Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Albade.com


 
PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

 

 Leka Ndoja (Tixhja e Bėrxullėve)

Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Leka Ndoja (Tixhja e Bėrxullėve)  Empty
MesazhTitulli: Leka Ndoja (Tixhja e Bėrxullėve)    Leka Ndoja (Tixhja e Bėrxullėve)  Icon_minitime16/9/2010, 14:46

Tixhja e Bėrxullėve

Leka NDOJA


Kush ėshtė...
Leka Ndoja ka lindur nė Tiranė nė vitin 1962. Ka kryer studimet e larta nė Fakultetin Histori Filologji tė Tiranės, dega Gjuhė-Letėrsi nė fillim tė viteve 90. Ka punuar si gazetar dhe skenarist nė TVSH nė vitet 1993-2002. Nga viti 2004 drejton "Qendrėn e Studimeve Ndėrshqiptare". Ka botuar rreth 50 ese kulturologjike dhe "Traktatin e artit inteligjent". Ka botuar tre vėllime me poezi; "Rrezja e territ" 1993, "Zaret u hodhėn" 1996, "Kėngėt barbare" 1999, romanin "Motel El Salvador" 2002. Ka pėrgatitur librin "Vox populi" tė Zef Malės 2002. Nga pėrkthimet, ka sjellė sė pari vėllimin antologjik "Pambarimi" tė G. Ungarettit, (Ēabej 1997), si dhe ka botuar nė revistat letrare cikle poetikė nga Xhon Kits, Karduēi, Montale, Quasimodo, Marinetti, Papini, Ted Hjuz, Masters, Hini etj. Ka pėrkthyer nga anglishtja dhe ka botuar librat albanologjikė "Shqipėria, ēelėsi kryesor i Lindjes sė Afėrme' tė Kristo Dakos 2003, 'Epiri" N.G.L. Hammond QSN 2004, "Kanuni shqiptar" Margaret Hasluck 2005. Ka pėrgatitur komentarin e Skartacinit mbi veprėn Komedia Hyjnore tė Dante Alighierit pėrkthyer nga i ati Mark Ndoja. Tregimi i mėposhtėm ėshtė shkėputur nga libri me tregime nė proces "Pashkėt katolike'.

Fatin, kasapin e Bėrxullėve, Hatixhja e paditi nė gjyq. Zanatin e tij e kishin zili gjithė qyteti e sidomos vendasit. Kjo arsye e kandisi Tatėn e Tixhes qė ti thosh sė bijės, rahat, ma rahat nuk ke ku t'zgjedhish, na kėrkun gocėn prej dere t'mirė oj goc. O Tixhe mishin e ke sigure, mush barkun e nuk fle me andrrat e Judit. Se Judi del ke shpija e t'vorfnit. Bėrxullt jon familje me gjo, s'jon trok si ai bukroshi i Shkodrės qė t'vijte rrotull e s'kish i dysh n'xhep. Kon ate kasaphonen te qoshi den babade e kon, plonca pėr gjith Tironėn jarebi kon shit e falė. I qajn ato kukurectė, ilahi. Shkoi dorėn mbi tullėn e pjekme nga dielli tė grricė nga gjembat e limonit tė egėr qė e kish pru fidanin nga Elbasani, i biri Fati.
Tixhja u prek dhe nuk vendosi menjiherė. I kėrkoi tre ditė tė mendohej. Dhe si vendosi do thoni ju?- U tha u bo lale, kshu qe e shkrujtme. Mė tepėr se kaq nuk mundi t'i thosh tė jatit Tixhja, sepse mendoi Fati mė doli po me emrin qė dėshiron gjithė mileti, Fati? dhe qeshej para pasqyrės sė komosė ku pasqyroheshin hurmat e skuqme tė fund nėndorit.

Filluen dasmėn me orkestėr qysh tė enjten e e sosėn tė shtunėn e tė dielėn e 5 majit. Vunė kunorė e shkuen e nė xhaminė e Ethem beut pėr hajresile, si thosh Nurja, baba i Fatit dhandėrrit.

Tė nesėrmen Tixhen e nxorri Nurja vjehrri nė oborr dhe i tregoi nji tepsi tė madhe me nji kapicė zorrėsh bagėtie qė nxirrnin avull e qelbnin erė. Ja nuse kjo osht puna jote. Qe ku e ke gelqeren e shueme, qe, ujė ke te vija sa tė duesh dhe yrja byrja jepi t'i lash, derisa tė vijė Fati nga kasaphonja, t'i kesh la e ti kesh goditė. Se pasdite do t'i lidhim ti qepim e ti fusim nė furrė qė t'i shesim tek lokali i Qesėve, se ata kan kėrkesė dyfish tashi nė verė. Helbete raki sa tė dush, ene venė.
Ai, Fat (e ē?fat) e vinte tė lante planca tė shoqen gjithė ditėn e nuk e linte tė dilte prej derės as tė blinte linėsėt e kur i vinin menstruacionet. E deshte? Me shpirt tė du mi Tixhe me shpirt tė du. I thosh Fati asaj. S'ka njeri nuse si ky koc. Eh, dilte vetė e ia blinte Fati tė pėrbrendėshmet se nuk kish besim qė t'i mirrte e t'i provonte ajo ato sende nė merkatin me separé se kish dėgjue sende tė turpshme.
Ke mishi ti Tixhe ke mishi se ai na ma frymėn i thosh Merit, shitėsit se do tė shkonte nė teqe, pastaj nė karburant si pronar qė ishte pasi tė mbaronte therjet e viēave nė kasaphone.

Flokėt, Fati i linte tė gjatė prapa ndėrsa pėrpara i priste fare shkurt. Duhanin s'e pinte, as rakinė por lekėt i binte nė shtėpi. I numėronte ndėrsa hidhte nė grykė me gishtat nė ajėr ndonji copė planci. Planci si copė kadiveje gri zhdukej nė atė grykė tė madhe e ia nxirrte pak pėrpara mollėn e Adamit. Fati fėrkonte gjoksin, ose diku midis gjoksit e barkut, e lėshonte nji oh kėnaqėsie. Habitej Tixhja me atė qejf tė burrit dhe e shihte pasi binin nė shtrat qė ryste buzėt sikur desh tė kapėrdinte copė tė tjera plancash. Kjo e neveriti Tixhen qė muajin e parė tė martesės.

Tė nesėrmen lante zorrėt Tixhja me sapllake nė oborr, sepse Fati i thosh, laj zorrėt e keēit oj Tixhe e mos m'u tallahitė nėpėr koshi se ina derė e nershme no. Se Tixhja nisi tė dilte pėrjashta ndėr komshijtė qė edhe ata kishin dėshirė tė njiheshin me tė. Ajo ishte nusja e vetme qė kishte hy nė atė rrugicė se tė tjerat kishin marrė fėmijtė dhe i kishin lanė burrat qyq tė vetėm.
Atė ditė Tixhja gjithė lau zorrėt e kecve, tė lopve e ish bo *** krejtiskrejti, nga flokėt deri ke nallat pri drrase qi i hiqte rrėshqonė rrėshqonė, siē i thosh nji fėmijė qė e shihte nga dritarja e pallatit tė kuq kundruall. Vinte gėlqeren nė ujin e vijės nė oborr dhe i lėshonte ziorret nė lugun qė ish apostafat pėr atė punė pėr tė pastrue zorrėt por edhe mushkritė e bardha e tė zeza.

Pėr dy vjet iu shkri rinia Tixhes si muti i bagėtisė mrenė nė sapllaken me ujė nė oborr ku hardhitė kishin morė ngjyrė ndryshk e vilet po ia farojshin zogu harabel dhe pulat. Se Fati, si i thosh baba, majte pula fort, n'oborr.
Fati shkonte nė punė dhe ēonte nji nga ēirakėt e pikės sė karburantit me nji bidon benzine super nė shtėpi dhe me porosinė qė tė shihte se mos Tixhja e tij kishte dalė nga shtėpia e lapardhisej kushedi ku.
Tixhja nė fakt me tė hikė Fati nė punė nė mėngjes lante sa lante zorrėt e plancat e i linte aty nė ujė tė rrjedhshėm dhe dilte nėpėr koshijet aty pėrgjatė rrugicės sė Bėrzullėve. Shkonte tek shtėpia e italianes qė kishte hapė nji aktivitet biznesi dhe dinte pak shqip. Ajo nė nji shtėpi qė e kishte marrė me qira me limoj e portokalle nė oborr merrej me biseda dhe i thosh Tixhes tė vinte e tė punonte si menaxhere nė firmėn e saj. Tixhes i pėlqeu propozimi po ec e fol me Fatin i thosh ajo italjanes qė i falte parfume firmato siē i thosh ajo e i vinin nga italia.

I mori erė Fati Tixhes pasi doli na dushi dhe i shkoi duhma e era e benzinės dhe ajo e zorrėve tė bagėtisė.

- Ēėre ere asht kjo Tixhe livando e jashtme kush ta pru?

-Matilda komshia?

- Pse do me t'u vardis pėr tė bo prostitutė ajo?

- Ēėre prostitute mė zullap se unė nga kla mi ploncat e tyt eti.
Kėshtu nisi dyshimi i Fatit pėr Tixhen e zvjerdhja e Tixhes pėr Fatin. Qeka rob koti tha me vete Tixhja. Medet burri

Nė gjyq Tixhja u paraqit me tė atin me nji minifund tė shkurtė ku i dukeshin shenjat e vulat e drunit qė i kish dhanė Fati dy net ma parė pasi kish gjetė kapicėn me zorrė tė palame e qė qelbte me erė gjithėq oborrin e deri nė rrugicė. Kaq i kishte mjaftue Fatit qė tė merrte mashėn me tė cilėn Tatanxirrte nga kusia nė zjarr copat e mėdha tė plancave tė lopės dhe i hidhte nė grykė nga i kullufiste me dy kapėrdima poshtė nė stomak.
Trazonte zjarrin me mashė dhe pastaj trazonte kazanin nė pirusti, e nxirrte fletėt e pjancave ende tė nxehtė edhe Fati e i hidhte nė grykė. Por kur erdhi nga puna e pa qė Tixhja nuk i kishte prekė me i pastrue dhe as qė i kishte futė nė ujė tė valuem plancat mori mashėn e i doli nė pėrpara nė rrugicė. sa ktheu nga italianiea fati e mori pėrpara me mashė ****ėve. Tixhja ulėriu sa lemerisi lagjen. Nė darkė u vodh nga muri e pėrfundoi nė shtėpinė e vetė.
Fati hidhte copa plancash nė grkė para gjykatėsve qė po rregullonin dosjen dhe shihte nga Tixhja. Kjo ngrinte minifundin e e shihte me pėrbuzje. He plas mor qen se s'je rob pėr gru ti. Plonci i lopės.
Plonci o i omėl oj Tixhe por kthe nė shtėpi e hidhte me shpinėn e dorės flokėt prapa, Fati i Bėrxullėve.
Gjykata dha vendimin e ndarjes dhe e dėnoi me 1 milion lekė gjobė pėr shpenzimet e gjyqit Fatin e Bėrxullėve.

Qė nga ajo ditė ēdo mėngjes gjente nji boēe me kukurecė tė ngrohtė poshtė shtėpisė Tixhja, dhe pėrsipėr napės kishte nji hurmė tė pjekun mirė nė vend tė shenjės sė pendesės sė Fatit tė Bėrxullėve.

Milosao.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
 
Leka Ndoja (Tixhja e Bėrxullėve)
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Arian Leka
» Inerviste me Princin Leka II

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: