Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Albade.com


 
PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

 

 Ēiljeta & Kristiano Ronaldo…si i bashkon ylli i fatit

Shko poshtė 
AutoriMesazh
AdmiraL
Webmaster
Webmaster
AdmiraL


Male
Numri i postimeve : 1914
Age : 104
Location : World
Job/hobbies : Basketball
Humor : Mr Bean
Registration date : 13/11/2007

Ēiljeta & Kristiano Ronaldo…si i bashkon ylli i fatit Empty
MesazhTitulli: Ēiljeta & Kristiano Ronaldo…si i bashkon ylli i fatit   Ēiljeta & Kristiano Ronaldo…si i bashkon ylli i fatit Icon_minitime5/12/2007, 03:14

Ka kohė qė ėshtė lidhur me Romeon dhe ndoshta pritet diēka sė shpejti…Mos filloni tė supozoni! Nuk po flasim aspak kėtu pėr historinė e Shekspirit, “Romeo & Zhuljeta”. Ky ėshtė emri i tė dashurit tė saj prej dy vitesh, ndėrsa ajo ka njė emėr tė pėrbėrė nga dy bashkimet Ēeli-Jeta, - pas njė martese tė vonshme tė tė atit tė saj, Ferdinandit me Majlindėn nė vitin 1984. Numri i muajit Gusht sjell pėr ju, kėngėtaren dhe fotomodelen, Ēiljeta Xhilaga. Por njė lidhje akoma edhe mė e vjetėr ekziston midis saj dhe futbollistit portugez Kristiano Ronaldo… Asaj i pėlqen shpejtėsia dhe kuptohet makinat!… Ėshtė supersticioze dhe impulsive, ndėrsa atij femrat dhe aventurat… Ku ndodhet pikėtakimi i tyre?

Ēiljeta Xhilaga
Datėlindja: 05.02.1985
Vendlindja: Tiranė
Gjatėsia: 1.72
Pesha: 55 kg
Studion: Shkenca Politike, Viti III
Profesioni: Fotomodele, kėngėtare

Hesperus, ylli i mbrėmjes i “Miss Ēiljetės” dhe portugezit Ronaldo

Midis futbollistit tė ekipit kombėtar tė Portugalisė Kristiano Ronaldo dhe Ēiljetės shqiptare ekzistojnė disa tė pėrbashkėta, por edhe tė veēanta! Tė dy kanė lindur ditėn e martė, mė 5 shkurt 1985… Tė dy janė impulsivė dhe tė ēiltėr me njerėzit, por janė pikėrisht kėta tipa, qė vuajnė mė shumė. Ronaldo ka shpenzuar kryesisht paret pėr femra; pėr hapjen e dyqanit tė modės tė quajtur “CR7” nė vendlindjen e tij nė Funkal nė shkurt tė 2006-ės, si dhe pėr rritjen e njė jetimi indonezian 11-vjeēar. Ndėrsa, Ēiljeta harxhon paratė e saj kryesisht pėr blerjen e makinave mė tė fundit dhe rrobave mė tė shtrenjta. Fėmijėrinė, Kristiano Ronaldo e ka kaluar nė njė makinė-shtėpi tė ndryshkur dhe tė vendosur mbi katėr shtylla betoni tė thyera. Babai i tij, Jose Diniz Aveiro, ishte njė kopshtar qė punonte nė fermė ndėrsa e ėma kryesisht e papunė. Ajo zgjodhi emrin Kristiano, ndėrsa i ati Ronaldo, por prejardhja e emrit erdhi nga Ronald Regan. Ndėrsa pėr emrin Ēiljeta, ishte nusja e xhaxhait qė mori shkas nga emri i sė ėmės sė Xhemi Shehut – pėr t’i propozuar mė pas Ferdinandit, emrin e sė bijės sė tyre tė vetme: Ēiljeta. Ajo u rrit nė rrugėn Fortuzi, nė kryeqytet, si vajza e vetme e Drejtorit tė Peshkimit, Ferdinandit dhe normistes sė dikurshme tė fermės, Majlindės (mė pas Parukiere) tė martuar nė vitin 1984. Njė vit mė pas do tė “ēelte jeta”. Qė nė moshėn 14 vjeēare ajo mori pjesė nė festivalin, “Kėnga Magjike”, si dhe u shpall modelja mė e mirė nė “Rinfest 2000-2001”… Nė Tiranė gati ēdokush e di qė emrin e saj e mban parukeria e sė ėmės, Lindės, e quajtur ndryshe: “Miss Ēiljeta”. Binjaku i saj portugez Kristiano Ronaldo, vetėm nė dimrin e vitit 2003, njė revistė e komunitetit seksual tė Lisbonės e pėrcaktoi atė si “mashkullin mė seksi nė Portugali”, ndėrsa dolėn fjalė qė lojtari mė i fundit i ekipit tė Manēesterit ishte Gay – ndoshta edhe pėr shkak tė ndėrprerjeve sė shpejta tė marrėdhėnieve me femrat. Ndėrsa Ēiljeta jo vetėm qė s’ka ndėrmend tė ndėrrojė gjini, por po konsiderohet akoma edhe mė shumė si, “femra mė seksi” dhe ka mbetur ende “Miss Kinemaja” e vitit 2000!

“Velur”…44°C nė hammamin e parė shqiptar

Vjen njė ditė qė Ēiljeta pranon tė pozojė pėr tė parėn revistė meshkujsh, nė bashkėpunim me Qendrėn S.P.A. Velur, e cila ndodhet pėrballė Drejtorisė sė Policisė nė Tiranė. Velur ka tė parėn banjė turke nė Shqipėri – e njohur ndryshe si Hammam ose Banja me avuj - si dhe njė qendėr tė specializuar pėr masazhe dhe relaks (…madje me muzikė klasike nė sfond!). Uji i ftohtė hidhej nė dyshemenė e mermertė pėrreth asaj qė njihet ndryshe Camekan (njė pjesė e ngritur nė formėn e shatėrvanit) ēka bėnte qė nė pak ēaste tė mbushej me avuj tė nxehtė. Pėrreth disa ēezma me ujė tė ftohtė qė njihen ndryshe me emrin Sogukluk. Nė fund njė kovė me ujė tė ftohtė nga Rashidi tė sillte nė vete – njė gjysmė turko-bullgar me disa tatuazhe nė trup…njė prej tė cilėve djalin e tij 9-muajsh nga ana e majtė e zemrės. Hammamet janė pėrdorur qė nga kohėrat e lashta. Pėr tu magjepsur, duhet tė hedhim vėshtrimin tonė nė Turqi. Dikur kėta tė fundit i sillnin Tellakėt (punonjės tė Hammamit) nga vendet me besim jo-mysliman tė Perandorisė Turke si, Grekė, Shqiptarė, Armenė, Hebrenj, Bullgarė apo Libanezė. Tradita e tyre ėshtė tejet e vjetėr! Kur arritėn turqit nė Anadoll, ata u pėrballėn me variantet lokale: Banjat Romake dhe ato Bizantine. Tradita pati njė pėrzierje dhe njėherėsh lindi njė koncept i ri: Hammami. Sot ai ėshtė vendi ku mund tė lahet ēdo kategori sociale: tė rinj dhe tė moshuar!

“Moi…Lolita”

Lolita nuk ėshtė e thėnė tė jetė ajo, por… Lolita mund tė jetė novela e Vladimir Nobakovit, filmit tė vitit 1962 i regjisorit Stanley Kubrik, apo filmi i vitit 1997 i Adrian Lyne; ndoshta njė qytet nė Teksas apo “Moi…Lolita”, kėnga e kėngėtares franceze, Alizée. Lolitė, mund tė jetė njė emėr apo njė zhargon i pėrdorur pėr femrat qė janė tėrheqėse seksualisht, por edhe si term i shkurtuar i “Lollipop”-it, - njė lloj pornografie qė implikon gratė e moshuara pėrtej moshės sė pjekur seksuale, tė cilat pretendojnė se nuk janė aspak tė tilla…! Ēiljeta mund tė jetė ēdo njėra prej tė mėsipėrmeve, por ky mund tė jetė vetėm emri i albumit tė saj me dhjetė kėngė, qė do tė nxjerrė nė treg sė shpejti. Ajo e pėrkufizon veten si vajzė impulsive, “ndoshta shpeshherė mė e ēiltėr sa duhet me shoqėrinė. Jam e pėrkushtuar, shumė kėmbėngulėse, besnike, por edhe nevrike”, shprehet Ēiljeta. Por ēfarė beson Ēili, se pėlqejnė meshkujt tek ajo? “…ata mė pėlqejnė nė tėrėsi dhe jo nė detaje – nga paraqitja dhe karakteri im!”. Si reagon Ēili ndaj njerėzve qė bėjnė komente kur kalon nė rrugė? “I shmangem atyre pasi po t’i dėgjoja tė gjitha, Ēili do tė pėrfundonte nė ndonjė rajon policie”. Por tashmė Ēiljeta mendon vetėm pėr lidhjen e saj dhe ėshtė krejt e qetė. E njohur me studentin e Fakultetit tė Juridikut tė vitit tė dytė, Romeon, - 2 vite mė parė, - mė 6 gusht ajo pret tė rikthehet sėrish nė atė Buzuk tė Sarandės ku edhe u njoh me tė. Ndėrsa emri i realizimit tė set-it fotografik Velur, i pėrket toponimit tė emrit tė njė cohe franceze qė pėrngjet kadifes sė pushėzuar… Tashmė fiket imazhi dhe s“tė kujtohet mė asgjė tjetėr pėrveēse Lolitės, masazheve orientale, djersitjes nga sikleti apo vapa, si dhe Tantrės indiane…

Djersa dhe seksualiteti

Po mendoni ē’lidhje ka djersa dhe seksualiteti? Ai ėshtė procesi i parė qė ndodh nė njė banjė turke. Trupi mbushet me bulėza ende pa veshur nallanet prej druri, qė Ēiljetės i dukeshin me shumė si njė nga personazhet e “Sailor Moon”. Kur mendon pėr djersėn, shumica e njerėzve shtrembėrojnė hundėt kur ndjejnė aromėn e pakėndshme…E vėrtetė! Por megjithatė seksualiteti, ėshtė lidhur ngushtė me aromėn qė nxjerr mashkulli, por edhe femra. Ato eksitohen sė tepėrmi nga aroma e djersės sė fuqishme tė njė mashkulli, pėrgjatė periudhės sė ciklit menstrual. Djersitja e tij konsiderohet si njė gjė seksi, nė funksion tė karakterit tė saj dominues. Njerėzit e shkencės kanė parė se feromonet janė tė rėndėsishme nė marrėdhėnien e njė ēifti. Kėshtu shpjegohet edhe ekzistenca e disa ēifteve tė bazuara mbi racione dhe tė tjerėt mbi interesa… Studimet e kryera kanė nxjerrė si konkluzion se, hormonet kanė luajtur njė rol vital nė evolucion, duke kontribuar nė propagandėn e species njerėzore. Meshkujt me kėtė evolucion hormonal sillen si xhelozė; tė tmerruar nga ideja se mund tė tradhtohen nga partnerja e tyre. E vėrtetė apo jo, femrat nė periudhėn e ovulacionit kanė tendencėn tė shkojnė pas meshkujve qė tregojnė mė mirė dhe kanė performancė seksuale tė madhe. Pra, djersitje mė shumė? Ajo ėshtė shenja e parė e verės sė nxehtė, gjendjes hot, nė ndėrthurje me atė emocionale dhe madje edhe njė fenomen i hammamit…

Siguri, supersticion dhe macja e zezė

Siē kanė thėnė dikur Helen Keller, autori i librit “The open door”: “Siguria ėshtė diēka supersticioze. Nuk ekziston nė natyrė…Jeta do tė thotė ose aventurė e paparė ose asgjė”. Njė mendim tjetėr ka pasur Ciceroni, duke thėnė se, “Nuk shkatėrrojmė aspak besimin duke shkatėrruar supersticionet”. Dhe kėshtu, Ēiljeta ėshtė tepėr supersticioze. Dominimi i frikės prezanton vetėm fillimin e zgjuarsisė, por edhe fati shpesh. Ēiljeta pėr shembull mban njė Kuran tė vogėl dhe njė trekėndėsh nė kroskotin e makinės Audi 6, por edhe i druhet maces sė zezė (shumė njerėz bėjnė 3 hapa mbrapa). Nė shumė vende tė botės, kafshėza, konsiderohet si njė shenjė e mirė. Rrėfehet se, macja e zezė ka qenė e lidhur ngushtė me faktin se ajo ka qenė shoqėruese e magjisė sė zezė. Gjithashtu, ngjyra e zezė ėshtė konsideruar si ngjyra e natės dhe e gjėrave dashakeqe, ndėrsa nė traditėn ortodokse, e zeza ėshtė ngjyra qė mbahet nė ceremonitė mortore. Ēudi apo jo, Mbreti Charles I-rė, mbante njė mace tė zezė, duke besuar se ajo i sillte fat. Rastėsisht, ditėn e 2-tė, macja ngordhi, ndėrsa Mbreti u arrestua dhe u dėnua me vdekje. Por legjenda e tyre ėshtė edhe mė e hershme, qė nga Mijėvjeēari i ri, kur gratė e peshkatarėve mbanin nė shtėpi mace tė zeza; kishin 9 jetė pėr shkak se kjo shifėr ėshtė ajo qė sjell fatin dhe begatinė. Gjithashtu, qimet e maces sė zezė pėrdoreshin nga femrat pėr t“i kthyer pėrgjigje njė propozimi pėr martesė nga ata “qė i gjuanin”; tri qime tė zeza tė futura nė njė kuti dėrrase, tė cilat formonin shkronjėn N – No (Jo) dhe Y – Yes (Po). Vallė a do t“i kthejė Ēiljeta njė pėrgjigje tė ngjashme “materialiste”, Romeos sė saj, kėtė gusht?…
…edhe diēka tjetėr
Ēiljeta i ka harruar prej kohėsh pėrrallat! Dhe duket krejt normale… Por kjo ėshtė edhe njė nga kėngėt e saj e vitit 2006. Pėr kėtė vit, pret tė dalė me albumin e saj tė dytė. Qė nė periudhė tė mitur, ndėrkohė qė kishte dalė nė skenė si kėngėtare dhe fotomodele, Ēiljeta mbaroi shkollėn e mesme “Sami Frashėri” me njė bagazh tė gjerė skenik. Foto nė celularė, foto si wallpaper apo nė gjithė faqet e internetit… Ndėr kėngėt qė kanė pasur performancė tė shkėlqyer …ėshtė edhe bashkėpunimi i saj me grupin muzikor “Tingulli 3” nė kėngėn “Dridhe”. Kėnga e saj mė e fundit e vitit 2006, titullohej: “Falma ti, falma”. Ē“ishte ajo vallė? “Duhet tė ketė bėrė ndonjė gabim qė kėrkon falje?” – ka bėrė tė ditur njė komentues nė njė faqe virtuale. Kjo ishte nė fakt njė ndėr kėngėt e saj tė fundit: Njė cigane qė kėrkon ciganin e saj! Kėnga i dedikohet dashurisė. Klipi tėrėsisht me stil cigan, (si ėshtė ky lloj?). Ajo ecėn nė rrugė me njė makinė kabrio (si dikur, nė Qafėn e Muzinės nė Gjirokastėr, me 180 km/orė?). Humb rrugėn dhe gjendet pranė njė kasolleje, ku ndodhet njė magjistare. Ajo rrotullon globin dhe me magji e ēon tek cigani, qė ajo dashuronte. Pėr momentin nė tregun muzikor po qarkullon njė kėngė e titulluar: “Je i papam”, - njė bashkėpunim me Ingrid Gjonin, por deri nė daljen e albumit tė saj tė dytė do tė ketė shumė ecejake koncertesh anembanė Shqipėrisė. Ndoshta sėrish pushimet do t’i bėjė nė Sarandė, aty ku ėshtė edhe vendi i njohjes me Romeon e saj…

12 motive + pėr tė qenė Ujor

Motivi i parė “ėshtė tė bėsh diēka qė nuk e merr vesh”. E dyta ėshtė edhe motoja e tyre: Informacion do tė thotė Fuqi, ndėrsa e treta “Kaq shumė e pavarur”. Pėr tė vazhduar mė tej, motivi i katėrt “Je komplet e paparashikueshme” dhe i pesti: “Magjepsėse nė gjithēka qė tė rrethon”. Me radhė: 6) Dėshirė pėr tė shpėtuar botėn; 7) Nuk tė intereson se ēfarė mendojnė tė tjerėt; I ke opsionet e hapura; 9) Njė jokonformiste e thekur; 10) Individualiste nė zgjedhjet qė bėn; 11) Tė pėlqejnė delikatesat e pazakonshme; 12) Open Mind: Bota e panjohur duhet respektuar pėrherė…

Ēiljeta & Kristiano Ronaldo…si i bashkon ylli i fatit Ciljeta_%284%29
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://AdmiralhackeR.hi5.com
 
Ēiljeta & Kristiano Ronaldo…si i bashkon ylli i fatit
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kristiano Ronaldo theu rekordin e Xhorxh Bestit
» Perendimi i nje ylli
» Banka Santander, financon blerjen e Kristiano Ronaldos
» Beckham top-ylli i sportit amerikan

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Zona Administrative :: Tema tė kaluara-
Kėrce tek: