Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Albade.com


 
PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

 

 Artur Spanjolli

Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Artur Spanjolli Empty
MesazhTitulli: Artur Spanjolli   Artur Spanjolli Icon_minitime14/11/2009, 16:51

Histori familjare, kronikė politike, rrėfim intim, pėrmbledhje e historisė sė njė populli nėn peshėn e diktaturės. Ky ėshtė libri i shkrimtarit Artur Spanjolli, “Kronika e njė jete nė heshtje”. Prej 14 vitesh Spanjolli jeton nė Itali dhe pas njė periudhe tė gjatė studimesh u dha udhė romaneve tė tij. Nė vitin 2003 shtėpia botuese “Besa” botoi romanin e tij tė parė “Kronika e njė jete nė heshtje”, pjesė e njė triologjie, qė pasohet nga “Teqja” dhe “Eduard”, tė cilėt ende nuk kanė ardhur nė shqip. Pėr Spanjollin, tė jesh shkrimtar migrant nė Itali, nuk ėshtė e lehtė. Ka indiferentizėm, paragjykim qė pėrforcohet nga kronikat e zeza. Njė arsye mė shumė pėr tė shkruar e pėr tė treguar qė shqiptarėt mund tė sjellin edhe vlera.

-Lexuesit shqiptar i jeni prezantuar fillimisht si poet, ndėrsa tani riktheheni me njė roman, pėrse ky kalim?
Dėshira pėr tė shkruar mė ka lindur herėt. Nė vitin 1989 kam shkruar poezitė e para. Nė vitin 1992 hoqa dorė nga zhanri i poezisė, jo sepse nuk mundesha, por sepse u ndieva mė i rritur si shkrimtar dhe doja tė shkruaja diēka mbi jetėn, familjen time, apo histori tė tjera, fryt i fantazisė sime. Bėrthama e parė e librit “Kronikė e njė jete nė heshtje” i takon vitit 1993. Atėherė nuk e njihja shkrimtarinė dhe e shkrova nė njė mėnyrė shumė naive. Kur e pėrfundova romanin, tė cilin e shkrova nė shqip, ndieva njė kėnaqėsi shumė tė madhe, por e ndieva qė kisha nevojė tė pėrsosesha. Kėshtu qė e lashė romanin mėnjanė. Pėr shtatė vjet ka ndenjur nė sirtar. Kur pėrfundova studimet nė vitin 2000, nisa ta rishkruaj romanin, por kėtė herė nė italisht. Varianti i dytė ėshtė shumė mė i pasur, me njė bagazh shprehimor mė tė bukur, mė tė rrjedhshėm. Gjithashtu u pasurua edhe nga ana e skenave

-Pėrse “Kronika e njė jete nė heshtje”?
Nė libėr flitet pėr njė familje tė Shqipėrisė sė Mesme me origjinė nga Shijaku. Historia nis nė kohėn e Zogut. Kam shkuar larg nė origjinė, pėr tė krijuar njė panoramikė tė gjerė tė familjes. Ėshtė njė histori e thjeshtė familjare, ku nuk ndodhin gjėra tė mėdha. Personazhet nuk janė heronj, por pėrmes tyre zbuloj mėnyrėn e jetesės dhe botėn shpirtėrore. Nga “Kronika..” ka dalė njė degėzim, njė libėr i vogėl me emrin “Teqja” me 140 faqe. Ėshtė pjesė e njė trilogjie dhe librat nuk mund tė kuptohen pa njėri-tjetrin. Libri i tretė titullohet “Eduard”. Ėshtė jeta ime personale. Njė njeri qė shkon nė Firence, pėr tu integruar nė njė tjetėr kulturė, rritet nga ana intelektuale dhe ripropozon vlerat shqiptare nė njė botė perėndimore. Lexuesit shqiptar i rekomandoj qė leximin ta nisė me “Kronologjinė”. “Teqja”, qė del nė shqip nė vitin 2007 ėshtė gjithashtu interesat dhe zbulon vlera tė brendshme shpirtėrore, qė vetė Shqipėria po i humb.

-Pėr tė mbushur pjesėn qė i takon fillimshekullit tė shkuar ju ėshtė dashur tė bėni kėrkime arkivore, historike, apo ėshtė gjithēka burim i imagjinatės?
Gjatė viteve ’94-’98, kur kthehesha nė Shqipėri pranė familjes, regjistroja histori qė gjyshi im rrėfente pėr familjen e vet, por edhe histori tė tjera tė ndodhura nė fshat. Kėto ishin bėrthama shumė interesante, origjinale, pėr t’i ripropozuar nė formė letrare dhe pėr tė pasuruar librin.

-Sa tė gatshme janė shtėpitė botuese italiane pėr tė botuar veprat e shkrimtarėve shqiptarė, apo migrantė nė pėrgjithėsi?
Kur nuk njihet mirė se si funksionojnė botimet nė Itali, shkrimtarėt e rinj mundohen tė ēojnė librat e tyre nė shtėpitė botuese mė tė mėdha, tė cilat nuk iu pėrgjigjen. Kjo ndodhi me mua fillimisht, por herėn e dytė zgjodha shtėpi botuese mė tė vogla, mes tė cilave ishte dhe “Besa”. Aty gjeta mbėshtetjen e botuesit Livio Muēi, i cili gjen kurajon pėr tė mbėshtetur shkrimtarėt shqiptarė nė Itali. E vėrteta ėshtė qė jetojmė nė njė kontekst social shumė indiferent dhe pėr emigrantėt e Lindjes, qė duan tė promovojnė kulturėn e tyre, situata ėshtė edhe mė e vėshtirė. “Besa” e kishte lexuar librin tim, kishte mbledhur kėshillin editorial dhe vendosi ta botojė. Dhe tani kam njė kontratė me tė pėr botimin e librit nė italisht dhe shqip.
Tė treguarit e historive personale duket se ėshtė nė “modė” ndėr shkrimtarėt e emigruar….
Dėshira e shkrimtarėve pėr tė treguar mbi historitė e tyre mendoj se buron nga njė ndrydhje e brendshme. Ėshtė njė formė rebelimi ndaj gjithė lajmeve tė kronikave tė zeza pėr shqiptarėt nė gazetat italiane. Njė formė pėr t’i treguar Italisė, Greqisė, apo ndonjė vendi tjetėr, qė ne mund tė pėrfaqėsojmė edhe vlerė, siē kemi bėrė me Kadarenė, Mustafain, apo me ndonjė autor tjetėr qė njihet jashtė kufijve shqiptarė. Tė paktėn pėr mua kjo ėshtė e vėrtetė. Por mendoj edhe pėr tė tjerėt, si Ron Kubati, Elvira Dones, Gėzim Hajdari njė poet shumė i ndjeshėm, si dhe Ornela Vorpsi, e cila sa i pėrket trampolinės editoriale ėshtė mė lart se ne.

-Tė gjithė sė bashku ju krijoni atė qė quhet “letėrsi migrante”, sa e rėndėsishme ėshtė ajo nė korpusin e letėrsisė italiane?
Kohėt e fundit ka nisur tė flitet disi pėr kėtė rrymė tė re tė letėrsisė italiane. Italia ėshtė njė vend konservator, njė vend i cili gjatė histotisė sė vet ėshtė shoqėruar nga shumė migrime. Kur nė vitet ’90 u gjend pėrballė fenomenit tė emigracionit e kishtė tė vėshtirė tė reagonte. Momentalisht nė Itali numėrohen rreth 30 shkrimtarė tė kombėsive tė ndryshme, qė sjellin mesazhe tė reja pėr italianėt, mesazhe tė njerėzve qė duan tė gjejnė njė identitet. Ata sjellin origjinėn, kulturėn, shkruajnė pėr emigracionin dhe problemet qė i shqetėsojnė. Kjo ėshtė njė rrymė e re e letėrsisė migrante, ndaj sė cilės media italiane ėshtė ende shumė indiferente. Megjithatė ekziston njė minikritikė italiane qė merret me letėrsinė migrante.

-Po degėzimi shqiptar a po mundet tė identifikohet nė kėtė rrymė?
Falė shtėpisė botuese “Besa”, shkrimtarėt shqiptarė po munden tė prezantohen nė Itali. Por them se kanė tė ardhme, pasi ėshtė njė forcė e re shpitėrore, qė shprehin vlera nė njė kontekst kulturor tė ndryshėm.

-Ndėrkohė I ndiqni zhvillimet e letėrsisė nė Shqipėri?
Nė tė vėrtetė nuk e njoh shumė letėrsinė shqiptare tė pas ’90-ės. Di qė botohet shumė poezi, ka shumė poetė. Mė thonė qė nuk ka shkrimtarė, por kjo nuk do tė thotė qė ka krizė shpirtėrore. Ėshtė njė periudhė, tė cilėn po e kalojnė edhe vende tė tjera, si Franca, ku nuk ka shkrimtarė tė mėdhenj, por nuk mund tė thuash qė ėshtė nė krizė. Edhe Italia ka vite qė nuk ka shkrimtarė tė mėdhenj, ka shkrimtarė komercialė, qė shesin shumė libra, por qė zhduken shumė shpejt.

Shekulli



Pak mbi autorin:
Artur Spanjolli ka lindur ne Durres ne 1970. Ne vitin 1992 levizi ne Itali ku u diplomua dhe vazhdon te jetoje. Skulptori dhe poeti Spanjolli, ne 1993 ka publikuar ne Shqiperi nje permbledhje me poezi, proze petike dhe esse me titullin "Nata e qiparisave te huaj". Romani i tij i pare, i shkruar ne italisht titullohet "Kronike e nje jete ne heshtje"
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
 
Artur Spanjolli
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: