Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Albade.com

PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

 Shtjefen Gjecovi ( 1874-1929)

Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest

Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Shtjefen Gjecovi ( 1874-1929) Empty
MesazhTitulli: Shtjefen Gjecovi ( 1874-1929)   Shtjefen Gjecovi ( 1874-1929) Icon_minitime18/9/2009, 16:37

Shtjefen Gjecovi ( 1874-1929)

Jeteshkrimi e veprimtaria

Ja dhe nji fytyre tjeter e ndritur atdhetari te flaket dhe shqiptari te paster, qi - si shoqi i tij i jugut Negovani – ra deshmuer i cashtjes shqiptare nga dora e anmiqvet te shqipnis.

At Shtjefni lindi ne Janjeve te Kosoves me 12 Korrik 1874 dhe mesimet fillore i kreun e vendlindjen e vet, kurse ato gjymnazjare i bani ne Kolegjen Franceskane te Troshanit. Ne 1888 Gjecovi shkroi ne Boshnje ku muer udhen e meshtaris n’Urdhnin franceskan. Mesimet lyceale dhe te filozofise i kreun e Banjaluke dhe ato te teologjise ne Kresheve, ku n’ate kohe i kryejshin studimet franceskanet e rij shqiptare, e ku me pat rasen me u njoftun me epikun kroat Gege Martiq-in.

Ne vjetin 1896 ktheu ne Shqipni dhe sherbeu si famullitar ne Peje, ne Lac te Kurbinit, ne Vlone, ne Gomsiqe, ku u dallue gjithmone per zell dhe per perhapjen e ndiesivet atdhetare, dhe ku me nji kujdes te jashtezakonshem mblodhi nga goja e popullit fjale, fraza, kange, zakone e sidomos Kanunin e Malevet t’ona. Mbas At Pashk Bardhit, qe mesues i gjuhes shqipe ne Borgo Erizzo, ku la pershtypje te mira ne popullsin e vendit e cila e cmoi dhe e nderoi.

Veprimtarija e Gjecovit shtrihet sidomos ne fushen atdhetare: nuk u lodh kurre se punuemi per fatet e atdheut. Sa q ene Durres mblodh rreth vehtes Shqiptare nga viset e Shqipnis se mesme, tue i mesum e tue i keshilluem per bashkimin kombetar, qi ishte i vetmi shpetim i tokavet t’ona.

Kerkoi me dore te kujdeseshme visaret e pacmueshme te nentokes se vjeter shqiptare; keshtu mujti te bashkonte me nji shije nder kolekcjonet ma te bukurat arheologjike dhe shkroi neper te perkoheshmet t’ona shume artikuj me nji vlefte te rralle mbi zakonet dhe mbi mbeturinat e kohvet historike shqiptare. Ne kete fushe asht per t’u theksuem ne nji menyre te posacme radha e studimit te tij me titullin “Trashigime thrako-ilirjane” i cili qe filluem te botohej ne fletoren “Populli” te Shkodres me pseudonymin “Komen Kanina” e qi ma vone qe vijuem rregullisht ne “Hylli i Drites”. Ndoshta aty-ketu shkencatari gjen shka te kritikoje ne keto studime por, po te mirret para sysh shka mund t’ishte bibljotheka e njij famulltari te vorfen malsije, i hjedhun tash ne nji vend e tash me nji vlefte shume te rralle.

Si rremues i vjetersivet shqiptare qe cmuem dhe njoftun prej arheologevet te huej, si nga Prof. Marucchi n’ekspoziten e Vatikanit, prej Dr. Ugolinit, drejtuer i misjonit arheologjik italjan ne Shqipni, prej Nopces etj. Gjithnje e pa pushim botoi shkrime tjera te randsishme historije, arheologjike dhe folklore neper fletore dhe te perkoheshme gjithfaresh dhe bashkepunoi rregullisht me n’Albania me pseudonimin “Lkeni i Hasit”.

Gjecovi botoi ne Shkoder ne vjetin 1910 vellimin e bukur me titullin “Agimi i Gjytetnis” kushtuem A. Fishtes, nder fletet e te cilit fryn gjithkund nji ere e paster ndiesish te flakta atdhetare. Asht per tu shenuem ne kete veper nji studim i holle mbi fjalorin e gjuhes shqipe, ku rrihet cashtja e pastrimit te fjaleve te hueja, te kujdesit ne te folum pa gabime dhe te menyres te mbledhjes se fjalvet nga goja e popullit. Pervec ketij libri, kemi nga penda e tij edhe perkthimin e dramit tri pamjesh te Pjeter Metastasit “Atil Reguli” (1912); “Shna Ndou i Padues” mbas Dal-Gal (1912); “Vajza e Arleans-it a Joana d’Ark” (1915) etj.

Por mbi te gjitha veprat e Gjecovit naltohet dhe mbetet permendore e pavdekshme “Kanuni i Leke Dukagjinit”, rreshtuem ma pare ne “Hylli i Drites” dhe mbas vdekjes shtype ne vehte (1933) ne nji vellim madheshtuer e me nji parathanje te gjate e te peshueme mire te Fishtes mbi randsin e folklores kombtare, te ligjvet dokesore dhe sidomos mbi vleften juridike te Kanunit. Ne kete veper jane permbledhe nder 12 libra dhe nji shtojce parimet gjyqsore, me anen e te cilavet rregullohej nder male shqiptare administrata dhe tagri ndeshkimuer. Ky monument ligjuer u ven perpara te huejvet malsorin jurist dhe shlyen me dishmi te gjalle ne dore paragjykimet e kundershtarvet t’emnit t’one, tue i bam te kaperdijne titujt e leshuem falas se populli shqiptar asht barbar dhe i eger. Keta sidomos n’ato pjese qi i perkasin se drejtes familjare e civile dhe statutit te fisit ku ndrit nji drejtpeshim e nji shpirti dishipline i bashkuem me nji nderim te madh per te drejtat e personalitetit qi i kujtojne pjeset e kohet ma te bukurat e se drejtes romake. Zotsija e Gjecovit nder ligjet kanunore asht e dallueshme; “ askush - thote F. Konica – nuk mund t’i afrohet At Gjecovit ne diturine e ketij kanuni, qe esht nji studim i palodhur dhe i holle ku ka mbledhur, radhitur dhe ndritur te gjitha sa kane mbetur nga mendimet juridike te Shqiperise se Kohen e Mesme, mendime te cilat ngjan t’i kene rrenjet shume pertej Kohes se Mesme”.

Pergjithesisht shkrimet e Gjecovit nuk kane vlefte te persosun letrare: nuk asht artist i ambel i fjales, dhe stylin shpesh here e ka te vrazhde per arsye te pastrimit te tepruem te fjalorit. Porse nji fuqi skulptorike vigane ngrehet prej periudhavet te tija lakonike e te rrebta. Ai i ngjan Salustit.

At Gjecovi ashtu nji nder ata kreshnike, qi fushen e luftimit dhe flamurin shqiptar e njomen me gjakun e vet: 13 Tetuer 1929, mbasi qe thirre trathtisht nga auktoritet slaven e Prizrend, ndersa kthente ne Zymb, ku vepronte si famullitar dhe si mesues i gjuhes shqipe, qe vram prej Sebvet, te cilet shifshin ne te nji nder ma te rrezikshmit perhapes se bashkimit te Kosoves me nanen Shqini.

Per keto te gjitha atdheu e deshti dhe rinija adhuroi mbas tij.

Karl Gurakuqi

(Marre nga Shkrimtare Shqiptare – 1941)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest

Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Shtjefen Gjecovi ( 1874-1929) Empty
MesazhTitulli: Re: Shtjefen Gjecovi ( 1874-1929)   Shtjefen Gjecovi ( 1874-1929) Icon_minitime18/9/2009, 16:39

Ca Kujtime Mbi At Gjeēovin Sicilidņ prej nesh, miq dhe admironjės tė tij, do tė kishim nevojė qė nė gjallėsķ pėr nga njė lotore ku tė mbledhim lotėt t'ona pėr At Gjeēovin.

Faik KONICA

At Gjeēovin e pata njohur me anė letrash disa vjet pėrpara luftės Ballkanike. Mė 1913 shkova nė Shkodrė dhe atjč, nė Kuvėnt tė Franciskānėve, nji ditė u-njohmė me sy e me fjalė tė gjalla. Mendimet nderimi qė kisha patur pėr At Gjeēovin pėr sė largu, m'u-shtuan ca mź tepėr qė kur u-poqmė. I mesmė nga gjatėsia e trupit, pakė si i thatė, me njė palė sy tė zeza ku ēkėlqente mendia po dhe zėmėrmirsia, At Gjeēovi fitonte menjėherė besimin dhe dashurinė. Fjalėt i kish tė pakta po kurdoherė nė vėnt. Vetėm kur nė tė kuvėnduar e sipėr takohej nonjė pikė mi tė cilėn kish dituri tė veēantė - si pėr shembėll Kanuni i Lek Dukagjinit ose vjetėritė greko-romane - At Gjeēovi ēelej ca mź gjatė, dhe ahere ish gėzim t'a dėgjonte njeriu. Asģ kohe At Gjeēovi ish "famullitar", domethėnė prift i ngarkuar me shėrbimin e njė fshati ose rrethi, dhe rronte nė Gomsiqe, i pari katūnt i Mirditės mb'udhė nga Shkodra n'Orosh. A i vemi musafirė At Gjeēovit nonjė ditė tė kėsįj jave? Mė pyeti njė herė At Fishta, me tė cilin pķqesha ēdo ditė nė Shkodrė. Mendimi i njė vizite At Gjeēovit mė pėlqeu pa masė. Ashtū, pa humbur kohė, u-nismė. Njė gjė pėr tė vėnė ré, dhe qė mė mbushi me habķ dhe trishtģm, ėshtė se nga Shkodra gjer nė Gomsiqe, njė udhėtģm shtat' a tet' orėsh me kalė, nukė gjetmė as katūnt as shtėpķ; veē njė hani tė varfėr, ku qėndruam pėr tė pirė kafé, s'pamė gjėkundi nonjė shėnjė gjallėsie: njė vėnt i zbrazur e i shkretė, si i harruar nga Perėndia dhe nga njérėzit. Po mėrzia e udhėtimit na u-ēpėrblye pėrtčj shpresės posa arrijtėm nė Gomsiqe, ose, qė tė flasim me dréjt, nė famullķ tė Gomsiqes, - se katundi vetė i shpėrndarė tutje-tėhū, njė shtėpķ kėtū, njė shtėpķ nj' a dy mile mė tej, as qė dukej.

Famullia - njė binį prej guri, e ndritur dhe e pastėr, gjysm' e zbrazur nga plaēka po e mbushur dhe e zbukuruar nga zėmėra e madhe dhe nga buzėqeshja e tė zotit shtėpisė - qėndronte, mirėpritėse dhe e qetė anės njė lumi. Kėtū ronte At Gjeēovi. Kėtū e shkonte jetėn, nė mes tė lutjes e mėsimeve, njė nga njérėzit mė tė lartė qė ka patur Shqipėria: njė lartėsķ e pėrulur, nė munt t'afrņj e tė lith dy fjalė aqė tė perkūndėrta; njė lartėsķ shpirti dhe mendjeje e panjohur nga njeriu vetė, i cili, bir i vėrtetė i tė Vįrfėrit t' Assisit, nė pastėrķ e nė vobėsķ tė zėmrės tij e dinte veten tė vogėl. Famullia, shkollė dhe vėnt kėshillash tė mira, u jipte fėmiķjėve themelet e stėrvitjes, u pėrndante fjalėt e urta dhe ngushėllimet njérėsve nė nevojė. Kohėn qė i tepronte, At Gjeēovi j' a kushtonte studimit.

Merej ahere me institutat e vjétėra tė Shqipėrisė, nga tė cilat njė qė arriu gjer nė ditėt t'ona ėshtė Kanuni i Lekė Dukagjinit. Askłsh nukė munt t'i afrohej At Gjeēovit nė diturķn' e kėtķj Kanuni. Na tregój njė dorėshkrģm nj'a dy-mij faqesh, sudiķm i palodhur e i hollė ku kish mbledhur, radhitur e ndritur tė gjitha sa kanė mbetur nga mendimet juridike tė Shqipėrisė nė Kohėn e Mesme, mendime tė cilat ngjan t'i kenė rrėnjėt shumė pėrtčj Kohės sė Mesme.

Nė kat tė sipėrm tė famullisė, permi njė tryezė tė madhe, ishin shtruar njė tok vjetėrsirash greko-romane, tė zbulśara e tė mblédhura njė nga njė, me njė fatbardhėsķ tė rrallė dhe me njė shie tė mbaruar, nga dora vetė e At Gjeēovit. Mbaj mėnt, veēąn, njė enė tė vogėl tė qojtur "lacrumatorium" lotore, asģsh qė tė vjétėrit, nė besim se tė vdékurit qajnė tė shkśarit e jetės tyre, i mbulojin nė varr bashkė me tė vdékurin qė ky tė kish se kū t'i mblithte lottė. Nuk mė shkonte ahere kurrė nėr mėnt se pas ca vjet sicilidņ prej nesh, miq dhe admironjės tė tij, do tė kishim nevojė qi nė gjallėsķ pėr nga njė lotore ku tė mbledhim lottė t'ona pėr At Gjeēovin…

Bir i pėrulėt i Shėn Franciskut, e ditur me njė diturķ pa tingėllģm, po dhe Shqipėtįr i kthiellt, At Gjeēovit, qė pėrkiste ēdo mirėsķ, nuk i mungój asnjė hidhėrim, asnjė ēpifje, mė e ēudķtshmia e tė cilave ndoshta ėshtė tė mohśarit se ay ish Shqipėtįr. Sepsč ish lindur nė njė kufķ gjśhėrash, nė njė kufķ ku sot mbarņn shqķpia dhe nis njė tjatėr, ca mėndje tė klasės katėrt, tė pazonjat tė kuptojnė se fólėsit e shqipes nė vijėn me tė pėrparuara janė stėrnķpėrit e atżreve qė me qėndrimin e tyre nė Kohėn e Mesme dhe pastaj ndaluan tė mbrįpsurit e vijės mė tehū, ca mėndje tė klasės katėrt e pėrmbysin tė vėrtetėn dhe e kthejnė nė tė sharė atė qė ėshtė njė lavdķ.

Po At Gjeēovi ėshtė pėrmi ēdo sharje. Emėri i kėtķj njeriu tė rrallė do tė vejė duke u-ritur - dhe njė ditė famullia e Gomsiqes do tė jetė njė nga gurėt e shėntėruar tė Shqipėtarėsisė.

(Marrė nga "Dielli" 18 Mars 1930, nr. 5156, fq. 2.)

MesazhTitulli: Re: Shtjefen Gjecovi ( 1874-1929)   Shtjefen Gjecovi ( 1874-1929) Icon_minitime18/9/2009, 16:40

Mėhill Kostandin Gjeēi-Kryeziu

Shtjefėn Gjeēovi (1873 - 1929)

Veprimtar i shquar i lėvizjes atdhetare, etnograf (kombpėrshkrues), arkeolog dhe shkrimtar. Lindi nė Janievė tė Kosovės, nė njė familje me prejardhje nga Kryeziu i Pukės. Vazhdoi mėsimet nė kolegjin fetar tė Troshanit (Lezhė) e mė pas nė Bosnjė. Zhguni i fratit dhe detyrimet ndaj kishės nuk ia ndėrruan dot natyrėn e njė malėsori luftarak, me dashuri tė flaktė pėr atdheun, pėr popullin dhe pėr kulturėn e tij tė lashtė. Nė Kurbin mė 1906 u ngrit me forcė nė mbrojtje tė luftėtarėve tė lirisė, kur shėrbente nė Gomsiqe tė Mirditės, mė 1909-1912 mori pjesė gjallėrisht nė organizimin e kryengritjes antiosmane nė ato anė dhe vetė u radhit nė ēetat e luftėtarėve tė lirisė; u ngrit mė 1914 me guxim kundėr grabitjeve, pėrdhunimeve e padrejtėsive qė bėnte nė popull ushtria pushtuese austro-hungareze; mė 1920 mori pjesė nė luftėn pėr ēlirimin e Vlorės nga pushtuesit italianė. Nė Zara tė Dalmacisė, nė Pejė, nė Gjakovė luftoi kundėr synimeve shkombėtarizuese tė serbomėdhenjve ndaj popullsisė e kulturės shqiptare. Pėr kėtė arsye e vranė serbomėdhenjtė nė Zym tė Gjakovės. Shkrimet letrare e shkencore tė Shtjefėn Gjeēovit i pėrshkojnė ndjenjat e atdhetarisė, idetė e pėrparimit tė vendit nėpėrmjet dijes e kulturės. Mė 1910 botoi veprėn morale-didaktike "Agimi i Gjytetnisė". Ėshtė ndėr autorėt e parė tė dramės shqipe me Dashtunia e Atdheut (1901). Nė shkrimet e mbetura tė pabotuara, ndihen shqetėsimet e autorit pėr problemet kombėtare e shoqėrore.(Shqiptari ngadhnjyes 1904, Princi i Dibrave apo Mojs Golemi 1904, Mėnera e Prezės 1902, Pėrkrenarja e Skėnderbeut, etj).

Ndihmesėn mė tė rėndėsishme Shtjefėn Gjeēovi e dha nė fushėn e etnografisė. Me njė punė shumėvjeēare pėrgatiti pėr botim veprėn madhore "Kanuni i Lekė Dukagjinit" (Shkodėr, 1933), qė e bėri tė njohur nė botėn shkencore. Ka lėnė gjithashtu shkrime tė shumta, tė botuara e tė pabotuara, pėr doke e zakone tė lindjes, tė martesės e tė vdekjes, pėr gjėmėn, pėr mikpritjen e besėn shqiptare, pėr pėrshėndetje e fjalė tė urta, por mė sė shumti u mor me tė drejtėn zakonore tė popullit tonė. Nė punimet e tij bėri pėrpjekje t'i lidhte mitet e besimet e lashta vendase tė popullit tonė me ato trako-ilire e pellazge.

Atė Shtjefėn Gjeēovi nė 132-vjetorin e ditėlindjes (1874-1929)

Sapo kujton emrin e tij, edhe mė tė fundmit tė shqiptarėve qė ka pasur rastin tė bėjė qoftė edhe dy klasė shkollė, do t'i vejė menjėherė mendja te "Kanuni i Lekė Dukagjinit", mbledhur e kodifikuar nga Frati i Madh. Po Atė Shtjefini ishte shumė mė tepėr se kaq. Njė nga figurat mė poliedrike qė njeh historia e kulturės shqiptare, ai pati etjen e pashuar tė gėrmonte ngapak nė tė gjitha fushat e diturisė. Mahniti me kulturėn e tij Faik Konicėn, i cili e pėrshkruan me nderim e simpati tė thellė nė parathėnien e Kanunit; la pa mend shkrimtarin e ri modern tė Shkollės letrare tė Veriut, Dom Lazėr Shantojėn, edhe ky martir i krishterimit gjatė diktaturės, i cili i kushtoi portretin mė tė bukur qė ėshtė shkruar pėr tė, duke e radhitur pėrkrah Fishtės e Harapit. Ai mbeti nė kujtesėn e tė gjithėve si njė nga historianėt, etnografėt dhe arkeologėt e parė shqiptarė.
Lindi 132 vjet mė parė, mė 12 korrik 1874, nė Janjevė tė Kosovės nė njė familje thellėsisht katolike. Nė pagėzim ia vunė emrin Mėhill e shkurtimisht e thirrėn Hilė. Qė i vogėl shfaqi shenja jo tė zakonshme zgjuarėsie, prandaj famullitari franēeskan, me leje tė prindėrve, e mori njė ditė pėr dore dhe u nis bashkė me tė pėr nė Shkodėr, nė Kolegjėn franēeskane. Gjeēovi ishte vetėm 10 vjeē kur veshi zhgunin e murrmė, tė lavdishėm, tė fratit. Vijoi mėsimet nė Troshan, Fojnicė, Dėrventė, Kreshevė, pėrgjithėsisht nė Bonjė-Hercegovinė, ku ėshtė pėrgatitur njė pjesė e mirė e franēeskanėve shqiptarė, ndėrmjet tė cilėve, Fishta. Mė vonė franēeskanėt e rinj do tė merrnin rrugat drejt Austrisė e Italisė.
Nisi tė interesohej pėr gjithēka kishte tė bėnte me historinė e popullit tė vet: pėr fillimet e krishterimit, pėr arkelologji, etnografi, gjuhėsi, letėrsi e natyrisht edhe tė hidhte nė letėr shkrimet e para, pa harruar kurr se detyra e tij kryesore do tė ishte predikimi i Ungjillit tė Krishtit.
U kthye nė Troshan mė 1896, 22 vjeēar, famullitar i ri me fe tė gjallė e kulturė tė thellė. Predikoi Ungjillin nė Rubik, Pejė, Laē-Sebaste, Zarė, Sapė, Theth, Prekal, Vlorė, Shkodėr, Gjakovė e Zym, ku u ndal pėr pushimin e mbram!
Kulmin e krijimtarisė e arriti nė vitet 1900, kur u bė i pranishėm nė tė gjitha fushat e kulturės e tė arsimit. Shkroi nė tė trija gjinitė letrare, mblodhi kėngė, pėrralla, mite, doke e zakone popullore e, mbi tė gjitha, atė qė do ta pavdekėsonte, "Kanunin e Lekė Dukagjinit" monumet i gjuhės e i kulturės sė Kombit Shqiptar, pėr tė cilin Universiteti i Lajpcigut i dha titullin "Doktor i shkencave in honoris causa".
Lista e veprave tė tij ėsht shumė e gjatė, prandaj po kujtojmė vetėm ndonjė vepėr me karakter hagjiografik, qė meriton tė njihet mė shumė, si Shpėrblyesi i botės ase Jeta e Jezu Krishtit. Shumica e veprave i mbetėn nė dorėshkrim. Madje edhe "Kanuja" u botua pas asaj dite ogurzezė tė vitit 1929, kur ra nėn plumbat serbe, duke shuguruar me gjakun e vet bucat e asaj toke, pėr tė cilėn kishte shkrirė jetėn, tė cilat nuk lageshin pėr herė tė parė me gjak frati. Ai vetė pati mbledhur, sipas tė gjitha kritereve, tė dhėnat pėr tė lartuar nė elter njė tjetėr frat shqiptar, Atė Luigjin Paliq, martir i fesė e i atdheut.
Ndėrmjet shkrimeve tė shumta kushtuar Atė Gjeēovit, po kujtojmė se pėr tė ėshtė shkruar edhe njė monografi me titull "Shtjefėn Gjeēovi: Jeta , vepra me autor Ruzhdi Matėn. Gjithsesi shkrimet mė tė besueshme pėr tė janė ata qė mbajnė nėnshkrimin e sivėllazėnve tė tij franēeskanė, tė cilėt e njohėn nga afėr, sidomos Atė Pashk Bardhit, historianit tė fretėrve.Duke pėrkujtuar sot Atė Gjeēovin, bėmė vetėm njė skicė tė shpejtė tė njė figure qė i ngriti vetvetes njė monument tė pashkatėrrueshėm nga koha!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest

Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Shtjefen Gjecovi ( 1874-1929) Empty
MesazhTitulli: Re: Shtjefen Gjecovi ( 1874-1929)   Shtjefen Gjecovi ( 1874-1929) Icon_minitime18/9/2009, 16:40

E drejta

~Fragmente~

T'bijt e pelazgve, o shqyptart jena,
Nipat e Leks, t'Burrit, t'Kastriotit,
N'gjum me ndjet, a thue, marre s'kena
Na, qi t'part patėm, t'cilt atij motit
.....Prej Lindjet n'Prendim i shtuen dhena?

Atyne Hyji, i dha Shqypnien
Me nder e rujten n'jet sa jetuen
Vdiqėn ata, por e lan nipnien
E n'trashigim nipnis i pėrdoruen
.....Qi kush ta msyn, m'u diftue fuqien

Msimin ata na lan me luftue
Vendin, ku, lem me kujdes me rujtun
Ket gjuh t'hijshme me shpirt m'e lulzue
Prej ferrash m'e dlir, s'zezash m'e prujtun
.....Pėr gjuh e Atdhe, jet'n ton me shtrue.

E tash, a thue, jena verbue
E vendin ku lem ma nuk e njofim?
Gjuhen ton, a po kena harrue
Krajatėn e Mams sot a s'e shohim?
.....Ē'me emn e dokje aq n'ā poshtnue?

E Shqipnis ndera, ku ā? o shqyptar
Lumni' e saj ku, e ku dashtnia?
Ku ā flamur i jon, o atdhetar
E djathta ku, e ku ā trimnia?
.....Ku prunjim, q'do ta ken nej t'par?

Kush na leu, o vlla, kush na rriti
Kush si foshnjė nė prehen na majti
Kush na ngiu, vajin kush na priti
Ne dhimt ton pėr ne fshajti,
.....A s'kje Atdheu, ah! Tash zem'r shkruti?!

Kush na mkami, kush gjuhen na liroj
Kush kje qi na fali, gjith ket hyri?
Kush me folun, e menden kush na msoj
N'kujds kush pėr ne, u shkri e n'dashtni?
..... A s'kje Atdheu, qi aq na hjeshoj?!

Nuk vyn, vllazn, sod sysh m'u verbue
Se q'thot goj' e huj, n'zemer s'e mendon;
T'lam've e t'lym've, s'ban m'u besue
Se amel t'ligjiron, por nden kam t'rrmon
.....Pėr rpile t'prun, me u dob me t'rrxue!...

Mos n'u vetja, e nder' e ftyrs son
N'gjum t'pritesės dit me i kalue
N't'shamet mos u kuqshim, q'bota n'i lshon
T'ndez na n'dashtni, q't'part j'a pa'n diftue
.....Atdheut e gjuhs, q'n'goj ton sod shungullon!

*****

Dheu i shqypes t'cilin e leu
E gjuhn shqype, gjithkush qi e flet
M'kam, ata burra, i thrret Atdheu
Shqyptaria t'gjith k'kam i thret
.....M'kam, shka ą shqyptar, m'kam burr ktij dheu!

M'kam, se Atdheu don qi t'vllaznohi
E njihni n't'bame t'keni e n'fjal
M'kam, se Atdheu don qi t'bashkohi
Hovin hujliut, vllaznisht me j'a ndal
.....M'kam, shqyptart, m'kam, e n'zemrat trimnohi!

M'kam, flamurin e Shqypnis qit-e ndrit
Emnin tand, pa frig e marre rrfeje
Gjuhn tande, n't'cilėn Mama t'ka rrit
N'drit me qitun, prej Zotit ke leje
.....Ngrehu prej gjumit, se mjeft t'ka topit!

25.5.1902

"Vepra -2 ", "Rilindja", Prishtine, 1985
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest

Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Shtjefen Gjecovi ( 1874-1929) Empty
MesazhTitulli: Re: Shtjefen Gjecovi ( 1874-1929)   Shtjefen Gjecovi ( 1874-1929) Icon_minitime18/9/2009, 16:41

Ndoc Kamsi

Shtjefen Konstantin Gjeēov*

Ndoc Kamsi

Tue qenė Shtjefen K. Gjeēov i njoftun si shkrimtar e atdhetar i vlefshėm dhe i pari intelektual shqiptar, qė i fali popullit njė vepėr tė ēmueshme siē asht “Kanuni i Lek Dukagjinit”, kushtuem vetėm sė drejtės kanonore tė vendit tonė, po i rreshtojmė kėtu pak fjalė pėrmbi jetėn e tij.
Ky lindi nė Janjevė tė Kosovės me 12 korrik 1874. Mėsimet fillore i kreu nė vendlindjen e tij. Aty u dallue si nxanėsi ma i mirė e pėr njė zgjuetėsi tė rrallė, prandaj qe ēue prej Krye-Ipeshkvit tė Shkupit nė kolegjin franēiskan nė Troshan, ku kreu klasėt e para tė gjimnazit. Nė vitin 1888 qe ēue nė Bosnjė, ku vijoi mėsimet liceale, e nėn mėsim e drejtim profesorėsh tė pėrmendun, kreu teologjinė.
Mbasi mbaroi mėsimet (1896) kthei menjėherė nė Shqipni, ku sherbeu si famullitar nė Pejė, nė Laē tė Kurbinit, nė Gomsiqe tė Mirditės, pra jetoi nė afėrsi tė vazhdueshme me shtresa tė vorfna malėsore, ku u nda nė shej gjithėherė pėr zell e mėsime patriotike qė i jepte popullit, i cili i ishte lanė nė kujdes e tue i dalė zot kundrejt padrejtėsive tė pushtuesve.
Qyshė ndėr vitet e para ai e kuptoi ma sė miri programin e misionit tė vet e pa humbė kohė, nuk la rast as tė pėrpjekun pa kapė diēka prej visarit tė pashkruem tė popullit, si pėrsa i pėrket gjuhės si edhe gojėdhanave, zakoneve, kanunit e folklorės nė pėrgjithėsi. Kėtu fillon veprimtaria e tij kulturale e kombėtare.
Gjeēovi qe ai, i cili nga viti 1900 ēoi zanin pėr me kėrkue lirinė me njė thirrje tė fortė “Ngreu Shqypni!” – “Ngrehuni burra, ēonju trima! Pėr Shqypni ta derdhim gjakun! Nė luftė shqyptarė porsi vetima, liri tė lypim, tė lypim hakun!”
Nga Laēi u transferua nė Durrės, ku i ra rasa me u pėrpjekė me atdhetarė tė Toskėnisė, me tė cilėt muejti me shėndrrue e me zhdrivillue mendimet e veta kombėtare pėr njė Shqipni tė pėrbashktė e tė pamvarun.
(Mjaftonte njė herė me folė me ‘te, pse tė bante pėr vehte. Miqėsia e tij ishte e njėmendtė dhe e qėndrueshme. Kjo shifet edhe ma qartė prej korespondencės qė mbante me njerėz tė ndryshėm tė viseve tė largėta tė Shqipnisė. Nė ēdo shkrim a letėr nuk lente pa e shti njė mendim, njė nxitje, njė lavdi pėr atdhe.)
Nė kohėn e Xhemijetit u gjet nė Gomsiqe dhe ai i kuptoi planet e turqve tė ri, po ashtu edhe konsitucionin e Sulltanit e quejti si maskė pėr tė shtypė ma shumė popullin tonė. Ai qe njė ndėr ma tė mirėt kėshilltarė tė komitės, aq sa shpesh vuni edhe kryet e vet nė rrezik, pse donte ma fort popullin e atdheun se sa jetėn e vet.
Nė kohėn e luftės ballkanike, nė atė periudhė tė vėshtirė tė luftės pėr vendin e popullin tonė, Gjeēovi qėndroi krah pėr krah malėsorėve luftėtarė tė lirisė nė kryengritjen e madhe nė Veri mė 1912. Pas shpalljes sė pamvarėsisė ai trajtohet keq prej serbėve, italjanėve, austrijakėve.
Mė 1920 dėrgohet famullitar nė Vlonė, ku vihet menjėherė nė opozicion me forcat italjane. Ata banė shpifje tė ndryshme pėr ta mėnjanue, por i patundun bashkė me priftin tjetėr patriot Mark Vasa, ndihmuen luftėtarėt e lirisė pėr dėbimin e italjanėve. Nė lamėn e veprimtarisė pėr me pėrhapė idenė e pamvarėsisė e tė dashunisė pėr atdhe ka ba pėrtej fuqive e mjeteve qė kishte pėr dorėsh. Ka qenė i palodhn e s’mund tė paraqitet me pak fjalė ashtu si duhet nė njė biografi tė shkurtė si asht kjo e jona.
Gjeēovi asht i njoftun edhe nė lamėn e letėrsisė. Si intelektual u vu me zell me studiue gjuhėn shqipe, tue mbledhė nga goja e popullit fjalė e fraza, shprehi popullore dhe sidomos ligjė tė pashkrueme. Pra nė kėtė kohė literatura e gjuhės sonė ishte nė fillim tė vet. Gjeēovi qe nder ata shkrimtarė qė ma sė miri me shkrime tė veta indihmuen letėrsisė.
Mė 1905 pėrfundoi tragjikomedinė “Mark Kuli Kryeqitas” po atė vit, kur Esat Toptani si komandant i forcave turke sulmoi krahinat e Veriut pėr t’i ēarmatosė, por populli i kundėrshtoi. Asht njė vepėr e rrallė me njė frymė tė lartė patriotike. Njė nga kryeveprat e tij asht “Agimi i Gjytetnisė” (1910). Botimi i saj pati njė jehonė si mbrenda dhe jashtė shtetit. Aleksander Xhuvani nga Aleksandria i uronte me gjithė zemėr pėr dobinė, qė po i sillte gjuhės e literaturės sonė.
“Atil Reguli” (1912) dramė tri pamjesh, i pėrpunue prej Gjeēovit, tue vune nė dukje ma tepėr anėn patriotike.
“Joana d’Ark” (1915) mbas A.P. prej Bergamos. Qėllimi i kėtij libri asht me e mėsue popullin me e dashtė atdheun.
Nė kėto kohė tė vėshtira ai shkroi dramėn mbi Skenderbeun, “Mojsi Golemi” etj.
Pas veprave origjinale e tė pėrkthyeme, Gjeēovi shkroi edhe shumė artikuj nė “Albania” tė Brukselit e tė Londonit, nė “Hylli i Dritės” etj.
Por vepra ma e ēmueshme e Gjeēovit asht “Kanuni i Lek Dukagjinit”, tė cilin Gjeēovi me shumė cenė e duresė tė pashoqe e mblodhi prej gojės sė popullit.
Njė pjesė e kėtyne dorėshkrmeve u botue pėr tė parėn herė nė “Hylli i Dritės” (1913). Materiali mbi kanunin qe aq i randėsishėm dhe interesant sa shkrimtarė tė huej e pėrdorėn pėr studime nė veprat e veta si Thaloscy etj., por kanuni shfrytėzohet edhe nga juristat vendas.
Mbas vdekjes sė Gjeēovit dorėshkrimet e tij u mblodhėn, u rradhitėn dhe u shtypėn nga shtypshkronja franēeskane ose nė shtyqpshkronjėn e Shkodrės (1933) nė njė vėllim tė vetėm sė bashku me shumė ndodhje, qė janė porsi kazuistika e kanunit, me titull “Lekė Dukagjini”.
Claudius Schwering, profesori i fakultetit tė drejtėsisė nė Universitetin e Mynēenit ka dhanė gjykimin e vet mbi kanunin si tagre zakonesh. Ai i konsideron si ligjė krejt tė interesantshme, ndoshta ma tė vjetrat nė Europė, dhe Europa le ta njohė se ēka ka pėrftue kombi i vogėl shqiptar pėr veprimet e mėdha tė kulturės.
Me kėto fjalė tė bukura qė u shpreh ai mbi kanunin i ban njė nder krejt tė veēantė kombit tonė shqiptar dhe auktorit tė kryeveprės.
Gjeēovi u muer edhe me arkeologji qė nė kohė tė sundimit turk (1900). Ai hapi (zbuloi) tumula ilire, mblidhte objekte tė lashta, ka mbledhė monedha tė periudhės ilire me njė shije e kujdes tė posaēėm eruditi. Vjetėrsitė qė ai mblodh nepėr Shqipni, qenė ēmue fort prej arkeologėve si Ugolini, Marucchi, Nopsēka etj.
Meritė e posaēme e tija asht gėdhėnja nė dru, se shkopi i tij asht i njoftun si punim artistik i jashtėzakonshėm e gjindet nė Muzeumin e qyetit tė Shkodrės.
Qė nga 1926 Gjeēovin e gjejmė nė vende tė ndryshme tė Jugosllavisė, i ndjekun jo vetėm nga shovinistėt serbė, por edhe nga tradhėtarėt shqiptarė. Mė sė fundi Gjeēovin e ēojnė prift nė fshatin Zymb, ku ai nuk la pa shftrytėzue kohėn tue punue pėr mbledhjen e folklorit e tue vertetue lashtėsinė e popullsive shqiptare nė ato krahina.
Gjeēovi u vra me 14 tetor 1929 pėr shkak tė veprimtarisė sė tij patriotike. Lajmi i vrasjes sė Gjeēovit theku zemrat e gjithė shqiptarėve, pse tė gjithė e patėn dashtė e ēmue si letrar tė vlefshėm e atdhetar tė flaktė.
Por i miri nuk vdes kurrė. Kujtimet qė len mbas vedi marrin hapėt e pėrcillen gojė mė gojė. Fėtyra e Gjeēovit, fėtyrė burrit e punėtorit, fėtyrė e atdhetarit tė flaktė, asht edhe sot e gjallė e terheqėse pėr tė gjithė njata qė e duen atdheun qė s’kursehen pėr me i vleftė. Sa ma fort tė studiohet veprimtaria e Gjeēovit, aq ma shpesh na mbushet mendja se ai mund tė jetė shembull punet e vetmohimit e njė nxitės i palodhun nė ēdo degė qė synon madhninė e naltėsimin e atdheut, tue qitė nė dritė visaret e panjoftuna tė folklorės, tė etnografisė, tė arkeologjisė e tė historisė sonė tė lashtė.

* shkėputur nga revista “Shkodra” (1965)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
Sponsored content

Shtjefen Gjecovi ( 1874-1929) Empty
MesazhTitulli: Re: Shtjefen Gjecovi ( 1874-1929)   Shtjefen Gjecovi ( 1874-1929) Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Shtjefen Gjecovi ( 1874-1929)
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Fatos Arapi 1929

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: