Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Albade.com


 
PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

 

 Gjeografia e Pejes

Shko poshtė 
AutoriMesazh
dr.Dugi
Junior Member
Junior Member
dr.Dugi


Male
Numri i postimeve : 19
Age : 34
Location : Prishtine
Registration date : 18/03/2009

Gjeografia e Pejes Empty
MesazhTitulli: Gjeografia e Pejes   Gjeografia e Pejes Icon_minitime18/3/2009, 16:30

Peja eshte qyteti me perendimore i Kosoves dhe zen vend me rendesi ne tere Rafshin e Dukagjinit. Peja, se bashku me tere Rafshin e Dukagjinit, shtrihet ndermjet gjeresise veriore gjeografike 45-50' dhe 42-53' dhe gjatesise gjeografike lindore 19o58'30'' gjer me 21o. Qyteti i Pejes eshte i vendosur ne teracen neogjene aluviale ne lartesi mbidetare 505- 520m. Ky qytet ngritet ne fushen e Rafshit te Dukagjinit dhe rreze bjeshkeve te larta.

Me rrjedhe te shpejte grykes shkembore te Rugoves, lumi Bistrice fillon te gjarperon fushes se Pejes duke kaluar mespermes qytetit dhe duke e ndare ate ne dy pjese. Bistrica e cila gjate rrjedhes formon fusha pjellore, derdhet ne lumin me te madh te quajtur Drini i Bardhe qe buron nga bjeshka e Zhlebit ne fshatin Radavc. Drini i Bardhe gjarperon neper tere anen perendimore te Rrafshit te Dukagjinit per tu bashkuar me Drinin e Zi qe vie nga jugu (Dibra) tek Kukesi per te formuar lumin Drini qe derdhet ne Detin Adriatik.

Qyteti eshte i rrethuar me Bjeshket e Nemuna (Alpet Shqiptare), qe jane pjese e masivit Dinarik qe perfshine tere Ballkanin perendimore. Keto bjeshke formojne nje kurore majesh te larta sie jane: maja e Kopranikut (2460m), malet e Lumbardhit gjegjesisht Guri i Verdhe (2522m), maja e Vjedullakut (2012m), Peklena, maja e Hasanit etj.

Me tu gjendur kudo ne qytet bie ne sy dukshem Gryka e Rugoves e cila flet per vete, per bukurine e saj qe terheq edo vizitore per te shtegtuar brendaperbrenda saj. Vet Rugova me fshatrat qe e perbejne si p.sh. Drelaj, Shtupeq, Kueishte, Boge etj, jane grumbull i bukurive te ralla natyrore. Vet Rugova me te gjitha karakteristikat e saj mund te shendrohet ne qender sportive-rekreative dimerore te nivelit serioz boterore. Qe tani atje ekzistojne filizat e hotelerise malore. Ne fshatin Boge jane dy si te thuash hotele qe ofrojne sherbime solide. Nga ketu brenda dites gjate stines se veres, organizohen shetitje. Shtigjet kalojne neper gryka, kullosa e liqej glacial me bukuri te rralla, por gjate rruges mund te kalohet edhe prane bjeshkeve te thepisura interesante ku haset ne dhi te egra e nganjehere edhe ne shqiponja, qe jane simbol i popullit qe i banon keto bjeshke. Shtigjet qe dredhojne neper bjeshke jo rralle dergojne gjer tek vendbanimet sezonale te barinjeve qe ju ofrojne mikpritje tradicionale. Dimrit, livadhet qe shfrytezohen per kullosa jo rralle shendrohen ne ski shtigje.

Nga cilado koder apo maje mbi qytet mund te soditet Rrafshi i Dukagjinit me qytetin, qe duket panorame e shkelqyeshme qe kenaqe shqisat, por edhe brendine.

Fushat rretheperqark qytetit ne jug, jug-lindje, lindje dhe veri- lindje jane pjellore dhe kane qene te shfrytezuara si te tilla gjate shekujve. Perpos bimeve furagjere ketu kultivohen pemet dhe perimet e ndryshme, por edhe ne kodrinat verilindore te qytetit eshte kultivuar dhe sot kultivohet por ne mase shume me te vogel, hardhija e rrushit, nga e cila disa qytetare me tradite te lashte nxierrin vere dhe raki te kualitetit te larte. Vlene te shijohet.

Qe ne koherat e lashta Peja ka qene udhekryq qe lidhej me, dhe lidhte rajone te rendesishme tregtare e efaredo tjeter. Edhe sot kendej kalojne rruget qe kryqezohen nga brendija e Ballkanit kah deterat e ngrohta (Adriatik - Egje). Peja me vija rrugore e hekurudhore lidhet me qendra tjera te Kosoves por edhe jashte saj. Ne drejtim veri-lindje lidhet me qytetin industrial, Mitrovicen, per te vazhduar me tutje me autostraden bregdetare qe dergon ne bregdetin malazias. Rruge me te shkurtera qe e lidhin Pejen me bregdetin malazias jane dy.

Njera gjarperon kah veriu permes Grykes se Rugoves dhe majes se eakorrit, kurse tjetra me ne veri-lindje dredhon bjeshkes se Zhlebit neper Kulle per te zbritur ne Rozhaje. Me vije rrugore e hekurudhore qyteti ne fjale permes Fushe Kosoves lidhet me kryeqendren e Kosoves, Prishtinen. Nga ketu me automjet, bus apo me tren mund te vazhdohet me tutje per Egje gjegjesisht Selanik, permes Shkupit. Ne jug Peja me vije rrugore lidhet me Gjakoven permes qytezes se Deeanit. Ne kete qyteze gjendet nje monument i rendesishem historik. eshte kjo kisha ortodokse shqiptare - bizantine e punuar nga mjeshtri i Kotorit qe d.m.th. se edhe stili i punimit te saj i ngjan mjaft bazilikave bregdetare apo thene me mire, disi i ngjane faltoreve te stilit romanik bregdetare. Me tutje nga Gjakova rruga dergon ne Prizren e Shkup apo Tetove, ose ne Kukes e Tirane.

Me tren nga Peja gjegjesisht Klina, mund te shetitet tere Dukagjini perendimore gjere ne Prizren. Kjo vije hekurudhore gjarperon pothuajse paralel me rrjedhen e Drinit te Bardhe.

Ne rrugen Peje - Mitrovice, jo large qytetit, gjendet burimi termal i njohur qysh nga koha antike - romake. Aty sot gjendet hoteli "Onix" me qendren rehabilituese rekreative. Gjate tere vitit ketu vijne vizitore te shumte te te gjitha moshave.

Vet qyteti eshte mjaft terheqes. Aty mund te hasni ne laryshi kulturash. Gjate shetitjeve, mund te hasni ne banore shqiptare qe perbejne 85% te struktures; ne serb, malazez, boshnjak, etj qe perbejne 15% te struktures se qytetit. Qyteti me rrethine banohet me afer 130.000 banore, ndersa vetem qytetin e banojne afer 75.000 banore. Me interes historik per qytetin e Pejes dhe interesante per vizituesit e huaj jane artefaktet e kohes antike sie jane stelat me mbishkrime te shkaperderdhura neper qytet si dhe germadhat e qytetit antik. Karakteristike me vlere historike per qytetin e Pejes jane kullat e vjetra shqiptare ne te cilat jane te ngerthyera pothuajse te gjitha epokat historike te kesaj ane. Disa nga ato jane te kohes mesjetare. Prej numrit jo te vogel te tyre ne qytet por edhe ne rrethine e ne tere Dukagjinin verior, po veeojme keto: kullen e Begut, kullen e Pashes, kullat e Sheremetajve, kulla e Ministerit etj.

Si monument historik i mesjetes preferohet te vizitohet kisha ortodokse e kohes se krishterizmit te hershem. eshte interesant te theksohet se me shekuj te tere kete kishe e ruanin rugovasit qe e adhurojne Shen Kollin. Me ardhjen e Perandorise Osmane, kjo kishe shqiptare - bizantine u aneksua definitivisht nga Kisha shizmaike serbe e cila me vete solli liturgjine kishtare te sllavishtes se vjeter. Qe nga aneksimi i Kosoves nga Serbia 1918, 1945, ne zhargonin politik - administrativ - shkencore - shkollore kjo kishe quhet "Patrikana e Pejes". Po theksojme ketu se kisha ne fjale u ngrit ne nivelin e Patrikanes vetem ne gjysmen e pare te shek. XIV.

Kisha katolike si ndertese eshte e kohes se re (1928) dhe ne te jane bere nderhyrje te cilat ia humben pamjen origjinale duke ia evleresuar karakteristikat arkitektonike. Si famulli kisha e Shen Katarines ekziston qe nga Koncili i I-re i Arberit (1703) i udhehequr nga Papa Klement Albanezi. Kjo kronologji nuk deshmon per paraqitjen e krishterizmit perendimore sepse ai eshte shume me hershem ne keto ane. Ndertesat sakrale katolike si dhe famullite para kesaj te sotmes kane levizur te detyruara nga dhuna shizmatike e me vone ajo osmane.

Te kohes osmane jane ndertesat publike "Hamami" dhe "Qarshi xhamija" (Bajrakli xhamija), qe gjenden ne zemer te qytetit e qe jane ndertime reprezentative te kesaj periudhe historike. Shume interesante dhe terheqese per edo vizitues te huaj eshte "Qarshia e gjate" me dyqanet karakteristike orientale qe koheve te fundit filluan ta humbin ate sharmin terheqes dhe origjinalitetin orientalo-ballkanik me premisa te shumta te kombetares. Aty ende mund te hasni ne shitore origjinale te artizanateve te ndryshme duke filluar nga qeleshgjinjte, zgjunjagjinjte, rrobaqepesit e ndryshem, leshenuresit, punuesit e sexhadeve, saraqet, kepucetaret, orendreqesit, argjentaret e mirefillte etj. Pjesa me e ruajtur e "Qarshise se gjate" eshte pjesa e saj e quajtur "rrethishtja" (okoli) ne mes te ciles gjendet fontana e vjeter rreth te cilit jane te rradhitura dyqanet: briskaxhiu, dy saraq rradhazi, rrojtorja, butiku oriental, ombrellendreqesi, lekurepunuesi, qebapqiu dhe nje minikafeteri.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
dr.Dugi
Junior Member
Junior Member
dr.Dugi


Male
Numri i postimeve : 19
Age : 34
Location : Prishtine
Registration date : 18/03/2009

Gjeografia e Pejes Empty
MesazhTitulli: Re: Gjeografia e Pejes   Gjeografia e Pejes Icon_minitime18/3/2009, 16:31

Per te pushuar ne qytet mund te ndaleni ne disa hotele. Mund te vendoseni ne Hotel Metohi, qe gjendet ne qender te qytetit. Mu ne qender gjendet edhe Hotel Korzo por momentalisht nuk eshte ne funksion. Ne qofte se preferoni te largoheni nga zhurma mund te vendoseni ne Hotel Karagae apo ne kampin aty afer qe jane ne periferi afer Parkut te Madh te qytetit. Prane stacionit te trenit gjendet Hotel Dypon, hotel ky privat qe mund te themi se eshte solid ne te gjitha sherbimet.

Koheve te fundit baze e ekonomise se qytetit eshte tregtia individuale e ish punetoreve te kombinateve e fabrikave te shkaterruara te qytetit. Pas shkaterrimit total te ekonomise se Kosoves per shkaqe tash me te njohura, u desht te formohen disa mini fabrika private permes "ligjit per privatizim". Keshtu ne Peje funksionojne minifabrikat si: Fabrika e detergjenteve te ndryshme "Albi", fabrika e shpuzes "Devolli", fabrika e orendive nga druri "Gacaferri". Perpos ketyre, funksionojne edhe mjaft punetori qe punojne orendi, dyer, dritare etj. Vlene te permendet minifabrika e xhamave "Gacaferri" qe eshte e pajisur me mjete moderne per perpunimin dhe dizajnimin e xhamit. Me sukses punojne edhe ndermarje te ndryshme private qe merren me biznese te ndryshme si: "Dukagjini" ne kuader te se ciles funksionon shtypshkronja e nivelit me te larte ne Kosove. Theksojme ketu se ne kuader te ndermarrjes private "Dukagjini" funksionon edhe shtepia botuese tashme e njohur edhe per publikun e huaj, "Fryma". Ndermarrje tjeter e sukseshme eshte "Miranda" e cila perpos bizneseve tjera merret me projekte ndertimore. Nje nga ato eshte objekti i qendres tregtare "Unaza" i realizuar mu ne "Qarshine e Gjate" i cili per kushtet e ketushme paraqet objekt reprezentativ me zgjedhje te qelluara arkitektonike.

Baze e ekonomise se qytetit te Pejes ishin fabrikat dhe kombinatet te cilat te shumten e rasteve bankrotuan por edhe u shiten si objekte, per tu shendruar ne depo te profitereve te ndryshem qe keqperdoren gjendjen nen pushtetin e dhunshem te instaluar ne tere Kosoven. Makinat e ketyre fabrikave u shiten neper punetori me te vogla apo u shiten si hekur ne shkritore, sie eshte ajo e Nikshiqit ne Mal te Zi. Te tilla ishin dhe jane: Kombinati i lekure-kepuceve dhe peliqeve, Kombinati i Drurit, Kombinati Industrial Bujqesore ku funksiononin: Fabrika e Shqerit, Fabrika e Maltit, Fabrika e Maltit, Fabrika e Birres e cila ende funksionon, Energjetika, dhe Ferma; pastaj Fabrika e auto-pjeseve "Ramiz Sadiku", Fabrika e Bieokletave "Unis", Fabrika e baterive (akumulatoreve) "Trepea" etj. Te gjitha keto sot nuk ekzistojne, ndersa punetoret e tyre jane te detyruar te sigurojne kafshaten per vete dhe familjet e tyre ne menyra te ndryshme.

Karakteristike e pergjithshme e pozites se Pejes eshte se ajo shtrihet ne shkajin veri-perendimore te lugines se pleshme te Dukagjinit, para grykes pitoreske, nen shpatat e Alpeve shqiptare (Albanian Alps). Ky emer eshte regjistruar edhe ne "Gjeografine" e Ptolemeut. Ne rrjedhjen e eperme te Bistrices (Lumbardhit) eshte nje teresi e vogel morfologjike Rugova e gjate 20Km.
Vetite klimatike te Dukagjinit, pra edhe te Pejes, karakterizohen me klime te mesme kontinentale te modifikuara, me komponente te klimes mesdhetare. Pozita gjeografike shume e volitshme si dhe vetite e relievit dhe te klimes, kane kushtezuar popullizimin e hershem te saj. Dardanet, fis Ilir, kane qene banore te ketyre teritoreve qysh nga fillimi i indo-evropizmit te gadishullit ballkanik. Dardanet jane formuar si kombesi sipas E. Qabej, para shek XII p.e.s kur Dardanet i gjejme ne Anadolli dhe kur keta i ndeshim ne mbishkrimet e Egjiptit ne mesin e emrave te popujve te detit (drdnj). Kur behet fjale per treven e Dardanise ne te cilen perfshihet edhe Peja, Dardanet sipas studiueses F.Papazoolu trajtohen ne suazat e fiseve te Ballkanit qendror ne kohen para romake. Dardanet permenden si luftetar te forte, xehtar shume te mire, blegtore dhe tregtar te njohur. Dardanet ishin fisi me i madh Ilir qe u vue ne krye te mbreterise Dardane, ne Ballkanin qendror, kryesisht ne Kosove.
Se bashku me disa qytete te Kosoves Peja zene nje vend te posaqem perkah rendesia historike, kulturore, ekonomike si dhe perkah shtrirja dhe ambienti i saj specifik. Ne te kondenzohen rrjedhat e disa epokave historike dhe nepermjet kultures materiale dhe shpirterore manifestohen proeeset e ndryshme shoqerore, ekonomike, regjionale, etnike, kulturore, sociale dhe politike. Duke filluar prej kohes antike Peja permendet si lokalitet i rendesishem, karakteristike per kete Deeani eshte vendbanimi antik i Pejes. Areali i qytetit te Pejes ne kohen antike gjendej ne pjesen lindore te qytetit, qe populli me qindra vjete e quane "Gradine". Nga pikepamja etnike qyteti i Pejes eshte i banuar me popullsi autoktone Dardane e cila perbente pjesen dermuese te banoreve me kulture, gjuhe, tradite dhe zakone te lashta.

Zhvillimi urban i Pejes ka kaluar neper periudha te ndryshme historike, duke filluar nga kohet me te hershme gje qe deshmohet nga trajtat e thirrjeve. Ne literaturen e deritanishme ne lidhje me emertimin e Pejes ekzistojne disa periudha te emertimeve, ajo antike dhe ajo e mevonshme. Emertimin Siparantum e gjejme te Ptolemeu (87-150) ne vepren e tij "Gheographia" qe e mbeshtesin edhe shume historian, arkeolog, gjeograf, publicist etj.
Siparantumi sipas burimeve arkeologjike-antike ishte ne rang te "Muniupiumit", (qytetit) per ndryshe lokaliteti i dyte me rendesi ne teritorin e Kosoves pas Ulpianes. Procopi Caesariensis historian i bizantit (v. 565) jep pershkrime per lokalitetin e shenuar si Pentza qe zevendesoi emertimin si Siparantum e qe me vone merr trajten Pek-Pekia-Peja. Teritori i Pejes ka qene gjate historiatit te vete se pari pjese e Dardanise Ilire, pastaj ne kuader te Romes, Bizantit (Campus Dardanci) ne mesjete te Serbise, e me vone te Perandorise Turke. Vendbanimi antik i Pejes perjetoi pertrirjen e saj gjate kohes se Dioklecianit, kur u shtua ne nje mase te konsiderueshme procesi i romantizmit. Per historine antike te Pejes rendesi te madhe ka pasur vendbanimi antik ne lokalitetin "Gradina" qe padyshim paraqet vazhdimsine e vendbanimit te meparshem Dardan, qe ka vazhduar te ekzistoj edhe gjate shekujve te pare te sundimit Romak. Kur eshte fjala per termin Gradine-a kjo eshte thirrje e paster Ilire qe ka gjetur perhapje te gjere nder gjuhet Latine, Gjermane dhe Sllave. Vee materialit epigrafik ne kete vendbanim eshte zbuluar edhe nje numer objektesh arkeologjike qe na shtyjne te konstatojme se ketu duhet te kete qene nje qender administrative municipiale e terr Rrafshit te Dugagjinit. Ne qendren e ketij materiali me se shumti ne menyre reprezentative jane monumentet mbivarore-stelat, e te ashtuquajturit tip Dardan. Onomastika Ilire ne Dardani ka qene autoktone dhe jo e marre nga jashte, eka deshmojne edhe emrat dhe mbiemrat e gravuruar ne stelat e zbuluara ne treven e Pejes qe drejtpersedrejti deshmojne pranine dhe kontinuitetin e popullsise se trungut Ilir.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
dr.Dugi
Junior Member
Junior Member
dr.Dugi


Male
Numri i postimeve : 19
Age : 34
Location : Prishtine
Registration date : 18/03/2009

Gjeografia e Pejes Empty
MesazhTitulli: Re: Gjeografia e Pejes   Gjeografia e Pejes Icon_minitime18/3/2009, 16:32

Nder dukurite me te rendesishme qe shoqeron kthimin ne mesjete ishte perhapja e krishterimit. Krishterimi hodhi rrenje ne treven e Dardanise qysh ne shekujt e pare te eres sone. Pas ndarjes se perandorise Romake ne dy pjese Peja hyri ne teresi ne kuadrin e perandorise Bizantine (shek. VI) ne kohen e perandorit Justinian. Ne fillim te shekullit VII ne aleance me Avaret depertojne ne keto vise edhe sllavet. Me rastin e vendosjes se tyre ne kete rajon, sllavet gjeten banoret e hershem - Dardanet e Romanizuar dhe te krishterizuar. Dardania si province ekzistoi deri rreth shek. IX kur dhe u shkatrua si pasoje e humbjes se pjeseve veri-perendimore prej rashkaneve.
Per Pejen ne feudalizmin e hershem (shek. V-XI) nuk kemi shume te dhena te shkruara dhe materiale Per fazen e feudalizmit te hershem kemi te dhena se ne Peje po ne kete kohe shfaqet prodhimtaria intensive agrare se bashku me blegtorine ne viset e saja malore. Qyteti ne shek. IX organizohej ne tema (organizim administrativ) dhe ka te ngjare qe edhe qyteti i Pejes te jete i organizuar ne teme. Ne Perandorine e Bizantit organizimi kishtare shtrihej mbi organizimin administrativ i cili bazohej ne qytetin, prandaj edhe selia e peshkopeve perputhej me konceptin qytet. Gjate shekujve XI dhe XII, trojet e Kosoves ishin arene konfliktesh ndermjet ushtrise Bizantine dhe asaj Serbe. I biri i Stefan Nemanjes, Stevan Prvovenganin (1190-1228) perfundimisht futi ne dore te gjitha trojet e Kosoves. Bizanti e njohu zyrtarisht shtetin Serb. Gjate sundimit serb kisha ortodokse serbe beri ndikim mbi popullsine shqiptare qe ajo te merrte antroponomi te provinces sllave dhe i ndrroi ose i pershtati toponimet shqipe ose jo sllave. Ajo edo gje qe ka qene e fese ortodokse, e ka konsideruar serbe. Te dhenat e dokumenteve kishtare serbe te mesjetes (krisobulat e Deeanit) deshmojne qe para formimit te kishes serbe ne Kosove, kishte kisha greko-latine e Bizantine, qe me kohe serbet, pervetesuan dhe filluan te sundojne permes tyre popullsine shqiptare. Peja si qytet permendet qe nga viti 1202, gjate periudhes se feudalizmit te zhvilluar, kurse ne karten e Stevan Prvoveneanit (rreth vitit 1215) permendet si fshat ne rrafshin e Hvosnos. Kah fundi i shek. XIII permendet si "Pek" dhe "Pek arhiepiskupova". Ne shek. XIV Peja permendet nga Raguzanet dhe Kotoraset qe shkonin per te tregetuar ne Peje "In Pecho", kurse ne vitin 1378 permendet karvani "In novam montem Pech et Prisrenu". Te dhenat historike rreshtojne se Peja me rrethine pas betejes se Kosoves 1389 e deri me 1462 administrohet njehere nga Balshajt e pastaj nga Dukagjinet. Qe Balshajt ishin shqipetar deshmojne si bashkohesi Konstatin filozofi ashtu edhe shume burime tjera.

Pas betejes se Kosoves (1389) filloi depertimi Turk ne Ballkan. Peja deri me 1462 qeverisej nga Leka III Dukagjini i cili ishte lasak i Sulltanit dhe kishte marre pjese edhe ne betejen e Kosoves te pushtuar ne kohen e Sulltan Mehmetit II, te vitit 26. IX. 1462 me e'rast u formua Sanxhaku i Dukagjinit. Me vendosjen dhe perforcimin e administrates se re shteterore te pushtuesit Osman, nder te tjerat me shkaterimin perfundimtare te aparatit shteteror qe ka qene ne dore te klases feudale serbe dhe te pozites mbizoteruese te saj, verehet nga fundi i shek. XVI pakezimi i emrave sllave te huajtura nga popullsia shqiptare veeanerisht ajo ortodokse, shtimi i emrave shqip dhe atyre islamik krahas perhapjes se fese islame. Kisha ortodokse serbe e cila pranoj vasalitetin e Sulltanit, perpiqej ne edo menyre t'i serbijonte shqiptaret ortodoks, dhe ti ortodoksoi shqiptaret katolik. Deri ne mesin e shek. XV elementi ortodoks ka patur mbizoterim, por jo edhe elementi etnik serb. Keshtu deri sa antroponomia e banoreve te Pejes ne fund te shek XV ishte kryesisht e krishtere ne pjese me te madhe te fese ortodokse, ne gjysmen e dyte te shek. XVI Peja numeron 142 shtepi te kontensionit islam dhe vetem 15 shtepi te perkatesise fetare te krishtereve. Islamizmi i popullsise se Pejes ishte nje goditje e rende per pozitat e kishes ortodokse serbe, pasi qe popullsia e Pejes ku e kishte seline administrative kjo kishe, ishte islamizuar plotesisht. Islamizmi u perqafua prej nje pjese te aristrokracise shqiptare per te ruajtur privilegjet e veta klasore. Mahmut Pash Dukagjini me te bere musliman ishte emeruar per Sanxhakbe te Sanxhakut te Dukagjinit, prej te cilit edhe u krijua dega e re e Dukagjinasve musliman me emrin Mahmut Begollajt e Pejes. Mahmut Begollajt ishin sundimtar te Pejes, te Sanxhakut, te Dukagjinit e perkatesisht edhe Sanxhakut te Shkodres, gjat shekujve XV dhe XVI. Gjate shekujve XVII Peja vazhdimish zhvillohejt dhe duke i krahasuar me gjendjen e nje shekulli me pare, qyteti i Pejes u rrit me 600 shtepi dhe 130 fshatra, dhe perjetoi nje zhillim te hovshem te zejtarise dhe te tregtise. Shenime tjera per Pejen ne kete kohe na japin Ezlla eezebiu ne vitin 1612, pastaj Melatoret (Misionaret) katolik duke filluar nga Muharem Bici (1610), Pjeter Mazreku (1623), Haxhi Kallfa 1648, Gjon Bogdani (1680), M. V. Coronelli (1688), Raguzani Pjer Duoda nga viti 1690 etj.
Gjate shek. XVII ndodhen edhe trazirat dhe lufterat austro-osmane qe e perfshine edhe territorin e Pejes (1683-1690). Shekulli XVIII shenon periudhen e krizes se ekonomise feudale dhe anarkine feudale qe plasi edhe ne Sanxhakun e Shkodres ku bente pjese qyteti i Pejes. Kete kohe e karakterizon lufta midis Begollajve te Pejes, eaushollajve dhe Bushatlijve per sundimin e Shkodres qe vazhdoi gati gjysme shekulli. Epidemia e koleres e vitit 1782-1784 qe perfshiu Pejen solli shume viktima. Ne shekullin XIX gjate kohes se reformave te Mahmutit II (1808-1839) qytetet e Kosoves paten tronditje te medha pasojat e te cilave do te vazhdojne edhe ne qytetin e Pejes. Ne Peje kunder reformave ishte Asllan Pasha, Mahmut Begolli qe ishte mytesarif i Sanxhakut te Dukagjinit. Asllan Pasha kundershtonte vellaun e vete Abdyl Rezak Pashen i cili ishte per reforma te Stambollit. Ne fillim te vitit 1835 morri zjarre kryengritja e pergjithshme qe perfshine edhe Pejen. Turqit ia dolen ne krye te shtypin kryengritjen dhe njeherit te thyejne rezistencen e Asllan Pashes te cilin e internuan, dhe ia konfiskuan pasurine, ne kete situate pushtuesi turk hyri ne periudhen e Tanzimatit dhe reformave. Ne kete kohe qyteti i Pejes numeronte 12.977 banore dhe 193 fshatra kurse pazari i qytetit (earshia) kishte 550 dyqane te regjistruara. Po ne kete kohe qyteti i Pejes kishte hyre ne rrugen e nje zhvillimi te dukshem shoqeroro-ekonomik. Krijimi i nje rrjeti te gjere dyqanesh e punimesh, marredheniet ekonomike me boten e jashtme e kishin kthyer qytetin ne nje qender te rendesishme. Qyteti i Pejes ne kete kohe ishte nje nga qytetet me te pasura te Rrafshit te Dukagjinit.
Nga pikepamja etnike qyteti i Pejes ishte i banuar me popullsi shqiptare e cila perbente pjesen dermuese te banoreve te saj me kulture, gjuhe, tradite dhe zakone te veta te lashta. Ne Peje ne pallatin e Ismet Pashes dukej edhe bibloteka turko-franqeze prej vitit 1836. Peja me 1881-1912 behet qender e sanxhakut te Pejes, kurse mytesarif u emrua Ali Pashe Gucia. Ne kete kohe dokumentet e shumeta tregonin shkallen e organizimit te levizjes kombtare shqiptare ne periudhen e Lidhjes Shqipe te Prizrenit ne qytetin e Pejes.
Historia e Pejes ne fund te shek. XIX eshte i lidhur ngusht me mbajtjen e kuvendit te Pejes. Duke qene se rreziku i copetimit te tokave shqiptare po rritej dhe kerkesa per autonomi nuk po merreshin parasysh, rrethet patriotike shqiptare shtruan si detyre krijimin e nje organizate te re, qe te vihej ne krye te Levizjes Kombetare. Ne krye te levizjes u vu Haxhi Zeka, nje nga udheheqesit me te shquar te Levizjes Kombetare ne Vilajetin e Kosoves dhe ne mbare Shqiperine. Per kete qellim ne vitin 1899 ne Peje u mblodhe nje kuvend ku moren pjese delegate nga gjithe Kosova. Kuvendi formoi nje Beselidhje, qe u quajte "Besa-Bese" ose Lidhja e Pejes. Beselidhja e re udheheqej nga atdhetari Haxhi Zeka. Lidhja e Pejes i kerkoi Sulltanit qe tokat shqiptare te drejtoheshin nga shqiptaret, dhe ne shkolla e ne zyra te flitej gjuha shqipe. Perandoria Osmane e frikesuar dergoi ushtri te medha dhe e shperndau Lidhjen e Pejes, me erast vrau edhe shume patriote shqiptar, midis tyre edhe udheheqesin Haxhi Zeka me 1902. Perpjekjet e popullit shqiptare per elirim vazhduan edhe me vone. Ne keto rrethana qyteti i Pejes pas lufterave Ballkanike u pushtua nga Serbia dhe Mali i Zi me erast populli shqiptare iu nenshtrua gjenocidit, shkombetarizimit dhe asimilimit. Me 1913 ne rrethinat e Pejes dhe te Gjakoves u pushkatuan 400 banore qe refuzuan te ndrojne fene e tyre Myslimane ose Katolike dhe kombesin e tyre shqiptare. Shume prej ketyre nuk pranuan te ndronin fene, keshtu qe ne menyre me tragjike e humbnin jeten mbi stufen e skuqur.

Peja ka qene gjithmone nje nder rruge-kryqet e Ballkanit dhe teritor jashtezakonisht i rendesishem i tranzitit. Si ne kohen Iliro-Romake, ashtu edhe ne mesjete dhe pas ardhjes se Turqve ne teritorin e Pejes u gershetuan shume rruge me rendesi te madhe tregtare dhe strategjike. Peja ka qene e lidhur nepermjet komunikacioneve me te vogla me te gjitha vendbanime te medha. Neper rruge qarkullonin kuriret romake qe mbanin nderlidhjen (cursus publicus). Kane marre parasysh faktin qe Peja gjate periudhes mesjetare ishte nje nder trevat me te pasura, andaj republika e Raguzes, komuna e Kotorit si dhe komunat tjera bregdetare te Adriatikut u interesuan shume heret per kete mjedis. Me ardhjen e Turqeve ne Ballkan behen ndryshime te medha politike. Peja ne kete kohe lidhej me viset me te larta te Perandorise Otomane. Pasi qe neper te kalonin shume rruge tradicionale.

Ne saje te pozites se pershtatshme gjeografike dhe elementeve te bazes natyrore, si dhe ne baze te hulumtimeve arkeologjike qe jane bere deri me tash, mund te konkludohet qe duke filluar nga koha antike Peja permendet si lokalitet i rendesishem ne udhekryq, gje qe ndikoi ne zhvillimin e vete qytetit, zejtarise dhe tregtise me viset e aferta dhe te largeta te lindjes dhe te perendimit. Kjo gje mund te shpjegohet, para se gjithash me fqinjesine e drejtperdrejte me boten greke ne jug dhe me Raguzen dhe Kotorin ne perendim.
Zejtaria ne Peje ka zene te zhvillohet qe nga periudha antike dhe ajo u transformua varesisht nga shkalla e zhvillimit ekonomiko- shoqeror. Duke u bazuar ne zbulimet arkeologjike ne treven e Pejes, treva e Pejes eshte shume e rendesishme per studimin e zejtarise qe nga kohet me te hershme. Ne baze te materialit arkeologjik te zbuluar ne Peje si: fibula, unaza, eafore, gjilpera, bylyzyke, dish saltalone dhe pafta prej argjendi, si dhe shtiza, shpata, thika, ene, monedha, helmeta prej bronzi etj. Mund te konkludohet qe nga kjo kohe fillon jeta e zhvilluar ekonomike dhe zanafillet e para te zejeve. Shfaqjen e zejtarise e ka shkaktuar fakti se ajo perfaqesonte njeren nga deget e ekonomise te popullsise parahistorike Dardane. Ne mbeshtetje te burimeve Raguzane mund te konkludohet se gjate periudhes mesjetare ne Peje zejtaria ishte dege e rendesishme dhe intensive e ekonomise. Sipas regjistrimit kadastral te vitit 1582 ne qytetin e Pejes ushtroheshin gjithsej 56 zeje. Elementi zejtaro tregtar perbente shtresen kryesore qytetare, ku perfshinte 43% te popullsise. Zejtaria ne Peje arriti kulmin e zhvillimit, sidomos ne shekujt XVII dhe XIX. Prodhime me vlere artistike ne kete kohe kane dhene veeanarisht: argjentaret, ipekgjinjet, saraeet, terzinjt, qeleshpunuesit etj. Sipas A. Buese, J. Millerit, Qarrshia e Pejes ka pasur ne vitin 1838 mbi 960 dyqane zejtare.

Burimet e kohes tregojne se gjendja e arsimit lidhej ngusht me zhvillimin e qytetit nga edo pikepamje, pergaditja arsimore e qytetareve te Pejes ne te kaluaren zhvillohej nen kujdesine e institucioneve te ndryshme fetare. Ne institucionet fetare katolike dhe intitucionet fetare Muhamedane. Institucionet fetare me ndihmen e tregtareve te pasur ngriten edhe shkollat e para fetare te krijuara per nevojat e kultures. Hapjen e shkollave shqipe qeveria turke e luftoi me te gjitha mjetet. Prandaj, lufta per arsim dhe kulture kombetare u zhvillua ne kushte shume te veshtira. Gjate kesaj periudhe, Turqia kombin shqiptar e kishte mohuar duke shenuar ne deftere si turq. Mohimi i qenies se kombit shqiptar ka sjelle ne vete mos lejimin e hapjes se shkolles shqipe. Perhapjet e para te arsimit ilegal ne Peje ne gjuhen shqipe u bene ne Mejtepin e Hamam Xhamise te rindertuar nga Haxhi Zeka ne vitet 1870-1880. Pas luftes se pare boterore me 1915 ne Peje u hapen disa shkolla shqipe. Hapjen e ketyre shkollave ne Peje dhe ne vendet tjera ne zonen e okupimit Austro-Hungarez po duke pare ne nje ane si ruzultat i aspiratave politike te monarkise Austro- Hungareze te popullit shqiptar per t'u shkolluar ne gjuhen amtare.

Peja paraqet nje burim te begatshem te trashigimise materiale dhe shpirterore te periudhave te ndryshme, te cilat veeohen per nga vlerat, cilesite, karakteristikat, rendesia historike etj. Zbulimet arkeologjike ne arealin e Pejes, tregojne se ne kete hapesire eshte i pranishem procesi i organizuar, jetes urbane, qysh nga koherat me te gjera. Urbanizmi arriti shkallen me te larte gjate kohes se Diokleunit. eshte interesant te percillet nderimi i influencave te ndryshme etno kulturale ne vendbanimin e Pejes, prej godinave Dardane, romake, bizantine, sllave, dhe turko-orientale.
Keshtu, me te gjitha vlerat kulturore popullore shqiptare (arkitektura, skulptura, doket dhe zakonet dardane) te trasheguara nga antika, bizanti, madje edhe mesjeta, qe e gjeten Osmanet, kohe pas kohe e plotesuan me ndertime te reja. Ardhja e turqve solli nje influence shume te forte te kultures osmane-islame ne jeten shpirterore dhe kulturen materiale te kesaj treve. Ne kete pikepamje jane karakteristike: kompleksi i patrikanes se Pejes, kullat e shekujve XII-XIX, sarajet e Pejes, xhamite, teqet, mesxhidet, varrezat, tyrbet, mullinjte, hanet, sahatkullat, urat, shadervanet, krojet publike (eesmet), kainaket, hamamet (banjot publike) etj. Ne fund, qellimi i tyre ishte qe ky punim te paraqet zhvillimin historik, gjeografik, arkitektonik, religjioz, edukativo-arsimor, entno-kulturor te Pejes duke u nisur nga prehistoria e qytetit e deri ne mbarim te luftes se pare boterore (1914).
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Gjeografia e Pejes Empty
MesazhTitulli: Re: Gjeografia e Pejes   Gjeografia e Pejes Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Gjeografia e Pejes
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Burkina Faso
» Japonia
» Bota
» Algjeria

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Shkenca :: Gjeografia-
Kėrce tek: