Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Albade.com


 
PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

 

 Intervista me kengetarin Shpat Kasapi

Shko poshtė 
AutoriMesazh
AdmiraL
Webmaster
Webmaster
AdmiraL


Male
Numri i postimeve : 1914
Age : 104
Location : World
Job/hobbies : Basketball
Humor : Mr Bean
Registration date : 13/11/2007

Intervista me kengetarin Shpat Kasapi Empty
MesazhTitulli: Intervista me kengetarin Shpat Kasapi   Intervista me kengetarin Shpat Kasapi Icon_minitime8/12/2007, 16:53

Intervista me kengetarin Shpat Kasapi

November 24, 2007 3:06 pm admin AdmiraL
Ne c’moshe keni dale per here te pare ne skene?
- Ne skene kam dale qe ne moshen nente vjecare, periudhe kur edhe kam filluar te merrem me muzike. Kam marre pjese neper festivale te ndryshme per femije, te cilat me kane shtyre me vone drejt kompeticioneve muzikore per te rritur.
- A mund te veconi dy nga kenget me te arrira te repertorit tuaj muzikor?
- Po. Eshte nje balade qe titullohet “Me beso” si dhe kenga “Fisnike”. Kam vene re qe kjo e dyta eshte mjaft e degjuar edhe brenda territorit shqiptar.
- Dime qe aktualisht po punoni me albumin tuaj te trete. A mund te na zbuloni disa detaje rreth permbajtjes se ketij albumi?
- Po punoj me albumin tim te trete dhe po pergatitem per te realizuar dy videoklipe te reja. Ne te njejten kohe, po bashkepunoj edhe me Sabianin, ne nje duet, qe do te publikohet shume shpejt. Ne kete album te trete do t’i permbahem po atij stili te kenduari, si deri me tani. E vecanta eshte se tashme kam bashkepunetore te rinj ne punen time, si Kristi, Ocko qe eshte kompozitor nga Shkupi, Maki dhe Arian Kastrati, qe te gjithe, kompozitore profesioniste.
- Si e ndien veten ne Tirane?
- Kudo qe shkoj, une ia kaloj mire dhe ndihem mire. Edhe ne Tirane gjithashtu e ndiej veten mire dhe kam bere shume miq. Per kete arsye edhe gjendem ketu.
- Ku ndryshon rinia shqiptare nga rinia e vendit ne te cilin je rritur ti?
- Ketu ne Shqiperi rinia eshte me e gjalle, dhe shume me aktive ne aspektin e muzikes. Me duket sikur ketu ka me shume jete.
- Te pelqejne vajzat e Tiranes?
- Sigurisht qe me pelqejne. Jane mjaft moderne dhe shume simpatike. Vajzat shqiptare ne pergjithesi jane te bukura.
- A keni te dashur?
- Momentalisht jo. Jam shume i angazhuar qofte me studimet dhe qofte me muziken dhe tani per tani nuk po mendoj per kete gje.
- Pervecse te merresh me muzike, cfare te pelqen te besh gjate kohes se lire?
- Luaj basketboll ne fakultet. Me pelqen te rri gjate ne internet dhe te komunikoj me shoke e shoqe permes “messenger”-it. Ndonjehere me pelqen te kaloj pak kohe edhe neper lokale, sidomos ne baret e shkolles, kur kemi ndonje ore pushim.
- Cilat jane disa nga anet me pozitive dhe me negative te karakterit te Shpatit?
- Shpesh behem shume kokeforte. I adhuroj njerezit e sinqerte dhe perpiqem qe edhe une te jem sa me i sinqerte me te sinqertin. Ate qe me genjen, thjesht e injoroj. Kam nje mangesi te madhe qe u besoj shume njerezve. Per kete arsye, me ka ndodhur te lendohem jo pak. Sot ne pergjithesi, njerezit hiqen si te mire me ty dhe mezi c’presin rastin te te bejne keq. Jam natyre miqesore dhe i vleresoj shume shoket e mire.
- Shoh qe vishesh vazhdimisht me gusto. Mendon se luku eshte i rendesishem ne suksesin e nje kengetari, apo e ke hobi estetiken?
- Luku ka shume rendesi per nje kengetar, qofte ky edhe i seksit mashkull. Ndonese zeri eshte element vendimtar ne suksesin e nje kengetari, nje detaj me shume rendesi eshte edhe luku. Do te thosha se eshte nje plus me teper.
- Je i prirur per te blere veshje te shtrenjta, nga ato qe konsiderohen “firmato”?
- Jo, une prirem te blej ate veshje qe shoh qe me rri mire, pa marre parasysh se cfare cmimi ka dhe eshte apo jo firmato.
- C’marredhenie ke me parate?
- Oh, parate jane te domosdoshme. Sot nese nuk ke para, nuk te do asnjeri (qesh). Megjithate, ne vend te pare per mua, qendron shendeti dhe pastaj vijne parate.
- Te kane ndihmuar prinderit me para, apo ia ke dale gjithnje mbane vete?
- Ne fillim me kane ndihmuar prinderit. Ndersa tani, parate qe fitoj nga aktiviteti im muzikor ia jap nenes, te cilen e kam edhe bashkepunetore. Kam edhe llogarine time bankare.
- Shume njerez mendojne se muzika po kthehet ne biznes fitimprures. Eshte e vertete?
- Po. Eshte e vertete qe muzika eshte kthyer ne nje lloj biznesi. Kengetaret e suksesshem ne pergjithesi kane bere shume para. Ne fakt, keto para jane te domosdoshme per te vazhduar karrieren.

- Aktualisht, cili eshte objektivi yt primar?

- Kam disa objektiva kryesore. Dua te vazhdoj fakultetin, te perfundoj me sukses punen me albumn qe kam ne dore dhe videoklipet.
- Pasi te perfundosh fakultetin, deshiron te merresh me gazetari?
- Do te vazhdoj te jem kengetar dhe besoj se gazetaria do te jete nje ndihme per mua edhe persa i takon muzikes. Me pelqen te merrem me mediat. Me josh edhe ideja e drejtimit te spektakleve apo emisioneve televizive. Por keto le t’ia leme kohes.
- Cilet nga kengetaret shqiptare do te vecoje si te preferuarit e tu?
- Sabri Fejzullahu, Sinan Vllasaliu, Adelina Ismali, Ermali, Sabiani, qe i kam edhe shoke, “The Dreams”, “West Side Family”, etj.
- Te pelqen te imitosh ndonje kengetar te huaj?
- Me pelqejne shume kengetaret Craig David dhe Ricky Martin. Nuk eshte se dua t’i imitoj, pasi une kam stilin tim, te cilit perpiqem t’i permbahem vazhdimisht. Por me kane thene qe i ngjaj Riki Martin-it dhe kjo me ka pelqyer.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://AdmiralhackeR.hi5.com
 
Intervista me kengetarin Shpat Kasapi
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Intervista me kengetarin Ermal Fejzullahun
» Intervista me kengetarin Bertan Asllanin
» Shpat Kasapi - Se Pranon
» Fejohet Shpat Kasapi?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Shtypi dhe Politika :: Show Biz :: Intervista-
Kėrce tek: