Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Albade.com


 
PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

 

 Mehmet Kraja

Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Mehmet Kraja  Empty
MesazhTitulli: Mehmet Kraja    Mehmet Kraja  Icon_minitime16/9/2010, 15:43

Im atė donte Adolfin

(Fragment romani.)


Mehmet Kraja



1



V jeshta e fundit e Luftės sė Dytė Botėrore tim atė e gjeti nė Shkodėr. Pesė delet i kishte shitur nė pazarin e bagėtisė qė para mesditės, kishte blerė kripė, sapun dhe vajguri dhe tani, me hejbe nė krah dhe me qeskėn e parave lidhur pas ushkurit, shkoi e hyri nė Kafen e Madhe. Nuk u ndal as te rruga e kovaēhanave, as te dyqanet e saraēėve, por u fut nė shehėr bashkė me njė rigė shiu, njė pėshurrimė e pėrzier me erėn, qė lagte kalldrėmin me njė sitje tė hollė dhe tė mjegullt.



Nė tė vėrtetė, atė ditė tim et i ndodhėn nė Shkodėr ca gjėra qė nuk i kishin bėrė vaki ndonjė herė tjetėr. Ndėrsa kalonte nėpėr njė sokak tė ngushtė e tė rrethuar me ato avlitė e larta, dhe me dyert e kapixhikėve qė ngjanin me vrima buburrecash, vėrejti tek hapej njėra syresh dhe qė andej pa tė dilte njė djalė jo mė i madh se trembėdhjetė vjeē. Veshėt i kishte tė mėdhenj, si tė lakuriqit tė natės, dhe njė hundė majuce i rrinte mbi fytyrė si sqep gargulli. Ai i doli pėrpara tim et, e zuri pėr mėnge dhe, me njė tė pėshpėritur qė vinte si grahmė maēoku, i foli mu rrėzė veshit. A do pith, mos mė shiko ashtu, e kam Dranėn kėtu mbrenda, asht e trashė, i ka ****ėt sa dy sepeta. Im atė u ndal. Porta e ngushtė kishte mbetur gjysmė e hapur dhe brenda oborrit shihej gryka e pusit, njė govatė aty pranė dhe ajo Drania sa njė katua, tek ishte ulur kėmbėhapur mbi njė stol, merrte ujė me tė dy duart nga govata dhe lante kofshėt, bashkė me atė thellomėn e zezė midis shalėve. Jo qė nuk i pėlqeu ajo pamje, madje pėr ndonjė ēast e mendoi veten tek shtrihej mbi tė, si mbi njė lundėr, po ja qė atė ditė e kishte mendjen te punėt e luftės dhe punėt e mėdha tė botės, dhe nuk desh qė shfryrjen e herdheve ta ngatėrronte me to. Atje nė katundin tonė, punėt e sevdasė? E la mendimin pėrgjysmė dhe atij djalit me hundėn si sqep ia ndezi njė flakaresh, pthu! edepsėz, bre! dhe pjesėn tjetėr tė sokakut e kaloi duke i bėrė dy hapa me njė. Djali e shau, por ai nuk e ktheu kokėn prapa.



2



Nė tė hyrė tė Ēarshisė dikush desh t'i shiste njė sahat me qostek argjendi dhe me dy gurė qė vezullonin si sy maceje, nė kapakun e mbuluar me shkrim arabisht. Merre, i tha i zoti, asht sahati i Riza Pashės, ja ka falė gjyshes teme pėr nji natė qi fjeti me tė. U ngėrdhesh. Ngriti njėrėn kėmbė dhe u pordh dy herėsh.



Ndėrkohė, njė plakė qė aty pranė shiste sarikanė, bėrtiste me zė tė lartė, hajdeni gra, ejani vajza, ju rruen nana sa ēelė e mbyllė sytė, ju ban atė teshėn si qefull, se komunistat e duen tė rruem, thėrriste ajo. Njė grua e veshur me ēitjane, si me ndrojtje iu afrua plakės, ndėrsa burri i saj, njė zgatalan me xhamadan tė qėndisur dhe me tirq maje ****ės, kishte zėnė vend tre-katėr hapa mė andej dhe e shikonte gruan e vet me bisht tė syrit. Gruaja me ēitjane i tha diēka plakės me zė tė ulėt. Por plaka ia krisi me tė veten. Mos m'thanshin Hasime, qi nuk ta ban si shuplakėn e dorės! Si the? Nuk asht komunist? Qyqja ti! Gjeje nji hypės, sa nuk t'ka lanė nepsi. Burri me tirq u skuq nė fytyrė, pastaj u mėrtis dhe dikur u nxi fare. Shkoi dhe e zuri gruan e vet pėr llėre dhe, me shikimin e rrėzuar pėrtokė dhe me nofulla tė shtrėnguara, i tha plakės, ta baj vorrin kėtu, midis Ēarshisė, shtriga plakė, dhe u largua duke sharė nėpėr dhėmbė dhe duke tėrhequr gruan pas vetes, me atė mėnyrėn e sprovuar tė tėrheqjes sė mushkės pėr ullari. Gruaja me ēitjane, ndėrsa i shkonte burrit pas me hapa tė shpejtė, ktheu kokėn prapa njė herė dhe dy herė, dhe me atė shikimin e humbur qė nuk kapte asgjė, dhe me atė hutesėn e saj tė mjegullt e tė hapėrdarė nėpėr tym ėndrrash dhe giasmesh tė largėta, la mbi atė anė tė Ēarshisė njė molepsje tė trishtė tė ajrit dhe ngrysje tė pikėllimtė tė havasė, qė tė shponte si turjelė tamam nė dėrrasė tė gjoksit.



Tek ana e epėrme e Ēarshisė, atje ku kalldrėmi i lagur ngjante si i lyer me sapun nga njė shkėlqim i beftė dielli, pikėrisht te ai dyqani i pėlhurave me penxhere tė mėdha e me qepena tė ngritura pėrgjysmė, im atė pa njė turmė njerėzish qė ishin mbledhur nė rreth dhe bėnin sehir. Para tyre, njė burrė i shkurtėr, me kapelėn prej basme mbi tepe tė kresė, me mėngėt e pėrvjelura dhe me xhamadanin e zi shtrėnguar pas trupit, nxirrte nga dyqani me nxitim tė madh dengjet e faqellit dhe tė kambrikut, i hidhte pėrtokė dhe pastaj i shtrinte njė nga njė mbi baltėn e kalldrėmit. Dymbėdhetė kute pėr nji qefin. Merrte njė copė letėr nga xhepi i xhamadanit dhe njė kalem me maje tė topitur nga xhepi tjetėr. Shėnonte. Bėnte hesap. Shpejt. Pa ia vėnė veshin askujt. Pasha Kuranin, askujt nuk ia kam vjedhė ma shumė se gjysmė kute. Ēohen mandej lugat ata tė mallkuem, ta nxijnė ymrin. Maste. Kruhej pas veshit. Mendohej. Shtriu edhe njė deng pėlhure. E shkeli me kėmbė, nė cepa, nė mjedis, nė tė gjitha anėt. Tridhetė e tre tė vdekun nga dymbdhetė kute bajnė? Shėnoi diēka nė letėr, duke e lyer majėn e lapsit me pėshtymė. Mulla Qazimi m'ka thanė, pėr burra ban edhe ma pak, pėr gra jo. Dy pash nėn dhč, dymbėdhetė kute qefin, gjithsejt bajnė pesėmbėdhetė kute vdekje. Hyri nė dyqan dhe doli qė andej pa asgjė. Qėndroi nė derė. Thirri. Nuk ka ma. Kush e ka ndėr mend me vdekė, le tė vdesė sot. Pastaj iu kthye atyre qė e shikonin. Ikni. Pse m'rrini kėtu si gurė vorresh? Nuk kam pėr ju. Pastaj kėrceu nga dera mbi kalldrėmin e rrugės dhe i shkeli me kėmbė pėlhurat e shtrira pėrtokė. Baltė kemi qenė, baltė do tė bahemi?



3



Pak pas mesditės, im atė hyri nė Kafen e Madhe. E shtyu derėn si me ndrojtje dhe, kur u gjend brenda, picėrroi sytė qė tė shihte mė mirė nė kishte ndonjė tryezė tė lirė nė anėn e dritėsoreve. Atje ishte ulur edhe herėn e fundit, para dy muajsh, me bėrryla mbėshtetur mbi tryezė dhe me shikim matanė xhamave qė lageshin nga rrebeshi i shiut, ndėrsa mendimet e ēonin larg, nė njė endje vā pa vā, si ato gjemitė qė i merr me vete era e detit. Kishte qėndruar aty mė shumė se njė sahat, kishte pirė dy kafe sade dhe, nė dalje, ēirakut ia kishte falė njė metelik. Kėshtu bėnin edhe ata burrat e shehrit. Me majat e gishtėrinjve tė hollė e nxirrnin metelikun nga xhepi i vogėl i xhamadanit dhe ia lėshonin nė dorė ēirakut, qė i pėrcillte te dera me temeną. Paē gjithmonė, Zoti t'ruejt! Ēiraku mbyllte derėn pas atyre qė dilnin dhe kthehej me vrik te banaku, i qetė dhe i heshtur. Dhe i bardhė, si i larė me finjė.



Por atė ditė Kafja e Madhe kishte qenė e mbushur dėng dhe vlonte si zgjua bletėsh. Ajrit i vinte erė kafe dhe duhan, dhe njė mėrmėrimė e jermtė zėrash pluskonte mbi kokat e njerėzve, deri nėn tavanin e lartė. Mirė se erdhe. Ēiraku nuk ishte i bardhė, ishte i zbehtė dhe i mėrtisur, i nxirė rreth syve, sikur kishte bėrė dergjė. E vendosi tim atė te njė tryezė afėr murit, gati nė qoshe dhe kafenė ia solli shpejt, sikur ngutej tė ikte diku. Si i ke te shtėpia? Nuk iu pėrgjigj. Mori tavllėn e duhanit, e ēoi te banaku dhe solli njė tjetėr. Pije kafen ma shpejt dhe ik, i tha. Pse? Sot kanė me i vra tre vetė, Hasan Danin, Imer Osėn dhe Doktor Kotanin. Pse Doktor Kotanin? Sepse ishte spiun. Nga e di ti? Kėshtu mora vesh.



Nga dritėsoret e mėdha hynte njė dritė e hollė vjeshte, e qėndisur anash me ndryshk tė vrugtė dhe avuj shiu, qė i mbėshtillte njerėzit me njė farė ngathtėsie tė topitur dhe ua shumėzonte hijet nė dy, nė tre, nė katėr, si nė dofarė pasqyrash tė zeza, qė pale ku ishin vendosur. Njėra nga ato hije tim et iu shfaq e bardheme, si e mbėshtjellė me pluhur tebeshiri. Fytyra e zbehtė, flokėt e thinjur, xhamadani me vija, kėmisha prej mėndafshi dhe jaka e kollarisur. Ishte Doktor Kotani. Njė herė e kishte parė tek tėrhiqte hapat ngadalė mbi kalldrėm dhe atėherė pat menduar se vdekja, pėr tė cilėn thoshin se ishte e zezė dhe e mnershme, nuk duhej tė ishte e tillė. Ajo duhej tė ishte e bardhė, si gur i latuar, sepse Doktor Kotani ishte i tillė.


Disa muaj pasi e kishte parė Doktor Kotanin tek kalonte rrugės, im atė e mori gjyshen e tij nė krah dhe e solli nga Kraja nė Shkodėr. Asaj i qe fryrė barku, i qe trashtur gjuha dhe orė e ēast fliste jerm. Nuk du me dekė, thoshte, m'ka marrė mbramė xhebraili, kam kenė nė botėn tjetėr, e kam pa, ish ma keq se nė Shpellėn e Dashit. Nė Shpellėn e Dashit kishte bolla e gjarpinj dhe vinte njė erė e keqe, si tė dhjera lakuriqėsh. Kur hynė nė shtėpinė e Doktor Kotanit, ajo nuk tha mė asnjė fjalė. Muret e odės, perdet, minderet dhe vetė Doktor Kotani shndrisnin nga njė bardhėsi e mermertė, sa tė tė thernin sytė. E shtrirė nė minder, ajo ia mori dorėn Doktor Kotanit dhe ngadalė i puliti qepallat, sikur u kredh nė katullimė tė gjatė e tė lumtur.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
 
Mehmet Kraja
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mehmet ELEZI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: