Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Albade.com


 
PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

 

 Uill Smith, mbreti i ri i Hollivudit

Shko poshtė 
AutoriMesazh
AdmiraL
Webmaster
Webmaster
AdmiraL


Male
Numri i postimeve : 1914
Age : 104
Location : World
Job/hobbies : Basketball
Humor : Mr Bean
Registration date : 13/11/2007

Uill Smith, mbreti i ri i Hollivudit Empty
MesazhTitulli: Uill Smith, mbreti i ri i Hollivudit   Uill Smith, mbreti i ri i Hollivudit Icon_minitime11/1/2008, 12:42

Eshtė i fiksuar pas suksesit dhe filmat e tij janė ndėr mė tė pėlqyerit nė kinematė e gjithė botės

Nė tė kaluarėn, maksimumi mund tė renditej nė vendin e tretė, ndėrsa sot qė Tom Kruiz dhe Tom Henks po i mbushin tė pesėdhjetat, aktori mė i mirė i Hollivudit padyshim ėshtė Uillard Kristofer Smith, i quajtur ndryshe Uill. Kėshtu ka sugjeruar “Newsweek”, kėshtu vendosi “Time”. Nė fakt, mjafton vetėm njė llogari e thjeshtė: 2 miliardė dollarė fitime nga filmat e tij deri tani vetėm nė Amerikė (rreth 120 milionė pėr film) dhe rreth 4.4 miliardė nė tė gjithė botėn. Por mė befasuesja ėshtė se ai u pėlqen tė gjithėve. Nė ēfarėdolloj gjinie qė vendos tė interpretojė nė njė film, tė gjithė e duan njėlloj, si nė filmat fantastiko-shkencorė, filmat me aksion, komeditė apo ata romantikė. Me pak fjalė, nuk ėshtė vetėm ēėshtje dollarėsh, pėr mė tepėr qė “Entertainment weekly” e ka renditur tė pestin nė listėn e 50 personave mė inteligjentė tė Hollivudit. Pėr mė tepėr, shumė nga revistat mė tė famshme tė modės, mes tė cilave edhe “Men‘s Vogue”, mendojnė se dalja e tij nė faqe tė parė mund tė ndikojė mė shumė nė shitjen e gazetės apo revistės. Pėr mė tepėr nuk mbaron kėtu, sepse sapo nė kinema doli filmi “I am a legend”, arriti qė tė fitonte 75 milionė dollarė qė nė fundjavėn e parė qė u shfaq.


“Trofeu” i fundit nė kurrikulumin e tij ėshtė thėnia e njė kritiku shakaxhi, qė mijėvjeēarin e ri kinematografik ka propozuar ta quajnė “mijėvjeēari Uill”. Po si dreqin arriti “princi i Bel Erit” tė bėhej mbreti i ri i Hollivudit? Sekreti, thonė miqtė dhe tė afėrmit qė e njohin, qėndron te loja qė ai ruan me kujdes mbi tavolinėn e sallonit nė shtėpinė e tij nė Manhatan. Shpesh herė e sheh dhe pėrsėrit me vete: “Di ta zgjidh”. Kjo ėshtė edhe metafora e jetės sė tij. “Jam njeri i fiksuar pas gjėrave. Suksesi fshihet gjithmonė kėtu. Nėse fikson nė mendje se diēka duhet ta bėsh, madje ta bėsh mirė, atėherė ia arrin”, thotė Smith. Sigurisht qė kjo ėshtė njė nga cilėsitė e tij tė jashtėzakonshme. Pothuajse tė gjithė miqve Uill kėrkon t‘u tregojė njė histori qė ai e ka aq shumė pėr zemėr: “Babai im mė kam mėsuar tė luaj shah qė kur isha shtatė vjeē. Tani ėshtė e vėshtirė qė dikush tė mė mundė. Megjithatė, nė sheshin e xhirimeve tė filmit ‘Enemy of the State‘, njė i moshuar arriti t‘ia dilte mbanė.

Ditėn tjetėr kėrkova njė mėsues, me tė cilin mora mėsime pėr tre muaj rresht, nė mėnyrė qė tė merrja hakun para se tė mbaronte puna me xhirimin e filmit”. Mendimi i tij pėr t‘u cilėsuar si “mė i miri” ka nisur qysh kur ishte 16 vjeē, kur u tradhtua nga e dashura e tij e parė. “Kjo hodhi poshtėė atė qė unė mendoja, se mė i miri nuk mund tė humbasė asnjėherė. Por nėse ajo mė tradhtoi, kjo do tė thotė qė unė nuk isha njeriu i duhur pėr tė dhe pikėrisht qė nga ajo kohė vendosa qė nė jetėn time nuk do tė ndodhte kurrė mė qė ata me tė cilėt do tė rrija tė mė braktisin, ose do tė mendonin se nuk isha mė i miri”. Ndoshta shumė pak e dinė qė para se tė bėhej njė yll kinemaje, Uill Smith ishte njė rreper, ndėrsa sot jo vetėm qė interpreton me mjeshtėri filmat, por nė shumicėn e rasteve ėshtė edhe regjisor i tyre. Kjo ėshtė edhe arsyeja se pėrse e kanė pėrcaktuar si “One man Entertainment industri”. Nga i ati, njė tregtar frigoriferėsh qė punonte pa ndaluar gjatė gjithė javės, ka mėsuar tė mos bėjė kurrė naze kur bėhet fjalė pėr punėn, ndėrsa nga e ėma, sekretare nė njė shkollė, vlerėn e diturisė. Nė tė vėrtetė, edhe pse Uill nuk ka frekuentuar pėr asnjė ditė ndonjė shkollė tė veēantė, e ka shtėpinė plot me libra qė tė mėsojnė dhe udhėzojnė se si mund tė pėrballosh ēdo argument dhe vėshtirėsi tė jetės. Jo mė kot nė bisedat me tė mund tė dėgjosh thėnie dhe pjesė nga filozofėt dhe njerėzit mė tė mėdhenj tė shekullit. Pas suksesit me filmat e parė, i vendosi vetes qėllimin qė tė mos ishte vetėm njė aktor i zoti, i pasur dhe i famshėm, por tė bėhej mė i miri i tė gjitha kohėrave. Modeli i tij i tė kaluarės ishte Keri Grant, ndėrsa ai bashkėkohori ėshtė Tom Henks. Por ndryshe nga ata, Uill pėlqen mė shumė filmat fantastiko-shkencorė. “Njė ditė analizova me kujdes filmat mė tė suksesshėm dhe me mė shumė fitim nė historinė e kinemasė dhe zbulova se pjesa mė madhe e tyre ishin fantastiko-shkencorė, ndaj vendosa qė tė jepesha mė shumė pas kėsaj gjinie”. Uill Smith fiton nga 20 deri nė 25 milionė dollarė pėr njė film, por kur ėshtė e nevojshme i investon tė gjitha lekėt e fituara pa asnjė hezitim. Kjo ka ndodhur me dy prej filmave tė tij: “Ali” dhe “The Pursuit of Happyness”, ku sė bashku me regjisorin vendosėn qė tė shpenzonin njė pjesė tė mirė tė fitimeve tė tyre. Ėshtė njė nga tė paktėt aktorė qė i pėlqen t‘i prezantojė vetė filmat e tij jashtė vendit. Kohėt e fundit sapo u kthye nga Azia, ndėrsa nė Japoni, kur e kuptoi se njė gazetar e kishte zėnė gjumi nė konferencėn e shtypit, e zgjoi dhe vendosi tė bėnte njė fotografi me tė. Interesante… Mes miqve tė tij mė tė ngushtė janė ēiftet Tom Kruiz - Keti Holms dhe David e Viktoria Bekam. Ėshtė njė mbėshtetės i flaktė i Sajentologjisė: “Jam rritur nė njė ambient baptist. Shkoja nė kishė, jetoja nė njė lagje hebraike dhe u dashurova ēmendurisht me njė vajzė myslimane. Ishte Tom Kruiz ai qė mė futi te Sajentologjia dhe pėr mua, qė e quaj veten njė studiues tė feve tė botės, ėshtė e rėndėsishme tė njohėsh dhe tė kuptosh gjithēka”. Me kaq shumė punė nėpėr duar, kohėn e lirė ia kushton tėrėsisht familjes. Prej dhjetė vjetėsh ylli amerikan jeton me Xhada Pinket-Smith dhe ēdo ditė i jep martesės dhe sigurisht bashkėjetėsės rėndėsinė qė i takon. Takimi i parė me atė qė do tė ishte gruaja e tij e ardhshme u bė nė zyrėn e njė kėshilltari martesash dhe asnjė nga tė dy nuk pranoi qė tė nėnshkruante njė marrėveshje paramartesore. Tė dy tregojnė se sekreti i kėsaj lidhjeje tė shėndoshė qėndron shumė te mirėkuptimi dhe pak te puna. Kushti i parė i martesės sė tyre ka qenė se asnjėherė nuk do t‘i tregonin njėri-tjetrit gėnjeshtra. “Gjėrat duhet tė thuhen ashtu siē janė”, trego ai. Tė filmi i tij mė i fundit, “I am a legend”, nė krah tė Uillit luan edhe vajza e tij 7-vjeēare. Ai vendosi qė ta provojė sėrish tė ketė njė tjetėr anėtar tė familjes nė setin e xhirimeve, pas suksesit qė pati kur u shfaq me djalin e tij 9-vjeēar nė filmin “The Pursuit of Happyness”. Pėr sa i pėrket punės qė mami dhe babi i tyre bėjnė, fėmijėt kanė mendime tė kundėrta: “Djali pėlqen vetėm histori tė bukura. Nuk i interesojnė paratė apo suksesi i filmit nė treg. Ndėrsa vajza ka dėshirė vetėm tė shfaqet nė televizion, ta marrėsh nė intervistė dhe t‘i bėsh dhuratė. Ėshtė njėlloj si tė kesh nė familje Xhoni Dip dhe Paris Hiltonin”, pėrfundon ai.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://AdmiralhackeR.hi5.com
 
Uill Smith, mbreti i ri i Hollivudit
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Al Pacino si mbreti Lir
» Mbreti vazhdon te jete i kerkuar
» Smith shkon me pushime.
» Will Smith nderohet nga Hollivudi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Shtypi dhe Politika :: Show Biz-
Kėrce tek: