Te gjithe ata vizitore qe respektojne te gjitha rregullat e kanalit behen pjese e komunitetit tone virtual ne Internet. Per ta ne kemi dale me disa te drejta dhe privilegje:
Te drejtat e vizitoreve
- Te drejten per te frekuentuar dhomen per aq kohe sa respetojne rregullat.
- Te drejten te kerkojne te drejten e tyre duke u ankuar kur dikush nga operatoret apo SOP-te u shkelin atyre te drejtat.
- Te drejten te kontaktoni direkt me krijuesit e dhomes per te shprehur shqetesimet, sugjerimet apo verejtjet tuaja.
- Te drejten per tu ndihmuar nga operatoret kur kane pyetje, shqetesime apo nuk dine te orientohen ne dhome.
Privilegjet speciale per vizitoret
- Dhenien e perhershme te statusit +u ose +v
- Privilegjin per te mare pjese ne mbarevajtjen e dhomes duke aplikuar per operator
- Gezojne respektin e gjithe stafit qe merret me mbarevajtjen e dhomes.
Shenim: Te gjitha te drejtat dhe privilegjet e mesiperme jane per ata vizitore qe respektojne rregullat e dhomes dhe krijojne identitetin e tyre ne chat duke hyre ne te rregullisht.
Operatoret ashtu sic kane nje liste rregullash per te respektuar dhe zbatuar, kane edhe nje liste te drejtash dhe privilegjesh qe vine me postin e operatorit.
Te drejtat e operatoreve
- Kane te drejten te shprehin verejtjet, sugjerimet per mbarevajtjen e dhomes dhe keto degjohen nga SOP-te dhe krijuesit e kanalit.
- Kane te drejten te protestojne dhe ankohen per cdo shkelje apo abuzim qe ata mendojne se u eshte bere nga SOP-te.
- Kane te drejten ti komunikojne shqetesimin e tyre krijuesve te dhomes ne lidhje me shkeljet dhe abuzimet e SOP-ve te kanalit.
- Kane te drejten te pyesin nje SOP per informacion apo paqartesi ne lidhje me rregulloren e chatit. Operatoret kane te drejten te kerkojne ndihme nga SOP-te ashtu sikunder SOP-te e kane si rregull qe ti pergjigjen cdo kerkese te AOP-ve konform rregullave te chatit.
Privilegjet e operatoreve
- Kane te drejten te kerkojne te behen SOP ne kanal per aq kohe sa permbushin te gjitha kriteret e shkruara nga krijuesit e kanalit.
Te drejtat e Super Operatoreve
Super operatoret jane ata qe merren direkt me mbarevajtjen e dhomes. Privilegjet e tyre jane te medha dhe po renditen si me poshte:
1. Kane te drejten te komunikojne ne menyre te vazhdueshme me krijuesit e kanalit atehere kur ata nuk jane ne gjendje te zgjidhin nje problem te krijuar.
2. Kane te drejten te marrin nje vendim i cili eshte i patjetersueshem nga operatoret apo vizitoret e dhomes. Vetem krijuesit e kanalit mund te tjetersojne nje vendim te super operatoreve
3. Te gjitha vendimet e super operatoreve nuk kane nevoje per aprovimin e krijuesve per aq kohe sa ato jane konform rregullave te shkruara te kanalit. Kjo u jep SOP-ve nje liri dhe lidership te madh ne dhome.
4. Gezojne te drejten te rekomandojne dhe hedhin ne vote nese nje SOP i ri duhet ti bashkengjitet kanalit. Ky eshte nje vendim qe e marrin krijuesit e dhomes duke u konsultuar nga afer me SOP-te.
Me pak fjale nje SOP eshte nje figure e respektuar ne chat qe gezon respektin e vizitoreve dhe operatoreve dhe mirebesimin e plote te krijuesve te kanalit.