Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Albade.com


 
PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

 

 Fatos Arapi 1929

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Leonita
Administrator
Administrator
Leonita


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

Fatos Arapi 1929 Empty
MesazhTitulli: Fatos Arapi 1929   Fatos Arapi 1929 Icon_minitime23/4/2008, 21:07

Fatos Arapi 1929

Fatos Arapi 1929 Arapi

Fatos Arapi lindi nė qytetin e Vlorės. Po atje ai kreu shkollėn e mesme, ndėrsa studimet e larta i ndoqi nė Bullgari (Sofje) nė fakultetin e Matematikės dhe tė Ekonomisė. Ka punuar shumė vjet gazetar dhe pedagog nė Fakultetin Histori Filologji tė Tiranės. Disa herė ka fituar ēmime kombėtare e ndėrkombėtare pėr poezi. Vepra e Fatos Arapit ėshtė e pasur nė llojet e zhanret e ndryshme qė ai lėvroi. Pėrveē poezisė ku ai qėndron nė rreshtat e parė, F. Arapi ka shkruar disa novela: Patat e egra, 1969; Cipa e borės, 1985; Gjeniu pa kokė, 1999 etj; disa romane: Dhjetori i shqetėsuar,1970; Shokėt,1977; Deti nė mes,1986; disa drama: Partizani pa emėr,1962; Qezari dhe ushtari i mirė Shvejk, nė front diku,1995; ka bėrė disa pėrkthime: Kėngė pėr njeriun, Nikolla Vapcarov, 1981; Poezi, Pablo Neruda, 1989; Safo, 1990; Antologji e poezisė turke etj; si dhe ka shkruar njė numėr tė madh artikujsh e studimesh tė ndryshme. Poezitė e para F. Arapi i botoi nė gjysmėn e dytė tė viteve pesėdhjetė, dhe, pėrkatėsisht nė vitet 1962 e 1966 botoi vėllimet "Shtigje poetike" dhe "Poezia dhe vjersha". Qė nė hapat e parė ai paralajmėroi njė zė tė vėēantė nė artikulimin gjuhėsor tė botės dhe tė njeriut, njė vizion tė vetin mbi realitetin. Fillimet poetike tė Fatosit do tė jenė tematikisht tė rrudhura e tė reduktuara, duke u kushtėzuar nga rrethanat politike tė kohės. Nė frymėn e hovit ndėrtimor dhe tė entuziazmit pėr ēlirimin e vendit, qė mbizotėronte brenda parimeve krijuese tė realizmit socialist poeti shpaloste besimin se Shqipėria ecte drejt njė rruge tė re, tė lirė, dhe ky besim bėnte tė pėrballohej mė lehtė durimi dhe sakrifica. Brenda kėtij vizioni, Fatos Arapi shpesh do t'i pėrqeshė e pėrbuzė burokratėt dhe demagogėt, si nė poezinė "Antiburokratike", apo do tė sjellė disa veēanti pėrmbajtėsore dhe ekspresive si nė poezinė "Pse erdha nė jetė". Siē shihet, poeti i thurr ode lirisė dhe "mejtimit tė lirė" siē e quan ai. ėshtė synim dhe ideal madhor, pas tė cilit poeti magjepset dhe pėrbetohet.
Parė nga kjo perspektivė vetė ēensurimi, mund tė bėhen interpretime tė shumėfishta: se shoqėria e re ėshtė ajo qė sjell dhe garanton lirinė, apo, se poeti sikur e ndien tė rrezikuar lirinė, prandaj del nė kundėrshtim tė brendshėm me kohėn e vet. Cilido nga interpretimet duhet marrė parasysh dhe pėr faktin e leximit zyrtar tė poezisė. Por, edhe nė rrafsh tė artikulimit gjuhėsor, nė pėrzgjedhjen e figurės dhe tė figuracionit, Arapi do tė kėrkojė mundėsi tė reja nė thurrjen e vargut dhe artikulimin e fjalės. Eshtė ndjerė e hutuar mbase dhe vetė ēensura pėrballė vėrshimit tė figurshėm nė stilin "Nata shkon shaluar mbi kurriz tė maleve", "Nata e ngarkuar me alarme...", te poema mjaft e ndjerė dhe e suksesshme e asaj kohe "Alarme tė pėrgjakura".
Nė fillim tė viteve shtatėdhjetė, e sidomos me veprėn e botuar mė 1972 "Mė jepni njė emėr", besimi dhe entuziazmi mbi tė nesėrmen e sigurtė sikur fillon tė meket. Do tė vėrehet kjo nė dy rrafshe: nė pėrsiatjet pėr idenė e ekzistencės, (nė ēastet e dėshpėrimit personal) dhe, nė prirjen e figurshmėrisė sė mbyllur, pėr tė mos qenė deri nė fund i lexueshėm. E tillė mund tė jetė dhe poezia, titullin e sė cilės mban vėllimi "Mė jepni njė emėr". Vėrehet se shumė dilema shqetėsuese fshihen nėpėr vargje, shumė ēėshtje dhe kategori vihen para pikėpyetjeve, ose tė paktėn shumė ēėshtje tė ekzistencės mbesin tė hapura... Dhe pikėrisht gjatė viteve shtatėdhjetė, syri zyrtar do tė dalė publikisht me alarmin nga rreziku i njė poezie tė tillė. Qoftė nė frymėn e entuziazmit dhe tė besimit tė fillimit, qoftė nė kuadėr tė shenjave tė para pėr zvetėnimin e kėtij besimi, poezia e Fatos Arapit pėr gjatė gjysmė shekulli arriti ta ruajė tėrėsinė e qėndrueshme estetike dhe etike. Nė planin tematik, poezia e tij nuk e vuri poezinė nė shėrbim tė politikės sė ditės. Nė rrafshin e shprehjes, ai vazhdoi tė jetė origjinal duke e zgjeruar hapėsirėn krijuese dhe artikulimin figurativ. Zakonisht vetėm me njė lėvizje, me njė shpėrthim befasues, poezia e Fatos Arapit sugjeron thellėsķ dhe hapėsira universale pėrfytyrimi, duke e vendosur objektivin poetik brenda konteksteve tė reja ekzistenciale, ku shquhet mprehtėsia e mendimit. Edhe figura, prandaj del pėrherė e re, ēuditėrisht e freskėt, e ngarkuar me pėrmbajtje dhe ndjeshmėri tė papėrsėritshme.
Ėshtė njė gjuhė poetike e aftė ta ndjekė e ta artikulojė tė fshehurėn, tė padukshmen, tė ndrydhurėn nė mjedisin qė e rrethon, me tėrė tragjedizmin, trishtimin dhe egėrsinė bashkė. Mund tė thuhet se figura nė poezinė e Arapit ėshtė ndėr mė efikaset dhe ekspresivet nė poezinė bashkėkohore shqiptare. Nė mpleksjen ndėrvarėse: nga njėra anė realiteti, nga ana tjetėr imagjinata, emocioni dhe intelekti, lind kjo lirikė. Prandaj lexuesi e gjen, e zbulon veten me ndjesinė se dhe ai kėshtu e pėrjeton botėn pėrreth, por nuk ka mundur ta formulojė ashtu. Nga pėrplasja e poetit: (imagjinata, emocioni, filozofia) me realitetin, reflektohet synimi drejt pėrsosjes sė njeriut.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Fatos Arapi 1929
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Fatos Arapi
» Shtjefen Gjecovi ( 1874-1929)
» Lindita Arapi
» Fatos Kongoli

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: