Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Albade.com


 
PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

 

 Dritėro Agolli

Shko poshtė 
3 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next
AutoriMesazh
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Dritėro Agolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   Dritėro Agolli - Faqe 2 Icon_minitime15/12/2009, 17:24

NJE CAST I PAGJUME

Cdo gje ngarkohet-shkarkohet ne jete,
Ngarkohet-shkarkohet toka e madhe
Mbushet qielli nga rete e shkarkohet nga rete,
Mbushen pemet me flete e shkarkohen ne vjeshte.

Ngarkohen me bore malet e larte
E bora shkrihet ne vere,
Ngarkohet ajri me tym e me vape
E vapa shkarkohet ne dimer prape.

Ngarkohen lumenjte me uje nga shirat,
Lumenjte zbrazen ne motin e thate,
Ngarkohen arat me grure e vijne shirat
Dhe zbrazen e mbeten te lira.

E prape ngarkohen te gjitha, te gjitha,
Te gjitha c'jane mbi toke
Shkarkohen me gaz, me dhimbje e britma,
nga rrapi e madh e deri te hithra.

Ngarkohet njeriu me dhimbjen e rralle,
Nga dhimbja e rralle shkarkohet,
Por ndryshe cdo gjeje, mundohet, mundohet
Por ndryshe cdo gjeje shkarkohet ngadale
Dhe mbeten rrudhat e thella ne balle.


SHOK I DASHUR

Ti more pergjegjesira, i dashur shok,
Gezohem aq shume, gezohemaq shume!
Ne jemi rritur ne lagje tok,
Ti dhe une.
I dashur shok, i miri vella,
Eterit tane mbathnin opinga...
S'dua te flas me fjale te medha,
vetem, te lutem, mos me bej te liga!


DEBORA

Gjyshin kujtoj kur me thoshte nje fjale,
Kur bores i binim permes:
Debora hesht kur eshte gjalle,
Debora flet atehere kur des.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Dritėro Agolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   Dritėro Agolli - Faqe 2 Icon_minitime15/12/2009, 17:24

D.Agolli - Lypesi i Kohes

NE HIRIN E GJYSHERVE TE MI


Ne hirin e gjysherve do ngreme shtepi te re.
Do therim nje dash ne themelet.
Te dy do shkojme te rrojme e te degjojme atje.
Zerat e gjysherve kur era te fryje zabelet.

Dhe do te mplakemi nen te njeten cati.
Pastaj do vdesim ne shtrat ne krah a ne shpine...
Ne vater do leme pak hi.
Ta gjejne ata qe pas nesh do vijne.

1993



NATE NE BREGDET

Une i vetmuar endem ne qytet
Si shkretetires tyte e nje dyfeku.
Tek-tuk feneret derdhen permbi det
Dhe nen feneret deti me vaj peshku.

Une endem tek vjen ere peshk e jod
Mes nates dhe mes gjembave te yjeve.
Dhe bej te dal nga nata e s'dal dot
Si nje femije i humbur thelle pyjeve.

Dhe enderroj te shfaqet nje vapor.
I bardhe e me te bardhe marinare.
Vapori si shtepia me oborr.
Te zgjate shkallet naten te me marre.

Po une e di, asnje vapor s'te nxjerr.
Nga nata, kur i hapur mbetet shtegu.
Ajo te ben me shenja me fener,
Tek nen fener vlon deti me vaj peshku.

1994


Plogeshtia

C'thua plakush.
Te pime e te thurrim varg?
Pija e shtrenjte, vargu i lire!
Sukir t'i zbonim mendimet me larg
Mos ishte me mire?

C'thua plakush?
Vargjet s'na ftohjne, rakia s'na deh!
Me goje te hapura clodhen kepucet.
I fundit qen rrugicave s'leh.
u majmen fjalet, u trashen gjuhet...

1993
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Dritėro Agolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   Dritėro Agolli - Faqe 2 Icon_minitime15/12/2009, 17:24

ME NDERSHMERI

Nese njeriu nuk ndien as kenaqesi as dhimbje,
Nuk ndien as gaz, as hidherim, as shprese...
Nje gje po jua them me ndershmeri dhe bindje,
Lereni te vdese...


PULEBARDHA

Pulebardhen ne reren e lagur e gjetem,
E kishte thyer kemben nen gjurin e brishte
E kishin lene shoqet ne bregun e detit vetem
E kishin lene e askush nuk e priste.

Pulebardhen ne dhomen tone e shpume
E u mesua me ne si njeriu i shtepise,
Vec nga dritarja shikonte detin me shkume
Dhe valen qe ngrihej mes shiut e stuhise.

Jetoi pulebardha shume ne dhome,
Po humbi papritur nje dite,
Nje dite kur deti hidhej mbi reren e njome,
Nje dite kur vinin stuhite...

Dhe shkuam ne det ta kerkonim,
Kur vala me valen si deshet kokat kishin perpjekur,
Kur era dhe rete renkonin,
Dhe gjeten pulebardhen te vdekur...

E pame!
Kishte hapur krahet e bardhe ne reren e njome,
E pame!
Ndofta nuk donte te vdiste ne dhome.


O ANTROPOS

Ti s'ke se c'ben,
Gjithmone ske pasur c'te besh!
RRi numeron me rradhe kopsat e xhaketes.
Rri e mban vesh pardesyne: fesh-fesh,
Goja te hapet ne pragun e drekes
Ti s'ke se c'ben,
Gjithmone ske pasur c'te besh!

Bota rreth teje gjemon,
Pune e madhe se gjemon!
Ti gjuan nje qime me gisht ne supin e majte
Dhe hirin e cigares shkund e tavllen veshtron
Dhe si tymi i cigares dita te duket e gjate:
Bota rreth teje gjemon,
Pune e madhe nese gjemon!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Dritėro Agolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   Dritėro Agolli - Faqe 2 Icon_minitime15/12/2009, 17:24

Kundershtareve te mi

Ju aq balte po hidhni mbi mua
Sa ne balten qe kam permbi trup
Mund te mbije nje dardhe a nje ftua
Nje korije e madhe me dushk.

Ne korije dhe dru mund te mbani
Mund te shkoni per gjah me langonj
Mund te ngjiti ne peme te hani
po te doni dhe dardha dhe ftonj.

Balta ngrihet mbi mua e pasur
sa mbi balten korija bleron...
Trupin tim ma bleruat pa dashur
Dhe ma bete vertet platacion.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Dritėro Agolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   Dritėro Agolli - Faqe 2 Icon_minitime15/12/2009, 17:25

Nje poezi e tij, e kohes kur shqiptaret u vune kazmat kulteve fetare. Per mendimin tim gjeniale, duke marre parasysh kohen kur eshte shkruar:

MJEKRA E ZOTIT

Shume vjet me perendite
Kam jetuar bashke i zbathur
Kemi qene tok perdite
Por aspak nuk jemi dashur

Dhente tok kemi kullotur
Arat tok kemi leruar
Kur une isha i perlotur
Zoti qeshte i harbuar.

Kur me ngordhnin bejkat malit,
Zoti tallej si i marre
Une gure merrja zallit
E goditja per ta vrare...

Eh, c'te grindur , eh c'te therur
Me terbim e me potere!
Mjekren zotit s'ia kam krehur,
Mjekren zotit ia kam cjerre.

Dhe pastaj me dru ne dore
E kam ndjekur e perzene
Permbi malet me debore
Asnje fron nuk i kam lene

I kam thene: hajde, zhduku,
Fundi yt nje fund te jete,
Ku te duash shko e struku,
Jam i zoti te rroj vete!

Krishtit kryqin ia kam hequr
Pa trokitur ne kembane
Muhametit ia kam djegur
Callmen , xhyben dhe kurane..

Dhe nga kjo i deshperuar,
Papa, balli i Vatikanit,
Me ka nemur e mallkuar
Mua, tersin e Ballkanit.

Shenjteri, o rrenje e vjeter,
Mbaj pak vesh e pak veshtro,
C'po te flet nga bregu tjeter
Nje apostull Dritero:

"Skam qeder se psall nje pape
me karroce apo veture
Po te ngjallet zoti prape,
Une prape e ze me gure"
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Dritėro Agolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   Dritėro Agolli - Faqe 2 Icon_minitime15/12/2009, 17:25

DASHURI E VESHTIRE

Ti ne kanape tani dremit
Ndofta gjumi ende s'te ka zene,
Abazhuri mbi qerpike ndrit
Libri nga gishtrinjte te ka rene.

Para teje ndal mendimi im:
Jemi dashuruar edhe share
Jemi ndare shpesh ne udhetim,
Por drejt njeri tjetrit kemi ngare.

Dhoma hesht e rruga larg gjemon
Ti sheh endrra kalteroshe shume
Une, ndonse pi dhe mogadon,
Mezi fle, se jam njeri pa gjume.

Te kam pasur enderr cast e ore,
Enderr te trishtuar dhe te mire
Po te jem vertete nje Pitagore
Ti je teorema me e veshtire....

I degjoj shpesh keto vargje nepermes zerit te mrekullueshem te Anita Takes .
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Dritėro Agolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   Dritėro Agolli - Faqe 2 Icon_minitime15/12/2009, 17:26

AFERSISHT E DI

E di se pas vdekjes sime disa do kenaqen,
Do flasin: i mbylli syte, e kyci gojen lugati,
Se mjaft na ka prishur mendjen dhe paqen,
Se teper litarin e kohes e zgjati.

E di se gezimi i tyre i shkurter do jete
Pas vdekjes u kam per t'u dale
Me nofulla te rrjepura nga qindra faqe e flete
"Jam gjalle, a doni te hame se bashku nje ngjale"?


NJE TJETER TURN

Me grish qe larg nje melodi e vjeter,
Qe mbase do harrohet pak me vone
Nje tjeter turn me shpirt e mendje tjeter
Po vjen te zere vendin qe leshojme.

Ky turn s'besoj te mbarte nder kujtimet
Ate cna ka munduar nate e dite
Freskine e endrres mpleksur me zhgenjimet,
Fisnikerine e lashte e djallezite.

Nje varr harruar, lule mbetur thare
Nje qiparis, nen qiparis nje plake
Me doren kocke e mbushur me damare
Fshin pluhurin e emrit mbi nje pllake.

Brari, nese ke ndonje mike ose mik kompozitor te lutem jepi ze ketyre vargjeve...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Dritėro Agolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   Dritėro Agolli - Faqe 2 Icon_minitime15/12/2009, 17:26

TRE PLEQTE E LAJTHITUR

Vdiq pardje dhe mė e madhja putanė
Nė moshėn e thellė tė njė pleqėrie pak tė vėshtirė
Nė njė pijetore diku nė Tiranė,
Vdiq nga cironka e prishur, por vdiq duke pirė.
E qanė tre pleqtė, e mbetur ende gjallė,
Nė pijetoren me tym me emrin 'Omar Khajami'.
Kur ishin tė rinj i shkonin shpesh nė mėhallė,
Kėpucėn e saj me raki e mbushnin, e pinin dhe qanin.
Ndaj qajnė dhe sot tre pleqtė putanėn e ikur
Dhe flasin pėrēart: 'si s'la ndonjė ēupė t'i ngjante pak nėnės'!
Vėrtet, tre pleqtė e mėhallės mbetėn tė tre tė lajthitur
Nė pijetoren, ku xhamin e shpon briri i hėnės...
---------------------------------------------------------------------------
PLEQTE E HYRJES SE PARE

Tri hyrje ka pallati ynė i lartė.
Nė hyrje u rralluan pleqtė e shkretė,
Disa nuk dalin dot nga shkallėt jashtė,
Disa u shuan si qirinj tė zbehtė.
Nė hyrjen fqinjė s'mbeti plak nė derė.
Kėtej kam mbetur unė dhe Jashari,
Takohemi veē rrallė e tek nė verė.
Nė dimėr s'dalim se na grin acari.
Dhe presim kush i pari tė largohet
Dhe cili nė arkivol tė vėrė krahėt;
Jashari ėshtė ushtar qė s'dorėzohet,
Ndėrsa dhe unė sheshit s'i hedh armėt..
Kėshtu, vėllezėr, jam pak mė i vėshtiri,
S'largohem po s'u nis andej Jashari,
Ta shoh si ndrit nė varr tė tij qiriri,
Tė kem dhe njė pėrvojė pėr sė mbari
---------------------------------------------------------

PAK NGA PAK

Kalojmė njė shteg, kapėrcejmė njė prag
Ēdo ditė udhėtojmė e vdesim nga pak.
Nga pak e nga pak, nė trup e nė shpirt.
Diku vetmitarė e diku bashkarisht.
-----------------------------------------

PERULJA E MADHE

S'gjen dhimbje mė tė madhe nė ke parė
Njerinė e ndershėm nė mjerim e vaj,
Tek lutet i pėrulur, zemėrvrarė
Dhe ndihmė e shpresė pret nga maskarai.
---------------------------------------------

DESHIRE PER HESHTJE

Tė heshtėsh fillikat diku nė kafe,
Tė ndjekėsh shushuritjet nė filxhanet
Pa njė mendim tė keq, pa zhurmė e llafe,
Tė shohėsh shiun tek kėrcen nė xhamet;
Tė heshtėsh nė ėndėrrim pėr diēka tjetėr
Diēka tė largėt mjegullit mbuluar
Si dorėshkrim a testament i vjetėr
Diku i fshehur, tretur e harruar;
Tė ngrihesh e tė ikėsh pėrsėri i heshtur
Nė trotuarin ku pėshtyjnė retė,
Nėn sqetull ēantėn viteve tė rrjepur,
Ku mban njė laps me dy-tri-katėr fletė;
Ti lutesh vetes rrugės duke ecur:
"Ah, mjaft fjalosėm, s'kemi ē'themi prapė!...'
Njė ēredhe zogu nė ballkon ka mbetur
Nga verė e shkuar plot me ankth e vapė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Dritėro Agolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   Dritėro Agolli - Faqe 2 Icon_minitime15/12/2009, 17:26

DESHIRA IDEALE

Dėshira ideale

Ti je kaq e brishtė e kaq e mirė,
Ia kalon nė botė dhe mė tė bukurės,
Aq sa poezinė e kam dėshirė
Ta shėnoj pėr ty nė krah tė fluturės.
Futura pastaj tė marrė dhenė
Tu tregojė maleve dhe fushave:
"Shkruan vargje njė poet me penė
Edhe sikur krahėve tė fluturave..."
------------------------------------------------------------------------------

PO TI NUK JE

Nuk je kurrkund. Kjo ditė e nxehtė e gjate
Mbuloi me pluhur rrugėn gjer nė fund
Vėshtroi nė zheg, nė pluhurin e thatė,
Po ti nuk je kurrkund.
Dhe me gishtrinj mbuloj fytyrėn time,
Pastaj kėmishėn e rėnduar shkund,
Nga pluhuri pėrdhe rrėzohen thėrrimt
Po ti nuk je kurrkund.
Jam gati tė kėrkoj ēdo kokėrr pluhuri
Dhe nė kėrkim si arkeolog tė humb,
Veē tė tė gjej, e humbura qėkuri,
Po ti nuk je kurrkund.
-------------------------------------------------------------

TE SHTHUR DICKA

Mė jepni diēka tė shthur,
Pėr shembull, njė xhoke prej plaku,
Njė torbė dervishi tė mbajtur dikur,
Apo njė qylaf tė gjatė shajaku.
Mjafton tė kem pėr tė shthurur diēka,
Diēka nė bodrum a nė guvė,
Pėr shembull, litarin e varur nė tra,
A brekėt qė mbathte njė kurvė.
Vėrtet, marimanga e fjetur nė mur
Ka thurur qė prej kohėsh njė rrjetė,
Ma lini rrjetėn e ndritur ta shthur,
Me fijet e saj tė bėj njė xhaketė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Dritėro Agolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   Dritėro Agolli - Faqe 2 Icon_minitime15/12/2009, 17:26

HAMESIT E MEDHENJ

Ju futni dhėmbėt
Nė muskujt e kuq tė domates
Me sy tė ēaplyer plot neps e plot epsh
Nė sheshin e skuqur tė pjatės,
Ku bėhet kjo luftė e pėrgjaktė,
Kjo luftė agresive
Qė kurrė nuk hesht.
Prej buzėve tuaja
Dėgjoj lebetitjen e qėngjit tė butė,
Dėgjoj rėnkimin e viēit qyqar
Pa ngopur ende me jonxhė e me bar,
Dėgjoj nga mustaqet tuaja nė formėn e furēės
Tmerrin e pulės dhe lepurit tė fushės.
Kėtu, ku ju pėrpiqni krahė e buzė e gishtrinj,
S'vėshtroj tryezėn, po luftėn.
Nė muskujt e qėnieve tė gjalla dhėmbė e turinj
Tė pėrgjakur u futėn...
Ju shoh
Dhe dridhem si fletė e lofatės
Mė duket sikur i futni dhėmbėt
Nė muskujt e mi
Dhe jo nė muskujt e kuq tė domates,
Ju hamės,
Triumfatorė tė luftės me emrin lakmi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Dritėro Agolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   Dritėro Agolli - Faqe 2 Icon_minitime15/12/2009, 17:27

TA MBURRIM NJRI TJETRIN

Pa ejani ta mburrim njeri tjetrin
Dhe mos kursejme as fjale lavderimi
T'ia bejme shoku-shokut komplimentin
Ne caste dashurie e pendimi

Pa ejani dhe cilterisht te qajme
Ku vec e vec dhe ku me shoqerine
Meri per fjalet sharese te mos mbajme,
Se dashuria fqinje ka merine

Pa ejani, dhe gjysem fjale qofte
Per nje pendim, pajtim dhe marreveshje;
Qe kush gaboi me tutje mos gabofte,
Nese kupton se jeta ka nje vdekje....

PSHERETIMA

Keto kembka c'te bukura jane,
Keto kembka ne fundet e shkurtra!
Cfare u bejne e me cfare i lajne
Keto kembka te bukura?

Te me vrisnin keto kembka te bukura
Te me shtrydhnin, s'desha gje tjeter,
Mjaft te kisha pak caste te lumtura
Qofte dhe i shtypur si pjeper.....


PER FEMIJE E PER TE RRITUR

Gjyshja gjyshit nje mengjes
I kanosej ne veture
"Po s'me bleve "Mercedes",
Marr nje tjeter gjysh per burre".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Dritėro Agolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   Dritėro Agolli - Faqe 2 Icon_minitime15/12/2009, 17:27

VECSE NJE ENDERR

Ja keshtu, ti erdhe, ndenje, ike
Dhe sikur ketu nuk ishe kurre
S'erdhe si e dashur, por si mike
Thjesht si vizitore tek nje burre.

Per takimin, tjeter enderr kisha,
Tjeter doli,sic u ndodh ne bote
Enderrova ne kulm te trendafilta
Si nje vere a trendafil ne gote.

Dhe megjithate them faleminderit
Ti me dhe nje fluturim mbi nje enderr
Neper porten hapur prej ylberit
Dhe s'ka gje se endrra ishte zhgjenderr.


DHE SIKUR

Dhe sikur ne bote ti mos ishe,
Do jetoja si cdo gje qe jeton,
Vec pa ty kjo bote do levizte
Sic leviz pa ngrohje nje vagon.

S'ma zevendeson ti boten mua,
S'te zevendeson as bota ty,
Por sa boten sigurisht te dua,
Kur jetojme e vdesim tok te dy.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Dritėro Agolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   Dritėro Agolli - Faqe 2 Icon_minitime15/12/2009, 17:27

Si s'qenka kujtuar njeri per kryevepren e tij " Nene Shqiperi" ?
Hė se kujtohem une....copa - copa , por e mbaj mend..

....Me fletore te zhubrosur ne fundin e torbes,
Me fletore perzier me buken, kalemat, fisheket,
Ecen anetaret e Byrose Politike,
Ecen ministrat e ardhshem, komisaret , strateget ( e kujt?)
Eci muza jone poetike.
Eci ai qe ti Shqiperi nenokja e maleve
I thua me fjalen prinderore BIR ( i biri qenit).
Eci AI qe kurre ndaj halleve s'ndenji te bente sehir
Qe koken mos ulje kurre, qe ballin ta kishe krenar
Ai u betua :
" NDERIN E NENES DO TA MBROJME SI BURRAT,
SIKUR TA DIME QE HAME DHE BAR" ( hengren e prape po
hane , se s'ju merr vesh koka)

Vijon...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Dritėro Agolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   Dritėro Agolli - Faqe 2 Icon_minitime15/12/2009, 17:27

LETRAT

Kur dashuroheshim ne kohen tone
Kur tretesha e digjesha per ty,
Nga njeri tjetri letrat vinin vone
Kalonte dhe nje muaj apo dy.

Po ndofta dashuria mbahej gjalle
Se zjarrin mbanin letrat ne udhetim
Me biciklete a mushke a me kale
Ne vape e shi, debore e thellim.

Kur dashuroheshim ne kohen tone
Me zor na vinin letrat fshat-qytet
Nuk kishim neper dhoma telefone
Dhe ne enderr s'kishte faks dhe internet.

Megjithate me mire qe nuk kishte
As telefon, as internet, as faks,
Se fjale e nisur shpejt dhe mund te vriste
Nje dashuri te vjeter , per nje cast.


NATEN DUKE U MENDUAR

O njerez te lajthitur neper nate
U vrate nen ballkonin tim per dokrra!
S'ka rendesi nga ishit ju te ngrate,
nga Mati, Tropoja, a nga Mokrra.

Tek pi mes tymit, flas menduar
Sikur me shekuj rron nje fis i marre
Perjetesisht ne urrejtje bashkuar
Cuditerisht ne dashuri i ndare!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Dritėro Agolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   Dritėro Agolli - Faqe 2 Icon_minitime11/1/2010, 03:04

Pas Revoltave-Marre nga libri "Lypesi I Kohes"

Ata qe ne sheshe
gjemuan
S'u ngrysen heronj as ne lista
Ata qe ne sheshe pergjuan
U
gedhine ministra....

Kjo s'eshte as cudia e pare
S'do jete as cudia e
dhjete
C'ti besh historise se marre
Kercen si di vet!..
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Dritėro Agolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   Dritėro Agolli - Faqe 2 Icon_minitime11/1/2010, 03:04

Gomari dhe bilbili
(Sipas Krillovit)

Gomari dhe bilbili u
takuan
Dhe gjere e gjate bashke kuvenduan
-Njerzia, - tha gomari- flasim
shume,
Qe je nje kengetar i madh potent,
Do desha te gjykoja edhe
une,
Se ku qendron kjo force e ky talent!
Atehere u ngrit bilbili mbi
lendine
Per t'i treguar mikut mjeshterine.
Dhe fluturoi nje kenge e
madherishme,
Dhe bota anembane s'pipetinte;
E ndalen zhurmen fletet ne
lajthishte,
Ne heshtje zogjte e pyllit gjithe ngrine.
Gomari i menduar
tundi veshin:
-Ke prirje dhe talenti s'te mungon,
Por me vjen keq qe
s'njihesh me kendesin,
Ah, qerratai kendes!
Ai kendon!...
Bilbili e
veshtroi gomarin qete,
Tek kruante koken heshtur ne nje fik,
Dhe i menduar
thoshte nen nje flete:
- Na ruani, o miq, nga ky kritik!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Dritėro Agolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   Dritėro Agolli - Faqe 2 Icon_minitime11/1/2010, 03:05

Vdekja e nėnės

U zvogėlua nėna dhe u tret e
gjitha,_
U bė si pulėbardhė e lehtė_
Dhe njė mėngjes pa zbardhur ende
drita_
Rėnkoi e fluturoi mbi retė.
Andej u fsheh si ylli Afėrdita_
Dhe
ne pastaj s'e pamė, pastė ndjesė!_
Veē ndodh qė valė e ėndrrave tė
trishta_
E sjell nė breg tė shtratit tim si shpezė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Dritėro Agolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   Dritėro Agolli - Faqe 2 Icon_minitime11/1/2010, 03:05

"Kesaj nate me hene te vjeshtes"

Kesaj nate me hene te vjeshtes
Dola
fushes te bredh kuturu.
Rete shtohen me vrap pa rreshtur,
Hena duket
aty-ketu.
Porsi vete mendimet e mia
Po me shtyhen nder mend me shpesh

dhe pas tyre gjithnje gjendesh ti
si kjo hene qe duket mes resh.

Hena shpejt do te zhduket dhe netet
do te mbeten pa te, kurse ti
ne
enderrimet e mia pa jete
perendim s'do te kesh kurrsesi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Dritėro Agolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   Dritėro Agolli - Faqe 2 Icon_minitime11/1/2010, 03:06

Malli per heronjte

S’ka heronj,
heronjte i perzume
Me lavdi perdite i nanuritem
Dhe me lajka dalengadale i
vume
Nje nga nje ne prehje dhe ne gjume

S’ka heronj, heronjte u
merzitem
Prisnin endrrat, endrrat u vonuan
Duke pritur heshten dhe
dremiten
Dhe ne nina-nana u kenduam

C’digjeni nga malli per
heronjte?
Kush e di kur kthehen nga kjo ane!
C’i kerkoni? Pritja eshte e
kote
S’ka heronj, tani ka vetem pelivane

(prill 1991)


E
drejta per t’u falur


Njeriu i lodhur ka ndofta te drejte
Te falet
tek Zoti
Te tjeret, tinzar e ujqer te vjeter
I falen se koti
Kete e
them se shume kam pare ne jete
Ku gurin cpon loti…
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Dritėro Agolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   Dritėro Agolli - Faqe 2 Icon_minitime11/1/2010, 03:06

Veshtrim pas gjurmeve

Me lodhi mundimi
ne shpirt tere jeten
Ta them lakuriq te verteten

Pos s'munda ta them
ngahere te plote,
Se ishte zuske kjo bote

Tani me vjen keq per aq sa
genjeva,
Megjithse genjyen dhe Adami dhe Eva

Te paret genjeshtare te
mjere
Dhe kjo me jep ngushullim
here-here

(1991)


Takimi

Sot ne varreza e pashe
diku emrin tend
Te gdhendur mbi gurin e murrme,
Cigaren e ndeza e te solla
ne mend
Si nje enderr te frikshme ne gjume

Atje ne shtepine time pas
deres gri
Eshte ende gozhda ku varje pallton e vjeter
Eshte qoshja ku lije
cadren e lagur ne shi
Me dorez me reter

Eshte dhe nje kasete
magnetofoni ne raft
Me zerin tend fjalepake...
Une erdha ketu ne varreza
nga larg
Dhe do shkoj ne hotel ne darke

Kur te kthehem serisht ne
shtepi
Ne kendin e heshtjes dhe paqes
Kaseten do marr dhe me shpirt ne
merzi
Zerin tend do degjoj me pellemben pas faqes...

(1988)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Dritėro Agolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   Dritėro Agolli - Faqe 2 Icon_minitime11/1/2010, 03:06

Pleshti

1.
Pleshti
......me
Xixellonjen
..................ra ne dashuri

Pleshti

......xhuxh
.........dhe i zi
Ky emrin e kishte Plluc,
I thoshnin
edhe Pleshtuc
I ati emrin e kishte Prreshtan
I thoshin edhe
Pleshtan

I dashur lexues
..............mos qesh
Kur emrin ne
pleshta ta gjesh
Se xhuxhat jane te vjeter
Ndaj emri u duhet patjeter
E
shihni si Plluci i zi
Ra brenda ne dashuri?
Filloi me teper te
ligej
Ndaj nisi me shume te nxihej...

2
I ati e shihte
....e
behej vrer
-Pse Pllucit shendeti s'i merr?
Pse Pllucit koka i dhemb
Dhe
dhemja e shpon si gjemb?
Te ligur kaq shume
S'e mbajme mend kurre
Ka
mbetur kocke e lekure!
C'me gjeti mua te shkretin plak
Te vetem e kam jam
bere farmak!

3.
Nje nate i foli ēėk-ēėk ne vesh:
-O djali im
plesht
C'te dhemb
Mos te hyri nje gjemb?
Nuk fliste Pleshtuci
thumbor
Vec shihte nga xhami pleshtor
Ne oborr
E shihte nga
larg
Xixellonjen e bukur,
Merakun ne gjoks kishte futur

I ati prane
- ne bisht
I biri ne goje - nje gisht
Hic!
I ati
Ia pati:
-Oi, me
lojti mendsh djali,
Me gjeti gjema dhe halli
Me fol nje fjale o
bir,
Pse vuan dhe ben sehir?
Djali ne bisht
Hic!
-C'ke o biri im
plesht
Pse hesht?
Hidhu njehere
Te nxjerresh vrere
Hidhu
fesht
Dhe pesht!
Hidhu te keqen babai
Se zura te qaj!
Babai ka
deshire te behesh gaztor
Te behesh aktor
Te shkosh me shiket ne
shkolle
Te ndjekesh fesht Institutin e Artit
Se ke dhe mendje te
holle
Mendje thesar te thesarit
Se jemi nje soj aq i vjeter
Sa
s'gjendet ne Evrope soj tjeter
Kete e thone dhe librat
Kuranet dhe
biblat
Mjaft ndenje ne xham
O xhan
Bej fesht
Dhe
pesht!

4
Dhe Plluci tha:
-Baba, o baba
Dhe foli
Prreshtani:
-T'u befte babai, o biri im plesht
Thuaja babait ne
vesht!
Dhe Plluci u ngjall
Si me fall:
-Baba Prreshtan
Shiko pak ne
xham!
Prreshtani baba kuptoi menjehere
Dhe hop ne dere!
Mendja i tha se
Plluci i tij
Kish rene brenda ne dashuri!
Ndaj u zhyt ne merak
Ndaj u
mbyt ne maraz
Ndaj u cyt me farmak
Ah, c'qenka kjo dashuria!
T'u
sjellka verdalle shtepia!
Te beka mornica-mornica
Te mbushka me
spica!
Te beka vend te mos gjesh
Edhe elefant po te jesh
Edhe
krokodil
Ti behesh bandill!

5.
Baba Prreshtani u ul ne bisht
Dhe
ngriti nje gisht
Po gisht pleshtor
Kosor:
-Ah, ti kerkon
Xixellonjen
Ta sjell sa te hapesh pak gojen
-Ate e dua baba
Dhe po nuk
e mora, nuk ha!
Ajo me pelqen shume e shume!
Sa fesht kercej neper
gjume
Dhe hidhem ne tra
Baba, o baba!
Dhe pleshtit bir ne faqet lotet i
rane
I ati plesht i heshtur i rrinte prane
I ati plesht ia fshinte lotet e
shkrete
Dhe qante vete:
-Te keqen babai,
Mos qaj,
Se une lotet s'i
mbaj!
Jam plak
Dhe behem merak!

........vijon.........
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Dritėro Agolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   Dritėro Agolli - Faqe 2 Icon_minitime11/1/2010, 03:07

6
Me vrap kapedan Prreshtani
Tek
jatagani
E tundi ne ere
Dhe hop ne dere
U nis ne dyzet e kater
shtepi
-Im bir, i quajturi Plluc
U nguc
Ka rene brenda ne dashuri
O
ju dyzet e kater shtepi
Te mblidhemi
Te bejme kuvend
Plluci per nuse,
po mbetet, pa mend
Nuk ha e nuk pi
O ju dyzet e kater shtepi
E dini
c’te ben dashuria?
Im bir po me nxjerr nga shtepia
E dini c’te ben
dashuria?
Te kruan koken si nje milion therria!
Te ben fesht
Dhe
pesht!
-Tha kapedani i sojit pleshtor
Dhe jataganin e nxori ne
oborr
Tha kapedan Prreshtani
Dhe zjarr jatagani!…

7
Dhe
dolen nga vrima
Atje ne postiqe e tesha
Treqind pleshta, treqin
pleshtesha
Dhe thane:
-Oi me i miri i pleshave
Do shkojme ta gjejme
nusen vreshtave
Ne mbleset pleshta, s’te leme te vuash
Mjafton qe nusen ta
duash!
Ku gjen ajo nje djal si ti, xhuxhumak
Qe hidhet hop dhe ne
prag
Ku gjen ajo nje burre kaq sqimatar
Akrobat, artist kercimtar!
Ku
gjen ajo nje burre qe di te loz kaq valle
Qe ka fituar ne tre festivale
Qe
fap e ka marre
Tre here cmimin e pare
-Tha pleshti baba:
-Bah
Im
bir, po me nxjerr nga shtpia
E dini c’te ben dashuria
Te ngre edhe qimet
perpjete
Te ben te mbetesh, pa breke
Te ben te futesh ne
dhe
Bre!
Ah, dashuria pleshtore
Kosore
Mizore
Dredhore
Te pret
e te grin
Se fundi te mpin
Te ben dhe fesht
Te ben dhe
prresht!
-Tamam ashtu do te jete
O kapedani Prreshtan, i madh dhe i
urte
Ti ke ngahere te drejte
Sa neve na nxit, ne levizje koken dhe
trute
Vertet nuk e leme pa marre
Ate Xixellonjen qe bredh neper
arre
Ajo do pranoj patjeter
Te lidhet me sojin e vjeter
Ne kemi te
madhe kulture
Dhe gjakun e kuq nen lekure…
Keshtu e keshtu, i thane
Prreshtanit plak
Ne dyzet e kater shtepite, sa shkeli ne
prag

8
Dhe u nisen ne vreshta
Treqind mbleser
pleshta
Hopa, hopa
Ne driza ne gropa!
Hopa, hopa
Ne hithra ne
shqopa
Ne sheshe ne vreshta
Treqind pleshta!
-Merrja kenges
plesht
Mos hesht!
Te hapet kenga pleshtore
Ne lugje bregore
Ky eshte
himni yne, ta dine
Himni qe mburr Pleshterine
Mbreterine
madhore
Pleshtore
Me nje uniforme
Me norme

“Ne jemi
pleshta
Ne s’kemi eshtra
Perpara!
Ne – elastike
Ne s’kemi
frike
Perpara!
Per kercimtarin
Nusen ta marrim
Perpara!
Nje
Xixellonje
Do behet zonje
Perpara!
Ne jemi mblese
Me sy e
veshe
Perpara!
Nje Xixellonje
Gosti do shtroje
Perpara!
Jemi
gastore
Ne plot tabore
Perpara!
Ne s’kemi gjume
S’e kemi
pune
Perpara!
Ne bukur rrojme
Me thumb, thumbojme
Perpara!
Ne
prresht kercejme
Dhe fresht defrejme
Perpara!
Kush rri ne gjume
E
shpojme shume
Perpara!
Kush shtron postiqe
Ka plot
rreziqe
Perpara!
Kush mban kolltuqe
Ne kemi huqe
Perpara!
Kush
dergjet shtrember
I dalim ne enderr
Perpara!
Ne jemi pleshta
Dhe
s’kemi eshtra
Perpara!
Pergjojme naten
Te kallim daten
Perpara!
O
fis pleshtor
Thumbo e korr
Perpara!
O soj zijosh
Mos rri
barkbosh
Perpara!
Sulmo cdo prag
Jeto me gjak
Perpara!
Kur japim
besen
Ne therrim mbesen
Perpara!
Kanuni yne
Ne gjak te
hyjm
Perpara!
Ne per kanun
E bejme
bum
Perpara!”……

9
Dhe u takuan pleshtat
Me Xixot ne
vreshtat
Dhe lart shkendijonin qindra shkendija
Tek frynte puhija
Dhe
vesa nxirrte ylbere
Te ngritur qemer-qemer
Xixeshat me yje ne balle
Dhe
Xixot me yje ne gji
Kendonin e hidheshin valle
Sikur te martonin njeqind
perendi
Dhe vreshta krejt vetetinte
E gjelber, e kalter, e bukur
Dhe
dukej sikur me krah e ngrinte
E madhe, e madhe, nje flutur…
Dhe drita i
nxori pleshtat fare ne shesh
Sic ishin: xhuxha, zijoshe, si lesh
Pa bene
pleshtat me vete “pesh-pesh
Uh, sa shemtuar, c’te besh!
Mes kesaj drite te
keqe mendimet te humbin
Dhe s’ke ku ta futesh as thumbin!
Kjo qenka nje
drite kaq e peshtire,
Ne jemi me mire
Se kemi perreth erresire
Atje
mendimet s’na humbin
Se kemi ku fusim dhe thumbin!
Ketu e paskan me lepe e
peqe
Uh, c’atmosfere e keqe!
Po nusja jone, Xixija e mire
Me ne do
vije, atje ne erresire
Shpetimin e saj do ta gjej
Ne nate pleshtore me gaz
do defrej!”

10
Keshtu u takuan me treqind xixo
Dhe treqind e
ca xixellonja
Me kenge plot iso
Se s’donin t’u dilte shpejt e shpejt
boja
Donin ta mbanin veten fisnike
Me kenge ne goje e pa frike
Ndaj
foli me i vjetri nga pleshtat
Ne vreshtat:
“-Puff, Cuff!
I biri i
kapedan Prreshtanit te degjuar
Me vajzen tuaj dje eshte dashuruar
Ju
kapedan Prreshtanin do ta njihni
Me mire akoma kur krushqi te lidhni
Krejt
fisi yne mburret me Prreshtane
Ai lufton me shtate jatagane
Po njerin
jatagan e mban ne dhembe
Dhe gjashte jatagane mban ne kembe
I biri Plluc,
se shpejti del artist
Qendron me kembe lart, po dhe ne bisht
Ky Plluc do
behet burri i Xixise
Ne sojin zot e trim te pleshterise
Por kapedan
Prreshtani ka cifliqe
Nje mije centimetra vend postiqe
Jo centimetra
thjesht, por krejt katrore
Ku mund te rrojne katerqind tabore
Ka dy milion
milimetra vend mindere
Ku pret me qindra mijera miq me vlere
Sic jane
deputete dhe ministra
Nga shtetet fqinj te tartabikeve dhe morrave
Por
s’dua t’ju jap shume e shume shifra
Se ruhem prej spiuneve dhe horrave
Ju
them vec kaq
Dhe paq:
Pardje na ardhi prifti i tartabiqeve
Dhe mbeti i
mahnitur prej cifliqeve
Harrova, s’ishte prift, por zot kryepeshkopi
Qe
kushedi sa peshe i mbante shkopi!
Ky me Prreshtanin piu raki te kuqe
Se
dhe kryepeshkopi i tartabikeve ka huqe
Thumbon si kapedan Prreshtani
Kur
naten njerezit mbulon jorgani
E dini? Kur thumojme ne njerine
E nxjerrim
nga lekur e tij rakine
Ndaj kur njerezit i mbulon jorgani
Fillon e del
rakia nga kazani
Kete raki e pine tartabike e morra
Ashtu si pleshtat -
vete dora!
Keshtu kryepeshkopi ate nate
Raki piu gjate
Dhe kapedani
erdh ne qejf prej miqve
Premtoi te merrte fene e tartabiqeve
Por prifti
mori vete fene e pleshtit
Dhe nata fluturoi ne qiell te qejfit
C’t’ju flas
kur erdhi kryemyftiu i morrave
Me callmen permbi koke ngjyre morri!
Ky
trim i urte e tmerr i madh i horrave
Ne pleshtave dhurata plot na
nxori
Ndaj para tij balet modern kercyem
Kryemyftine e morrave
defryem
Kerceu dhe kapedan Prreshtani
Nje valle jatagani…
Po ju s’e
njihni kapedan Prreshtane
Qe prifti tartabik i fali jatagane
Qe kryemyfitu
i morrave i la dhe callmen
Pastaj ne gjoks per nder i vuri palmen
Kjo
ishte biografia e Prreshtanit
Treguam shkurt qe bukur mend ta mbanit
Se po
te doni, flasim dhe me gjate
Por do na duheshin tri dite dhe nje
nate…
Prandaj ne erdhem ne vreshtat
Se duam te bejme krushqi;
Me i miri
nga pleshtat
Ka rene plluq ne dashuri
Ka rene plluq ne dashuri e nuk ha e
nuk pi
Nga mendja s’e heq cupen tuaj
Dhe hop vuaj!
Ne Pllucin e kemi
yllin e pleshtave
Ne Pllucin e kemi armik te genjeshtrave
Ky Plluci cdo
nate, ate qe fle nen jorgan
E pret me thike e jatagan
Se ka trimeri te
marre
Kreshnik si ai s’keni pare!
Po u fut nen jorgane
Per nder ben
hatane!
Po u fut ne postiqe
Ec pa hiqe, vdiqe!
Po t’u ngjit ne
kurriz
Te shpon si murriz!
Pale po t’u fut ne vendin e keq
Te ben per
dreq!
S’me bie te mburrem se jam modest
Po ju e dini c’domethene
plesht!
Degjuam se cupa juaj eshe e ndershme
Dhe ruan zakone te
hereshme
Mjaft bukur! Zakoni per ne eshte jete
Te tjerat pastaj vijne
vete
Kjo shkruhet atje ne Kanunin tone madhor
Te fisit pleshtor
Atje ne
Kanunin Madhor te Kreshtave
Te shkruar nga me i vjetri i pleshtave!
E
c’eshte nje “Kapital” i Marksit mjekrosh?
Nje liber bosh!
Ai “Kapital”
perpara Kanunit
Te duket si qimja e zhgunit!
Prandaj nje gje na
gezon:
Xixia juaj zakone e kanunit te fisit e mbron
Ne djalin e kemi krejt
xhevahir
Dhe mjaft nikoqir
Nuk prish asnje pare pleshtore
Ne tregjet
mizore
A, ta dini, ka dhe pak huqe:
Pi vere te kuqe
Po pare s’prish
kurre
Se pi nen lekure!
Pastaj di kaq valle
Dhe fort ka fituar ne tre
festivale
Me nder te lavdishem ka marre
Tri here cmimin e pare
Ndersa
ne thumbimin me gjak
Ka hak!
E dime se cupa juaj e rritur ketu ne
bregore
Do jete e denje per vatren pleshtore
Do jete me ngrohte diku ne
postiqe, se ne vreshta
Dhe qejf do beje se ne jemi pleshta
Artiste te
shkathet, te zgjuar
Me titull te “Merituar”
Dhe hidhemi, hop!
Ta pime,
pra plot, bromb!
Ne ju nderojme nga floku ne thua
Qekurse duam per nuse
nje grua…
Vertet ju s’jeni aq trima
Dhe s’dini si ne, te futi ne
vrima
Po keni zakone fisnike
Dhe pike!
E jepni?
E marrim
Sa kemi
beharin!…

11
Keshtu u tha me i vjetri i pleshtave
Dhe hop
kerceu vreshtave!
Perr-perr-perr e perr-perr-perr fletet
Ne gjithe
kercenjte dhe deget
Treqind xixo e treqeind xixesha degjonin
Treqind
pleshat e treqind pleshtesha pergjonin
U ngrit e ta me i vjetri Xixo ne
vreshta:
Ju falemnderit, o pleshta!
Me mire ju pyesni nusen se
c’thote
Se fjala ime pa fjalen e nuses do jete e kote
I beni kapendan
Prreshtnit selam
E dime qe ka jatagan
E dime qe ka si psita aeroporti dhe
ura
Miliona lekura
Miliona lekura te njerezve ne bote
Ku hidhet dhe pi
raki te kuqe te forte
Sa ka fqinjesi te mire e dime
Fqinjesi me
Tartabikerine e Morrerine
E dime se kryemyftine e Morrave ka mik
Dhe bash
kryepeshkopin Tartabik
Po ne zakonet tona shume i mbrojme
Dha cupat pyesim
kur martojme
Pastaj me plaku Xixo thiri cupen sheshit
Se donte bukur t’i
pergjigjej pleshtit
Dhe erdhi dalngadale ne shesh Xixia
Rretuar me kurora
plot shkendija
Dhe gjithe sheshi ndriti dhe me shume
Dhe drita u be
lume

12
Dhe pleshtat me pleshteshat kur e pane
Vesh me vesh
sec tane:
-“Cuditemi me kapedan Prreshtane!
Nuk qenka kaq e bukur kjo
Xixia
Na paska ca gjerdane e xhingla me shkendija
Pleshteshat tona jane me
te pashme
Xixia qenka zdape e javashme
Pleshteshat tona, sa t’i shohesh ,
hidhen
Dhe kembet si ketyre nuk u lidhen;
Kjo s’paska turp, kjo rri e te
veshtron
Kjo kushedi sa burra dashuron
Kjo burrat si gjerdanet i
kemben
Se do t’ia lajne kembet ne legen
Kjo siset ika nxjerre fare
jashte
Dhe paska prapanice mjaf te tradhe
Po vuri vithet trashamane ne
postiqe
Shko e hiqe!
Ah, jo! Pleshteshat tona hidhen fesht
Dhe bejne
prresht!
Ky kapedan Prreshtani s’e ka mire
Qe merr nje imorale per te
bire!
Ne kot e mburrim fisin zdap te tyre
C’te besh! Ne valle do kercesh
po hyre”
Dhe u degjua zeri i Xixise:
-“Perse me thirret prej
shtpise?”
Nderkohe me i vjetri Xixo tha me urtesi
-“Nje Plluc i pleshtave
me ty ka dashuri!”
Dhe mbleset pleshta mbajten vesh Xixine:
-“Plluc
pleshtit? S’dua t’ia shikoj shtpine
Se une kam si yll Xixanin tim
Qe
ndodhet sot ne fluturim
Per te provuar aeroplane e ri
Ne
lartesi
Xixanin tim si shpirtin tim e dua
Nje Plluc pleshtuc s’i vjen as
gjer ne thua
I thoni kapedan Prreshtanit
Ketu s’i shkon kellefi i
jataganit
Sikur ta marre vesh Xixani im
Do derdhet mbi ju pleshtat me
terbim!-
Mbaroi Xixia fjalet dhe ktheu krahet
Dhe pleshtat u erdhi shume
tharet…

13
Te treqind mbleset pleshta
Ne fletet ne
vreshta
Me treqind xixot u zune me fjale:
-“Na flani po qenki kjrejt
imorale!
Ju s’paski zakone me kripe
Se qenki te pacipe!
Ju silli si
pushta si vagabonde
Ju keni gjenjeshtren per mode!
E paski Xixine teper te
lige
Ta kishim mes nesh e vinim nen thike!
Ju rroni me mendje te
ngrate
Ju heqin per hunde grate!
Perr-perr, per perendi
Hic-hic,
s’lidhim krushqi
Fat-fat, fat qenka per ne
S’u-s’u, s’u lidhem me
fre
Me-me, me fis, pis”

14
Dhe iken mbleset pleshta
Nga
vreshta
Hopa, hopa
Ne brazhda ne gropa
Dhe kenge s’kendonin po
shanin
Dhe nganin: “Hajvane, hajvane
Ah qe s’ju kemi diku nen
jorgane
Ah c’do t’ju benim me jatagane
Ah qe s’ju kemi diku ne
postiqe
T’ju shponim ne vithe!
Na cat veshet ger-ger e ger-ger
Po dime
dhe ne te bejme perr-perr
Hopa, hopa
Ne breshta, ne kreshta, ne
vreshta
Treqind mblese pleshta!..

15
Dhe erdhen tek dhenderi
tym
Te zinj si gjym
U shtruan treqind ne postqe
I thane te parit:
hiqe!
Hiqe llafin nga goja
C’na tha xixellonja!
Dhe foli i pari:
-“O
me i miri i pleshtave
Mos u marto me nje qe bredh vreshtave!
Ajo njezet e
ca burra ka ndare
Ajo njezet e ca zdaper ka marre
Ajo e ka helmin mbi
shpine
Dhe tha se pleshtit s’ia shoh dot shtepine!
Ajo na qenkesh nje
zuske
Me krushk e me krushke!
Ajo nuk paska as cipe as respekt
Dhe
kurre me te mos u pleks!
Ata nuk qenkan fisnike
Dhe pike”
Iu ngriten
mustaqet pleshtore Prreshtanit
Dhe doren fap jataganit:
-“Prresht
dhe
fesht!
I preva
I theva!
I griva
I shkriva!
I nduka
I
zhduka!
I thava
I vrava!
I ngriva
I shkriva!
I shpova
Si
kova!
Ca horra xixo qe s’kane sec hane
Te shajne per turp pleshtak
kapedane?
Ca laro xixo bilmesa
Me fyen mblese dhe mblesa!
Prresht dhe
fesht!
I shtriva, i griva!
Degjoni, o burra te fisit pleshtor
Harram e
paci gjakun qe pime nga cdo trup njerezor!
Na erdhi koha, o Plluc
Ta bejme
sheshin te kuq
T’u themi xixove stop
Dhe hop!
Kus shpaten e
merr
Crrenjosja e xixove – nder!
Ta marrim vesh anembane
Se ka kapedane
Prreshtane
Prresht dhe fesht!
Ne s’duam kurre pajtim
Ne duam
kunderveprim!
Kam priftin tartabik
Mik
Bekimin e tij me vete e
kam
Permbi jatagan
O prift tartabik
Qe hengre e pive tri nete me
ibrik
Ma jep dhe nje here bemikin
Ta shpllimper xixot neneshtrimin!
O
kryemyftiu imorrave trima te marre
Qe callmen me fale pak dite me pare
Me
bej nje duva
Te ndodhe e madhja hata!
I griva
I shtriva!
Nje zuske
qe bredh vreshtave
Te shaje sojin e pleshtave?”
Degjoi gojehapur i biri
babane
Babane Prreshtane
Dhe tha:
-“Ta-ra-ta!
Ah, si s’e pata
Xixine
T’i beja kerdine!
Ah, si s’e kam
Ketu nen jorgan!
Fap,
jatagan!
Baba plesht
Mos hesht!
S’e dua per nuse
Se ka plot
minuse!
Nga nuset kam frike
Dhe pike!
Ta kapim
Barkun t’ia
hapim!”
Tha pleshti bir
Dhe firr!
Dhe hop
Ne shkop!
Tha pleshti
baba:
-“Plesht bir,
bej sehir!
Dhe hop ne tra!
Prresht dhe
fesht”

16
U nisen te kapin shpejt xixellonjen
Qe s’donte
t’ua shihte as bojen
Qe shaku vreshtave
Sojin e madh te pleshtave
Qe
mbleseve u tha ato fjale te liga
Fjale qe s’thuhen as vete nga shtriga
U
nis
Personalisht
I madhi plak kapedan
I tmerrshmi Prreshtan
U
nis
Me birin e vetem te tij
Me Pllucin trim korrozi
Dhe pritej te benin
kerdi
Ne fisin e madh Xixeri…

17
Plesht bir, plesht
baba
Nga, nga dhe ike
Pa frike, pike!
Fap! Rrugen hap!
Bumb, si
plumb
Shaj, gje mos mbaj
T’u befte babaj!
Hopa, hopa
Ne gure, ne
gropa!
Puf! Ne sulm me duf!
Ah, Xixellonje
T’u thafte ajo goje
Te
shkofte ajo nofull menjane
Qe bere me turp kapedan Prreshtane
Perdhose
Pllucin
Pllucin curumucin!…
Firr-firr! Bej sehir!
Plac! Ne
dac!
Qesh, ne shesh!

18
Dhe kapedan Prreshtani me furi
E
nxori pallen nga kellefi i zi
U hodh e thirri ashper mbi nje thane:
-”Pa
dilni shihni kapedan Prreshtane!
Se kapedan Prreshtanin me te bire
Ju ende
nuk e njihni mire
Ju njohet vetem mbleset torollake
Qe jane kaps e s’bejne
do as kake
Ku je o fis i drites lajkatare
Qe po m’i prish gezimet
familjare!
Ku je o fis i djajve imoral
Pa fe, pa din, e pa iman ne
balle!
Ku je o fis me xixa i piklosur
Ky jatagan qe sot e ka
vendosur
Te behesh shkrumb i teri pa meshire
Ose te vish me pleshtat ne
erresire
Te behesh skllav i kapedan Prreshtanit
Dhe sherbetor nen teh te
jataganit!
O fis shejtan, ma nxirr ne shesh Xixine
T’ia bej me vrima
gjoksin dhe turine
Ate Xixi qe pati sy e faqe
Te shante Pllucin, djalin me
mustaqe
Dhe bashke me nje laro, te harboje
Me nje xixan, nje karafil me
boje!
O ju! Degjoni kapedan Prreshtane
Me nxirrni shpejt Xixine dhe
Xixane
T’i shoh kur Plluci im, ne shesh t’i there
T’u pij gjakun dhe t’u
marr ere”
-“Baba Prreshtan- tha Plluci menjehere-
Do t’i thumboj, por nuk
do t’u marr ere
S’e po u mora ere, me teshtihet
Dhe kur teshtij me
flihet!”
-“Eh, mire Plluc, kjo hic nuk na prish pune
Mos u merr ere, se
teshtij dhe une!
S’e gjaku i tyre eshe i mynxyrosur
Me eren e
perdhosur
Pastaj, na merren mend e sheshit vjedhim
Ata keshtu te keqen na
e ndjellin
Pa fjale se ky vend ka vesh spiuni
Dhe na leshojne gaz, e na
merr gjumi
Ky vend i pushtave o zemra ime
Ka mjaft sofistikime
Sheet!
Pesht!”

19
Kur heshti pakez kapedan Prreshtani
U derdhen
mijra xixa si tufani
Tufani ishte drite krejt e bardhe
Sa dukej edhe qimja
ne nje dardhe
Sa dukej dhe gjilpera mes nje sheshi
Sa dukej dhe mustaqja e
nje pleshti
Dhe kapedan Prreshtani i hutuar
I zuri syte shpejt e shpejt me
duar
Dhe tha i deshperuar dhe i gjore
Keta rrufjane kane projektore!
O
Plluc, mbulo me duar te dy syte
Qe drite e poshter sonte mos na mbyte!
Ah,
c’arme mban ky fis, keta rrufjane
Sikur te qenkeshin amerikane
Sikur te
qenkeshin ne NATO dhe gjetiu
Ne ndonje pakt te fshehte, vrime miu
Ah,
c’arme mban ky fis keta rrufjane
Ketu s’luftohet dot me jatagane”
-“Lele,
bobo – tha Plluci – s’dua nuse
Me mire, hajt te futemi ne puse!
Lele, o
babi, c’deshe qe na vdiqe
Te shkojme dhe te hyjme ne postiqe!”
-“Pusho
more Plluc se trimi kurre s’qan
Se edhe qorr do grij me
jatagan!”

20
Sa vinte, drita behej me e madhe
Dhe
llamburisnin vreshta dhe livadhe
Ne mes te drites, derdhur si
tufani
Qendronin tok Xixja dhe Xixani
Dhe mijra xixo
llapsnin-vetetinin
Dhe shpatat te florinjta lart i ngrinin
Dhe vrik nje ze
xixani neper drite
Kuboi si ne nje kishe nder qirinjte:
-“Ti kapedan
Prreshtani, ku ke hyre
T’i shohim dhe mustaqe dhe fytyre!
Te dogjem
shkrumb po hodhe dhe dy hapa
Se fisi yne kurre s’kthehet prapa”
Degjoi me
dhimbje kapedan Preshtani
Dhe iu fundos kellefit jatagani
I tha te birit,
Plluc, me shpirt te gjore
-“Ah, s’ke c’tu besh se kane projektore!
Pastaj
me aparatet e pergjimit
Na kane marr vesh qe prej fillimit
Keta finok
s’mund te quhen trima
Por mbajtkan arme fshehur neper vrima
Keta dinak,
doēa dhe rrufjane
Me duken krejt si ca amerikane
I sheh si hidhen hula-hup
me arme
Mes sheshit xixa-xixa dhe te larme?”…

21
Dhe kapedan
Prreshtani me te bire
U futen shpejt, me vrap ne erresire
Po ne vrapim e
pane nje shkendije
Qe ra ne mes te barit, ne nje brinje
Dhe Plluci tha me
zerin e nje pleshti
Me gaz te madh sikur thesarin gjeti:
-“Baba Prreshtan
e kapem Xixellonjen
Qe s’donte te na shihte bojen”
Baba plesht, bir
plesht
Hop ne shesh. Qesh!
Qaj. Bye-bye!

22
Ah, s’ishte
Xixellonje por shkendije oxhaku
U dogjen pleshtat, biri dhe plaku
U dogj
Plluci dhe kapedan Prreshtani
Dhe bashke me kellefin,
jatagani…

1970-1976
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Dritėro Agolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   Dritėro Agolli - Faqe 2 Icon_minitime11/1/2010, 03:07

ASGJE NUK ME BENE

Me ftuan ne darken e
fundit, me fyen e pa gota me lane
Qe para teje te isha i mundur, nje shelg i
prere a nje plep
E pe? Asgje nuk me bene, u fryne e zhurmuan, iken e
vane
Ah, pa gota?... Te tjera gota une kisha ne xhep....

Une prape
s'jam mundur, s'jam vrare a prere dhe prape te dua
Mua mė mund, mė vret, a
jeten ma prish,
vetem ai - i barabarte me mua
Te tjeret as veshin s'ma
kruajne, ta dish!....


UDHETARI

O mik,
mos u kthe i
zgerlaqur nen strehet,
Udhetar i ikur prej vetes!
Une u gabova qe u ktheva
aq heret
Tani kam prangat e heshtjes....
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Dritėro Agolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   Dritėro Agolli - Faqe 2 Icon_minitime11/1/2010, 03:07

Dy pritje

Naten
lulja merzitet per diellin,
Naten
vajza
merzitet per djalin
Naten te dyja presin mengjesin
qe dielli dhe djali te
dalin.......
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Dritėro Agolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   Dritėro Agolli - Faqe 2 Icon_minitime11/1/2010, 03:07

RASTESITE

Ne supin tim papritur erdhi te ulej
nje flutur,
Nje sup te tille kjo flutur ē'pati qe zgjodhi?
Te thuash se
sihte nje sup i bukur,
Gjepura! Kjo duhej te ndodhte dhe ndodhi!

Shume
gjera s'dime pse ndodhin ne lufte a ne paqe,
Per shembull, s'te zuri mes
luftrave plumbi,
Ne paqe te vjen nje grerez, me thumb te thumbon ne
faqe
Dhe ti, qe s'viqe nga plumbi, vdes nje dite nga
thumbi....


NISJA DHE KTHIMI

Kur nisem per udhe
Me ndrit ēdo
gje e kam shprese,
Kur kthehem, kam gjume,
Diēka fillon nga vetja ime te
vdese....
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
Sponsored content





Dritėro Agolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   Dritėro Agolli - Faqe 2 Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Dritėro Agolli
Mbrapsht nė krye 
Faqja 2 e 5Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: