Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Albade.com


 
PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

 

 Interviste me Zanfina Ismajli-in

Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Interviste me Zanfina Ismajli-in Empty
MesazhTitulli: Interviste me Zanfina Ismajli-in   Interviste me Zanfina Ismajli-in Icon_minitime29/11/2008, 03:12

Adelina e dinte mirė se ē‘valleje po i hyja kur nisa tė kėndoja, ndaj mė kėshillonte qė tė mendohesha mė gjatė nė lidhje me kėtė, duke mė thėnė: “Kjo rrugė ėshtė e shtruar me gjėmba qė do jetė e vėshtire t‘i pėrballosh”.
Interviste me Zanfina Ismajli-in Ef7043044d1502257c0ff4335c2fdb60

Zanfina rikthehet dhe nuk kishte si tė ndodhte ndryshe pasi stina e verės nuk mund tė kuptohet pa njė kėngė tė re tė kėngėtares sensuale nga Kosova.Zanfina, kėto muajt e fundit kanė qenė shumė prodhimtarė pėr ty sepse ke ardhur te publiku me disa klipe njėri pas tjetrit…

Pse gjithė kjo dėshirė pėr tė realizuar klipe dhe kėngė tė reja vazhdimisht?
Sepse kjo pritet nga njė artiste, tė sjellė krijime tė reja pėr publikun, tė jetė vazhdimisht aktive dhe pranė publikut me projekte tė reja. Kjo mė bėn mua aktuale dhe tė pėlqyer gjatė gjithė kohės… Nė tė vėrtetė do kisha dashur tė isha edhe mė aktive nė kėtė punė por ja qė vėshtirėsitė nė kėtė profesion s‘na lejojnė mė shumė aktivitet.Kam dėshirė qė gjithmonė adhuruesve t‘iu ofroj kėngė e projekte tė reja dhe ēka ėshtė mė e rėndėsishmja, tė jenė origjinale.
Ndėrkohė, ke ndonjė projekt tjetėr tė afėrt?
Kam nė plan disa projekte por pėr kėtė verė do arrij tė realizoj vetėm njė prej tyre.Shpresoj qė kėnga tė jetė e pėlqyer dhe njerėzit tė kėnaqen duke e dėgjuar.
Pėrse munguat kėsaj here nė Top Fest?
Vitin e kaluar unė isha pjesėmarrėse sepse mė ftuan, kurse kėtė vit mendova se do tė ishte e tepėrt tė isha sėrish aty. Vjet ishte interesante pjesėmarrja sepse kisha disa vite qė s‘kisha pėrjetuar emocionet e njė gare dhe dėshirėn qė tė paraqitem sa mė mirė.Dhe kėnga u dėgjua shumė dhe unė e arrita qėllimin dhe
pjesėmarrja nė Top Fest ishte njė kėnaqėsi.
“As i fundit, as i pari” ėshtė pėlqyer shumė nė Shqipėri… E ke shijuar suksesin e kėsaj kėnge edhe nė Kosovė?
Gjithmonė kam menduar se nė Kosovė ėshtė pėlqyer mė shumė se nė Shqipėri, pasi atje s‘kam qenė shumė e pranishme me koncerte. Nė Kosovė ėshtė pėlqyer shumė kėnga, ajo ėshtė hiti im mė i madh.
Kur mund tė tė shohim sėrish nė Shqipėri?
S‘e di me saktėsi, por besoj se sė shpejti do tė jem nė Tiranė, e ftuar nė ndonjė emision.
Duke tė uruar pavarėsinė na thuaj si u ndjeve nė 17 shkurt?
Tė falėnderoj sė pari! Jam ndjerė mė mirė se kurrė mė parė nė jetė dhe mendoj se kėshtu janė ndjerė tė gjithė shqiptarėt. S‘kam qenė nė Kosovė duke festuar, isha nė Stockholm tė Suedisė duke kėnduar dhe festuar me mėrgimtarėt tanė, tė cilėt ishin shumė tė pėrmalluar. Jam mallėngjyer shumė kur njė burrė nga publiku u afrua dhe mė tha: ‘“Zanfina, tė falenderojmė qė je kėtu sonte me ne, sepse na kanė harruar tė gjithė”. Atėherė, jam ndjerė shumė mirė qė kam shkuar atje dhe kam bėrė festėn me ta.
Interviste me Zanfina Ismajli-in 373978d0fe44b839e4411d5c4983c943

Mendon se gjėrat do tė ndryshojnė pėr mirė pėr artistėt tani qė Kosova fitoi pavarėsinė?
Mendoj se po, por kjo kėrkon kohė pasi nuk mund tė bėhen tė gjitha pėr njė ditė. Ndoshta gjeneratės sime do t‘i shkojnė edhe disa vite kėshtu por unė jam optimiste dhe besoj se sė shpejti do t‘i gėzojnė tė drejtat qė kanė kėngėtarėt anembanė botės.
Shpenzon shumė pėr lukun dhe cila ėshtė gjėja mė e shtrenjtė qė ke blerė kohėt e fundit pėr veten?
Po, e vėrtetė qė shpenzoj, por pjesa mė e madhe e parave mė shkon pėr rroba.
Gjėja mė e shtrejtė?
Makina personale, e markės “Mercedes benz”.
Ėshtė shumė e fryrė garderoba jote dhe ēfarė gjen mė sė shumti aty?
Vitet e fundit kam filluar tė shpenzoj shumė pėr veshje, sepse qėkurse kam filluar tė mbath taka tė larta, shumica e garderobės sime ka ndryshuar dhe ėshtė bėrė mė elegante dhe femėrore. Dhe qė atėherė, mė janė trefishuar shpenzimet pėr rroba.
Cili ėshtė thashethemi mė i fundit qė ke dėgjuar pėr veten? U kushton rėndėsi fjalėve?
Ka kohė qė s‘kam dėgjuar thashetheme pėr veten. S‘i pėlqej thashethemet, nuk merrem me to dhe mundohem qė kokėn time mos ta ngarkoj me tė tilla gjėra qė mė duken tė kota.
Ēfarė pėlqen mė tepėr te meshkujt?
Sinqeritetin dhe ndershmėrinė, si dhe aftėsinė qė ata kanė pėr tė dashuruar shumė.
Po ata, ēfarė kanė pėlqyer zakonisht te ty?
Sinqertitetin gjithashtu dhe faktin qė i them gjėrat troē, pa u shtirur njeri tjetėr.
Si e kalon kohėn e lirė dhe a ke shumė miq?
S‘kam shumė miq dhe ata qė janė, i kam qysh nga fėmijėria dhe jam e sigurt pėr ta. Ndėrsa kohėn e lirė e kaloj me familjen ose me miqtė.
Dimė se ke njė qen tė cilin e do fort… Ėshtė e thjeshtė tė kujdesesh pėr tė?
S‘ėshtė aspak e thjeshtė, sepse kur ai sėmuret mėrzitem shumė dhe atėherė jam tėrė kohėn te veterineri i tij, duke u kujdesur pėr tė. Pastaj vijnė shėtitjet e pėrditshme qė ia bėj nė lagjen ku jetoj, por tė gjitha kėto i bėj me kėnaqėsi.Ėshtė dashuria ime e momentit!
S‘je e dashuruar me ndonjė qėnie njerėzore?
S‘mė pėlqen tė flas shumė pėr jetėn private.
Ēfarė do kishe ndryshuar te vetja, po tė kishe mundur?
Disa vogėlsira nė karakterin tim, ndėrsa pėrsa i takon pamjes, s‘do ndryshoja asgjė se jam e kėnaqur me veten.
Cila ėshtė kėshilla mė e shpeshtė qė tė jep motra jote, Adelina?
Ajo e dinte mirė se ē‘valleje po i hyja kur nisa tė kėndoja, ndaj mė kėshillonte qė tė mendohesha mė gjatė nė lidhje me kėtė, duke mė thėnė: “Kjo rrugė ėshtė e shtruar me gjėmba qė do jetė e vėshtire t‘i pėrballosh”.
Jeni mė tepėr motra apo shoqe ju tė dyja?
Tė dyja bashkė. Kemi marrėdhėnie shumė tė mirė.
Tani qė dhe ti je bėrė e famshme, ka ndryshuar ndonjė gjė nė raportin mes jush?
Jo, kurrsesi dhe kurrė s‘ka pėr tė ndryshuar! Do mbetem gjithmonė e njėjta!
Interviste me Zanfina Ismajli-in 655a89698dcf89da7cf66f8991df98ff
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
 
Interviste me Zanfina Ismajli-in
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Intervista me kengetaren Zanfina Ismaili
» Zanfina Ismajli-Tip Tradicional
» [Muzike] Zanfina Ismajli - Nga 1 tek 10
» Zanfina Ismajli-Femer E Sponzorizuar
» Zanfina Ismajli -Nga Njeshi Tek Dhjeta

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Shtypi dhe Politika :: Show Biz :: Intervista-
Kėrce tek: