Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Albade.com


 
PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

 

 'Autobiografia e Ismail Kadarese ne vargje' nga Petraq Kolev

Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

'Autobiografia e Ismail Kadarese ne vargje' nga Petraq Kolev Empty
MesazhTitulli: 'Autobiografia e Ismail Kadarese ne vargje' nga Petraq Kolev   'Autobiografia e Ismail Kadarese ne vargje' nga Petraq Kolev Icon_minitime17/9/2010, 02:54

Une nuk po flas por faktet e ato kunderargumentoni. Per cilesine e librave te IK shkruan edhe udheheqesi i dyte shpirteror i Kadarese qe ishte e mbeti Ramiz Alia. Beni durim, se e ke pak me poshte. Sa mire eshte me nje gote shampaje franceze, vere nga California dhe frutat exotike te ishkujve Karaibe te mund te kundroni ne qetesi dhe jo mes varferise se kohes se Dulles "veprat" ose genjeshtrat e paskrupullta te shkruar nga dora, mendja dhe ndergjegjja e "Poetit" tuaj militant komunist dje dhe sot. Keto te plota jane perkthyer ne 8 gjuhe dhe derguar tash 3 vjet edhe ne Mbreterine e Suedise ju jepen Cmimet "NOBEL" per Leteresi, per t'i paraprire rastit te futjes se kandidatit, qe per nga shkrimi nuk eshte shkrimtar por dora e zgjatur e rregjimit dhe qe mos kete keqkuptime me vone... Ju kujtoj se disa here jane derguar materiale te tjera ne disa gjuhe, ne te cilen bejne Klube shkrimtaresh nga Amerika (ku dikur jane "treguar" librat e Marx, etj perralla me mbret...) Kjo eshte vepra me e
mire qe behet ne sherbim te kombit dhe per te mos degjeneruar kete Cmim Nderi dhe historine e letersise shqiptare me tej. Boll me genjeshtra se Ik nuk i jepet Ēmimi se eshte shqiptar, i besimit islam (shikoni historine e cmimeve se do te gjeni shkrimtare islam (nje shembull i vogel eshte Rahman Ruzhdi), etj., por "veprat" qe nuk kane qene dhe nuk jane vepra, por himinizimi i komunizmit dhe diktatures se tij.





"Ate qe Hoxha e thosh ne proze

E kthente Kadare ne poezi,

Ku jeten boze e bente roze,

Kur ajo shkonte zi e me zi."



Nga Petraq Kolevica



Poezia eshte marre nga libri: “MESUESI DHE ARTI”, shkruar nga Ismail Kadare dhe botuar nen perkujdesin nga Shtepia Botuese “Naim Frasheri”, Tirane 1953, fq. 49-53



LAMTUMIRA E FUNDIT



Kurora dhe kurora pa mbarim,

Kurora gjithe lule, gjithe yje;

Dhe syte te perlotur me trishtim

Dhe pamje e rende zije.



O shoke! Per te fundit here sot,

Babane po percjell turm’ e pasosur

Me dhembje te kulluar e me lot,

Me zemer te plagosur.



Dhe ja tani, mes heshtjes, ne eter,

Nje ze i njohur, qarte po degjohet.

Ne emer tone sot, shoku Enver,

Perpara tij betohet.



Ne gjysme – shtiz flamuret era tund,

Gjemime topash ndihen ne hapesire;

I jep Stalinit turma e pafund,

Te fundit lamtumire.



Pra, lamtumire mik i madh, baba!

Cdo zemer sot i thone lamtumire.

Se bashku me Leninin krah per krah

Aty ka per t’u shkrire.



Pushon tashti Aty ne qetesi,

Por, jo! Ay nuk vdiq! Vazhdon te rroje!

Dhe fjal’ e tij e urte perseri

Perpara do na coje!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

'Autobiografia e Ismail Kadarese ne vargje' nga Petraq Kolev Empty
MesazhTitulli: Re: 'Autobiografia e Ismail Kadarese ne vargje' nga Petraq Kolev   'Autobiografia e Ismail Kadarese ne vargje' nga Petraq Kolev Icon_minitime17/9/2010, 02:56

A e dha Partia orientimin per luften kunder fesė? Atėherė, flakė pėr flakė, poeti militant, Kadare, shkruan:

“Tė shurdhuan veshėt

Priftėrinjtė dhe Hoxhallarėt

… Dhebekonin gjakmarrjet

Minaret dhe kambanaret.”



* * *



“Ē’thonin kambanat,

Ē’murmuritnin priftėrit

Nė latinisht

Kishave tė larta?

Logjika latine me fraza tė gjata.”



* * *



“Nė qelitė e qeta tė manastireve tė ftohtė

Bėnin studime pėr sufikset priftėrinjtė.”



* * *



“Amin!

Priftėrit dhe ca poetė nė gjumė tė vinin

Pėr lavdinė abstrakte gjenealogjike ulėrinin.”



Ismail Kadare: marrė nga poezia: “Pėrse mendohen kėto male”

Paraqitja sot ne media dhe tregun e librit e “Dosja K” eshte n je hipokrizi dhe lufte te historive rose ne gjirin e PKSH dhe LSHASH, ku permes veseve pervese, ku sot cikrrimave pa peshe kerkohett’u jepet hiperbilizime, me qellimin qe Ik te behet “disident”.

Atė qė Dulla e thoshte me njė fjalė Ik dhe suita e tij e shumėzonin nė poezi, drama, filma, libra te gjinive te ndryshme. Pėr urretjen e tyre kunderfetare ia kalonin Dullės pėr tė marrė buzėqeshje prej diktatorit e mė vonė poste dhe pėrkthime, qė sot janė njolla turpi pėr letėrsinė shqiptare. E di se pas kėsaj kori i puthadorėve tė “poetit” dhe shkrimtarit “disident”, qė thuhet se nuk ka shkruar asnjė fjalė pėr “luftėn e kllasave” do tė vijojnė avazin e vjetėr pėr tė mbrojtur Ik dhe pėrmes saj rrymėn e deshtuar tė letėrėsisė socialiste biri i sė cilės mbetet Ik pas babait Dullė… Sikur tė mos mjaftohet me kaq se mendoj IK se ka shkruar jo pak (eshte me i begati per perkushtimin ndaj diktatures) duke shprehur fanatizmin e brenshem shpirteror, urretjen latente kundėr fesė e ne veēanti kundėr krishtėrimit e perfaqesuesve te denje te saj qe ishin e mbeten klerikėt e devotshėm. Pa zemren e "bardhe" te tij e pamirenjohės (si nihilist e inaēor deri ne fanatizem, sepse ben thirrje per gjak
dhe shkyrje me thonj te klerikeve dhe gezohet per gjakune paster te derdhur prej tyre tash 2000 vjet) ndaj asaj se ēfarė bėnė kėto klerikė pėr artin dhe kulturėn shqiptare ndėr shekuj, komunisti i thekur Kadare, do tė vijoj:



“Njerėz me veladone tė zez,

Tė zez, si errėsira kozmike

Ulėrinė:

Mos ngrini dorėn kundėr qiellit.

Tė luftosh me qiellin, mėkatė!

… Por turmat i mbytėn njerėzit me veladon

Dhe poetėt rebelė i shqyen me thonj.”



Ismail Kadare: Marrė nga libri i tij: “SHEKULLI”, Tiranė 1961, F. 114



“Poeti Kadare, shkruan arkitekti e shkrimtari Petraq Kolevica ne librin e tij: “Autobiogragfia e Ismail Kadarese nė vargje” (STUDIM KRTIK), Shtėpia Botuese: “Marin Barleti”, Tiranė, 2002, fq. 27,28,29, qė e njeh mirė historinė e letėrsisė, se ka bėrė shkollė pėr kėtė, nuk dimė pėrse bėn sikur e ka harruar, se nė ato qeli tė ftohta tė malėsisė, ku e kalonin jetėn e tyre tė thjeshtė priftqėrinjtė katolikė, u mbajt ngrohtė, u ruajt e u zhvillua gjuha shqipe e u shkruan me durim e pėrkushtim thesaret e saj mė tė ēmuar tė sjella gojė mė gojė nga thellėsia e shekujve.

Tė gjitha kėto i harron ky poet rebel dhe bashkė me turmat sulet t’i shqyejė me thonj njerėzit me veladona.

Vrerin e tij kundėr fesė Kadare fillon ta derdhė qė nė poezitė e viteve tė rinisė sė tij tė hershme, si p.sh. te poezia “Nė Kishė”, ku ndėr tė tjera, shkruan:



“…njė vajzė vėshtroj, qė me frikė

sheh flakėn e qirinjve,

Tė flakės inkuizitore miniatura.”



Ismail Kadare: Marrė nga libri: “SHEKULLI”, Tiranė 1961, Fq. 38.
__________________

Kadare kėnaqet, kur shkruan:



“Do tė ngrihet njė qytet i ri

Pa kisha e muze me antika…

Qytet i ri

Pa kishė e kambanare plakė…

Prift s’do tė ketė

S’do tė bjerė kambana.”



Ismail Kadare: Marrė nga poezia: “Endėrr industriale” , nė “Vepra letrare”, vėll. 2, F. 202.



Ndėrsa nė njė poezi tjetėr Kadare shpėrthen:



“Hap njė ēels:godit fanatizmin nė brinjė

Hap njė tjetėr: bjeri fesė, (u trullos!”).





"Ate qe Hoxha e thosh ne proze

E kthente Kadare ne poezi,

Ku jeten boze e bente roze,

Kur ajo shkonte zi e me zi."





Marre nga libri kritik i Petraq Kolevices: "Autobiografia e Ismail Kadarese ne vargje" (STUDIM KRITIK), Shtepia Botuese: "Marin Barleti", Tirane, 2002, f.26







....qe te merret vesh qe ai mashtron... shkrimtaret e tjere... do te zene ta levdojne, sepse asisoj mbrojne veten







"Kur ndonje ze e i mistifikon gjerat, vetem e vetem nga qe s'do t'i thote troē... qe te merret vesh qe ai mashtron, duhet te kaloje nje kohe me e gjate dhe nderkohe, shkrimtaret e tjere, te prekur dhe ata nga e njejta nevoje, do te zene ta levdojne, sepse asisoj mbrojne veten."



Ernest Heminguej, marre nga libri: "Debora e Kilimanxhoros", f. 544 (per ata qe se dine se ku ndodhet ky mal, ju kujtoj se gjendet ne Afrike, shenimi im K.K.)





Keni durim dhe pak vemendje, se pergjigjen e ke brenda thenieve te Ismai Kadare dhe poezive etj. Komentin beje vete, duke pir nje shishe shampaje franceze, ne Paris, New York, Shkoder, Korēe, Athine, Gjermani, Tirane apo Prishtine, shoqeruar me kek... dhe pak fruta ekzotike, sepse atmosfera behet me e bukur...



"Une kam mundur te shkruaj nje letersi te padeformuar, por pergjegjesisht normale."



Marre nga gazeta "Rilindja Demokratike", Tirane, 16.05.1992



"Ne nje kohe te erret, kur gjithēka ishte prishur e degraduar, ata (eshte fjala per shkrimtaret dhe veten e vet,sheini im K.K) u perpoqen te pergatitin pak ushqim shpirteror per bashkekohesit e vet. Nje ushqim te shendetshem."



Marre nga gazeta: "Rilindja Demokratike", Tirane, 3.11.1996



"Shkrimtaret mund te jene ne marreveshje me rregjimet e tyre, pa u bere domosdo lakej e puthadore."



Marre nga gazeta: "Koha e Jone", Tirane, 26.12.1993



"Vendimi per te lene vendin tim eshte vazhdimi logjik i asaj qe kam mbrojtur ne vepren time."



Marre nga gazeta "Rilindja Demokratike", Tirane, 05.01.1991



"Une nuk pretendoj te kem veēse meriten e shkrimtarit. Kjo me mjafton per te thene se une kam qene ne anen e demokracise."



Marre nga gazeta "Rilindja Demokratike", Tirane, 10.05.1992





"Pasi dwgjuam keto deklarata kaq vleresuese per vepren e shkrimtarit Kadare, na duket e arsyeshme te japim disa pjese nga krijimtaria poetike e tij dhe me anen e tyre, lexuesi i nderuar le te gjykoj vete nese ky shkrimtar "ka qene - siē thote - ne anen e demokracise", nese "ka shkruar nje leteresi te padeformuar", nese eshte bere apo jo dosmosdo "lake e puthadore i regjimit", dhe nese i dha bashkekohesit te vet "nje ushqim shpirteror te shendetshem". Gjithashtu, lexuesi i nderuar le te gjykoje vete nese shkrimtari Kadare vertete e "sulmoi -siē thone -qysh heret diktaturen" dhe nese vertete e "goditi dhimbshem me shigjetat e artit" apo e giciloi me to.

Po me mire le te hyme ne teme duke ua lene vendin disa fragmenteve te nxjerra nga krijimtaria e begate e poetit Kadare; ku del krejt qarte, se ai ka pasur formim e besim te ndergjegjshem prej komunisti militant qe arrrin deri ne fanatizem dhe se ne menyre te ndergjeshme i sherbeu me krijimtarine e tij partise komuniste, ideologjise se saj dhe veēanerisht diktatorit."



Marre nga libri kritik i Petraq Kolevices: "Autobiografia e Ismail Kadarese ne vargje" (STUDIM KRITIK), Shtepia Botuese: "Marin Barleti", Tirane, 2002, f. 8-9





Ja disa fragmente:



"Bota ne dy kampe e ndare

Dhe ti,

Vetem nje je ti,

Por komunizmit i perket ti,

Shekulli im i ri."



Ismail Kadare, poezia "Shekulli XX", marre nga libri: "Shekulli im", f.87
__________________

"Si dielli qe perflak ēdo gje ne mengjes

Ashtu ai ēdo gje e ndrit ne bote..."



Ismail Kadare, poezia KOMUNIZMI", marre nga libri: "Shekulli im", f.5



Kujtese: Sesa e "ndriti" komunizmi ēdo gje ne bote e pa dhe poeti (qe e braktisi "lumturine" e Dulles per te jetuar deri me sot ne mjerimin e tejskajshem francez ku njerezit jane ne radhe per te blere librat e tij dhe te Dulles... Ai nuk pushoi t'i thure levdate, ne poemen e tij te blinduar, poeti Kadare shperthen i sigurte e i ndergjeshem ne ate qe zhgarravite:



"Bubullijne kambanat e revolucioneve...

Po dridhet bote e vjeter me padrone."



Dhe me poshte vijon:



"... Atehere do te jete komunizem

Dhe ndoshta ne s'do te jemi

Ne, lulet ne kraterin e vullkanit."



Se fundi, qe shekulli i tij i perkiste komunizmit, poeti na bind kur thur vargjet:



"Ahere, kur e kuqe bota

Ne komunizem do te ndrije tej e mbane."



Ismail Kadare, poezia "Poeme blindazh", Tirane 1962
__________________

Sepse, siē thote poeti Kadare:



"Komunizmi

Mbi kapitalin

Ēekanin e madh te mbrojtjes kish ngritur n'ere."



Ismail Kadare, marre nga libri: "Shekulli im", f.5



"Ne pritje qe ti, qindvjeēari i popujve,

Te mbarosh, siē fillove, me revolucion."



(Poeme e pambaruar per shekullin)



Poeti, duke pritur qe qindvjeēari te mbaronte me revolucion, nuk mund te linte pa jimnizuar gjeniun me te madh te revolucionit, prandaj shkroi:



"Ne bote u ngrit me mjeker gjer ne rete

Parathenesi me i madh me emrin Marks."



Ismail Kadare "Te keshtjella e Hamletit", Tirane, 1991



Dhe ne nje poezi tjeter, shkruan:



"Permes drites komuniste, mbi betonin e diges,

Dridhet mjekra vigane e perjetshme e Marksit."



ose:



"Dukej sikur ne horizontet shfaqej dridhshem

Marksi i madh me nje mjeker te bardhe mjegullash

Qe dridheshin lehte ne toke:

"Proletare te te gjithe vendeve bashkohuni"



Ismail Kadare, marre nga libri: "Shekulli im"



"Iliēi le te jete

Ne mes pejsazheve qe dua shume,

Mes rrugeve, mes fushave te qeta,

Ku zhurmeron nje lis, ku rrjedh nje lume."



Ismail Kadare, marre nga poezia "Lenini"



ose



"Kurse ne gjoks

Ne metal te distingtivit,

Fytyre e dashur

E Leninit."





Ismail Kadare, marre nga poezia "Buzeqeshje mbi bote"



Monsinjor ose Zoti M. A. Plantey, (qe me sa duket nuk di shqip, ose nuk i kane ofruar perkthime te poetit marksist) me autoritetin dhe kopetencen e Presidentit te Akademise Franceze te Shkencave Morale dhe Politike, perpara te gjitheve i thote Zotit Kadare:



"Vendi i shqiponjave" ishte ai i diktatures se fundit marksiste retrograde. Kete ju e keni luftuar. Vepra juaj e ka luftuar. Veper teresisht e drejtuar kunder totalitarizmit"





Marre nga gazeta "Rilindja Demokratike", Tirane, 05.01.1996



I frymezuar nga ky vleresim aspak objektiv dhe i pambeshtetur ne fakte historike vete z. Kadare vetedeklaron me "modesti":



"Une kam mundur te shkruaj nje leteresi te padeformuar, pergjithesisht normale."



Marre nga gazeta "Rilindja Demokratike", Tirane, 16.05.1992





Kadare mundohet kot te binde boten me fjalet qe na i paskeshin pas thene shoket e vet, se gjoja nuk kishte shkruar sa duhej per ta lavderuar E. Hoxhen. Njeri prej atyre shokeve madje na i paska pas thene:



"Permendja e tij (d.m.th. E. Hoxhes) ne poeme eshte e pamjaftueshme. Vetem disa rrjeshta dhe ato jo drejt per te, por per nenshkrimin e tij. Eshte shume pak..."



Ismail Kadare, marre nga libri: "Pesha e Kryqit", f.13



Por i ketij mendimi mohues nuk eshte z. Jorgo Bulo, qe shkruan:



"Principialiteti marksist-leninist, besnikeria ndaj interesave te vendit e te revolucionit, kurajoja revolucionare, keto jane virtytet me te cilat Partia perballoi trathtine revizioniste.

Pikerisht keto virtyte te Partise dhe te udheheqesit te saj, shokut Enver Hoxha, misheron poeti ne poemen: "Vitet gjashtedhjete".



Ismail Kadare:"Vepra letrare", vell. i, f.19.





Ja si shkruan poeti I. Kadare:



"...Nuk mendoj se poezite qe i kushtoheshin Partise duhen marre serizisht."



Sepse kjo, sipas Zotit Kadare, na paskesh qene hiē me shume se:



"...nje lloj formule miresjelljeje."



Ismail Kadare, "Kohe barbare", f.14



Dhe justifikimet e tij deri ne vetmohim haptas vijon:



"Isha tridhjet vjeē dhe duke mos llogaritur ca reportazhe e ca vjersha te kohes se adolishences, e kisha permendur partine vetem nje here, ne nje veper serioze, ne poemen "perse mendohen keto male."

I vetmi varg qe ke atje per te (d.m. th. per Partine) eshte pothuaj neutral, me kujtoi njeri nga shoket: Priste Shqiperia Partine Komuniste."





Ismail Kadare; marre nga libri "Pesha e Kryqit", f.30





"Ne ēanim me tutje

Midis Shilles imperialiste

Dhe Haribdes revizioniste"



Ismail Kadare; marre nga poema: "Vitet gjashtedhjete"



Per hir te kesaj "lavdie" te shtire, Kadare s'ngurron te behet qesharak, duke shkruar:



"Ne qofte se krevatet i kemi pasur te zakonshem,

Varret do t'i kemi madheshtore."



Ismail Kadare; marre nga "Poeme blindazh"



V.O. Ne Xhenet apo Ferr, kete e vendos madhesia e mekateve te tij dhe mungesa e thenies se "Punes se Pendimit" para popullit.



A e dha partia orientimin ne lufte kunder fese? Lexoni me kujdes "besimtarin" I.Kadare, qe ben deklarata ne Europe e USA sot, pa kerkyar falje cfare i ka shpifur kunder kelrikeve te nderuar katolike, ortodokse, muslimane, bektashij etj.



"Te shurdhuan veshet

Prifterinjte dhe Hoxhallaret

...Dhe bekonin gjakmarrjet

Minaret dhe kambanaret."
__________________

Cudia me e madhe, por edhe hipokrizia me e madhe ndodh ne politike dhe fushen e letrave. Aty, te dashur miq, zor te gjesh pishmanllekun, pendimin, rrefimin e sinqerte, te autoreve te tjetersuar.
Ne rast se mor zotni, cikli jetesor s'ta jep kenaqesine e "rinuserimit" per te mohuar pohimet e te shkuares, pse nuk e ben kete lloj katharsisi te vetvetes, ne ate pjese cikli qe ndodhesh? Nejse! Eshte e kote t'i bie kesaj kembane, ne kete pjese bote te shurdheruar prej kohesh. Sepse, ose s'ka pishmanllek, pra as deshire per rinuserim, ose s'ka burreri e kurajo, pra as perpjekje per rrefim e katharsis. Ndersa te paret mbeten kokeforte ne fanatizmin e tyre dhe kuptohen me lehte nga opinioni, te dytet, ndonese veprojne, flasin e shkruajne ne pershtatje me kohen, ose shfaqen si te censuruarit apo te persekutuarit e sistemit te shkuar, ose e anashkalojne nje pjese te vepres se asaj kohe, por kursesi ama ta hedhin poshte ate, per nga skemat dhe idete diametralisht te kunderta me te sotmet. Kurse sa per opinionin, mbase ju vjen ne ndihme mishmashi politik, ekonomik dhe shoqeror i krijuar, qe corodit dhe mjegullon mendjet e njerezve.
Harrojne, ose bejne sikur harrojne keta njerez te politikes dhe penes, qe breznite njerezore kurdohere rremojne ne te shkuaren, per te ditur nga vine. Ne rastin e breznive shqiptare, eshte shume afer ajo brezni, qe ka per ta kryer me objektivitet kete akt, me te vertete madhor e te denje per kombin.
E di qe pas mendimeve te mesiperme, mund te me thoni:"Shiko me mire veten tende dhe mos u merr me kokat se asgje s'ke per te arritur, bile mund ta pesosh!"
Ate po bej, veten time po shikoj dhe zerin tim ne kohe po gjurmoj, por c'te bej qe ne kete shikim e gjurmim, pikerisht atehere kur duhej te shikoja me gjithe mend veten time, shoh qe ato koka u morren vence me mua, me ty, me ju, me te gjithe ne. Na veniten shikimin dhe na dirigjuan e artikuluan zerin ne notat me te larta te thirrjeve e brohoritjeve, pikerisht per ato koka. Propagande me te kompletuar, per te ashtuquajturen madheshti te socializmit shqiptar, zor te gjesh ne analet e historise boterore. Nje alternim i pandalsahem politiko-artistik i propagandes, mbushte cdo cast hapesiren jetesore te njerezve, aq sa kur njecike mangesi te shfaqte njera ane, menjehere ingranohej ana tjeter dhe anasjelltas. Askush s'mund te mohoje kete autoresi te dyfishte te saj, te firmosur nga ish kupola politike allakomuniste dhe ish Lidhja e Shkrimtareve dhe Artisteve.(Nga libri tim "E megjithate...jetojme!")

----------------------------------------------------------

Petraq Kolevica

* * *

E mbylla, - tha. Dolan ė pension.
Dhe gruaja mė doli.
E thithi cigaren fort
Dhe prapė foli:
kėshtu e patėm pėr short,
me njė palė roba tė vjetra
pėr dasėm dhe pėr mort.
Kėpucėt, po, tė reja i kam,
se, nė punė, me nallane rri,
me nallane vete e vij,
punėtor, unė,
furrxhi.
Po ēupa mė mbaroi inxhinieri.
Shikoje, po deshe, librezėn,
se, unė, s’di.
Shih!
Vetėm dhjeta ka.
Dhe i ka marrė vetė,
se, siē e di, mua s’mė njeh njeri.
Dhjetė ka marrė, dhjetė.
Po ē’e do?
Ku tė gjejė punė kjo e shkretė?
Mė thuaj dhe ti,
Ku ta ēoj?
Nė Greqi ?
Tė vejė tė lajė haletė,
Se s’paska punė nė Shqipėri ?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
 
'Autobiografia e Ismail Kadarese ne vargje' nga Petraq Kolev
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Petraq Risto
» Ismail Kadare
» Ismail Qemali
» Ismail Kadare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: