tetorit, folklori i harruar i qeraxhinjve dhe mushkat ngarkuar me shi.
| |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja 15/9/2010, 13:30 | |
| Ajer
Eshte nje ajer qe tingellin. Keputen telat, dhe une akordoj violinat e reja ne ere.
Eshte nje ajer plot shtigje qe i dine vetem zogjte dhe mbi shpine mban rete, shiun, avionet dhe stinet.
Eshte nje ajer qe neteve ve vello te zeze dhe perserit zerat e te vdekurve qe mban ne kujtese, qe nga dita e pare e botes. Eshte nje ajer ku une ngjyros ylbere, qe shirat nuk i kane njohur kurre.
Kam bredhur kudo neper bote, po nuk eshte e njejta gje.
| |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja 15/9/2010, 13:30 | |
| Zogjte
Gruri fle nen debore. Fusha tere dimer nen yjet e ftohte. Vetem zogjte sillen si avione te hutuar. Ku e keni aerodromin, o zogj?
Trokiti ne dritare dimri i kontinentit, dhe ti kujtove se jam une qe po vij. Jo, dimri e ka shtepine ne fushe, vetem une e kam shtepine tek ti.
Por, kur vijne zogjte mos harro te hapesh dritaret tejembane se, sigurisht, zogjte nuk jane dimer, as aerodrome nuk kane. | |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja 15/9/2010, 13:31 | |
| Shi hene
Si arlekin qe del per shetitje, ne kopshtin e harruar te feminise, hena e pikelluar neper re shkel mbi deget e shirave.
Liqeni i vetmuar ne breg te nates, shqetesohet ne krahet e eres dhe thelle sirena e dallges se kalter loton mbi fytyren e fjetur te legjendes.
Yjet ne asfalt si perendim i thyer. Dhe plepat si murgjer te zinj. Fshehur pas drureve diku pergjon vrasesi i vjeter, trishtimi.
Eh, mundet qe thika e trishtimit diku perdhe ka per te me lene, fshehur nen nje perendim te thyer, fshehur nen shira hene... | |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja 15/9/2010, 13:31 | |
| Motivi i gruas se kurbetlliut
Po te pres ketu, te ky shelg, nen qiellin e zi qe mezi e mbeshtjell nata. Yjet e pare rane mbi duart e mia, qe i kam vene kryq te kryet e heshtjes.
Kam kaq kohe qe rri ketu per ty, (bile me vite), si Statuja e Pritjes, gdhendur ne mermer te bardhe dhembjeje, duke degjuar ankthin e eres, qe therret dike hapesirave.
Por ti nuk erdhe. Shume shira rrodhen mbi syte e mi qe u treten. Tani here pas here dal e pres nen qiellin e kengeve, si Statuja e Pritjes, gdhendur ne nje mermer te bardhe fjalesh. | |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja 15/9/2010, 13:35 | |
| Te debuemit
Temir u pafshim, Kosove! Ne mbetem pa atdhe! Si era e madhe, si zogjte shtegetare, endemi kaltersive, mes ujnave te hueja pa shpi, pa shprese, pa cak. (E, megjithate, na thone qe vemi nder shpijat tona). Heu! Po atje s'na pret askush. Nuk kemi as te gjalle, as te vdekun atje. Temir u pafshim, Kosove! Ne mbetem pa atdhe.
Rrotullohen valet e detit. Pulebardhat e vonueme, si andrra te hueja, zbresin mbi direke. Hesht nata e Mesdheut. O! Po ku do te sosemi ne te mjeret pa atdhe? Qytetet turke ja ku po duken larg. Askush s'na pret atje; Askush s'na njeh atje; Vec, nen nje gur te ftohte, Ali Pasha qe fle.
Dhe na kujton plaku qe s'jemi pa atdhe: ne kemi qiellin tone, dheun tone, malet, kenget dhe te vdekurit tane. Ani, se zemrat tona mbeten germadhe, dhe mes germadhave vete e vjen pikellimi. Nje dite do te jene tonat kasollet, permendoret, heronjt“qe anmiku na i ka rivra. Ne na debuen nga vatrat tona, po nuk na i marrin dot as kenget, as te nesermen, as te vdekurit tane, o Ali Pasha!
| |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja 15/9/2010, 13:38 | |
| Kthim ne vendlindje
Ja u ktheva perseri ne Shkodren e mbreterve ngritur gure-gure mbi supet lakuriq te nje gruaje, nga vellezerit tradhetare.
Mbi deget e shirave kendojne zogjte. Nen pemen e madhe te mesdites, gjethe te verdha bien mbi shpirtin tim.
Pastaj, une i hedh drejt qiellit per te bere nje vjeshte. Ah, kur ishim te rinj dhe te bukur, nuk na vajti mendja kurre te benim nje vjeshte, por ti tani nuk je me...
Tani, ti je ne fillim te stineve, ndaj nuk me intereson loja e ajrit dhe e diellit qe ngrihet mbi re si mbi nje sofer paganesh.
Shfaqen ne muzg trendafilat e thurur me diell; Ah, tani edhe trendafilat na kujtojne kamionet me djemte e vrare: Sa te bukur dhe te rinj ishin, o Zot! Mireupafshim o djem ne nje planet pa diktature.
Ne ajer, shfaqen patriarket e poezise shqipe: Bogdani, Fishta, Mjeda dhe Migjeni; Eterit e mi sillen ne ajer se varret ua kane thyer.
Tani, edhe mermeri i zerit tim eshte thyer. Erdhi mbremja dhe statuja e nates troket ne dritaren e vjeter xhamthyer.
------------------------------ Rozafa e flijuar
Ule nga supet kete qytet, memezo! Keshtu lutej foshnja tek floknaja e gurit.
Tutje pas mjegulles, perendite ilire degjonin ankthin e gurit: imzot, si me kembeve me nje qytet, ti qe s'me kembeje as me zotat?
O Medaur! Bekoje kete qytet qe lindi nga nje grua, tani qe ra hena e syve te mi.
----------------- Duke u kthyer ne vendlindje
Ne prag te periferise me rrethuan zogjte. Erdha nga fushat, prandaj m'u be kjo pritje madheshtore.
Miq fluturake, une ju dua! Dashuria juaj me ka shqetesuar me shume se format moderne te vjershave.
Ne jeten time kam bere qindra kafaze, por kurdohere me porta te hapura.
Bile dhe feminine e mbaj mend si pellumb, pezull mbi paqen mengjesore.
Dhe tani jam i gezuar qe e di, se kam qene ne kujtesen tuaj qe ikte qiejve.
At Fishtes
Shkon nje re e bardhe mbi epiken e maleve, si shpirti i shqetesuar, mbi lahuten e muzgut.
Shkon mbi mrizin e zanave, shpirti i poetit dhe ben kryq, mbi epiken e pangushelluar te alpeve.
Ah, po duart e tua. U treten nen rrenjet e lumenjve! Mbi syte e tu kaloi Drini dhe ra mbi det...
| |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja 15/9/2010, 13:40 | |
| Migjeni
Poshte toka, folklori i braktisur, shtigjet e zotave ilire, agimet e pergjakur nga thika e hakmarrjes.
Iken zeri yt, avion mbi alpet e hutuara. Nga pas mbetet dicka prej perendie, me mushkerite e gerryera si nje Promete.
------------------------------------- Kuajt e marsit
Atje poshte ne lugine me presin kuajt e marsit nen nje hene qe me do. Pranvera cdo dite gdhend ne celuloze zerin tim, mbeshtjelle egersisht me thikat e gjetheve.
Isha nisur te vdes per kete toke te lashte statujash te gerryera nga uria. Kuajt e marsit do te hingellinin mbi mua, nen henen e nje nate te prere pergjysem.
O toka ime, nen nje ajer tingellonjes daullesh! Ne cdo gur eshte fshehur nje statuje nene. Anes detit ilir, mitet, cdo nate, dalin nga amforat me syte plot lote.
------------------------------------- Femijeri
Celi trendafili i kuq te porta ne mengjes, si vetetime. Keshtu erdhi dikur nje vajze me shall te kuq e trokiti te porta.
Tani nuk jam me i ri dhe ngjyrat i ngaterroj; Ndoshta ky eshte nje trendafil i bardhe, ndoshta ky eshte nje trendafil blu.
Megjitheate e di: erdhi nje trendafil me shall, dhe nje vajze celi gjethe tek porta.
------------------------------------- Aerodrom
Dal e te pres ne breg te nje qielli, dal e te pres buze nje reje. Veshtroj si rrezohen shirat, ylberet, yjet. Zbrit! E di qe je diku pas nje mjegulle.
Vene e vine avionet e botes. Po ti, ne c'shira je fshehur valle? A ke pare dhembjen time si ngjitej me ulurime neper qiej?
O! Si demon i vetmuar, tere shirat e botes i kerkova per ty...
----------------------------- Shkodres
Shkodra, dashnorja e shekujve Migjeni
Ja, qyteti im, arnuar me fosile mitesh, selija e mbreterve ilire, ngritur gure-gure mbi syte e bukur te nje gruaje nga pellazget hyjnore.
U ktheva perseri ne qytetin ku kam lindur. Nje shi biblik lan prej shekujsh gjakun e perandorive te mundura.
Ketu, nen nje kryq kam varret e fisit tim, mbuluar me heshtje qe lulezon trendafila. Po ve zerin tim te bere kurore mbi dhembjen qe koha e beri mermer. Amin?
E kam ditur qe do te vij tek ti, neper metropolet e botes. Nen trendafila mermeri si ne nje metropol, jam trishtuar per jargavanet e portes. Nen shirat e heshtur prej najloni, me ka marre malli per shirat e tu te qeshur, tere rremuje vetetimash...
--------------------------------- Vijne ciganet
Vijne ciganet me daulle dhe me hene, ah, qajne dhe ulerijne. Shpejt e shpejt i ngriten cadrat rreth shpirtit tim prej uji.
Isha i ri dhe isha i bukur, isha i zjarrte ne dashuri. Shume gjera tani i harrova, per hene e per magji...
Ulerijne ciganet me daulle, per dhembjet e shkretetirave te largeta. Rri zgjuar une ne breg te lumit, mallkuar me dashuri dhe me hene.
Kori i trendafilave derdh lote, per daulle dhe per hene, i trishtuar. Ah, c'isha i ri dhe i bukur dikur, dikur ne nje mars te shkuar!
---------------------------------------- * * *
Kur ishim te vegjel i shkruanim njeri-tjetrit neper avione prej letre. Tani avionet jane prej duralumini, po te tere jane bosh.
Je ftohur nga druret, metalet dhe rete, lartesive te medha.
Keto shpikje na ndane; Ishim aq mire kur qeme te vegjel, nuk na duheshin hapesirat dhe largesite.
Beje nje leter, po jo prej duralumini: Kam nevoje per ty, jo per metalet.
-------------------------------- Pema
Cudi me kete peme qe pikon neteve, sikur vajton rrenjet e veta ne verberine e tyre.
Ne kujtesen e gjetheve dhe ne kujtesen e drurit rron ende ora kur me the lamtumire.
Teper vone e kam kuptuar varganin e gjate te oreve, te drureve, ne rrugen e gjate te fshatit ku kemi kaluar.
Edhe dimrit kur rane gjethet, pema frushullinte mbi perrenjte prej hene.
Cudi me kete peme qe frushullin me duart lakuriq, cudi me mua qe nuk te thashe lamtumire.
| |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja 15/9/2010, 13:41 | |
| Poezia
Ne ate shteg ku kaloj une e ka kasollen vjeshta, bile te gjitha stinet jane fqinje. Nje beng, si stradivarus, me meson folklorin e zogjve.
Kasolle prej hene! Nen qiellin tere shi, pike-pike mbi catine e kalter, trishtimi i djalerise... Mbeti tek xhami i plasur i dritares sate veshtrimi im i thyer.
Une vetem u bej nga nje vizite stineve, o njerez, kurse zemren e kam tek ju. __________________
Elegji
Celen trendafilat ne mengjes me petale ne ngjyre te vetetimes, dhe mua mu kujtuan kenget e shkuara, qe motit kane vdekur, ne nje ajer te vdekur gjithashtu.
Dal me kot te te pres tek porta qe eshte mbeshtjellur me hijen time te prere nga nata qe shkoi. Trendafilat vetetijne ne heshtje per gjemen time dhe une e di qe ti nuk ke per te ardhur kurre me.
Por mua keshtu me ze nata, si statuja e pritjes, ne nje ajer qe vdes dalengadale dhe dimeron, me durimin e mermerit qe pret me shekuj nen shkembinj.
| |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja 15/9/2010, 13:41 | |
| Per vehten time
Kendoi bilbili i vetmuar deri ne dhembje, por askush nuk e degjoi zerin e tij, sepse i mungonte kafazi.
Mbi nje piedestal heshtjeje, dergjet profili im qe ne lindjen e gurit. __________________ Dal neteve pa hene i vetmuar
Mos te vdesesh ne krevat, thoshte babai, te vdesesh ne lufte, biri im; Sidoqofte nje here do ikesh nga kjo bote, por duhet te ikesh si trim.
Tere trimat e fisit tone kane shkuar nga shpata ose plumbi, ne ate bote. Kjo eshte nje vdekje qe ia vlen, biri im, cdo vdekje tjeter eshte e kote.
Por une linda ne nje kohe pa shpata, kohe komunistash frikacake, ndaj me keni pare neteve pa hene te vetmuar neper rruge, duke kerkuar fatin qe me la im ate. __________________ Omeri
Ata qe dogjen Trojen iken ne nje det bronxi, me statujat e arta. Ndenji vetem nje aed i verbuar nga zjarri, me emrin pellazg Omer.
Asnje grek nuk e pranoi ne anije rapsodin plak, atin e tere poeteve, ndaj u nis drejt Perendimit. Ne fshatin me te pare dardanet i dhane vere dhe iu luten te kendonte per Patroklin, dashnorin e Akilit te bukur. Kendo o Muze merine a Akil Kembeshpejtit, kendoi poeti i verbuar nga zjarri qe dogji Trojen madheshtore.
Pas ca vitesh rapsodi pellazg vdiq dhe e varrosen, nuk dihet mire, ne Tebe, ne Athine, Hiroshima apo New York?
| |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja 15/9/2010, 13:42 | |
| Kthehu (1)
Ngado qe sillem, pikellimi eshte aty te porta dhe prapeson shpirtrat.
Te dritarja nje shi i huaj, i verber, pa zhurme. Mbase jane shirat qe kane rene dikur, mbase jane kufomat e shirave: Cdo gje eshte e trishtuar sonte.
| |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja 15/9/2010, 13:43 | |
| U beme te huaj
U beme te huaj per njeri-tjetrin. Po iki, dhe me humbje perseri. Lamtumire, o Ksanti i kesaj dite! Troja ime eshte ky perendim qe digjet.
Lamtumire Troja ime e pafat! Tani i perkas nje bote moderne. Ndofta diku nje i verber madheshtor ka per t'a kenduar tere kete urrejtje.
Pra po iki, por me humbje perseri. Dhe per ty do te behem i huaj. E verbra madheshtore me syze Hong Kongu, beje nje Iliade per mua! __________________ Te pres
Bilbil qe rri zgjuar ne pyllin me pisha, pres e pres te dritarja e zerit tend qe celet ne muzg.
Tutje shtrihet hena, mbi nje bote te mbushur me mungesen tende. Pres dhe zemra me dhemb, te dritarja e zerit tend, ne kete muzg xhamthyer.
O shteg i gjelber! Po perse valle, tere kjo pritje nxorri thiken kunder meje?
| |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja 15/9/2010, 13:43 | |
| Rri sonte te une!
Hena mbi lume vizaton nje ure per endrrat e yjeve; Reja gri, si mall i harruar, ve kryet mbi duart e pyjeve.
Ti erdhe neper udhen e henes, celi gonxhe edhe pragu i portes.
Rri sonte te une, sa te behen trendafilat e drureve te vdekur!
| |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja 15/9/2010, 13:43 | |
| Lerme te vij me ty
Ne fushe ecin ciganet dhe mbi supe daullet u varen si kufoma, ku shpirtrat e shkretetires s'kane per t'u zgjuar kurre.
Nga cerdhja e shiut fluturoi kenga e reve tere gjeme.
Lerme te vij me ty! Ky eshte muzgu im i fundit. Une vij tek ti te vdes, s'e ke kuptuar?
Me duhet te vdes dhe me duhet pastaj te shperndaj gjakun tim mbi trendafilat. __________________ Kujtimi yt
Hena po shuhet ne pellembet e gjetheve dhe trendafilat vdesin ne muzg. Fusha ul supin te era, por mua vetmia me pret te porta, egersuar.
Ulerin vetmia te porta, ulerin dhe iken neper dhembje, trembur, ti.
Keshtu, gjithmone, ardhja jote eshte tere ikje dhe une ndiej mbi gjoks sikur me kalon nje tren.
Hena e shqyer ne dhembet e vetmise cirret si egersire te porta. Ylli i fatit tim lotoi ne dritare, ku shkon, ku shkon, cfare te thirri keshtu?
| |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja 15/9/2010, 13:44 | |
| Ndjese
Me mbeti pa thene ajo fjale. Ndoshta shkallet e kesaj nate, deri te Hena, do t'i ngjisnim dore per dore.
Tani te Hena shkoj i vetem.
Askush s'do te na shohe dore per dore. Dhe vetem, per nje fjale te pathene!
| |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja 15/9/2010, 13:45 | |
| Rri e rri
Ylli i mbremjes, ti me kengen tende ne kafazin e muzgut, me kujton syte e saj, ne ngjyren e detit kur ikin anijet.
Rri e rri, druri i pritjes celi gjethe; Zogjte e trishtimit dalin te dyert e cerdheve.
Druri i pritjes u vesh me vjeshte; Rrufete u bien kambanave, ne ajrin e ngjyer me mbremje.
Druri i pritjes u be dimer; Celi debora lule te era.
Vetem tani qe u sosen stinet e kam kuptuar qe dashuria ime s'te sjell me ne kete bote; Megjitheate, cdo dite ngre ura e rruge. __________________ Udha e liqenit
Une kam kaq nevoje per ty: me shume se ky liqen per perrenjte! Se dora ime nuk ra rastesisht mbi supin tend, si bien duart e shelgjeve te reja mbi supet e valeve.
Dhe ne qofte se ndonjehere iken (mos e thuaj!), ashtu si ikin e nderrojne drejtim perrenjte (ah, mos e thuaj!), diku ne brigjet e shpirtit tim do kumboje kenga e lashte popullore e liqeneve te thare,
duke imagjinuar ardhjen tende, si nder legjenda, ne formen e shiut ose ne formen e veses, mbi reren e oreve, bile mbi vite te tera: se dora ime nuk ra rastesisht mbi supin tend, si bien duart e shelgjeve te reja mbi supet e valeve! __________________ Pres
Keshtu cdo nate te pres ty, si skllav; Rri e veshtroj yjet si ngrejne statuja mbi pirgjet e keshtjellave qe vizatojne erresiren.
Keshtu cdo nate zbresin nga druret perendite ilire, me tunikat e prera nga mjegullat e lashta dhe lulekambanat si per mort tingellojne.
Dhe eshte nje zog i zi qe mallkon, me zerin e baladave te pergjakura.
Keshtu cdo nate vjen verdalle neper kopesht nje hije, me nje qiri prej hene ne dore.
Por, ah! Kur te vish ti, une do te jem tretur neper keshtjellat e ftohta, qe vizatuan egersisht erresirat.
| |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja 15/9/2010, 13:45 | |
| Peisazh vjeshte
C'u merzite ti se do iki une, c'u merzite ti se verdhuan gjethet! Ja, diademen e vjeshtes do t'a nxjerr nga pellgu, ne korien e arte si garderobe mbreti.
Po te le keshtu, ne kete vjeshte... Se kete ndarje kam ruajtur per ty. Ti e ke ditur qe une tek stinet kam shtepine, ti e ke ditur qe une edhe pak behem dimer.
Se vjen nje kohe e kjo nate behet rere; Eh, rere dhe plazh i zi! Kali i erresires me krifen prej shiu hingellin rrotull ne hapesire.
Se ikin patat shtegetare prej telajos se Van Gogut, se ngrijne akull pellgjet e vdesin, se vijne ererat e rrembejne gjithcka, ne korien e arte si garderobe mbreti. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja | |
| |
| | | | Frederik Rreshpja | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
| |
| |
| |
|