Mehmet Elezi: Nė kėrkim tė fjalėve tė shqipes
"Unė nuk jam gjuhėtar profesionist, kam mbaruar pėr Gjuhė-Letėrsi dhe gjithnjė kam qenė i dashuruar pas gjuhės". Mehmet Elezi, ambasador i Shqipėrisė nė Zvicėr e rrėfen kėshtu lidhjen e tij me gjuhėn. Njė djalosh qė shkruante poezi dhe ndryshe nga ata qė e shihnin gjuhėn si njė merimangė, atij i pėlqente tė endej me tė. Ky pasion i fshehur e ka shoqėruar vite me radhė, derisa nė njė moment kur u ndje vėrtet bosh brenda tij, vendosi tė bėnte njė udhėtim nėpėr fjalė. Nė ato kohė kur nisi udhėn nė kėrkim tė fjalėve tė reja qė kishin hyrė nė gjirin e shqipes, ai nuk mund ta mendonte se puna e tij mund tė ishte e vetmja tentativė serioze nė kėto vite, pėr sa i pėrket gjuhės. Pas tetė vjetėsh punė ai hartoi njė fjalor tė quajtur "Fjalori i Gjuhės shqipe".
Dje, diplomati shqiptar nė Konfederatėn Zvicerane ėshtė bėrė protagonisti kryesor i njė takimi shkencor pėr gjuhėn, duke u nisur nga botimi i kėtij fjalori. Ky fjalor pėrmban rreth 41000 fjalė e rreth 54000 kuptime, tė cilat nuk gjenden nė fjalorėt e Akademisė sė Shkencave tė viteve 1980 e 2002. Fjalori ka edhe rreth 5300 shprehje frazeologjike. Pėrkahnumri i fjalėve - tituj, bashkė me Fjalorin e Gjuhės sė Sotme Shqipe (1980), ky ėshtė fjalori shqip-shqip mė i madh i hartuar deri mė sot.
Pėrkah thellėsia, ėshtė i vetmi fjalor shqip-shqip qė trajton edhe etimologjinė e fjalėve.
Ėshtė po ashtu i vetmi fjalor shqip-shqip qė ilustrohet me mijėra vargje e shprehje tė marra drejtpėrdrejt nga krijimtaria e mbi 40 autorėve qė nga Gjergj Fishta e deri tek Anton Pashku, Anton Ēeta e Ismail Kadare; nga vepra madhore si Kanuni i Lekė Dukagjinit, Eposi i Kreshnikėve, Visaret e Kombit e thesare tė tjera popullore.
Fjalori i Elezit ilustrohet edhe me rreth 5000 fjalė tė urta popullore; rreth 1000 gjėza, besėtytni e paragjykime, doke, lojė-fjalėsh, tė dhėna pėr barnatimin (mjekimin) popullor, yshtje etj. Shumė prej tyre botohen pėr herė tė parė.
Kjo vepėr nuk ėshtė njė fjalor alternativ i fjalorėve tė Akademisė sė Shkencave dhe nuk mund tė jetė i tillė, pasi lėnda e tij pėrbėhet prej fjalėsh ose kuptimesh tė tjera, pra pėrmban pasuri qė nuk gjinden nė ata fjalorė. Fjalori i Gjuhės Shqipe i Mehmet Elezit ėshtė njė vepėr voluminoze prej rreth 1700 faqesh, botim i entit botues poligrafik "Gjergj Fishta".
Aktiviteti i djeshėm ishte i pari diskutim mbi kėtė punė voluminoze tė Elezit dhe pse libri ėshtė hedhur nė treg mė shumė se njė vit mė parė. Tė gjitha fjalėt e pėrfshira nė kėtė fjalor nuk gjenden nė fjalorėt e botuar deri tani nga Akademia. Autori thotė se i ka gjetur kėto fjalė nga burime tė ndryshme. Njė pjesė e fjalėve tė pėrfshira nė kėtė vepėr janė marrė nga librat e autorėve tanė tė njohur. Shtjellimi etimologjik dhe paskajorja janė njė risi nė botimet e fjalorėve
Fjalori nuk pėrmban fjalė tė krahinave jashtė hapėsirės sė Shqipėrisė si Mal i Zi, Maqedonia, apo Kosova. Dhe pse gjuhėtarėt ende nuk e kanė thėnė fjalėn e duhur mbi kėtė fjalor, botimi i tij dhe takimi i djeshėm mes specialistėve tė gjuhės rihapi dhe njėherė debatin pėr riparjen e fjalorėve tė gjuhės shqipe dhe pėrfshirjen nė tė herė pas here tė fjalėve tė reja.
Me fjalė tė reja nuk nėnkuptohen fjalėt e huaja. Elezi tregon se nė fjalorin e hartuar prej tij ai ėshtė munduar ti zėvendėsojė me fjalėn e pėrshtatshme nė gjuhėn shqipe tė gjitha ato fjalė tė huaja qė pėrdoren rėndom nė jetėn e pėrditshme.
Tashmė qė fjalori ndodhet nė librari dhe ėshtė njė shembull sesi akademikė tė ndryshėm mund tė thellojnė kėrkimet e tyre nė fjalėt e reja tė shqipes, Elezi thotė se puna e tij me kėtė vepėr mbaroi kėtu.
Tashmė angazhimi i tij diplomatik duket se nuk do ti lėrė shumė kohė pėr tu endur nė libra tė ndryshėm, apo nė vendet ku do tė gjendeshin fjalėt e duhura pėr ta bėrė mė tė plotė kėrkimin.
I vetmi peng qė ai ka nga kjo punė, ėshtė fakti qė shumė fjalė qė i kishte gjetur gjatė kėrkimit dhe qė nuk i kishte pėrfshirė nė fjalorė, pasi nuk kishte gjetur tė gjitha kuptimet qė do ta bėnin ilustrimin mė tė plotė, i ka humbur. Nė atė kohė kur kėto fjalė i kishte nė dorė nuk e kishte dėgjuar ende kėshillėn e Ēabejt se "nėse nuk ia di kuptimin fjalės, merre dhe shėnoje diku se dikush tjetėr mė vonė do ta vazhdojė kėrkimin e saj".